(Pyetja Nr. 100) Anonim / Shqiperi / 12-10-2010

Message: eselamu alejkum. Desha me dit se cfar te drejtash ka nje burr ndaj gruas se tij dhe kush duhet me shume sipas islamit gruaja apo femijet?

Përgjigje / 15-10-2010

Ne lidhje me te drejtat e bashkeshorteve kundrejt njeri-tjetrit, lexoni ketu.

E sa per ate se kush duhet me shume, gruaja apo femija, eshte nje pyetje jo e qelluar, sepse secili ka vendin e vete dhe nuk jane rivale te njeri-tjetrit, ndryshe sikur nje burre te kishte dy apo me shume gra dhe te donte njeren me shume se tjetra, ne kete rast mund te behej rivalitet, kurse tek nena me femijen e saj eshte dicka absurde, sepse femija duhet si femije dhe gruaja si grua, e nuk mund te thuhet se njerin prej tyre e do me shume se tjetrin. Madje gruaja duhet te jete e kenaqur kur burri i do femijet e saj, sepse kjo tregon se ai e do edhe nenen e tyre. E Allahu e di me mire, e Ai e ka ne dore suksesin!

(Pyetja Nr. 99) Vesel / Mitrovice / 03-10-2010

Message: Selam Alejkum. A eshte mekat te ndahemi nga prinderit pasi qe te martohemi? Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 10-10-2010

Kur burri martohet, ai formon familje te re ndaj te ciles ka detyrime ashtu si edhe ndaj prinderve kur ata jane te moshuar dhe nuk kane njeri tjeter qe t’i mbaje. Nuk eshte mekat qe te ndahesh nga prinderit kur martohesh, madje gruaja ka te drejten qe te kerkoje banese te vecante qofte edhe me qira, por qe te jete banesa e saj ku mund ta beje jeten e qete dhe ku te edukoje e qete femijet e saj dhe te burrit te saj, dhe ajo nuk ka asnje lloj detyrimi ndaj njerezve te burrit pervec nese ben dicka si bindje ndaj burrit dhe per kenaqesi te tij, apo si miresi nga vetja e vet dhe me deshiren e vet, por jo me detyrim. Kurse vete burri eshte ai qe ka detyrime ndaj prinderve te vet nese ata jane ne nevoje per te, me aq sa ai te mundet. Keto gjera duhet te behen te qarta ne vendet tona, ku ende zoterojne zakonet e bera nga njerezit dhe ku ciftet e reja te sapomartuara apo edhe ato te martuara prej vitesh vuajne per shkak te ketyre zakoneve nderkohe qe e gjithe kjo vuajtje nuk eshte e nevojshme, por thjesht per shkak te zakonit apo te qefit te dikujt prej familjes duke shkelur te drejtat e te tjereve, e ne kete rast te gruas dhe femijeve te djalit, i cili ka formuar tashme familje te re, ndaj te ciles ka detyrime, madje qe i kalojne ato ndaj prinderve, sic eshte edukimi dhe rritja, kurse ndaj prinderve ka detyrim ushqyerjen dhe veshmbathjen nese ata jane ne nevoje, si dhe bindjen kur ata nuk e urdherojne per dicka te ndaluar apo per shkeljen e te drejtave te te tjereve. Pra, ne Islam ka drejtesi dhe secili ka te drejtat dhe detyrimet e veta ndaj te tjereve. Secilit duhet t’i jepet haku dhe e drejta qe i takon, pa shkelur te drejtat e te tjereve. E Allahu e ka ne dore suksesin.

(Pyetja Nr. 98) Hijam / Tetove / 27-09-2010

Message: SELAMU ALEJKUM.
DUA TA DIJ NE CILEN DORE MBAHET UNAZA E MARTESES, DISA THONE QE ESJTE HARAM NE DOREN E MAJTE DHE DISA HARAM NE DOREN E DJATHTE, KJO PYETJE VLEN EDHE PER DJEMT EDHE PER VAJZAT.

Përgjigje / 28-09-2010

Ne Islam nuk ekziston dicka qe quhet unaza e marteses, por ky zakon ka ardhur nga popujt e ndryshem me besime me shume pagane, sic jane greket e lashte, te cilet pretendonin se unazat e marteses jane lidhje dashurie mes burrit dhe gruas, madje shkonin deri atje sa thonins e vendosja e unazes duhet patjeter ne gishtin e mesem te dores se majte, sepse venat e ketij gishti lidhen me zemren, gje e cila ne te vertete nuk eshte vetem per kete gisht por per te gjithe gishtat njesoj, por e rendesishme eshte qe ky besim dhe ky zakon nuk ka baze ne Islam, madje mund te shkoje deri ne shirk nese besohen gjera te tilla ne vendosjen e ketyre unazave. Kurse vendosja e unazes thjeshte pa ndonje besim apo qellim, lejohet si per burrat edhe per grate, por me kusht qe per burrat te mos jete prej ari, sepse ari eshte i ndaluar per ta, dhe vendosja e unazes lejohet ne cdo gisht te seciles dore, madje grave u lejohet te vendosin disa unaza njeheresh ne disa gishta, ne te dyja duart, por me kusht qe te mos i shfaqin ne sy te burrave te huaj. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe Ai e ka ne dore suskesin!

(Pyetja Nr. 97) Alban / Kosove / 25-09-2010

Message: Selam alejkum kam dia pyetje:
1. A eshte i lejuar falja e namazit vetun pa gjemat, dhe cilat jan argumentet qe e ndalojn gruan qe te shkojn te varrezat per ta futur te vdekurin ne varr se bashku me burrat?
2. Hadithet qe i kam lexuar qe flasin per dhikrin mbas namazit asnje hadith nuk thonte drejt perdrejt se dhikri behet mbas farzi por mbas namazi e qe ketu disa po e marrin si argument se ka per qellim mbas namazeve farze dhe sunnete amund te mi shpjegoni keto hadithe qe flasin per keto?
3. A ka te drejt qe familja e vajzes ti thote familjes se djalit se ne nuk ta japim vajzen per shkak se ne ndihemi me lart apo me te mire sesa familja jote?
4. Familja e vajzes, a munden tja ndalin vajzen djalit mbasi ja kan dhene atij edhe nese ai djali nuk eshte bere mosbesimtar dhe cilat jan ato raste?

Përgjigje / 28-09-2010

1. Namazi me xhemat eshte vaxhib per burrat qe kane mundesi fizike te shkojne ne xhami dhe qe e degjojne ezanin, e perndryshe, patjeter duhet me e fal namazin edhe nese nuk mund te shkosh ne xhami, por duke e fale kudo qe te gjendesh, ne kohen e vet. Argumentet qe grate nuk shkojne ne varreza bashke me burrat per te varrosur te vdekurin eshte se kete gje nuk e kane bere as muslimanet e pare dhe as te fundit, as sahabet dhe as pasardhesit e tyre e deri me sot.

2. Kushdo qe ka pak dije nga Islami dhe ligjet e tij ne lidhje me namazin dhe deget e fikhut ne pergjithesi, e di qe ne keto hadithe eshte per qellim namazi farz, dhe po keshtu, kur Allahu thote ne Kuran: “Dhe kryeni namazin!” e ka per qellim namazin e detyruar farz. Per kete nuk kundershton vecse ndonje fanatik qe ka trasheguar nje bidat nga paraardhesit e tij, sic ndodh ne vendet tona, dhe nuk them qe e ka trasheguar nga medhhebi hanefi, pasi qe keto bidate jane me shume sufije dhe shiite dhe jo te ndonje prej medhhebeve te fikhut Islam.

3. Familja e vajzes ka te drejten qe te vendose ate qe e shohin me te mire per vajzen e tyre, dhe per kete nuk mund t’i detyroje kush, perderisa jane besimtare dhe kane dije nga Islami. E sa per barazine ne rang shoqeror mes burrit dhe gruas, sheriati Islam e ka marre ne konsiderate kete ceshtje edhe pse nuk e ka vendosur si kusht pa te cilin akti i marteses do te ishte i pavlefshem, por ia ka dhene te drejten familjes se vajzes qe te shohe kategorine e burrit qe vjen per t’i kerkuar doren, me qellim te jene sa me afer njeri-tjetrit ne shtrese, qe te mund te vazhdoje lidhja mes tyre normalisht, perndryshe nuk do mund te jetonin se bashku per shkak te menyres se ndryshme te jetes qe ben secili. Dijetaret e jurisprudences Islame i kane dhene te drejten babait te vajzes qe te kerkoje prishjen e aktit te marteses se vajzes se tyre qe eshte bere ne mungese apo ne mospajtim te tyre, nese vertetohet se burri i saj nuk eshte ne te njetin rang apo shtrese shoqerore me vajzen, gje e cila tregon se marrja ne konsiderate e shtreses shoqerore te burrit dhe gruas ka vend ne Islam.

4. Prej rasteve kur familja e vajzes ka te drejte te kerkojne prishjen e marteses se vajzes se tyre para gjykatesit, eshte ai qe u permend me siper, pra kur vajza martohet pa lejen e prinderve apo pa pelqimin e tyre, dhe vertetohet qe burri nuk eshte ne nje shtrese shoqerore me vajzen, sepse ne kete rast zbulohet se vajza eshte mashtruar, kurse familja e saj kerkon me te miren per te. Po keshtu, familja e vajzes ka te drejten e prishjes se marteses kur vertetohet ndonje mangesi apo mashtrim tjeter te burri i vajzes, apo nese ai nuk eshte musliman, gje per te cilen nuk ka kundershtim, apo nese nuk ka mundesi te paguaje mehrin apo te mbaje familjen e tij me banese, ushqim e veshembathje, apo per thyerjen apo mosplotesimin e ndonje kushti qe vendoset ne aktin e marteses, etj. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 96) Ilir / 19-09-2010

Message: Si je vella? Nese mundesh te me pergjigjesh po te pyes per nje ceshtje. Nje vella musliman ka martuar vajzen me nje djale qe pin duhan duke qene i vetedijshem me shpresen se do e leri ket zakon te ndaluar. Tani dhenderri kembengul qe kur te vije tek shtepia e vjehrrit don te konsumoje edhe aty duhan ose ne te kundert nuk e bie vajzen vizite tek familja e saj, dhe kjo ceshtje ka 3 muaj qe vazhdon keshtu. Dhenderri thote nese do qe te vizitoj bashke me vajzen tende duhet te me lejosh qe te pij duhan, dhe arsyetohet se nuk ka mundesi ne te kundert, ndersa vjerri nuk don ta lejoje qe te pije duhan ne shtepine etij se eshte e ndaluar dhe ka te drejte per kete ceshtje se eshte endaluar fetarisht dhe eshte ne shtepine e tij. Tani te dyja palet kembengulin tek mendimi tyre, por ata qe demtohen jane vajza dhe familja e saj, sepse dhenderri perderisa vepron keshtu, nuk i intereson aspak kjo nderprerje qe i ben vajzes per te familja e saj. Tani pyetja vijon: a lejohet qe vjehrri ta lejoje dhenderrin qe te pije duhan dhe merr gjynah qe e lejon per kete duke qene ne shtepine e tij, dhe si duhet te veproje ky vllai? Dhe pyetja ne pergjithesi: A lejohet qe ti lejojme te afermit tane te pijne duhan ne shtepite tona dhe a kemi gjynah per kete sepse e konsiderojme kete xhest si gje te vogel dhe sja kemi vene veshin shume? Pres pergjigje sa me shpejt se ky vllai eshte vene ne siklet dhe sdi si te veproje edhe pse gabimin e beri vet qe ne fillim qe ja dha vajzen ketij personi. Allahu ta shperblefte me te mira dhe ju dhnte sukses ne punen dhe ne jeten tuaj!

Përgjigje / 20-09-2010

Detyra e besimtarit musliman kur e sheh nje te ndaluar, eshte qe te ndaloje prej saj me doren e tij, e nese nuk mundet, atehere me gjuhen e tij, e nese perseri nuk mundet, atehere me zemren e tij, por kjo e fundit tregon besimin me te dobet, sic ka thene i derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem. Kur i derguari, salallahu alejhi ue selem, permend mundesine, do te thote qe duhen marre parasysh rrethanat. Keshtu, kur ne e shohim dike te beje nje te ndaluar, duhet ta ndalojme me dore, nese kemi kompetenca dhe ai qe e ben te ndaluaren eshte nen urdhrat tona, si per shembull femija yt apo sherbetori, e ne te kundert, e ndalojme me gojen tone, duke i sqaruar se kjo eshte e ndaluar nga Allahu, dhe patjeter qe te ben dem, ndryshe nuk do te ndalohej. E nese ai nuk te degjon, ti nuk ke gjynah per kete, sepse e ke bere detyren.
Mbet nje hap tjeter, e qe eshte bojkoti per shkak te vazhdimit te atij personi ne mekat, perderisa ai eshte besimtar dhe e beson Allahun dhe te Derguarin e Tij, dhe falet e agjeron, dmth qe e praktikon Islamin dhe e di se cfare eshte mekati, perndryshe duhet thirrur ne islam se pari dhe qe te falet e te agjeroje, si dhe te mesoje shtyllat e besimit dhe te islamit dhe nese eshte futur ne rruge, i flet gradualisht per gjithcka te mire qe e urdheron islami dhe per gjithcka te keqe qe islami e ndalon.

Ajo qe te ben pershtypje ne problemin e familjes ne fjale, eshte morali i ulet, mosrespekti dhe paedukata qe ka ky dhenderr kundrejt babait te gruas se tij, Allahu e udhezofte!
Prinderit e vajzes dhe vete ajo duhet te bejne lutje Allahut qe ta udhezoje ate, sepse tashme ka gjera qe nuk kthehen mbrapsht, pervec nese dhenderri ka dale apo del nga islami, sepse ne kete rast nuk i lejohet muslimanes te qendroje nen kuroren e nje jomuslimani.
Po keshtu me te gjithe ata qe guxojne te veprojne dicka te papelqyer ne shtepine e tjetrit, dmth dicka qe nuk e pelqen i zoti i shtepise, kjo tregon vertet mungese kulture, morali dhe respekti per te zotin e shtepise, keshtu qe ai nuk ka nevoje per njerez te tille qe nuk e respektojne as ne shtepine e tij, pervec nese ka per qellim thirrjen e tyre ne Islam, por edhe ne kete rast, morali duhet te jete pjese e njeriut e pandashme, sepse edhe kur te futet ne islam ai do te futet me ate moral qe ka; ne qofte se ka pasur moral te mire, do te vazhdoje te kete moral te mire, dhe ne te kundert, do te vazhdoje me ate moral qe ka pasur, pervec atij qe do Allahu te permiresohet ne moral. Per kete, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Njerezit jane si mineralet. Ai qe ka qene me i miri ne injorance, do te jete gjithashtu me i miri edhe ne islam.”
Lusim Allahun te na udhezoje ne moralet me te mira, sepse askush pervec Allahut nuk udhezon ne to! Keshtu lutej edhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Allahu e ka ne dore suksesin.

(Pyetja Nr. 95) Anonim / Kosove / 04-09-2010

Message: Selam alejkum. Kam dy pyetje qe ka nje koh te gjat qe po me brengosin dhe nuk po mundem tja u gjej pergjigjen.

1. Disa hadithe qe kan ardhur qe flasin per vajtimin qe bejn njerezit ne kete bot per te vdekurin dhe per kete shkak te ketij vajtimi ai denohet ne varrr i vdekuri eshte fjala, pse te ndodh ky lloj denimi duke e ditur qe ai i vdekuri nuk ka faj pse keta njerez vajtojn per te pse ka vdekur?

2. Dy anetare te farefisit tim jan hidheruar qe 15 vite per shkak se njeri prej tyre ka shpifur per te se eshte ne anen e armikut, dhe kjo shpifje e ka detyruar ate qe te shpif edhe per ate qe ka shpifur me heret dhe ka ardh deri te hidherimi me njeri tjetrin saqe as ne farefisi nuk guxojm ta vizitojm njerin sepse kur tjetri po ndegjojn pse kemi qen atje po na hidherohet edhe neve, dhe gjendja ka ardhe shume keq. A eshte i lejuar ky lloj hidherimi gjate ter jetes se ky hidherim ka kaluar me shume se tri dite?

Përgjigje / 04-09-2010

1. Kane ardhur disa hadithe te sakta, te Buhariu, Muslimi, e te tjere, ku thuhet se i vdekuri torturohet apo vuan nga qarja e familjes se tij per te, por ketu nuk eshte kuptimi se ai ndeshkohet per vepren e dikujt tjeter, sic mund te kuptohet ne pamje te pare, prandaj edhe dijetaret kane dale me disa perfundime te ndryshme ne lidhje me menyren e kuptimit te ketyre haditheve. Disa thone se i vdekuri denohet me qarjen dhe vajtimin e familjes se tij per te, nese ai e ka lene porosi qe te vajtojne per te, ose kur ka qene gjalle e aprovonte kete gje me te vdekurit e tjere, ose nuk e ka ndaluar kete gje para vdekjes, etj. Por ndoshta mendimi me i sakte, te cilin e ka zgjedhur edhe shejhu i Islamit, Iben Tejmije, eshte se kuptimi i fjales (adhab – torturim, mundim) ne kete hadith eshte ndryshe nga ai i fjales (ikab – ndeshkim), dhe ne hadith ka ardhur fjala (adhab) dhe jo (ikab), qe do te thote se i vdekuri vuan dhe torturohet kur i sheh njerezit e familjes se tij te qajne e te vajtojne per te, pra vuan shpirterisht dhe jo si ndeshkim nga Allahu per vepren e tyre. Madje kjo vuajtje e te vdekurit ne kete rast mund te jete falje e disa gjynaheve per te, ashtu sic eshte edhe ngushtimi i varrit falje e gjynaheve, dhe shume vuajtje te besimtarit, jane falje gjynahesh per te. Pra, nuk lejohet qe te gjallet te vajtojne per te vdekurin, sepse vajtimi eshte gjynah dhe tregim i hidherimit me caktimin e Allahut, kurse qarja normale eshte e lejuar dhe nuk ka asnje ndalese per te, madje vete i Derguari i Allahut ka qare kur i vdiq biri i tij, Ibrahimi, dhe tha se syri loton dhe zemra merzitet, por goja nuk shpreh vecse ate qe pelqen Allahu i Madheruar. E Allahu e di me mire. [“Mexhmuul Fetava”, Iben Tejmije (34/364), “Mexhmuu Fetava, Iben Uthejmin (17/408)].

2. Sigurisht qe meria dhe zemerimi qe zgjat me shume se tri dite eshte i ndaluar, por a i degjojne njerezit e fisit tend keto fjale?! Allahu ju dhente zgjidhje dhe ju bashkofte zemrat! Beni lutje per kete vecanerisht tani ne ditet e mbetura nga Ramazani, sepse eshte rast i volitshem, sepse vetem Allahu mund te bashkoje mes zemrave te tyre.

(Pyetja Nr. 94) Bilal / Itali / 24-08-2010

Message: Selam alejkum.
Desha nje keshille prej jush o hoxhe i nderuar. Si mendoni persa i perket fejesave qe bejne dissa musliman sot, shkojne njihen me vajzen dhe familjen e vajzes, marin miratimin e prinderve dhe vazhdojne te fejuar per nje kohe te gjate 1 apo me shume vite, vajza tek shtepia saj dhe burri ne shtepine e vet? Duke ditur se djali ka nevoje dhe deshire per tu martuar mirepo njekohesisht kushtet nuk e lejojne te martohet pasi ndodhet ne mergim me studime apo per ndonje arsye tjeter. Si mund te keshillohet ne keto raste? Allahu jua sperblefte me te mira!

Përgjigje / 24-08-2010

Secili te veproje sipas mundesive, duke u perpjekur me te gjitha mundesite qe sa me shpejte ta beje martesen dhe te mos rrine gjate ne fejese. E Allahu e di gjendjen e roberve te Tij!

(Pyetja Nr. 93) Abdullah / Durres / 24-08-2010

Message: Esselamu alejkum! Hoxhe i nderuar duam te pyesim ne lidhje me nje ceshtje qe na shqetson ne si familje dhe mendoj se shume te tjere si ne ndodhen ne te njejten situate. Ne kemi disa vite qe kemi filluar te praktikojme fene dhe ngaqe shume rregulla nuk i dime, shume here gabojme ose ndodhemi ne situata qe sdime si te veprojme, si per shembull ne lidhje me dasmat, fejesat apo te tjera sebepe familjare, duke patur -parasysh se ne te tilla sebepe ka perzjerje te gjinive, ka alkohol, ka muzike etj, nuk dime si te veprojme, kemi merak se mos gabojme po te mos shkojme, mirepo duke ditur se harami eshte i qarte dhe prezent ne te tilla raste, friksohemi se po te shkojme kundershtojme ligjin e Allahut. E nga ana tjeter jemi nen presion nga te afermit duke na thene se si ka mundesi qe islami i ndan njerzit. Besoj te jem i qarte ne pyetje. Allahu ju shperblefte per pergjigjet qe jepni!

Përgjigje / 25-08-2010

Problemi i parashtruar nuk eshte i thjeshte per askend prej muslimaneve shqiptare te themi, sepse ne vendet e tjera muslimane ka tradita te tjera qe jane me afer Islamit, dhe qendrimi qe muslimanet duhet te mbajne ndaj ketij problemi eshte vendimtar per shume gjera qe lidhen me te, dhe qe kane te bejne me fene dhe besimin e tyre ne lemite e ndryshme te jetes shoqerore dhe private. Ne kujtojme ketu se muslimani ka parime baze te vendosura nga Zoti qe ai beson, ne Librin dhe fene e Tij, Islamin, qe muslimani ndjek dhe zbaton, me qellim qe te sistemoje jetesen e tij ne kete bote konform ligjeve te caktuara nga Zoti i tij, pelqimin e te Cilit muslimani e ka qellim paresor, per te arritur lumturine dhe shpetimin ne te dyja botet. Nese eshte keshtu, dhe nese muslimani eshte vertet musliman dhe i nenshtruar Zotit te tij, ashtu si edhe pretendon, ai duhet ta tregoje kete ne veprat e tij dhe ne sprovat qe kalon ne kete jete kalimtare. Qe te kthehemi te pyetja, muslimani duhet ta di se pari se jo vetem qe alkooli, muzika, perzierja e meshkujve me femrat e huaja ne nje vend, zhveshja e grave ne sy te burrave te huaj, e te tjera vepra te shemtuara, jo vetem qe keto jane te ndaluara ne fene e Allahut per shkak te demit dhe prishjes qe ato shkaktojne, por muslimani duhet te dije gjithashtu se edhe qendrimi me ata njerez qe i bejne keto gjera eshte gjithashtu i ndaluar perderisa nuk i ndalon ata nga vepra e tyre e keqe, perndryshe nuk do te kishte kuptim ndalimi i ketyre gjerave kur ti qendron me ata qe i bejne ato. A nuk do te ishte qendrimi me ta si aprovim nga ti per vepren e tyre?! E nese ti e aprovon ate veper, je bere si ata dhe ndoshta ke dal nga Islami! Allahu i Madheruar thote: “Ai ju ka shpallur në Libër : Kur dëgjoni të mohohen ajetet e Allahut dhe të merren për tallje, mos rrini me ata njerëz, deri sa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit së bashku. ” [En Nisa 140]. Keta njerez qe i bejne hapur mekatet dhe shkeljen e ligjeve te Allahut, qe pijne alkool, degjojne muzike e kercejne se bashku, meshkuj e femra, padyshim se i mohojne ligjet e Allahut dhe vepra e tyre tregon tallje me ato ligje, perndryshe nuk do i benin ne publik, prandaj edhe dijetaret e kane ndaluar qendrimin me mekataret dhe bidatcinjte duke u bazuar ne kete ajet dhe ne kuptimin e tij te natyrshem, qe shoku te ben si vetja dhe se nuk mund te qendrosh me nje shok qe ka parime te tjera nga te tuat. Duhet pasur kujdes se nuk kemi per qellim te themi se muslimani qe i ben keto mekate del nga Islami, jo, por ai eshte mekatar dhe ngarkon veten me keto gjynahe, me kryerjen e tyre, madje edhe me qendrimin ne keto tubime, edhe nese vete nuk i ben ato vepra, por ai qendron me ta dhe qendrimi i tij tregon se ai i aprovon ata, perndryshe nuk do te qendronte per t’i bere qefin krijesave ne llogari te humbjes se vet dhe terheqjes se merzitjes se Krijuesit ndaj tij. I Derguari yne, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te, ka thene: “Kushdo qe kenaq krijesat me diçka qe e merzit Krijuesin, Allahu e le ate ne doren e njerezve, dhe kushdo qe i merzit njerezit me diçka qe kenaq Allahun, Allahu e siguron ate nga mundimet e njerezve.” [Sahihul Xhami, 6010]. Atehere, si eshte me e mira per ty, qe ke besuar Allahun dhe qe praktikon fene e Tij duke shpresuar shperblimin e Tij dhe duke iu ruajtur denimit te Tij, ne kete bote dhe ne boten tjeter, qe te kenaqesh krijesat apo Krijuesin?!

Le ta marrim nga nje kendveshtrim tjeter: Menyra dhe forma qe realizohen keto dasma, festa apo sebepe te ndryshme, mbi cfare bazash eshte bere dhe behet? A nuk jane njerezit ata qe i kane vendosur ato me kalimin e kohes, deri sa jane bere zakon. Por, a kane qene ne Islam ata njerez qe i kane kryer ne fillim dhe a e kane ditur se menyra e kryerjes se tyre eshte e ndaluar ne Islam? Alkooli, muzika, perzierja e burrave me grate dhe zbulimi e zbukurimi i grave ne sy te te gjitheve, a nuk jane shthurje dhe larg mesimeve dhe parimeve Islame, te cilat cojne ne shkaterrimin e individit, familjes dhe shoqerise?! Perderisa jane njerezit ata qe i kane bere keto zakone, dhe ata nuk jane bazuar ne parimet fetare Islame, padyshim se muslimanet sot jo vetem qe nuk duhet t’i aprovojne ato me prezentimin dhe qendrimin e tyre ne vendet ku behen ato, por duhet t’i hedhin poshte keto zakone dhe t’i luftojne ato, duke thirrur tek e mira dhe e pastra ne te cilen fton Islami.

Nuk eshte Islami ai qe i ndan njerezit, por jane haramet ato qe e ndajne besimtarin nga mekatari. Perderisa eshte keshtu, cila eshte zgjidhja me e mire: qe besimtari te leri deliresine dhe te miren per te kenaqur mekatarin me ndotesine dhe te keqen ku ai ndodhet, apo qe besimtari ta ftoi mekatarin ne largimin prej mekatit dhe te keqes dhe te kthehet tek e mira, qe eshte per te miren e te dyve ne te dyja botet?

Pra, muslimanet jo vetem qe nuk duhet te shkojne dhe te qendrojne ne keto vende ku behen mekatet hapur, por duhet t’i luftojne ato me te gjitha menyrat e mundshme, sepse kjo eshte detyra e tyre dhe keto jane parimet e tyre nga te cilat ata nuk tuten dhe nuk tunden, por jane te qendrueshem me bindje te plote se jane ne rrugen e vertete e te paster qe e ka caktuar Allahu per ta, pa dyshuar aspak ne kete gje.

Dhe se fundmi, patjeter qe besimtari do te dallohet dhe do te ndahet jo vetem nga jobesimtari, por edhe nga muslimani mekatar, deri sa ata te kthehen ne fene e Allahut dhe ne bindje te urdhrave te Tij, perndryshe nuk do te kishte dallim besimi nga mosbesimi dhe as e mira nga e keqja. Ne i duam te miren te gjithe njerezve, dhe te paret qe ua duam te miren jane te afermit tane me te aferm e keshtu me rradhe, dhe ne kemi dicka qe duam tjua japim atyre, dicka qe na e ka mesuar Allahu dhe na ka udhezuar tek ajo, e qe eshte feja e Allahut dhe rruga e drejte e Allahut, qe te con drejt Allahut dhe lumturise ne te dyja botet. Kete duam t’u tregojme edhe te afermve tane. Ne i ftojme ata tek ajo qe eshte e mire dhe qe u ben dobi ne te dyja botet, edhe pse ata nga padija e tyre na ftojne ne ate qe eshte e keqe dhe e demshme per te gjithe ne dhe ata, ne te dyja botet.

Prandaj, o besimtar musliman, behu i qendrueshem ne fene tende sepse ti je ne rrugen e drejte, dhe fto ne rrugen e Zotit tend me urtesi e butesi. Le te triumfoje e mira mbi te keqen dhe ndjekesit e te keqes te kthejne rruge dhe te ndjekin edhe ata rrugen e Allahut, sepse keshtu do te shpetojne dhe do te fitojne ne te dyja botet. E Allahu udhezon ke te doje ne rrugen e drejte, kurse ne vetem sa komunikojme ate qe na ngarkohet nga feja dhe parimet tona si muslimane. Lusim Allahun t’i ktheje muslimanet ne fene e tyre me nje kthim te vertete. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi vulen e pejgambereve, te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

Shih gjithashtu piken e trete te pyetjes nr. 757, ne kete faqe.

(Pyetja Nr. 92) Anonime / Kosovë / 22-08-2010

Message: selamun alejkum vella, kam nje pyeje e cila me brengos e kam baben te semur nga tensioni, kur ti ngritet tensioni ne nje far menyre e humb kontrollin sdin as qka fol por se i mallkon dy djemt e vet thote mbetshinn rrugeve kurr bashke mos u bafshin kurr mos kofshin mire po me brengos kjo o vella duke pasur parasysh se duaja e prindit pranohet si per te mire ashtu edhe per te keq qka mundesh me na fol lidhje me kete,vertet jam shume e brengosur se ata jane vellezrit e mi jne shume te mire ai vellau i madh i fal 5 kohet e namazit mundohet te gjitha ti fal me xhemat asht i urt ka sjellje te mira me te gjithe disa keshilla te lutem vella,ma bej hallall es-selamun alejkum.

Përgjigje / 24-08-2010

Nese baba e ben lutjen apo mallkimin e tij padrejtesisht, pa ndonje shkak apo mangesi qe femija e tij e ka lene kundrejt tij, padyshim se mallkimi i tij nuk bie dhe nuk pranohet, sepse eshte i padrejte dhe Allahu nuk i ben kujt padrejtesi. Vellezerit e tu duhet te kujdesen qe te mos i lene shkak babes se tyre per te mallkuar, duke e marre me te mire e me te bute, qe sa me shume tja largojne mendjen dhe gjuhen nga mallkimi. Pra, duhet urtesi dhe butesi, dhe gjithcka do te rregullohet, me lejen e Allahut. Po keshtu, nuk do te benin keq nese do te mund t’i lexonin babes disa ajete nga Kurani, qofte edhe duke i lexuar thjesht ne prani te tij dhe pa vepru asgje tjeter. Beni lutje Allahut qe ta udhezoje baben tuaj, sepse lutja nuk kthehet mbrapsht vecanerisht ne kete muaj te begate te Ramazanit. Allahun lusim te na jape sukses, neve dhe juve, e te gjithe muslimaneve!

(Pyetja Nr. 91) Korab / Itali / 02-08-2010

Selamu alejkum. Motra eshte semur 2 muj mas lindjes se djalit, esht semur naten gjith naten ka be dua dhe dhiker, ka kendu kuran por me ze te madh edhe ika than burrit te vet mus shko ne vendlindjen ekunates se te vrajn, kur bojke pak memir thojke qe kunati kadasht me leshu grun e ikom than burrit mus shko ti, taj dhoma evet kaba gjesete jo temira kahjek shamin kaka kercenu antaret aasaj familje ka than gjerta jo reale kathan qe ne dhom te vet esht gjeneti etjera dhoma gjehnemi, vjehrres ithojke qe ti meke ba megji qeshtu shkurt ka humb kontrollin nuk ka dit as me kqyr djalin mee ushqy gishtin tregus eka pas lart non stop, tash esht qetesu por apet nuk esht mir krejt ibon do gjesete te femijve kqyr nalt nganjeher kesh nganjeher bertet amo jo si perpara ju lutem me kshilloni ku mujm a qka duhet me i ba?

Përgjigje / 07-08-2010

Zgjidhja per motren ne fjale eshte dy gjera:
1. Te nderroje shtepi, te shkoje me qira nese nuk kane shtepi tjeter, por e rendesishme qe te nderroje shtepi dhe te jetoje vetem me burrin dhe femijet e saj.
2. Te degjoje rukjen nga Kurani dhe suneti cdo dite.
Nese i ben keto, gjendja e saj do te ndryshoje menjehere me lejen e Allahut. Allahu e ka ne dore suksesin!

(Pyetja Nr. 90) Korab / Itali / 02-08-2010

Message: Selam alalejkum ,Allahu te ruajt hoxh,po te bej ni pyetje ,por edhe keshille,se me iken truri kur i kujtoj ato tortura. tezja ashte martu ka 9 vjet, po qysh kure ashte martu ,burri i saj e ka torturu,ketu nuk kam per qelim fjale, apo gjera te vogla ,por torture, ka 3 kalamaj, edhe me kalamajt silet keq, une nuk mendoj se tezja ashte ni gru ,ku me ato munsi qe ka i le mangut respektin si burre. por ata dhe si familje jane te pa kuptushem,.si te veproj ne kete raste?. duke i pas para syshe traditat qe ata i mbrojne me kokefoci.me tezen rrin e dhe nena e burrit ,ku fjale ajo ka pa mbarim. Allahu e din me mire,por ajo qe une di sa per sherbimin qe i ben tezja vjehrres ashte i mire.

Përgjigje / 07-08-2010

Tezja t’i kerkoje burrit qe te shkojne ne shtepi tjeter ku te jetoje ajo me burrin dhe femijet e saj, qofte edhe shtepi me qira, por qe duhet te shkojne patjeter ne shtepi te vecante qe te bejne jeten e tyre dhe te kujdesen per femijet e tyre. Mjaft me me tradtitat e prapambetura dhe torturuese qe shkelin te drejtat elementsare te njeriut dhe qe Islami i denon.
Nese eshte nevoja, edhe dikush tjeter i familjes te flase me burrin e tezes dhe t’i thote qe te mendoje per familjen e tij, dmth per gruan dhe femijet, dhe t’u plotesoje nevojat e tyre elementare njerezore, perndryshe do te shkaterroje familjen gruan dhe femijet.
Pastaj, nese torturimi vazhdon dhe gjendja nuk ndryshohet, tezja ka te drejte te kerkoje divorc nga ai ne gjykate, por inshaAllah zgjidhet me te mire, sic thame me siper. Allahu e ka ne dore suksesin!

(Pyetja Nr. 89) Muslimania / Kosovë / 27-07-2010

Message: Esselamu alejkum, All-llahu ju shperbleft per kontributin tuaj. Kam dy pyetje, shpresoj qe te me pergjigjeni sa me pare. Jam martuar ne moshen e adoloshences me nje musliman por ende pa u plotesuar nje vit martes ai e mori edhe nje, une nuk ia ndalova por familja ime e veqanarisht prinderit e mij me jane hidheruar dhe me thon te ndahem. Çfare te bej, a ti degjoj prinderit apo te qendroj me burrin, e prinderit te jen te hidheruar me mua ndoshta edhe me mallkojn per kete gje?

Përgjigje / 29-07-2010

Ne kete rast nuk e ke detyrim degjimin e prinderve dhe as mallkimi i tyre nuk bie mbi ty, sepse ti tashme je nen kuroren e marteses me burrin tend dhe ai nuk ka bere ndonje gje te ndaluar ne Islam. Vazhdimi i jetes apo jo me kete burre, eshte zgjedhja jote personale, sepse ti je ajo qe do e kalosh jeten me te. Perderisa ti nuk ja ke ndaluar kete gje burrit dhe ke qene ne dijeni te kesaj pune, dhe ai t’i ploteson ty nevojat dhe detyrimet qe ka ndaj teje, mendojme se nuk ka arsye te qendrueshme per te kerkuar divorcin, sepse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Cilado grua qe i kerkon divorcin burrit te saj pa ndonje arsye, nuk ka per ta ndjere eren e xhenetit.” [Hadith Sahih. E ka nxjerre Ebu Daudi, Tirmidhiu, Iben Maxheh, etj.]

(Pyetja Nr. 88) Umu Sulejm / Kosovë / 23-07-2010

Message: selam alejkum. Kam nje pyetje: Shoqen time e kan feju babi dhe nana vet me zor pa dashjen e saj me nje djal qe falet her her ose kur ka kohe. Ajo nuk ka dashte te martohet me kesi djali asaj ja kane propozu nje djal te kapur per suneti edhe ka pranu po babi i saj nuk ka pranu veq se eshte me mjekerr edhe e fejoj me zor. Tash a lejohet per kete vajzen me ik pa lejen e prinderve me shku te gjykasi ose te naj hoxhe e me bo kurore me kete muslimanin qe ka mjekerr e me len ate pas qe ajo nuk e don kete tjetrin? Eshte mundu sa her me i bind baben dhe nana po ata prap skan dashte. Ketu eshte edhe nje dyshim tjeter po kem frig mos nena vet ka shku te ndonje falltor e i ka bo siher se nana e vajzes po shkojke neper falltor e po i shkrujke hajmali burri te saj (babes se qikes). Ju kisha lute nje pergjegje sa ma shpejt se ndoshta hala ska bo nikah me kete tjetri.

Përgjigje / 24-07-2010

Nuk i lejohet babes se vajzes me e martu vajzen e tij pa deshiren e saj, por as vajzes nuk i lejohet te martoje veten e saj pa pelqimin e babes se saj, perderisa ai eshte musliman. Vetem ne rast kur baba i saj nuk eshte musliman, mundet me e marre gjykatesin apo hoxhen si pergjegjes te saj qe mund ta martoje ate, perndryshe nuk lejohet. Ajo qe mund te beje vajza tani per tani eshte qe te mos e pranoje martesen e babes per dikend qe ajo nuk e do dhe nuk e pelqen, dhe t’ja tregoje kete gje atij personi me te cilin baba don me e martu, qe ajo nuk e do ate dhe se do dikend tjeter, e ai vete ka per t’u terhequr. Pastaj te prese sa te hapet rruga dhe Allahu te sjelle hajrin per te. Ne cdo rast, ajo duhet te fale namaz istihara dhe t’i lutet Allahut qe t’i jape zgjidhjen me te mire per te, ne kete bote dhe ne boten tjeter. Dhe ta dije se ndodh qe dicka te duket e mire ne pamje te pare, por ajo te jete e keqe, si dhe e kunderta, ndodh qe dicka te duket e keqe por te jete e mire, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 87) Anonim / Shqiperi / 21-07-2010

Message: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu! Urime per webfaqen tuaj,eshte nje faqe qe na ka sjelle shume dobi me pergjigjet tuaja. Allahu xh.sh. ju shperblefte me xhennetin firdeus! Kam nje pyetje: A lejohet dalja shetitje, apo per kafe e dy cifteve myslimane se bashku? Une dhe burri im mendojme qe slejohet, ne nuk japim as doren jomahremeve, por cifti tjeter mysliman (qe e japin doren), thote qe ska ndonje gje te keqe. A mund te na jepni nje pergjigje ju lutem, po pati dhe ndonje hadith, apo transmetim. Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 24-07-2010

Kur Islami ndalon diçka, kete e ben per shkak te demit dhe pasojave te saj te keqia per njeriun, dhe kur ndalon diçka, i ndalon edhe rruget qe te çojne drejt kesaj te ndaluare. Islami e ka ruajtur familjen dhe besimtarin e besimtaren nga prishja dhe renia ne mekat, duke ndaluar rruget qe te çojne drejt tij. Keshtu, Islami e ka ndaluar perzierjen e burrave dhe grave ne te njejtin vend, e ka ndaluar veçimin e nje burri me nje grua te huaj, i ka ndaluar shkembimet e shikimeve dhe te fjaleve, pervec ne rast nevoje te ketyre te fundit, dhe e ka ndaluar prekjen me dore apo me trup te nje gruaje te huaj apo te nje burri te huaj. Te gjitha keto me qellim qe te ruaje besimtaret nga mekati dhe te ruaje familjet nga prishja dhe rrenimi. Shkelja e cdonjeres prej te ndaluarave ka denimin e saj ne varesi te grades se shkeljes dhe dijes se personit, dhe nuk eshte kusht qe keto shkelje te cojne ne mekat per te marre gjynahun dhe denimin per shkak te tyre, sepse edhe ato jane te ndaluara dhe mekat me vete. Keto gjykime jane me se te njohura ne Islam, dhe argument per keto eshte vete jeta e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe e shokeve te tij, gje te cilen ne e gjejme te pacenuar ne librat e hadithit, te siras (biografise dhe historise profetike), dhe te fikhut Islam gjithashtu. Nese keni deshire te beni nje shetitje, duke shkuar disa cifte muslimanesh, duhet t’i permbaheni rregullave te mesiperme dhe te tjera qe nuk jane permendur, e qe kane te bejne me ruajtjen e syrit, veshit dhe zemres, sepse syri eshte shigjete e shejtanit dhe mund te sjelle pasoja katastrofike. Pra, keto shetitje duhet te behen ne ate menyre qe grate te jene vec nga burrat, dhe secili te ruaje shikimin. Kurse per ne kafene, as qe behet fjale qe nuk lejohet, sepse patjeter qe ciftet do te ulen ne nje tavoline perballe njeri-tjetrit dhe ketu bashkohen te gjitha te ndaluarat se bashku. Lexoni me teper rreth ketyre ndalesave ne kete link.

Allahu i ruajte te rinjte muslimane nga cdo devijim e shkelje dhe i dhente sukses atyre ne ndertimin e nje brezi te ri muslimanesh te devotshem e te mbare! Allahu e ka ne Dore suksesin dhe vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte.

(Pyetja Nr. 86) Ummu_E / 07-07-2010

Message: Selamu alejkum.
Ka ardh nje kohe e veshtir, ka humb durimi, prinderit jan be te pa durushem, por edhe femijt jan be zullumqar te medhej. Nga do qe shkoi ndegjoi ankime te njejta te prinderit ndaj femijve, ndegjon qe ka humb respekti, ndegjon qe femijt po e kthejn fjalen ,dhe me fjal te renda qe ta ngrisin kaptinen e kokes. Qka u be me kete gjenerat te femijve, mundohet prinderi me ja plotesu kushtet si eshte me mir,diqka me ja lene mengu menjher ai hidherohet dhe nuk te flet. Kur e keshillon, 100 fjal ti kthen… habitem nga do qe shkoi ndegjoi ankimet e njejta… qe nga mosha fare e vogel aty kah 3-4 vjeq shifet qe kan fillu me i dal brinat femijs, asesi nuk kupton ,e lere me kta nga mosha 6 e me shum. Kujtoi kurr isha vet femi,se sa kemi pas respekt ndaj prinderit,kur thoshte baba ose nana jooo, dhe jo ka mbet, mjaftonte veq me te shiku me sy, ne u benim pula,mjaftonte,vallah kur baba shuplak nuk meka meshu…. E keta sot, i thu jo, ata te thojn PO, more ti i thu perseri jo, ata thojn po edhe pike. Pra edhe piken ne fund te venojn… Nuk e di, nuk e di, a na nuk jemi duke dit me i eduku, a qka u be,,, veq nje e di qe jemi ne hall prej femijve,,, dy i kam krahasim me femijt te tjer jam me te urt,,, qysh po shof ne tjert keta ma nom… por edhe per me i mar lajmi nuk jan… as nuk mer vesh djali i madh me fjal e as me dajak…i ka 9 vjet.. por i ka ndonjeher do gjeste, i ka do fjal, qe vallah nuk durohehs pa ja zdrit ndonje.
Nuk e di, a humbi tek ne meshirra, a qka u be ,,, se di, veq e di qe keta femij te keqij,po na dergojn ne xhehhnem se koxha po na sprovojn dhe po na humbin durimin. Mos me pas pak turp nga prinderi, ta kthejn fjalen maza ma keq… Nuk jam duke dit hiq si me u sjell me keta femij..ani sa jan te vegjel nome, por kur te arrijn moshen e puberitetit,athu qka do behet… Allahu i udhezoft se per me i mar lakmi naj femis sot veshtir…
O vella, u be kohe e rend, sprova nga te kater anet, ne daq stres ne familje ne daq ne rruge, ne daq ne pune (elhamdulila qe nuk punoi dmth jam amvise), erdh nje kohe e rend, se di a do e fitojm ne xhennetitn,ku veshtir po eshte pa ra ne ndonej sprov,sepse tamam po e kalon nje tjetra po te pret tek kembet… vallah Allahu na i falt gabimet dhe na meshiroft,se si zgjohemi ne saba e deri ne aksham,po me duket me shum jemi qe deshtojm ne sprova se sa qe i japim, e si te shpresoim ne xhennet…por perseri shpresat jan ,dhe shpresoim veq ne meshiren e Allahut.
Ndoshta shkrujta shum, por kur po ndalem dhe po mendoi se sa here ne dite kacafytem me femijt, po them ska per mua xhennet…me benen haram keta femi xhennetin.
Allahu me falt nese kam gabu!

Përgjigje / 16-07-2010

Edukimi i femijeve eshte nje detyre jo e lehte per prinderit, por besimtari duhet te kete parasysh nje rregull te rendesishem: “Femijet shohin dhe imitojne prinderit e tyre, prandaj prindi duhet te jete shembulli me i mire per femijet e tij, dhe sa me shume te rriten, aq me i kujdesshem duhet te jete prindi ne veprat dhe sjelljet e tij.” Pra, detyra e prinderit eshte qe se pari te tregoje vete shembullin me te mire ne sjellje, ne kryerjen e adhurimeve, ne largimin nga gjynahet, dhe ne marredheniet me te tjeret, pastaj te perpiqet ta mesoje femijen e tij, t’i mesoje namazin, veprat e mira, te thote gjithnje te verteten dhe te largohet nga sjelljet dhe veset e keqija. Sigurisht qe megjithe kete, femijet nuk do te degjojne 100%, dhe nuk do te binden ndoshta plotesisht, sepse edhe deshirat e tyre luajne rol ne te kunderten, po keshtu shoqeria qe e rrethon ate prej moshatareve te tij, ndikojne gjithashtu. Prandaj, besimtari se pari perpiqet te siguroje nje ambjent te pershtatshem per te jetuar, larg shthurjes dhe njerezve jobesimtare. Kjo nuk do te thote se me zgjedhjen e ambjentit dhe te shoqerise, zgjidhet gjithcka dhe cdo gje rregullohet. Jo, por kushtet per edukim me te mire jane nje favori madh. Sjellja me femijet kerkon urtesi te madhe dhe sukses nga Allahu, e Allahu ia jep suksesin Atij qe e meriton dhe atij qe Ai deshiron, prandaj ne e lusim Allahun te na jape sukses neve dhe te gjithe muslimaneve, ne te dyja botet!

(Pyetja Nr. 85) Anonim / 06-07-2010

Selam alejkum ue rahmetullah ue barakatuhu!
I nderuar hoxhe, shpresoj qe te jeni mire me shendet dhe Iman sebashku me familjen tuaj!
Me falni nese ju marr nga koha juaj e vlefshme. Por desha te ju pyes mbi nje çeshtje te rendesishme:
Ketu ne Itali ku jetoj njoh prej vitesh nje moter italiane muslimane praktikuese. Ajo u martua me nje marokin dhe me te ka 3 femije te mitur ( 4 vjeç me i madh e 1 vjeç e gjysem me i vogli). Pas vitit te pare te marteses i shoqi la namazin dhe filloj haramet me rradhe derisa sot e kesaj dite eshte ne arrest shtepije per shitje droge. Kjo moter i ka dhene mundesi te shoqit me durim e keshillim qe ai te kthehej ne rrugen e drejte, pasi me tha se ai eshte babai i femijve te saj. Por ky person-Allahu e udhezofte-jo vetem qe nuk permiresohesh me kalimin e muajve ne shtepi, por edhe e fuste ne haram motren duke e detyruar qe t’i blinte alkol dhe duhan per t’i pire ai. Kjo motra qe mban edhe nikab ne kete ambient si eshte Italia, mori vendimin qe ta ndante dhe ka bere divorc me deshmitare musliman te xhamise. Tani ditet e 3 mujorit po skadojne, dhe para pak ditesh me njoftoi qe ka marre iniciativen qe sebashku me 3 femijet te beje hixhret fi sebilAllah ne Marrakesh, ne menyre qe t’i edukoj femijet ne medrese me gjuhen arabe. Ketu ne Itali ajo ka vetem nenen e babain mosbesimtare, por qe e ndihmojne e i rrijne afer, ndersa ne Marrakesh nuk ka asnjeri vetem nje moter italiane qe i ka gjetur shtepine. A e ka te lejuar kjo moter qe te marre kete forme udhetimi, duke e ditur qe eshte vetem me femije te mitur, ne nje ambient te tille?
Allahu jua shperblefte ne dunia dhe ne akhiret ndihmen qe na jepni duke na keshilluar ne rrugen e drejte! Amin!

Përgjigje / 08-07-2010

Nuk lejohet udhetimi i femres besimtare e vetme, pa mahram te rritur, dhe ky ndalim nuk behet i lejuar vetem se ne rast domosdoshmerie dhe detyrimi qe ka te beje me jeten.
Problemi i kesaj motre nuk qendron vetem udhetimi vetem, por edhe qendrimi i saj e vetme ne nje vend ku nuk njeh njeri. Zgjedhja me e mire per te do te ishte qe te priste t’i vinte miresia e Allahut dhe nje musliman i mire ta kerkoje per martese, dhe keshtu e kalon kete sprove te rende ne te cilen ndodhet. Pra, te qendroje te prinderit e saj, ndoshta eshte zgjidhja me e mire deri sa te vije ndihma e Allahut dhe miresia e Tij. Allahu njeh ne hollesi dhe di gjithcka per robet e Tij, e Ai sprovon me ç’te deshiroje, prandaj permbajuni ligjeve te Tij, dhe Ai patjeter qe do ju beje rruge dhe do ju jape zgjidhje. Allahu e ka ne dore suksesin, prandaj vetem Allahut le ti luten besimtaret.

(Pyetja Nr. 84) Besart / Kosove / 02-07-2010

Esselamu alejkum vella? Vella e kam bere kete koment ne albislam por e kam bere duke qene i revoltuar ndaj gjesteve te disa motrave e desha te dije se a jam dal jashta islamit dhe a eshte koment i qelluar.

“Selam Alejkum. Nese ndalemi dhe mendojm dhe logjikojm pak atehere do te shihet nje realitet i hidhur,e ky realitet eshte se nuk eshte puna qe femrat myslimane jane te dikriminuara nga meshkujt mysliman por problemi qendron sic ka thene Muhamedi s.a ne hadithin e sakt te tij:
“O ju gra,jepni lëmosh (sa më shumë) se unë ju kam parë ju (gratë) se jeni shumica e banorëve të xhehnemit.” Ato thanë: ” Dhe për çfarç o i Dërguar i Allahut?”
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem tha: “Për shkak se ju mallkoni shumë dhe i mohoni të mirat e burrit.” (Buhariu) Pra problemi nuk koka qe femrat vuajn me shume por qe ankohen me shume,pastaj nese ndalen femrat dhe mendojn se cka sakrifikojn meshkujt per to nuk do te ishin kaq mohuese ndaj burrave te tyre,meshkujt i marrin ne shtepite e veta i bejn me u ndi sikur te ishin te prind e tyre kujdesen per to ne cdo aspekt e qe te gjitha keto tregojn per kujdesin qe meshkujt e tregojn per femrat e mos harroni se ne cdo martes qe behet ne mes nje cifti mysliman thuajse gjithmon meshkujt jane ata qe humbin mirepo elhamdulilah qe meshkujt shpresojn ne shperblimin e Allahu se asnjehere nuk ke me gjet nje femer qe ka vlere sa nje mashkull,pastaj mos ta harrojm hadithin e Muhamedit s.a ku thote:”Femnat jane te mangeta ne mendje dhe ne fe” ketu do ta marr nje shembull,p.sh nese nje veture e kane vleresuar inxhinieret se ne cdo aspekt eshte ne rregull perpos ne goma,atehere nese do te kishte nje defekt kjo veture ku do te kerkohej separi problemi?! normalisht se te gomat,atehere nese ka nje problem ne mes bashkeshorteve atehere ku u deshka te kerkohej problem normalisht se te femra pasiqe jane te mangekta ne mendje dhe ne fe. Pastaj nje jo mysliman e thote nje thenie: “Te gjitha femrat jane lavire e qe fatkeqesisht edhe nena ime eshte femer”
Une si mysliman normalisht qe nuk pajtoj ne kete thenie por mua me intereson diqka te kjo thenie, A thua qka e shtyri kete njeri qe te mendoj keshtu???!!!.
Kete shkrim qe e bera nuk e bera per t’ia mohuar keto ankesa ketyre motrave por e bera per ata qe e kane bere publik keto peripeci te ketyre motrave dhe kam nje pyetje per ta, A thua sikur meshkujt te ankoheshin sikurse femrat si do te ishte raporti mes ankesave te meshkuj dhe te femrave.”

Përgjigje / 08-07-2010

Ne lidhje me komentin qe ke bere, nuk ke dal nga Islami sigurisht, por a eshte i qelluar apo jo, kjo eshte ne dyshim padyshim.
Eshte e vertete se ne pergjithesi grate ankohen me shume se burrat, dhe kjo eshte nga natyra e tyre, keshtu qe ju duhet gjetur gjuha dhe menyra e te sjellurit nga burrat, me i miri i te cileve eshte ai qe eshte me i mire me familjen e vet, pra me gruan e vet, siç ka thene i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Dhe nese burri eshte i mire me gruan e tij, patjeter qe edhe ajo do te jete e mire me te.
Hadithin qe e permend ne lidhje me mangesine e mendjes dhe fese se grave, me sa duket nuk e di te plote, ose e ke harruar, sepse vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e sqaron ne vazhdim te hadithit se mangesia e mendjes te grate eshte se deshmia e tyre eshte sa gjysma e deshmise se burrit (pra deshmia e dy grave vlen sa deshmia e nje burri neper gjykata), dhe mangesia e fese eshte se ato nuk falen e nuk agjerojne gjate te permuajshmeve qe e ka caktuar Allahu per to. Hadithin e transmeton Buhariu.
Pra, nuk duhet te merret hadithi si sulm kunder grave, sepse ai nuk e ka kete kuptim, por vetem sa tregon nje realitet per shkak te cilit burrat duhet te jene te kujdesshem dhe kavaliere me grate e tyre.
Argumentimi me fjalen e atij kafirit qe e permend, ti e di shume mire se eshte i gabuar, madje po ke frike se mos te ka nxjerre ne kufer, perndryshe nuk do pyesje nese ke dale apo jo nga Islami me kete koment qe ke bere. Ai qe e ka thene kete fjale, e ka thene duke u bazuar ne logjike krejtesisht te gabuar dhe te permbysur, sepse e gjithe bota njerezore, madje edhe ajo shtazore, dine te bejne dallim mes ndershmerise dhe kurverise. Lidhja martesore ku kryhen marredheniet intime mes çiftit eshte ligj universal per vazhdimin e jetes ne toke, kurse kurveria eshte dalje nga ky ligj, gje e shemtuar dhe e papranueshme, si nga njerezit ashtu edhe nga shume prej kafsheve.
Pra, fjala e tij eshte fjale e nje kafiri te palogjikshem, keshtu qe nuk ka ndonje cudi te madhe ta thote, por argumentimi i nje besimtari musliman me fjalen e tij, eshte nje gabim i rende dhe aspak ne vendin e vet.
Besimtari musliman duhet te jete shembull ne sjelljen me gruan e tij, dhe ai duhet te mbaje amanetin qe i Derguari i Allahut i ka lene burrave: “Silluni mire me grate dhe i mbani mire ato…” E transmeton Buhariu, Muslimi, e te tjere.

Verejtje: Nese dikush tregon historine e vet, me qellim te gjetjes se zgjidhjes dhe nese i eshte bere padrejtesi, kete duhet ta beje vetem me njerez te dijes qe mund t’i ndihmojne ne gjetjen e zgjidhjes, dhe jo te shperndahen neper forume dhe pastaj te pasoje ajo qe eshte edhe me e keqe se kjo, e qe eshte dhenia e opinioneve personale dhe sulmi i hapur i burrave me grate dhe anasjelltas, duke i pergjithesuar gjykimet dhe duke shkelur cdo norme te moralit Islam. Prandaj, kini frike Allahun dhe ruani veten tuaj nga gjynahet dhe pasojat e tyre!
Allahu e ka ne Dore suksesin dhe Ai eshte Falesi me i Madh, Ndeshkuesi me i rrepte, me i Urti.

(Pyetja Nr. 83) Anonim / 02-07-2010

Message: selam alejkum.desha ca keshilla vellai.qysh jam feju, e tash pak vite martes burri jem e ka pas dhe vazhdon ta kete vesin e te shikumit femrat rruges. vallahi vlla e kam dasht aq shum e sidomos mujt e par tfejes gjithnji me gzim,me buzqeshje e me krah hap e kam prit. po kur fillova ta vej re ket gja te ai, u bana xheloze e tmerrshme, fillova tnihesha keq permrena e kalova ne nji gjendje ankthi e stresi aq tmadh sa nuk di me te tregu. e t puna asht se nse un kam dasht me ble ndonji gja, aj ka qen gjithmon dorshtrengum e mthote qe ske ne voj per veshje tbukra, se mos po ti shef kush. ty posht shamis po i mban. kur i thosha se i kam per ty, thote se nuk i interesojne kto gjana, mir jan ato qe ke e mandej u ankote edhe per to. ne shpi jo edhe fort po kur donim thkonim per naj vizit; kjo nuk shkon, nuk kombinon vesh noj gja tjeter sa shpeshher nuk kam heq dor nga vizitat ose kam nej me hixhab qe mos tmdukeshin rrobat pak tvjetra. per mu, pavarsisht se mpelqenin shum gjona, un se kisha problem edhe me tvjetra rrija vec tkishim dashuni e harmoni nfamilje, ti rrishim afer nj-tj e tpermirsoheshim nbesim. Po hallet qe kishim me familjet tona per punen e fes, problemet e jets, besimi i dobet e zhgenjimi qe pesova nga ai sepse ne vend qe te afrohej, u largonte edhe ma teper, me bene qe te dobsohesha shum nga ana e fese, nga ana shpirtrore e si rrjedhoje edhe nga ana fizike i kisha humb krejt fuqite. kam shku nat gjendje sa e kam urrejt veten, pamjen time sa nuk shifesha dot as ne pasqyre. jam ba sa asht gjunah me than se jam muslimane. jam shkatarru nervash e shpeshher nuk kontrollohem dot. a kshu duhet tfilloje jeta mes muslimaneve, kshu ndertohen familjet islame??!

Përgjigje / 06-07-2010

Gjendje per te ardhur keq, por lusim Allahun ta beje mire dhe te jape miresi e lumturi ne familjen tuaj! Bazuar ne fjalet e tua, burri juaj eshte fajtor per shume gjera, nga me te medhate e te cilave eshte fakti qe ai nuk te blen apo nuk te lejon ty qe te blesh rroba te mira e te bukura qe te pelqejne, gje e cila sjell me vete shume gjera te keqija te tjera. Edhe pse ti rri e mbuluar dhe i vesh keto rroba poshte hixhabit dhe ne shtepi, por ato te gezojne ty dhe te japin gjalleri e lumturi, dhe keshtu e terheq burrin tend kah vetja jote dhe kjo do te beje patjeter qe ai t’i permbahet shikimit te ndaluar ne rruge qe ia zbukuron shejtani, sepse perndryshe gruaja e tij ka gjithcka qe e kane edhe ato ne rruge, por dallimi eshte se atij ja zbukuron ato shejtani sepse ato e kane nga nje shejtan mbi krye, si dhe jane pispillosur e veshur ne menyre ngacmuese, prandaj vijne te gjitha problemet. Pra, burri juaj duhet te kete frike Allahun nese eshte besimtar, dhe te mbaje mire familjen e tij dhe t’i perkushtohet asaj. Keshtu ai ka per te marre me qafe veten dhe familjen, vetem per te kenaqur shejtanin, se as vete nuk do kenaqet, por perkundrazi, vetem do te hidherohet e do t’i behet jeta sketerre, sepse gjynahet lene gjurme te thella tek njeriu. Vertet eshte dicka e jashtelogjikshme kjo qe ben ky burre me gruan e tij kur nuk i blen asaj ato qe ajo deshiron, dhe me te cilat kenaqet dhe ndiehet mire, perderisa e ka mundesine per kete. Edhe pse i vesh poshte hixhabit, mjafton qe ato te pelqejne ty dhe te ndiehesh mire kur i vesh. Perndryshe, do ta lesh veten pasdore dhe do te demtohesh ne shpirt dhe ne trup. Allahu e udhezofte!

Kurse nga ana tjeter, ti nuk duhet te shkaterrosh veten tende per punet e papelqyeshme qe ben burri yt. Eshte e vertete qe shikimi i ndaluar te femrat e rruges, e vret gruan, por megjithate gruaja nuk duhet ta teproje ne theksimin e kesaj gjeje burrit te saj, sepse ndodh qe asaj t’i duket me shume nga c’eshte ne realitet dhe qe burri te mos jete vertet aq i papermbajtur, por eshte thjesht ngacmim shejtani dhe rreshqitje per shkak te dobesimit te imanit, por qe mund te rikapet vetja shpejte. Ne cdo rast, kjo gje nuk duhet te jete shkak per semundjen tende shpirterore dhe fizike, sepse tek e fundit, eshte Allahu Ai qe e merr ne llogari secilin dhe qe e shperblen per punen e vet, e ti do te pyetesh per veprat e tua. Ajo qe mund te besh, eshte qe ta keshillosh burrin qe te kthehet ne logjiken e tij dhe te shohe familjen e tij e te kujdeset per te, perndryshe ty te lejohet te marresh prej pasurise se tij, edhe pa e ditur ai, per te plotesuar nevojat e tua ushqimore dhe te veshmbathjes, pa pasur asnje gjynah per kete. Nese burri nuk kujdeset per ty, kujdesu vete per veten tende dhe mbaj veten tende, sepse vetem keshtu do te mund ta sjellesh edhe ate ne vije te drejte me lejen dhe miresine e Allahut. Allahu te dhente sukses dhe lumturi ne te dyja botet! Allahu e ka ne Dore suksesin.

(Pyetja Nr. 82) Anonim / 01-07-2010

Kemi nje pyetje ose me mire nje shqetsim ne familje; Se pari falenderojme Allahun qe na udhezoj ne Islam dhe ne Sunnetin e Pejkamberit Alejhi Selam, Djali jone ka gati 10 vjet qe pranoj Islamin mirpo eshte shume I shkujdesur ndaj zbatimit te shtyllave te fese nuk fal namaz rrregullisht sidomos gjate dites nuk falet duke u justifikuar se punon dhe se nje dite do ti kthehet rregullisht namazit ka raste qe dhe te Xhumane nuk e fal, eshte I shkujdesur dhe ne perzjerjet e cermonive familjare ku gjerat jane te qarta si ( neper locale me alcohol, muzike, lakuriqsi, etj) kur e keshillojme eshte shume arrogant dhe nuk pranon asnje keshille ka raste qe ne si prinder e keshillojme duke i thene nuk ke asnje arsye qe nuk fal namaz vetem se Djalli i mallkuar te ndalon nga ibadeti, e pergjigjja e tij ndaj nesh eshte largoni shejtanin se do ipni llogari para Allahut qe nuk I lini njerzit te qete. Pasi kane kaluar shume vite duke shpresuar se do pendohet, do deshirojme te dime mendimin e sakte ne lidhje me kete rast si duhet te veprojme ne si prinder a do te ishte me vend largimi ndaj tij? Jemi ne pritje te pergjigjes suaj.

Përgjigje / 02-07-2010

Largimi nga djali apo largimi i djalit, eshte veprim i gabuar, sepse kjo do te ishte dorezim i tij te djalli i mallkuar qe te bente me te c’te deshironte. Ju duhet te veproni me urtesi. Nuk duhet t’i flisni direkt per veprat e keqija qe shihni prej tij, por duhet t’i sillni shembuj nga te cilat mund te nxjerre mesime. Ju nuk duhet t’i thoni qe kjo e kjo eshte haram, prandaj mos e bej, por duhet t’i thoni se Allahu nuk i do te ndaluarat dhe nuk pelqen ta shohe robin e Tij besimtar duke vepruar keto gjera apo duke qendruar ne keto vende. Padyshim se mekatet dhe moskryerja e te urdheruarave nga Allahu, ndikojne negativisht ne suksesin tend ne jete, prandaj mendo pak me gjate dhe dije se ne vetem te keshillojme se te duam te miren dhe duam te shohim mire. Duam qe djali yne te behet dikush, apo se paku te jete nje deshmi e mire per ne ne diten e Kiametit, sepse kjo bote eshte kalimtare dhe mashtruese. Asnje kenaqesi e saj nuk zgjat, por mbaron shpejt dhe kur kenaqesia arrihet me haram apo ne haram, ajo pasohet nga pendimi dhe nga fatkeqesite dhe jeta e veshtire: “çdo e keqe që të godet, është prej vetes tënde[259].” [En Nisa, 79],
“Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojmë një djall, që do t’i bëhet shok i pandashëm.” [Ez Zuhruf, 36].
Pra, ju vetem keshillojeni djalin me urtesi e butesi, duke i treguar shembuj dhe duke i treguar per pasojat. Dhe ajo qe mund te beni tjeter eshte qe t’i luteni Allahut ta udhezoje, se ju nuk keni gje ne dore.
Por kujdes, mos u beni shkak qe ta largoni nga feja dhe t’ia beni te merzitshme gjithcka qe lidhet me te. Ajo qe duhet te ngulni kembe me shume eshte keshillimi per te mos lene faljen, sepse kjo eshte me e madhja dhe me lenien e saj pasojne te gjitha te keqiat e tjera. “Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” [El Ankebut, 45]. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti!

(Pyetja Nr. 81) Anonim / 01-07-2010

Selamun Alejkum. Falenderimet i takojne vetem Allahut, paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi Profetin Selallahu Alejhi ue Selam.

Do deshironim te dime mendimin e sakte sipas Sheriatit Islam ne lidhje me nje ceshtje qe ka disa kohe qe po na shqetson si familje. Pyetja eshte si me poshte: Po behen vite qe Allahu na ka udhezuar ne Islam dhe per kete falenderojme vetem Alahun, pas disa vitesh Allahu na udhezoj edhe vajzen tone qe ka qene e martuar vite me pare fillimish pati kundershtim te ashper nga bashkshorti per tu falur po edhe me te veshtire e pati per mbulesen, vajza jone gjithashtu eshte e detyruar te punoje sepse bashkshorti I saj nuk punon po ashtu dhe djemte I ka ne moshe madhore po nuk punojne e as nuk praktikojne Islamin, a I lejohet vajzes tone te qendroje me kete burre qe nuk praktikon Islamin nuk punon, pin dhe alkoholin, eshte me nje moral shume te ulet, lejon gruan te punoje atje ku ka perzjerje burra e gra, dhe mbas shume keshillimeve qe I kemi bere vajzes duke ditur qe kontrata e saj martesore me kete njeri eshte prishur diten qe Allahu e udhezoj ne Islam, vajza thote se nuk do ta shkaterroje familjen dhe te largohet prej ketij mashkulli kjo eshte zgjedhja e saj. Po ne na intereson se si duhet te veprojme ne a duhet ta bojkotojme vajzen ne baze te dashurise dhe urrejtjes per hir te Allahut. Ju lutemi ten a afroni argument nga Kurani dhe Sunnneti. Allahu ju shperblefte me te mira ne Dynja dhe Ahiret!

Përgjigje / 02-07-2010

Allahu ju forcofte ne fene e Tij dhe ju dhente sukses e begati!

Nuk i lejohet gruas muslimane te qendroje nen pushtetin dhe kuroren e nje burri jomusliman, i cfare do feje qofte ai, apo i pafe, sepse Allahu thote: “Allahu kurrë nuk do t’u japë mohuesve pushtet mbi besimtaret.” [En Nisa, 141],
dhe “Mos u martoni me idhujtaret, deri sa ato të besojnë[70]. Një robëreshë besimtare është më e mirë se një idhujtare, edhe sikur kjo e dyta t’ju pëlqejë[71]. As muslimanet mos i martoni me idhujtarë, deri sa ata të besojnë.[72] Një rob besimtar është më i mirë se një idhujtar, edhe sikur ky i dyti t’ju pëlqejë. Ata thërrasin për në zjarr[73], ndërsa Allahu, me vullnetin e Tij, thërret për në xhenet dhe falje gjynahesh[74], dhe ua sqaron provat[75] e Tij njerëzve, në mënyrë që të përkujtojnë[76].” [El Bekare, 221].
Por kujdes, dikush mund te jete musliman qe deshmon se nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte i Derguari i Allahut, dhe beson Allahun dhe diten e gjykimit, por ai nuk i praktikon shume urdhera te Allahut dhe nuk ndalohet nga te gjitha ndalesat e Tij, por ka mangesi ne te gjitha keto, qofte edhe ne faljen e namazit dhe ne berjen e mekateve te medha, por megjithekete deshmon se eshte musliman, ai eshte musliman mekatar dhe ndoshta afer kufrit ku mund te bjere ne cdo cast, por qe ne lidhje me ligjet e sheriatit ai trajtohet njesoj si muslimanet e tjere, pra nuk prishet kurora martesore e gruas muslimane me te, dhe te gjitha rregullat e tjera vazhdojne njesoj si me muslimanet.
Ky njeri duhet keshilluar, duhet mesuar dhe duhet ndihmuar. Me te duhet durim dhe perpjekje e vazhdueshme, deri sa Allahu ta udhezoje dhe ta largoje nga cdo e keqe e ndaluar. Keshilla dhe mesimi duhet te behen ne rastin e volitshem, dhe ne menyren me te mire e me te urte te mundshme.
Thirresi duhet te jete largpames dhe i urte ne cdo rast, dhe duhet t’ja mesoje gjuhen se nga duhet t’i futet ketij njeriu per te arritur suksesin e kerkuar, e Allahu e ka ne dore gjithcka, dhe lusim Allahun ta udhezoje burrin e vajzes suaj, ashtu si ka udhezuar edhe vajzen tuaj, e kjo per Allahun nuk eshte e veshtire, por vetem se duhet durim dhe perpjekje, si nga ju, por edhe nga vajza juaj me burrin e saj. Pra, gruaja ka gjithmone mundesi te beje ndryshime te familja dhe te burri i saj, dhe ketu e kemi qellimin per mire, per te miren e te gjithe familjes.

Sa per punesimin e kesaj motre me perzierje, mund te themi qe te kete frike Allahun sa te mundet, pra te ruhet sa me shume te mundet nga gjerat e ndaluara, sic jane vecimi me nje burr te huaj, biseda me te per ceshtje qe nuk jane te domosdoshme, veshja e rregullt e saj, etj.
Nese gjen nje pune pa perzierje, nuk ka me mire, perderisa eshte e pershtatshme per te.

Ne lidhje me bojkotin dhe me dashurine e urrejtjen per Hir te Allahut, duhet te behet dallim mes dy lloj lidhjesh te njerezve: lidhjen e vellazerise fetare Islame, sipas se ciles te gjithe besimtaret muslimane jane vellezer me njeri-tjetrin, si dhe mes lidhjes se gjakut, ku secili musliman dhe secili njeri ka te afermit e vete te gjakut.
Po keshtu, dashuria dhe urrejtja per hir te fese se Allahut, eshte prej saj, dhe besimtari e do vellane e tij besimtar per besimin e tij dhe sa me shume sheh qe ai te jete i devotshem, aq me shume e do ate, dhe ne te kundert, sa me shume larg devotshmerise qe te jete, aq me shume pakesohet dashuria per te, madje ndjen urrejtje per te, kur ai ben vepra te ndaluara, apo le vepra te urdheruara pa i kryer.
Por sic e thame, duhet bere dallim mes dy lidhjeve; te fese dhe te gjakut. Allahu ka urdheruar qe besimtari te ruaje lidhjet e gjakut dhe te mos i shkepuse ato, qofte edhe nese te afermit e tij te gjakut jane jomuslimane. Buhariu dhe Muslimi transmetojne se Esma bintu Ebi Bekr (radiallahu anha) ka thene: “Me erdhi nena ime per vizite, kur ishte ende idhujtare ne kohen e Kurejsheve, kur i Derguari lidhi marreveshje me ta. Une shkova dhe pyeta te Derguarin (salallahu alejhi ue selem): “O i derguari i Allahut! Me ka ardhur nena te me vizitoje. A t’i mbaj lidhjet me te?” Ai tha: “Po. Mbaji lidhjet me nenen tende!”
Dhe kjo, sepse lidhja e gjakut ne Islam ka vend te madh, dhe vjen menjehere pas bindjes ndaj Allahut. “Ruajuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella[142] dhe ruani lidhjet farefisnore[143]. Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.[144]” [En Nisa, 1].
Ne kete bote, besimtari urdherohet qe t’i respektoje dhe te sillet mire me te afermit e tij te gjakut, t’i mbaje lidhjet dhe te mos i prese ato totalisht. Kurse pas vdekjes se tyre, nese vdesin jomuslimane, nuk behet lutje per ta dhe asgje tjeter qe ka te beje me besimin dhe boten tjeter. Por ne kete bote, gjykohet me ligjet qe Allahu i ka caktuar per kete bote.
Pra, nuk lejohet nderprerja e lidhjeve me vajzen apo djalin, dhe as bojkoti i tyre, sepse jane nga gjaku. Por ata duhen keshilluar vazhdimisht me urtesi dhe butesi, deri sa Allahu t’i udhezoje ne te verteten.
Kurse urrejtja per Hir te Allahut ne kete rast nuk bie ndesh me vazhdimin e lidhjes me ta, sepse ti e urren vepren e tyre te keqe dhe i urren ata kur e kryejne kete veper, dhe kjo eshte te urresh per Hir te Allahut, sepse ky person neser mund te udhezohet dhe te vendoset perkrah teje ne besim e bindje ndaj Allahut.
Kurse bojkoti ndaj muslimanit mekatar, behet vetem ne rast se mendon qe kjo gje do t’i beje dobi atij per t’u kthyer nga mekati i tij, dhe jo per ceshtje personale apo per ceshtje dynjaje, ndryshe nuk do ishte per Hir te Allahut, dhe as qe do te kishte sukses.

(Pyetja Nr. 80) Muslimane / 01-07-2010

Message: Selamun alejkum…
Kam nje pyetje. Nese gruaja e mer burrin e saj tek shtepia e babes, sepse ashtu jan gjerat dmth si p.sh: ku prinderit e saj jan vete,dhe ajo me te arsyshme e mer qe te jeton me burrin e saj tek baba. Gjat kohes pa dyshim qe keti burri i bie qe te investin ne kete shtepi, por nese ne te ardhmen vjen ndarja tek ky cifti, a i takon keti burri diqka hise nga kjo shtepi, apo del pa asnje gje edhe pse ka investu tere kohen ketu. Por tash vjen pyetja tjeter, nese keta nga pasuria e kan vetem kete shtepi dhe nese shitet ateher do mbetet keq gruaja dhe prinderit e saj.., por edhe pa i dhen hise keti burri eshte veshtir, se ky gjat tere kohes ka investu ketu, e si te del tani me duar ne xhep dhe ku te shkon? Inshallah kesh e qart ne pyetje…Alahu ju shperbleft !!!

Përgjigje / 03-07-2010

Ne lusim Allahun te mos vije koha qe te ndahen, as ne te tashmen e as ne te ardhmen, por edhe nese ndodh, investimi qe ai ka bere ne kete shtepi ka qene me shume ne ushqime dhe veshmbathje, sepse shtepija ka qene e ndertuar dhe toka ka qene e saj, keshtu qe ai nuk ka pjese ne te, por mund te thuhet se ka qendruar si ne hotel apo me qira, e kjo qira ka qene pikerisht investimi qe ai ka bere aty, ku edhe vete ka jetuar e ka ngrene. Se ku do shkoje ai, kete e ka ne dore Allahu, i Cili thote: “E nëse ata ndahen, Allahu i jep secilit nga mirësia e Tij. Allahu është Dorëgjerë, i Urtë.[137]” E Allahu e di me mire!

Hasan / Gjermani / 23-06-2010

Selam alejkum hoxhe i nderuar. Sa i perket ati vellait (shih pyetjen e meposhtme me nr. 79), dje pas ikindise deri ne aksham arritem ti bashkojme dy familjet, dhe deshti All-llahu qe ti bashkojme prap zemrat e tyre, duke ma dhene fjalen se se pari ne menyre vllazerore e pastaj te miqesis do arrine qe te mos vije deri aty ku tani eshte ardhur. All-llahu ia lehtesofte atyre dhe te gjithe muslimaneve kete dunja dhe rrugen per xhenetet e larta. Amin!

Ty All-llahu te shperblefte per ndihmesen dhe keshillat qe mi japet mua e qe une pastaj se bashku me nje vella ketu ua komentuam kete gjykime se bashku me ca keshilla te pergjitheshme qe duhet ti kene parasyshe vellezerit.Elhamdulilah qe me ka dhene ALl-llahu vellezer te tille si ju qe te me ndihmojne me keshilla dhe udhezime perkunder vleres se larte te kohes dhe puneve tuaja, qe ti dalim ne ndihme vellezerve ketej, kur ata kane nevoje per ne.

(Pyetja Nr. 79) Anonim / 20-06-2010

Esselamu alejkum Hoxhe i nderuar. Kisha nje pyetje rrethe nje problemi familjare qe i ka ndodhe tash e dy jave nje vellaut tone ketu. Te lutem ta lexoni me kujdes dhe te me jepni mundesisht nje pergjigjie te detaizuar sa me shpejt, deri te marten ne mesdite.

Behet fjale per nje vella dhe nje moter muslimane, te martuar qe disa vite, kane dy femije te vegjel. Problemi ka filluar para dy jave ashtu me nje feste te krishtere qe ka qene ketu ne gjermani. Vellau ne fjale ka derguar tek familja e saj per nje kohe gruan dhe pasi ka ardhur ka qendruar 3 dite ne shtepin e vellaut , kur ka filluar sjellja e saj jo e mire me vellaun , ngase nena e saj nuk paska qene me shendet mire(por jo edhe aq tragjike qe te jete ne shtratin e vdekjes). Ajo i ka thene vellaut se deshirone te iken prap atje , ndersa vellau i ka thene se vetem sa ke qene, dhe sikur te shkosh ti atje nuk mund ta sherosh gje.Nena e nuses se vellait ka mjafte antare ne familjen e saj qe mund te kujdesen per te.

Keshtu qe ne mengjes ka filluar ajo te kete sjellje jo te mire me vellaun , duke e quajtur madje edhe shejtane, mirepo vellau nuk ia ka marre parasysh nje gje te tille , ka vazhduar duke marre abdes , ka falur 2 rekate namaze , dhe ka pritur per ushqimin e paradites por ajo nuk e ka bere , duke i thene se nuk te bej ushqime,duke iu kercenuar se nese nuk e len te shkoj atje do therras policin , e keshtu me radhe , vellau per tu qetesuar puna iken per namazin e drekes ne xhami. Kur kthehet nga xhamia ne shtepi e shef se nuk eshte gruaja ne shtepi, ajo ka dalur(se bashku me dy femijet) pa pyetur fare ne qytet apo ku eshte shkuar as ky nuk e di , per 4 ore te tera. Pasi eshte kthyer nga jashte gruaja , vellau e ka pyetur pse ka dalur pa e pyetur ate , duke i treguar se nuk lejohet nje gje e tille, pasi nuk e ka pasur te domosdoshme.Atehere ajo ia ka kthyer: “se siq po del ti edhe une kame drejte te dal” dhe nuk ka dashur te ndegjoj per gjykimin e Islamit mbi kete pune , anipse kjo moter ka qene mire me iman saqe ka dashur edhe nikabin ta vendose.

Atehere vellau e shef se gruaja kishte hequr nga gishti edhe unazen e marteses nga urrejtja , mirepo nuk e pengon per nje gje te tille, prap i kerkon qe ta bej buken gati se eshte i uritur , mirepo ajo i thote se nuk ta bej dote, nese don te hashe neve do porosisim ne nje nga Pizerit aty , pica. Vellau e kundershtone kete dhe dikur ajo bindet dhe e ben buken me shume fjale saqe edhe iu eshte ofruar prape me kercenime te policise se gjoja nuk po e len ai me iken te familja e saj prap.Keto fjale kane shkuar aq shume sa vellau e ka rrafur ate , dhe pastaj ka shkuar tek nena e tij (vellau) dhe ia ka sqaruar kete gjendje, nena i ka kerkuar te kthehet prap te shpija me shpres se kjo do kaloje. Kur vellau eshte kthyer ne shtepin e tij , ka pare Vitrinen , Televizionin te thyer e te demoluar banesen.

Kjo gjendje ka ikur me kaq , mandej ditet tjera vellau ka ikur ne pune pasi ka ikur pushimi qe ka pasur. Kur eshte kthyer nga shtepia nga puna nuk e ka pare gruan ne shtepi se bashku me femijet , dhe ka telefonuar tek miqet e tij , ata nuk i kane treguar per disa dite , e mandej i kane thene se ia kane marre ata gruan(dmth e kane marre motren e tij). Kete gje e kane bere pa pyetur fare vellaun. Atehere vellau ka kerkuar nga ajo qe ti kthehet mirepo vellau i saj ( praktikues i islamit), nuk ka pranuar tia kthej motren dhe femijet. Vellau tash mu drejtua mua duke ma treguar historine(dhe kete gje e futa te betohet se nuk ka shpif gje ne kete histori ne menyre qe te sakt tua tregoj une pastaj ju vella i nderuar) dhe hallin e tij , dhe deshirone te dije se a eshte e drejte kjo sipas Islamit qe ata ia kane marre gruan pa pyetur fare, sjelljet e gruas ndaj tij si burre.

Njekohesisht rrafja qe vellau ia ka bere gruas duke pasur parasysh se keshillat skan bere dobi, a e arsyetojne familjen e gruas dhe gruan qe ati te mos i kthehen gruaja dhe femijet?

Vella i nderuar , merre te lutem pak nga koha juaj per hire te All-llahut subhanhu ue teAla duke u munduar me shembuje konkret nga sahabet , gjykime nga dijetaret , argumente nga kurani dhe suneti , sqarime fikhu pse jo edhe sqarime te kesaj pyetje me dijetare tjere , qe tia sqarosh vellaut gjykimin e Islamit mbi kete pune. Ndoshta do arrijme qe vellaun dhe miqet e tij ti bejme bashke e mandej ta gjejmi nje zgjidhje. All-llahu ju shperblefte!

Përgjigje / 21-06-2010

Allahu ta shperblefte per mesazhin vella, dhe per kosinderaten qe ke kur e dergon pyetjen tek une,
por ne kete rast kemi te bejme me çeshtje familjare delikate, e cila kerkon gjykim dhe pajtim, dhe kjo nuk mund te behet vecse duke degjuar drejtperdrejte nga te dyja palet kundershtuese, perndryshe do te benim padrejtesi.
Megjithate, une mund te jap opinionin tim te pergjithshem ne lidhje me aq sa me ke treguar:
Me sa kuptoj, vellai ne fjale i kerkoka te drejtat e veta dhe i neglizhon ato te gruas, duke e konsideruar veten si burrin e saj dhe sikur ka fuqi supreme mbi te, gje e cila nuk eshte e drejte ne Islam, madje gruaja nuk e ka detyrim as pergatitjen e ushqimit per burrin e saj, nese ajo nuk deshiron ta beje kete gje, dhe aq me teper kur eshte e vrare shpirterisht, e merzitur dhe ne gjendje te veshtire shpirterore.
Sipas asaj qe me tregon, ky vella e ka injoruar gruan e vete, dhe nuk i ka qendruar prane dhe as nuk i ka dhene kurajo kur ajo ka qene ne caste te veshtira, duke ditur se ajo e ka nenen e semure, dhe kjo e brengos ate, sepse gjithnje femrat jane me delikate dhe preken me shpejte se burrat, prandaj edhe sjellja me to duhet te jete me delikatese, sic ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Silluni mire me grate, sepse gruaja eshte krijuar nga brinja dhe pjesa me e shtrember e brinjes eshet pjesa e siperme e saj, qe nese shkon ta drejtosh, e thyen, dhe nese e le ashtu, do te vazhdoje te jete e shtrember, prandaj silluni mire me to!” [Buhariu dhe Muslimi].
Per te mesuar burrin se si te sillet mire me gruan e tij, e cila eshte delikate ne natyren e saj, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i miri me gruan e tij, e une jam me i miri prej jush me gruan time.” [Hadith i sakte. Es Sahiha, 285].

Ky vellai duhet te ishte ngritur e te gatuante vete, edhe per vete edhe per gruan e femijet, sepse edhe ajo njeri eshte dhe ka ndjenja, dhe ky e kishte detyrim ne kete rast qe ta ndihmonte dhe ta pergatiste buken vetem nje here, ashtu si ajo e pergatit gjithnje pa u ankuar, dhe ne kete menyre do ta zbuste zemren e saj, do te shtonte dashurine mes njeri-tjetrit, e te gjitha te mirat do te vinin, kurse ai shkon e merr abdes, pastaj falet, nderkohe qe kjo ka qene dicka jo ne vendin e vet. Ketu e gjeti ai te tregohet i devotshem?!
Devotshmeria eshte aty ku do Allahu dhe i derguari i Tij. Devotshmeria tregohet ne zbatimin e urdhrave te Allahut, ne kryerjen e detyrimeve qe ke ndaj njerezve me te afert, e qe jane familja jote, pra gruaja dhe femijet e tu, si dhe mbajtja e zemerimit, kjo eshte devotshmeria, e jo te injorosh gruan e cila nga depresioni mund te shkonte deri ne vetvrasje, e per kete do te ishe ti shkaku. Madje ajo thuajse e beri kur ka permbysur shtepine, dhe kjo qe ka bere eshte shume normale per gjendjen e saj.
Si ka mundesi qe ka shkuar te rrahja?! Allahu e falte dhe e udhezofte!
Çfare keshille i ka bere ai asaj, nderkohe qe ajo kishte nevoje per ngrohtesi e dashuri?!
Edhe sikur ta kishte keshilluar gruan e vete ashtu si duhet, ku e ka gjetur ai se ajo rrihet?
A e di me çfare e rrihte pejgamberi gruan e tij? -Me misvakun qe pastron dhembet, e rrihte,
sepse mjafton te tregosh se ajo eshte ne faj dhe nuk eshte per qellim te tregosh se je me i forte!!!

Per mendimin tim, ky vellai duhet te kthehet edhe nje here te vetja e vete, t’i kerkoje falje Allahut ne rradhe te pare per gjera qe mund t’i kete bere edhe nga padija, pastaj te kerkoje te takohet me gruan e tij me qellim qe t’i kerkoje ndjese per cdo dhimbje qe i ka shkaktuar apo qe i ka shtuar, si dhe t’i premtoje qe do te sillet mire me te qe tani e tutje, dhe do te jete perkrah saj, duke ndihmuar njeri-tjetrin, duke i lehtesuar gjerat njeri-tjetrit, dhe duke qene perkrah njeri-tjetrit.
Ajo qe e shqeteson gruan duhet te shqetesoje edhe burrin, dhe anasjelltas.
Keshtu na meson Islami, dhe keshtu Allahu i ka dhene te drejtat secilit prej bashkeshorteve.
Largoni shejtanin, sepse ai nuk gezohet me gje tjeter me te madhe se ndarja e dy njerezve qe duhen, dhe se ndarja e nje cifti muslimanesh.

Nese gruaja ka pasur faj, faji i yt ne kete rast ka qene shume here me i madh, prandaj kerkoj falje Allahut dhe perulu para Tij, dhe vepro keshillat qe te thashe, e mos luani me jeten tuaj e te femijeve tuaj, sepse nje here ndodh e keqja dhe nuk riparohet me.
Mbylli deren te keqes dhe perulu per Hir te Allahut, pastaj sillu mire me familjen tende dhe perpiqu te mos e merzitesh kurre ate, por te qendrosh prane saj dhe ne plotesim te nevojave te saj, sepse kjo eshte detyra jote me e madhe ne kete bote, dhe ajo qe do te pyetesh ne diten e Kiametit, siç ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Secili nga ju eshte bari, dhe secili prej jush do te pyetet per tufen e tij … burri eshte bari i familjes se tij, dhe ai do te pyetet per te …” [Buhariu dhe Muslimi].
Lus Allahun tju jape zgjidhje te shpejte dhe kthim ne bindje ndaj Tij, qe te dyve!
Pres nga ju lajme te mira, inshaAllah, nese jeni besimtare te vertete! (Kete te fundit e thote Allahu shpeshhere ne Kuran, ne fund te disa ajeteve, per te nxitur besimtaret edhe me shume ne besim dhe ne bindje ndaj Tij, prandaj te me kuptoni drejte). Allahu e ka ne Dore suksesin!

(Pyetja Nr. 78) Anonime / 01-06-2010

Message: selam alejkum, desha te pyesja ne lidhje me martesen? Ne qoftese 2 bashkeshorte jane martuar dhe mbasi kane kaluar disa vite atehere ata kane pranu islamin, a eshte detyre meqe pranuan islamin dhe nuk e kane dit kete gje, qe burri ti jape mehr aq sa kerkon gruaja sic behet ne fillim te marteses? d.m.th te bejne aktin sic e bejne ata qe jane ne islam apo sic kerkon islami, apo meqe ata nuk kane qene ne islam nuk e kane detyre kete gje? Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 03-06-2010

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! Kur dy vete, burre e grua, pranojne Islamin pasi nuk kane qene ne te, apo kur i jane kthyer praktikimit te tij, se pari kjo eshte nje miresi e madhe nga Allahu qe i ka mundesuar kete gje, dhe martesa e tyre vazhdon te jete e qendrueshme dhe e rregullt perderisa ata jane martuar me akt te rregullt sipas ligjeve apo zakoneve te vendit te tyre. Pra, martesa e tyre nuk prishet me hyrjen ne Islam dhe ata nuk kane nevoje per akt te ri martese, me perjashtim te mehrit (prikes qe burri i jep gruas me rastin e marteses me te), i cili po qe se nuk eshte dhene nga burri ne fillim te marteses, atehere gruas i takon mehri i njejte me shoqet e saj, perveç nese ajo toleron duke pare edhe gjendjen financiare te burrit te saj. Argument per vlefshmerine e aktit te marteses dhe vazhdueshmerine e tij pas hyrjes ne Islam, eshte vepra e shume prej shokeve te Pejgamberit te cilet kur hyne ne Islam, nuk i ndane grate e tyre dhe as nuk bene akt te ri martese me to, gje te cilen Islami e aprovoi, madje vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha atij personit qe pranoi Islamin nderkohe qe ishte i martuar me dhjete gra: “Mbaj kater prej tyre dhe te tjerat divorcoi!” Dhe nuk i tha te bente akt te ri martese me to. Kurse mehri ka qene zakon tek arabet edhe para Islamit, prandaj edhe nuk u urdheruan qe t’u jepnin grave mehrin e tyre. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 77) Umu Muadh / 28-05-2010

Message: Eselamu alejkum.
Kam nje pyetje: A eshte e lejume per nje vajz me u martu pa lejen e prinderve meqe prinderit nuk ja dojn djalin veq pse eshte musliman dhe mban mjekerr nuk doj me martu edhe asaj po i bojn problem pse ajo po mundohet me pasu sunetin ata dojn ta martojn per nje djal tjeter ai as nuk falet po vetm pse mos me ja prish qefin akrabave te cilet ja kan gjet ate djal asaj motre muslimane edhe pse ai djali eshte djal i vetm ka pasuri doj ta martojn me zor, a lejohet kjo mu martu me nje selefi pa lejen e tyre per shkak se ata edhe presion pi bojn edhe i kan thon keta me te mbyt e nuk guxon mu martu me selefij, ajo po don mu martu e mu largu prej shpis se ata edhe ne kufer po bin ka pe kundershtoj? Ju lutem nje sqarim se motra i ka punet keq e tash ne ver sa te shkojn ne pushim ata dojn me feju me ate djalin qe nuk fal namaz. Allahu ju shperblefte me firdevsin ala!

Përgjigje / 30-05-2010

Leja e prindit eshte kusht ne martesen e vajzes, por kuptohet, kur prindi eshte musliman, sepse nese nuk eshte musliman, ai nuk ka pushtet mbi muslimanen, edhe pse eshte vajza e tij biologjike. Po keshtu, prindi duhet te marre edhe mendimin e vajzes per martesen e saj me dikend, edhe pse origjina eshte se prindi kerkon me te miren per femijen e tij, por ne cdo rast duhet te marre lejen e vajzes dhe pelqimin e saj per martesen e saj, sepse perndryshe mund ta marre ne qafe vajzen dhe t’i prishe asaj jeten nese nuk e do ate burr qe i gjen prindi, dhe ne kete rast nuk shihet vetem ana materiale, por duhet pare edhe ajo shpirterore dhe emocionale gjithashtu, sepse perndryshe ajo martese do te jete e pasuksesshme dhe mund te perfundoje me divorc ose edhe me pasoja me te keqija. Kjo moter duhet te flase seriozisht me prinderit e saj, e ndoshta te kerkoje edhe ndihmen e ndonje te afermi qe e perkrah ate, qe te mos martohet me dike qe nuk e do, por te martohet me ate qe do dhe i pelqen fene e tij, i cili edhe nese nuk eshte i pasur, ndoshta Allahu e pasuron nga miresia e Tij, edhe pse ne te vertete me shtimin e pasurise, shtohet edhe llogaria, por njerezit mashtrohen nga dynjaja dhe e duan pasurine ne te. E rendesishme qe te ndiqet menyra me e mire dhe me e urte per arritjen e qellimit, sepse ajo qe arrihet me te bute, nuk mund te arrihet me ashpersi, dhe mbeshtetju Allahut e lutju Atij, sepes Ai ka ne Dore gjithçka dhe eshte i Plotefuqishem per gjithcka. Allahu zgjedhte me te miren per kete moter dhe i dhente zgjidhje per cdo çeshtje! Allahu e ka ne Dore suksesin.

(Pyetja Nr. 76) Rexhep / Zvicër / 15-03-2010

Message: Duke lutur Allahun Fuqiplote qe te jesh mire me shendet kam ca pyetje te shkurta por qe lypin argumentim aq sa keni mundesi Allahu iu shperblefte me xhennetul Firdeus;
1. Nje moter muslimane te cilen e ka sprovuar Allahu dhe nuk ka fmi, a i lejohet kesaj muslimaneje me mar nje femij te cilin prinderit e kan lene ne spital dhe kan ikur. Frika ehte se kur rritet ai femij nuk i dihet se nga rrjedh dhe kush eshte familja e tij.
2. Nje doktor eshte musliman i mire e nejh deri diku islamin thote se hixhami nuk ka dyshim se eshte i dobishem por menyra se si eshte bere ne kohen e Muhamedit Alejhi Selam pra duke e thithur gjakun me pompa ose me gota te zbrazta nuk eshte i preferuar. Sipas ketij doktori dhenja gjak nga venat e luan te njejtin rol sikurse hixhami qe behet me pompa thithese ose me gota. Vetem se mjetet e marrjes se gjakut tani jane me praktike dhe pse te mos perdoren.
3. Nje vlla musliman ne Kosove thot; prej se filloj orarin e punes ne ora 12.30 e deri ne ora 20.30 nuk ndalem kurr. jam shofer i autobusit ne nje lini te rregullt dhe brenda dites bej me shume se 160 klm. Thot a me lejohet qe sipas sunnetit ta shkurtoj namazin derisa jam ne orar te punes si dhe a me lejohet bashkimi i namazit te drekes me te ikindis e ne disa dit edhe bashkimin e akshamit me namazin e jacis.
Besoj se nuk te bezdisa vlla. Allahu te shperblefte per pergjigje. Allahu te dhente suksese ne daevet dhe na bashkoft ne xhennetin Firdeus me deshmor e pejgamber. Ben dua per neve qe jemi ne perendim. Dasht Allahu duaja juaj pranohet. Selamu alejkum.

Përgjigje / 16-03-2010

Allahu ta shperblefte per mesazhin vella, dhe lus Allahun gjithashtu te jeni mire ne cdo aspekt!

1. Asaj motres muslimane i lejohet qe ta marre ate femije dhe ta rrise e ta edukoje, duke shpresuar shperblimin e Allahut per kujdesjen e nje jetimi,
por nuk i lejohet qe ta hedhe ne emrin e vet apo te burrit te saj ne asnje menyre, sepse kjo do te ishte genjeshter ndaj Allahut dhe ndaj njerezve, gje te cilen Allahu e ka ndaluar ne Suren el Ahzab, ajeti 5.

Pyetje: Nese motra e rrit femiun ai femij kur hyn ne mosh madhore vetmohet me motren dhe perderisa i takon martesa me ate djal a ka ndonje penges. Dhe si te veproj me at djal kur ai te rritet. A ka te drejt ky fmi qe ta trashegoj pasurin e ktij qifti bashkshortor qe e kane rritur. Sepse qifti bashkshortor jane te vetem nuk ka kush ti trashegoj?

Pergjigja: Zgjidhja per kete femije eshte qe te behet femije nga qumeshti i gjirit, ose nip nga qumeshti i gjirit, dmth qe lidhja e tyre te behet nga gjiri dhe jo nga gjaku, dhe ne kete menyre lejohet qe gruaja te dale para tij njesoj si para femijes se vet. Pra, nese gruaja mund te kete qumesht, le t’i jape atij te pije prej saj para moshes 2 vjec. E nese nuk ka ajo, atehere t’i jape motra e saj, dhe keshtu behet tezja e femijes nga qumeshti. Ose te pije nga nje i aferm tjeter i gruas ne menyre qe te dale i aferm me kete grua prej qumeshti, sepse ato qe ndalohen nga gjaku ndalohen edhe nga qumeshti, pervec trashegimise qe nuk behet nga qumeshti por vetem nga gjaku. Nese femija eshte me i madh se dy vjec, dhe nuk ka familje qe te kujdeset per te pervec ketyre qe e kane marre, atehere te behet e njejta gje me dhenien e qumeshtit, ndoshta me nje ene dhe ja japin djalit ta pije. Deri para se te arrije moshen e pjekurise seksuale, perdnryshe ka kaluar cdo gje pastaj.

2. Ai doktori ndoshta nuk e di se ne vendet e ftohta, fasdi (nxjerrja e gjakut duke shpuar venat e krahut) eshte me i mire se sa Hixhamja, per shkak se venat e atyre njerezve jane me thelle dhe fasdi eshte me i mire per ta. Kurse per njerezit e vendeve te nxehta e te ngrohta eshte me e mire Hixhamja, njesoj si ne kohen e Profetit (salallahu alejhi ue selem), sepse venat e tyre jane me ceket lekures dhe hixhamja i ka dobite e saj te medha posacerisht per keta njerez. Nese doktori do e dinte kete fakt, do te mallengjehej nga kjo njohuri e dobishme dhe me rendesi mjekesore.

3. Ky vella vertet qe eshte ne mjet te udhetimit 8 ore ne dite, por perderisa nuk del nga qyteti, ai nuk quhet udhetar dhe si i tille nuk mund te perfitoje nga lehtesimet e udhetarit. Ne kete rast i themi qe t’i ruhet Allahut sa te mundet dhe te veproje sa te kete mundesi, e Allahu nuk e ngarkon askend teper mundesive qe ka. Nese i jepet mundesia qe ta fale namazin ne kohen e vet, gje e cila i kerkon vetem 7-10 minuta per nje namaz farz, kjo eshte ajo qe i kerkohet dhe kjo eshte me e mira, e ne te kundert, te veproje si te mundet, e Allahu e di gjendjen e roberve te Vet. Nje zgjidhje tjeter do te ishte kerkimi i nje pune tjeter te lejuar qe ia mundeson faljen e namazeve ne kohen e tyre, dhe nuk eshte per qellim ketu fillimi i kohes se namazeve ashtu si falet neper xhami, por koha e gjere e namazit nga fillimi i saj e deri para hyrjes se kohes se namazit tjeter.
Allahu ju ruajte e ju forcofte ne fene e Tij kudo qe te ndodheni vella! Allahu ju dhente sukses e miresi!

(Pyetja Nr. 75) Arben / Prishtinë / 12-03-2010

Message: Es Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Bereketu.
1. A eshte i lejuar qe nje i posa fejuar (me pelqimin e dy familjeve) te takohet me te fejuaren dhe te shkojne ne udhetim per disa dite te vetmuar (edhe kjo me leje te prinderve). Dhe a lejohen mardheniet s. ne fejese?
P.s.: Sipas pergjigjeve te dy hoxhallareve ketu lejohet! -mirpo nese lejohet, si qendron puna nese e fejuara mbetet me barre ne kete periudhe dhe ky Femi i pa linduar qendron ne familje te vajzes deri ne 3 -6 muaj per arsye te mosdituris qe eshte me barre? Une kam dyshime ne pergjigjet e dy hoxhallareve ,ju lutem na sqaroni kete per hire te vellezerve qe jane ne kete situate. Haramin dhe Hallain per kete ngjarje.

2. Vella, kam kerkuar pergjigje konkrete rreth Zeqatit nga nje Hoxhe, mirpo perveq rregullave te pergjithshme qe dihen nuk kam marr pergjigje konkrete!
Pytja ime qendron keshtu: Ne ne shumice ketu jetojme me nje sistem te te ardhurave mujore, ndersa mundesit per grumbullim vjetor te te hyrave ne perqindje te madhe nuk mund te ndodhe ,dmth sa marrim hargjojme! pytjen qe ja kam drejtuar hoxhes … ka qene: A bene qe ne te ndajme nga paga mujore shumen qe eshte e percaktuar per zeqat keshtu qe ne ta permbushim kete obligim, Ose me qart nese nje familje ka te hyra 1000.. mbrenda muajit a obligohet qe nga keto ta ndan pjesen per Zeqat ne fillim te muajit ose prej kesaj shume ti akumulon dhe ne fund te vitit ti dorzon?. Ose nese rriten te hyrat mujore dhe ne nuk kursejme dhe ne funde jemi 0 nuk kemi Obligim ? !!! Athere si do ta kryejme kete obligim, duke i ikur obligimit apo duke permbushur kete Farze.Keto pergjigje me jan jep nga Hoxha, mirpo besoj se keni nje pergjigje e cila na e sqaron me mire kete dilem.

Përgjigje / 15-03-2010

1. Eshte e vertete se akti i marteses ne Islam kryhet me kerkesen nga njera pale dhe pranimin nga pala tjeter, ne prani te dy deshmitareve dhe te dhenies apo percaktimit te mehrit (dhurates se marteses qe burri i detyrohet gruas). Dhe nese kryhet akti i marteses ne kete menyre, mbetet qe burri ta marre gruan ne shtepine e tij dhe te bejne dasmen e pastaj hyrjen e burrit me gruan e tij. Disa gjera kthehen edhe ne zakonin e njerezve, por suneti eshte qe te mos kete distance te gjate kohore mes ketij akti te marteses dhe marrjes se gruas ne shtepine e burrit, si dhe berja e dasmes pas kesaj. Ajo qe ndodh ne vendet tona prej qendrimit te fejuar per nje kohe te gjate, eshte vertete dicka me pasoja jo te pelqyeshme, vecanerisht per vajzen, sepse shpesh ka ndodhur qe i fejuari ta lere te fejuaren para se te martohen e te bejne dasmen, dhe ndoshta shkak per kete ka qene se ajoj i eshte leshuar atij totalisht, dhe ai ka menduar se kjo keshtu mund te beje me kedo, dhe keshtu ndodh divorci. Pervec kesaj, perderisa shkuarja e te fejuarit me te fejuaren para se te bejne dasmen konsiderohet dicka e turpshme per fisin e vajzes, atehere vajza nuk duhet t’i mveshe turp fisit te saj, por te ruaje nderin dhe zerin e mire te fisit. Sepse kjo i kerkohet asaj edhe nga Islami, dhe pervec kesaj, leshimi i tepert nuk i kthehet asaj me ndonje te mire, por vetem pasoja te keqija ka prej tij. Pra, vajza muslimane e fejuar duhet te jete e rezervuar me te fejuarin e saj dhe te mos i dorezohet atij vecse kur te shkoje te shtepija e tij perfundimisht, sepse ky eshte edhe kuptimi i marteses, ndryshe do te hapej rruga e shthurjes per disa njerez qe nuk e kane frike Allahun, por fejohen me nje femer, shkojne me te dhe pastaj e ndajne, me qellim qe te fejohen me nje tjeter, e keshtu me rradhe, duke u argumentuar se kjo gje lejohet ne Islam. Por, le te sjellin nje argument nga suneti i Profetit dhe i shokeve te tij, qe te kene kryer marredhenie intime me ate grua me te cilen kane lidhur aktin martesor pa e marre perfundimisht ne shtepine e tyre. Nuk ka argument per kete, por te gjitha argumentet jane se me ta kryer aktin e marteses, burri e merrte gruan ne shtepine e tij dhe pastaj bente dasmen. Keshtu ka vepruar profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe keshtu kane vepruar shoket e tij. Pra, kjo eshte tradita profetike. E meqenese ne vendet tona ka ndodhur qe te zgjatet koha e qendrimit te fejuar, e kjo ndoshta per shkak te kushteve ekonomike te papershtatshme, atehere le t’i mbahemi tradites se asaj qe quhet e turpshme dhe qe eshte rruge per te turpshem dhe sjell pasoja te keqija, dhe t’i ruhemi kryerjes se marredhenieve me te fejuaren deri sa te merret ne shtepi perfundimisht, pra ne shtepine bashkeshortore.

Nese vajza mbet me barre gjate fejeses, eshte pikerisht nje turp per fisin e saj qe ja ka hedhur ajo, madje ndoshta i fejuari mund ta mohoje femijen, dhe nese nuk vertetohet hyrja mes tyre, atehere femija mbet pa babe, por hidhet ne emrin e nenes, e ne te kundert, ne emrin e babes.

Pra, rinia muslimane duhet te jete e matur ne veprimet e saj, dhe te mos argumentohet me argumente te pergjithshme, te cilat kane te bejne me shume me gjykimet per rastet ekstreme dhe te rralla qe mund te ndodhin, dhe jo qe te behen rruge qe ndiqen. E pikerisht keshtu eshte edhe fakti se martesa ne Islam, sic e thame ne fillim, plotesohet me kerkesen e njeres pale dhe pranimin e pales tjeter, dmth te babait apo pergjegjesit ligjor te vajzes, ne prani te dy deshmitareve dhe me caktimin apo dhenien e mehrit, por ky akt eshte vetem fillimi, i cili me pas duhet te pasohet me marrjen e gruas ne shtepi dhe berjen e dasmes. Kjo nuk duhet harruar. Edhe hoxhet duhet te kene kujdes ne pergjigjet e tyre, sepse kjo ceshtje eshte vertete delikate dhe me pasoja. E Allahu e ka ne dore suksesin.

2. Qe nje muslimani t’i behet e detyruar nxjerrja e zekatit te pasurise, duhet t’i plotesoje dy kushte: Kushti i pare: qe pasuria rezerve te arrije nje vlere te caktuar qe quhet Nisab, dhe percaktohet me 595 gram argjend. Kushti i dyte: qe kjo pasuri te mbushe nje vit tek ky musliman, dmth qe nese sot me dt. 15/3/2010, dikush e ka plotesuar vleren e 595 gram argjend, jashte nevojave te tij mujore, dhe pas nje viti qe nga kjo date, dmth me 14/3/2011, ky musliman e ka perseri te njejten vlere ose me shume se ajo rezerve, duhet te jape zekat 2.5% te saj. Perndryshe vella, nuk e ke detyrim zekatin, sepse zekati eshte nje detyrim per te pasurit qe duhet t’ja japin te varferve dhe nuk eshte detyrim per te gjithe muslimanet. Pra, ai nuk eshte si namazi, por ka kushtet e veta qe te behet i detyrueshem, sic e sqaruam me siper. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 74) Anonim / Kosovë / 06-03-2010

Message: Selam alejkum imam i nderuar Allahu te ruajte per punen te cilen po e ben. A mund te me spjegoni keto pyetje:
1. Mehri i vajzës që nuk ka qënë e martuar më përpara por që është në moshë madhore dhe e shëndoshë nga ana mendore, nuk mund të merret nga babai pa miratimin e saj nëse e ka arritur moshën juridike. Mosha juridike sipas legjislacionit egjiptian është 21 vjeç.
Ajo qe po deshiroj te pyes eshte se nese ndodh ndonje thyerje e sheriatit ne kete mosh 21 vjeq ate her qfar denimi merr ai si pershembull per berjen e kurveris apo te ndonje mekati tjeter sepse un kam lexuar ne disa libra te tefsirit qe mosha madhore hyn 15 vjeq e disa kan thene se ehste 10 vjeq ateher kur oblogohet namazi.

2. “O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në posedimin tëned (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me nuqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ja falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç’u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rrëth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.” {El Ahzab 50}
51. Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brangosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka mbani në zemrat e tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i buti.” {Ahzab51}

Sa i per ket ajetit te pare aka per qellim qe jane te lejuara ato gra qe permenden ne ket ajet kuranor jan vetem per te derguarin e Allahut apo per te gjith njerezimin spese un di q ejan te lejuara edhe vajzat e agjallareve te hallave e ketu duket sikurse jan te ndaluara me ket fjal {Një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç’u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rrëth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është Mëshirues.

Përgjigje / 13-03-2010

1. Mosha madhore per te cilen flitet ne librat e tefsirit ka qellim tjeter nga ajo qe flitet ne ligjeslacionet e vendeve te ndryshme sot. Dallimi eshte se ne legjislacionin Islam, eshte per qellim me moshen madhore, arritja e pubertitetit, si tek meshkujt edhe tek femrat, e cila zakonisht eshte ne moshen 13-15 vjec per meshkujt dhe 9-14 vjec per femrat, me ndryshime te zonave apo njerezve. Por pubertiteti nuk dallohet nga mosha, por nga shenjat dalluese te tij, e qe eshte nxjerrja e spermes te mashkulli dhe ardhja e te permuajshmeve te femra. Kurse legjislacionet e vendeve te ndryshme sot, kane per qellim me caktimin e moshes madhore, menyren e vendosjes se ligjeve dhe rregullimin e çeshtjeve administrative e juridike te shtetit, qe nuk kane aspak lidhje me detyrimet fetare te individit. Pra, nese dikush e arrin pubertitetin, ai behet i ngarkuar me detyrimet fetare, pa marre parasysh se sa vite i ka mbushur.

2. Per ta sqaruar kete qe ti nuk e ke kuptuar, perkthyesi e ka shenuar ne kllapa qe eshte per qellim vetem martesa pa shperblim te niqahit, dmth pa meher, apo pa i dhene gruas dhuraten e detyrueshme te marteses. Pra, kjo eshte ajo qe i eshte lejuar vetem Profetit (salallahu alejhi ue selem), dhe nuk i lejohet asnje besimtari tjeter; qe te martohet me nje grua pa i dhene asaj dhurate martese (mehr), kurse ato te tjerat qe permenden ne ajet, jane te lejuara per profetin dhe per te gjithe besimtaret. Kjo eshte e njohur dhe e ditur nga te gjithe muslimanet, brez pas brezi, prandaj te mos lindin dyshime pa vend. Sidoqofte, edhe nese te lind ndonje dyshim, atehere patjeter qe do te gjesh ke te pyesesh prej njerezve me dije, qe ta sqarojne ate dyshim dhe te bindesh, inshaAllah.

(Pyetja Nr. 73) Anonim / Kosovë / 01-02-2010

Message: Selam alejkum Kam disa pyetje:
1. Laviri nuk do te duhej te martohej me tjeterkend, veq me ndonje lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do te duhet te martohet kush tjeter, veq ndonje lavir apo idhujtar. Ajo kurveria ose martesa me te eshte e ndaluar; [NUR, 3].
Kur konsiderohet njeriu qofte mashkull apo femere lavir, me veprimin e amoralitetit ne jeten etij apo te saj nje her dy her apo me shum her dhe a eshte argument ky ajet kuranor se mekatari i zinas duhe te martohet me idhujtar me pabesimtar sepse eshte jo musliman duke e ditur se martesa me idhujtar u ndalohet muslimaneve.

2. A lejohet marrja e nje organi nga trupi i njeriut pak para vdekjes se tij ne menyre per ta ruajtur ate organin e tij qe behet nga mjeket, dhe per tja dharuar nje pacienti tjeter qe i sherben ne largimin e semundjes qe e ka siq jan kornea e syrit transplatimi i veshkeve e te tjera?

3. A lejohet me dhuru gjak per te semurin, nese lejohet a ka percaktim se nga kush lejohet nga te afermit apo kush do qofte njeri?

4. Si eshte gjykimi per femren qe vendos ne gishterinje shume unaza dhe vendosjen e vatheve te shumt ne vesh?

Përgjigje / 03-02-2010

1. Allahu i Madheruar thote: “Laviri mund të martohet vetëm me laviren apo idhujtaren, kurse laviren mund ta marrë vetëm laviri apo idhujtari. Kurse per besimtaret, kjo gje eshte e ndaluar.” [En Nur, 3]. Allahu ka per qellim te tregoje shemterine e kurverise dhe se ajo i shkakton autorit te saj gjera qe nuk ja shkakton ndonje mekat tjeter. Kur flitet per lavirin dhe laviren ne kete ajet, jane per qellim ata qe cilesohen me kete atribut nga perseritja e kesaj vepre te shemtuar dhe mospendimi prej saj tek Allahu. Prej ketu, keta njerez mund te jene jobesimtare, sepse besimtareve Allahu ua ka ndaluar nje gje te tille, dhe e ka permendur kete gje pikerisht ne fund te ketij ajeti. Nuk i lejohet nje besimtari qe bie ne mekatin e zinase, por qe pendohet per kete gje, qe te martohet me laviren apo me idhujtaren, sepse ai nuk e ka marre cilesine e lavirit dhe nuk ka dale nga Islami, por eshte penduar tek Allahu per mekatin e tij, e Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti ne gjykimet e Tij!

2. Shume dijetare bashkekohore e kane lejuar marrjen nje organi te caktuar nga njeriu per ta mbjellur te nje njeri tjeter, me disa kushte te posacme, sic eshte leja e te semurit per kete gje para se te vdese, dhurimi i ketij organi dhe jo shitja e tij, siguria e domosdoshmerise per kete organ dhe siguria e suksesit te marrjes dhe vendosjes se tij tek i semuri tjeter, se paku ne pjesen dermuese te rasteve, etj. [Raporti i Akademise se Fikhut Islam, nga asambleja e mbajtur ne Meke, ne muajin Rabij el Ahir, te vitit 1405 Hixhri – dhjetor, 1984].

3. Dhurimi i gjakut eshte me i lehte se dhurimi i organeve te trupit, per arsyen se gjaku zevendesohet ne trup, kurse gjykimi per te eshte se ai lejohet perderisa dhuruesi nuk demton veten e tij dhe kur nuk ka menyre tjeter pervec dhenies se gjakut ne menyre mjekesore per shpetimin e jetes se te semurit, sepse ne origjine, gjaku eshte i ndaluar qe te merret, sic e ka thene Allahu ne Kuran, por ketu ben perjashtim detyrimi ne rast rreziku per jeten. Nuk merret parasysh afersia e gjakut te dhuruesit me perfituesin, por e rendesishme eshte qe te behen kontrollet e caktuara mjekesore si siguria se dhuruesi nuk ka ndonje semundje qe mund t’ja kaloje perfituesit te semure, e keshtu.

4. Nuk ka ndalim qe femra te vendose unaza te shumta apo vethe te shumte ne vesh, por ndalimi qendron ne shfaqjen e ketyre stolive burrave te huaj, ne rruge apo ne cdo vend tjeter. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 72) Anonim / Kosovë / 23-01-2010

Message: Selam alejkum kam disa pyetje.
1. A eshte e lejuar martesa me me shum se kater gra, sepse i derguari i Allahut te lartesuar ka pasur me shume gra?
2. Transmetohet ne hadith se i derguari ka thene: “Sikur ta dinte jobesimtari meshiren e madhe te Allahut te lartesuar nuk do ta humbte shpresen per te hyr ne gjennet dhe sikur ta dinte muslimani denimin e Allahut do te ruhej nga gjynahet.” A ka domethenie ky hadith se pabesimtaret do te hyn ne gjennet?
3. A eshte e lejuar qe babai ta martoj vajzen e tij por duke i marr dhenderrit te holla, pra duke e shitur, sepse para disa dite ne televizion ne shtetin e Arabis Saudite nje burr e shiti vajzen e tij per nje te moshuar 82 vjet?

Përgjigje / 26-01-2010

1. Te gjithe muslimanet, dhe shumica e jomuslimaneve per te mos thene te gjithe, e dine se ne Islam nuk lejohet martesa me me teper se kater gra, duke i pasur nen kurore, kurse martesa e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem) me shume se kater gra, ka qene posacerisht vetem per te, me urdher nga Allahu, per disa arsye dhe urtesi te caktuara, dhe jo per deshirat e tij personale. Kurse per muslimanet, Allahu ka lejuar te marrin deri ne kater gra, duke i pasur njeheresh ne kurore martesore, dhe atij qe i ka kater gra, nuk lejohet te marre nje te peste, ne asnje menyre, pervec nese divorcon ndonjeheren prej atyre qe ka nen kurore. Kjo gje permendet ne fillim te sures en Nisa, prandaj kthehu atje dhe lexoje bashke me komentin. Ne lidhje me kete kemi folur edhe me pare, ne kete forum.

2. Askush nuk e kupton ate hadith se jomuslimanet do te hyjne ne xhenet, apo se mund te hyjne ndonjehere ne xhenet, por nga hadithi kuptohet se njeriu nuk duhet t’i heqe shpresat nga meshira e Allahut dhe falja e Tij, dhe ketu perfshihet edhe jomuslimani, i cili nuk duhet ta heqe shpresen nga meshira e Allahut ndaj tij duke e udhezuar ate ne Islam dhe duke ia falur atij kufrin dhe veprat e keqija qe ka bere para Islamit. Por ndoshta eshte shkak mosperkthimi mire i hadithit, qe edhe kuptimi i tij te mos kete arritur ashtu si duhet. Tekstualisht, ky hadith eshte keshtu: Ebu Hurejra transmeton se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Sikur ta dinte besimtari se cfare denimi ka tek Allahut (se sa i rende eshte denimi i Allahut), askush (prej njerezve) nuk do te shpresonte te hynte ne xhenet. Dhe sikur ta dinte mohuesi (jomuslimani) se cfare meshire ka tek Allahu, askush nuk do t’i humbte shpresat per te hyre ne xhenet.” [Hadith i sakte. E transmeton Tirmidhiu]. Pra, hadithi thote “sikur”, dmth flet per dicka te kushtezuar, qe nese plotesohet kushti, plotesohet edhe gjeja e kushtezuar, e ne te kunder jo. Xheneti eshte vetem per besimtaret muslimane dhe denimi i perjetshem i Allahut eshte vetem per mohuesit. Por hadithi ka per qellim, qe t’u thote besimtareve se nuk duhet te mashtrohen me veten e tyre, duke iu hyre vetja ne qejf, pasi qe nuk jane te sigurte nese do te shpetojne apo jo nga denimi i Allahut, dhe se ata duhet ta kene gjithnje ne mendje denimin e Allahut, i cili eshte aq i dhimbshem, sa qe nuk do shpresonin te hynin ndonjehere ne xhenet, me qellim qe kjo t’i ndaloje ata nga kryerja e veprave te ndaluara qe meritojne denimin e Allahut. Kurse jomuslimaneve dhe muslimaneve qe kane vepra te keqija, u thote qe te mos i humbin shpresat nga meshira dhe udhezimi i Allahut, por te pendohen dhe te kthehen tek Allahu me pendim e adhurim, sepse Ai fal dhe meshiron cdokend. Pra, besimtari duhet te qendroje mes frikes dhe shpreses, duke e adhuruar Allahun me frike dhe shprese, si dhe me dashuri per Allahun, dhe kjo eshte grade me e larte e adhurimit. Allahu i Madheruar thote: “Shpalljet Tona i besojnë vetëm ata të cilët, kur u përmenden, bien në sexhde, dhe të cilët e madhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk bëhen mendjemëdhenj. 16. Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne.” [Es Sexhde, 15-16].

3. Mos i besoni te gjitha atyre qe thuhen ne media, sidomos kur kane te bejne ne shfryrjen e mllefit te tyre kunder Islamit dhe muslimaneve. Armiqte e Islamit dhe ata qe e urrejne Islamin dhe muslimanet, e perdorin ligjin e Islamit ne lidhje me mehrin (priken qe burri i jep gruas si dhurate martese, por nje dhurate e detyruar nga Allahu), duke thene se kjo gje eshte shitje e vajzes apo blerje e saj nga burri, Allahu i shkaterrofte, sa mbulues te vertetes dhe ziliqare qe jane! Islami e ka nderuar femren, qofte si nene, si moter, si bashkeshorte, apo si individ ne mesin e shoqerise. Nga ky nderim qe Islami i ka bere femres, eshte qe ajo te jete e kerkuar gjithnje nga mashkulli dhe se nuk eshte e lehte te arrihet, por duhet qe mashkulli, dmth burri qe deshiron te martohet me te, duhet te jete kavalier, t’i beje dhurate asaj, aq sa ka mundesine, apo edhe te perpiqet sa me shume per t’i dhuruar dicka sa me te mire e te shtrenjte. Dhe kjo dhurate qe quhet meher, i jepet zakonisht prindit apo pergjegjesit te vajzes, sepse vajza do te kishte turp, por ajo i takon vajzes dhe babai i saj e ruan per te, dhe nuk i lejohet ta perdore vet, pervecse me lejen e vajzes. Nese ndokush prej prinderve i ben padrejtesi vajzes se vet duke ja marre kete pasuri qe i ka dhuruar burri me rastin e marteses me te, ai ka bere gjynah dhe padrejtesi, perderisa nuk e ka marre me lejen e saj, dhe denimin per kete e ka tek Allahu. Pra, kjo eshte veper i dikujt ne shkelje te ligjit te Allahut, dhe jo ligj i Allahut qe e ka caktuar ne Islam. Prandaj, kujdes dhe mos u mashtroni nga lajmet apo shprehjet qe shfryjne keqaqdashesit e Islamit dhe te muslimaneve, kunder ligjeve te Allahut.

(Pyetja Nr. 71) Sulejman / Maqedoni / 08-01-2010

Message: Es-Selamu Alejkum we Rahmetull-llahi We Berekatuh.
A lejohet motra me i ja dhan femijen vellaut, dmth vellau me adoptu femijen e motres?
Kur nuk mund ta arrijmi imamin me kohe ne namazin e akshamit, dmth arrijm ne rekatin e dyte, po na bie me i bo tre ulje ne namaz, pyetja eshte; a duhet me i ngre duart kur te ngritemi nga dy uljet e para apo ne rekatin “tim” te pare apo te dyte apo ndoshta ne te dy ngritjet? All-llahu ju ruajte!

Përgjigje / 18-01-2010

1. Adoptimi (hedhja e nje femije ne emer te dikujt tjeter pervec babait te tij) nuk lejohet ne asnje menyre ne Islam, por edukimi dhe rritja e tij lejohet te behet nga dikush tjeter pa problem, por duke u thirrur ne emer te te atit dhe jo ne emrin e adoptuesit. Pra, nuk mundet qe ai te nderroje atesine apo mbiemrin e te atit qe e ka lindur. Allahu i Madheruar thote: “Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor. Ai nuk i konsideron gratë, që ju i ndani si nënat tuaja e as fëmijët tuaj të birësuar nuk i konsideron si bij të vërtetë. Këto janë vetëm fjalë që dalin prej gojës suaj, kurse Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë. 5. Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” [El Ahzab, 4-5].

2. Ngritja e duarve me tekbiret e namazit eshte sunet, te cilin e ka bere i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe hadithet qe kane ardhur per kete jane te shumta e te sakta. Ka hadithe ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ngrinte duart me cdo tekbir, dmth edhe ne tekbiret e renies dhe ngritjes nga sexhdja. Keshtu qe, nese ti i ngre duart, qofte kur ngrihesh per ne rekatin e dyte apo te trete, nuk ke dale nga suneti inshaAllah, sepse qe te gjitha keto jane percjelle nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 70) Anonim / Kosovë / 04-01-2010

Message: Selam alejkum Allahu ju shperbleft me te mira per punen qe po e beni! Kam disa pyetje:
1. A eshhte i lejuar perdorimi i Alkoolit per sherim ilac kam fjalen alkooli qe pihet e jo ate te medicines duke e ditur qe perdorimi i opiumit para operacionit qe behet ehste me i rend sepse ajo permban doze te droges ne sasi te madhe, duke e ditur se kan ardhur shum hadithe qe ndalojn sherimin me ato gjera qe i ka ndaluar Allahu i lartesuar.

2. Si eshte puna e gjihadit ne shtetet e okupuara nga pabesimtaret sepse dihet qe gjihadi ndahet gjihad mbrojtes dhe ate sulmues e ai eshte gjihad mbrojtes dhe ata skan mundesi te rrin duart lidhur por ju duhet te luftojn ndersa ulemaja Allahu i ruajte kan gjykuar qe aty eshte duke u ber Anarki?

3. A eshte e lejuar grabitja e vajzes pa leje e prindit te tij pra martesa pa lejen e tij duke e ditur se i derguari i Allahut ka thene martesa pa lejen e prindit eshte kote dhe nese ndodhe qe prindi mos ta lejoj vajzen e tij te martohet me nje djal musliman per arsye se ai eshte musliman dhe e mban fen e tij qka duhet ne ket rast te kaloj qeshtja ne doren e gjykates apo te ndonje imami aty ku ska gjykat apo te ndonje shoqate islame sepse mos martesa me ate vajz mund te ndodh qe asaj ti prishet feja dhe devotshmeria dhe demi ehste me i madh. Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 05-01-2010

1. Nuk lejohet kurimi me gjera te ndaluara ne Islam. Ky eshte gjykimi i pergjithshem per kete çeshtje, dhe megjithese dijetaret kane bere perjashtime per rastet kur perdorimi i ketyre gjerave te ndaluara eshte i detyrueshem per shpetimin e jetes se njeriut, apo per lehtesimin e operacioneve te ndryshme ku perdoret narkoza me lende te ndryshme te ndaluara ne Islam, edhe per keto gjera eshte vertetuar se demet e tyre jane me te medha se dobite e tyre per pacientin, sepse e bejne ate perdorues te rregullt te tyre pa te cilat nuk mund te qendroje dot pas operacionit. Prej ketu, largimi totalisht prej ketyre lendeve te ndaluara nga Islami, eshte zgjidhja me e mire dhe me e paqshme per muslimanin. Por kuptohet, qe eshte detyre e mjekeve muslimane qe te zhvillojne mjekesine dhe menyrat kuruese te pacienteve, duke eliminuar operacionet dhe lendet kimike sa te jete e mundur, per shkak te demit te tyre, dhe duke u kthyer me shume te natyra qe ka krijuar Allahu dhe qe e ka vene ne sherbim te njeriut dhe per plotesimin e te gjitha nevojave te tij per te jetuar ne toke. Patjeter se ne ato qe ka krijuar Allahu, ka sherim per çdo semundje, por duhen gjetur ato. E suksesi eshte ne dore te Allahut, prandaj kjo kerkon sinqeritet dhe vullnet te forte nga muslimanet.

2. Çeshtja e vendeve muslimane te okupuara nga jomuslimanet eshte plaga me e rende e popullit musliman sot, e cila padyshim qe tregon dobesine dhe largimin e tyre nga feja e Allahut, por edhe urrejtjen dhe armiqesine qe kane armiqte e Islamit per Islamin dhe muslimanet, dhe si rezultat i kesaj urrejtje ata punojne dite e nate dhe shpenzojne pasuri te medha per largimin dhe pengimin e njerezve nga rruga e Allahut, por a kane per t’ja arritur valle?! “Ata duan te fikin driten e Allahut me gojet e tyre, por Allahu do ta plotesoje driten e Tij, edhe nese mohuesit e urrejne kete gje.” [Es Saff, 8].

3. Nuk lejohet grabitja apo rrembimi i vajzes per t’u martuar me te pa lejen e prindit te saj, dhe lejimi i vetem eshte rasti kur prindi i saj eshte jomusliman. Ne kete rast, vendin e pergjegjesit te saj e merr gjykatesi musliman, apo institucioni fetar musliman i atij vendi. Vertet qe nese prindi e pengon martesen e vajzes se tij me nje musliman fetar e te moralshem, shkaktohet sprove ne toke, dmth qe shtimi i ketyre rasteve çojne drejt rruges se imoralitetit, por kjo nuk do te thote se kjo ndodh me te gjitha rastet dhe se duhet te ndodhe patjeter, por do te thote se kjo eshte rruge drejt shthurjes. Kurse muslimania dhe muslimani, edhe nese prindi i pengon nga martesa, ata duhet te bejne durim dhe t’i drejtohen Allahut me lutje qe t’u jape zgjidhje, dhe njekohesisht te vazhdojne te bisedojne me prindin e tyre me urtesi e durim, dhe ne asnje menyre te mos nxitojne dhe te prishin gojen me fjale te keqija ndaj prinderve, sepse nxitimi nuk sjell vecse pendim, kurse durimi sjell fitoren dhe arritjen e te mirave. Mos harroni se Allahu eshte me te duruarit. Dera e Allahut eshte e hapur per t’ju lutur dhe per t’i kerkuar Atij gjithçka, madje Ai merzitet nese muslimani nuk e ben kete gje, prandaj drejtojuni Allahut dhe mbeshtetjuni Atij, sepse vetem ne doren e Tij eshte suksesi per gjithçka. Dhe Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij Muhamed, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 69) Bahri / Elbasan / 30-12-2009

Message: Es selamu alejkum desha te bej nje pyetje: A lejohet martesa me gra me fe te tjera si per shembull: kaure, idhuitare, cifute ose me fe te tjera? Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 02-01-2010

Allahu i Madheruar thote: “221. Mos u martoni me idhujtaret, deri sa ato të besojnë[70]. Një robëreshë besimtare është më e mirë se një idhujtare, edhe sikur kjo e dyta t’ju pëlqejë[71]. As muslimanet mos i martoni me idhujtarë, deri sa ata të besojnë.[72] Një rob besimtar është më i mirë se një idhujtar, edhe sikur ky i dyti t’ju pëlqejë. Ata thërrasin për në zjarr[73], ndërsa Allahu, me vullnetin e Tij, thërret për në xhenet dhe falje gjynahesh[74], dhe ua sqaron provat[75] e Tij njerëzve, në mënyrë që të përkujtojnë[76].” [El Bekare, 221].

___________________________________

[70] Në një Zot të vetëm, të bëhen muslimane. Ky ajet është i përgjithshëm dhe i përfshin të gjitha gratë idhujtare dhe mosbesimtare, por nga ai janë përjashtuar gratë çifute dhe të krishtere, përjashtim i bërë nga ajeti 5, i sures El Maide.

[71] Për nga bukuria, fisi a pasuria.

[72] Ky ligj është i përgjithshëm dhe nga ai nuk ka asnjë përjashtim. Nuk i lejohet femrës muslimane të martohet veçse me musliman; as me idhujtar dhe as me çifut apo të krishter.

[73] Me fjalët e tyre, veprat dhe gjendjet e tyre. Prandaj, përzierja dhe qëndrimi me ta përbën rrezik për besimtarin, dhe jo vetëm rrezik që lidhet me dynjanë por rrezik që lidhet me jetën e përhershme.

[74] Allahu i thërret robët e Tij për arritjen e xhenetit dhe faljen e gjynaheve, duke kryer shkaqet e tyre, prej veprave të mira, pendimit të sinqertë, dijes së dobishme etj.

[75] Ligjet e Tij dhe urtësitë e këtyre ligjeve.

[76] Dhe të marrin mësim.

(Pyetja Nr. 68) Anonim / Maqedoni / 6-12-2009

Message: Es-Selamu alejkum we rahmetull-llahi we bereketuh.
Cfar te drejte ka gruaja muslimane te ciles i ka vdekur burri pa marr parasysh mosha qofte e re apo edhe e moshuar, per martese??

Përgjigje / 8-12-2009

Kur nje gruaje i vdes burri, ajo duhet te prese kater muaj e dhjete dite, qe eshte edhe koha e zise se saj, dhe njekohesisht koha e iddes (pritjes per martese me burre tjeter). Pas kalimit te kesaj kohe, asaj i lejohet te martohet me burre tjeter sipas rregullave, pa dallim moshe. Pra, ajo e ka ne dore vete te zgjedhe nese deshiron te martohet apo te mos martohet me burre tjeter, por nese i druhet fitnes, atehere e ka obligim te martohet qe te mos biere ne te ndaluara. E Allahu e ka ne Dore suksesin.

(Pyetja Nr. 67) Bilal / Itali / 1-12-2009

Message: Selamu alejkum ue rahmetullah.
Pyetjet e mia jane keto:
Kur dy vellezer nuk flasin me njeri tjetrin, a eshte i shfajsuar para Allahut personi nese ka bere tentativa per pajtim me ane te nderhyrjes se disa vellezerve te tjere por personi tjeter nuk ka pranuar te pajtohet?
A ka problem nese fill mbas namazit te darkes fal vetem nje rekat viter; apo me e falur me tre rekate pa nderprerje por duke mos u ulur mbas rekatit te dyte per teshehudin?
A mund te na tregoni disa rregulla per mexhlisin dhe cilat cilat jane duate e hapjes dhe mbylljes.
A ka problem nese dikush shkon per tu mjekuar tek psikologu nese mendon se eshte ne depresion apo ne stres? Allahu jua shperblefte me te mira.

Përgjigje / 8-12-2009

1. Nese dikush ka qellim pajtimin dhe kerkon ndjese per veprimin e pahijshem qe ka dal prej tij, nese ky zemerim ka qene per faj te tij, dhe i ndermerr hapat per pajtim duke futur nje pale te trete ne mes, apo drejtperdrejte me personin qe eshte zemeruar, kjo eshte ajo qe kerkohet prej tij, dhe pala tjeter eshte e ngarkuar qe te ulen per te diskutuar rreth mospajtimit me qellim qe te arrijne ne pajtim. Pra, nuk mund te thuash se mjafton qe te dergosh nje pale te trete per pajtim dhe je shkarkuar nga gjynahu, sepse ti mund te jesh fajtor dhe mund t’i kesh hyr ne hak pales tjeter, keshtu qe duhet te çosh hakun ne vend dhe te kerkosh falje. E Allahu e di me mire dhe Ai bashkon mes zemrave te besimtareve!

2. Namazi i vitrit lejohet qe te falet edhe me nje rekat, por kjo nuk eshte dicka qe e ka bere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), i cili e vononte namazin e vitrit deri ne fund te nates pasi kishte falur namaz nate. Namazi i vitrit eshte namaz tek, dmth qe mund te falet me 3-5-7-9-13 apo edhe me nje rekat, duke i ndare dy e nga dy, dhe ne fund te falesh nje rekat tek, ose duke falur 3 rekate pa qendruar ne teshehud mes tyre, ose 5 pa qendruar ne teshehud, e keshtu. Te gjitha keto kane ardhur nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).

3. Mexhlis do te thote tubim apo bashkim me njerez te tjere, qofte per qellim te marrjes se dijes apo per qellime te tjera, dhe ketu nuk eshte vendi per te sqaruar keto rregulla, por nese ju merrni pjese ne mexhlise te dijes, atehere mund t’i kerkoni hoxhes qe t’ju flase ne lidhje me kete teme.

4. Shkuarja per vizite te psikologu eshte nje çeshtje e nderlikuar, per faktin se psikologjia si shkence nuk mohohet, por bazat mbi te cilat ajo ndertohet ne boten perendimore joislame eshte krejt tjeter dhe ne kundershtim me parimet Islame ne shume pika. Mjeku psikolog duhet te jete njeri qe ka dije dhe devotshmeri, dmth qe e ka frike Allahun dhe ka per qellim vetem te ndihmoje pacientin dhe jo te perhape apo te shfrytezoje pikat e tij te dobeta, te cilat vete pacienti ia ka shfaqur dhe ia ka treguar, dhe kjo eshte nje pike shume problematike, sepse mund te shkoje gjendja ne tregimin e gjynaheve dhe ne rrefimin e tyre njesoj siç bejne te krishteret tek prifti, gje e cila ne Islam eshte e ndaluar, dhe gjynahet nuk shfaqen veçse para Zotit duke i kerkuar falje per to. Ne fakt, mjeku psikolog per muslimanin duhet te jete dijetari dhe hoxha, sepse duke e mesuar fene e Allahut dhe se si t’i mbeshtetet Atij, muslimani arrin qetesine shpirterore dhe nervore, dhe nuk do te kete me probleme te ketij lloji. Nese besimtari i mbeshtetet me shume Allahut dhe i lutet Atij gjate nates e dites, si dhe meson per fene e Tij, atehere ai e di mire se gjithçka eshte ne Doren e Allahut, dhe se kjo bote eshte sprove per njeriun, e cila mbaron shpejt dhe pas saj do te kaloje shume shpejt ne boten tjeter e cila eshte e perhershme. Allahu i ruajte muslimanet nga çdo e keqe dhe depresion dhe i drejtofte ne rrugen e arritjes se lumturise ne te dyja botet, dhe ne arritjen e kenaqesise se Tij!

(Pyetja Nr. 66) Anonim / 18-11-2009

Selamun alejkum.
Fillimisht dua te ju prezentohem, quhem … Per ju kam ndegjuar shume dhe per ate vendosa te ju shkruaj lidhur per nje breng qe e kam. Jam munduar te gjej dicka ne literatur por pa sukses.
Burri im eshte nje njeri qe i fal 5 vaktet dhe mjaft mund ta quajm veten si njerez musliman, mbajm ramazan, diskutojm shume rreth fes… etj. Koheve te fundit ai ka filluar ta permend qeshtjen e marteses me nje grua tjeter.
Pyetja ime eshte kjo:
1. A ka mundesi ai te martohet me nje grua tjeter pa dijen time, a i lejohet?
2. Dhe cka duhet te veproj une ne momentin kur e kuptoj se ai e ka bere nje gje te till, normal duhet te me kuptoni se kjo per mua nuk eshte aspak e leht se nuk e di se si do ta perballoj me qense kemi familje dhe se jemi te martuar per nje kohe te gjat.
Pres pergjegjje nga ju. Shpresoj te mos ju kam ngarkuar, dhe ma bëni hallall.

Përgjigje / 19-11-2009

Eshte e vertete se burri e ka te drejten te martohet me grua te dyte e te trete …
dhe se kjo eshte nje e drejte apo ligj i caktuar nga Allahu per mbare njerezimin, sepse Allahu e di se cila eshte me e mira per robet e Tij dhe Ai eshte i Urte ne gjykim. Dhe nuk do te flasim ketu per anet pozitive te marteses me me shume se nje grua, apo per nxitjen ne kete, por duam te prekim dicka tjeter qe gjithashtu ka vend ne fe dhe merret parasysh nga ligjet e Allahut, e ajo eshte fakti se jo te gjithe njerezit jane njesoj dhe po keshtu, jo te gjitha grate jane njesoj per nga ndjenjat shpirterore, prandaj ajo qe te keshillojme eshte qe t’i permendesh burrit ceshtjen e Fatimes, bijes se Pejgamberit, e cila nuk e duronte dot kurre martesen e burrit te saj, Aliut me grua tjeter, keshtu qe pejgamberi e ndaloi Aliun nga kjo gje, dhe Aliu nuk e beri kete, deri sa vdiq Fatimja (Allahu qofte i kenaqur me te!), pastaj u martua me gra te tjera. Madje vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk u martua me grua tjeter per sa ishte gjalle Hatixheja (radiallahu anha), dhe ajo ishte gruaja me e dashur per te, gruaja e pare e tij dhe me e madhe se ai ne moshe me 15 vite, gje e cila tregon edhe diçka tjeter kunder atyre qe akuzojne Profetin tone se gjoja i pelqenin grate ndaj u martua me shume gra, por fakti qe ne moshen e rinise dhe te fuqise ai mbajti vetem nje grua dhe nuk u martua me tjeter deri sa ajo nderroi jete, ua kthen atyre akuzat mbrapsht. Mund te themi se çdo martese e Profetit tone (salallahu alejhi ue selem) eshte bere me urdher nga Allahu, per qellime te caktuara dhe per te treguar ligjet e Allahut per mbare njerezimin ne te gjitha koherat.
Ajo qe na duhet ketu eshte fakti se ndjenjat e gruas merren parasysh ne rast se kjo gje e demton ate fizikisht, shpirterisht si dhe e ben shkas qe ndoshta te humbe boten tjeter nga merzia, Allahu na ruajte! Megjithese Allahu per cdo rast ka dhene zgjidhje dhe secilit i jep nga miresia e Vet, e nuk i dihet se ç’ndodh.
Pra, me te mire e me urtesi, me i kujtu burrit kete qe ka ndodhur me Fatimen, dhe duke i kujtuar se ai ka pergjegjesi ndaj familjes se tij dhe ndoshta nuk e ka nxjerre ne drite ate ashtu si duhet, e jo me me shku te martohet e te hape familje tjeter e pergjegjesi te reja, gje e cila kerkon shpenzime dhe besim te madh, qe te mund te mbash dy familje apo me shume. Kerkon besim, sepse duhet te ndjesh pergjegjesi ne edukimin dhe mbajtjen e drejtesise mes tyre, duhet te zbatosh rregullat e Islamit me kujdes te vecante, dhe duhet te kesh frike Allahun ne gjithcka.
Pra, ti mund t’i afrohesh burrit vetem me kete ane, ate shpirterore te ndjenjave dhe demit qe mund te shkaktohet nga kjo dhe per kete do te jete ai shkak.
Perndryshe, atij i lejohet te martohet pa dijenine tende dhe pa te marre leje, pervec nese dicka e tille eshte prekur ne kushtet e aktit te marteses.
E ne rast se burri e ka vendosur dhe e ben vertet nje gje te tille, mendo me shume per ate qe eshte tek Allahu, sepse dynjaja eshte e shkurter dhe mbaron shpejt, kurse bota tjeter eshte e perhershme. Duhet te besh durim dhe t’i kthehesh Allahut, e te vazhdosh te kryesh detyrimet tuaja ndaj Allahut dhe familjes, te edukosh femijet dhe te jesh me e lidhur me Allahun.
Keshtu ti merr shperblimin tend tek Allahu dhe Allahu e di se çfare mund te sjelle me pas nga begatite e Tij.
Allahu ju ruajte e ju dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij dhe ne arritjen e lumturise ne te dyja botet! Allahu eshte i Plotefuqishem per gjithçka.

(Pyetja Nr. 65) Ummu Seleme / Kosovë / 17-11-2009

Message: Es selamu alejkum. Allahu ju shperbleft per te gjithat qe po i beni per neve qe te na lehtesoni problemet tona qeshtjet qe na preokupojn, Lus Allahun qe tu jap sukses edhe ne te ardhmen! Desha nje pytje: A lejohet te bejne marredhenie dy te rinje te cilet jan te fejuar, kur them te fejuar kam qellimin kur babai i saj e ben vajzen e vet Per hajr e zgjat doren, por goca asht ende ne shtepin e babait te saj? Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 20-11-2009

Kusht per lidhjen e aktit te marteses eshte kerkimi nga njera pale dhe pranimi nga pala tjeter, duke qene se secila pale i permbush kushtet per kryerjen e ketij akti, caktimi i mehrit dhe dy deshmitaret. Nese plotesohen keto, atehere akti i marteses eshte kryer dhe pas kesaj vjen shpallja e tij tek njerezit me ane te dasmes. Por ne vendet tona (viset shqiptare) eshte bere zakon vonimi i marteses pas aktit te saj, dmth pas fejeses dhe renies dakord nga te dyja palet per martese, dhe ky konsiderohet nje problem, sepse sipas rregullit Islam, martesa eshte pikerisht ai akt dhe publikimi i tij me dasem, per t’u bashkuar dy te martuarit ne shtepine e tyre martesore, dhe koha nga lidhja e aktit e deri ne bashkimin perfundimtar te dy te martuarve, nuk zgjat me shume se koha qe duhet zakonisht per berjen e pergatitjeve te nevojshme per dasmen dhe shtepine ku do te jene bashke per te hapur nje familje te re. Dhe kjo eshte ajo qe duhet te behet nga muslimanet ne vendet tona, sepse kjo eshte me e mira dhe me e paqshmja per te dyja palet, dhe sidomos per palen e vajzes dhe familjes se saj, te cilet qendrojne gjithnje me ankthin se mos i fejuari i vajzes se tyre po nderron mendje dhe po e le vajzen e tyre. Kurse martesa e shpejte, e mbyll kete dere. Perveç kesaj, ka shume raste qe kemi degjuar dhe jemi pyetur nga vellezer muslimane te cilet kane qene te fejuar me akt martese dhe kane shkuar deri ne kryerjen e marredhenieve intime me te fejuaren e tyre (apo me te cilen kane lidhur aktin e marteses) dhe pas nje kohe te shkurter, u kane dale shume pikepyetje ne koke ne lidhje me vazhdimin e kesaj lidhje, dhe jane ndare. Dhe keshtu, kjo vajze ka humbur virgjerine pa u futur ende ne shtepine martesore, e Allahu e di se çdo te behet me te. Prandaj, femrat duhet te jene me te kujdesshme dhe do te ishte urtesi qe ato te mos i jepeshin burrit te tyre para se te bashkohen perfundimisht ne shtepine e tyre martesore, perndryshe te mbaje vet pasojat qe mund te ndodhin. Eshte gabim argumentimi se ata quhen te martuar dhe u lejohet gjithçka, sepse edhe nese kjo eshte e lejuar dhe nuk konsiderohet kurveri, por ajo mund te sjelle deme veçanerisht ne anen e vajzes. Nese doni shembull per martesen dhe menyren e saj, shikoni si behej martesa ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe te shokeve te tij. Nga kerkimi i dores se vajzes e deri ne marrjen e saj ne shtepine e burrit, nuk e zgjaste javen, madhe kjo ndodhte edhe brenda te njejtes dite. Kurse vonimi i marteses eshte nje veper e jomuslimaneve, te cilet e bejne te lejuar bashkejetesen dhe lidhjen e jashteligjshme, dhe ndoshta pas nje kohe te gjate jetese ne imoralit dhe lidhje te paligjshme, vendosin te martohen apo te ndahen dhe te lidhen me tjeter. Kete gje Islami e refuzon, sepse ajo eshte shthurje dhe prishje e shoqerise. Pra, kujdes ne kete çeshtje, sepse nuk eshte e thjeshte, por ajo ka rendesi te madhe per jeten dhe lumturine e njeriut ne kete bote dhe ne boten tjeter gjithashtu. Allahu i drejtofte te rinjte musliman ne arsyetimin e drejte dhe ne ate qe eshte me e mire per ta ne te dyja botet!

(Pyetja Nr. 64) Abdullah / 13-11-2009

Message : Selamu alejkum we rrahmetullah
Shka me ba nje burr, kur gruja e tij e ka jek Hixhabin masi e ka pas vesh dhe qendron te prind e saj e niher nuk don te kthehet te burri i saj ne shetpi? Gruja eshte shtatzane. Allahu ju shperpleft.

Përgjigje / 13-11-2009

Ajo qe mund te themi dhe te keshillojme ne kete rast ne pergjithesi eshte: qe burri t’i kthehet Allahut me lutje, perkushtim e pergjerim, qe t’i ktheje atij lumturine, ta udhezoje gruan e tij dhe ta beje te logjikoje, e te mos e prishe jeten e saj dhe te femijes se saj ne kete bote, dhe ndoshta edhe ne boten tjeter nese nuk kthehet ne zbatimin e urdhrave te Allahut, si per mbulesen edhe per te tjerat. Pra, vella, vetem Allahu ka ne Dore gjithçka, dhe te gjitha çeshtjet jane tek Ai, prandaj vetem Atij drejtoju dhe kerkoi ndihme. Lejohet gjithashtu qe te futesh ndermjetes per ta keshilluar gruan apo prinderit e saj qe t’i kthehen logjikes dhe te mos e marrin me qafe vajzen e tyre dhe femijen e saj, se ndoshta Allahu u hap zemrat dhe i ben te logjikojne dhe te arsyetojne drejt. Eshte e vertete se fatkeqesite qe i ndodhin njeriut jane per shkak te veprave te tij te keqija, por me keto fatkeqesi, Allahu ia fal besimtarit gjynahet dhe nuk e denon me per to ne boten tjeter. Ajo qe i kerkohet besimtarit ne kete rast eshte te duroje dhe te kthehet tek Allahu me lutje e adhurim. Po keshtu duhet te mendoje dhe te meditoje me vete, per Allahun, per jeten e dynjase, per veprat e veta dhe se ku mund te kete qene gabimi qe ka ndodhur ajo qe ka ndodhur. Sepse sprovat qe i vijne besimtarit duhet te jene edhe nje vetellogaritje per veprat dhe gjendjen e tij, se ku eshte dhe se ku duhet te jete. Lusim Allahun ta lehtesoje gjendjen tuaj dhe t’u jape zgjidhjen me te mire per ju sa me shpejt!

(Pyetja Nr. 63) Drita / Gostivar / 5-11-2009

Message : Zoti qoft me ju! Desha te pyes rreth cifteve qe jetojn bashk e nuk jan martuar me hoxhe, Çfare kishit thene? Ju faleminderit shume.

Përgjigje / 13-11-2009

Nuk eshte kusht qe martesa te behet me hoxhe apo ne prezencen e nje hoxhe, por kusht eshte qe martesa te behet me deshiren e dy paleve dhe me pranimin e prindit apo pergjegjesit te ligjshem te vajzes, si dhe ne prani te dy deshmitareve, duke permendur edhe dhuraten e marteses per gruan (mehrin). Dhe ky quhet akti i marteses qe e ben te lejuar bashkimin mes dy te fejuareve. Pas kesaj vjen edhe dasma dhe njoftimi i njerezve apo publikimi i marteses, dhe nuk eshte kusht qe te behen harxhime te medha, por secili sipas mundesise. Perndryshe, ajo qe sot njihet me emrin bashkejetese dhe jo martese e ligjshme, padyshim qe eshte e paligjshme dhe konsiderohet imoralitet dhe prostitucion, qe ne Islam eshte rreptesisht i ndaluar dhe per kete ka denim te percaktuar me ligj, e qe eshte goditja me 100 shkopinj dhe debimi nga vendi i atij qe eshte beqar dhe nuk ka qene i martuar me pare, kurse per te martuarin denimi eshte goditja me gure deri ne vdekje, dhe keto denime kryhen ne publik nga shteti Islam. E ne ato vende ku nuk ka shtet Islam, menyra e shpagimit te mekatit eshte qe te pendohen sinqerisht tek Allahu dhe te mos i kthehen me kurre asaj vepre te shemtuar, por te permiresojne lidhjen e tyre me Allahun, me adhurim e kerkim te faljes vazhdimisht. Dhe te perpiqen qe te martohen ne menyre te ligjshme sa me pare te jete e mundur, me qellim qe te kapin veten e tyre para se te jete teper vone dhe te humbin kete bote dhe boten tjeter. Allahu i ruajte muslimanet nga veprat e shemtuara dhe u dhente sukses ne çdo hajer!

(Pyetja Nr. 62) Ebu Ensar / Kosovë / 4-11-2009

Message : ES SELAMU ALEJKUM DESHA TE PYES PER NJË MESELE RRETH MBIEMRIT TË GRUAS UNË KUR E KAM BËRË NIKAHUN GRUAJA IME KA MARRË MBIEMRIN TIM NË DOKUMETAT ZYRTARE TANI FIGURON MBIEMRI I GRUAS SIKUR I IMI, KAM DEGJUAR TANI VONË SE KA NDALESË PËR NJË GJË TË TILLË, TANI JU LUTEM SI TË VEPROJ NË KËTË RAST A T’IA NDRROJ MBIEMRIN E TA LE NË MBIEMRIN E VAJZËRISË, APO T’IA LË ATË MBIEMER QË E KA PASUR SIKUR SE TIMIN PAS NIKAHUT, JU LUTEM MA KTHENI PËRGJIGJEN SEPSE JAM I BRENGOSUR DHE ME TERGONI HILAFIN RRETH KËSAJ MESELE. ES SELAMU ALEJKUM YE RAHMETULLAHI UE BEREKETUHU.

Përgjigje / 13-11-2009

Nuk lejohet ne Islam qe gruaja te marre mbiemrin e burrit, ashtu siç veprohet ne vendet jomuslimane, gje te cilen per fat te keq e kane marre edhe disa muslimane te paditur apo te detyruar nga diktatura komuniste, siç ka qene ne vendin tone, ne Shqiperi. Kjo gje nuk lejohet sepse eshte mashtrim dhe mohim i prejardhjes dhe fisit, e cila mund te quhet edhe tradhti dhe mohim i familjes dhe i fisit nga ana e gruas. Allahu e ka ndaluar rreptesisht mohimin e prindit dhe te fisit, madje ne hadith thuhet se kjo gje eshte kufer (mohim i asaj qe ka urdheruar Allahu). Njerezit thirren nga babai: Filani i biri i Filanit. Kjo ka qene keshtu ne te gjitha koherat, deri sa jomuslimanet e hoqen fjalen e mesit (i biri) dhe lane vetem dy emrat (Filan Filani). Dhe origjina ka qene qe gruaja thirrej me emrin e te atit (Filane bija e Filanit), kurse tani e therrasin (Filane gruaja e Filanit). Kurse Allahu i Madheruar thote: “Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” [El Ahzab, 5]. Profeti (salallahu alejhi ue selem) thote: “Nje burre qe thirret me emer tjeter dhe jo te babait te tij, duke qene se e di te verteten (se kush eshte i ati i tij), veçse ka bere kufer (ka mohuar Allahun dhe Urdhrin e Tij). Kushdo qe i adresohet nje fisi me te cilin nuk ka asnje lidhje farefisnie (prejardhje), le te pergatise karrigen e tij prej zjarri.” [Buhariu]. Ne nje hadith tjeter thuhet: “Kush thirret me emer tjeter nga ai i babait te tij te vertete, mbi te do te jete mallkimi i Allahut, i engjejve dhe i te gjithe njerezve.” [E transmeton Iben Maxheh, dhe shejh Albani e ka konsideruar te sakte, ne “Sahihul Xhami”, 6104].

Perderisa ndermjet burrit dhe gruas nuk ka lidhje gjaku e prejardhje, atehere si mund te kene te njejtin mbiemer? Po nese ata divorcohen, apo burri vdes, a do ta nderroje gruaja perseri mbiemrin e saj, nese martohet me burre tjeter? Perveç ketyre, mbiemri ka lidhje te ngushte edhe me trashegimine ne Islam, qe gruaja te marre trashegimi nga i ati apo te afermit e saj nga fisi i vet, dhe ajo nuk mund te trashegoje nga fisi i burrit asgje, perveçse nga burri i vet. Pra, nderrimi i mbiemrit eshte i ndaluar dhe kjo gje perben mohim, mashtrim dhe mosrespekt ndaj prinderve dhe fisit.

Ajo qe te keshillojme eshte qe ta kthesh mbiemrin e gruas ashtu si e ka babai i saj, perderisa kjo gje eshte e mundur ne gjendjen civile te vendit ku ndodhesh, e nese nuk ka mundesi, atehere Allahu eshte Fales i asaj qe eshte vepruar nga mosdija dhe i di qellimet e roberve te Tij kur ata pendohen ne te vertete dhe kerkojne te kthehen tek Ai dhe Ligji i Tij. Lusim Allahun t’i rregulloje gjendjet e muslimaneve!

(Pyetja Nr. 61) Anonim / Shqipëri / 28-10-2009

Message : Es selamu alejkum. Deshiroj te di nese ka ardhur ndonje argument ne sheriat ne lidhje me shkaqet qe mund te beje nje musliman ne menyre qe All-llahu ti dhuroje djale per shkak se ka vetem vajza. Ajo c\’fare une di eshte hadithi i Abdull-llah ibn Selamit i cili e ka pyetur Profetin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam disa pyetje pergjigjet e te cilave nuk mund ti dinte vetem se nje i derguar dhe ndermjet te pyetjeve ishte edhe kjo ne lidhje me femijen. Porse une e di se kjo ka te beje me ngjashmerine e femijes me nje nga prinderit dhe jo me gjinine e tij. Nese keni mundesi nje sqarim te hollesishem edhe nese ka disa mendime per kete ceshtje do te deshiroja te di argumentet e tyre. All-llahu ju shperblefte me te mira.

Përgjigje / 29-10-2009

Hadithi ne fjale ka ardhur me disa transmetime te sakta dhe me shprehje qe sqarojne njera-tjetren, dhe ne ketu po permendim nje transmetim te Muslimit i cili sqaron çeshtjen ne fjale me qarte. Hadithin e transmeton Theubani, sherbetori i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) i cili thote: “Isha duke ndenjur tek i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), kur atij i erdhi nje nga rabinet e jehudeve dhe i tha: “Es selamu alejke, o Muhamed!” Une e shtyva aq forte sa qe thuajse ra pertoke, kurse ai me tha: “Perse me shtyn?” -Sepse nuk the: “O i Derguari i Allahut”, i thashe. -Ne e quajme ashtu si e ka quajtur familja e tij, tha ai. Atehere Profeti tha: “Emri me te cilin me ka quajtur familja ime eshte pikerisht Muhamed.” Jehudiu tha: “Kam ardhur qe te pyes per disa gjera.” Profeti (salallahu alejhi ue selem) i tha: “A do te te beje dobi nese te pergjigjem?” -“Se pari do te degjoj me veshet e mi, dhe nese je i Derguari i Allahut, do te kthehem me kete besim, tha ai. -“Pyet!”, i tha Profeti. -Ku do te jene njerezit ate dite kur toka do te nderrohet me nje toke tjeter dhe po ashtu edhe qiejt? -Ata do te jene ne nje erresire pa arritur te ura (e Siratit), tha Profeti. -Kush jane njerezit e pare qe do ta kalojne ate (uren e Siratit)? -Emigruesit e varfer (Mekas), tha Profeti. -Cila do te jete dhurata e pare e tyre kur te hyjne ne xhenet? -Shtesa e melçise se balenes, tha Profeti (salallahu alejhi ue selem). -Cili do te jete ushqimi i tyre pas saj? -Do te therret per ta viçi i xhenetit qe kulloste neper xhenet, tha Profeti. -Çfare pije do te kene ata te shoqeruar me ushqimin? -Pijen e nje burimi te quajtur “Selsebil”, tha Profeti (salallahu alejhi ue selem). -Te vertetn the, i tha jehudiu, dhe vazhdoi: Kam ardhur te te pyes per diçka qe nuk e di askush ne toke perveç ndonje profeti dhe nje apo dy burra te tjere qe ekzistojne sot. -A do te te beje dobi, nese te pergjigjem, i tha Profeti. – Desha ta degjoj me veshet e mi se pari, tha ai. Pastaj tha: “Desha te te pyes ne lidhje me femijet.” Profeti tha: “Lengu i burrit eshte i bardhe kurse lengu i gruas eshte i verdhe. Kur bashkohen dy lengjet dhe sperma e burrit e mund spermen e gruas, femija behet mashkull me lejen e Allahut, dhe nese sperma e gruas e mund spermen e burrit, femija behet femer me lejen e Allahut. [Ne nje transmetim tjeter thuhet: Nese lengu i burrit i paraprin lengut te gruas, femija behet djale me lejen e Allahut… dhe ne te kundert femer.] -Jehudiu tha: “Te verteten ke thene dhe ti je vertet profet.” Pastaj u largua, dhe Profeti (salallahu alejhi ue selem) tha: “Para se te me pyeste ai per ato qe me pyeti, une nuk dija kurrgje rreth tyre, por Allahu m’i mesoi ne çast.”

Pra, kete te fshehte qe nuk e dinte askush tjeter perveç ndonje profeti te derguar nga Allahu, muslimanet e kane sot para duarve dhe me kete ja kane kaluar shkences, madje mund te perfitojne prej kesaj ne deshiren e tyre per te pasur femije mashkull apo femer, me lejen dhe suksesin qe jep Allahu i Madheruar sepse gjithçka eshte ne Doren e Tij, kurse keto jane shkaqet dhe ligjet universale qe i ka vendosur Allahu. Me fjale me te qarta, sqarimi i kesaj çeshtje mund te ishte keshtu: Nese nje çift deshiron qe femija i tyre i ardhshem te jete mashkull, atehere duhet qe sperma e mashkullit te jete e forte; te kete ngrene gjera qe e fuqizojne spermen dhe te kete disa kohe pa kryer marredhenie me gruan, pastaj kur te kryejne marredhenie, burri duhet te jete i gatshem qe te nxjerre spermen para eksitimit te gruas, (na falni per shprehjen, por keshtu behet sqarimi me i perpikte), dhe me lejen e Allahut dhe drejtimin tek Ai me dua qe para kryerjes se marredhieve, femija do te jete mashkull, e ne te kundert, kur gruaja eksitohet para burrit dhe pastaj ai e leshon spermen, femija behet femer me lejen e Allahut te Madheruar dhe me suksesin qe jep Ai, prandaj vetem Allahut duhet t’i drejtohen besimtaret per suksesin ne te dyja botet. Merreni kete te fshehte dhe perfitoni prej saj, apo keshilloni te afermit tuaj qe kerkojne femije meshkuj apo femra, se ndoshta behet shkak per udhezimin e tyre, megjithese edhe thjesht perfitimi prej kesaj njohurie eshte perfitim dhe dhurate nga Allahu i Madheruar per besimtaret. Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, familjen dhe te gjithe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 60) Anonim / 9-10-2009

Pyetja eshte kjo: Une jam grua e martuar dhe kam nje femije para 1 muaji, por kam frik se me tradhton burri si duhet te reagoj, a ka ndonje rrug qe te kthehet ai te un dhe djali e jo te lakmoj tek tjerat, a egziston ndonje dua ne lidhje me ket pun? dhe kur qan foshnja shum qa duhet te themi? dhe si duhet me kendu jasin se un i fali 5 namazet por nuk di me kendu jasin? faleminderit shum vella i nderuar allahu ju shperbleft

Përgjigje / 10-10-2009

Udhezimet tona per ju jane si vijon: Se pari ju duhet te vazhdoni me kryerjen e faljes pese here ne dite dhe me leximin e librave Islame sa te mundni. Po keshtu te degjoni Kuran nga kompjuteri apo manjetofoni, cdo dite, dhe nuk eshte kusht qe te lexosh suren Jasin dhe as qe ta mesosh permendesh, sepse nuk ka ndonje efekt te vecante nga suret e tjera te Kuranit. Pervec kesaj, mos kerko ndonje lutje te vecante qe funksionon si magji, por mjafton qe ti drejtohesh Zotit me fjalet e tua per hallet e tua, dhe Zoti degjon dhe i pergjigjet lutjes tende.

Se dyti, ti duhet ta besh per vete burrin tend: ta presesh mire kur vjen ne shtepi, te buzeqeshesh ne sy te tij, ta besh te ndjehet i lumtur. Te vishesh bukur edhe ne shtepi dhe jo me rrobat qe ke punuar apo gatuar, sepse ne rruge ai ka pare te zbukuruara e te veshura gjysem lakuriq. Pra, beje burrin per vete duke e mbajtur veten. Vepro keshtu, dhe do te kesh sukses me lejen dhe ndihmen e Allahut.

Kurse kur qan foshnja shume, gjeja me e mire eshte qe t’i lexoni dicka prej Kuranit, duke i vendosur doren te koka apo te trupi dhe duke lexu suren Fatiha, ajetin kursij dhe tre suret e fundit te Kuranit (Ihlas, Felek dhe Nas). Keto duhen lexuar shpesh femijeve te vegjel dhe jo vetem kur qajne, sepse shpesh ata bien mesysh dhe kane probleme per kete arsye. Allahu i ruajte muslimanet dhe femijet e tyre!

(Pyetja Nr. 59) Anonim / 8-10-2009

Esselam alejkum we rahmetullah!
Kam nje pyetje nese ka mundesi eshte me rendesi per mua:
“Kur dalim ne takim me nje vella musliman (kuptohet ne prani te babit), si eshte e pelqyeshme te sillemi dhe qfare pyetje perafersisht duhet t’ia parashtrojme?”
Me ka ardhur ne inbox nje leter me dhjete pyetjet qe duhet t’i bejme para se te vendosim per fejese. Ja cilat jane: Pyetja e parë: Cilat janë planet e tua për të ardhmen? Cilat janë ambiciet, si e shikon veten pas pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh? Pyetja e dytë: Cili është koncepti juaj mbi martesën? Pyetja e tretë: Cilat janë ato cilësi dhe veti të cilat i kërkon tek shoku/shoqja e jetës? Si kërkon të jetë ai/ajo? Pyetja e katërt: A e shikon të rëndësishme dhe domosdoshme lindjen e fëmijës që vitin e parë të martesës? Pyetja e pestë: A vuan nga ndonjë sëmundje? A ke probleme shëndetësore, apo të meta fizike? Pyetja e gjashtë: A je i shoqërueshëm dhe kush janë shokët e tu? Pyetja e shtatë: Si janë marrëdhëniet e tua me prindërit? Pyetja e tetë: Si e kalon kohën e lirë? Pyetja e nëntë: A kontribon materialisht për ndonjë shoqatë bamirëse, apo çdo lloj aktiviteti me natyrë bamirëse? Pyetja e dhjetë: Çfarë mendon nëse prindërit e tu dhe të mitë ndërhyjnë në jetën tonë private?

Përgjigje / 14-10-2009

Dialogu i pare dhe i njohjes mes dy te fejuareve duhet te jete i lirshem dhe i çilter, ku secili duhet te tregoje veten e vet ashtu si eshte me deliresi dhe pa shtirje. Kuptohet qe emocionet luajne rolin e tyre, por sa me shume emocione, aq me shume deliresi ka. Dialogu duhet te jete nje bisede e lirshme dhe pa shtrengesa. Nuk ka pyetje te posaçme qe duhet te behen patjeter nga secila pale, por çdo njeri ka tipin e vet, karakterin e vet dhe kendveshtrimin e vet per jeten dhe per shokun e jetes, se si kerkon qe te jete. Zakonisht vajza duhet te jete e turpshme dhe me shume e heshtur, duke ruajtur deliresine e saj, sepse mundet qe edhe te mos pelqehen! Nese ka patjeter dicka qe duhet te mesoje nga djali qe kerkon doren e saj eshte feja, rruga qe ndjek, morali, puna qe ben nese eshte hallall apo jo, etj. Ajo qe ka ne dore vajza ne kete rast jane pikerisht kushtet qe kerkon t’i vendose burrit te saj te ardhshem, nese ajo ka kushte ne veten e saj dhe qe kerkon nga burri i saj qe t’i permbahet gjate jetes se tyre. Pra, sa me thjesht dhe me lirshem, dhe shiko fene e moralin, kurse te tjerat jane gjera te perkohshme qe kalojne apo qe ndryshojne me kalimin e kohes. Nuk duhet te harrohet falja e namazit Istihara dhe lutja e posacme, ku i kerkohet Allahut te jape zgjedhjen me te mire! Kthehu tek Allahu dhe lutju Atij, sepse i gjithe suksesi eshte vetem ne Doren e Tij!

(Pyetja Nr. 58) Anonim / Shqipëri / 8-10-2009

Message: Selamun alejkum we rrahmetullah. Allahu ua shperblefte per pergjigjet qe ktheni! Nese njeri nga bashkeshortet shkel njeren nga kerkesat e bashkeshortit tjeter per te cilin eshte firmosur gjate nikahut qofte edhe nje here te veeme, a behet martesa e pavlefshme?

Përgjigje / 10-10-2009

Ne rast se njeri nga bashkeshortet shkel njerin apo me shume nga kushtet e vendosura ne aktin e marteses, nuk prishet akti i marteses, por eshte e drejte e pales tjeter qe ne baze te kesaj shkelje te kerkoje cuarjen ne vend te saj, ose te kerkoje prishjen e aktit apo divorcin, ose ta anashkaloje ate dhe te vazhdoje jeten bashkeshortore normalisht. E Allahu di gjithçka ne hollesi.

(Pyetja Nr. 57) Anonim / Shqipëri / 7-10-2009

Message : Eselemualejkum Ue Rahmetullah.
Nese gruaja nuk e fal Namazin ne kohe dhe e keshillon te kete kujdes per te, mirepo ajo nuk ndryshon dhe e ben te rruges qe asnje Namaz te mos e fale ne kohe, bile te drejtohet: “E fal kur te dua une!” Çfare qëndrimi duhet te mbaje bashkshorti ne kete rast?

Përgjigje / 10-10-2009

Burri duhet te kujdeset per familjen e tij, per gruan e femijet, qe ata t’i kryejne detyrimet e tyre fetare sipas rregullit, por ai duhet ta beje kete gje me urtesi, maturi e durim, dhe jo me force e detyrim kur behet fjala per gruan sidomos. Pra, burri vetem mund te keshilloje dhe te beje dicka tjeter qe eshte me kryesorja: te zbatoje me se miri ato qe i urdheron gruas se tij, sepse ai eshte shembulli i gjalle per te, prandaj kujdes! Se pari zbatoi vete detyrimet e tua, pastaj vazhdo me lutje e me durim per te keshilluar gruan e femijet. Bej gjithnje lutje qe Allahu ta udhezoje e ta permiresoje gruan dhe femijet e tu, sepse gjithcka eshte ne Dore te Allahut dhe Ai na ka urdheruar qe t’i drejtohemi Atij ne cdo nevoje e ne cdo gjendje. Allahu i Madhruar thote: “Urdheroje familjen tende per namaz dhe bej durim me te!” [Ta-Ha, 132]. Me durim e butesi arrihet gjithcka, dhe suksesi vjen vetem nga Allahu.

(Pyetja Nr. 56) Guraba / Zvicër / 8-6-2009

Message: Selam alejkum, kam nje pyetje, prej shoqes sime: ajo si me shpjegoi dhe ishte shum e merzitur, une i a dhash disa keshilla, por duam edhe disa keshilla simbas dijetarve tan te njohur, elhamdulilah. pyetja asht keshtu, ajo me tha qe fal kohet e namazit jo bash me regull, mbulesen nuk e ka, por ajo i ndegjon ligjeratat, kuran dhe ka deshir te ndegjoj, dhe me tha qe burri i saj luan nuk di se qfar loje nuk ma spjegoj (d.m.th harame), vajzat i ka ketu ne shkoll, tri te mdhaja nen moshen 20 vjet kan shoqeri jo ne rrug te Allahut franceze, shqietare dhe ato nuk e ndegjojn nenen (pra ket shoqen), nuk kan mbules, nuk falin namaz, ndegjojn muzik me ndegjuese qe i vnojn ne vesh si te them nuk jan ne rrug te drejt, pra nena e tyre asht shum e merzitur e shpesh nervozohet me to duke i qortu e ne ate moment ate e rrok nje nervoz shum e madhe e edhe i trun apo i mallkon vajzat, dhe kjo nena e tyre frigohet nganjeher njefar frike e ka thot frigohna vet nuk e din pse edhe kur te don me fal namaz ka njefar frike. Ajo me ka pyetur se qka duhet me vepru per me i ndalu vajzat nga keto veprime, nuk di a asht mir me i kendu Kuran ne uje per me pi pastaj vajzat e saj, dhe per burrin gjithashtu, pra e vetmja kjo fal namaz kur mundet (siq me tha ajo) dhe agjeron ramazanin. Burri ka deshir te shkoj ne xhami por nuk shkon. Keshtu asht halli i kesaj nene e cila nuk din se si te veproj. Allahu ju shperblft per ndonje keshill apo ndihme nga ana e juaj.

Përgjigje / 10-6-2009

Shtylla e shtepise eshte baba, edhe pse me vajzat merret vesh me mire nena, por si mund te kerkoje nena nga vajzat qe te jene me morale te mira Islame dhe te praktikojne Islamin, kur vete nena nuk e praktikon Islamin ashti si duhet, madje as namazin nuk e kryen ne rregull?! Kuptohet qe kjo familje, si edhe shume te tjera, eshte ne mes te rruges, as ketej dhe as andej, as nga Islami dhe as nga kufri, te mashtruar nga dynjaja dhe ne medyshje per praktikimin e fese se tyre, madje ndoshta edhe nga frika se mos po i tallin! Problemi i kesaj nene nuk eshte i vetmi dhe as i rralle, por ai ka pushtuar familjet shqiptare muslimane gjithandej, ndaj lusim Allahun qe t’i ktheje muslimanet ne fene e tyre me nje kthim te vertete, me qellim qe te bejne jete te lumtur dhe te qete ne kete bote kalimtare, dhe te arrijne fitoren dhe lumturine e perhershme ne boten tjeter!

(Pyetja Nr. 55) Abdurrahman / Itali / 1-6-2009

Message: selamu alejkum.
Kisha nje pyetje per te bere: nese te vdes nje i aferm pabesimtar, a ben ti shkojme per ngushellim? dhe nese po çfare duhet ti themi? Desha ta dija argumentet si per po edhe per jo (shkuarjen per ngushellim). Edhe fetvate e dijetareve per kete rast.

Përgjigje / 5-6-2009

Shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!), ne librin “Mexhmuu rasail ue fetava” (2/304), thote: “Ne lidhje me ngushellimin e jomuslimanit te aferm apo shok, ka mospajtim ne mesin e dijetareve: Disa thone se eshte e ndaluar dhe te tjere thone se eshte e lejuar. Kurse nje grup i trete ka bere sqarime me te hollesishme, duke thene: Nese nga ky ngushellim pritet ndonje dobi, siç eshte afrimi i tyre tek Islami, apo largimi i ndonje sherri qe mund te vije prej tyre nese nuk shkon per ngushellim, atehere lejohet, e ne te kundert jo. Me e sakta ne kete çeshtje eshte qe nese kuptohet se me ngushellimin e tyre atyre u shtohet krenaria e nderimi, atehere eshte e ndaluar te shkohet per ngushellim tek ata, e ne te kundert, te shihen dobite e interesat.”

(Pyetja Nr. 54) Abdulaziz / Belgjikë / 31-5-2009

Message: Es-selamu alejkum we rahmetullahi we bereketu. Kam nje pytje: Jam nje vella besimtar qe fali pese vaktet e namazit po ashtu kam edhe tre femi nje djale dhe dy vajza qe falen me mu bashke por kam nje problem me gruan, ajo thot se jam muslimane por nuk falet nuk mbulohet, por une s’di si duhet te veproj ma te? Allahu ju shperblefte me xhennetin Firdeus.

Përgjigje / 5-6-2009

Duhet te besh durim ne thirrjen tende, ne keshillimin e saj, me menyre te mire e te bute. Dije se suksesi me i madh ne keshillimin tend arrihet me vepren tende dhe me durim. Pra, gruaja dhe femijet zakonisht veprojne ashtu siç shohin burrin apo babane qe te veproje ne shtepi, pra ti je shembulli i tyre. Po keshtu duhet te besh durim dhe te mos nxitohesh ne arritjen e fryteve te thirrjes, sepse suksesi do te vije pas durimit tend qe eshte gjithashtu ne prove. Dhe lutju Allahut te jape sukses dhe ta udhezoje familjen tende, sepse lutja ben dobi dhe suksesi eshte ne dore te Allahut.

(Pyetja Nr. 53) Ibn Islam / 18-5-2009

Message: Besimtarja e ka haram te martohet me pabesimtarin, atehere si eshte puna me gruan e faraonit?

Përgjigje / 23-5-2009

Ne librat e fikhut dhe te usuli fikhut flitet per nje çeshtje qe ka te beje me ligjet e pejgamberve dhe popujve te meparshem, nese jane apo jo ligj per ne, kur permenden ne Kuran dhe nuk kemi argument tjeter qe i aprovom apo i refuzon ato? Ne kete çeshtje ka mospajtim ne mesin e dijetareve, por ajo qe na intereson ketu eshte se shume ligje qe jane ne Islam, nuk kane qene ne popujt e meparshem, si dhe e kunderta. Perveç kesaj, gruaja e Faraonit u be besimtare pas kthimit te Musait nga Medjeni, pra pasi ishte bere Pejgamber dhe erdhi me argumente te qarta te Faraoni. Gjithnje ne fillim te thirrjes se tij, Pejgamberi urdherohet ta therrase popullin ne çeshtjet me paresore, siç eshte besimi ne nje Zot dhe se ai eshte i Derguari i Zotit, e keshtu me radhe, me shtyllat e besimit. Keshtu ka ndodhur edhe ne fillim te Islamit. Shume gjera qe u ndaluan perfundimisht ne Islam, kane qene te lejuara ne fillim te tij, dmth nuk ishin ndaluar totalisht, por vetem heshtej ndaj tyre, deri sa u forcua Islami dhe njerezit e kuptuan ate, atehere u sqaruan te gjitha ligjet, qe ishin per te miren e njerezimit. Edhe ne fillim te Islamit shume gra besimtare vazhdonin te ishin nen kuroren e jobesimtareve, deri sa erdhi urdhri i prere, pas emigrimit ne Medine, kur zbriti ajeti: “Mos u martoni me idhujtaret, deri sa ato të besojnë . Një robëreshë besimtare është më e mirë se një idhujtare, edhe sikur kjo e dyta t’ju pëlqejë . As muslimanet mos i martoni me idhujtarë, deri sa ata të besojnë. Një rob besimtar është më i mirë se një idhujtar, edhe sikur ky i dyti t’ju pëlqejë. Ata thërrasin për në zjarr , ndërsa Allahu, me vullnetin e Tij, thërret për në xhenet dhe falje gjynahesh , dhe ua sqaron provat e Tij njerëzve, në mënyrë që të përkujtojnë .” [El Bekare, 221]. Pra, keshtu ka qene edhe me gruan e Faraonit, qe ligji per mosqendrimin e gruas muslimane nen kuroren e burrit jomusliman, nuk ka pas ekzistuar ende, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 52) Skënder / Francë / 17-5-2009

Message: eslamu alejkumve ve rametullahi ve berktuhu, pata ni pytje: Ne qofte se burri e urdhnon gruan me fale namaze edhe ajo nuk pranon, a lejohet shkurorezimi?

Përgjigje / 23-5-2009

Shkurorezimi eshte ne dore te burrit dhe ai ka te drejten ta shkurorezoje gruan e vet kur e sheh se nuk mund te jetojne bashke, por Islami ja ka bere te ndaluar atij padrejtesine ndaj gruas dhe keqtrajtimin e saj me qellim qe ta coje drejt divorcit. Ndersa ne lidhje me pyetjen, burri duhet ta urdheroje gruan e tij qe te falet e te beje vepra te mira, dhe nese ajo nuk pranon, atehere ai duhet te gjeje menyren me te mire per ta keshilluar, sepse gruaja eshte amanet tek burri dhe ai ka per detyre keshillimin e saj, ruajtjen e saj dhe edukimin e saj. E nese eshte per qellim me pyetjen se a eshte detyrim divorci ne kete rast, perderisa ajo nuk falet, themi qe jo, nuk eshte detyrim, por eshte e drejte e burrit qe nese deshiron, mund ta divorcoje per mosbindje ndaj tij dhe ne ate qe ka te beje me edukimin e femijeve te tij. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 51) Anonim / Suedi / 26-4-2009

Message: Esselamu alejkum i nderuar e lus Allahun te jeni shendosh e mire.
1. Pyetja ime eshte se cka mund te na tregoni qe ende sote behet gjykimi me burra (fjale popullore thojn Pleqnar) dmth mblidhen nja disa burra dhe kerkojn te holla per ta gjykuar nje qeshtje mes dy familjeve qe kane problem, dmth keta nuk e perdorin ligjin e sheriatit dhe as ligjin e shtetit, a lejohet ky gjykim?
2. Pasi sote nuk ka ligj sheriatit (psh nese dikush ben ndarje bashkshortore, ndarja e pasuris, apo dicka tjeter) si duhet vepruar ne kete dite psh
a. A duhet me shkue me u gjykue te nje hoxhe selefi sipas sheriatit?
b. A duhet me shkue ne bashkesin islame te atij qyteti edhe ne qofte se nuk jane selefi?
c. A duhet me shkue me u gjykue sipas ligjit te shtetit laik?
d. Apo te mblidhen burrat e atij vendi dhe te gjykojne sipas tradites se vendit (dmth te gjitha pika qe permenda ne ate vend ka ligje te shtetit laik).

Përgjigje / 5-5-2009

1. Gjykimi pleqnar eshte nje zakon i disa zonave te vendit tone, dhe per lejimin apo jo te tij, duhet te kihet parasysh baza e ligjeve gjykuese te tij; nese jane ligjet e Islamit, sigurisht qe lejohet, dhe mund te perfshihet ne domethenien e ajetit: “Nëse i druheni ndarjes mes atyre dyve (bashkëshortëve), atëherë dërgoni një gjykues[1] nga familja e tij dhe një gjykues nga familja e saj.[2] Në qoftë se të dy ata (gjykuesit) dëshirojnë vërtet pajtim[3], Allahu u jep sukses atyre.[4] Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm, Njohës i çdo gjëje në hollësi.[5]” [En Nisa, 35]. Kurse ne te kundert, nuk lejohet dhe mund te perfshihet ne ajetin: “A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata që pretendojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje, se si kërkojnë gjykimin e tagutëve (Kushdo që gjykon me ligj tjetër përveç ligjit të Allahut quhet “tagut”. Po kështu, çdokush apo çdo gjë që adhurohet dhe madhërohet përveç Allahut, dhe që i pëlqen kjo gjë, quhet “tagut”.), ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ato? Padyshim se djalli dëshiron që t’i devijojë ata krejtësisht (nga rruga e drejtë).” [En Nisa, 60].

2. Lidhja apo ndarja martesore duhet te behet sipas kushteve te Islamit, dhe nuk eshte kusht qe te shkohet te hoxha apo ne xhami. Kurse per regjistrimin e marteses ne gjendjen civile nuk ka ndalese edhe pse shteti eshte laik. Po keshtu per ndarjen, duhen pasur parasysh rregullat e Islamit, ku ne origjine divorci eshte e drejte e burrit, kurse ne rastet kur divorcin e kerkon gruaja, ajo mund te drejtohet ne institucionet fetare te rrethit apo vendit ku ndodhet, siç eshte myftinia apo institucione te tjera ne vende ku nuk ka myftini, dhe myftiu apo autoriteti me dije fetare, mund te jete ne rolin e gjykatesit per shikimin ne çeshtjen e divorcit, pastaj nuk ka problem qe divorci te shenohet ne gjendjen civile, sepse keto jane gjera te detyrueshme nga shteti ne çdo vend, dhe nuk ka rruge tjeter. Kurse ne lidhje me kushtet e personit te autorizuar nga institucionet fetare te vendit, eshte vetem njohja e ligjeve te Islamit ne ato qe ai gjykon dhe autorizimi nga institucionet fetare, siç eshte komuniteti musliman. E Allahu e di me mire.

________________________________________________

[1] Njeri të mençur e të dëgjuar, i cili ka vend në fisin e vet.

[2] Këta gjykues përpiqen me të gjitha mënyrat e mundëshme për pajtimin e dy bashkëshortëve dhe kthimin e tyre në kryerjen e detyrimeve të secilit prej tyre ndaj njëri-tjetrit ashtu si ka urdhëruar Allahu. Nëse këta dy gjykues arrijnë në përfundimin se bashkimi mes dy bashkëshortëve është i pamundur, përveç nëse do të ishte bashkim që përmban urrejtje, mospajtim dhe shkelje të dispozitave të vendosura nga Allahu për secilin prej bashkëshortëve, atëherë bëjnë ndarjen mes tyre pa qenë kusht pëlqimi i burrit për ndarje në këtë rast, sepse Allahu i ka quajtur ata të dy gjykues, dhe gjykuesi vendos edhe nëse i gjykuari nuk jep pëlqimin e vet.

[3] Mes burrit dhe gruas për të cilët kanë ndërhyrë të bëjnë pajtim.

[4] Që të arrijnë pajtimin mes burrit dhe gruas, por kushti për këtë është qëllimi i pastër dhe vullneti për pajtim.

[5] Dhe shpërblen secilin sipas qëllimit të vet: gjykuesit dhe të gjithë njerëzit. Ata që bëjnë pajtim mes njerëzve kanë shpërblim të madh tek Allahu, ashtu si dhe e kundërta: ata që fusin ngatërresë dhe përçarje mes njerëzve, kanë dënim të madh nga Allahu në të dyja botët.

<< Familjare & Shoqerore 1                                  Familjare & Shoqerore 3 >>