(Pyetja Nr. 10) Muhamedi / Zvicër: / 27-4-2008

Message: Selamun Alejkum ve rahmetull-llah
1. Kam nje pyetje rreth cilesive te All-llahut te cilat quhen Cilesi te konfirmuara (elKhaberijje) p.shDora e tij, zbritja e tij, fytyra e tij, vetja e tij, qendrimi tij mbi arsh, te qeshurit e tij, te cuditurit e tij etj. A eshte ne rregull qe keto cilesi te All-llahut subhanehu ve teala te quhen Metaforike (MUTESHABIH) apo besimi i ehli sunnetit eshte qe thjesht te besohen keshtu sic kan ardh ne tekst?

2. Rreth pyetjes nr 104. deshta te dij se Bezzariu dhe ebu Jaela e kan nxjerr kete hadith si te dobet apo te tjeret e kan thene nje gje te tille?

Përgjigje / 1-5-2008

1. Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit eshte se Cilesite e Allahut jane reale dhe jo alegorike, por formen dhe menyren e tyre nuk e di veçse Allahu i Madheruar, dhe ne themi ashtu si na ka njoftuar Allahu dhe i Derguari i Tij, pa i komentuar ato cilesi, pa i ngjasuar me ato te krijesave, pa i shfuqizuar dhe pa i ndryshuar kuptimin. Shejh Iben Uthejmin thote: “Cilesite e Allahut ndahen ne tre lloje: a) Cilesi Vetjake apo te shpallura nga Allahu dhe i Derguari i Tij (Dhatije apo Haberije), te cilat jane ato Cilesi te cilat qendrojne vazhdimisht me Qenien e Tij te Larte, me te cilat Allahu ka qene dhe vazhdon te cilesohet, siç eshte jeta, dija, fuqia, urtesia, madheshtia, lartesia, dy duart, dy syte, fytyra, etj. b) Cilesi veprore, te cilat lidhen me vullnetin dhe deshiren e Allahut dhe nuk jane te pandara nga Qenia e Tij e Larte, siç eshte qendrimi mbi Arsh, zbritja ne qiellin e dynjase, ardhja per gjykim mes krijesave ne diten e kiametit, etj. Keto jane cilesi te vullnetshme, te cilat nese do i ben dhe nese do nuk i ben. c) Cilesi vetjako-veprore ne te njejten kohe, siç eshte p.sh. te folurit e Allahut; per nga lloji, kjo cilesi eshte vetjake, sepse Allahu ka pas folur dhe vazhdon te flase. Te folurit e Allahut eshte nga persosmerite e domosdoshme per Te. Ndersa kur flitet per nje fjale te caktuar te Allahut, me te cilen Ai flet kur te doje, kjo eshte cilesi veprore nga kjo ane, sepse ndodh me vullnetin e Tij, te Lartmadheruarit.” [Mexhmuu Fetava ue Rasail, Pyetja nr. 53]. Ne nje vend tjeter, ne te njejtin liber, shejh Iben Uthejmini thote: “E verteta e rruges se pasuesve te interpretimit (Ehlu et Te’uil) eshte se ata thone se keto shprehje qe kane ardhur nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ne lidhje me Cilesite e Allahut, jane te panjohura dhe domethenien e tyre nuk e di as vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), i cili i thote hadithet e Cilesive te Allahu dhe nuk e di domethenien e tyre! Perveç kesaj, ata thone: “Logjika nuk futet ne temen e Cilesive te Allahut.” Sipas fjales se tyre, rrjedh qe As Pejgamberi, as sahabet dhe as imamet e pare te mos kene patur ne kete teme as dije logjike dhe as shpallje, gje e cila eshte fjala me e pavertete. Rruga e tyre ne lidhje me tekstet e Cilesive te Allahut eshte qe t’a kalojne shprehjen e tyre duke e lene tek Allahu domethenien e tyre (duke thene qe nuk e di domethenien e tyre veçse Allahu). Ndersa disa te tjere prej tyre, bie ne kunderthenie duke thene: “Keto merren sipas kuptimit te drejtperdrejte, por duke qene se ne te vertete atokane domethenie tjeter te ndryshme nga kuptimi i drejtperdrejte, te cilin nuk e di veçse Allahu.” Kjo eshte kunderthenie e qarte, sepse sikur te ishte per qellim ai interpretim i cili e kundershton domethenien e jashtme te shprehjes, dhe te cilin nuk e di veçse Allahu, atehere si do te merrej shprehja ne domethenien e jashtme te saj?! Shejhu i Islamit, Iben Tejmije (Allahu e meshirofte!), ne librin “Logjika dhe Shpallja”, 1/121, per rrugen e ketyre thote: “Dhe keshtu behet e qarte se fjala e atyre qe ia lene Allahut njohjen e domethenies se ketyre Cilesive, te cilet pretendojne se ndjekin sunetin dhe selefet, eshte nga fjalet me te keqia te ndjekesve te bidateve dhe te ateizmit.” Shejh Iben Uthejmin vazhdon: “Dyshimi me te cilin argumentohen ndjekesit e interpretimit te cilesive eshte pushimi i shumices se Selefeve ne fjalen “perveç Allahut”, ne ajetin “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” [Al Imran, 7] Keta e kane ndertuar dyshimin e tyre mbi dy baza: a) Fjala se ajetet e Cilesive te Allahut jane prej ajeteve Muteshabih (jo shume te qarta), dhe b) interpretimi i permendur ne ajet eshte largimi i shprehjes nga kuptimi i drejtperdrejte i saj, per t’i dhene kuptim te ndryshem nga ai, duke dale ne perfundimin se ajetet qe flasin per Cilesite e Allahut te kene kuptim qe e kundershton kuptimin e jashtem te tyre, te cilin nuk e di veçse Allahu.

Kunderpergjigja ndaj tyre behet me disa menyra: E para: Duke i pyetur ata se çfare kane per qellim me kuptimin alegorik (muteshabih), te cilin ja mveshin ajeteve te cilesive. A kane per qellim peshtjellimin e domethenies se tyre dhe fshehjen e saj, apo kane per qellim peshtjellimin e te vertetes se tyre dhe fshehjen e saj? Nese kane per qellim kuptimin e pare -dhe ky eshte edhe qellimi i tyre-, atehere ta dine se ajetet e Cilesive nuk jane prej ketij lloji, sepse kuptimi i tyre eshte i dukshem dhe i qarte. E nese kane per qellim kuptimin e dyte, atehere ta dine se ajetet e Cilesive jane prej tij, sepse askush nuk e di te verteten dhe formen e tyre perveç Allahut te Madheruar. Prej ketu, mesojme se nik eshte e sakte qe te thuhet se ajetet e Cilesive jane alegorike, por duhet qe te behet sqarimi i mesiperm…” [Mexhmuu Fetava ue Rasail, 4/80-81].

2. Hadithi ne fjale eshte i dobet sepse zinxhiri i transmetimit te tij nga te dy autoret qe e kane nxjerre ate eshte i dobet. Ndersa fjala qe te tjeret e kane quajtur te dobet, nuk eshte me vend te mendohet ashtu, sepse kur thuhet per shembull se shejh Albani e ka konsideruar te sakte apo te dobet nje hadith, nuk do te thote se kete e ka bere sipas qejfit dhe deshires se tij, por duke studiuar rruget e transmetimit sipas rregullave qe kane vendosur dijetaret e hadithit ne lidhje me njohjen e grades se haditheve. Grada e hadithit njihet duke i marre transmetuesit e tij nje e nga nje dhe duke studiuar biografite e tyre ne librat e veçante per transmetuesit, dhe grada e hadithit jepet ne varesi te transmetuesit me cilesi me te uleta ne zinxhirin e transmetimit, dmth qe nese njeri prej transmetuesve eshte i dobet, do te thote qe zinxhiri ka dobesi dhe hadithi eshte i dobet. Ne te kundert, nese te gjithe transmetuesit jane te besueshem dhe te forte, hadithi eshte i sakte, e keshtu. Ndersa hadithi ne fjale transmetohet me rruge te panjohur veçse ne dy transmetime dhe ne mesin e transmetuesve te tij gjendet Musab iben Musab, per te cilin dijetaret e biografive te transmetuesve kane thene se eshte i dobet. [Per me shume referenca mund te ktheheni te libri “Mizanul Itidal”, i Dhehebiut, biografia nr. 8571, “El Xherh uet Teadil”, i Razit 8/306, “El kamil”, i Iben Udej 5/308].

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 9) Ehli Sunet: / 23-4-2008

Message: 1. Cili eshte qendrimi i dijetarve lidhur me studimin e shkencave shoqerore siç jane sociologjia dhe psikologjia?
2. Cili eshte vendimi i sheriatit lidhur me homoseksualizmin apo te ngjashem, dhe na tregoni me teper lidhur me pasojat e kesaj dukurie te shemtuar. Allahu jushperblefte.

Përgjigje / 26-4-2008

1. Ne fetvane nr. 6901, te Komisionit te perhershem te fetvave, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet: “Pyetja e trete: Cili eshte gjykimi per te mesuarit e ligjeve te vendosura nga njerezit dhe perpjekja per praktikimin e tyre, duke pranuar se ligji i Allahut eshte me i mire se ato? Cili eshte gjykimi i mesimidhenies se atyre ligjeve, si dhe i filozofise, shkences se logjikes dhe psikologjise? Duke qene se keto shkenca permbajne te paverteta te shumta, siç eshte zhytja ne Qënien e Allahut, ne Emrat dhe Atributet e Tij, ne lejimin dhe ndalimin e gjerave. Ato permbajne gjithashtu mesim te bindjeve komuniste, ateiste dhe shthurje morale. Cili eshte gjykimi per mesuesin dhe nxenesin e ketyre fushave, veçanerisht kur ato jane te caktuara nga shteti, ndersa mesuesi dhe nxenesi nuk jane kerkues te dijes fetare, por nga masa e gjere dhe e thjeshte e muslimaneve, te cileve nese u hidhen dyshime, mund te dyshojne, dhe nese u thuhet se kjo gje eshte gabim, ata thone: “Çfare te bejme, kjo eshte dere e rriskut dhe ky eshte kerkim i dijes!”

Pergjigja: “Nuk lejohet te mesosh ligjet e vendosura nga njerezit me qellim praktimin e tyre, perderisa ato kundershtojne Ligjin e Allahut, por lejohet mesimi i tyre me qellim sqarimin e te kotes dhe devijimit te tyre nga e verteta, si dhe per te sqaruar drejtesine, drejtimin e sakte, miresine, mjaftueshmerine dhe te miren e njerezve, qe gjenden ne Islam. Nuk i lejohet muslimanit qe te mesoje filozofine, ligjet e vendosura nga njerezit, e te ngjashme me keto, nese nuk eshte i afte te dalloje te verteten nga e paverteta e tyre, per shkak te rrezikut te sprovimit me to dhe devijimit nga rruga e drejte. Ndersa ai i cili i zoteron dhe i kupton mire ato, pasi qe e ka studiuar mire Kuranin dhe Sunetin, i lejohet atij qe t’i mesoje ato me qellim qe te dalloje te keqen nga e mira e tyre, dhe qe te vertetoje te verteten dhe te rrezoje te paverteten e tyre, perderisa kjo gje nuk e pengon ate nga obligimet e tij me te detyrueshme ne sheriat. Prej ketu, na behet e qarte se nuk lejohet pergjithesimi i caktimit te mesuarit e ketyre fushave ne shkolla e institute, por keto duhet te caktohen posaçerisht per ata persona te pergatitur dhe te afte per kete, me qellim qe te ngrihen me detyren e tyre ne drejtim te Islamit, per perkrahjen e te vertetes dhe rrezimin e te pavertetes. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!”

Ky eshte mendimi i dijetareve ne lidhje me te mesuarit e ketyre shkencave, dhe shtojme ketu se sociologjia dhe psikologjia jane dy shkenca ne pergjithesi filozofike, te cilat permbajne ne vetvete bindje dhe ligje te nxjerra nga mendja njerezore, dhe nese do te mendoje me holle, keto jane shkenca per menyren e te jetuarit e njeriut ne shoqeri, siç eshte sociologjia, apo per studimin e dukurive psikike te njeriut, siç eshte stresi, merzitja, gezimi dhe emocionet e tij ne pergjithesi. E, qe te dyja keto shkenca te rendesishme per jeten e njeriut jane kuruar nga Allahu ne Fene e Tij; ne Kuran dhe ne Sunet, ashtu si duhet dhe si eshte me e mire dhe me e dobishme per njeriun, pa pasur nevoje per filozofi te nxjerra nga mendja njerezore, te cilat ne shumicen e rasteve nuk i japin frytet e kerkuara, por ndikojne negativisht tek njeriu qe kerkon te gjej kurim dhe sherim tek ato. Pra, muslimani e kerkon sherimin dhe kurimin per te gjitha gjerat qe e shqetesojne, e merakosin dhe e preokupojne, ne Fene e Allahut, sepse prandaj e ka zbritur Allahu fene e Tij, me qellim qe te jete ligj jetese per njeriun, qe ai te beje jete te lumtur ne kete bote dhe te fitoje kenaqesine e Allahut dhe xhenetin e Tij ne jeten tjeter. Dhe kete nuk e gjen veçse ne fene e Allahut, dhe jo ne ligje e filozofi te mendjes njerezore. Kushdo qe e kupton Islamin ashtu si duhet; qe e ka studiuar Kuranin dhe Sunetin, dhe me pas ka mesuar edhe ate qe thone keto shkenca te pjella nga mendja njerezore, e sheh qarte dallimin mes tyre dhe perfundimin e seciles. Ne fakt, mosbesimtaret i shpiken ato shkenca me qellim qe te mbushin boshllekun qe gjejne ne veten e tyre per shkak te mosbesimit, sepse vete natyra njerezore qe ka krijuar Allahu eshte e tille. Ata kane dashur te mbushin boshllekun e madh brenda tyre, ndersa muslimani nuk ka nevoje per mbushjen e atij boshlleku, sepse e gjen pergjigjen e çdo gjeje ne fene e tij, dhe gjen sherim per gjithçka, qofte fizik apo shpirteror, ne Kuran dhe ne Sunet.

Ne nuk na mbetet vetem se te themi: Lavderuar qofte Allahu dhe vetem Atij i takon falenderimi per miresine e Islamit dhe per miresine e Sunetit te pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dhe vetem Allahun falenderojme qe na ka udhezuar ne Islam.

2. Gjykimi i Islamit per homoseksualizmin eshte qe te vriten qe te dy autoret e kesaj vepre te shemtuar, ai qe e ben dhe ai qe i behet, dhe ata jane te mallkuar nga Allahu. Keshtu thuhet ne hadithe te sakta nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) [El Irva 2350, Es Sahiha 3462]. Mjafton per shemtimin dhe krimin e kesaj vepre, qe Allahu i ka denuar me denimin me te ashper ata njerez qe e kane bere kete veper dhe e kane tepruar ne te, siç ka qene populli i Lutit (alejhi selam), te cilin Allahu e denoi duke e shkulur qytetin e tyre nga rrenjet, e ngriti deri ne qiell dhe e perplasi perseri ne toke, pastaj hodhi mbi ta gure te medhenj prej argjili dhe e beri vendin e tyre me te uletin ne toke, dhe ate e mbushi me uje te vdekur, pa gjallesa ne te, i cili sot quhet “Deti i vdekur”. Kjo, sepse kjo veper eshte antinjerezore, kunder natyres njerezore, kunder njerezimit, te cilen nuk e bejne as kafshet me te uleta.

Permendim ketu qe ne Bibel, ne Dhjaten e Vjeter, kur permendet historia e Lutit (alejhi selam) me popullin e tij, nuk permendet absolutisht vepra per te cilen u denua ai popull, por thuhet vetem se ata bene krim te madh. Dhe perveç kesaj, me tutje ne vazhdim te historise, thuhet se Luti (alejhi selam) u deh nga alkooli qe i dhane dy vajzat e tij dhe ai pati marredhenie intime me to, nga ku ato mbeten shtatzena dhe linden femije te paligjshem… A nuk eshte ky kulmi i padrejtesise dhe argument i qarte i ndryshimit dhe devijimit te asaj qe thuhet ne Teurat? Nuk permendin krimin e popullit te Lutit, per te cilin ata u denuan me denimin me te ashper qe eshte denuar ndonje popull, dhe shpifin paftyrshem per Pejgamberin e Allahut duke e akuzuar se ai ka pasur marredhenie intime me vajzat e tij!!! Allahu i vrafte dhe i shkaterrofte! E kane bere kete gje per te shfajesuar krimet dhe paftyresite e udheheqesve te tyre shpirterore, per te thene se edhe Pejgamberet kane bere gjera te tilla, Allahu i vrafte per ate qe shpifin! Shpifje te shumta kane bere ata edhe ndaj shume pejgambereve te tjere te Allahut, dhe ky nuk eshte vendi per keto, por e permendem çeshtjen e Lutit (alejhi selam) me rastin e perfshirjes se popullit te tij ne permbajtjen e pyetjes.

Allahu i ruajte muslimanet nga kjo veper e shemtuar! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 8) Muhamedi / Zvicër: / 20-4-2008

Message: Selamun Alejkum
Deshta te pyes vella, se a kan ekzistuar ndonjehere DINOSAURET, dhe deshta te di a ekzistojn PJATAT FLUTURUESE?

Përgjigje / 23-4-2008

Kur flasim per dinozauret, duhet ta shohim çeshtjen nga dy kendveshtrime: ai shkencor dhe ai teorik. Kur themi shkencor, kemi per qellim zbulimet shkencore me analizimin e gjurmeve historike te disa kafsheve gjigande qe mendohet te kene ekzistuar shume kohe me pare, megjithese vitet qe thone ata, Allahu e di per saktesine e tyre. Ndersa kur themi kenveshtrim teorik, kemi per qellim pikerisht teorine e evolucionit, e cila eshte njohur si teoria e Darvinit, teori e cila thote se jeta eshte gjithnje ne evolim e siper dhe kjo ndodh vetvetiu… duke pretenduar se shume gjallesa qe ekzistojne tani, me pare nuk kane qene ose kane qene ndryshe dhe kane evoluar. Perfundimi i teorise se tij çon ne mohimin e Krijuesit dhe ligjit te Tij ne krijim. Nese eshte per qellim kjo gje, kur flitet per dinosauret, duhet te jete e ditur se kjo eshte e papranueshme logjikisht, aktualisht dhe ne fe. Ndersa, per nga zbulimet skencore, nuk mund t’i mohojme totalisht dhe as t’i pohojme totalisht, pasi qe keto jane gjera te fshehta dhe te ndodhura shume kohe me pare, dhe nuk kemi ndonje permendje te tyre ne Kuran apo Sunet, perveç disa haditheve ku thuhet se Ademi (alejhi selam) ka qene i gjate 60 krahe (rreth 30 metra) [Es Sahiha 449], gje e cila mund te na çoje ne mendje se nuk ka ndonje çudi qe te kene ekzistuar edhe kafshe gjigande, por te cilat Allahu me pas i ka zhdukur nga ekzistenca, per shkaqe dhe urtesi te cilat i di Ai. Sigurisht qe shume gjera jane edhe fantazi njerezore, kur behet fjale per formen e ketyre kafsheve, egersine e tyre, etj.

Disqet fluturuese ekzistojne neper filmat amerikane dhe ne politiken e tyre, ndersa kohet e fundit jane bere subjekt i lojerave kompjuterike. Allahu e di se çfare fshihet pas ketyre lajmeve qe perhapen rreth tyre, dhe muslimanet nuk duhet te preokupohen me keto gjera, por te jetojne jeten reale, ne adhurim te Zotit te tyre, ashtu si i ka urdheruar dhe duke ju larguar ndalesave te Tij, me qellim qe te arrijne lumturine dhe qetesine, ne kete bote dhe ne boten tjeter.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 7) Abdullah / Kosovë: / 18-4-2008

Message: selamun alekum
Pyetje: 1) Si e shpjegoni arritjen e njeriut ne hënë dhe ne mars, dhe a mendoni se mund të ketë jetë në ndonjë planet tjetër? 2) A është i ndaluar klonimi?

Përgjigje / 19-4-2008

1. Nese ka arritur njeriu ne hene apo ne mars, per kete ka dyshime, por edhe nese ka arritur, Allahu thote: “Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!” [Fussilet 53]. Pra, zbulimet e sakta shkencore, apo te vertetat shkencore dhe jo hipotezat, jane vertetim i atyre qe ka njoftuar Allahu ne Kuran dhe ne Sunetin e te Derguarit te Tij. Ato jane provat e Allahut kunder njerezit, qe te mos mbese justifikim per mosbesimtarin dhe t’i shtohet besimi edhe me shume besimtarit. Kur thuhet “A ka jete ne mars?”, jane per qellim kushtet e pershtatshme per jetesen e gjallesave me shpirt, siç jane kafshet, bimet, uji, e keshtu. Nese keto ekzistojne ne mars, atehere kalohet ne dilemen tjeter, nese ka njerez te tjere, apo krijesa te tjera qe jetojne atje? Te gjitha keto ne fakt, jane fantazi njerezore. Krijesat per te cilat na ka treguar Allahu se ka krijuar, jane ato qe jetojne ne toke dhe ne i shohim, si dhe ato qe ka krijuar dhe ne nuk i shohim, qofte ne toke, siç jane xhindet, apo ne qiell, siç jane engjejt e Allahut. Ndersa per krijesa te tjera nuk na ka njoftuar, e nese do te kishte dhe ne do te kishim dobi prej njohjes se kesaj gjeje, do te na kishte njoftuar.

2. Klonimi eshte gjithashtu nje kapriço njerezore. Njeriu zbulon disa gjera ne lidhje me bazen dhe rregullin ne te cilin Allahun e ka krijuar njeriun, dhe kujton se mund te krijoje nje njeri ashtu si ka krijuar Allahu. Me zbulimin e DNA-se (gjenit te trashegimise), i cili eshte si te thuash kodi i veçante i çdo njeriu, i cili e dallon ate nga te tjeret dhe ne baze te te cilit ai eshte krijuar. Zbulime keto, per te cilat Allahu na ka njoftuar qe heret se do t’ja zbuloje njeriut, siç e pame ne ajetin e mesiperm. Duke zbuluar bazen e krijimit te njeriut, shkencetaret menduan se mund te krijojne nje njeri ne laborator, dhe e ndermorren me te vertete kete hap, dhe njerezit menduan se ia arriten. Sipas lajmeve qe hapen, thuhet se ata kane klonuar minj, mace, derra, dele e lepra, por nuk kane pasur sukses ne klonimin e disa krijesave si majmuni, qeni, kali dhe pula. Sidoqofte, keto kafshe te klonuara kane pasur shume te meta, si jeta e shkurter dhe ngordhja e befasishme pa arsye, dobesia e tyre, truri i pazhvilluar, semundja e kancerit, etj. Ndersa klonimin e njeriut, shtetet e botes e kane ndaluar, per shume e shume shkaqe negative ne kete gje, perveç atyre fizike. Po keshtu, padyshim qe Islami e ndalon klonimin, sepse ai bie ndesh me ligjin e jetes njerezore, e shume e shume pasoja te tjera te paimagjinueshme, te cilat lidhen me vete njeriun klonuar dhe me shoqerine njerezore. Megjithate, zbulimi i DNA-se eshte perdorur edhe per fusha pozitive ne sherbim te njeriut, siç eshte kurimi i disa semundjeve te trasheguara, etj.

Lusim Allahun qe t’i beje muslimanet te jene te paret ata qe i zbulojne te fshehtat e kesaj bote, ne dobi te tyre dhe te njerezimit! Dhe padyshim, se ata e kane shperblimin tek Allahu, si ne kete bote edhe ne boten tjeter. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 6) Hasan / Gjermani: / 17-4-2008

Message: selamun alejkum vella Bledar.
Kisha nje pyetje mbi keta dezertoret e fese Islame.
Si eshte gjykimi i ati njeriut qe e len fene Islame ne nje vend qe ka sheriat Islam?
Ne nje vend qe nuk ka sheriat Islam, siq mund te jete sot qe ne vendet perendimore, ku ka nga injorantet qe mashtrohen pas parave apo ku e di qka mund ti ofrohen qe ta nderrojne fene?
Cili duhet te jete veprimi yne ndaj tyre?
Dhe nje tefsir te ajetit te sures Bekere “Nuk ka dhune ne fe”, dhe arsyen pse zbriti , cila ishte ajo ngjarje? Selamun alejkum we rahmetullah.

Përgjigje / 18-4-2008

Gjykimi per dezertorin e fese Islame, pasi qe ka hyre ne te, eshte qe t’i jepet afat tri dite per t’u penduar dhe per t’u kthyer nga kufri qe ka bere, e nese ai vazhdon ne kufrin e tij dhe nuk kthehet, atehere duhet te vritet. Por, ai qe e ben kete eshte prijesi i muslimaneve, ose zevendesi apo i ngarkuari i tij, dhe nuk i lejohet ndonje prej individeve te shoqerise qe t’a beje kete gje, madje as dijetarit me te madh, sepse zbatimi i denimeve te percaktuara ne sheriat eshte e drejte e prijesit dhe ndihmesve te tij. Ndersa per muslimanet qe jane ne boten perendimore dhe mashtrohen nga dynjaja, lusim Allahun t’i udhezoje. E nese ata nderrojne fene per interesa te dynjase, atehere duhen paralajmeruar dhe duhen keshilluar me sa te mundesh. Kjo do te thote se ata qe jane udhezuar ne Islam, duhet te perpiqen me te gjitha mundesite qe te ftojne te afermit e tyre dhe te tjeret ne fene e Allahut, per t’i shpetuar ata nga zjarri, per te kryer detyren dhe barren qe mbajne mbi supe dhe per te marre shperblimin tek Allahu. Pra, sjellja jone ndaj tyre eshte qe t’i therrasim ne fe me dije dhe urtesi.

Ajeti ku thuhet: “Nuk ka detyrim ne fe, sepse tashme eshte dalluar e drejta nga e shtrembra!” [El Bekare 256], do te thote: “Tashme eshte dalluar e verteta nga e paverteta dhe kerkuesit te se vertetes i eshte bere e qarte ajo qe kerkon, ndaj mos detyroni askend prej ithaterve te librit dhe atyre qe u eshte lejuar t’u merrni xhizjen, per t’i futur ne fene tuaj, fene e vertete. Ai qe devijon nga e drejta dhe e verteta pasi t’i behet e qarte ajo, çeshtja e tij eshte tek Allahu dhe Ai e ka ne Dore ndeshkimin e tij.” [Taberiu]. Ky eshte kuptimi i pergjithshem i ajetit dhe sipas tij, nuk lejohet te ushtrohet dhune per futjen e njerezve ne Islam, as kur muslimanet sulmojne nje vend dhe e çlirojne ate nga udheheqesit tirane, te padrejte dhe jobesimtare, atyre nuk u lejohet qe te detyrojne masat e gjera per pranimin e Islamit me force, por u japin atyre te drejten e zgjedhjes: ose te pranonjne Islamin dhe kane te sigurte gjakun dhe pasurine, ose te japin xhizjen dhe perseri kane te sigurte gjakun, pasurine dhe sigurine, ose te dalin nga ai vend, siç veproi Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) me çifutet e Hajberit qe i nxori nga vendi i tyre. Perndryshe, nese ata ngrene kundershtojne dhe ngrene armen, atehere luftohen dhe vriten.

Sa per shkakun e zbritjes se ketij ajeti, Taberiu ka permendur disa thenie per te cilat nuk ka pajtim ne mesin e dijetareve, dhe me e sakta e tyre eshte qe ky ajet ka zbritur veçanerisht ne lidhje me ehlil kitab dhe mexhuset (adhuruesit e zjarrit), per te cilet ka ardhur urdher qe te lihen te lire ne fene e tyre dhe te paguajne xhizjen.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 5) Abdullah / Kosovë: / 15-4-2008

Message: es-selam alejkum.
Pyetje: Kemi degjuar nga disa injorante qe benin nje pyetje shume provokative ndaj Krijuesit tone, Allahut te Lartmadheruar- dhe kete pyetje e kanë marre nga filozofet ne mos gabofsha nga Platoni. Pyetja eshte keshtu: “A mund te krijoi Allahu nje gur me te madh se vetevetja e Tij”- kerkoj falje tek Allahu nga pyetja e tille, mirepo kjo pyetje eshte shume e perhapur ne mesin e injoanteve muslimane-andaj e pash te udhes qe te ju bej kete pyetje, qe si mund ti kunderpergjigjem aytre ne kete pyetje?

Përgjigje / 17-4-2008

Kjo lloj pyetje eshte fryt i filozofise ateiste dhe loje fjalesh te mesuara nga shejtani per te ngaterruar mendjen dhe per te futur dilema tek besimtari i thjeshte dhe i pamesuar. Pergjigja per kete eshte shume e thjeshte, mjafton njeriu te mendoje pak ne realitetin e ketyre fjaleve dhe shkakun e kesaj pyetje idiote te shprehur nga gjuha e njerezve pa mend dhe pa logjike, te cilet ne fakt mashtrojne veten dhe te tjeret duke thene se jane te zgjuar!

A e dine keta arsyen perse Allahu e ka krijuar njeriun? Po gjerat qe e rrethojne njeriun? Perse i ka krijuar Allahu qiejt dhe token? A ka krijuar Allahu ndonje gje te panevojshme dhe te gabuar? Le t’i kthehen shkences dhe shpjegimeve materiale te ketyre pyetjeve se do ta gjejne pergjigjen, sidomos ne kete kohe kur shkenca ka arritur majat e saj. Pas kesaj, te shohim nese do e bejne te njejten pyetje, apo do te shohin se iu zbulua idiotesia e pyetjes se tyre te pamend.

Allahu krijon ç’te doje dhe Ai eshte i Plotfuqishem per gjithçka; kur Ai deshiron diçka, mjafton qe t’i thote “Behu!” dhe ajo behet. Por Allahu nuk krijon me kote dhe pa qellim, ashtu si flasin keta mendjelehte, sepse “Vërtet, Zoti yt është Krijuesi Madhështor, i Gjithëdijshmi.” [El Hixhr, 86]. “Është Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën për një qëllim. Ditën kur Ai thotë “Bëhu”, ajo bëhet. Fjala e Tij është e Vërteta dhe Atij i përket pushteti Ditën kur fryhet në Sur. Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai është i Urti dhe i Gjithëdijshmi”. [El En’am, 73]. Allahu do t’u thote ketyre ne diten e Kiametit: “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!” [El Mu’minun 115].

Pra, qendro ne natyrshmerine tende, o musliman, dhe mos ua ver veshin ketyre fjaleve boshe dhe te djallezuara, sepse ti je ne rrugen e drejte, ndaj qendro ne te dhe lutju Allahut te te jape sukses per kete! Allahu e ka ne Dore suksesin! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 4) Muhamedi: / 15-4-2008

Message: selamun alejkum.
Cfare eshte Ilmul kelami (apologjetika), dhe a eshte kjo pjese e fese? Me gjeresisht na sqaroni kete. barakAll-llahu fike.

Përgjigje / 17-4-2008

“Ilmul Kelam” eshte: “shkence me te cilen kerkohet te aprovohen te vertetat fetare, duke sjellur argumente dhe duke iu kunderpergjigjur dyshimeve.” [“El Meuakif”, autor: El Ixhi, f.7] Kjo eshte per qellim me “Ilmul Kelam”, dhe ajo ka afersi me kuptimin gjuhesor te saj “apologji”, qe do te thote: “Mbrojtja e dikujt a e diçkaje me fjalë ose me shkrim, duke e lavdëruar a duke e përligjur; përpjekja për ta mbrojtur e përligjur diçka të gabuar e të padrejtë.” [Fjalori elektronik shpjegues (shqip)].

“Ilmul Kelam” nuk ka qene i njohur ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), as ne kohen e sahabeve e tabiineve. Kjo shkence hyri te muslimanet ne kohen e shfaqjes se grupeve te humbura prej mutizilive, xhehmive, etj. Origjina e saj ka ardhur nga filozofet e lashte grek, librat e te cileve u perkthyen ne arabisht dhe shume njerez i ndoqen ato, e mesuan ate shkence dhe me qellim te mire apo te keq, shume prej atyre qe u ndikuan nga kjo gje, u perpoqen te mbronin akiden (bindjet, besimet) e fese Islame me ane te “Ilmul Kelam”. [Lexo me teper rreth historise se shfaqjes se bidateve dhe devijimeve ketu].

Pikerisht ketu filloi devijimi dhe shfaqja e grupeve te humbura ne mesin e muslimaneve, per te cilat Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kishte paralajmeruar. Dijetaret e medhenj te Islamit i paralajmeronin njerezit nga “Ilmul Kelam” dhe shkruanin libra kunder kesaj shkence te futur nga filozofia dhe mendja njerezore, per shkak te demeve katastrofike te saj qe kishin te benin me besimin dhe akiden e muslimaneve. Kjo sepse “Ilmul Kelam” ishte nje loje fjalesh dhe filozofish, e cila jo vetem qe e largonte kuptimin e natyrshem te gjerave dhe besimit te muslimaneve, por shume here ajo hidhte poshte dhe mohonte ne menyre te drejtperdrejte shume prej bindjeve dhe njoftimeve te fese, e veçanerisht ato qe kane lidhje me Cilesite e Allahut te Madheruar, siç eshte qendrimi mbi Arsh, zbritja, ardhja, te folurit, etj.

Per shkak te bazave te saj njerezore dhe te gabuara, “Ilmul Kelam” eshte i demshem per njeriun dhe e ben ate konfuz, te pavendosur, te peshtjelluar, te pasigurt. Thuhet se Gazaliu deviojoi ne akide per shkak se ai e kerkoi te verteten me ane te “Ilmul Kelam”, ndersa Iben Tejmije qendroi ne besimin e paster dhe i beri rezistence “Ilmul Kelamit” per shkak se ai e mesoi ate me qellim qe ta rrezonte dhe jo per te kerkuar te verteten tek ajo, sepse e verteta gjendet ne Librin e Allahut dhe ne Sunetin e Pejgamberit, ashtu si i ka kuptuar ato brezi i pare i muslimaneve dhe me i miri i te gjithe brezave.

Me kete na behet e qarte se “Ilmul Kelam” nuk ka vend ne fene Islame, por ai eshte futur ne te nga njerez te cilet devijuan nga rruga e sakte dhe ndoqen deshirat dhe epshet e tyre. “Ilmul Kelam” eshte shkak dhe njekohesisht fryt i grupeve te humbura nga populli musliman.

Lusim Allahun te na forcoje ne fene e Tij dhe ne rrugen e te Derguarit te Tij, deri sa te kthehemi tek Ai! Allahu e ka ne Dore suksesin! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 3) Suzana / Prizren: / 10-4-2008

Message: -Pasi tregon per disa probleme familjare, pyetesja thote: Zoti ju shperbleft qe na keni dhene kete mundesi neve. Edhe desha te pyes: une disa here kam provuar te lexoj salavati tecrih 4444 here, qe te me ploteson ALLAHU deshiren, dhe asnjehere ALLAHU nuk me ka kthyer mua bosh, çdo here deshira ime eshte plotesuar. Çka mendoni ju, a te lexoje edhe nje here qe ky problemi im familjar ne emer te ALLAHUT te zbutet? Me ndihmoni. nuk di qka te bej. Edhe namazin e kam lene tani pas ketyre problemeve. Nuk kam vullnet per asgje. Vetem jam duke qare. Burrin e kam teper te mire, po te kishte qen dikush tjeter ne vend te atij dryshe do te ishte puna. ZOTI na ruajt!

Përgjigje / 10-4-2008

Se pari, lusim Allahun ta rregulloje gjendjen tuaj, t’i udhezoje te afermit tuaj qe te shohin te verteten dhe te bashkoheni te gjithe ne harmoni e jete te lumtur, ne bindje ndaj Zotit dhe per te arritur kenaqesine e Tij!

Nese muslimani i kryen ato qe i ka urdheruar Allahu, te gjitha çeshtjet e tij jane te lehta dhe ai ben jete te lumtur ne kete bote dhe ne boten tjeter. Por duhet pasur parasysh se feja e muslimanit eshte feja e Allahut dhe kur muslimani pretendon se zbaton fene e Allahut, duhet te kete parasysh se ai nuk duhet te veproje ne fe dhe as t’i mveshe asaj veçse ato qe ka shpallur Allahu ne Kuran apo ne sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), i cili thote: “Kush shpik diçka te re ne kete çeshtjen tone (ne fe), e cila nuk eshte prej saj, ai nuk eshte prej nesh.” [Buhariu dhe Muslimi].

Perveç kesaj, muslimani duhet te di mire, se gjeja e pare qe kerkon Allahu prej tij eshte qe te adhuroje vetem Allahun, te kerkoje ndihme vetem prej Tij, t’i lutet vetem Atij, t’i beje adhurimet me sinqeritet per Allahun dhe per askend tjeter. N.q.s. muslimani i meson dhe i zbaton keto, atehere ai e di se ne çdo problem qe ka, ne çdo ngushtice qe bie, ne rast se semuret apo varferohet, ne çdo te keqe qe e godet, ne te gjitha keto ai duhet te drejtohet tek Allahu me gjithe zemer, me lot ne sy, duke kerkuar falje per gjynahet qe ka bere, sepse e keqja qe i vjen njeriut eshte nga gjynahet e tij dhe sprove per te, nese duron per Hir te Allahut apo jo. Kur je ngushte, kthehesh tek Allahu, e Ai e di me mire se ti gjendjen tende, por Allahu do nga ti qe t’i drejtohesh Atij me lutje, sepse Ai eshte Zoti yt dhe i vetmi qe ka ne dore gjithçka, dhe Ai i pergjigjet lutjes tende, kur i lutesh Atij me sinqeritet. Allahu thote: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua[1] dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” [El Bekare, 186].

Nese kjo qe thame eshte e qarte, atehere duhet te dini se keto lloj salavatesh apo lutjesh, dhe pikerisht “Es Salatu en Narije”, te cilin ka per qellim pyetesja, keto jane salavate dhe lutje per te cilat nuk ka asnje argument dhe baze ne fene Islame, madje ne fjalet qe permeden ne to permbajne shirk (shokvenie Allahut), gje e cila eshte gjynahu me i madh, te cilin Allahu nuk e fal.

Origjina e ketyre salavateve vjen nga India, nga disa dege te sufive, dhe ato jane te pabaza dhe ne kundershtim me Islamin. Ne keto salavate, sipas tyre, duhet te thuhen 4444 here, keto fjale: “اللهم صلي صلاةً كاملة وسلم سلاما تاما على سيدنا محمد الذي (الذي كما ينطق بها بعضهم) تنحل به العقد، وتتفرج به الكرب، وتقضى به الحوائج ، وتنال به الرغائب، وحسن الخواتيم ويستسقى الغمام بوجهه الكريم وعلى آله وصحبه في كل لمحة ونفس”

Qe do te thote: “O Zot! Bekoje me bekime te plota dhe shpetoje me shpetim te plote, zoteriun tone, Muhamedin, me te cilin zgjidhen nyjet (veshtiresite), ngrihen fatkeqesite, kryhen nevojat, plotesohen deshirat, mbyllet mire kjo dynja, leshojne rete shi, me fytyren e tij te ndershme, si dhe (dergo salavat) mbi familjen dhe shoket e tij, ne çdo hap-mbyllje te syrit dhe ne çdo frymemarrje.”

Keto fjale nuk kane ardhur as ne hadith te dobet dhe as ne te trilluar, por jane shpikje e re ne fe, e cila eshte e paparanueshme dhe e kthyer mbrapsht. Personi qe e ben ate, duhet ta lere menjehere, sa ta mesoje se ajo eshte e gabuar, dhe te kthehet tek Allahu me pendim dhe kerkim te faljes nga Ai. T’i lutet Allahut qe ta fale dhe ta udhezoje ne rrugen e drejte dhe te sakte, ashtu si do Allahu. T’i lutet Allahut qe t’i jape dije te dobishme dhe te perpiqet te mesoje me te gjitha mundesite, ato gjera qe i duhen patjeter ne lidhje me fene, me qellim qe te kete sukses ne jeten e tij ne kete bote dhe te fitoje xhenetin ne boten tjeter.

Sugjerojme per motren pyetese qe te kerkoje neper librarite fetare per libra qe flasin per besimin dhe per lutjet, dhe veçanerisht per librin “Hisnul Muslim” – “Mburoja e muslimanit”, sepse ne te ka lutje te ndryshme qe i duhen muslimanit ne jeten e tij te perditshme. Ne te ka edhe lutje te veçanta ne raste fatkeqesie, etj.

Lusim Allahun t’u jape sukses ne zgjidhjen e problemeve tuaja, t’u jape sukses ne kuptimin dhe praktimin e fese ashtu si do Allahu, dhe t’u jape sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij, sepse vetem Allahu ka ne dore gjithçka, dhe ne vetem Atij i lutemi!

Allahu eshte Ai i cili jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

[1] Me bindje ndaj urdhrave dhe largim nga ndalesat. Pikërisht këto janë edhe shkaqet që çojnë në përanimin e lutjes së lutësit nga Allahu: besimi dhe bindja ndaj urdhrave, si dhe duke eliminuar ato gjëra që e pengojnë pranimin lutjes, si ngrënia e haramit etj.

(Pyetja Nr. 2) Hava / Prizren: / 5-4-2008

Message: Selamun alejkum. Pse eshte i ndaluar mishi i derrit (thiut)? Ju lutem nje spjegim edhe argumentin. Ç’ka eshte imagjinata “fantazia” sipas fes islame? Edhe ç’ka ndalohet me imagjinu sipas islamit?

Përgjigje / 7-4-2008

1. Se pari, duhet te jete e ditur se Allahu nuk ua ndalon diçka roberve te Tij, vetem nese ajo eshte plotesisht e keqe dhe e demshme per ta, ose kur demi i saj eshte me i madh se dobia. Allahu urdheron dhe ndalon me vullnetin e Tij, me dijen dhe urtesine e Tij absolute. Ndersa robet e Tij, duhet te thone: “Degjuam dhe u bindem! Na fal, o Zoti yne! Tek Ti eshte kthimi.” [El Bekare, 285].

Me zhvillimet e fundit shkencore, jane zbuluar shume prej demeve qe permban mishi i derrit, gje e cila duhet te jete shkak per udhezimin e njerezve dhe per forcimin e bindjes tek besimtaret, kur shohin me syte e tyre nga fjala e fundit e shkences, se mishi i derrit meriton te jete i ndaluar. Ketu nuk eshte vendi per permendjen e demeve te mishit te derrit, por neve na mjafton qe Allahu e ka ndaluar ate ne menyre te prere, ne kater ajete te Kuranit: El Bekare 173, El Maide 3, El En’am 145 dhe En Nahl 115.

2. Kjo pyetje nuk eshte shume e qarte, se çfare ka per qellim pyetsi me te. Imagjinata e njeriut eshte aftesia per te formuar dhe perfytyruar figura, ide, etj, ne mendjen e tij dhe jo ne realitet. Mund te themi qe: nuk lejohet imagjinimi i formes se Allahut dhe as perfytyrimi i saj, pasi qe sido qe ta imagjinosh, Allahu eshte ndryshe imagjinates se njeriut. Po keshtu, nese imagjinon gjera te ndaluara, ato mund te çojne ne kryerjen e te ndaluarave, megjithese gjynahun nuk e merr vetem nese vepron apo flet, siç ka ardhur ne hadithin e nxjerre nga Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu ia ka falur ymetit tim ato qe peshperit me vete, perderisa nuk i vepron apo i flet ato.”

Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 1) Sulejmani / Shqipëri: / 1-4-2008

Message: Selamun alejkum. Eshte nje deg e islamit te ne, por bejn dhiker dhe ne te permende nje fjal: “destur ja hadrrati ustaz bi idhnila”. dhe ne imagjinat…

Përgjigje / 2-4-2008

Kjo dege qe permend vella, eshte prej degeve te humbura te sufive, sepse ata thone fjale te tilla ne dhikret e tyre te posaçme. Ne keto fjale ka shirk (shokvenie Allahut) dhe humbje te tjera per te cilat nuk ka ardhur ndonje argument, por vetem shpikje te mendjes njerezore te frymezuar nga shejtani, Allahu na ruajte, e i udhezofte ata muslimane qe veprojne gjera te tilla pa pasur dije per domethenien e tyre. Fjalia qe permend eshte ne arabisht dhe perkthehet keshtu: “Na jep leje, o zoteri mesues, me lejen e Allahut!” Apo afersisht keshtu, nese nuk eshte shkruajtur gabim ndonje fjale qe ato thone. Siç dihet, sufite kane disa menyra te veçanta dhikri, si dhe kane ndarje te njerezve ne grade sipas nje rregulli te shpikur e larg te vertetes. Ne tubimet e dhikrit te tyre, ata pretendojne se shohin gjera qe nuk i shohin te tjeret, shohin pejgamberin, engjejt, madje edhe Allahun, dhe kete gje e quajne: “El Hakika”. Ata thone se feja ka dy dege: El Hakika dhe Esh Sherijah. Esh Sherijah jane dispozitat e Islamit prej namazit, zekatit etj, qe i njohim dhe kjo eshte per muslimanet e thjeshte dhe fillestare, ndersa El Hakika eshte grada e njerezve te veçante, te cilet sipas tyre nuk kane nevoje te falen e te agjerojne, por jane bere “shejha” dhe njohin realitetin e gjerave. Keta jane me larte se njerezit e tjere dhe shohin gjera qe te tjeret nuk i shohin. Keta edhe kur bejne harame te medha, sipas tyre ne te vertete te tjereve u duket keshtu, sepse ata mund te jene duke bere vepren me te mire… e humbje te tjera si keto. Lusim Allahun t’i ruaje muslimanet nga keto gjera dhe t’i ktheje ata ne fene e Tij me nje kthim te mire. U bejme thirrje muslimaneve qe te mos ndjekin rruge te humbura dhe te paargumentuara ne fene e tyre, rruge te shpikura nga njerezit, pasi qe feja ka ardhur nga Allahu dhe vetem Ai i cakton rregullat e saj dhe se si duhet ta adhurojme Ate. Çdo gje qe logjika e paster njerezore nuk e pranon dhe quan bestytni te kote, apo politeizem, ajo eshte e tille dhe Islami eshte larg asaj. Nuk duhet shume meditim per te pare se keto dege sufiste, shiite etj, jane te humbura dhe te paverteta, larg Islamit te paster.

«11»   «10»   «9»   «8»   «7»   «6»  «5»   «4»   «3»   «2»   «1»