(Pyetja Nr. 50) Eda / 26-4-2009

Message: Esselam alejkum!
Pyetje: “Cilat libra (te perkthyer ne shqip) jane me te preferuarat qe leximi i tyre do te ndikoj ne formimin e themeleve te forta ne islam. Nuk jam fillestare por deshiroj qe te gjitha njohurit e mia rreth fese te jene ne perputhje me selefizmin. I kam lexuar librat qe jan me paresor si: libri i tewhidit, rijadus-salihun, tefsiri i Ibn Kethirit (pjesa I) dhe te tjera qe jane ne kete web faqe. Me beni hallall per pyetjen, Allahu ju shperbleft me te mira ne kete jete dhe ne jeten tjeter!

Përgjigje / 26-4-2009

Libra te perkthyer ne shqip dhe te botuar ka shume, dhe ne nuk i dime te gjitha. Keshtu qe, me e pershtatshme ndoshta do te ishte qe kur te bie nje liber ne dore, te pyetet nese eshte apo jo ne perputhje me mesimet selefije. Me kete rast ju keshillojme te ndiqni udhezimet e shejh Iben Uthejminit ne lidhje me librat e nxenesit te dijes, duke kerkuar ato qe jane perkthyer prej tyre neper librarite e ndryshme. Keto i gjen ne kete link.

(Pyetja Nr. 49) Ebu Muslim / Tiranë / 17-4-2009

Message: Selamu alejkum vella i nderuar
Kam disa pyetje ne lidhje me libra dhe tahkikun e tyre qe do t’i bej here pas here inshallah.

1. A eshte ne rregull tahkik-u i Musnedit te Ahmed ibn Hanbel nga Shuajb Arnauti, gjithsej 52 vellime. Nuk po them se nuk ka gabime pasi njeri eshte ai por flas ne pergjithesi, pra cfare thone Ali el-Halebi dhe Selim Hilali per tahkik-un e tij te atij libri?

2. Di se Ahmed Shakir ka mundur te beje tahkik vetem 1/3 e Musnedit te Imam Ahmedit ngaqe vdiq dhe me duket se pjesen tjeter e ka plotesuar nje muhadith tjeter, kush eshte ky tjetri? Cfare thone nxenesit e shejh Albanit per vleresimin e tij te haditheve te pjeses tjeter te ngelur te Musnedit?

3. A eshte ne rregull tahkik-u i Habibu Rrahman el-Adhami nga India qe u ka bere disa Musnedeve dhe librave te tjere, pasi kam lexuar se ka qene sufi.

4. A eshte ne rregull komemtimi i Ebu Tajib Adhim Abadit qe i ka bere sunenit te Ebu Daudit Aunu’l Ma’bud sherh Sunen Ebi Daud, mbi cfare bazash e ka bere komentimin? A ka qene hanefi ai?

5. Di se ekziston nje liber me 15 vellime qe quhet Meusuatu’l Hadith Ed-Daife ue’l Meuduah dhe ka rreth 40.000 hadithe te dobeta dhe thoshte se autor ishte Hasen El-Halebi dhe te tjere.
Pytja ime eshte a eshte ky Ali Hasen el-Halebiu, pra nxenesi i shejh Albanit apo dikush tjeter dhe nese eshte ky atehere kush jane muhadithet e tjere qe kane ndihmuar dhe cfare hadithesh jane ato? A mos jane hadithet e njejta qe jane ne Silsiletu’l Ehadithi’d Daife te shejh Albani apo jane hadithe te tjera te dobeta qe nuk gjenden aty?

Allahu ta shperblefte me shperblimin e Tij me te mire.

Përgjigje / 19-4-2009

1. Botimi i plote me i mire qe ekziston sot nga “Musnedi” i imam Ahmedit, eshte ai i “Muessesetu er Risale”, me verifikimin e Shuajb Arnautit dhe grupit te tij te punes. Sigurisht qe kur themi se ai eshte me i miri qe ekziston, nuk do te thote se eshte i mire fare, pasi qe ka gabime akademike gjate punes ne liber. Shejh Meshhur Hasen ka thene te njejten fjale qe permendem per kete liber. Thuhet gjithashtu se dikush tjeter ka punuar per tahkikun e Musnedit per shume vite dhe se do te botohet se shpejti, me 14 vellime te medhenj, dhe sipas verifikuesit (emri i te cilit eshte Husejn iben Ukashe iben Ramadan), ky do te jete sherbimi me i madh dhe me i mire qe i behet Musnedit te imam Ahmedit.

2. Shejh Ahmed Shakir (Allahu e meshirofte!) ka verifikuar nga Musnedi i imam Ahmedit (Allahu e meshirofte!) deri ne vellimin nr. 8, pastaj ate e plotesoi Hamza ez Zejn, deri ne fund te librit, por verifikimi i tij nuk eshte kurre si ai i Ahmed Shakir, dhe me shume dijetaret bashkekohore kane lavderuar verifikimin e Shuajb Arnautit se sa kete.

3. Verifikimi i librave gjykohet nga puna e bere ne to, si dhe nga personi qe i ka verifikuar sigurisht. Nuk di gje rreth gjykimit per verifikimet e Habijburrahman el Eadhami, nese jane apo jo akademike dhe te rregullta, por ajo qe di eshte se ky person ka botuar disa libra nga te cilat ka hequr emrin e autorit, siç eshte edhe nje liber kunder shejh Albanit, dhe me pas shejh Ali Hasen dhe shejh Selim el Hilali shkruajten nje liber kunder librit te tij, ku flasin per gabimet e tij, nga te cilat edhe fshehja e emrit te autorit ne libra, gje te cilen nuk e ben dikush qe ka dije nga hadithi dhe shkenca e tij.

4. Libri “Aunul Meabud, Sherhu Suneni Ebi Daud”, eshte sqarimi me i mire qe i eshte bere Suneneve te Ebu Daudit. Ne fakt thuhet se autoret e ketij sherhu jane dy dhe jo nje. Kurse ne lidhje me medhhebin e Ebu Tajjib Abadi, ai ka qene me shume i pavarur, prej dijetareve te Indise.

5. Shejh Ali Hasen el Halebij bashke me disa shejha te tjere kane bere nje liber me titull “Meusuatu el ehadith ue el ethar edaife uel meuduah”, ku kane mbledhur thuajse te gjitha hadithet e dobeta dhe te trilluara qe gjenden ne librat e ndryshme te hadithit. Ne kete liber perfshihen hadithe qe gjenden ne vargun e haditheve te dobeta te shejh Albanit, si dhe shume te tjera qe nuk gjenden ne te.

(Pyetja Nr. 48) Enes / Tiranë / 5-4-2009

Message: selamu alejkum. A eshte e vertet se iben tejmije, ne librin e tij: iktidaus siratil mustekijm muhalefetu es_shabil-xhehijm, ne faqen 297, ka then per beresit e mevludit qe eshte veper e shperblyer per shkak te qellimit te tyre dhe respektimi te dashuris qe kan per Pejgamberin. O vlla, a ke mundesi me e gjet ket dhe te na e shpjegosh me gjeresisht, se ketu ne shqiperi cfar spo na degjojne veshet!? Allahu te shperblefte!

Përgjigje / 7-4-2009

Iben Tejmije (Allahu e meshirofte!), ka shkruar nje liber te tere ku flet per ndjekjen e rruges se drejte dhe kundershtimin e banoreve te zjarrit, titullin e te cilit permendet ne pyetje. Nga fillimi ne fund, libri flet per kundershtimin e veprave te ithtareve te librit, çifuteve dhe te krishteve, ne te gjitha veprat e tyre me te cilat ndryshuan fene e tyre dhe devijuan nga rruga e drejte. Ne liber i terhiqet verejtja muslimaneve qe te mos bejne ashtu si kane bere ithtaret e librave te meparshem dhe te mos ndjekin rrugen e tyre, as te mos u ngjajne atyre, ne asnje veper, perndryshe do te behen si ata dhe do ta ndryshojne fene e tyre, ose do te humbin vete, sepse feja Islame nuk mund te ndryshohet dhe as te humbe, sepse Allahu eshte zotuar Vete per ruajtjen e saj nga ndryshimi dhe humbja. Nder te tjera, Iben Tejmije flet ne liber per shume bidate te shpikura ne fe, ku disa muslimane te padijshem kane ndjekur rrugen e ithtareve te librit, siç eshte edhe festimi i ditelindjes se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ashtu si kane bere te krishteret me Isain (alejhi selam). Perderisa keto vepra te shpikura ne fe nuk behen veçse nga njerez injorante dhe te padijshem ne fe, apo nga njerez te pushtuar nga epshet dhe deshirat vetjake, Iben Tejmije thote: “Po keshtu (eshte bidat) ajo qe kane shpikur disa njerez, ose per t’ju ngjasuar te krishtereve ne festimin e ditelindjes se Isait (alejhi selam), ose per te treguar dashurine per Pejgamberin dhe per ta madheruar ate, dhe Allahu mund t’i shperbleje ata per dashurine qe kane per Pejgamberin dhe per perpjekjen e tyre, por jo per bidatet, siç eshte marrja e ditelindjes se Pejgamberit per feste, edhe pse per ditelindjen e tij ka kundershtim mes njerezve, por kjo eshte diçka qe nuk e kane bere selefet (te paret e ymetit Islam), edhe pse kushtet ishin dhe gje qe i pengonte nuk kishte, nese ajo do te ishte e mire… Por, dashuria e plote dhe madherimi i vertete i Pejgamberit eshte ne ndjekjen e tij, ne bindjen ndaj tij, ne ndjekjen e rruges se tij, brenda ne zemer dhe jashte ne veper, ne perhapjen e asaj me te cilen ai u derguar nga Allahu, lufta ne kete rruge me zemer, dore e gjuhe. Kjo eshte rruga e te pareve, prej muhaxhirineve mekas dhe ensareve medinas, dhe e atyre qe i ndoqen ata me ndjekje te vertete (pa devijuar).” [“Iktidau es sirati elmustekim, limuhalefeti es’habil xhahim”, 2/123-124, Botim i “Librarise Er Rushd”, ne Arabine Saudite, botimi i tete].

Pra, festimin e mevludit, Iben Tejmije e konsideron bidat, qe nuk e kane bere te paret, edhe pse disa njerez me dije thone se lejohet berja e tij per te treguar dashurine per Pejgamberin, por ai i kundershton ata duke i thene se kjo veper u ngjan vepres se te krishtereve, dhe se selefet nuk e kane bere ate. Pra, eshte diçka e shpikur ne fe, dhe vepruesi i saj ka gjynah per te, ne varesi te dijes dhe qellimit qe ka. Sepse, dikush qe eshte injorant dhe mendon se me kete gje tregon dashuri per Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem), ai mund te kete shperblim tek Allahu per ate qe ka ne zemer per Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem), por jo per bidatin qe ben duke festuar mevludin. Pra, kujdes ne percjelljen apo perkthimin e fjales se Iben Tejmijes, sepse ai nuk thote kurre qe ajo eshte veper e shperblyer, por thote qe eshte e shpikur dhe per ate nuk kane shperblim asesi, por thote se mund te kene shperblim per dashurine qe kane ne zemer per Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem), kurse per bidatin qe bejne nuk kane shperblim edhe nese jane injorante dhe nuk e dine gjykimin per te. Pra, kjo eshte fjala e Iben Tejmijes (Allahu e meshirofte!) dhe domethenia e saj. Lusim Allahun e Madheruar qe t’i ktheje muslimanet ne fene e tyre me nje kthim te sinqerte e te vertete, ne zbatim te Librit te Tij dhe ne ndjekje te sunetit te Pejgamberit te Tij!

(Pyetja Nr. 47) Khattab / Shqipëri / 25-3-2009

Message: Es selamu alejkum. Kisha nje pyetje vella. Ne lidhje me xhelabijet te cilat disa prej djemve i praktikojne ato ne namazet e tyre edhe pse pantallonat e tyre nuk jane aq te ngushta sa te konkretizohen auretet e tyre perkundrazi ato ne jeten e perditshme ne rruge jane goxha te bollshme porse kur bie ne ruku dhe sexhde ato konkrtizojne dicka prej pjeseve te trupit. Per kete arsye disa djem veshin keto xhelabije duke menduar qe me kete menyre jane me te qete ne namazet e tyre edhe duke i shtuar kesaj edhe disa fetwa te disa dijetareve sic eshte nje fetwa e komisionit te perhershem dhe nje tjeter e Shejkh Mushhur Hasen i cili thote ne librin e tij “Gabimet e namazlijve” se eshte me mire qe muslimani mbi pantallonin e tij te veshe nje rrobe (kemishe) e cila mbulon pjesen e trupit nga kerthiza tek gjunjet. Problemi me i madh qe ju ka dale ketyre djemve me keto xhelabijet qe veshin eshte se jane ngritur djemte e tjere te xhematit me ne krye imamin e xhamise dhe kur them imamin e xhamise nuk kam per qellim nje imam te rendomte qe eshte fanatik i medhhebit hanefij, porse nje imam selefij qe ka mbaruar shkollen ne Rijad dhe qe e quajne mbajtjen e kesaj rrobe “Bidat” me pretekstin se duhet mbajtur edhe ne rruge, duke folur haptazi kunder ketyre “Grupit te xhelabijeve”, dhe duke mbjelle nje lloj urrejtje dhe percarje qe eshte turp te thuhet se ndodh per nje cope rrobe, dhe duke arritur imami deri aty sa te kerkoje nderhyrjen e forcave te rendit (te pakten keshtu eshte shprehur dhe nuk e ka vepruar akoma) sepse nuk i bindet nje pjese e xhematit ne ate cfare ai e konsideron te urrejtur bile edhe bidat disa prej tyre, dhe kjo pa argument. Tani pa dashur te zgjatem me tej sepse me duket paksa qesharake kjo histori qe te percahen dhe te zihen muslimanet per keto ceshtje kur ka ceshtje shume here me te medha per tu ndjekur dhe rregulluar nga i pari imami dhe pastaj xhemati, deshiroj te parashtroj dy pyetje duke shpresuar prej jush nje pergjigje sa te mundeni te argumentuar edhe te shtjelluar. E para, a ka ndonje problem veshja e ketyre xhelabijeve vetem per namaz dhe a konsiderohet kjo veper bidat? Dhe e dyta: si eshte gjykimi per ate musliman i cili dergon ose mendon ti dergoje muslimanet e tjere ne duart e organeve te rendit te ketij shteti tagut per te zgjidhur problemet midis tyre? All-llahu ju shperblefte!

Përgjigje / 29-3-2009

Allahu i Madheruar thote: “O bijte e Ademit! Vishuni bukur kudo dhe kurdo qe te faleni.” [El A’raf, 31]. Shkaku i zbritjes se ketij ajeti ka qene se njerezit ne kohen e injorances, kur benin tavaf rreth Kabes, i hiqnin rrobat e tyre dhe benin tavaf lakuriq; burrat diten kurse grate naten. Atahere u shpall ky ajet ku Allahu i urdheron besimtaret qe te veshin rrobat e tyre me te mira dhe qe e mbulojne auretin, kudo qe te falen (ne xhami, ne fushe apo ne shtepi) dhe çdo lloj namazi qe te falin (farz apo nafile). Dijetaret thone se veshjet qe duhet te veshin besimtaret kur shkojne ne xhami apo kur falen ne çdo vend tjeter, duhet te jene veshjet e tyre me te mira sipas vendit ku gjenden, dhe veshje te cilat konsiderohen te mira dhe te bukura, me te cilat del ne rruge, shkon per vizite apo per feste, perderisa e mbulojne auretin dhe nuk jane te tejdukshme dhe as te ngushta deri ne ate grade qe formezojne auretin. Shumica e dijetareve te medhhebeve te ndryshme jane te mendimit se namazi eshte i sakte perderisa mbulohet aureti, edhe nese veshja eshte formezuese e tij. Por qellimi yne nuk eshte te vlefshmeria apo jo e namazit, por te ajo qe eshte me e mira dhe qe eshte sunet. Ne lidhje me pyetjen, kjo veper; qe te vishet xhelabija vetem per namaz, nuk eshte prej sunetit, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kudo qe falej, ne xhami apo ne shtepi, falej me te njejten rrobe qe dilte ne rruge, rrobe e cila vishej nga populli i tij, pa u dalluar prej tyre per nga forma apo lloji i rrobes, perveç disa kushteve kufizuese te atyre rrobeve siç eshte moszgjatja e tyre nen nyjen e kembes, etj. Por ne pergjithesi, rrobja e tij ishte e njejta rrobe qe vishte edhe populli i tij ne ate kohe. Megjithate, nuk mund te themi se kjo veper qe bejne keta djem me veshjen e xhelabive vetem per namaz eshte bidat, sepse ata ne çdo rast perpiqen te jene sa me te rregullt ne namazin e tyre, por ne kete rast duhen pare disa faktore te tjere, siç eshte mosperçarja e xhematit, mosdallimi nga njerezit e tjere te xhematit duke u veshur me veshje tjeter nga ajo e tyre, gje e cila ngjall pakenaqesi ne mesin e xhematit dhe fut urrejtje ne mesin e tyre. Per te gjitha keto, nuk keshillojme qe keta vellezer te veshin xhelabije ne xhamine e tyre, perveç nese kete e kane veshjen e tyre edhe ne rruge, gje e cila nuk e besoj se ndodh ne vendin tone, per t’ju ruajtur perçarjes dhe futjes se urrejtjes ne mesin e xhematit per njeri-tjetrin, gje e cila eshte shume me e madhe se veshja e xhelabijes.

Kurse ne lidhje me ngritjen e çeshtjes ne organet e rendit, kjo eshte nje fjale e pamatur dhe shume e nxituar, qe nuk i takon nje besimtari ne ate vend qe ta thote dhe aq me teper nje personi me dije qe ka mbaruar shkollen per sheriat. Duhet te jete e qarte dhe te perceptohet mire se praktikimi i fese ne vendet tona si dhe organet e rendit ndryshojne totalisht nga ato te vendeve ku kane mesuar studentet qe jane kthyer ne vendet e tyre. Nuk duhet ne asnje menyre dhe per asnje arsye qe çeshtjet brenda atyre muslimaneve qe jane te kapur per fene e tyre dhe brenda xhamive, te shkojne te organet e rendit apo te shtetit, sepse ne çdo rast kjo do te kthehet kunder vete muslimaneve dhe nuk eshte ne dobine e tyre, aq me teper ne keto kohe kur muslimanet shihen me sy te keq, sikur jane terroriste, e ngjashem me kete. Pra, te gjithe te kene frike Allahun dhe te afrojne e te zbusin sa te munden, dhe jo t’i acarojne gjerat e vogla dhe t’i zmadhojne.

Lusim Allahun te na beje qe ta shohim te verteten per te vertete dhe te na mundesoje pasimin e saj! Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotefuqishem per gjithçka.

(Pyetja Nr. 46) Beni / Shqipëri / 25-3-2009

Message: Selam alejkum. Kisha keto pyetje:
1. Ndalesat qe vijne nga hadithet dhe menhexhi per perfoljen dhe ngritje krye kunder udheheqesve perderisa tek ata nuk shifet kufri i qarte dhe shikimit te dëmit qe eshte me i madhe se dobia ne rastin kur ka bere kete kufer ky udheheqes. A eshte vetem per Emiret Muminin apo vjen edhe ne menyre hirarkike edhe me poshte te emire krahinore, imamet, myftite ose ose konkretisht per Udheheqesin e bashkesise islame ne kososve apo Komitetit Musliman ne shqiperi?
2. A ben te merret kredi nga banka per te kthyer borxhin, duke pasur parasysh veshtiresit qe i vijne nga borxhdhenesi,
a) si kerkesa te njepasnjeshme per te kthyer borxhin sa krijon nje gjendje stresi tek borxheliu.
b) kercenimet e ndryshme per rrahja, marrja peng, vrasja etj.
A ekziston ne te tilla raste rregull se harami behet hallall dhe n.q.se po, a ka ndonje kufizim per keto raste apo per çdo veshtiresi praktikohet?

Përgjigje / 28-3-2009

1. Kur flitet per te mos ngritur krye kunder prijesit, ketu perfshihen te gjithe nenpunesit e tij neper krahina te ndryshme dhe ne poste te ndryshme te shtetit, qofte edhe ne myftini, apo ne xhami. Por kjo nuk do te thote qe ata te mos keshillohen dhe kunder tyre te mos flitet, kur ata bejne padrejtesi dhe shkelje, por duhen keshilluar nga njerez me dije dhe qe u degjohet zeri, secili sipas mundesise dhe vendit qe ka.

2. Dijetaret e Islamit, kane nxjerre disa rregulla te pergjithshme te perfituara nga tekstet e Kuranit dhe te hadithit, dhe prej atyre rregullave eshte edhe rregulli ku thuhet: “Domosdoshmerite i bejne te lejuara te ndaluarat” dhe “Domosdoshmerite duhet te percaktohen aq sa jane ne realitet”. Shembull per kete eshte njeriu qe gjendet ne nje vend te shkrete prej ditesh, i pangrene, dhe nuk gjen veçse nje kafshe te ngordhur; ketij i lejohet te haje nga ajo e ngordhur, edhe pse Allahu na e ka ndaluar te ngordhten, poor ne kete rast lejohet per te shpetuar jeten, sepse kjo eshte me e rendesishme dhe ajo qe kerkon Allahu nga vendosja e ligjeve; qe te ruaje dhe te permiresoje jeten e njeriut ne toke dhe fitoren ne boten tjeter. Por, ky lejim kufizohet vetem me sasine e domosdoshmerise, pa e tepruar, dhe vetem ne kohen e domosdoshmerise, pa e kaluar ate. Pra, nese ndodhin gjera te tilla si rrahja, apo akoma me shume si marrja ne peng dhe kecenimi me vrasje, atehere i lejohet personit ne fjale qe te marre borxh nga banka per te lare borxhin, dhe t’i kerkoje falje Allahut dhe t’i lutet Atij qe t’ja mundesoje sa me shpejt t’ja ktheje borxhin bankes dhe te qendroje larg marreveshjeve me kamate. Allahu ka ne Dore gjithçka dhe kush i mbeshtetet Allahut, Ai eshte i mjaftueshem per te.

(Pyetja Nr. 45) Bardhi / Belgjikë / 23-3-2009

Message: Esselamu Alejkum vlla selefi Bledar. E ndjek me vemendje punen tuaj, Allahu ta ndrit mendjen dhe zemren me driten e imanit Inshallah Allahu na bashkon ne xhennetin Firdeus!

Pyetja 1: Nje teme te mburoja.net e lexova fjaline: “Dijetaret e sotem ortdodoks qe i permbahen te kuptuarit aktual te Islamit po ashtu pohojne se pasojne rrugen e Selefeve.” Si ta kuptojme kete? Pyetja 2: A i lejohet nje besimtari me thane ne qoftese vazhdoj ne kete rruge jam ne xhennet? Pyetja 3: Me i thane hoxhes dhe xhematit ne xhami: nqs vazhoni me u fale ne kete qjendje ju shkoni ne xhehenem? Pyetja 4: A mundet me ardhe ndonje njeri ma i mire se sahabet dhe se gjeneratat pas tyre? Pyetja 5: A mundet me i ba muslimanet ne mase pse nuk falen? Pyetja 6: Mallkimi i besimtarit pse nuk e pranon menhexhin e tij? Pyetja 7: Disa hoxhallare thojne se nuk eshte koha me bidatin dhe bidatcijte me emra se behet fitne dhe largohen njerzit, nje here po zhdukim shirkun dhe kufrin? A nuk ben me i luftu pernjeher e mos me e qa ma, se hoxhe Bledar, boll kena shku si kulli ne uje. Ma beni hallall o vllazni, ju du per hire te Allahut. Allahu na udhezofte ne rrugen e te shpetuarve! Amin!

Përgjigje / 24-3-2009

1. Pasi u ktheva ne materialin e bere shenje ne pyetje, pashe se me fjalen “ortodoks” eshte per qellim fundimentalizmi dhe jo feja ortodokse e krishtere. Padyshim se perkthyesi ka bere gabim ne perkthim dhe ka perdorur nje fjale te gabuar ne vendin e gabuar, sepse edhe nese do te ktheheshe ne fjalorin e shqipes per domethenien e fjales “ortodoks”, nuk gjen veçse kuptimin e fese ortodokse ose perdorimin popullor ku eshte per qellim dogmatike apo ai qe i permbahet me kokefortesi diçkaje. Pra, e gjitha kthehet tek perkthimi i kesaj fjale nga perkthyesi, fjale e cila eshte perkthyer shume here me te njejten shprehje te gabuar, per mendimin tim.

2. Besimtari nuk e di se si do t’i mbyllet jeta e tij dhe as nuk e di nese eshte duke ecur plotesisht drejt apo jo, keshtu qe ai duhet t’i lutet Allahut gjithnje qe t’i mundesoje ta shohe te drejten si te drejte dhe t’i mundesoje pasimin e saj, si dhe ta shohe te shtrembten si te shtrember dhe t’i mundesoje largimin prej saj. Po keshtu ti lutet Allahut qe t’i mundesoje mbyllje te mire te kesaj dynjaje dhe vdekje me iman apo me besimin islam.

3. Nuk i lejohet askujt prej njerezve te jape gjykim me xhenet apo me xhehenem per nje njeri musliman, perveç te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem). Pastaj, ç’eshte kjo injorance qe arrin deri aty sa t’i thuhet nje besimtari qe falet duke i lene disa sunete te namazit apo qe i ben disa bidate prej injorances se ashtu i ka mesuar nga te paret, qe ai eshte prej banoreve te zjarrit!!! Kjo eshte nje veper absurde dhe e palogjikshme, te cilen e denon Islami dhe muslimanet. Pra, kujdes me keto gjykime per njerezit apo edhe per veten tuaj. Keto jane çeshtje qe i takojne Allahut dhe jo njerezve, kushdo qofshin ata. Allahu e di se ke udhezon dhe ke humb, dhe ke fut ne xhenet e ke ne xhehenem, gjithçka me urtesine dhe dijen e Tij absolute, kurse njerezit nuk dine asgje. Prandaj, kujdes me fjale te cilave nuk u jep rendesi dhe i quan te vogla, sepse ato mund te hudhin ne zjarr, siç ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).

4. Ne hadithe te sakta, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Brezi me i mire eshte brezi im, pastaj ata qe do te vijne pas tij dhe pastaj ata qe do te vijne pas tij.” Pra, tre jane brezat e ndritshem te Islamit, brezat e pare te tij, dhe si ata breza nuk do te vijne me ne shkalle brezi, por do te vijne ne shkalle me te vogel, ne shkalle individi, sepse siç thote Allahu: “dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet). Ata janë të afërtit (tek Allahu), në kopshtet e kënaqësisë. Shumica e tyre janë prej të parëve, ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm.” [El Vakia, 10-14].

5. Ndoshta pyetesi ka per qellim me i ba qafira, sepse kjo fjale ka rene nga pyetja, e nese eshte kjo per qellim, atehere pergjigja eshte qe nuk lejohet te quhen kafira ne mase ata qe jane muslimane ne origjine, edhe nese nuk falen e pijne alkool, deri sa t’u ngrihet argumenti nga njerez me dije e urtesi. Por sigurisht, qe frika per ta eshte se jane me afer mohimit se sa besimit, prandaj duhen mesuar dhe duhen keshilluar, dhe padiskutim se udhezimi eshte ne Dore te Allahut dhe Allahu udhezon ke te doje me urtesine dhe dijen e Tij, sepse Ai e di se çfare fshehin njerezit ne gjokset e tyre dhe e di se kush meriton te udhezohet dhe kush jo. Lusim Allahun t’i udhezoje te afermit tane, njerezit e popullit tone dhe te gjithe popujt muslimane, ne besimin e paster dhe te vertete Islam!

6. Muslimani nuk duhet ta mallkoje muslimanin, por duhet te qendroje sa me larg perdorimit te shprehjeve qe permbajne mallkim. Nese dy njerez polemizojne me njeri-tjetrin ne lidhje me menhexhin dhe njeres pale i behet e qarte se pala tjeter ka te drejte dhe argumentet jane me te, atehere e ka detyre qe te ndjeke mendimin e argumentuar te pales tjeter. Nese ajo nuk e ben kete, e ka llogarine e vet para Allahut, kurse pala tjeter qe e ka te drejten duhet ta mbylle muhabetin me fjalen “Allahu te udhezofte ne te verteten!”, dhe mund t’i beje bojkot, por jo te mallkoje e te shaje me gjera te cilat nuk i kane hije besimtarit musliman.

7. Nese nje person eshte bidatçi me deshmine e njerezve me dije, emri i tij duhet te publikohet sa here qe del fjala per te apo nese dikush pyet per gjendjen e tij, me qellim qe te qartesohet e verteta dhe qe njerezit te ruhen prej tij dhe bidatit te tij. Eshte e vertete se shirku eshte gjynahu me i madh, por ai eshte i ditur dhe eshte jashte Islamit, kurse bidati kerkon ta demtoje Islamin nga brenda, prandaj ai eshte edhe me i rrezikshem se shirku nga kjo pikepamje.

Lusim Allahun te na beje qe ta shohim te verteten per te vertete dhe te na mundesoje pasimin e saj dhe te na mundesoje qe ta shohim te paverteten per te pavertete dhe te na mundesoje largimin prej saj! Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotefuqishem per gjithçka. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 44) Abdullah / Londër / 28-2-2009

Message: A jane esharite prej grupeve te humbura? Allahu te shperblefte.

Përgjigje / 28-2-2009

Shume dijetare te menhexhit selefi i kane radhitur esharite ne mesin e grupeve te humbura prej mutezilive, xhehmive, muxhesimive, keramitave, etj. Kurse te tjere kane thene se ata jane te humbur ne ato gjera qe kundershtojne rrugen e selefeve, si ne temen e atributeve te Allahut, kurse ne ato tema qe perputhem me rrugen e ehli sunetit, jane prej ehli sunetit. Duhet pasur parasysh se ka dallim mes atij qe e ndjek me bindje dhe vetedije rrugen e esharive dhe atij qe perputhet me ta ne nje çeshtje te caktuar me perpjekjen e vet, apo nga injoranca, sigurisht qe ky nuk eshte prej esharive, por mund te thuhet se ka gabuar ne kete pike te caktuar, dhe duhet te kthehet ne rrugen e ehli sunetit. Lusim Allahun te na beje qe ta shohim te verteten per te vertete dhe te na mundesoje ndjekjen e saj, dhe te na beje qe ta shohim te paverteten per te pavertete dhe te na mundesoje largimin prej saj!

(Pyetja Nr. 43) Belul / Rimini – Itali / 8-2-2009

Message: selam alejkum. Desha te di mendimin e dijetarve selefij ne lidhje me protestat qe behen neper vendet perendimore per palestinen apo per vende te tjera. A duhet te dalim ne protest apo jo? Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 11-2-2009

Keto protesta qe zhvillohen ne vende te ndryshme jane diçka e re qe nuk ka qene me pare, e nxjerre nga jomuslimanet, dhe e pasuar me pas nga disa prej muslimaneve, por qe dijetaret kane dhene gjykim per moslejimin e tyre dhe per mosmarrjen pjese ne to.

(Pyetja Nr. 42) Muhammedi / Zvicër / 25-1-2009

Message: Selamun Alejkum
Vella kam bere nje pyetje rreth shejh Ali elKariut, kush eshte ky shejh dhe çfare kan thene ulemat selefij rreth komentimit qe i ka bere librit “El-FIKHUL EKBER”? All-llahu u a shperblefte me te mira!

Përgjigje / 5-2-2009

Ali ibën Sultan Muhamed el Kari’, dijetar i madh prej dijetareve te medhhebit hanefi. Shkrimet e tij jane te shumta ne fikh, hadith, usul fikh dhe ne akide. Eshte njohur ne fikh per kundershtimin e tij te dy imameve, Shafiut dhe Malikut. Akidja e tij ka qene maturidije, ashtu si e shume dijetareve te medhhebit hanefi, gje per te cilan ka pasur rol koha dhe vendi ku kane jetuar. Atributet vetjake te Allahut te Madheruar, ai i interpreton ndryshe nga rruga e ehli sunetit dhe xhematit. Po keshtu, vete libri i Imam Ebu Hanifes, “El Fikhu el Ekber”, nuk eshte ne perputhje me akiden e ehli sunetit dhe xhematit ne disa çeshtje, siç eshte ajo e Imanit, ku ne liber ai perkufizohet sipas perkufizimit te murxhive, megjithese mund te kete pak ndryshim, ndaj edhe dijetaret e kane quajtur ate: “Murxhietu el fukaha”, Allahu e falte dhe e meshirofte!

(Pyetja Nr. 41) Zejd / Itali / 24-1-2009

Message: selamu alejkum ue rahmetullah ue barkatuhu.
vella i nderuar lus Allahun te jesh mir.
kam par o hoxh, qe titulli i nje ligjerate qe ke nxjerr, dhe per kete Allahu te shperblefte, e ka titullin “Hebrenjte, vrasesit e pejgambereve”, kur e lexova mu kujtu nje fetva e dijetarit ton te dashur Rabie,ku thot se nuk duhet te therriten çifutat(Allahu i shkatarrofte) hebrenj apo izraeljan, sepse hebrenj do te thot ndjekes te Ibrahimit, ndersa izraelian, ndjekesa te izraelit,dhe thot shejkhu,nuk mundemi te themi hebrenjt Allahu i shkatarrofte,sepse po themi Allahu shkatarrofte ndjekesit e Ibrahimit.
Nese e kam kuptuar gabim ma ben hallall.

Përgjigje / 30-1-2009

Hebrenjte jane quajtur me disa emra, ku secili emer ka kuptimin e veçante, dhe prej atyre emrave permendim:

1. Benu Israil: dmth: bijte e Israilit, dhe Israili eshte pejgamberi Jakub (alejhi selam). Me kete emer i ka quajtur Allahu ne Kuran, ne shume ajete. Ky emer nuk eshte i ndaluar te thuhet per ta, sepse ata jane vertete bijte e Israilit, dmth te Jakubit (alejhi selam) dhe nuk ka faj Jakubi per humbjen dhe kufrin e tyre.

2. Jehud: eshte emer fetar me te cilin quhen hebrenjte, ndjekesit e Musait (alejhi selam) dhe Librit qe i eshte shpallur atij nga Allahu, Teurati, megjithese ata e kane ndryshuar ate liber me duart e tyre si dhe kane shtuar nje liber tjeter tek i cili mbeshteten me shume se Teurati, dhe qe quhet “Telmud”, nje liber i formuluar nga rabinet e tyre. Me kete emer i ka quajtur gjithashtu Allahu ne Kuran.

3. Hebrai apo Hebre: nje emer tjeter i çifuteve, me shume tradicional se sa fetar, qe e ka marre kuptimin nga kapercimi i lumit Eufrat nga Jakubi (alejhi selam). Me kete emer quhet edhe gjuha e tyre, Ebraishte, dhe me kete emer njihen me shume ne fjaloret e gjuheve te ndryshme te botes, si dhe ne fjalorin e gjuhes letrare shqipe, ndaj edhe ne i quajtem me kete emer “Hebrenj”. Por ky emer nuk ka asnje lidhje me pejgamberin Ibrahim (alejhi selam), siç thote pyetesi, dhe nuk dime nese kjo ka qene ndonje gaim ne perkthimin e materialit qe ka degjuar apo diçka tjeter.

4. Cion (Suhjun): emer levizjeje e organizuar ne gjirin e hebrenjve, per ngritjen e shtetit hebre ne palestine, por jo te gjithe hebrenjte jane cion dhe jo te gjithe cionet jane ne fene e jehudeve.

5. Çifut eshte emertim popullor shqiptar i tyre, i cili me shume perdoret per te share dikend per kopracine dhe egoizmin e tij, nisur nga cilesite qe kane ne te vertete hebrenjte, populli çifut, Allahu i shkaterrofte dhe e qetesofte boten prej tyre!

(Pyetja Nr. 40) Anonim / Greqi / 8-1-2009

Message: O vellezer kam pare disa fotografi te dijetareve pa mjekrra
ABDUL BASID VETEM ME MUSTAQE
SEJID KUTUB VETEM ME MUSTAQE
SEJID SABIK TE SHKURTUAR MENDOJ
ABDULAZIZ BIN BAZ TE SHKURTUAR MENDOJ
NASIRUDIN ALBANI NUK E DI TE SHKURTUAR APO AQ E KA
MUHAMED EL GAZALI SKA FARE
UNE E DI SE KA MOSPAJTIME RRETH DIJETAREVE RRETH MJEKRRES, DISA THONE SE ESHTE VAXHIP E DISA SUNET, POR NESE EMRAT E DIJETAREVE QE JU THASHE EDHE NESE MENDOJNE SE LASHIMI I SAJ ESHTE SUNET SI KA MUNDESI QE E RRUAJNE.
A JANE KETO DIJETARE TE SUNETIT APO JO, PER SEJID KUTUB KAM LEXUAR DIKU JO FJALE TE MIRA, POR ME DUKET SE SHEJKH ALBANI KA MESUAR APO KA DHENE MESIM NJE LIBER TE TIJ TE FIKHUT.

Përgjigje / 20-1-2009

Prej ketyre emrave qe permend, disa prej tyre mendojne se mjekra nuk eshte obligim, dhe keta jane ata qe nuk kane mjeker fare. Por keta as nuk konsiderohen prej dijetareve selefi, madje as prej dijetareve, perveç shejh Sejjid Sabik, megjithese nuk ka qene selefi ne menhexh. Shejh Iben Bazi aq e ka pas mjekren dhe nuk e ka shkurtuar. Shejh Albani ishte i mendimit se lejohet shkurtimi i mjekres mbi grushtin e dores, duke u argumentuar me vepren e disa sahabeve.

(Pyetja Nr. 39) Anonim / Shqipëri / 6-1-2009

Message: Eselemualejkum Allahu te dhashte bereqet ne dauen qe po ben. Desha te di se si mund te dallohen besimtaret e sinqerte nga dy fytyrshat, dhe nese ndonjeri ka nje element te dyftyrsise si pershembull genjeshtren çfar qendrimi duhet te mbaje besimtari ne kete rast dhe kujt i takon me e cilesu munafik. Dhe ne çfar gjendje duhet te jete besimtari qe te distancohesh prej tij si pershembull, mos kthimi i selamit, largimi ne saf nga ai, mos vizita e te tjera si te keti lloji?

Përgjigje / 20-1-2009

Shenjat e hipokritit jane tre: “Kur flet, genjen, kur premton, e thyen premtimin dhe kur besohet per diçka, tradheton.” Keshtu ka thene Pejgamberi yne, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te! Pra, keto shenjat e hipokritit, por ne jemi urdheruar qe te gjykojme nga veprat e jashtme dhe jo nga zemra e tjetrit, sepse ate qe ka tjetri ne zemer e di vetem Allahu dhe Allahu na ka ndaluar qe te akuzojme te tjeret per ate qe nuk di tjeterkush perveç Atij. Pra, besimtari duhet te jete i matur dhe te mos akuzoje tjetrin per diçka qe nuk i perket, por nese sheh tek dikush shenjat e hipokrizise, si genjeshtra apo thyerja e premtimit dhe tradhtia, atehere te mos mbaje lidhje me te dhe as te mos bashkepunoje me te ne jeten e tij te perditshme. Nese keto cilesi jane te dukshme te nje person, atehere vellezerit perreth tij e kane obligim qe ta keshillojne me urtesi, ne veçanti dhe jo ne sy te tjereve. Nese ai vazhdon ashtu dhe nuk degjon dhe ju qe te gjithe jeni ne nje shoqeri, qe faleni ne nje xhami, atehere mund te keshillohet edhe ne sy te vellezerve te tjere, dhe nese shihet e arsyeshme qe me te nuk ben dobi veçse bojkoti, i behet bojkot deri sa te kthehet. Por siç e thame, keto behen nese shenjat e tij negative jane te dukshme dhe vihen re nga te gjithe per shkak te perseritjes se shpeshte te tyre, deri sa jane bere cilesi e atij personi, por pa e akuzuar per ate qe ka ne zemer, por vetem duke e keshilluar qe ti largohet atyre gjerave sepse ato jane shenja te hipokritit. Pra, per ate person qe i ka ato shenja, ekziston frika se mund te jete hipokrit, munafik, Allahu na ruajte ne dhe muslimanet nga hipokrizia! Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi.

(Pyetja Nr. 38) Ismail / Itali / 27-12-2008

Message: Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu, vella i nderuar.
Doja te inkurajoja dhe une rreth perkthimit te Kuranit qe po ben sepse eshte vertet nje pune shume e dobishme per ne. Allahu te dhente sukses dhe te shperblefte me te mira ne kete bote dhe ne Akhiret!
Kisha disa pyetje:
1. Ku eshte dallimi mes dijetareve te fikhut dhe atyre te hadithit dhe ndonje shembull konkret se si e nxjerrin nje hukm te dyja palet?
2. A konsiderohet bid’ah te thuash vetem “selam”, “uesselam”, “ma selam” apo “selamet” kur pershendet?
3. Kemi gjynah kur e dime apo dyshojme se ne gazeten qe po hudhim ne plehra ndodhet emri “Abdullah” (etj.) apo emri i Allahut te Madheruar ne gjuhe te ndryshme?

Përgjigje / 4-1-2009

Allahu ua shperblefte me te mira per inkurajimin ne lidhje me perkthimin e Kuranit, dhe lusim Allahun qe te behet vertet i dobishem per muslimanet shqipfoles.

1. Dallimi mes dijetareve te fikhut dhe dijetareve te hadithit eshte si dallimi mes fikhut dhe hadithit. Origjina eshte se fikhu pa hadith nuk qendron dhe po keshtu, hadithi permban patjeter fikh ne vetvete, perndryshe do te ishte pa vlere dhe pa dobi, gje nga e cila Allahu e ka pastruar shpalljen e Tij, qofte Kuran apo Sunet. Prej ketu, mund te themi se nje dijetar i mirefillte hadithi eshte edhe dijetar fikhu, por nje dijetar fikhu nuk eshte kusht qe te jete edhe dijetar hadithi. Hadithi eshte lenda e pare e fikhut, pa te cilin ai nuk mund te beje, perndryshe do te devojoje shume nga rruga dhe gabimet do te jene te medha. Kurse fikhu nuk eshte lende e pare e hadithit, por ai eshte mjet dhe rruge per lehtesimin e kuptimit te hadithit. Domethene: fikhu eshte ndertuar mbi disa baza te cilat quhen bazat e fikhut, dhe keto baza te fikhut (usul el fikh) jane renditur nga dijetaret per te lehtesuar kuptimin dhe nxjerrjen e gjykimeve nga tekstet hyjnore, Kurani dhe Suneti. Tani, ne lidhje me dijetaret e fikhut dhe dijetaret e hadithit, origjina eshte qe te dyja keto shkenca (usul fikhu dhe hadithi) te bashkohen te i njejti dijetar, ne menyre qe ai te jete me i perpikte dhe me i sakte ne nxjerrjen e ligjeve nga tekstet hyjnore, dhe pikerisht ne varesi te dijes qe ka nje person i caktuar ne keto dy fysha, eshte edhe grada e tij ne dije dhe saktesia ne nxjerrjen e gjykimeve dhe ligjeve te sheriatit. Por siç e preka me siper, nje dijetar hadithi eshte me larg gabimeve se sa nje dijetar fikhu, nese do te supozonim se asnjeri prej tyre nuk ka njohuri ne fushen e tjetrit, por perseri per kete nuk ka ndonje peshore qe ta mase e ta dalloje.

2. Nuk konsiderohet bidat nese perdor shprehjen e rregullt te selamit nga ana gjuhesore. Pra mund te thuash: “selamun alejkum”, ose “es selamu alejkum”, ose duke shtuar “ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Kurse shkurtimet “selam”, “mea selameh”, “ues selam”, jane perdorime gjuhesore sipas rastit dhe vendit ku perdoren, si dhe sipas qellimit per te cilin perdoren.

3. Rregulli eshte qe letrat ne te cilat permendet emri i Allahut, te digjen dhe te groposen, sepse hedhja e tyre ne plehra permban perçmim te emrit te Allahut. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 37) Alban / Gjermani / 17-12-2008

Message: Selamun Alejkum!
A mund njeriu te perfitoje dije e mjaftueshme per Dawe dhe per aktivitete tjera ne qofse meson vetem nga Dijetaret, duke mos u regjistruar ne Universitete. psh si ne Universitetin e Medines apo te Mekkes etj? Apo duhet patjeter me qene student ne Univesritet dhe gjithashtu te posedosh diplomen e Universitetit?

Përgjigje / 18-12-2008

Padyshim qe njeriu mund te perfitoje nga dijetaret dije te mjaftueshme, madje kjo eshte origjina e marrjes se dijes; keshtu e kane marre dijen selefet dhe keshtu merret dija edhe sot. Shkollat dhe universitetet jane hapur me qellim qe nxenesit te shkeputen nga çdo gje tjeter dhe te merren me kerkimin e dijes, por kjo nuk do te thote se gjithçka qe merret ne shkolle apo ne universitet eshte e sakte dhe e nevojshme, ashtu si dhe nuk eshte kusht qe ata te cilet japin mesim ne universitet te jene te gjithe dijetare apo ne grada te larta te dijes, apo qe te kene dije te sakte ne lidhje me fene. Shkurt, qe ta marresh dijen nga dijetaret e mirefillte dhe te njohur per dijen dhe rrugen e tyre te sakte ne fe, eshte me mire se ta marresh dijen ne universitet me profesore qe nuk jane ne gradat e dijetareve, madje mund te jene ne rruge te gabuar apo qe kane shume gabime. Por duhet patur parasysh se kur nxenesi i dijes merr dijen nga dijetaret, ai duhet te angazhohet mire me kete detyre qe i ka vene vetes; te jete i rregullt ne mesimet e tyre, ne ndjekjen e tyre te vazhdueshme, ne pergatitjen vetjake te tyre dhe ne kryerjen e detyrave rregullisht. Po keshtu, ai duhet te marre mesim nga disa dijetare dhe jo te mjaftohet vetem me nje, sepse edhe dija i ka shume degezime, por edhe keshtu zgjerohet dhe perfiton me shume, sepse sado i ditur qe te jete njeriu, dikush tjeter mund te dije diçka qe ai nuk e di. Pra, marrja e dijes nga dijetaret eshte paresore, kudo qe te jene ata, ne universitete apo jashte tyre. Madje, nese nxenesit e dijes qe studiojne neper universitete fetare e shohin se ne universitetin ku studiojne nuk ka dijetare te mirefillte, atehere duhet te kerkojne per dijetare jashte universitetit, me qellim qe te pyesin dhe te verifikojne dijen qe marrin, e keshtu. Lusim Allahun te na dhuroje dije te dobishme dhe te na beje dobi me dijen qe na dhuron!

(Pyetja Nr. 36) Skënder / Tropojë / 16-12-2008

Message: Libra te perkthyer nga ti i kam lexuar: “Metoda e selefe ne trajtimin e fitneve”, kam pasur deshir te te pyes per hadithin nga imam Ahmedi dhe gjendja sot te cilin ti e lidh me hadithin e njohur: kur te shtohen fitnet me i mir eshte ai qe rri ulur se ai qe ngrihet… deri ne fund, ti e lidh me gjendjen sot, ku duket aktuale, sipas nesh, e Allahu e di me smiri me shum? Cfare keshillon?

Përgjigje / 19-12-2008

Hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) keshillon per te mos u perzier ne fitne (ne kohe trazirash e perçarjesh) eshte i qarte dhe ai nuk kufizohet me nje kohe te caktuar, por gjera te tilla mund te ndodhin ne çdo kohe e ne çdo vend. Sprova e trazira nga me te ndryshmet ndodhin ne çdo kohe e ne çdo vend, qofshin ne shkalle te gjere te shoqerise se vendeve muslimani, apo te nje vendi musliman apo edhe te nje shoqerie apo mesi me te vogel muslimanesh. Ne çdo rast, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) na urdheron qe te mos perziehemi ne fitne dhe te mos i fryjme me shume zjarrit te saj, perderisa nuk e dime se me cilen pale qendron e verteta e cila zakonisht ne kohe fitnesh peshtjellohet, prandaj ai qe qendron larg fitnes ka shpetuar prej saj dhe ka qendruar i paster nga gjynahet dhe dyshimet. Allahu i ruajte muslimanet nga çdo fitne e perçarje!

(Pyetja Nr. 35) Muslimane / Gjermani / 16-12-2008

Message: selamun alejkum. Allahu ju lehtesoft gjendjen, do te kem parasysh ate qka e tha Robi i Allahut InshaAllah ne mesazhin e tij. Kam nje pyetje: Ne shum web te huaja apo te qafirave hasim kunderthenje per islamin, shpifje dhe fjale te liga dhe shume muslimane hyjne ne keto faqe dhe diskutojn i zgjasin fjalet ose ato fjale te liga i shperndajn neper web islame qe po eshte nje turp me i lexu, si psh nje web i qafirave serb me nje emer te lige u paska hapur… si duhet te reagon nje muslimane ne keto raste: 1) A duhet te diskutojm me ta duke ja kundershtu shpifjet.
2) A duhet ti mbartim shpifjet e tyre intrigat ne web e tyre neper web islame dmth te bejm me dije muslimaneve qka shkruajn ata qafira.
3) Apo duhet te mos perziemi me ta dhe mos ta qajm koken se koti duke u bazuar ne “keshillo aty ku keshilla ka dobi”,dhe duke u basuar se denimi vjen nga Allahu Ai eshte i dijshem per ato shpifje dhe per hir te Tij te mos i per se dytim fjalet e liga ne web islame….
4) Apo si duhet te reagojn, ne keto raste? Shpresoj te kesh e qarte ne pyetje.

Përgjigje / 16-12-2008

Keshilla qe mund te japim per raste te tilla eshte qe fjalet e armiqve te Islamit te mos percillen tek muslimanet, e nese patjeter do te percillen me ndonje rruge, atehere te mos percillen veçse ne vija te pergjithshme dhe jo ne detaje, dhe me pergjigjen e duhur dhe heqese te dyshimit qe mund te ngjallet prej tyre. Nuk lejohet te percillen fjalet dhe intrigat e kafirave tek muslimanet e thjeshte qe nuk kane dije dhe qe mund te futen ne dyshime e peshtjellime prej tyre, perveç nese kete e ben nje njeri me dije te sigurte, qe di t’i jape pergjigjen e duhur dhe bindese ne çdo detaj e ne çdo paqartesi qe mund te kete tek njerezit.

(Pyetja Nr. 34) Zejd Ebu Fatima / Itali / 15-12-2008

Message: selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu.
Vella i nderuar Allahu ju ruajt dhe ju shperblefte per mundin tuaj.
Kam hasur vella ne keto dy hadithe
((“Bindjuni atyre për sa kohë që ata e falin namazin mes jush.”))
((“Ju do shikoni tek ata gjëra të cilat e dini se janë të mira dhe gjëra të cilat ju i urreni.”))
Se pari desha te dij, Allahu te meshirofte, a jane sahih dhe nese jane ku ndodhen? Dhe nese ke mundesi te na tregosh diçka rreth tyre. Allahu te ndihmofte!

Përgjigje / 19-12-2008

Qe te dy hadithet e permendura me siper jane te sakta. Ato i ka nxjerre Muslimi ne kapitullin e “Udheheqjes”, Ahmedi, e te tjere. Teksti i plote i hadithit te pare eshte keshtu: “Auf iben Malik transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Prijesit tuaj me te mire jane ata te cilet i doni dhe ju duan, qe luten per ju dhe ju luteni per ta. Kurse prijesit tuaj me te keqinj jane ata te cilet i urreni dhe ju urrejne, qe i mallkoni dhe ju mallkojne.” Thane: “O i Derguari i Allahut! A t’i luftojme me shpate?” Tha: “Jo, perderisa ju falin namazin (ose ju lejojne te falni namazin). Nese shihni nga prijesit tuaj diçka qe nuk ju pelqen, urrejeni vepren e tyre, por mos hiqni dore nga bindja ndaj tyre!” [Muslimi 4781].

Kurse teksti i hadithit te dyte eshte keshtu: “Umu Seleme transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Do te vijne disa prijes nga te cilet disa gjera do t’i pelqeni e disa do t’i urreni (do te veprojne edhe te lejuara edhe te ndaluara). Kushdo qe ben dallim (mes te mirave dhe te keqiave te prijesve), eshte pastruar (nuk ka gjynah) dhe kushdo qe flet kunder tij, ka shpetuar, por (mjere apo gjynah kane) ata qe i pelqejne ato (te keqiat qe ben prijesi) dhe e pason ate (ne to).” Thane: “A t’i luftojme?” Tha: “Jo, perderisa falen.” [Muslimi 4777].

Ne keto hadithe vertetohet edhe nje here profetesia e Pejgamberit tone (salallahu alejhi ue selem), i cili ka njoftuar per diçka qe do te ndodhte ne te ardhmen dhe ashtu ka ndodhur. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) na urdheron qe ne t’i bindemi prijesve edhe nese ata veprojne gjera te papelqyeshme dhe te ndalura, por bindja ndaj tyre kufizohet me gjerat e lejuara, kurse nese urdherojne per te ndalura, nuk lejohet bindja ndaj atyre per ate te ndaluar qe ata urdherojne. Nese prijesit veprojne pune te keqia e te ndaluara, besimtaret duhet t’i urrejne ata per keto pune qe veprojne, por nuk duhet te heqin dore nga bindja ndaj tyre ne pergjithesi dhe as te ngrihen kunder tyre me shpate, perderisa ata vazhdojne te jene ne rrethin e Islamit dhe nuk kane dale nga Islami. Nga keto hadithe dijetaret qe jane te mendimit se lenesi i namazit eshte kafir, argumentohen pikerisht per kete gje, duke thene se Pejgamberi ka dhene leje te ngrihet krye kunder tyre nese ata nuk falen, gje e cila do te thote se kane bere kufer te hapur, siç thuhet ne nje hadith tjeter: “perveç nese shihni tek ata kufer te hapur per te cilin keni prove nga Allahu” [Muslimi 4748]. Keshtu e ka komentuar kete hadith shejh Iben Uthejmin ne “Sherhu Rijadi Salihin” dhe po keshtu edhe shejh Abdulmuhsin Abad, ne sqarimin e “Sunenu Ebi Daud”, duke thene se ne keto hadithe ka argument se lenesi i namazit eshte kafir dhe se namazi eshte dalluesi mes islamit dhe kufrit.

Por dijetare te tjere thone se hadithi ka edhe domethenie tjeter: “perderisa ju caktojne imam qe te falet per ju” apo “perderisa ju lejojne te faleni dhe te shfaqni ritet e Islamit”. Kjo sepse ne origjine, prijesi i muslimaneve duhet te falet vete imam per njerezit, siç ka bere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe halifet pas tij. Por ai mund te caktoje nje nenpunes qe te behet imam per njerezit dhe te jete ne formen e mekembesit te imamit, gje e cila ndodh sot ne vendet muslimane, ku imamet e xhamive jane mekembes te prijesit te shtetit, te caktuar nga institucionet e posaçme fetare ne cdo vend musliman, nen kujdesin e shtetit dhe te prijesit te vendit.

Sido qe te kuptohet hadithi, askush prej dijetareve nuk thote se prijesi i vendit duhet te falet vete si imam per njerezit, por mjafton qe ai te caktoje mekembes per kete. Dhe askush prej dijetareve nuk e lejon kryengritjen ndaj prijesit te shtetit me shpate, ne asnje prej vendeve muslimane sot. Madje edhe nese ndokush prej prijesve te vendeve muslimane do te shfaqte kufer te hapur per te cilin ka argument te qarte nga Allahu, askush nuk thote qe te behet kryengritje ndaj tij perderisa populli nuk ka fuqi dhe perderisa kjo gje do te shkaktonte gjakderdhje dhe trazira ne mesin e muslimaneve, dhe jo siç thone ndjekesit e havarixheve dhe ata qe kane dije te ceket, te cilet udhehiqen nga emocionet e tyre dhe flasin ne fene e Allahut ate qe nuk e dine, duke shkaktuar gjakderdhje e turbullira ne vendet muslimane. Vertet shume e rende eshte ajo qe veprojne dhe pergjegjesi te madhe do te kene para Allahut te Madheruar ne diten e Kiametit. Feja jone eshte fe e maturise dhe e logjikes se shendoshe, jo fe e emocionit dhe injorances. Lusim Allahun e Madheruar t’i ruaje muslimanet nga çdo trazire e perçarje, t’i ktheje ata ne fene e Tij me nje kthim te vertete dhe t’i udhezoje prijesit e muslimaneve per te zbatuar Librin e Allahut dhe Sunetin e Pejgamberit te Tij! Allahu eshte Zot i gjithçkaje dhe i Plotefuqishem per çdo gje.

(Pyetja Nr. 33) Zamir / Berat / 13-12-2008

Message: SELAM ALEJKUM. Shejh Albani ka qen gje Hambeli, se kame degjuar dije ne xhami, qe Sheh Albani anonte me shume nga Hambelit dhe se kur lexonte librat e Imam Hambeli kenaqej (qetesohej). Kjo bised behej midis (djemve te dijes), por mua mu duk paksa ironike ajo bisede. ALLAHU JU RUAJT. SELAM ALEJKUM.

Përgjigje / 13-12-2008

Shejh Albani nuk ka ndjekur ndonje medhheb te caktuar, por ka qene dijetar i lire, qe ndiqte argumentin duke u mbeshtetur ne te kuptuarit e tij sipas rruges se dijetareve te pare te ymetit prej selefeve. Me shume qe e kane akuzuar shejh Albanin, ka qene akuza se ai ndjek medhhebin dhahiri te Ebu Daud edh Dhahiri dhe te Iben Hazmit, apo me sakte, qe ai i merr argumentet ne kuptimin e tyre te drejtperdrejte ashtu si Iben Hazmi, por kjo nuk eshte e sakte qe ai ndjek ata, por ai ka zgjedhur ate qe ka pare me te sakten ne te gjitha ceshtjet, ne menyre te pavarur. Kurse fjala qe ai anon nga medhhebi hanbeli, mund te jete e sakte deri diku, duke u nisur nga shume prej zgjedhjeve te tij ne fikh, te cilat perputhen ne shumicen e rasteve me ato qe thuhen ne medhhebin hanbeli, sepse ai medhheb eshte me prane sunetit se sa medhhebet e tjera, por nuk thuhet se ai ka qene hanbeli, por ka qene dijetar i pavarur, Allahu e meshirofte dhe ja shperblefte me te mira ne emer te te gjithe popullit musliman!

(Pyetja Nr. 32) Burak / Gjermani / 13-12-2008

Message: Es selamu alejkum. A eshte IMAM SUJUTI selefij? se kam nje liber te tij. Allahu ju shperbleft.

Përgjigje / 13-12-2008

Dijetari i madh, Xhelaludin es Sujuti (Allahu e meshirofte!), e ka pasur akiden esharije ne lidhje me cilesite e Allahut, te cilat i ka interpretuar sipas rruges se esharive, siç dallohet qarte ne interpretimet e tij te cilesive te Allahut qe i ka bere ne komentimin e Kuranit, ne pjesen e dyte te librit “Tefsirul Xhelalejn”. Nisur prej ketu, kur lexohet prej librave te tij, duhet pasur parasysh kjo gje, ne menyre qe lexuesi te mos rreshqase aty ku ka rreshqitur ai, nese mund te dalloje ne mes te saktes dhe te gabuares, perndryshe, nese lexuesi eshte fillestar ne kerkimin e dijes, duhet te filloje me leximin e librave te autoreve qe nuk kane gabime ne akide, pastaj duke u zgjeruar me tej gradualisht. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 31) Abdurrahman / Zvicër / 12-10-2008

Es selamu alejkum ue rahemtullahi ue bereketuhu
Nje person qe thote: “personi me teuhid te paster dhe qe ska vepra te gjymtyreve nje dit do futet ne xhenet”, a eshte ky person murxhia apo ka ra ne irxha dhe cfar kane thene dijetaret per kete ceshtje? Allahu ju shperbleft me te mirat e Tij.

Përgjigje / 15-10-2008

Dijetaret kane thene se nje person i tille nuk ekziston: “qe te kete teuhid te paster dhe te mos kete asnje veper gjymtyresh”!!! Ky person nuk ekziston. Çeshtja ne fjale eshte me e madhe se shume e shume te rinj musliman ne vendet tona e me gjere, per shkak te moskuptimit te shume shprehjeve qe perdoren ne sqarimin e saj. Megjithate, me ndihmen e Allahut, do te mundohemi ta sqarojme sa me qarte dhe me shkurt qe te jete e mundur kete çeshtje:

Besimi eshte fjale dhe veper; fjale e zemres dhe e gojes dhe veper e zemres dhe e gjymtyreve; shtohet me bindje e devotshmeri dhe pakesohet me mosbindje e gjynahe. Esenca e besimit eshte besimi me zemer, i cili detyrimisht duhet te shfaqet ne goje dhe ne gjymtyre. Punet e zemres (dashuria per Allahun, frika, shpresa, etj) dhe te gjymtyreve jane pjese e besimit, por nuk qendrojne konstant; shtohen dhe pakesohen, por baza e besimit qendron perderisa personi nuk ka mohuar apo pergenjeshtruar me zemren e tij, qofte edhe diçka me te vogel nga ajo qe Allahu i ka shpallur Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), sepse ne kete rast del nga Islami. Lenia e seciles prej veprave te gjymtyreve me vete, nuk te nxjerr nga Islami, perderisa personi nuk beson se e ka hallall lenien e saj, sepse ne kete rast del nga Islami, me perjashtim te namazit, per te cilin ka kundershtim ne mesin e dijetareve te Islamit, qe ne kohen e sahabeve, per te cilin disa thone se lenesi i namazit del nga Islami dhe te tjere thone se nuk del nga Islami, perderisa nuk e mohon detyrueshmerine e tij, sepse nese e mohon kete, ka mohuar diçka nga ajo qe i eshte shpallur Muhamedit nga Allahu. Po keshtu, ka kundershtim edhe ne lidhje me kushtet e tjera te Islamit, dhe unanimi nuk ekziston veçse per lenesin e dy deshmive te shehadetit, siç thote edhe shejh Muhamed iben Abdulvehab.

Pra, besimi ka esence apo berthame dhe mish. Esenca eshte besimi me zemer, kurse te gjitha veprat jane mishi qe vesh berthamen, nese mund ta krahasonim keshtu per thjeshtesim ne te kuptuar. Prej ketu, do ta kuptonim lehte hadithin e transmetuar nga Ebu Seid el Hudri, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Banoret e xhenetit do te hyjne ne xhenet dhe ata te zjarrit ne zjarr. Pastaj, Allahu i Madheruar do te thote: “Nxirreni nga zjarri cilindo qe ka pasur ne zemren e tij besim sa fara e sinapit!” Atehere nxirren prej tij, duke qene se jane nxire komplet, dhe futen ne lumin e jetes, nga ku mbijne ashtu si mbin fara ne breg te rrjedhes se ujit. A nuk e ke pare se ajo mbin e verdhe, e perdredhur?” -Ne transmetimin e Vuhejbit nga Amer iben Jahja thuhet: “ai qe ka pasur ne zemren e tij te mire sa fara e sinapit” [E ka nxjerre Buhariu dhe Muslimi].

Pra, nuk ka asnje musliman qe ka vdekur musliman, e te qendroje perhere ne zjarr, edhe nese do te denohet ne te per shkak te veprave te tij, por ne fund do te dale nga zjarri, me meshiren e Allahut, per shkak te besimit qe ka pasur ne zemren e tij. Lusim Allahun te na ruaje nga denimi i Tij, sepse denimi i Allahut eshte i dhembshem, i padurueshem dhe poshterues!

Nese sqarimi i mesiperm eshte i qarte dhe i kuptueshem, falenderojme Allahun per suksesin; e ne te kundert, vazhdoni ne kerkimin e dijes dhe mos u thelloni qe ne fillim me çeshtje qe nuk mund t’i kuptoni pa mesuar gjera te tjera paraprake, sepse qe te arrihet nje kuptim i plote per secilen çeshtje, duhet qe te mblidhen te gjitha pikat, argumentet dhe fjalet e dijetareve per ate çeshtje, gje te cilen nuk mund ta beje veçse nje nxenes dije i mirefillte.

Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe suksesi eshte vetem nga Ai. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 30) Parid / 5-10-2008

Es-selamu alejkum. ALLAHU te shpereblefte, desha me dijt ndryshimin midis Shejkh dhe Alim. Dhe kam lexuar nje fletushke te Shejkh Albanit ne te cilen flet per nje sufist te flakte nga Maroku (?) duke e quajtur ate shejkh. Gjithashtu nje vella selefi, duke folur per Zindanin e quajti Shejkh?

Përgjigje / 9-10-2008

Fjala “shejh” do te thote: i madh ne moshe ose ne pozite, i pari i fisit, burre plak e i moshuar, etj. Kurse fjala “alim” do te thote: dijetar, shkencetar, ekspert, i kualifikuar, etj. Nese shejh Albani perdor fjalen “shejh” per ndokend, ai ka per qellim nje nga kuptimet e kesaj fjale, e cila gjendet vertete tek personi per te cilin flet. Pra, perderisa fjala ka disa kuptime, lejohet perdorimi i saj me nje prej kuptimeve te saj. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 29) Megdurim / Bruksel: / 3-9-2008

Message: selamu alejkum, si jeni vllazni a jeni mire, per hajre ju kofte ramazani e Allahu jau lehtesoft ibadetet dhe jau pranofte . vellazni e pata nje me than kritik pashe se ne faqen kryesore e kishit qite kuranin ne gjuhen arabe po a keni shiku ae ajo faqe kure te hapet kurani ka mundesi me te dergu te disa faqe tjera sa jan te besushme nuk e di po si te jet une e pashe nje qka smu duke e mire p sh http://www.sahaba.net pashe se ka muzik ne te , si te jet po ju them se ju jeni referenc te tjert kur e lejoni ju ketr faqe njerzit tjer mendojn se ehste ne regulloj kta faqe , ky eshte mendimi ime ndoshta jam gabim se une skam aftesi me dit a jan te mira se edhe gjuhen e tyre sjau di po si te jet nje qka pash dhe qka ns=degjova pashe se ka nje haram ne at faqe muzika ne faqen sahabe .net ma bani hallal kalovshit mire selamu alejkum.

Përgjigje / 8-9-2008

Eshte e vertete qe faqa e Kuranit ne flash reklamon disa faqe te tjera, te cilat qe nga pamja e pare duket qe nuk jane faqe selefije te mirefillta, por qellimi yne ka qene vetem Kurani ne flash, sepse mund te perfitojne prej tij shume vellezer, siç na kane shkruar disa prej tyre per kete gje, por ne i terheqim verejtjen vizitoreve, qe faqet e reklamuara ne faqen e Kuranit nuk jane prej nesh dhe ne nuk i keshillojme ato, megjithese ato nuk jane ne shqip dhe nuk mund te perfitohet gje prej tyre nga ata qe nuk dine arabisht. Pra, qellimi ka qene vetem Kurani ne arabisht, dhe asgje tjeter, dhe shpresojme qe vellezerit dhe motrat qe e vizitojne kete faqe te marrin vetem kete: leximin e Kuranit.

(Pyetja Nr. 28) Visar: / 4-8-2008

Message: Selamun alejkum vella! All-llahu ju shperblefte per kontributin e juaj dhene per fene islame. Kame nje pyetje! A lejohet te mirren fetevate e Jusuf Kardavit dhe te punohet me to? Ve selamun alejkum!

Përgjigje / 14-8-2008

Fetvate e Jusuf Kardavit nuk lejohet te merren dhe as te bazohesh ne to, sepse ai ka gabuar ne menyre te hapur duke kundershtuar hapur tekste per te cilat ka unanim te dijetareve ne lidhje me ligjet qe merren prej tyre, duke bere interpretime te gabuara, dhe kete e ka bere ne shume e shume çeshtje, gje e cila tregon per bazat e tij te prishura e larg te vertetes. Nje fjale te tille ka thene edhe shejh Meshhur Hasen, kur eshte pyetur ne lidhje me te. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 27) Eri / Tiranë: / 29-6-2008

Message: E selamu alejkum o vlla a jane ne rrugen e ehlisuneh wel xhema, xhemati Tablik nese jo desha nje informacjon rreth menhexhit tyre. Allahu te shperblefte.

Përgjigje / 2-7-2008

Xhemati tablig nuk jane ne rrugen e Ehli Sunetit, por ata kane shume devijime, bidate dhe injorance. Ketu nuk eshte vendi per te folur hollesisht rreth tyre, sepse per kete duhet artikull i veçante.

(Sqarim) Xheladin / Mekke: / 24-6-2008

Message: Es-selamu Alejkum!
Per vella Ebu Abdullahun, Allahu e ruajte!
Vella i nderuar, ashtu siq e kishte sqaruar edhe hoxha i nderuar Bledari, ashtu ka qene edhe qellimi im, Allahu deshmon se nuk kam pas qellim ty, mirpo kam deshte te shkruaj kete ngase kame verejte qe vellezerit -sidomos ata qe nuk jane nxenes dije- po nguten ne ceshtjet me delikate si ato te berit njeriun qafir apo edhe te berit njeriun bidatxhi.
Kjo nuk do te thote qe nese per nje person ke argumente qe eshte bidatxhi te mos i thuash bidatxhi, mirpo qellimi im eshte vetem te mos ngutemi ne keto ceshtje shume delikate, dhe te mbesin keto probleme ne mes dijetareve dhe nxenesve te dijes e jo te behet biseda gjate gjithe kohes nga vellezerit e rendomte, duke mos hase ne fund kurrfar dobie, bile duke humbe kohen dhe mundin kot!! Kurse nga Allahu vjen suksesi…
Allahu ju ruajte vella, dhe na udhezoft te gjitheve ne rrugen e Tij te drejte.

 

(Sqarim) Ebu Abdullah / Kosovë: / 24-6-2008

Message: Es selamu alejkum. Pasi lexova artikullin vlla Xheladinit desha te them disa fjale. Vlla Xheladini, une me ate pyetje nuk pata qellim qe te hapet tema se ibn Xhibrini a eshte selefi apo jo. Po qellimi im ishte vetem te pyes per librin. Mirepo une pendohem dhe kerkoj falje nga All-llahu nese kam bere ndonje gabim. Persa i perket fjales “ka shume qellimkqij te cilet deshirojne vetem fitne” betohem ne All-llahun une nuk pata qellim te shkaktoj fitne, dhe per kete mjafton All-llahu si deshmitar. All-llahut jemi dhe te Ai do te kthehemi! Gjithashtu All-llahu te shperblefte qe tregove fetvane e Shejh Alise. Dhe vella une te dua ty dhe te gjithe pasuesit e sunnetit per hire te All-llahut dhe All-llahu na bashkofte neve ne Xhennetin Firdevs A’la bashke me dijetaret selefi dhe pejgamberet. Dhe kisha lutur vllezerit te mos instistojne ne kete qeshtje. Ja ku jane fjelet e Shejh Ahmed En-Nexhmit dhe Shejh Alise, kujt cka te flen ne zemer te merre ate. All-llahu ju shperblefte per mire kuptim.

Përgjigje / 24-6-2008

Vella Xheladini nuk ka per qellim ta drejtoje ty fjalen “qellimkeqinj” vella, por ai flet ne pergjithesi dhe nuk i lejohet kurre te te akuzoje ty apo ndokend tjeter per qellimin, por eshte fjala ne pergjithesi, nisur nga ajo qe eshte verejtur ne mesin e shume vellezerve, dhe qellimi ketu eshte qe te riparohen gjera qe kane qene gabim, dhe te ndiqet rruga e sakte dhe e vertete me urtesine me te madhe te mundur, gje e cila nuk arrihet veçse me sukses nga Allahu i Madheruar, sepse vetem Allahu e ka ne Dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 26) Xheladin / Mekke: / 21-6-2008

Es-selamu alejkum!
Vella Bledar, desha te kyqem pak ne lidhje me shejh Xhibrinin, ngase siq e kishte permend ai vellau se shejh ahmed nexhmij i ka thene ihvani, mirpo problemi eshte se disa dijetare selefij te kohes sone ate e lavderojne duke i thene selefij i kulluar.
Madje shejh Aliu para disa muajve pat thene per te: eshte selefij mirpo ata qe rrin prane tij nuk jane te tille.
Prandaj ka mundesi te jene nxenesat qe rrine afer tij qellimkqij apo edhe te zhytur ne hizbellek, e kjo normal qe ndikon edhe tek shejhu, ngase shejhu eshte i vjeter shume dhe nuk ka mundesi t’i percjelle gjerat te kohes aq mire.
Nuk them se ai nuk ka gabime, mirpo a do te jene ato gabime prej nje dijetari te madh sikur qe eshte Shejh Xhibrini arsye qe ai pernjeher te hudhet posht siq kane vepruar disa vellezer!!
Vella Bledar, une kisha pas deshire te besh nje kerkim me te gjere rreth kesaj problematike dhe te postosh nje teme ne lidhje me shejhun e nderuar, ngase dikush nga vellezerit ka mundesi ti shperfill fjalet e tua edhe pse ti ne realitet nuk kishe thene asgje per shejhun, mirpo siq e din ky eshte nje forum publik prandaj ka shume qellimkqij te cilet deshirojne vetem fitne, Allahu na ruajte!
Allahu ju dhashte sukses ne forum sepse jeni duke e bere nje pune te madhe…

Përgjigje / 24-6-2008

Allahu ta shperblefte me te mira per mesazhin dhe perkrahjen tende vella Xheladin! Eshte ide e mire qe te pergatitej nje artikull jo vetem ne lidhje me shejh Xhibrinin, por per trajtimin e ketij problemi ne pergjithesi; dmth te hedhjes poshte te nje dijetari per gabime te shfaqura nga ai me ixhtihadin e tij, por kete teme do ta shtyjme deri ne gjetjen e kohes se nevojshme inshaAllah.

(Pyetja Nr. 25) Anonim / Suedi: / 20-6-2008

Message: Esselamu alejkum
Allahu ju shperblefte me xhennetin firdews qe jeni pergjegje ndaj pyetjes (Pyetja Nr. 24) e keni sqarue shume te kjarte dhe jemi te nevojshem ta njohim gjendjen aktuale dhe po ashtu te dijetareve sepse kemi raste qe per nje pergjegje qe nuk perputhet ne menhexhin selefi ndalohet krejt libri te lexohet, cka na keshilloni pasi thuhet kemi libra selefi te mos i lexojm ato libra prej atyre (qe jane jo selefi) edhe ne qoftese jane te paster sipas mendimit selefi ?

Përgjigje / 24-6-2008

E kemi sqaruar edhe me pare, se leximi i librave eshte gje e kerkuar dhe per te cilen nxit Islami, sepse ato jane rruge per marrjen e dijes, por eshte me se e logjikshme qe njerezit jane me grada ne dijen qe kane dhe ne varesi te asaj grade keshillohen edhe librat qe duhet apo qe nuk duhet te lexojne, me qellim qe secili te marre ate qe i pershtatet. Nje i ri ne Islam, i cili nuk ka dije te mjaftueshme, por eshte ne fillimet e kerkimit te dijes, ai duhet te lexoje libra te thjeshte e te besueshem, me qellim qe te vendose baza te forta e te sigurta, dhe per te nuk keshillohen librat e perparuar apo te cilat permbajne kundershtime e mendime te ndryshme, apo per vertetesine e te cilave ka fjale, apo qe jane shkruar nga njerez qe kane humbur rruge dhe jane larg rruges se sakte te selefeve. Por, nje kerkues i dijes i cili ka perparuar ne dije dhe mund te dalloje mes te vertetes dhe te pavertetes, per kete nuk mund te ndalohet asnje lloj libri, çfare do qofte, sepse ai i lexon ato me qellim qe te nxjerre ne dukje te metat e tyre dhe qe te paralajmeroje njerezit prej atyre gabimeve, qe te mos bien ne to. Ketu kemi edhe nje çeshtje tjeter: jo te gjitha librat e te gjithe autoreve qe jane larguar nga rruga e selefeve kane te njejtin gjykim dhe ndaj tyre nuk mbahet i njejti qendrim per te gjithe. Perse? -Sepse jo te gjithe ata autore jane ne te njejten shkalle larg rruges se selefeve, dhe sepse ai i cili ka gabime rrenjesore ne akide e menhexh nuk eshte njesoj si ai i cili ka gabime ne disa pika te akides apo te menhexhit por qe nuk jane ne te njejten shkalle me ate te parin. Me qarte: Nje musliman i cili eshte ne grupin e Ihvanul muslimin dhe e ka akiden e sakte, nuk eshte njesoj si nje mutezili apo eshari, sepse gabimi i te parit eshte me i vogel se gabimi dhe rreshqitja e te dytit; i pari mund te jete selefi ne akide dhe mund te kete gabime ne menhexh, ndersa i dyti ka rreshqitur ne akide dhe ne menhexh. Prej ketu; libri ne akide i nje njeriu me dije qe njihet se eshte prej Ihvanul Muslimin por qe e ka akiden te paster selefije, lejohet te lexohet dhe te perfitohet prej tij edhe nga ata qe nuk kane dije, ndersa libri i nje njeriu me dije qe njihet se eshte prej mutezilive, esharive, maturidive, sufive, etj, nuk lejohet te lexohet nga ata qe nuk kane dije te mjaftueshme ne fe, sepse devijimi i ketyre te dyteve eshte rrenjesor, ndersa devijimi i te pareve lidhet më shumë me çeshtjet e fikhut, edhe pse shume prej tyre kane edhe gabime te tjera, por flasim ne pergjithesi. Allahu i udhezofte muslimanet ne te verteten dhe i bashkofte ne te! Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 24) Ebu Abdullah / Kosovë: / 13-6-2008

Message: Es selamu alejkum hoxhe. Desha te pyes
1) A ka namaz sunnet pas ikindise dhe nese ka a duhet fale gjithmone?
2) Ka dal nje liber per haxhin me permblerdhje te librabe Imam Albani dhe Bin Bazit mirepo parathenie eshte nga Ibn Xhibrin ku per te Sheyh Ahmed en Nexhmij ka thene ai eshte menhexhin ihvani, ihvani, ihvani. Nese keni mundusi me pyet Shejh Ahmed en Nexhmin apo ndonje dijetar tjeter se a duhet me marre kete liber. All-llahu ju shperrblefte.

Përgjigje / 19-6-2008

1. Mendimi me i sakte i dijetareve eshte se pas namazit te ikindise nuk ka namaz sunet, dhe se ato dy rekate qe i ka falur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kane qene sunetet e namazit te drekes te cilat nuk ka mundur me i fal ne kohen e drekes. Dijetaret thone: Po keshtu, kush fal namaz me arsye pas ikindie, i lejohet qe te falet dhe mund te falen edhe sunetet e drekes pas ikindie per ate person qe i fal rregullisht sunetet e namazeve.

2. Perderisa libri per haxhin eshte permbledhje nga shkrimet apo fjalet e dy shejhave, shejh Albanit dhe shejh Iben Bazit, atehere nuk ka diskutim qe libri duhet te lexohet dhe te perfitohet prej tij, qofte edhe nese ai i cili ka bere parathenien e librit eshte ihvani apo diçka tjeter, qofte edhe nese permbledhjen e ka bere dikush qe nuk eshte ne menhexhin selefi, por eshte i besueshem ne percjelljen e njohurive, lejohet qe te lexohet libri dhe te perfitohet prej tij. Per shejh Iben Xhibrin edhe pse mund te jete ihvani, por ai eshte i njohur qe ka dije, atehere mund te perfitohet prej dijes se tij perderisa nuk ka te beje me pikat ku ai eshte gabim. Po keshtu, e kane lejuar dijetaret qe te merret dija ne akide nga shejh Umer el Eshkar, i cili eshte gjithashtu ihvani, por akiden e ka te paster, akide selefije dhe ka shkruar nje varg te dobishem dhe te thjeshtuar ne lidhje me shtyllat e besimit. Pra, duhet ndjekur rruga e mesme dhe e drejte; nese dikush njihet per dijen dhe devotshmerine e tij, por qe ka gabuar, gabimi i tij duhet te behet i qarte dhe te shfaqet, dhe po keshtu te behet e qarte e sakta ne dijen dhe shkrimet e tij. Kjo nuk eshte ajo “muvazane” (balancim), qe kane per qellim ndjekesit e epsheve per te mbuluar gabimet dhe menhexhin e gabuar te tyre dhe te udheheqesve te tyre shpirterore, por ketu behet fjale per njerez te cilet jane njohur per dijen dhe devotshmerine e tyre, ne kete rast mund te perfitohet prej tyre nga dija e tyre e sakte, duke bere te qarte gabimin e tyre, e Allahu eshte Ai i cili jep sukses. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 23) Abdurrahman / Itali: / 11-6-2008

Message: selam alejkum vella. Me kane deguar disa materiale tek emaili im qe ishin nga faqja e internetit www.albnur.com . por aty vura re qe kishin ne faqe te pare Risale nurin te nursiut. ajo qe di une eshte se ky eshte themeluesi i tarikatit nursi Allahu na ruajt. kerkesa ime eshte qe me lejen e Allahut ndonje vella me dije te nxjerre gabimet nga kjo faqe qe te keshillojme vellezerit dhe motrat qe te ruhen nga gabimet e tyre. vellai me dije inshallah te lexoje faqen e te nxjerre gabimet e faqes se ndoshta gabimet e nursiut dhe atyre qe ndjekin rrugen e tij ata i fshehin. Allahu ju dhente sukses.

Përgjigje / 12-6-2008

Vella Ebu Unejs nga Kosova, Allahu ia shperblefte me te mira, na dergoi mesazhin e meposhtem:

Message: Në lidhje me pyetjen 225:
Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Po vella, ate qe ke thenë eshte mese e vertetë se kan hapur faqen e tyre dhe lus Hoxhë Bledarin qe faqen e lartepermendur ta editoj pasi mund te ndodh qe nga helmi i tyre muslimanet fillestarë shume shpejte mund te bien pre e ketyre mashtrimeve dhe devijimeve qe kane ky xhemat.

Themeluesi i ketij xhemati quhet Said Nursi, ne fillim ai ishte ne rrethin e tarikatit Nakshibendi, mirepo me vonë ai themeloi sektin e vet, Nurxhi-pasuesit e tij quhen Nurxhi dhe kete ata as vete nuk e mohojne te jene Nurxhi.

Xhemati Nurxhi jane te ndare ne disa ceshtje disa jane qe e pasojne Fethullah Gylenin, mirepo shejhu i po ketyre sekteve eshte Said Nursi dhe qe te gjitha seket e nurxhive kane per baze librin “Risale-I Nur”[Mesazhet e Drites].

Ndikim me te madh tek ne në trojet tona ka xhemati Nurxhi i Fethullah Gylenit, ky xhemat ne kohet e fundit ka hapur kolegje te ndryshme dhe shoqata duke e maskuar veten, për fate të keq ne mesin e ketij xhemati jane disa shqipefoles[hoxhallarë] qe e bartin davetin e ketyre nurxhive ne trojat tona-Allahu i udhezofte te tillet. Dhe ndasht Allahu ne te ardhmen do te flasim edhe per Nurxhiun Fethullah Gylen i cili ka ndikim te madh tek xhemati i vet. Poashtu eshte hapur edhe webfaqja e Fethullah Gylenit ne gjuhen shqipe dhe shtepia botuese ne Shqiperi “Prizmi”, ndersa emri i shoqatës se tyre ne Shqiperi nuk me kujtohet per momentin[sa per perkujtim kjo shoqate organizoi nje ceremoni per nder te lindjes se Pejgamberit alejhi selam-Mevludin ne Tiranë], ndersa ne Kosovë emri i shoqates se Nurxhive-Fethullah Gylenit quhet “ATMOSFERA” dhe per fat të keq te tillet bile mbajne derse posaqersiht ne Prizren, qe pjesemarres ne keto derse me se shumeti jane talebet nga med
ereset tona dhe fatkeqesisht hoxha eshte shqipefoles qe ju mban ligerata.

Libri “Risale-i Nur” i Said Nursiut eshte nje liber qe ka gabime te shejtanosura, ja disa fjale kufri nga libri i Said Nursiut “Risale-i Nur”[1] dhe nga librat e tjera te tij-
Ka thënë Said Nursi në “Sözler”[2]: “Pa dyshim, “Sözler” është nga nuri i shndritshëm i Kur’anit. Pa pasur nevojë për shpjegim në përgjithësi, është i tëri pa të meta dhe i përkryer”.[3]
Në faqen 834 të Birinci Şua-Risale-i Nur, thuhet: “Në suren Hud është një ajet i njohur (ajeti 105), i cili i jep dy shenja të fuqishme. Nëpërmjet llogarisë Xhifr[4] është nxjerrë numri 1303. Po ashtu në suren Shura, në faqen e dytë, në ajetin ku bie numri 1309, pra, kjo datë ka të bëjë me një thirrës në çështjen e llogarisë së Kur’anit. . . data e parë ka të bëjë me shkrimin e Risale-i Nur. . . ndërsa shenja e ajetit të dytë ka të bëjë me përfitimin e diturisë së tij për një kohë shumë të shkurtër”.
Në faqen 154 të këtij libri thuhet: “Vëllëzërit e mi të dashur e besnikë! Ndërsa po lexoja Kur’anin e shpjegimit të mrekullueshëm në muajin e Ramazanit, unë po reflektoja thellë në kuptimet e vërseteve tridhjetë e tre treguesit e të cilëve erdhën në Risale-i Nur tek Rrezja e parë unë pash se faqja dhe tregimi i vërsetit gjithashtu shikonin tek Risale-i Nuri dhe tek studentët e tij, nga këndvështrimi i marrjes së tyre një pjesë prej tregimit dhe kuptimit, e sidomos prej vërsetit të Dritës tek sureja En-Nur;ato vërsete tregojnë e aludojnë me dhjetë gishtërinjë për Risale-i Nurin;gjithashtu edhe vërsetet e errësirës që vijnë pas atij vërseti tregojnë e aludojnë drejtëpërdrejtë për ata që e luftojnë dhe e kundërshtojnë Risale-i Nurin;këto madje, u japin atyre një pjesë më të madhe. Unë kuptova mjaftë qartë se ky “stacion” ngrihet nga veçantia për tek përbotshmëria, dhe se një pjesë e asaj përbotshmëri
e është Risale-i Nuri dhe sudentët e tij. ” [5]
Këtu shihet qartë se Said Nursi po pretendon se kinse Kur’ani bën isharet për Risale-i Nurin dhe për studentët e tij, All-llahu na ruajt nga ky devijim.
Thotë Said Nursi:“Në atë ditë prej tyre (të tubuarëve), ka fatzi dhe fatbardhë” (Hud, 105), duke vazhduar deri në fund, i jep shenjë dy gjërave të rendësishme, ku përballë kësaj faqeje është një ajet tjetër i famshëm, që sipas shkencës numerike të Kur’anit(xhifër), ka vlerën 1303 dhe në faqen e dytë të sures Shura.
“Përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar” (Shura, 15), ajet ky që ka vlerën 1309, data këto (sipas hixhrit), që tregojnë që Kur’ani famëlartë brenda të gjithë dëgjuesve ka zgjedhur njërin dhe në llogari të Kur’anit flet me komplimente me to. ”
Data e parë jep shenjë për zanafillën e studimeve të autorit, rezultat i të cilave do të ishte Risale-i Nur. Data e ajetit të dytë cakton përfundimin e studimit të tij me një mjet superior, ku brenda tre muajve të një dimri ka përfunduar një qind libra, ku të tjerët i mbaronin në një periudhë të gjatë prej 15 vjetësh. Këtë e ka vërtetuar edhe para dijetarëve të famshëm. Duke e pyetur atë nga cilado shkencë, secili ka marrë përgjigjen e drejtë. Gjithashtu numri i vlerësimit të germave Kur’anike, alegorisht shënon për drejtimin e Risale-i Nurit. [6]
Pretendimet e Said Nursit kinse Kur’ani bën isharet për Risale-i Nurin janë të kota, po të ishin këto thënie të vërteta-a thua vallë nuk do të na kishte treguar Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem apo komentatori më i famshëm i Kur’anit, Ibn Abbasi radiAll-llahu anhu për Said Nursin. Kjo është një shpifje ndaj All-llahut, ndaj të Dërguarit të All-llahut dhe ndaj sahabëve dhe ndaj të gjithë muslimanëve të cilët e pasojnë rugën e të parëve tanë të mirë[selefu-salih].
Keto ishin disa nga ato thenie te Said Nursit, ndersa une jua preferoj nje artikull qe gjendet tek mburoja.net dhe poashtu librin qe ne menyre te pergjithsme i sqaron keto xhemate te ardhura nga Turqia, kliko linket ne vijim:
http://www.mburoja.net/partite-sektet/nurxhite/kujdes-nga-nurxhite.html
http://www.mburoja.net/libra/tarikatet.html

Per ne fund lus Allahun subhanehu ve teala qe ti ruaj muslimanët nga keta devijante dhe lus ata shqipfoles qe jane mashtruar ne xhematin e tyre te largohen nga keto xhemate te humbura, Amin.
Selam alejkum
_____________________________________________

[1] Per ata qe nuk kane degjuar per kete liber, nje sqarim I shkurter [“Risale-I Nur” eshte 14 vëllime me rreth 6000 faqe dhe per ata qe nuk i kanë pare keto vellime-ju tregoj se zakonisht libra e tij jane vetem me ngyjre te kuqe ne gjuhen turke]
[2] Sözler – kapitull në Risale-i Nur
[3] Barla Lâhikası, faq. 26.]
[4] Metoda të ndryshme mbi njoftimin e ngjarjeve që do të ndodhin. Këtë metodë e kanë përdorur Kaldeanët, Asirianët, Babilonasit, Egjiptianët dhe më vonë çifutët e magjistarët që jetuan në mesin e të krishterëve dhe disa mistikë.
[5] Nga përmbledhja Risale-i Nur, Fjala e njëzet e pestë MREKULLIA E KUR’ANIT, Bediuzzaman Said Nursi, Rrezja e njëmbëdhjetë-Një lule e Emirdagut, Gostivar, 2003
[6] Bediuzzaman Said Nursi-III, Faqja: 1/2, nëpërmjet albnur. com apo në librin e botuar”Jeta dhe vepra e këshilltarit të shekullit BEDIUZZAMAN SAID NURSIUT”.

(Pyetja Nr. 22) Besart / Vushtri: / 9-6-2008

Message: Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu. Deshta te di hoxh se cilat ja kushtet per te hyr ne debat me nje bidatqij? Nuk e di sa isha i qart allhu ju shperbleft me te mira.

Përgjigje / 15-6-2008

Nuk lejohet te hysh ne debat me nje bidatçi ne asnje rast, dhe nga rruga e ehli sunetit eshte se ata largoheshin nga bidatçinjte dhe nuk debatonin kurre me ta. Nese behet fjale per sqarimin e argumentit ndonje injoranti te padije, nga i cili shpresohet qe te ndjeke te verteten nese ajo i behet e qarte, kete gje duhet ta beje nje njeri me dije, madje dijetaret kane vene kusht qe personi qe e ben kete duhet te jete dijetar. Kjo, sepse ata kane dyshime ne veten e tyre dhe nese i degjon dyshimet e tyre, mund te ndikohesh prej atyre dyshimeve dhe te bashkohesh me ta, kur ti nuk ke dije te majftueshme dhe as te argumentuar mire, dije e cila te nxjerr ty nga çdo ngushtice. Kete mund te themi shkurtimisht ne lidhje me pyetjen, sepse çeshtja ka shume sqarim dhe ketu nuk eshte vendi per kete. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 21) Nentor / Francë: / 7-6-2008

Message: eselamun aljekum a mund te na spjegoni shkurtimisht diqka rreth wahabizmit cka eshte wahabizmi kush jane wahabistat. Pyetja tjeter: cilat jane duat per te vdekurin cka mund te bejme per te vdekurit? Allahu u shperbleft.

Përgjigje / 14-6-2008

1. Termi “Vehabizem” eshte perdorur nga armiqte e ehli sunetit dhe xhematit ne dy shekujt e fundit, duke ia mveshur kete emer ehli sunetit dhe xhematit. Kete emer e kane marre nga emri i shejh Muhamed iben Abdulvehab, dijetar i madh dhe perterites i mesimeve te ehli sunetit ne shekullin 12 H. Kur perdorin kete term “vehabizem”, kane per qellim te akuzojne ndjekesit e sunetit per ekstremizem dhe veçanerisht ne çeshtjen e shirqeve qe behen ne disa vende muslimane ku muslimanet bejne tavaf neper varre dhe lusin te vdekurit, sepse “vehabistet” (siç thone ata) e ndalojne kete gje dhe e quajne shirk, si dhe ia mveshin ngjarjet e fundit ne lidhje me sulmet vetvrasese qe behen ne vendet muslimane, ku vriten muslimanet, ia mveshin kete gje vehabisteve – dmth ehli sunetit, te cilet ne te vertete jane larg kesaj dhe Islami eshte larg kesaj. Realiteti bashkekohor per muslimanet eshte vertet ca i hidhur dhe çeshtjet jane peshtjelluar, per shkak se ne emer te “ehli sunetit” behen shume vepra te cilat jane larg Islamit, dhe pasojat i tyre i vuajne muslimanet ne pergjithesi, dhe ehli suneti ne veçanti, duke u ndjekur e duke u quajtur me epitete nga me te ndryshmet, nje nga te cilat eshte “vehabi”. Por, tek Allahu ankohemi dhe tek Ai eshte kthimi yne.” Me shume per jeten dhe akiden e shejh Muhamed iben Abdulvehab do te gjeni se shpejti ne kete faqe, me lejen e Allahut.

2. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kur vdes biri Ademit (njeriu), vepra e tij nderpritet perveç tre gjerave: lemosha e vazhdueshme qe ka lene, dija e tij nga e cila perfitojne njerezit dhe djali i mire qe ben lutje per te.” [Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesai]. Pra, keto jane ato qe i shkojne te vdekurit pas vdekjes se tij, dhe ky hadith eshte tekst i qarte ne kete çeshtje. Te vdekurit i shkon gjithashtu haxhi qe djali i tij apo dikush tjeter ben per te. Ndersa leximi i Kuranit per te vdekurin, nuk ka argument qe shperblimi i tij t’i shkoje te vdekurit, perveç krahasimit te tij me haxhin, i cili eshte gjithashtu adhurim qe dikush tjeter e ben per te vdekurin, por ky krahasim ka dallim dhe nuk vlen ne kete rast, sepse çeshtja e haxhit ka ardhur me tekst nga hadithi i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), ndersa leximi i Kuranit jo, dhe nje gje e tille konsiderohet risi ne fe. Nese muslimanet do t’i permbaheshin hadithit dhe do te vepronin ashtu si thote ai ne lidhje me te afermit e tyre te vdekur, kjo do t’ju mjaftonte dhe ata e kane shperblimin tek Allahu. Te afermit e te vdekurit mund te bejne lutje per te vdekurin qe Allahu ta fale e ta meshiroje ate. Po keshtu mund te japin lemoshe per te vdekurin, sepse ajo i shkon atij dhe ai e gjen ate ne librin e veprave te tij te mira, ne diten e Gjykimit. Çeshtjet qe lidhen me te vdekurin jane gjera te fshehta per ne dhe nuk dime gje prej tyre perveç asaj qe na ka njoftuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) te cilit ia ka shpallur Allahu i Madheruar, dhe ne duhet te qendrojme ne keto kufij.

Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 20) Fonci / Greqi: / 6-6-2008

Message: selam alejkum
Pergjigjen e kuptova, por desha te di disa libra te mire sidomos per fillestaret te me tregoni qe ti gjej apo ti blej. Di 2 adresa per te blere por sdi librat qe te marr, islamischen.ch, dhe shtepia botuese nektari. Desha te di edhe per nje liber VARGU I PROFETEVE NEN DRITEN E KUR’ANIT komplet prej 4 libra me autor OSMAN NURI TOPBASH, ta lexoj apo jo se kam lexuar disa gjera te dyshimta dhe kuptoj qe bazoet shpesh here te GAZALIU.

Përgjigje / 7-6-2008

Nje vella nga Kosova, Allahu ja shperblefte me te mira, na dergoi mesazhin e meposhtem:
Message: selam alejkum
Ne lidhje me pyetjen 215 ku thuhet: VARGU I PROFETEVE NEN DRITEN E KUR’ANIT komplet prej 4 libra me autor OSMAN NURI TOPBASH,
Vella keto libra nuk lejohen te lexohen pasi autori ne fjale i perket tarikatit Nakshibendi, per fat të keq jane perkthyer edhe ne gjuhe shqipe keto libra ne keto libra kam pare lloje te ndryshme te shirkut, nder ta eshte nje lloj ibadeti qe ata[nakshibenditë] e bejnë si p.sh RABETA poashtu edhe tevesulin [afrimin] e ndaluar e praktikojne dhe shume bidate te tjera, me gjerësisht rreth ketij tarikati kliko linkun ne vijim:
http://www.mburoja.net/partite-sektet/nakshibendite/kush-jane-nakshibendite.html
dhe poashtu me gjersisht rreth sufizmit dhe ketij xhemati lexo librin:
http://www.mburoja.net/libra/tarikatet.html
Lusim Allahun teala qe libri ne fjale ta sheh driten e botimit pasi jane shtuar aktivitetet e tyre ne Kosove, Shqiperi dhe Maqedoni dhe pak njerez te ilmit ka te cilet flasin per keto xhemate te devijuara dhe te zhytyura ne shirk dhe bidate.

(Pyetja Nr. 19) Fonci / Greqi: / 6-6-2008

Message: selam alejkum
o vllezer jam i ri ne islam dhe desha te me jepni nje pergjigje te qarte.
Dua te di bazat e fesa si njohja e ALLAHUT TE MADHERUAR, ISLAMIN, profetin a.s, shtyllat e besimit, shtyllat e ISLAMIT etj etj te shpjeguara mire, qe ti mesoj njehere e mire, sepse ISLAMIN e mesoj vetem me ane te internetit dhe kam hasur shume porbleme sepse cfare thote ne nje faqe islame nuk thote tjetra, p.sh ne shume faqe lexova qe libri mos u trishto eshte libri me i shitur ne arabi ne 5 vitet e fundit por ketu ne forum lexova qe dijetaret ISLAM nuk keshillojne per leximin e tij, une madje e bleva kete liber tek islamischen.ch dhe se kam lexuar dhe se di cte bej tani, ta lexoj apo ta djeg. Pra dua te me keshilloni se cilat libra duhet ti blej dhe ku mund ti gjej per te rinjte dhe pak te perparuar. O vllezer kam lexuar bile ne nje faqe interneti qe disa faqe lexohen dhe disa jo.

Përgjigje / 6-6-2008

Padyshim qe do te hasesh probleme te tilla vella, perderisa nuk ke mesues qe te orientoje. Ne mund te japim disa keshilla te pergjithshme, duke shpresuar te te ndihmojme, dhe dije se kush e kerkon te verteten, e gjen ate. Vella, kur ne i lutemi Allahut te na udhezoje ne rrugen e drejte, ne suren el Fatiha (Ihdinas siratal mustekim), te cilen e lexojme ne çdo rekat namazi qe falim, kuptimi i saj eshte: na udhezo per ne Islam, qe te njohim dhe te pranojme Islamin, dhe pasi jemi udhezuar dhe e kemi pranuar Islamin, atehere te na udhezoje brenda ne Islam per ne rrugen e sakte autentike me rrugen e Pejgamberit dhe shokeve te tij. Kjo sepse shume prej muslimaneve kane ndjekur rruge te gabuara dhe larg rruges se Pejgamberit, duke shpikur gjera te reja ne fe, apo duke futur ne te gjera te marra nga te tjeret, siç jane filozofet, bestytnite, etj. Pra, se pari futesh ne Islam dhe kur gjen se ne te ka disa grupe te ndryshme, kerko te verteten prej tyre, sepse edhe ymeti musliman eshte ndare ashtu si edhe popujt e tjere: çifutet dhe te krishteret, dhe padyshim se e verteta eshte vetem nje dhe si rrjedhoje grupi qe ndjek te verteten eshte nje, dhe qe ta gjesh ate eshte shume e lehte: mjafton qe ta kerkosh me sinqeritet, dhe Allahu te udhezon tek ai. Nuk themi se grupet e devijuara nga e verteta jane jomuslimane, por themi se ata jane te humbur ne varesi te largimit nga e verteta; kush me shume e kush me pak, dhe çeshtja e tyre eshte tek Allahu, nese do i fal dhe nese do i denon, por askush prej njesuesve te Allahut nuk do te mbese pergjithmone ne zjarrin e xhehenemit, por do te qendroje ne te ne varesi te gjynaheve te tij, pastaj Allahu do ta nxjerre ate me meshiren e Tij, perderisa ai ka qene musliman.

Per temat qe permend se kerkon njohuri rreth tyre, ne i kemi publikuar disa materiale, dhe vazhdojme te publikojme me sa te mundemi. Keto i gjen ne kendin e Akides.

Ne lidhje me librin “Mos u trishto”, edhe pse mund te jete libri me i shitur, nuk do te thote se eshte i sakte, por ne te ka shume gjera te pasakta, dhe autori nuk ben dallim mes argumentimit me argumente te sakta apo te dobeta. Shkaku i moskeshillimit per leximin e librave te ketij autori “Aid el Karni”, eshte se ai nuk ndjek rrugen e selefeve – te pareve te ymetit musliman, as ne vepren, as ne bindjet dhe as ne shkrimet e tij. Nuk kemi per qellim te flasim kunder Dr. Aid el Karni dhe as kunder ndonje tjetri, por e verteta eshte ajo qe duhet te ndjekim dhe te nxjerrim ne pah. Njerezit maten nga e verteta dhe jo e verteta nga njerezit. Nuk themi qe ta djegesh librin e tij, por themi qe duhet te lexosh gjera te tjera me pare, me qellim qe te mesosh me shume per Islamin e vertete dhe te besh dallim nga e sakta dhe e pasakta. Pra, kjo eshte keshille per te miren tende dhe te gjithe muslimaneve, qe te pakten ne fillimet e kerkimit te dijes te fillojne me gjerat per te cilat nuk ka dyshim ne saktesine e tyre, deri sa te vendosin rrenje, pastaj mund te lexojne çdo gje nese bejne dallim dhe kane kohe.

Me faqet e internetit eshte e njejta gje vella; secila pretendon se ndjek te verteten, por ne te japim nje keshille: ne ato faqe ku madherohet çeshtja e dijetareve dhe thuhet se jane autentike me burimet Islame dhe ndjekin rrugen e selefeve; opinioni i pergjithshem eshte se ato ndjekin rrugen e sakte me sa te munden dhe jo se jane 100 % te sakta dhe nuk kane gabime, sepse te gjithe njerezit kane gabime, por kemi per qellim rrugen e ndjekur ne vija te pergjithshme. Nuk mjafton qe te jete ne rrugen e sakte te selefeve, nje faqe interteni apo nje person me dije i cili thote se ndjek Kuranin dhe Sunetin, pa shtuar edhe fjalen “sipas kuptimit te selefeve”, pasi qe vella, sikur ty te thuhej ta lexoje Kuranin dhe ta kuptoje vete ate, a do te mundje? -“Jo”, por ai duhet te komentohet me ane te sunetit te pejgamberit, te cilin e kane kuptuar me se miri shoket e pejgamberit, dhe kete ua kane percjelle dijetareve brez pas brezi. Prandaj themi: “Ne ndjekim Kuranin dhe Sunetin sipas kuptimit te selefeve”. Keto jane disa shenja paraprake, te pergjithshme, dhe jo gjykuese, sepse gjykimi jepet sipas permbajtjes reale te çdo faqe interneti apo libri.

Lusim Allahun te na udhezoje ne te verteten dhe t’i bashkoje muslimanet ne te verteten! Allahu ka ne Dore gjithçka dhe Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 18) Fonci / Greqi: / 4-6-2008

Message: selam alejkum desh tju bej disa pyetje rreth shtetit te iranit se a jane musliman apo jo (si shtet apo si popull), cfare qendrimi kane mbajtur dijetaret selefi rreth porgramit berthamor te iranit, mesa di une ato jane shit dhe ne duhet te mbajme anen e izraelit dhe amerikanit duke pasu parasysh se ditet e fundit te kesaj bote do te bashkohemi me kristianet (ameriken) apo te mbajme tani anen e shitve sepse me ameriken dhe izraelen jemi ne lufte.

O vllezer, libri MINHAXH EL MUSLIM per cfare tregon, mos eshte me hadithet e muslimit?

A jetojme ne tani ne kohe fitnesh apo jo? Me shkruani disa hadithe rreth kesaj ceshtje dhe disa hadithe rreth rendesise se shamit.

Përgjigje / 4-6-2008

Mos e lodh mendjen me keto mendime vella, se nuk do te arrish veçse lodhje e merzitje. Ne kete rast ne nuk mbajme as anen e Iranit dhe as ate te Irzaelit e Amerikes, sepse askush nuk na ka vene para nje zgjedhjeje te tille, dhe neve nuk na lejohet te jemi me asnjeren pale. Hadithet ku thuhet se do te bashkohemi me te krishteret kunder nje armiku te perbashket nuk mund te zbriten ne aktualitet, dhe kjo gje nuk do te dihet vetem se kur te ndodhe.

Libri “Minhaxhul Muslim” = “Rruga e Muslimanit”, flet per çeshtje te akides e te fikhut te cilat duhet t’i besoje dhe t’i praktikoje muslimani, dhe nuk ka lidhje me “Sahihun” e Muslimit, edhe pse ne te ka hadithe nga Muslimi e autore te tjere te librave te Hadithit.

Per te kuptuar hadithet e fitneve dhe realitetin bashkekohor, ju keshillojme te lexoni ketu.

(Pyetja Nr. 17) Hasani / Gjermani: / 4-6-2008

Message: selamualejkum we rahmetullah vellait. A ka mundesi te na tregoni diqka ne lidhje me Akiden e Imam Maturidiut, gabimet e tij, dhe qka kane thene dijetaret per te?

Përgjigje / 15-6-2008

El-Maturidije eshte nje grup skolastik, i cili i adresohet Ebu Mensur Muhamed iben Muhamed iben Muhamed el Maturidi-ut. Ky grup eshte ngritur me perdorimin e argumenteve dhe provave logjike e skolastike (filozofike) per te rrezuar argumentet e kundershtareve te tyre prej mutezilive, xhehmive, etj. Ky grup ka kaluar neper disa faza dhe nuk eshte njohur me kete emer veçse pas vdekjes se Ebu Mensur el Maturidi-ut, (i cili ka vdekur ne vitin 333 H). Nuk eshte shkruajtur shume per jeten e Maturidiut ne librat e biografive, dhe as se ku e ka marre dijen dhe kush kane qene shejhat e tij, perveç njerit: Nasir iben Jahja el Belhi, nga i cili ka marre dijen e fikhut hanefi dhe skolastiken (ilmul kelam). Ka qene bashkekohes i Ebu el Hasen el Eshari, por nuk eshte vertetuar ndonje takim mes tyre. Ka shkruar disa libra ne usul fikh, ne tefsir dhe ne akide, ku ka treguar edhe akiden e tij, nje akide e perziere mes asaj xhehmije, mutezilije dhe esharije, por me nje rruge tjeter nga rruga secilit prej atyre grupeve, per te dale keshtu me formimin e nje grupi te ri, i cili futet ne 72 grupet e humbura prej grupeve te popullit musliman, Allahu na ruajte nga te qenet prej tyre! Kjo eshte nje permbledhje shume e shkurter ne lidhje me grupin dhe rrugen el maturidi, dhe po mjaftohemi me kete per te pasur disa njohuri te pergjithshme, sepse ketu nuk eshte vendi per te folur ne hollesi ne lidhje me kete grup apo me akiden e Maturidiut, por keto qe thame jane permbledhese dhe te japin pershtypjen se ciles rruge i perket; larg akides dhe rruges se ehli sunetit dhe xhematit. [Per me shume hollesi, keni nje material te posaçem per Maturidite, ne kete link: http://saaid.net/feraq/mthahb/6.htm] Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 16) Ebu Abdilah / Kanada: / 2-6-2008

Message: asselamu aleykum
ni vlla um pyeti a bon per ni dijetar ose talib ul ilm mi msu muslimont me pare shkenca te Islamit edhe Kuran? Barakallahu feekum.

Përgjigje / 12-6-2008

Ne Fetvane nr. 4264 dhe ne Fetvane nr. 18612, te Komisionit te Perhershem te Fetvave ne Saudi, thuhet: “Marrja shperblim per te mesuarit e Kuranit eshte e lejuar sipas mendimit me te sakte te dijetareve, bazuar ne kuptimin e pergjithshem te fjales se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Libri i Allahut eshte ai qe meriton me shume te merrni shperblim per te.”

Po keshtu per shkencat e tjera te Islamit, dijetaret bashkekohore jane te gjithe dakord se lejohet te merret shperblim per dhenien mesim te tyre. Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 15) Alfonc / Greqi: / 31-5-2008

Message: O vllezer desha te me sygjeroni disa libra per ti lexuar ose per ti blere qe kane keshilluar dijetaret selefi per ti lexuar, se une kam hyre tek website islamischen.ch qe shet libra te perkthyera ne shqip (ti dergojne me poste) por nuk i di se si jane d.m.th te mire apo te keq, madje kam blere dhe librin MOS U TRISHTO (ta lexoj kete apo jo), me shkruani pak rreth librave qe shesin ato (islamischen.ch) ose ku mund te blej libra te mire. Ku mund ta gjej librin FILLIMI DHE FUNDI te ibn kethirit ne shqip?

Përgjigje / 31-5-2008

Pergjigjen e meposhtme na e ka derguar vella Iliri, Allahu ia shperblefte me te mira, dhe ne e aprovojme pergjigjen e tij:

“Vella, ne web faqen islamischen.ch librat te cilat te i kisha preferu me lexu jane si ne vijim: 1. Akideja e Vasitit Autor Ibn Tejmije, 2. Zahireja e shtegtarit per te Zoti i tij Autor Ibn Kajim el Xheuzije, 3. Keshilla e Ibn Kudames Autor Ibn Kudame el Makdesi, 4. Besimi i mjaftushem Autor Ibn Kudame el Makdesi, 5. Hadithe te dobeta te cilat i ka nxjerr imam Albani(rahimehullah)Autor Abdyl Fuga, 6. Kurthat e shejtani Autor Ibn Kajim el-Xheuzije, 7. Fetvatë e të Dërguarit të Allahut a.s. Autor Ibn Kajim el Xheuzije, 8. Rruga e lumturisë së përjetshme – Modeli i njeriut të përsosur Autor Ibn Kudame el-Makdesi, 9. Rijadu – Salihin Autor Imam Neveviu, 10. Sëmundja dhe Ilaçi Autor Ibn Kajim el Xheuzije, 11. Shpirti Autor Ibn Kajim el-Xheuzije, 12. Urtësia në bindje ndaj urdhëresave të Allahut Autor Ib Tejmija, 13. Nektari i vulosur i Xhenetit Autor Sufijurrahman El- Mubarekfuri, 13. Minhaxh el Muslim Autor Ebu Bekër El Xhezairi, 14. Gjuetia e meditimeve Autor Abdurrhman Ibn Xheuzi, 15. Enciklopedia e dijenisë dhe e urtësisë Autor Ibn Rexheb el-Hanbeli, 16. Tefsiri i Ibn Kethirit, pjesa e parë Autor Ibn Kthiri. Keto jane vella librat te cilat ti kisha preferu ne ket web faqe,gjithashtu shiko pyetjen numer 13.
Po keshtu, librat e librarise Imam Albani: Libraria IMAM ALBANI
We selamun alejkum we rahmetullah!

(Pyetja Nr. 14) Anonim / Gjermani: / 30-5-2008

Message: Selamu alejkum
Deshta me pyt se a mundesh mi qujt kryetaret musliman tagute sepse ata nuk utheheqin me sheriat? Allahu ju shperplefte.

Përgjigje / 6-6-2008

Ky emertim i udheheqesve te vendeve muslimane sot, perdoret nga ndjekesit e havarixheve, nese nuk themi havarixhet, megjithese nuk ka ndonje dallim perveç faktit se havarixhet e shprehin se kush vepron gjynah te madh, eshte kafir, ndersa keta sot nuk e shprehin kete. Nese nje udheheqes i vendeve muslimane, ka vepruar gjera qe jane kufer dhe atij i eshte sqaruar argumenti, dhe ka vazhduar ne kufrin e tij, atehere ai eshte kafir. Pra, nese plotesohen kushtet e tekfirit dhe nuk ka pengesa nga te quajturit e tij kafir, ai quhet kafir. E nese arrin apo jo deri ne tagut, qe te kerkoje nga njerezit qe ta adhurojne, atehere quhet tagut. Por, ata qe e perdorin kete shprehje kane per qellim te thone se kush nuk gjykon me ligjin e Allahut, ai eshte tagut, sepse perderisa nuk gjykon me ligj te Allahut, kerkon te gjykoje me ligj tjeter te cilin e ka nxjerre vet, dhe nxjerrja e ligjeve sipas ketyre eshte kufer, sepse kjo i takon vetem Allahut. Dhe kjo eshte injorance e plote me sheriatin Islam, sepse edhe dijetaret mund te nxjerrin ligje te reja, nese nuk ka tekste nga sheriati, duke u mbeshtetur ne kijas, seddu dheraii, mesalih mursele, etj, qe ata duhet t’i dine, dhe kjo nuk eshte kufer, por sistemim i ligjeve dhe nxjerrje e tyre ne formen me te lehte per t’u kuptuar dhe zbatuar.

Ndersa per te gjykuarit me ligj tjeter perveç ligjit te Allahut, dijetaret jane te mendimit se ai eshte nga gjynahet e medha dhe jo kufer, perderisa nuk lidhet me besimin; d.m.th. nese nje udheheqes shteti gjykon me ligj tjeter perveç ligjit te Allahut duke besuar ai ligji tjeter eshte me i mire, ka bere kufer. Po keshtu nese beson se jane njesoj, ka bere kufer. Edhe nese beson se eshte i lire te zgjedhe dhe te gjykoje me çfare te doje prej ligjeve, perseri ka bere kufer. Ne te gjitha keto raste, atij i duhet sqaruar argumenti nga dijetaret dhe pastaj te jepet gjykimi per te.

Pra, keto jane çeshtje te medha per njerez me dije, per dijetare. Prandaj, detyra jone eshte te nxem dije dhe te ulim koken, jo te shohim ne çeshtje me te medha se ne, sepse keshtu humbim veten edhe te tjeret. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 13) Eljesa / Shqipëri: / 30-5-2008

Message: Eselamualejkum. Ju kam shkruar para disa ditëve per nje çeshtje në lidhje me drejtuesin,kam edhe një pyetje .Sot jetojmë ne një shtet laik te pakten kështu quhet Shqiperia edhe nese ka probleme një xhemat x, a lejohet me u ankue tek Emiri i mulimaneve kur ka ankesa pothuajse krejt xhemati unanimisht nga drejtuesi myftia apo imami sot kemi një komiteti musliman kujdeset per preblemet e muslimaneve apo financon, emron myfti apo imam dhe pa dijen e tij nuk ta njeh si drejtues dhe dihet se sot komuniteti ka një drejtues jo te afte siç e kerkon Sheriati i Allahut, Dhe nese lejohet me u ankue per shembull me ba një peticion me parashtrue hallet dhe problemet qe ka x xhemat, si duhet me u paraqit, a duhet me pas nje organizator qe kryeson apo ku e di unë se ç’far, sidomos kur nuk funksionon as kshill xhamie. A mos eshte kjo ankes farz kur njihet gjendja aktuale? Allahu jua lehtesofte.

Përgjigje / 6-6-2008

Komuniteti musliman nuk quhet Emir i muslimaneve, por ai eshte nje institucion fetar i cili perfaqeson muslimanet e nje vendi, zakonisht ne vendet jomuslimane dhe muslimanet i drejtohen ketij institucioni per zgjidhjet e problemeve te tyre te brendshme apo edhe te jashtme. Nese do te ngrihet nje organizator me kete pune, kjo del ne formen e ngritjes krye kunder personave te caktuar nga Komuniteti musliman, per te rrezuar ata dhe per te vendosur organizatorin ne vend te tij. Menyra e dergeses se ankeses te komuniteti musliman nuk eshte diçka e prere apo nje rruge e vetme, e rendesishme qe te mblidhet xhemati dhe te biene dakord per disa pika te caktuara, pastaj te shkoje nje delegacion qofte edhe prej 2-3 vetesh te Komuniteti musliman qe te paraqese ankesen apo kerkesen. Kjo duhet bere me menyren me te mire dhe duke iu permbajtur edukates Islame. Pastaj Komuneteti musliman e studion çeshtjen dhe vendos, e ju nuk keni ndonje detyrim tjeter dhe asnje gjynah, per ate qe vendos Komuneteti musliman. Ju beni sa te mundni per te miren e thirrjes dhe ruajuni demtimit te saj me ndonje veper te pamatur, e cila rrjedh zakonisht nga emocionet dhe xhelozia per fene, por jo gjithnje kjo xhelozi eshte e mire dhe jo gjithnje te çon ne arritjen e te mires dhe ne zgjedhjen e asaj qe eshte me e mire. Duhet te keni parasysh faktin se pushteti qe i vjen secilit njeri, i vjen nga Allahu, qofte edhe nese njeriu eshte veperkeq apo edhe kafir, sepse ne suren Al Imran 26, Allahu thote: “Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.”

Pra, e gjithe çeshtja eshte ne Dore te Allahut, dhe ju duhet t’i luteni Allahut me sinqeritet dhe perulje, qe t’ju vendos ne krye, qofte mufti apo imam, dike qe eshte me i afte dhe te cilin e doni. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 12) Abdullah / Vushtri: / 29-5-2008

Message: Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu , desha te bej disa pytje: 1. si te veproj kur namazin e vitrit nuk kam mund me fal dhe ka hyr koha e mengjesit, 2. A ka pasur akiden e ehli sunnetit Amir Khatab (muxhahidi nga Çeçenia), 3. Diqka rreth devijimeve te Ihuanal Muslimin, Allahu ju shperbleft.

Përgjigje / 4-6-2008

1. Ne rast se hyn koha e sabahut dhe nuk e ke falur vitrin, atehere mund te falesh paradite nje numer me shume rekatesh nga ato qe fal zakonisht vitrin, dmth: nese e fal vitrin me 3 rekate zakonisht, atehere fal 4 rekate namaz (2+2) qe pas ngritjes se diellit deri para drekes.

2. Nuk dime gje per akiden e Khattabit, dhe kush di, eshte i lutur te na shkruaje. Por kjo gje nuk do te sjelle ndonje perfitim, sepse ai tashme ka vdekur dhe çeshtja e tij eshte tek Allahu.

3. Ne lidhje me “Ihvanul Muslimin” po permendim Fetvane Nr. 9018, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz. Pyetja: Cili eshte gjykimi per “El Ihvan el muslimin”; a jane ndjekes te bidatit apo neglizhues? Cili eshte menhexhi qe duhet ndjekur dhe kapur per te, pas Kuranit dhe Sunetit?

Pergjigja: Menhexhi qe duhet ndjekur dhe per te cilin duhet kapur eshte Kurani dhe Suneti, si dhe te mbeshteturit per kuptimin e tyre, tek Allahu pastaj tek fjalet e selefeve tane te mire qe i sqarojne ato. Ndersa ne lidhje me Ihvanet; kushdo prej tyre qe eshte i kapur me menhexhin e Kuranit dhe Sunetit, me dije dhe veper, ai eshte prej ehli Sunetit dhe Xhematit, ndersa kush le mangut diç prej ketyre, ose shton mbi to, ai eshte neglizhues ose teprues, ne varesi te devijimit dhe bidatit qe kryhet nga ai.” Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 11) Dardani / Gjermani: / 27-5-2008

Message: Selamun alejkum !
A preferohet pre ketij shejhi Muhammed el-Gazalij te lexohen librat e tij e sidomos ky libri i ri i cili eshte botuar para nje viti edhe ne perkthim shqip me titullin ´´Tefsir tematik i Kur’anit famëlartë´´
Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 31-5-2008

Per kete pyetje, perseri vella Iliri, Allahu ia shperblefte me te mira, na dergoi mesazhin e meposhtem:

Shejh el-Albani ka thene per el-Ghazalin ne shenimet e librit “Faljet e Profetit, nga fillimi deri ne fund, sikur ta shikonit vete”:
Une (Shejh el-Albani) tani them: shkrimet e fundit te Muhamed el-Ghazalit si libri i tij i sapodale titulluar es-Sunah en-Nabauijah bejna Ehl el-Hadith ue Ehl el-Fiqh (Suneti Profetik midis Njerezve te Hadithit dhe Njerezve te Fikhut) ka konfirmuar se ai vete eshte njeri prej atyre ftuesve ne Islam qe jane “per veten e tyre shume te ngaterruar”! Shkrimet e tij per shume kohe kane tradhtuar (kane vene ne pah) ngaterrimin e tij, shkaperderdhjen e Sunetit, dhe perdorimin e tij te intelektit per te bere autentik ose te hedhe poshte hadithin, duke mos u kthyer ne principet dhe shkencen e Hadithit, as eksperteve te kesaj fushe; perkundrazi, çfaredo qe i pelqen atij, ai e ben autentik, edhe nqs eshte i dobet (daif), dhe deklaron te papranueshem (qe nuk duhet te mbeshtetesh) çfare nuk i pelqen atij, edhe nqs eshte pranuar te jete autentik (sahih)!
Rruga (Menyra) e tij shihet me qarte ne diskutimin e tij te hadithit ne librin e meparshem Fikh es-Sirah, ku ai shpjegon metodologjine e tij ne te pranuarit e haditheve te papranueshme dhe lenien e atyre qe jane autentike vetem ne baza te tekstit te hadithit, prej se ciles lexuesi mund te shohe se kriticizimi i vertete i Hadithit nuk ka vlere ne syte e tij nqs e kundershton nje “analize te arsyeshme”, e cila ndryshon shume nga nje person ne tjetrin, sepse çka eshte e verteta per nje person eshte genjeshter per nje tjeter! Atehere i gjithe Islami behet subjekt i tekave personale, duke mos patur as principe as pika referimi, perveç opinioneve personale. Kjo eshte shume larg se vertetes, “se Isnadi [zingjiri i transmetuesve] eshte pjese e fese. Po te mos ishte Isnadi, njerezit do te kishin thene çfare te deshironin (sipas tekave).”
Libri i tij i permendur me lart, ka ekspozuar te njerezit metodologjine e tij Mu’tezilite, moskonsiderimin e tij te gabuar per Imamet e Hadithit dhe perpjeket e tyre neper shekuj per t’i sherbyer Sunetit dhe te dalloni traditat e sakta nga ato qe jane te papranueshme, dhe mungesen e vleresimit te tij per mundimet e Imameve te Fikhut ne shtrimin e tyre te principeve dhe zhvillimin e çeshtjeve ne ato baza, sepse ai merr prej ketyre dhe le prej tyre si te deshiroje, duke mos patur perputhje me ndonje grup principesh ose bazash thelbesore!
Thanë: “Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithdijshmi, i Urti!” (Kur’an, Bekare 2:32)
http://www.mburoja.net/personalitete/MuhamedelGazali.html
Wes selamun alejkum we rahmetullah!

(Pyetja Nr. 10) Abdurrahman / Itali: / 27-5-2008

Message: selam alejkum.desha te dija vella se ne cilet libra gjindet hadithi i 73 grupeve, apo 72 grupeve, pasi ne nje bisede me nje vella musliman kur une i thashe ate hadith ai me tha qe eshte daif se kishte degjuar nje ders ku thoshin qe ishte daif dhe nuk ndodhej tek 6 sunenet. Nese ka mundesi te mi jepni te gjitha referencat se ku gjindet hadithi.

Përgjigje / 31-5-2008

Hadithin e ndarjes se çifuteve ne 71 grupe, te krishtereve ne 72 grupe dhe te muslimaneve ne 73 grupe, e transmeton Ebu Daudi 4596, Iben Maxheh 3992, Iben Hibani 1834, Ahmedi 2/332, El Hakim 1/128, el Axhurri ne “Esh Sherijah” f. 25. Shejh Albani e ka bere nxjerrjen e tij ne “Es Silsiletu es Sahiha” 203, “Dhilalul Xheneh” 63. Per saktesine e hadithit nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve te hadithit.

(Pyetja Nr. 9) Anonim / Prishtinë / 27-5-2008

Message: Selam Alejkum. -Kisha dasht me dit diq per Harun Yahjen , ne qofse kishit munder te flisni diq per te dhe per kontributin qe ka dhen ai per fen. Allahu ju begatoft me te mira dhe ju shperbleft per mundin tuaj. AMIN.

Përgjigje / 31-5-2008

Per kete pyetje, nje vella me emrin Ilir, i cili gjendet ne Gjermani, Allahu ia shperblefte me te mira, na dergoi mesazhin e meposhtem:

“Në lidhje me Harun Jahja:
Përmbledhje përgënjeshtrimesh nga burime në të cilat është trajtuar doktrina e predikuar në publikimet që botohen nën emrin “Harun Jahja”.
Harun Jahja nuk është një emër i vërtetë, por është pseudonim për Adnan Oktar, i cili është një “intelektual” Turk. Materialet e tij përqendrohen rreth thirrjes për në Rububije [Zotërimin e Allahut], ndërsa shtyrja e përgjithshme duket të jetë unifikimi i të gjitha feve, me theks në moral, drejtësi, etj. Një person mund ta lexojë materialin e tij dhe të mendojë që “Islami, Krishterimi dhe Judaizmi, të gjitha thërrasin në të njëjtën gjë”. Në përgjithësi, zor se ka ndonjë mbështetje në Sunet në materialet e tij. Mund të jetë rasti që individët, organizata, etj, pas këtij emri/shenje të “Harun Jahja” në të vërtetë refuzojnë Sunetin dhe e konsiderojnë të jetë diçka që më parë përçan muslimanët sesa që i bashkon ata. Në punimet e tij ka kundërshtime të akides [kredos] së Selefëve, siç është referimi dhe parashtrimi i doktrinës së Uahdet-ul-Wuxhud [Uniteti i Ekzistencës].
Së pari, vëllezër të dashur, duhet ta pyesim veten se a është feja për tek e cila po thërret Harun Jahja në librat dhe web-faqen e vet feja e njëjtë e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të?
Duke pasur parasysh që Harun Jahja ka në punimet e veta fjalë të Sufive si “imam” Rabani dhe Muhjidin Ibn Arabi, të cilët janë të njohur si thirrës për në Uahdet-ul-Wuxhud [Unitet të Ekzistencës], mund të themi me siguri që përgjigja është JO, kjo s’është feja e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Këta mosbesimtarë, të cilët po i thërrisni për në Islam, dhe Allahu ju shpërbleftë për këtë, a do të jenë ata më afër për të hyrë në parajsë nëse thonë që nuk kanë adhuruar tjetër përveç Allahut, ndërsa kanë besuar që Allahu qe gërshetuar me gjithë ekzistencën? Kini parasysh që, nëse këta mosbesimtarë lexojnë librat dhe shikojnë web-faqen e tij, ata mund të thonë la ilahe ilaAllah, mirëpo ata do ta bënin këtë duke menduar se Zoti i tyre është në shtëpinë e tyre, është dielli, karrigia, shehu Sufi, etj, ngaqë kjo është rezultati i fundit i Uahdet-ul-Wuxhud. Ky farë Harun Jahja ose është
i paditur për Islamin, në të cilin rast ju s’duhet ta udhëzoni ndonjë për tek ai; ose ka njohuri rreth Islamit dhe po përpiqet t’i thërrasë njerëzit për në një rrugë djallëzore, tjetër nga ajo e pejgamberit Muhamed, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, në të cilin rast ju, përsëri, s’duhet ta udhëzoni ndonjë për tek ai.
Per me shume te dhena per Harun Jahja ju preferoj te vizitoni ket web faqe : http://www.mburoja.net/partite-sektet/harun-jahja/Pergenjeshtrime.html
Wes selamun alejkum we rahmetullah!

(Pyetja Nr. 8) Muhamedi / Zvicër: / 17-5-2008

Message: Eseelamu Alejkum ve rahmetull-llah
Ne me sa kemi has ne librat selefite (te saktat) thuhet se nuk guxon qe ti behet udheheqesit KHURUXH (kryengritje) edhe nese eshte mekatar por duhet lutur All-llahun per ta udhezuar ate.
Si ti pergjigjemi disave qe marin shembull SEID IBN XHUBEJRIN rahimehull-llah qe i ka bere khuruxh Haxh-xhaxh bin Jusufit dhe me kete ata e lejojne khuruxhin?

Përgjigje / 23-5-2008

Eshte e vertete qe Seid iben Xhubejr (Allahu e meshirofte!) ka ngritur krye kunder Haxhaxhit bashke me Ibnul Eshath, kete e permendin librat e Historise, por ne ato libra permenden gjithashtu shkaqet e kesaj kryengritje, menyren e saj dhe perfundimin qe shkoi me vrasjen e Iben Xhubejrit nga Haxhaxhi, dhe ne to thuhet gjithashtu se Iben Xhubejri e pranoi se kishte gabuar ne lidhje me kryengritjen. Pra, nuk ka vend per dyshim ketu dhe as argument per havarixhet qe te lejojne huruxhin, sepse edhe sikur te kishte qene sahabij ai qe ngrinte kryet kunder halifes se muslimaneve, do te thoshim qe ka gabuar ne ixhtihadin dhe vepren e tij, dhe ai ka shperblimin e ixhtihadit, por vepra e tij eshte gabim dhe nuk lejohet te pasohet ne ate veper. Kjo eshte rruga e Ehli Sunetit dhe xhematit, ndjekin xhematin dhe jo ate qe veçohet nga xhemati, kushdo qe te jete ai. Perse nuk thone ata se Aishja (radiallahu anha) ka qene e para qe ka ngritur krye kunder prijesit te besimtareve, Aliut (radiallahu anhuma)? Sepse jemi urdheruar te heshtim per kundershtimin qe ka ndodhur mes sahabeve dhe te mos qortojme askend prej tyre, por te themi se ata kane bere ixhtihad dhe secili ka shperblimin per ixhtihadin e vet, por a merret argument vepra e tyre per te lejuar huruxhin kunder prijesit te besimtareve? Ne asnje menyre, askush nuk e thote kete. Atehere si mund te merret per argument vepra e nje dijetari te vetem i cili nuk ka qene as prej sahabeve por prej tabiineve, nderkohe qe dijetaret kane kundershtim nese merret per argument mendimi i sahabiut qe e ka nga ixhtihadi i tij apo jo? Keshtu qe, per vepren e Seid iben Xhubejr nuk thuhet veçse qe ai ka vepruar me ixhtihadin e vet dhe ka gabuar, madje edhe vete e ka pranuar kete gabim, per te cilin i ka kerkuar falje nga Allahu dhe eshte penduar tek Ai, dhe Allahu ja ka falur atij. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 7) Muhamedi / 16-5-2008

Message: Esselamu Alejkum.
Po ndegjojm nga dikush se ne kohe te sodit, mbas vdekjes se shejh Albanit, ibn Bazit dhe ibn Uthejminit Rahimehumull-llah nuk ka dijetar muxhtehiddin sa eshte e sakt kjo?

Përgjigje / 17-5-2008

Eshte e vertete se me vdekjen e tre dijetareve te medhenj qe permenden ne pyetje, ymeti musliman sot ka humbur diçka te madhe, por megjithate, dijetare te medhenj ka dhe do te kete gjithnje, uelhamdu lilah.

(Pyetja Nr. 6) Anonim: / 13-5-2008

Message: Selam alejkum
A mund te ma thoni definicjonin e fjales Selefi?
Allahu ju ruajt -Selam alejkum

Përgjigje / 16-5-2008

Lexoni ketu.

(Pyetja Nr. 5) Beni / Shqipëri: / 13-5-2008

Message: selamun Alejkum.
Vella, une kisha nje pyetje ne lidhje me nje çeshtje te vendit ku jetoi.
Neve kemi nje myfti qe ne pergjithesi eshte i dobet ne dije fetare si ne teuhid ,fik,menhexh biles ne kete te fundit nuk e din as vet ç’fare menhexhi ka ,i ndëgjon ndjeksit e selefeve dhe thote ashtu eshte sic thoni juve i ndegjon ihuansat dhe edhe atyre ju thote mire e keni biles ne shume ceshteje fiku merre nga kokat e ihuana-muslimin dhe qe dihet qe jane ne kundershtim te prere me te paret tane te mire .p.sh çeshtja e muzikes etjer..
Neve si xhemat i kerkuam duke e keshilluar (duke pasur para syshe se na kane ardhur talebe nga shkollat) qe t’ua leshoje kete detyre atyreve qe mund te japin me shume ne aspektet e islamit (dhe ne veçanti ne çeshtjen e thirrjes pasi ketu ku jetojme neve shirku eshte shume i perhapur dhe ky myfti nuk po ben asnje perpjekje per kete ,por vete merret me ceshtjen e pronave).Mirepo çfare ndodhi ky myfti desh na bere fitne shume te madhe ,dhe e akuzoi direkt nxenesin e dijes se po e bene kete problem(dhe ne te veretete nxe.i dijes nuk kishte gishte ne kete kerkes te xhemati)dhe myftiu duke jua parashtruar ceshtjen disa prej nxenesve te dijes ne shqiperi si per sh.p I.Bardhoshit (dhe duke u treguar varjantin e tij per ceshtjen )na tha neve se une nuk kam ndermend ta leshoj kete detyre .dhe neve per te mos rene ne fitne e e mbyllem kete ceshtje .mirepo pas disa kohesh nxe.i dijes (qe ne dije dhe menhexh eshte mire) ne menyre nxitese dhe po thuaj gati te hapur po kerkon largimin e myftiut dhe kuptohet te marre vete kete detyre .(dhe une konkretisht e kundershtova nxe,e dijes duke pasur para sysh ceshtje e te kerkuarit te pergjegjesise ,sic e shpjegon Shejhul islam ne librin e tij ”Urtesija ne bindje ndaj udherave te Allahut”ku sjell si argumrnt hadithe nga Profeti salall-llahu alejhi e selam “se neve nuk ja japim pushteti atij qe e kerkon ” dhe ndodhen tre hadith qe flasin per kete ceshtje) dhe konkretisht gjendja eshte hiç e mire pasi dihet kur nxe,e dijes nuk nderhyjne ne te tilla raste xhemati perçahet dhe fillojne inatet ,s’mirat pergojimet ndarjet dhe tensionimet . tani per tani edhte kjo gjendje dh e nuk dijme si te veprojme. Po patet mundesi te na ndihmoni me ndonje mendim ose ide rrethe kesaj ceshtje Allahu ju mdihmohte.

Përgjigje / 16-5-2008

Nuk eshte kusht qe nxenesi i dijes ta beje thirrjen dhe ta perhape dijen qe ka duke zene nje post siç eshte posti i “Myftiut”, madje kjo eshte pergjegjesi dhe mund te thuhet se ajo qe kerkohet te arrihet me marrjen e ketij posti per berjen dawa (thirrje) e pune te hajrit, nuk arrihet madje harrohet, per shkak te preokupimit me pune te tjera zyrtare etj. Perveç kesaj, Mufti eshte posti me i larte ne lidhje me fene, dhe personi i cili caktohet mufti duhet te jete dijetar muxhtehid, dhe jo thjesht nxenes dije dhe as nxenes dije i madh, por dijetar i madh. Keshtu qe kerkimi i ketij posti ndalohet nga shume pikepamje te ndryshme, dhe jo vetem nga fakti se ai eshte kerkim i postit, per te cilin Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Betohem ne Allahun! Ne nuk emerojme ne kete pune askend qe e kerkon ate dhe askend qe ruan ta marre ate.” [Muslimi, etj. Ndersa Buhariu e Transmeton me shprehje te perafert.]

Keshillojeni vellain qe ka mbaruar shkollen dhe eshte kthyer aty, qe te mos e kerkoje ate vend dhe t’i ruhet fitnes. Islami e lufton shkaktimin e fitnes dhe kete rruge kane ndjekur selefet dhe pasuesit e tyre; nuk e kerkojne kurre pushtetin dhe as postin e pergjejgjesise, perveç kur ai u jepet me force dhe ata e ndjejne detyre pranimin e tij, kur nuk ka njeri tjeter me dije qe mund ta beje ate pune dhe nese keta nuk e pranojne ate post, atehere do te vendoset nje injorant i cili do te shkaktoje prishje ne toke dhe shkaterrim. Por gjendja juaj nuk eshte e tille assesi, sepse thirrja e njerezve nuk kufizohet ne te qenet mufti, madje mund te ndodhe e kunderta e kesaj, siç e thame me siper. Allahu ju dhente zgjidhje dhe sukses ne çeshtjet tuaja! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 4) Albani / Kosovë: / 6-4-2008

Message: selam alejkum. Kam nje pyetje: A ka dallim ne mes menhexhit dhe akides? Nese ka ndonje dallim, cili eshte dallimi dhe a mundemi me qujt nje person se ka akide te shendosh por ne menhexh eshte i devijum? Si qendron dizpozita e sheriatit lidhur me kete teme?

Përgjigje / 8-4-2008

Shejh Salih el Feuzan eshte pyetur: A ka dallim mes akides dhe menhexhit?

Ai u pergjigj: Menhexhi eshte me i gjere se Akidja, sepse ne menhexh perfshihet akidja, sjellja, morali, marredheniet me te tjeret dhe e gjithe jeta e muslimanit. E gjithe harta sipas te ciles ecen muslimani, quhet menhexh. Ndersa me akiden eshte per qellim origjina e besimit dhe bindjes, domethenia e shehadetit dhe çfare perfshihet ne te. Kjo eshte akidja.” [“Pergjigjet e dobishme rreth pyetjeve te menhexheve te reja”, i shejh Feuzanit, f. 75].

Ne lidhje me kete pyetje eshte pyetur gjithashtu shejh Ubejd el Xhabiri dhe ai u pergjigj:

Akidja eshte: ato gjera qe njeriu duhet te besoje ne lidhje me Allahun e Madheruar dhe ne ato qe kane ardhur nga Ai. Shtylla dhe permbledhja e kesaj jane gjashte shtyllat e besimit… Dallimi i kesaj eshte: çdo gje qe muslimani duhet te besoje futet ne Akide.

Ndersa menhexhi eshte: rruga me ane te ciles njeriu vendos bazat e fese dhe deget te saj. Nese nje rruge e caktuar eshte ne perputhje me Kuranin, Sunetin dhe rrugen e te pareve te sinqerte, ky eshte dallues i menhexhit te vertete e te sakte, dhe ne te kundert, ai eshte menhexh i prishur.

Islami eshte i ndertuar mbi keto dyja: Akidja (bindja, besimi) i sakte dhe menhexhi i drejte dhe i paster. Keto te dyja nuk shkeputen nga njeri-tjetra. Kush e ka menhexhin te prishur, me besoni se kjo eshte rezultat i akides se tij te prishur. Nese akidja eshte e sakte dhe e drejte, atehere edhe menhexhi do te jete i sakte dhe i drejte. Menhexhi i havarixheve p.sh. eshte prishur per shkak te prishjes se akides se tyre, sepse ata besuan se lejohet derdhja e gjakut te muslimaneve qe bejne gjynahe te medha, dhe keshtu lejuan luftimin dhe vrasjen e tyre, si dhe ngritjen kunder pushtetareve mekatare e te prishur (fusak), duke bere te lejuar pasurite dhe gjakun e tyre, ndaj edhe disa prej dijetareve kane thene se havarixhet jane kafira. [Nga kaseta me titull “Sqarimi dhe shpjegimi rreth zbulimit te disa rrugeve te grupit te Ihvaneve”] Te dyja keto fetva i gjen me shkrim ne arabisht ketu. Mund te lexoni gjithashtu temem “Mes menhexhit dhe Akides”, ketu.

Ne lidhje me sqarimin pjeses se dyte te pyetjes, po sjellim gjithashtu Fetvane Nr. 9018, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz. Pyetja: Cili eshte gjykimi per “El Ihvan el muslimin”; a jane ndjekes te bidatit apo neglizhues? Cili eshte menhexhi qe duhet ndjekur dhe kapur per te, pas Kuranit dhe Sunetit?

Pergjigja: Menhexhi qe duhet ndjekur dhe per te cilin duhet kapur eshte Kurani dhe Suneti, si dhe te mbeshteturit per kuptimin e tyre, tek Allahu pastaj tek fjalet e selefeve tane te mire qe i sqarojne ato. Ndersa ne lidhje me Ihvanet; kushdo prej tyre qe eshte i kapur me menhexhin e Kuranit dhe Sunetit, me dije dhe veper, ai eshte prej ehli Sunetit dhe Xhematit, ndersa kush le mangut diç prej ketyre, ose shton mbi to, ai eshte neglizhues ose teprues, ne varesi te devijimit dhe bidatit qe kryhet nga ai.” Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

Pra, perderisa menhexhi eshte me i gjere se akidja dhe kjo e dyta eshte pjese e menhexhit, atehere logjikisht ka mundesi qe dikush te kete akide te sakte dhe te paster sipas akides se selefeve, por ne menhexhin e tij te kete mangesi e devijim nga menhexhi i drejte i selefeve. Kjo perfitohet nga fjala e shejh Feuzanit dhe nga fetvaja e Komisionit te perhershem. Ndersa nga fjala e shejh Ubejd el Xhabiri, kuptohet se nje gje e tille ne realitet eshte e veshtire qe te ndodhe, kur ai thote: “me besoni se kjo eshte rezultat…”, d.m.th. qe nje person te kete akide te paster dhe menhexh te devijuar eshte e larget qe te ndodhe, dmth eshte e rralle, pasi qe akidja e paster te shtyn ne menhexhin e drejte. Lusim Allahun te na udhezoje ne te sakten dhe te verteten, ne ate qe ka kundershtim! Ai eshte Zot i kesaj dhe i Gjithfuqishem per gjithçka.

(Pyetja Nr. 3) Albani / Prishtinë: / 2-4-2008

Message: Selam alejkum
A është muslimani i obliguar që mos të merr dije prej hogjollarëve të cilët nuk e praktikojnë synetin mirë?

Përgjigje / 4-4-2008

Kjo pyetje duket sikur eshte zbutur pak, pasi qe rralle mund te gjesh dike qe zbaton sunetin mire. Por pyetja eshte nese ai nuk e praktikon sunetin, ose vepron ne kundershtim me te, dmth vepron bidate. Sidoqofte, dijetaret tane te hershem, qe ne kohen e sahabeve dhe pas tyre, e deri me sot, keshillojne qe te mos merret dija fetave veçse nga njerez te besueshem qe kane dije dhe praktikojne sunetin, dhe nuk ndjekin deshirat e tyre, si dhe bejne paralajmerim nga ata njerez te cilet nuk e zbatojne sunetin, por ndjekin bidatin, pasi qe nese lihet nje sunet, ne vend te tij do te praktikohet nje bidat. Kjo eshte fe vella, ndaj njeriu duhet te shohe nga e merr fene e tij, sepse eshte ne pikepyetje jeta e tij ne te dyja botet. Lusim Allahun te na jape dije te dobishme dhe te na beje dobi me dijen qe na jep!

(Pyetja Nr. 2) Ebu Abdilah / Kanada: / 6-3-2008

Message: asselamu aleykum. Me kujtohet qe e pata ndegju nje audio te sheikh Selim El Hilalit me perkthim ne shqip ku e pyesin per Sheikh Saleh el Munaxhid, e thot se aj nuk esht selefi ne menhexh edhe pse esht selefi ne akide, ka rrshit n’menhexh te Seid Kutubit. E um interesoj a bon apet me vepru me fetva te ktij sheikhu (dmth. Sheikh Saleh al Munaxhid), se krejt ose shumica e fetvave t’tina jon t’perkthyme ne anglisht? Xhazakallahu khairan.

Përgjigje / 6-3-2008

Pyetem shejh Ali el Halebi: “A i keshillon vellezerit ne perendim qe te marrin prej fetvave te shejh Muhamed Salih el Munexhid, duke qene se shume prej fetvave te tij jane te perkthyera?”

Shejhu u pergjigj: “Nuk keshilloj per kete, vetem pas shqyrtimit dhe kontrollimit te atyre fetvave.”

Sqarim / 5-3-2008

Na kane ardhur disa verejtje nga disa prej vellezerve, Allahu ua shperblefte per vemendjen dhe gadishmerine e tyre, ne lidhje me dy fetvate qe sollem nga shejh Muhamed Salih el Munexhid. Per personin ne fjale nuk jane thene fjale te mira nga dijetaret selefi bashkekohore dhe ai akuzohet per drejtimin e tij “sururi”, larg drejtimit te selefeve. Prej ketu, falenderojme vellezerit qe u treguan te vemendshem per kete gje, duke ditur se neve na mjaftojne fetvate dhe dija e dijetareve te besueshem, dhe nuk ka asgje qe te jete tek ky person dhe te mos jete te dijetaret e besueshem. Ndaj, fetvate e marra nga ai jane hequr dhe i kemi zevendesuar me fetva te dijetareve te medhenj selefi. Ju falenderojme per mirekuptimin!

(Pyetja Nr. 1) Umu Selma / Shqipëri: / 5-3-2008

Message: Eselamu alejkum. Doja te dija dicka per keta te ashtuquajturit “sururi”. Ç’jane keta dhe ku dallojen nga ehli suneti?

Përgjigje / 5-3-2008

Me poshte po sjellim nje fetva te shejh Salih iben Feuzan el Feuzan, Allahu e ruajte, ne lidhje me pyetjen e mesiperme. Ne fakt, per kete gje kane folur shume dijetare bashkekohore, por ne do te mjaftohemi me fjalen e shejh Feuzanit:

“O Shejh! Dikush pyet dhe permend emrin e personit qe permendet pak me pare, por nuk duam ta permendim emrin e tij, por po permendim vetem titullin e librit te tij; ne hyrjen e librit te tij “Metoda e pejgambereve ne thirrjen tek Allahu”, ai thote: “I kam pare te gjitha librat e akides dhe kam gjetur qe ato te kene qene zgjidhje te problemeve te atyre koherave kur jane shkruar, dhe jane libra te thata (te vrazhda, te ngurta, pa gjalleri), sepse ato jane thjesht libra tekstesh dhe rregullash, gje e cila ka cuar ne largimin e shume te rinjve prej tyre.” Cili eshte mendimi juaj per kete?

Pergjigja: “Ndersa une nuk kam ndonje ndroje nga permendja e emrit te tij; ai eshte Muhamed Surur Zejnul Abidin[1], i cili ka drejtim tekfiri (qe i quan kafira) kundrejt pushtetareve te vendeve Islame dhe drejtim te zymte kundrejt te tjereve. Thirrja e ketij personi, udheheqesit te “Forumit Islam” ne Londer, eshte thirrje qe i kthehet mbrapsht dhe nje thirrje shume e rrezikshme. Ky eshte prej thirresve te “Fikhut Aktual”, por me kuptimin e stermadhuar te tij. Domethenia e kesaj fjale qe thote ky ne kete liber, gje te cilen e kisha pergatitur per ta thene ne mesim, por harrova dhe Allahu ja shperblefte me te mira pyetesit (qe ma kujtoi); Muhamed Surur Zejnul Abidin, ne librin “Menhexhul Enbija”, ne te cilin ne fakt, ai ka ndjekur rruge tjeter nga ajo e Pejgambereve, sepse ai thote ne te se librat e vjeter te Akides jane thjeshte tekste te cilat nuk vlejne me per njerezit, duke i bere keshtu thirrje te rinjve qe te largohen prej tyre. Po atehere, me cilat libra t’i lidhim te rinjte nese nuk i lidhim me librin “Es Suneh” te imam Ahmedit, me librin “Es Suneh” te El Halal-it, me librin “Es Suneh” te Iben ebi Asim, me librin “Et Teuhid” te Iben Huzjemes, me librat e Iben Tejmijes, me librin “Sherh usuli itikadi ehli suneh uel xhemaah” te Lalikait, me librin “Es Suneh” te Barbaharit, etj, etj, nese nuk i lidhim ata me keto libra te cilat jane sqarim dhe komentim i Librit te Allahut dhe Sunetit te te Derguarit te Tij salalallahu alejhi ue selem, atehere me cfare librash t’i lidhim? A t’i lidhim me librin “Njezete bazat”, apo me librin “Kujtesa per thirresin dhe thirresen”, apo me librin “Karvani i vellezerve”, autori i te cilit thote se kundershtimi mes nesh dhe cifuteve eshte vetem kundershtim ekonomik? Apo t’i lidhim me ata te cilet thone se “Emrat dhe Atributet e Allahut” jane prej çeshtjeve dytesore? Apo t’i lidhim me librat qe thone: “Te bashkohemi ne gjerat e perbashketa dhe ta justifikojme njeri-tjetrin ne gjerat qe kundershtohemi!”? Apo t’i bashkojme me ata te cilet duan shijat dhe rafidijte, siç ben Et Turabi? E veç ta dish se kush eshte Turabi?! Per kete person posedoj disa libra dhe doreshkrime ne te cilat, betohem ne Allahun se ne to ka dalje nga Islami (riddeh)! Per Allahun, ne ato ka dalje nga Islami! Ne to ka mohim te haditheve, ndryshim te disa çeshtjeve te fikhut; dmth çeshtje te rrezikshme. Po keshtu ne lidhje me perzjerjen e meshkujve me femrat, ai ka dhene fetva te rrezikshme. Ai thote: “Gjendja sot, fikhu aktual kerkon qe meshkujt dhe femrat t’i vendosim bashke gjate studimeve. Ne duhet te ndryshojme shume gjera, sipas aktualitetit.”

Atehere, me cilet t’i lidhim te rinjte?

Une nuk them: “Nuk ngushtoj diçka te gjere”, por them se muslimani duhet te perfitoje prej atyre librave qe i sherbejne menhexhit selefi, nese ato jane bashkekohore, por me nje kusht: qe t’i sherbejne kujt? -Qe t’i sherbejne menhexhit selefi, i cili eshte menhexhi (rruga dhe drejtimi) me i paqshem, me i ditur dhe me i persosur. Ndersa librat ne te cilat ka rreshqitje dhe devijime, nuk lejohet qe te rinjte t’i lexojne ato, asesi, vetem pasi te pajisen dhe forcohen me leximin e librave te akides, te cilat i permenda me siper, qofshin ato libra te vjeter apo te rinj.”

_______________________________

[1] Nga emri i tij u eshte vene emri “sururi” te gjithe atyre qe e ndjekin ate dhe rrugen e tij.

http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?p=10616

 

http://mjekesiabimorearabe.com/?p=489