(Pyetja Nr. 65) Ergin

Selam Alejkum
Kam degjuar per nje hadith mirepo nuk mund ta gjej per ta verifikuar shkallen e besueshmerise se tij.
Thote:(kuptimi) ” Kush arrin tekbirin fillestar ne faljen e namazit me imam 40 dite pa nderprere fiton 2 garanca:
E para: NUK ESHTE MUNAFIK
E dyta: NUK DO TA PREK ZJARRI I XHEHNEMIT”
Nese e keni do ju kisha lutur qe te ma dergoni hadithin me gjithe zingjirin e tij transmetues dhe shkallen e besueshmerise.
JU faleminderit
Allahu teala ju shperblefte

Përgjigje / 20-05-2013

Hadithi ne fjale eshte i grades “Hasen” – i mire, sipas gjykimit te shejh Albanit (Allahu e meshirofte!), dhe kjo per shkak te bashkimit te rrugeve te tij te transmetimit qe i japin atij kete grade. Hadithin e ka nxjerre Tirmidhiu me nr. 241, nga Enes Iben Malik (radiallahu anhu!), por me transmetimin e tij hadithi eshte Meukuf. Shejh Albani e ka rradhitur ne Vargun e Haditheve te Sakta (Essilsiletu es Sahiha) me nr. 2652. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 64) Alban / Kosove

Selam alejkum kam nje pyetje:

Ka thene i derguari i Allahut: “Kush e terheq rroben e tij me mendjemadhesi, Allahu nuk do te shikoje nga ai Diten e GJykimit. Ebu bekri tha:-o i Derguari i Allahut,izari im me zvarritet per veq me i ndejte gati.
I Derguari i tha:Ti nuk je prej atyre qe e bejne me mendjemadhesi.
{Buhariu 10\258 nr.579 dhe 10\254 nr.5784}: {Ebu Daudi 4\56\57 nr. 4085}?

Hadithi a jep kuptimin se shkurtimi i rrobes me larte se nyjet e kembeve eshte per ate qe e barte me mendje madhesi dhe jo per te gjithe njerezimin meshkuj, sepse nga kjo veqse i derguari i Allahut e liroj Ebu Bekrin?

Përgjigje / 14-07-2012

Fjala “rrobe” qe permendet ne hadith ka per qellim nje lloj veshje te veçante qe e veshin zakonisht njerezit fisnike dhe qe arabet ne ate kohe dhe sot e kesaj dite vazhdojne ta veshin, e ajo eshte nje lloj xhybe qe vishet siper rrobave te zakonshme. Eshte pikerisht ajo qe veshin edhe hatibat dhe imamet ne vendet tona gjate hutbes apo namazit. Kushdo qe e mban te gjate deri sa te prek token dhe e terheq me mendjemadhesi kete xhybe, Allahu nuk do e shohe ate ne Diten e Kiametit dhe ai meriton denimin e Allahut. Kurse per pantallonat, izarin apo rrobet qe vishen nen kete xhybe, apo qe vishen zakonisht ne vendet tona pa xhybe, ka ardhur hadith tjeter i sakte qe gjendet gjithashtu te Sahihu i Buhariut e te tjere, ku i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) thote: “Pjesa nen nyjet e kembeve qe mbulohet prej zgjatjes se izarit (qe per ne jane pantallonat), do te jete ne zjarr.” Nese kjo behet me mendjemadhesi, denimi do te jete per secilen prej tyre me vete, Allahu na ruajte e na meshirofte, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 63) Anonim / Kosove

Selam alejkume kam nje paqartesi ne kete hadithe:
1. Transmetohet nga Abdullah bin Amr se ka thene i derguari i Allahut te lartesuare; “Askushe mose te udhetoj neper deti,perveqe luftetarit,haxhiut apo ai qe deshiron te kryej umren sepse nen deti eshte zjarr?(Sahih) Tirmidhiu,(3241), Iben Mubareku(298)
Siq shihet ne ket hadith ka perkrahet mos udhetimi neper deti e ne kohet e sotshme ka transporte detare per njerez dhe mallra a ndalohen keto sipas ketije hadithi dhe pastrimi ne det duke u lare selam alejkum.

Përgjigje / 14-04-2012

Hadithi ne fjale nuk qendron si fjale e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem), por si fjale e Abdullah iben Amr iben el As (radiallahu anhu), por qe hadithi i tij nuk e merr gjykimin e hadithit te ngritur tek Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) per shkak se ky njihet se transmeton shume histori te beni israileve (israilijate).

Pra, hadithi nuk eshte i sakte dhe nuk eshte i qendrueshem, keshtu qe permbajtja e tij nuk merret per baze, por qendrojme ne origjinen e lejimit te lundrimit mbi det per cdo lloj qellimi e perfitimi, sic thuhet ne Kuran e ne hadithe te shumta ku nuk ka asnje lloj ndalimi per detin, madje kur u pyet nga disa detare per ujin e detit, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i tha: “Uji i tij eshte i paster dhe cdo gje qe ngordh ne te eshte e lejuar (hallall).” Kurse Allahu i Madheruar thote ne Kuran: ” Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e natës dhe të ditës[68], në anijet që lundrojnë në det me gjëra që u sjellin dobi njerëzve, në ujin[69] që Allahu e zbret nga qielli, me të cilin Ai ngjall tokën pas vdekjes së saj, e në të (tokë) ka shpërndarë nga të gjitha gjallesat, në të drejtuarit e erërave[70] dhe në retë e nënshtruara[71] mes qiellit dhe tokës, (në të gjitha këto) ka shenja[72] për njerëzit që logjikojnë.” Pra, hadithi ne fjale eshte i paqendrueshem ne vetvete dhe i paqendrueshem perballe ajeteve dhe haditheve te padiskutueshme, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 62) Alban / Kosove / 24-04-2011

Message: Selam alejkum kam disa pyetje:
1. Xhabiri r.a tregon se i derguari i Allahut ka ndaluar qe nje burre te kete njekohesisht per bashkeshorte nje grya bashke me hallen e saj, ose bashke me tezen e saj. (Imam Buhariu). Si duhet te kuptohet ky hadith kur Allahu i lartesuar ne suren Nisa ka permendur ndalesat e marteses dhe nuk shte permendur kjo qe thuhet ne kete hadith dhe pse te jete e ndaluar halla apo tezja qe ti marresh per grua?
2. Sehel iben Seadi r.a tregon: Nje grua iu paraqit te Derguarit te Allahut per martese, dikush i tha martoje ate me mua… dhe hadithi eshte shum i gjate e transmeton (Imam Buhariu). A eshte e lejuar qe nje muslimane ti paraqitet nje djali musliman per martes, ti paraqitet drejte per drejte pa ndonje kujdestare?

Përgjigje / 02-05-2011

1. Ky hadith eshte argument se Islami nuk ka vetem Kuranin por edhe Sunetin, dhe se kush thote se mjaftohet vetem me Kuranin pa sunetin profetik, ai eshte i humbur dhe ka dale nga Islami. Pra, ne i marrim ligjet nga Kurani dhe Suneti, dhe ne lidhje me ceshtjen ne fjale, Allahu nuk e ka permendur ne Kuran, por e ka urdheruar te derguarin e Tij ta sqaroje ate, dhe i Derguari nuk flet nga vetja e vet, por flet nga shpallja. Hadithi thote qe i ndalohet burrit te bashkoje njeheresh ne kurore gruan dhe hallen apo tezen e saj, njesoj si i ndalohet qe te bashkoje gruan dhe motren e saj, dmth dy motra, dhe ne duhet te themi “degjuam dhe u bindem”, qofte nese e perceptojme apo jo shkakun dhe urtesine e ketij ndalimi.

2. Paraqitja e vajzes veten e saj per martese ka qene vetem per Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem), dhe per askend tjeter prej muslimaneve nuk lejohet kjo gje, dhe kete e ka permendur Allahu ne Kuran, ku thote: “O Profet! Ne t’i kemi lejuar ty (për martesë), gratë që u ke dhënë dhuratat e martesës, skllavet, që t’i ka dhënë ty Allahu (si pre të luftës), vajzat e xhaxhallarëve, hallave, dajave dhe tezeve të cilat mërguan bashkë me ty, si edhe gruan besimtare, që u vetëdha për Ty, nëse Ti dëshiron të martohesh me atë. Kjo të është lejuar vetëm ty e jo besimtarëve të tjerë. Ne e dimë çfarë u kemi caktuar atyre për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë fajësim. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” [El Ahzab, 51]. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti!

(Pyetja Nr. 61) Fevzi / Vushtri / 14-04-2011

Message: Selam alejkum we rahmetullah kam degjuar rreth nje hadithi që thuhet se Muhammedi s.a.w.s ka thënë: “i kam parë banoret e shpelles dhe qenin e tyre duke u defry ne xhennet”. A ekziston ndonje hadith i tille apo është isralijat, apo diqka tjetër?

Përgjigje / 23-04-2011

Pas kerkimeve per nje hadith te tille, nuk gjeta vecse disa fjale te disa dijetareve qe thone se dhjete prej kafsheve te dynjase do te hyjne ne xhenet, e ato jane: Deveja e Salihut, Vici i Ibrahimit, Dashi i Ismailit, Lopa e Musait, Balena e Junusit, Gomari i Azizit, Milingona e Sulejmanit, Bilbili i Belkises (hud-hud), qeni i banoreve te shpelles dhe deveja e Pejgamberit tone (salallahu alejhi ue selem), por per kete nuk ekzistojne transmetime te sakta nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 60) Alban / Kosove / 07-04-2011

Message: es-eselam alejkum we rahmetullah vëllezer a ka mundsi te me ndihmoni rreth nje hadithi. kam degjuar prej vëllezrve se falja me tekbire ne qdo tekbir i ke nga 10 sevape. nese keni njohuri per ket hadith ma shkruani tekstin e tij dhe senedin e tij se qfar hadithi eshte ? dhe ku gjendet. i kam lexuar te gjitha hadithet qe flasin per faljen me tekbire por ne ket hadith s kam has as ne librat e shejh Albanit as ne tjerat libra. Allahu ju shperbleft.

Përgjigje / 07-04-2011

Hadithi ne fjale eshte ether (gjurme apo fjale) e nje sahabiu, Ukbetu iben Amir, i ardhur me disa shprehje, si: “Kush i ngre duart kur ngrihet nga rukuja, ai ka dhjete sevape, per cdo gisht nga nje sevap.” Keshtu e ka permendur Iben Haxheri ne sherhun e Sahihut te Buhariut, nen hadithin nr. 702, ne temen e ngritjes se duarve ne namaz. Ne nje transmetim tjeter thuhet: “Nese i ngre duart kur bie ne ruku dhe kur e ngre koken prej rukuse, per cdo shenje (ngritje te duarve) ke dhjete sevape.” [Njohja e suneteve dhe ethereve, i Bejhakiut]. Nga fjala e dijetareve qe e kane permendur kete ether duket sikur jane ne pajtim per vertetesine e tij, por si fjale e sahabiut dhe jo e ngritur te Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 59) Alban / Kosove / 26-03-2011

Message: Selam alejkum a mundeni te ma spjegoni kuptimin eketij hadithi:
Ebu Hurejra r.a tregon se Pejgamberi a.s ka thene: “Kush thote se une jam me i mire se Junus iben Metta a.s ai vetem ka genjyer.”
Me sa dime ne se prej te gjithe pejgambereve te Allahut me te zgjedhurit prej tyre jan pes pejgamber e prej atyre pes jan dy pejgamber dhe prej atyre dyve eshte Muhamedi a.s ndersa ne kete hadith vet i derguari i Allahut e mohon te thuhet se ai ehste me i mire se te tjeret a mund te ma spjegoni kete gje?

Përgjigje / 07-04-2011

Kete hadith e ka nxjerre Buhariu, Muslimi, e te tjere. Ne sqarimin e ketij hadithi, Iben Haxheri thote: “Nese i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka thene kete fjale pasi e mesoi se vete ai eshte krijesa me e mire dhe zoteriu i bijve te Ademit, atehere e ka thene per te treguar thjeshtesi, e nese e ka thene para se ta mesonte kete gje, atehere nuk ka ndonje kundershtim. Por thuhet gjithashtu se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka veçuar pikerisht Junusin (alejhis selam) ne kete hadith, per te ndaluar ate qe i lind dicka ne zemer kur degjon historine e Junusit (alejhis selam) dhe mendon se ai ka gabuar dhe keshtu mund te cenoje dicka nga personaliteti i tij si i Derguar i Allahut dhe i zgjedhur i Tij… Allahu e dergoi Junusin (alejhis selam) te populli Nejnuva, ne Mousil (Irak), por ata e pergenjeshtruan ate vazhdimisht, dhe ai u largua prej tyre pa i ardhur leja nga Allahu per kete gje, pastaj e futi balena ne bark … ne fund u kthye te populli i tij dhe qe te gjithe ata besuan.” Pra, askush prej njerezve, qofshin ata edhe sahabet e pejgamberit tone (salallahu alejhi ue selem) te mos mendoje se eshte me i mire se pejgamberi i Allahut, Junusi (alejhi selam), sepse ai eshte pejgamber i zgjedhur nga Allahu, si te gjithe Pejgamberet e tjere, por kjo nuk ndalon qe Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) te jete me i miri i Pejgambereve dhe i te gjitha krijesave te Allahut, sepse Allahu krijon dhe zgjedh ke te doje prej krijesave te Tij. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.

(Pyetja Nr. 58) Enes / Tirane / 01-03-2011

Message: Cili eshte komenti i fjaleve te para cfara kapas per qellim i derguarii Allahut. GJUNAHU I MADH I ATIJ QE GENJEN RRETH PEJGAMBERIT. sahih el bbuhari .had. Nr.107. Nga ebu hurejra .profeti Kale. TESSEMUU BI ISMII UE LA TEKTENUU BIKUNUTII UE MEN RA’ANI FI MENAM FEKAD RA’aNII Fe INNE SHEJTANE LA JETEMETHTHELU FI SUURETII UE MEN KEDHEBE ALEJJE MUTEAMEDEN FELJETEBEUU MEKADEHU MIN NAR.!”

Përgjigje / 12-03-2011

Pyetja nuk eshte plotesisht e qarte, por ne do te perkthejme hadithin dhe kuptimin e tij, e ndoshta edhe pyetesi e merr pergjigjen e pyetjes qe ka pasur per qellim. Ebub Hurejra transmeton se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Vendoseni emrin tim (vetes dhe femijeve tuaj), por mos e vendosni kunjen time (ebu el-Kasim). Kushdo qe me sheh ne enderr, me ka pare vertete mua, sepse shejtani nuk mund ta marre formen time. Kushdo qe genjen per mua qellimisht, le te pergatise karrigen e tij prej zjarri!” [Buhariu]. Pra, hadithi flet per tre çeshtje qe kane te bejne te gjitha me hakun kundrejt te Derguarit (salallahu alejhi ue selem). E para eshte se lejohet te emertosh femijet apo edhe veten me emrin Muhamed, por nuk lejohet te quhesh me kunjen e te Derguarit (salallahu alejhi ue selem), e kunja e tij ka qene “Ebu el Kasim”. E dyta eshte se kur e sheh te Derguarin (salallahu alejhi ue selem) ne enderr, ajo eshte enderr e vertete dhe ti e ke pare ate ne te vertete, ne formen e tij, por me kusht qe ta kesh pare ne forme te mire, te bukur, sepse nese e sheh ne forme te keqe, ai nuk ka qene i Derguari (salallahu alejhi ue selem), por ka qene shejtani ne formen e nje njeriu tjeter dhe jo te Derguarit, dhe te mashtron duke te thene se gjoja eshte i Derguari. E treta ka te beje me ate qe genjen per dicka duke thene se ate e ka thene i Derguari i Allahut, kurse ai nuk e ka thene apo nuk e ka vepruar, e ky person kercenohet me denimin ne zjarr. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 57) Diana / Shqiperi / 25-02-2011

Message: es selamu alejkum we rahmetullah! ALLAHU jua shperblefte per punen qe beni. Kisha nje pyetje rreth hadithit i cili thote: “ndermjet qiellit te kesaj bote dhe qiellit te dyte ka 500 vjet largesi” kjo eshte thjesht menyre te shprehuri per te treguar distancen shume te larget apo mund te kuptohet ecja e nje njeriu ne kembe? Sepse 500 vjet eshte kohe dhe kjo kohe duhet ti referohet nje trupi ne levizje qe te tregoje distance. do te doja nje shpjegim nese keni mundesi.ju faleminderit !

Përgjigje / 12-03-2011

Largesite e medha sot shkenca i mat me vite drite, dmth me shpejtesine e drites dhe kohen qe i duhet asaj per te arritur ne nje vend te caktuar, me qellim qe te matet largesia mes tyre, keshtu qe keto 500 vite largesi, mund te jene vite drite, e Allahu e di me mire, por qe numri 500 eshte i perpikte dhe jo thjesht per te treguar distancen e larget. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

Disa njohuri te pergjithshme dhe kuriozitete: Shpejtesia me madhe qe ekziston eshte ajo e drites, e cila per nje sekond pershkruan 300 000 kilometer. Distanca nga toka te ylli me i afert, qe eshte dielli, eshte rreth 8 minuta shpejtesi drite, apo 149 600 000 km, por kjo distance ndryshon ne varesi te levizjes se diellit dhe te tokes rreth tij dhe rreth orbites se saj, kurse kjo largesi eshte mesatare. Brenda nje minuti, drita pershkruan 18 miljon km, dhe kjo quhet minuta e drites. Kurse per nje vit te plote, drita pershkruan 9.46 triljon km, apo 5.88 triljon milje. Imagjinoni sa eshte largesia e 500 viteve drite, qe eshte edhe tashesia e secilit qiell, dhe thoni: “Subhanallah!” Lavdi Allahut, te Madherishmit, te Lartesuarit, te Plotefuqishmit, te Urtit dhe te Gjithediturit, urdhri i te Cilit zbatohet ne kozmos vetem me nje fjale te vetme qe Ai thote: “Behu!”, dhe gjithcka urdheron Ai me Urtesine dhe Dijen e Tij, behet ashtu si urdheron Ai. I Lartemadheruar qofte Allahu, Krijuesi me i mire, Krijuesi i gjithckaje nga asgjeja!

(Pyetja Nr. 56) Anonim / Suedi: / 03-01-2011

Message: Esselamu alejkum. Nje hadith diku perkthehet -Allahu i ka mallkuar ata te cilin e mallkojn priinderit e tyre- kurse diku tjeter -Mekati me i madh eshte sharja e prinderit te tyre- cila eshte e sakt, Allahu te shperblefte?

Përgjigje / 09-01-2011

Ne nje hadith thuhet se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “E mallkofte Allahu ate qe mallkon prinderit e vet! E mallkofte Allahu ate qe therr ne emer te dikujt apo dickaje tjeter pervec Allahut! E mallkofte Allahu ate qe strehon nje kriminel! E mallkofte Allahu ate qe ndryshon shenjat e rruges ne toke!” Hadithin e ka nxjerre Ahmedi, Muslimi, etj. Pra, hadithi eshte i sakte.

Ne nje hadith tjeter thuhet: “Prej mekateve me te medha eshte qe njeriu te mallkoje prinderit e vet; dmth: duke mallkuar babane e dikujt tjeter, dhe ai tjetri kthehet dhe mallkon babane e ketij dhe po keshtu duke mallkuar nenen e tjetrit, kurse ai tjetri ia kthen duke mallkuar nenen e ketij.” Hadithi eshte i sakte. E ka nxjerre Ebu Daudi.

Te dy keto hadithe jane te sakta dhe nuk ka ndonje kundershtim mes tyre, si dhe nuk ka ndonje ndalese qe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) te kete thene nje here te parin dhe nje here tjeter te dytin, edhe pse ato sqarojne njeri-tjetrin. Por ndoshta pyetesi ka problem me te kuptuarit e haditheve per shkak te perkthimit qe ndoshta nuk eshte pershtatut ashtu si duhet ne shqip, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 55) Elert / Tirane: / 16-11-2010

Message: selam. desha qe te pyes ne lidhje me nje hadith qe id et masen e saktesise. thote qe e ka mallkuar ALLAHU ate grua qe i ben floket gershet. Allahu ju shperlefte.

Përgjigje / 18-11-2010

Nuk ka hadith te tille qe te mallkoje grate per berjen e flokeve gershet, madje per kete ka ardhur aprovim nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe i lejohet grave qe t’i bejne floket e tyre gershet. Ajo qe nuk lejohet eshte vendosja e parukes, dhe per kete grua ka ardhur mallkimi ne hadithe te sakta, te nxjerra nga Buhariu dhe Muslimi. Shihni edhe nje hadithin se mund ta keni lexuar gabim, ose mund te jete edhe ndonje gabim ne perkthim.

(Pyetja Nr. 54) Gerti / Durres / 03-10-2010

Message: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu! Allahuj ua shperblefte me te mira qe ne kete dynja!
Doja te pyesja a ekziston dhe a eshte i sakte hadithi: qe nje nder llojet e besimtareve qe do jene nen Arshin e Allahut xh.sh. do jene ata qe duhen dhe urrehen per hir te Allahut? Si ta kuptoj kete hadith dhe cilet jane ata qe duhet te urrejme ne ditet e sotme per hir te Allahut?

Kisha edhe nje pyetje tjeter vella, a lejohet qe gjate shkuarjes ne xhami, apo nje udhetimi me gruan time (gruan e kam te mbuluar) me makinen tone, te marr ne makine edhe ndonje vella mysliman vetem apo me gruan e tij, apo ndonje moter myslimane (pa mahrem)? nqs mundesh te me sjellesh ndonje hadith, ajet kuranor apo shembull nga jeta e te Derguarit te Allahut s.a.u.s.

Përgjigje / 10-10-2010

1. Hadithi eshte i sakte, dhe ne te thuhet se jane shtate persona te cilet do te jene nen hijen e Allahut, ate dite kur nuk do te kete hije tjeter pervec hijes se Tij, e mes tyre jane edhe dy njerez qe duhen per hir te Allahut, qe bashkohen dhe ndahen per hir te Tij. Dashuria dhe urrejtja per hir te Allahut eshte kur ti e do dike meqenese e sheh se Ai eshte besimtar i devotshem, dhe e urren kur ai vepron dicka te keqe e te ndaluar nga Allahu. Pra, kjo eshte peshoja e dashurise dhe urrejtjes per hir te Allahut, dhe jo interesi personal apo pasioni i dikujt.

2. Kur je ne makine me gruan tende, lejohet qe te marresh ne makine nje vella tjeter me gruan e tij, apo nje vella qe eshte vetem, por ajo qe nuk lejohet eshte te marresh nje grua tjeter pa mahrem edhe nese je me gruan tende. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 53) Alban / Kosove / 30-09-2010

Message: Selam alejkum kam disa pyetje te pasqaruara:
1. Ne librin e imam Buhariut El edebu el Mufred tek tema e pritjes se musafirit ne nje hadith thuhet se Seal bin Sadi transmeton se Ebu Usejd es Seidi e ftoi te derguarin e Allahut ne dasmen e tij. Bashkeshrotja e tije e cila ishte nuse, ajo u sherbeu atyre ate dite. Ajo thote a e dini se qka i kam sherbyer te derguarit te Allahut? I Kam sherbyer disa hurma qe i pata futur ne nje ene me uje gjate nates {sahih}.
Ne kete hadith ka fjal qe nje grua lejohet ti sherbej disa burrave ndersa tek ne sot disa vellezer musliman kur ne i vizitojm ata, nuk na sherbejn grat, por na sherbejn vet ata vellezer ku mbeshteten ata ne kete veprim dhe cili eshte kuptimi i ketij hadithi.
2. Transmeton Ebu Hurejre se i derguari i Allahut e pa nje njeri duke e ndjekur nje pellumb dhe i tha Shejtani po e ndjek shejtanin {hasen sahih}.
Ne kete hadith ka deshmi se ai i cili e ndjek pellumbin eshte shejtan a eshte elejuar therrja e tyre per ngrenie sepse une nganjeher therri edhe pellumba per ti ngren.
3. Ne el Musned permendet hadithi i transmetuar nga Xhabiri, i cili ka thene; Kur vdiq Sad bin Muadhi, dolem bashke me te derguarin e Allahut per te percjelle xhenazen e tij, i derguari Allahut u fal dhe u ul pran varrit duke bere tesbih {subhan Allah} per nje koh te gjate, edhe ne vepruam ne te njejten menyre. Me pas i derguari beri tekbir {Allahu Ekber} edhe ne bem te njejten gje. E pyetem: O i derguari Allahut, perse bere tesbih e me pas tekbir? Ai u pergjigj: Ketij njeriu iu ngushtua varri, deri sa Allahu e shpetoi. {E transmetojn Ahmedi377,360\3. Et Taberiu ne El Kebir 5346}.
Si duhet te kuptohet ky hadith, a eshte e lejuar qe edhe ne tek vizita e varrezave te bejm te njejten gje duke thene tesbih dhe tekbir tek varri i te vdekurit, e jo vetem duane qe i pershendet te vdekurit qe eshte Es Selamu alejkum ehled dijeri… e cila vazhdon?

Përgjigje / 10-10-2010

1. Hadithi ne fjale tregon per nje ngjarje qe ka ndodhur para se te zbrese urdhri per mbulimin e grave, keshtu qe mos u cudit pse keta vellezer nuk i nxjerrin grate e tyre t’u sherbejne miqve apo shokeve. Ne hadithin e shpifjes per Aishen (radiallahu anha), ai burri me te cilin Aisha u kthye ne Medine dhe me te cilin e akuzuan hipokritet padrejtesisht, ai e kishte pare Aishen ne shtepine e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) para se te zbriste ajeti i hixhabit, por gjithnje duke qene edhe i Derguari ne shtepi, kurse pas zbritjes se hixhabit, ai nuk e shihte me ate dhe nuk fliste me te vecse pas perdes, as ai dhe askush tjeter. Po keshtu vepruan edhe sahabet dhe grate e tyre, dhe po keshtu veprojne sot ata qe perpiqen te ndjekin rrugen e tyre.

2. Hadithin ne fjale e ka nxjerre Iben Maxheh me sened Hasen, dhe ai ben fjale per lojen me zogj apo me pellumba, sepse kane ardhur dy transmetime ku ne njerin thuhet “zog” dhe ne tjetrin “pellumb”, dhe nuk ka lidhje me lejimin apo jo te ngrenies se mishit te zogut apo pellumbit, gje e cila eshte e lejuar. Prandaj edhe Iben Maxheh i ka permendur keto transmetime nen temen: “Loja me pellumba”.

3. Sic duhet te jete e ditur nga muslimanet, sahabet vepronin gjithcka qe vepronte i Derguari (salallahu alejhi ue selem) duke e imituar ate, deri sa ai ta aprovonte apo ta kundershtonte imitimin e tyre. Keshtu ndodhi per shembull ne namaz, kur i Derguari (salallahu alejhi ue selem) hoqi sandalet e tij gjate namazit, edhe sahabet i hoqen sandalet e tyre kur e pane te Derguarin qe t’i hiqte, duke menduar se keshtu i kishte ardhur urdhri nga Allahu dhe se keshtu duhet te vepronin edhe ata, por me pas ai ua sqaroi se perse e kishte bere kete gje, e ishte pikerisht per shkak se Xhibrili i kishte ardhur dhe i kishte treguar se te sandalet e te Derguarit gjendej dicka prej papastertise, prandaj edhe ai i hoqi, dhe jo se ishte urdher per te gjithe te vepronin ashtu. Po keshtu, kishte raste te tjera kur te Derguarit i vinte dicka nga shpallja dhe vepronte apo fliste dicka me vete, e sahabet nuk e dinin perse i bente keto, por vepronin si ai, e me pas iu sqarohej e verteta dhe nuk e benin me ate veper apo fjale. Prej ketu, kur i Derguari (salallahu alejhi ue selem) ishte ne varrimin e Seadit (radiallahu anhu), e mesoi nga shpallja se varri i tij po ngushtohej, prandaj edhe u cudit si mund t’i ndodhte kjo Seadit, keshtu qe tha “Subhanallah!”, fjale qe perdoret kur cuditesh me dicka. Me pas, Allahu e shpetoi Seadin dhe i Derguari e mesoi kete gje nga shpallja, prandaj tha: “Allahu Ekber!”, i gezuar per kete gje. Kurse sahabet e imituan pa e ditur shkakun dhe nese po benin mire apo keq, por kur e mesuan shkakun, e kuptuan se kjo ishte dicka e vecante me te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem), qe nuk mund ta benin ata me pas me te vdekurit e tyre, sepse nuk e dine se cfare ndodh me ta ne varret e tyre. Keshtu qe as ne dhe askush tjeter nuk duhet te beje dicka te tille te varrezat, pervec asaj qe na ka mesuar i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) te veprojme. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 52) Luljeta / 01-08-2010

Message: Kam nje pyetje lidhje me kete hadith, kush eshte tranmetuesi i keti hadithi, hera e pare qe e lexova kete emer dhe nuk kam njohuri se kush eshte, keni mundesi te tregoni per transmetuesin. Ta solla edhe hadithin dhe emrin e transmetuesit, gje qe per kete teme do ju pyes me poshte.
Transmetohet prej Ibn Omerit, te kete thene: ”Meleku i Vdekjes, pasiqe t’a marre shpirtin e besimtarit, ndalet ne dyer duke i shikuar njerezit e shtepise te cilet duke qare meshojne fytyrave dhe i shkulin floket duke bertitur dhe pyetet: ”Pse kaq shqetesim dhe pikellim? Pasha Allahun, askujt nuk ia kam shkurtuar jeten, as qe ia kam mare dikujt nafaken, asnjerit nuk i kam bere padrejtesi. Nese ankesat dhe mllefi juaj eshte mbi mua, pasha Allahun, kjo me eshte urdheruar mua, ndersa nese kjo ka te beje me te vdekurin tuaj, ai nuk ka ndikim ne kete, ndersa nese e gjithe kjo ka te beje me Zotin tuaj, ju me kete e keni mohuar Ate, ndersa une serish do te kthehem ne mesin tuaj. Sikur te kishin mundesi njerezit e shtepise te ndegjojne apo te shohin Melekun, do te iknin prej te vdekurve te tyre dhe do te qanin per veten e tyre.” (Transmeton Ebu Muti Mekhul Ibn Fadl Enesefi ne ”Lu’lu’ijat”)
Dhe pyetja e dyte eshte ne lidhje me qastin e vdekjes, a kemi argumente apo hadithe se qka shef njriu kur te vdes, dhe ku qendron shpirti i tij pasi te vdes, a eshte ende ne mesin tone apo..?, dhe po ashtu meleku i vdekjes kur ia mer shpirtin njeriut, a ndalet te i shikon te tjeret.
Pyetje ndoshta e quditshme, por e lexova ne nje forum dhe u bera edhe une kureshtare te di per kete qeshtje. Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 09-08-2010

Ebu Mutij Makhul iben el-Fadl en Nesefi, prej dijetareve te Nesef-it, ka transmetuar nga Ebu Daud edh Dhahiri, nga Tirmidhiu, nga imam Ahmedi, etj. Ka vdekur ne vitin 308 Hixhri. Prej librave te tij na ka mberritur vetem libri “El-lu’lu’ijat” qe ben fjale per asketizmin dhe moralin. Hadithin ne fjale nuk e kam gjetur te kualifikuar nga ndonje dijetar, per te mesuar nese eshte i sakte apo jo, por hadithet e sakta qe na kane ardhur ne lidhje me vdekjen dhe engjellin e vdekjes, thone se (kur del shpirti, syte e ndjekin ate), prandaj edhe syte e te vdekurit mbesin te hapura pas vdekjes se tij. Pastaj shpirti ngjitet ne qiell nga engjejt dhe me pas kthehet te varri i te vdekurit. Nese ka qene i mire, varri i tij do i behet kopesht prej kopsheve te xhenetit, e nese ka qene i keq, do i behet grope prej gropave te xhehenemit. Disa shpirtra do te hyjne ne xhenet, ne gushen e zogjve te gjelber dhe do te hane prej frutave te xhenetin, deri sa te behet kiameti, e te tjere do te jene ne jeten e varrezave, menyren e te ciles e di vetem Allahu. Ndoshta edhe do te flene ne varreza, apo se paku disa prej tyre, pasi qe kur te behet kiameti dhe ringjallja e te vdekurve, jomuslimanet do te thone: “Mjerë ne! Kush na ngriti prej varreve tona?” (Do t’u thuhet): “Ja, kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën!” Do të jetë ai vetëm një zë i tmerrshëm e ata të gjithë do të paraqiten para Nesh. Atë ditë askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi dhe ju do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë.” [Jasin, 52-54]. Por ndoshta mund ta thone kete edhe per shkak se denimi qe kane pasur ne varr eshte shume i lehte ne krahasim me denimin qe i pret ne zjarrin e xhehenemit. E sidoqofte, kur behet fjale per shpirtin, ne dime shume pak, ndoshta edhe nga qe nuk mund ta perceptojme, por nese do te kishim dobi, patjeter qe Allahu do na kishte treguar me shume. “Të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”.

(Pyetja Nr. 51) Besart / Kosovë / 08-05-2010

Hoxh desha te dije diqka rreth hadithit te Muhamedit s.a.”Vdekja per besimtarin eshte rehati” ky hadith a i perfshine edhe gjyhnaqaret d.m.th edhe ata qe kan be mekate te medhaja.

Pastaj hoxh ju kam pyetur edhe me heret rreth nje hadithi ku thuhet se ata qe kerkojn me ju be rukje dikush nuk do te hyjn ne xhennet pa llogari.

Përgjigje / 10-05-2010

Ne lidhje me hadithin ku thuhet se “Vdekja per besimtarin eshte rehati”, teksti i hadithit eshte keshtu: “Vdekja e menjehershme eshte rehati per besimtarin.”
Por ky hadith eshte i dobet dhe i pasakte, keshtu qe nuk merret per argument. [Daiful Xhami, 5896].
Ne nje hadith tjeter te sakte, thuhet: “Dy gjera i urren biri i Ademit: Urren vdekjen, nderkohe qe vdekja eshte me e mire per besimtarin se sa fitneja (sprova dhe perzierja ne fitne e percarje), dhe urren pasurine e paket, nderkohe qe pasuria e paket ka llogari te paket (ne diten e gjykimit).” [Es Sahiha, 813].
Kurse ne hadithin e njohur e te sakte qe e transmeton Muslimi e te tjere, Ebu Hurejra (radiallahu anhu) thote se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) bente gjithnje kete lutje: « اللهم أصلح لى دينى الذى هو عصمة أمرى وأصلح لى دنياى التى فيها معاشى وأصلح لى آخرتى التى فيها معادى واجعل الحياة زيادة لى فى كل خير واجعل الموت راحة لى من كل شر ».
“O Zoti im! Me rregullon mua fene time (zbatimin e saj), e cila eshte mburoja e çeshtjes sime, me rregullo dynjane e cila eshte jeta ime ne kete bote, me rregullo boten tjeter, e cila eshte kthimi im! Ma bej jeten time shtim te cdo te mire, kurse vdekjen time qetesim (rehati) nga cdo e keqe!”
Pra, keto hadithe e sqarojne sakte se per cfare eshte qellimi me vdekjen dhe se cfare duhet te beje besimtari.
Besimtari e do takimin me Allahun kur e di se Allahu do ta meshiroje ate dhe do ta fuse ne Xhenet, dhe per kete besimtar, edhe Allahu e do takimin me te, sic ka ardhur ne hadith te sakte, dhe kjo eshte e kunderta e asaj qe ndodh me jobesimtarin, i cili e urren takimin me Allahun sepse e di qe do te shkoje ne zjarr, dhe keshtu edhe Allahu e urren takimin me te. Dhe ketu eshte qellimi qe te kujtohet vdekja nga besimtari dhe kjo ta shtyje ate qe te pendohet nga gjynahet e tij, te vogla e te medha, sepse mund te vdesi nga casti ne cast dhe te dale para Allahut, sepse sado qe te qendroje ne varr, dhe sado vite e shekuj te kalojne nga vdekja e tij deri ne diten e ringjalljes, atij do i duket sikur menjehere ka dale ne diten e ringjalljes, pa e ndjere kohen, sepse me vdekjen ai eshte ne bote tjeter.
Lusim Allahun te na fale te gjitheve dhe te na e pranoje pendimin per gjynahet tona!

Kurse ne lidhje me pyetjen e dyte, ne lidhje me hadithin e atyre 70 mije besimtareve nga populli i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) qe do te hyjne ne xhenet pa llogari, qe ne e lusim Allahun te na beje prej tyre, dhe prej cilesive te tyre eshte edhe se ata nuk perdorin hekurin e nxehte per kurim, as nuk i kerkojne te tjereve qe t’i bejne rukje (disa lloj rukjesh qe ishin ne ate kohe dhe qe nuk bazoheshin te Kurani, sepse ne nje hadith tjeter ka ardhur se nuk ka problem per rukjet qe benin njerezit, perderisa nuk jane shirk.), si dhe nuk perdorin fallin apo shortin, por i mbeshteten vetem Zotit te tyre (qe t’i sheroje)!”
Ne kete hadith nuk ndalohet kurimi dhe marrja e shkaqeve per t’u sheruar, sepse ne jemi te urdheruar qe t’i marrim shkaqet, por hadithi ka per qellim vetem nje lloj kurimi material te papelqyer, e qe eshte perdorimi i hekurit te nxehte per kurim, kurse te gjitha lendet e tjera kuruese jane te lejuara, madje disa prej tyre jane permendur ne Kuran (si mjalti per shembull, ne te cilin ka sherim per njerezit), si dhe ne hadithe, ku permenden bime te ndryshme per kurim material fizik, kurse ne lidhje me kurimin psikologjik shpirteror, hadithi ndalon ato menyra qe jane te dyshimta dhe qe cenojne mbeshtetjen tek Allahu per sherim, si dhe ato menyra qe jane shirk, sic eshte falli apo hedhja e shortit qe benin ne ate kohe dhe ne cdo kohe tjeter, por nuk ndalon rukjet me kuran dhe sunet, te cilat vete Pejgaberi ua ka mesuar shokeve te tij dhe te gjithe popullit te tij, dhe te cilat gjenden ne Kuran dhe ne Sunet.
Pra, kerkimi i shkaqeve te lejuara dhe me te mira te sherimit dhe marrja e tyre eshte dicka e urdheruar dhe e detyruar nese ne marrjen e tyre qendron shpetimi i jetes, njesoj sic eshte detyrim edhe ushqimi dhe pirja per te jetuar, madje kurimi me ushqim eshte kurimi me i mire.
Nese hadithi do te kishte per qellimin kerkimin e rukjes se lejuar dhe te lutjes se lejuar, gje te cilen sahabet e kuptuan me se miri, nuk do te ngrihej Ukasha (radiallahu anhu) pas kesaj fjale te pejgamberit dhe te thoshte: “O i Derguari i Allahut! Lute ALlahun per mua qe te me beje prej tyre!”, Kurse Pejgamberi i tha: “Ti je prej tyre.” Pra, ky i kerkoi Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dicka te larte dhe te lejuar, duke e ditur se kjo gje nuk do ta nxirrte nga ai grup, perndryshe nuk do ta kerkonte.
Pra, kerkimi i sherimit dhe i rrugeve te lejuara te tij, eshte i lejuar dhe i urdheruar nga Islami, i cili ka dhene edhe udhezime dhe vija te pergjithshme per kete, si ne Kuran ashtu edhe ne Sunet, madje Allahu thote: “Ne zbresim nga Kurani diçka qe eshte sherim dhe meshire per besimtaret.” Pra, eshte per qellim sherimi nga semundjet shpirterore psikologjike, madje edhe nga ato materiale fizike gjithashtu, dhe e gjitha kthehet tek besimi dhe mbeshtetja e njeriut tek Allahu i Madheruar.
Lusim Allahun te na beje prej atyre qe do te hyjne ne xhenet pa llogari dhe pa denim!