(Pyetja Nr. 90) Aranit / Tirane / 01-05-2011

Message: selam alejkum; desha te te pyes per disa ceshtje: 1. Nje person i cili i lutet shume Allahut mos ta fuse ne xhehenem dhe nje dite ai le islamin si fe cili eshte gjykimi i atij personi sepse ai eshte lutur allahut ta fale dhe ka rene ne rruge te keqe dhe si denim meriton xhehenemin apo i pranohet ndonje arsyetim?
2. Dhe besimin ne Allah eshte mire te besosh me shume me zemer apo me mendje se nga njeher eshte truri ai qe te ben te dyshosh dhe ne shume raste te logjikosh mos te biesh ne rruge te keqe?
3. Per sprovat qe Allahu u paraqet roberve te vet se shume njerez sprovohen me disa te tjere dhe ti thua me veten tende pse Allahu me sprovoi me keto njerez tani si i bie qe te jene gabimet e njerezve apo qe Allahu i ka bere ato sprove per ty dhe ato nuk kane faj ngaqe ashtu ka dashur Allahu?
4. Une pak a shume e di se Allahu eshte i plotefuqishem se kam studiuar gjeografine dhe universin dhe njeriu eshte shum i dobet ne krahasim me krijimet e Allahut dhe Allahu do ta denoje nje qenie te dobet si njeriu me xhehenem sado sado mendoj ai duhet ta fale ngaqe ai njeriu ka shume dobesi ne te gjitha anet. Allahu ta shperbleft se shume jena te frikesuar prej xhehenemit.

Përgjigje / 04-05-2011

1. Nje musliman i sinqerte ne besimin e tij, qe i lutet Allahut sinqerisht per ta forcuar ne besim dhe per ta ruajtur nga xhehenemi, nuk mund te ndodhe qe Allahu ta humbe ate, edhe pse ai do te kaloje sprova per te vertetuar besimin e tij, por nese besimi eshte i sinqerte, i mbeshtetur ne dije dhe ky vazhdon ne kerkimin e dijes, Allahu i jep sukses atij per mbylljen e jetes si musliman, dhe keshtu qe do te shpetoje nga zjarri. Kurse ai person qe vdes si jomusliman, dhe fjala e tij e fundit ne kete jete eshte mosbesimi, per kete nuk ka justifikim dhe vendi i tij do te jete zjarri, pergjithmone, Allahu na ruajte e na forcofte ne fene e Tij deri sa ta takojme Ate!

2. Besimi eshte ne zemer dhe me zemer, kurse mendja dhe logjika jane mjete qe te cojne drejt udhezimit dhe besimit duke i pare argumentet e Allahut te dukshme e te padukshme, dhe duke iu hapur zemren atyre, e duke u dorezuar para tyre, kurse dyshimet qe te vijne ne mendje, nese ti e di se jane dyshime te nxitura nga shejtani, dhe ti je i bindur ne besimin tend dhe i paluhatur ne te, atehere largoji ato dyshime duke mos menduar per to, por duke e zene mendjen me dicka tjeter, perndryshe, drejtohu te njerezit me dije per te larguar dyshimet e tua me dije te sigurte.

3. Mos bej shume filozofi, por kur e sheh qe nje apo disa njerez jane sprove per ty, perpiqu t’i menjanosh apo te jesh i matur me ta, e t’i lutesh Allahut qe ta ndryshoje gjendjen dhe te ndihmoje ne kalimin e kesaj sprove.

4. Sado meshire qe te kete njeriu ne zemren e tij, a mund te kete me shume meshire se Allahu per krijesat e Tij? Pergjigja eshte padyshim qe “Jo”, sepse Allahu eshte i Gjithemeshirshmi, Meshireploti. Keshtu qe te jesh i qete dhe i bindur se Allahu nuk ben padrejtesi as sa grimca dhe se ndeshkimi i Tij eshte drejtesi, perndryshe nuk do te kishte kuptim besimi i besimtareve dhe as veprat e mira ne kete bote. Pra, Allahu ka vendosur ligje me urtesine dhe drejtesine e Tij, dhe Ai eshte i Gjithedijshmi, i Urti, me i Drejti ne gjykim e vendim! Nese e ke frike zjarrin e Xhehenemit, lutju Allahut qe te ruaje prej tij, e Allahu nuk i humbet robet e Tij. Ndoshta vlen ketu te kujtohet historia qe e ka permendur i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ne lidhje me ate njeriun qe kur u plak dhe iu afrua vdekja, i mblodhi bijte e vet dhe u tha qe kur te vdiste, t’ia digjnin trupin dhe hirin t’ia hidhnin ne det, dhe e gjithe kjo nga frika qe kishte prej ndeshkimit te Allahut per shkak te veprave te tij me te cilat nuk shpresonte ndonje te mire ne boten tjeter, por kur Allahu e pyeti se perse e bere kete, e ai i tha: “Nga frika prej Teje!”, Allahu i tha se ia ka falur te gjitha gjynahet dhe se do e fuste ne xhenet, sepse kushdo qe i frikesohet denimit te Allahut ne kete bote, Allahu do e shpetoje ate njeri prej atij denimi, e ne lusim Allahun te na beje prej atyre qe i frikesohen Atij dhe denimit te Tij, dhe te na shpetoje nga denimi i Tij, e te na nderoje me bujarine e Tij ne xhenetin e Tij! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Allahut, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 89) Anonim / 01-05-2011

Message: A e perjetojne kjametin njerezit e vdekur duke ditur se ne mesin e tyre ka njerz edhe si firauni e kafira te tjere dhe nese mundesh me sjell edhe argumente?

Përgjigje / 01-05-2011

Sipas besimit Islam, pas vdekjes se njeriut, eshte jeta e varrit dhe aty do te kete denim per jobesimtaret, menyren dhe kohen e te cilit e di vetem Allahu. Kur te behet kiameti, ate do ta perjetojne njerezit me te keqinj qe do te jene gjalle ne ate kohe, dhe askund nuk thuhet se do te ngjallen te vdekurit per te perjetuar castet e ndodhjes se kiametit, kurse pas berjes se Kiametit vjen ringjallja dhe pastaj llogaria, e keshtu me rradhe. Nese ti ke degjuar se ka njerez qe do te ngjallen per te perjetuar Kiametin, je ti qe duhet te sjellesh argument, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 88) Dr. Albert / Shqiperi / 29-04-2011

Message: Selamu alejkum desha te te pyes per disa gjera rreth islamit 1. per punen e djallit ai perpara se te bente mendjemadhesi a e dinte se Allahu do ta denonte me xhehenem perjetesisht se neqofte se ai e dinte i bie qe ai te jete krijesa me budalla dhe me pa vlere qe ekziston dhe perse duhej te zbriste njeriu ne toke per shkak te tij, se u mashtrua, nuk mund te themi, se Adami ishte naiv nuk mund ta dinte se krijesat betohen rrejshem edhe pse kishte garant fjalen e Allahut, i tille eshte njeriu qe nuk mund ti pranoje gjerat e medha sic ishte fjala e Allahut drejteperdrejt se ashtu do te shkaterrohej e dobeta dhe se 2. per punen e xhenetit mesa kam lexuar ne libra njerezit qe do te futen ne xhenet do te pastrohen nga zilia inati e shume gjera te urryera te cilat nxitin epshet e njeriut atehere njeriu nuk i bie me qene njeri por dicka tjeter se njeriu mesa kemi mesuar ai eshte mesuar te jete midis se mires dhe se keqes 3. per njerzit qe jane ateista dhe qe bejne mire ne kete bote cili eshte shperblimi i tyre mos me thuaj qe do tu lehtesohet denimi ne xhehenem sic thone disa fetar te tjere 4. Allahu thote te me lutet mua robi im se une ia plotesoj lutjet pse ai nuk i ploteson shume lutje njeriut dhe ne shume raste ai bie ne rruge te gabuar se une kam pare vete persona te tille e kane humbur besimin, Allahu eshte i plotfuqishem dhe nuk merr mundimin me i plotesuar mjeriut nje lutje qe ndoshta mund te jete shpresa e tij qe do ta ruaje ne zemer per gjithe jeten. 5. Ne njefare menyre besimi qe muslimanet gezojne eshte i imponuar nga Allahu nepermjet librave te tij se mos te kishin ardhur librat e Allahut te gjithe do te ishin ne rruge te gabuar kjo nuk i bie qe njeriu te besoje me vullnetin e tij plotesisht te lire por disi i detyruar dhe pse Allahu permend shume qe ta kemi frike pse nuk thote te me doni mua por te me keni frike se frika eshte dicka negative qe te ben te ndihesh keq? Kaq kisha per sqarim, per nje gje me vjen mire qe ke marre mundimin qe tu japesh dije ketyre njerezve dhe per kete gje te vleresoj shume, po pate munsi ktheme pergjigje.

Përgjigje / 01-05-2011

Se pari, e vleresojme pjesemarrjen tende ne mesin tone dhe drejtimin e pyetjeve tek ne per konsultim dhe sqarim, e Allahun lusim te na jape sukses, neve dhe juve!

1. Ne lidhje me pyetjen e pare, ne nuk mund te bejme supozime dhe te nxjerrim perfundime nga mendja jone, aq me shume kur keto perfundime nuk kane fryte. Besimtari musliman beson ate qe thote Allahu ne Kuran ne lidhje me djallin dhe mendjemadhesine e tij, apo me Ademin dhe mashtrimin e tij nga djalli, e me pas nxjerrjen e tij nga xheneti dhe zbritjen ne toke. Keto i gjen ne menyre te qarte ne fillim te Kuranit, ne ajetet 30-37 te sures el Bekare, ne kete link. Gjithesesi, per te afruar ndonje sqarim apo per te larguar ndonje dyshim, mund te themi: Para se te mos i bindej urdhrit te Allahut per perulje para Ademit, djalli nuk e dinte ekzaktesisht se cfare e priste, por pasi theu urdhrin dhe vazhdoi me kryenecesi duke diskutuar para Allahut me logjiken dhe perceptimin e tij te manget, se ai ishte krijuar nga flaka e zjarrit kurse Ademi nga balta, dhe se flaka e zjarrit sipas tij ishte me e mire se balta, ai nuk do i perulej dikujt me te ulet se ai! Pra, ai perdori logjiken e tij te manget ne krahasim me dijen absolute te Allahut, dhe kjo e beri ate te harronte se me kete gje ai po thyente urdhrin e Krijuesit te tij, po e diskutonte ate urdher me logjiken e tij, dhe vazhdoi me kryenecesi ne te veten, duke merituar keshtu ndeshkimin per vepren e tij, me dalje nga meshira e Allahut pergjithmone. Nese ka qene apo jo budalla, vepra dhe qendrimi i tij e tregon kete qarte, por pyetja qe lind eshte: perse Allahu e la ate te lire deri ne diten e Kiametit? -Dhe pergjigjen e ka dhene vete Allahu ne Kuran: per te sprovuar njerezit ne besimin e tyre, per te qene armik i njeriut qe e shtyn ate ne te keqia dhe ne thyerje te urdhrave te Allahut, por me nje menyre te terthorte dhe jo te drejtperdrejte, sepse njeriu as nuk e sheh dhe as nuk e degjon djallin, por djalli ia zbukuron atij qejfet dhe gjerat e kesaj bote, duke e nxitur keshtu qe njeriu te bjere ne mekate, dhe ky eshte mashtrimi qe ai i ben njeriut. Kurse zbritja e njeriut ne toke ka shkak dhe qellim: shkaku ka qene ngrenia nga pema e ndaluar dhe thyerja e urdhrit te Allahut, kurse qellimi ka qene dicka tjeter me e madhe tek Allahu, i Cili ka qellimet e Tij ne univers dhe ne krijimin e Tij, ashtu si u tha edhe engjejve kur krijoi Ademin: “Une di ate qe ju nuk e dini”, sic e lexon edhe ne ajetet ne linkun e shenuar me siper, dhe askush nuk mund t’i nderhyje Allahut ne qellimet e Tij dhe askush nuk mund ta pyese Ate per veprat qe ben, sepse: “Ai nuk pyetet per ato qe vepron, kurse ata (njerezit dhe xhinet) do te pyeten” [El Enbija, 23]. E padyshim se Allahu gjykon dhe vepron me dijen e Tij absolute, me urtesine e Tij absolute, me drejtesine e Tij absolute dhe me fuqine e Tij absolute.

2. Kur behet fjale per xhenetin, flitet per dicka tjeter nga kjo bote, dicka krejt ndryshe dhe te pakrahasueshme, keshtu qe nuk ka cudi qe njeriu atje te jete pa epshe dhe pa semundje te zemres (zili, smire, urrejtje, etj), sepse keto ai i ka pasur ne toke, ne banesen e vepres dhe te sproves, te cilen nese e kalon me sukses, fiton lumturine dhe kenaqesine e perjetshme, por perseri njeri do te quhet, dhe njerezit qe do te jene ne xhenet, do te dallohen nga engjejt dhe nga xhinet qe do te hyjne ne xhenet, dhe atje padyshim qe do te jene ndryshe edhe ne lenden e krijimit, sepse atje do te munden ta shikojne Allahun drejtperdrejte, nderkohe qe askush dhe asnje prej krijesave te Tij nuk e ka pare Allahun dhe nuk do e shohe deri sa te behet Kiameti dhe besimtaret te hyjne ne xhenet, vetem atehere Allahu do i zbuloje veten e tij banoreve te xhenetit si nderimin dhe shperblimin me te madh per ta, nderkohe qe ne kete bote askush nuk mund ta shohe ate, as engjell i larte dhe as njeri i derguar (profet).

3. Kur thua ne pyetje “mos me thuaj … sic thone disa te tjere), sikur imponon pergjigjen, sepse sikur ajo qe thone te tjeret te ishte e vertete, edhe une ate do te thosha, dhe ti atehere nuk do e pranoje, apo jo? Gjithesesi, pergjigja eshte pak me e thelle dhe me kuptimplote se ajo qe ke degjuar: Allahu ka krijuar universin dhe ka caktuarl ligje per mbarevajtjen e tij, ku sipas atyre ligjeve funksionojne gjerat ne univers, dhe ligji me i madh eshte: ligji i kushtit dhe i rezultatit apo perfundimit. D.m.th. ne qofte se dikush vepron keshtu, ai do te arrije kete apo ate gje, dhe ne te kundert, do te arrije te kunderten. Dhe ky eshte nje ligj i drejte, pa diskutim. Allahu thote ne Kuran: “Kush vepron nje te mire sa grimca, do ta gjeje ate, dhe kush vepron nje te keqe sa grimca, do ta gjeje ate.” [Ez zelzele, 8]. Pra, kush vepron nje te mire ne kete bote, qofte ai besimtar apo jobesimtar, idhujtar apo ateist, patjeter qe ai do ta gjeje ate te mire dhe do e marre shperblimin per te ne kete bote, qofte duke i ardhur te mira materiale apo duke ju larguar disa te keqia dhe fatkeqesi qe do zinin nese nuk do e kishte vepruar ate te mire, kurse ne boten tjeter ai nuk do te kete asnje shperblim, nese do te vdese si jomusliman. I Derguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) thote: “Allahu nuk i ben aspak padrejtesi besimtarit per nje te mire qe ben, por i jep atij ne dynja dhe e shperblen ate edhe ne boten tjeter. Kurse jobesimtari ushqehet me te ato te mira qe ben ne dynja per hir te Zotit (pa pasur qellim perfitimin prej njerezve qe ua ben ate te mire) sa te jete ne dynja, por kur te shkoje ne boten tjeter, ai nuk do te kete asnje te mire me te cilen mund te shperblehet.” [Muslimi].

Me kete kuptojme se kur njeriu ben nje te mire, ai e merr shperblimin e saj ne kete bote qofte besimtar apo jobesimtar, sepse ky eshte ligj i vendosur nga Allahu ne kete bote, por Allahu ka vendosur edhe nje ligj tjeter posacerisht per boten tjeter dhe per besimtaret qe e besojne ate dhe qe besojne te fshehten per te cilen ka njoftuar Allahu ne librat e Tij dhe me ane te derguarve te Tij, e sipas ketij ligji: kushdo qe vdes besimtar musliman, do te hyje ne xhenet dhe do te marre shperblim te shumefishte per veprat e mira qe ka bere ne dynja, qofte edhe nese ka marre shperblim per ato vepra ne dynja sipas ligjit qe ishte atje. Kurse jomuslimanet qe vdesin te tille, nuk do te kene shperblim ne boten tjeter, por do te denohen per veprat e tyre te keqia bashke me mosbesimin e tyre, dhe kjo per shkakun se Allahu i ka paralajmeruar te gjithe njerezit per ndeshkimin e Tij ne ferr nese ata nuk besojne, dhe per shperblimin e Tij ne parajse per ata qe besojne, e Allahu nuk ndeshkon askend pa i bere te qarte proven me ane te ciles njeriu i zakonshem duhet te besoje, e Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, as ne kete bote dhe as ne boten tjeter, e Ai eshte me i Drejti ne gjykim dhe vendim.

4. Dikush qe e njeh Allahun, flet me edukate dhe respekt per te. Nese ti e di se Allahu eshte i Drejte dhe se nuk i ben padrejtesi askujt, dhe se eshte njeriu ai qe i ben padrejtesi vetvetes, do te ishe me i matur me fjalet per Allahun dhe do te vije ne faj ate njeri qe ka humbur rruge pas besimit, sepse ti nuk e di nese ai njeri ka qene i sinqerte apo jo ne besimin e tij, sepse besimi eshte nje ceshtje mes njeriut dhe Zotit te tij, kurse njerezit shohin veprat e jashtme te tij dhe sipas tyre gjykojne, pa i ditur te fshehtat. Ku e di ti se ky njeri qe ka humbur rruge pas udhezimit, nuk ka vepruar ndonje veper te keqe kundrejt ndonje njeriu tjeter ne menyre te padrejte, ose kundrejt Allahut, dhe si rezultat i vepres se tij te keqe, ka marre ndeshkimin automatikisht sipas ligjit “kushti dhe rezultati”?! Ose, ky njeri ka qene ne sprove dhe ka ngelur ne te, por qe ai do te kete raste te tjera dhe afatizim nga Allahu per t’u kthyer ne rrugen e drejte, sepse Allahu kurre nuk ndeshkon pa ia dhene te gjitha mundesite njeriut per besim dhe kthim tek Ai me pendim te sinqerte, deri ne frymen e fundit te jetes ne kete bote. Meqenese shperblimi i Allahut me xhenet eshte nje shperblim shume i madh, ai duhet te arrihet me lodhje dhe mund, dhe nuk mund te arrihet lehte, sepse eshte shume i shtrenjte, keshtu qe njeriu kalon shume sprova e peripeci deri sa ta mbylle jeten e tij ne kete bote me sukses, dhe te vdese me besim, duke qene musliman. Allahu i Madheruar thote: “Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të nxjerre ne pah ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë. A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata! Kush shpreson takimin e Allahut, ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të arrijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka. Kush përpiqet, përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes, se Allahu, në të vërtetë nuk ka nevojë për asgjë. Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t’ua shlyejmë të këqijat dhe do t’u japim shpërblim më të mirë se puna që kanë bërë.” [el Ankebut, 2-7]. Kurse ne lidhje me lutjen, Allahu i pergjigjet te gjitha lutjeve te sinqerta te njeriut, qofte duke ia dhene ate qe njeriu kerkon ne menyre direkte, ose duke i larguar nje te keqe ne te njejten mase sa lutja, qe do e zinte njeriun nese nuk do e bente ate lutje, ose do i heqe nje brenge nga brengat e dites se kiametit dhe te llogarise. Keto kane ardhur ne hadithe te sakta profetike. Edhe dicka, per Allahun eshte e rendesishme edhe nje qenie e vetme njerezore, sa do e pavlere te duket ne mesin e njerezve dhe sa do i degraduar te jete nga shoqeria, dhe Allahu Allahu perfshin gjithcka ne dijen dhe drejtesine e Tij.

5. Origjina e besimit nuk eshte e imponuar ne librat qiellore, por ajo ekziston ne natyrshmerine njerezore, eshte e mbjelle ne zemren e njeriut, kurse librat e shenjte dhe pejgamberet, Allahu i ka zbritur dhe derguar qe t’ua rikujtojne njerezve besimin e tyre si dhe t’i mesojne hollesite e besimit dhe ligjet e Allahut, ligje qe kane te bejne me jeten ne kete bote dhe me fitoren ne boten tjeter. Pra, njeriu i thjeshte dhe i pamesuar drejtohet vetvetiu te besimi ne Zot, thjesht duke hedhur veshtrimin ne horizont, sepse njeriu e di se cdo krijese ka krijuesin e saj dhe cdo gje qe ndodh, nuk ndodh vetvetiu por ka shkaqe dhe veprues pas saj, atehere si te mos e kete krijuesin e vet gjithe ky kozmos dhe kjo gjithesi? Por njeriu nuk mund te shkoje me tutje me logjiken e tij, keshtu qe ka nevoje per pejgambere te derguar nga Allahu dhe per Libra qiellore qe te qendrojne gjithnje ne mesin e tij per ta rikujtuar vazhdimisht, sepse njeriu harron ga natyra e tij. Megjithese jo ne hollesi te plote, njeriu me natyrshmerine e tij di te dalloje mes te mires dhe te keqes, mes mekatit dhe vepres se mire, edhe pa i mesuar keto ne librat qiellore. Njeriu e di se cfare eshte turp dhe cfare eshte nder. Cfare eshte bamiresi dhe cafre eshte krim. Por nese ai i ben te mirat per hir te Zotit, duke besuar te Zoti dhe duke shpresuar shperblimin e Tij, ai merr shperblim te shumefishte, ne kete bote dhe ne boten tjeter.

Nese lexon pak me shume ne libra te besimit dhe afrimit tek Allahu, do te mesoje se besimtari i vertete dhe me grade me te larte eshte ai qe e adhuron Allahun me 3 gjera kryesore: Dashuri – Frike – Shprese. Pa dashuri, njeriu nuk mund te besoje, dhe nese beson, atij nuk i pranohet besimi, sepse do te ishte hipokrit. Kurse frika e ben njeriun me te perkushtuar, me te permbajtshem ndaj mekateve dhe e ruan nga vetekenaqja e mburrja, sepse i kujton gjithnje ndeshkimin qe pason vepren e keqe dhe askush nuk e di si do e mbylle jeten ne kete bote. Kurse shpresa e ben njeriun optimist per te ecur perpara me vendosmeri e largpamesi, per te kryer vepra te mira qe kane shperblim te madh ne kete bote dhe ne boten tjeter. Prej ketu, kur Allahu thote qe tia kemi friken Atij, kete e thote zakonisht pasi permend ndonje ligj dhe rregull qe duhet vepruar apo qe nuk duhet shkelur, se perndryshe do te ndeshkohesh, dhe i kujton njeriut friken ndaj Allahut qe te mos e shkele ate ligj, pra e paralajmeron vazhdimisht per te miren e njeriut. Por ama, njeriu e adhuron Allahun me dashuri, frikerespekt dhe shprese, dhe keto jane te pandara te besimtari. Ju rekomandojme te lexoni me shume rreth ketyre ceshtjeve te besimit dhe zemres, ne kete link.

Lusim Allahun te na jape sukses ne arritjen e pelqimit te Tij, dhe te na forcoje ne fene e Tij deri sa ta takojme Ate! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 87) Adnan / Mitrovice / 22-04-2011

Message: selam alejkum,
A ka mundesi me dit pse tallkini thiret ne emer te nenes e jo te babait?

Përgjigje / 24-04-2011

“Talkin” eshte fjale arabe qe do te thote “Diktim”, dmth t’i diktosh dikujt dicka qe ai ta thote njesoj si diktuesi. Kurse ne vendet tona (Shqiperi e Kosove), kete fjale e perdorim disa hoxhe te vjeter te medhhebit hanefi, duke pasur per qellim diktimin e disa shprehjeve apo fjaleve te caktuara te vdekurit kur varroset ne varrin e tij, dhe ai qe ia dikton atij keto fjale eshte nje hoxhe qe i qendron te koka pasi te largohen njerezit. Fjala “Talkin” eshte permendur ne traditen profetike, ku i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “I diktoni (lakkinu – talkin) njerezve tuaj qe jane duke vdekur (ne shtratin e vdekjes) shehadetin “la ilahe il-la Allahu”. Me kete fjale, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka per qellim qe te kujtoje njerezit e te semurit qe ata t’ia kujtojne dhe tia perserisin shpesh te semurit te tyre qe eshte duke vdekur, fjalen “La ilahe il-lallah” me qellim qe ai ta thote ate dhe kjo te jete fjala e fundit e tij ne kete bote, dhe keshtu kjo fjale do te deshmoje per te ne diten e gjykimit. Ky eshte kuptimi i Talkinit dhe vendi i permendjes se tij, kurse ajo qe bejne ata hoxhallare ne vendet tona eshte nje devijim dhe shtremberim i te vertetes, nje shpikje ne fe qe nuk ka baza fetare dhe as logjike. E cfare dobie do i beje Talkini te vdekurit pasi te kete vdekur, por kur eshte ende pa i dale shpirti, talkini (pra diktimi i shehadetit atij) i ben dobi dhe i jep nje mundesi me shume per te dale nga kjo bote me La ilahe il-laAllah. Prej ketu, perderisa talkini qe bejne ata hoxhallare eshte i pabaze ne fe, gjithcka qe lidhet me te eshte i pabaze dhe i pavertete, dhe ketu perfshihet edhe pyetja e pyetesit qe perse talkini thirret ne emer te nenes e jo te babes. Feja e Allahut eshte e paster, e qarte, e kuptueshme, e pranueshme nga logjika e shendoshe, madje as logjika e mohuesve ateiste nuk mund ta kundershtoje kete Fe, Islamin. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.

(Pyetja Nr. 86) Anonim / Itali / 20-04-2011

Message: Selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.ALLAHU ju shperblefte me kenaqesine e tij per punen qe po beni. Jam nje qytetar shkodran, pyetja qe desha te parashtroj asht! ne shkoder me rastin e datelindjes se Prejgamberit (salallahu alejhi we selem)mbas mevludit,etj….nxjerrin edhe nji qime mendoj se asht e mjekres se prejgamberit (salallahu alejhi we selem) e cila asht brenda ne nje qelq .desha te dij se ka ka ndonji gja te keqe ne kete, duke qene se kam lexuar shum artikuj te ndryshem qe mevludi asht bidat ,,,,,.A ka ndonji mundesi qe njeriu te bie ne shirk ose ne ndonji fare menyre te adhuruari ne qimen e mjekres se Prejgamberit (salallahu alejhi we selem)? Duke qene se Prejgamberi (salallahu alejhi we selem)ka vdekur! Organizuesit jane hoxhallaret, Si duhet et veprojme ne keto raste? ALLAHU ju shperblefte.

Përgjigje / 24-04-2011

Gjynahet sjellin gjynahe te tjera qe jane rezultat i tyre, dhe po keshtu, bidatet sjellin bidate te tjera te lidhura varg me njera-tjetren, dhe ky eshte si denim nga Allahu per ata njerez qe i bejne keto te keqia dhe nuk pendohen prej tyre, por vazhdojne me arrogance ose injorance ne rrugen e tyre drejt humbjes qe mund t’i nxjerre nga Islami ne mohim dhe ne shirk, Allahu i udhezofte muslimanet e humbur dhe i kthefte ata ne fene e vertete me nje kthim te vertete! Kurse ne lidhje me kete qime, dijetaret kane rene dakord unanimisht se kerkimi i bereqetit me trupin e Pejgamberit dhe gjithcka qe shkeputet prej tij prej qimeve, rrobeve, djerses, peshtymes, etj, te gjitha keto jane te lejuara, dhe kjo eshte dicka me te cilen Allahu e ka vecuar te Derguarin e Tij, dhe sahabet i benin keto gjera, dmth i perdornin keto gjera per bereqet dhe begati, per sa i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ishte gjalle dhe perderisa mbetjet e treupit te tij vazhdonin te gjendeshin te njerizit, por te gjitha keto shenja te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) tashme jane zhdukur dhe mundesia me e madhe ne lidhje me kete qime qe permend pyetesi eshte qe ajo te jete genjeshter dhe trillim, per shkak se se nuk mund te provohet dhe te vertetohet se ajo eshte vertet prej qimeve te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Muslimanet qe e kuptojne kete gje dhe qe kane mesuar dicka nga dija e vertete e Islamit, duhet te qendrojne larg ketyre tubimeve dhe te keshillojne edhe te tjeret qe t’u largohen atyre, me sa te kene mundesi. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 85) Aranit / Tirane / 14-04-2011

Message: selamu alejkum ue rahmetullah desha nje keshille prej teje se cdo here qe i lutem Allahut per dicka nuk po ma ploteson dhe per gjerat e mira prape as ato shpesh me vijne mendime ne koke qe me thone mos u lut sepse do te harxhohen lutjet kot se Allahu nuk po ti ploteson lutjet po me shqetesojne dita dites sa kam menuar me heq dore prej islamit se kam shume vite keshtu kjo me ka bere te hyj ne stres te madh saqe me jane ndalur dhe forcat edhe vullneti po pate mundesi me keshillo se nuk di te veproj me, Allahu ta shperblefte!

Përgjigje / 24-04-2011

Ndoshta sprove jote me e madhe per momentin eshte pikerisht me lutjet qe ti ben dhe kujton se nuk te pranohen. Allahu thote ne Kuran: “Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” [El Ankebut, 2-3]. Asnje dua qe ben besimtari nuk shkon kot. I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Cdokush qe i drejtohet Allahut me nje lutje, Allahu ia ploteson ate ashtu si eshte lutur, ose i largon dicka te keqe ne te njejten grade, perderisa ai nuk lutet per dicka te ndaluar apo per shkeputje te lidhjeve me te afermit.” [Sahih el Xhami, 5678]. Por duhet pasur parasysh edhe dicka shume e rendesishme ne lidhje me pergjigjen e duase, e ajo eshte largimi nga gjynahet, nga ngrenia e haramit, nga padrejtesia, sepse keto behen pengese per pranimin e lutjes. E Allahu eshte i Gjithedishmi, i Urti.

(Pyetja Nr. 85) Aranit / Tirane / 14-04-2011

Message: Esselamu Alejkum, Allahu te shperblefte hoxhe per kontributin tuaj ne kuptimin e fese ashtu siq e kane kuptuar selefu salih.
Desha nje sqarim rreth ketyre dy thenjeve te meposhtme (a jane te verteta, nese po, si duhen kuptuar?):
1. Ka thënë Is’hak ibn Rahauejh, Allahu e mëshiroftë: “Ata (murxhitë) e tepruan derisa prej fjalëve të tyre është: disa njerëz të cilët thonë: kush i len pesë kohë të namazit, agjërimin e Ramazanit, zekatin, haxhxhin dhe të gjitha farzet duke mos i mohuar këto, këtë person nuk e shpallim për kafir. Për të shpresojmë tek Allahu pasi që ai i beson këto. Padyshim mu këta janë murxhi”.
2. Ka thene ibn tejmije: ai qe thot qe “ai qe e len namazin vdes si musliman dhe duhet te varroset ne varreza te muslimanve” ai eshte i ndikuar nga irxhaja.

Përgjigje / 24-04-2011

Keto pyetje nuk jane per njerez te thjeshte qe nuk kane dije te konsideruar nga dega e Akides dhe e besimit, pasi qe keto jane ceshtje te hollesishme dhe te thella ne te cilat kane rreshqitur njerez te medhenj e me dije, e jo me njerez te thjeshte e te paditur, keshtu qe per keta njerez eshte me mire te mos futen ne keto ceshtje, por te qendrojne ne besimin e tyre te natyrshem dhe ne kufijte e atyre gjerave qe i kuptojne. Ne lidhje me pyetjen, mund te themi shkurt se te paren e ka permendur Iben Haxheri ne “Fet’hul Bari” dhe kete mendim te Is’hakut ne lidhje me kete ceshtje ai e ka kundershtuar dhe ka treguar se nuk eshte me mendimin e tij. Po keshtu fjala e Iben Tejmijes ne lidhje me lenesin e namazit, eshte nje ceshtje per te cilen ka mospajtim ne mesin e dijetareve dhe ata qe e quajne kafir lenesin e namazit, thone palen tjeter qe nuk e quan te tille, qe jane ndikuar nga irxhaja. Kryesisht kjo Irxha qe ka per qellim Iben Tejmije dhe Is’hak iben Rahavejh ne tekstet e permendura ne pyetje, eshte irxhaja e fukahave te kryesuar nga Ebu Hanifja (Allahu e meshirofte!). Ne komentet e tij per librin “Akidja Tahavije”, shejh Albani e ka kundeshtuar autorin hanefi kur ka thene se kundershtimi mes murxhive prej dijetareve te fikhut dhe dijetareve te hadithit ne lidhje me ceshtjen e besimit dhe kufrit eshte kundeshtim siperfaqesor dhe jo rrenjesor, por shejh Albani thote se kundershtimi eshte rrenjesor dhe jo thjesht siperfaqesor, duke perkrahur fjalen e dijetareve te hadithit dhe duke kundershtuar fjalen e fukahave murxhi, e megjithate, ka njerez qe e akuzojne shejh Albanin per irxha, padrejtesisht. Pra, kjo ceshtje eshte delikate, e veshtire per t’u kuptuar per shkak te degezimeve dhe hollesive te saj, dhe njekohesisht menyres se te shprehurit, ku edhe kane rreshqitur shume njerez, edhe pse me perpjekjen dhe sinqeritetin e tyre ata e kane shperblimin tek Allahu, prandaj ne keshillojme mosthellimin ne dicka qe nuk mund ta kuptosh plotesisht dhe as nuk mund te gjesh dike qe e ka kuptuar vertet sakte dhe qe te mund ta sqaroje ashtu si duhet. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 83) Blerant / Tetove / 10-04-2011

Message: piksepari tju them kam nje problem me mendimet e keqija qe me paraqiten momente momente vetem nga ana islame edhe ate nga ana negative padeshire sa qe sen falem fare e trishtoj mos kom hyj ne mekate e sen lutem i qete e tani a hyj ne mekate dhe si mund ti sheroj ?

Përgjigje / 22-04-2011

Sherimi i vetem i mendimeve te keqia eshte largimi i mendjes menjehere prej tyre dhe angazhimi i saj me dicka tjeter te mire. Buhariu dhe Muslimi transmetojne nje hadith te ebu Hurejres, ku thuhet se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Djalli i shkon dikujt prej jush dhe i thote: “Kush e ka krijuar kete?”, “Po kete, kush e ka krijuar?”, “Po kete, kush e ka krijuar?”, deri sa i thote: “Po Zotin, kush e ka krijuar?” Kur arrin ketu, atehere duhet t’i kerkosh mbrojtje Allahut nga shejtani i mallkuar (te thuash: Eudhu bilahi mine-shejtani-rraxhim), dhe t’i japesh fund ketyre mendimeve.” Pra, zgjidhja eshte qe t’i kerkosh mbrojtje Allahut dhe te mos i shkosh pas djallit ne ate qe ai kerkon per te humbur nga rruga e drejte, sepse ne cdo rast ka shpjegim per pikepyetjet e tua, madje shumica e tyre jane te gabuara qe ne formulim, dhe logjika i rrezon menjehere, por nese shkon pas tyre, te fusin ne turbullira te pafundme, dhe me pas dalja prej tyre do te jete shume e veshtire, prandaj preje kete rruge duke ndjekur keshillen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).

(Pyetja Nr. 82) Bilal / Belgjike / 06-04-2011

Message: Selam alejkum. Kozmosi zgjerohet, dhe me ate nen kuptohet se Hena (dhe planetat tjera) prej tokes largohen gjdo vit ka 4 cm, me matjan laserika qe e kan ber ne vitin 1995, njikohsisht ajo esht teza e shkenctareve sikur qe esht Ajnshtajni, fridmani dhe tjere. Kete e ndegjova edhe prej nje hogjes, por ai tha se ka edhe hadih per Henen qe largohet nga toka! Ju lutem ne qovse keni pegjigje me tregoni.

Përgjigje / 06-04-2011

Allahu i Madheruar thote: “Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë
atë.” [Edh Dharijat, 47]. Nuk ka cudi qe Ajnshtajni e te tjere si ai, teorite e tyre t’i kene vjedhur nga Kurani dhe t’ia kene dedikuar vetes se tyre si zbulim apo pjelle e mendjes se tyre. Madje nese e shohim biografine e shumices se kokave te shkences qe perendimi sot i ka ngritur lart sikur gjoja ata kane bere zbulimet e medha shkencore dhe kane hedhur bazat e shkences moderne, do te gjenim qe ata kane qene prej çifuteve apo nga familje çifute, dhe kjo nuk eshte rastesi por e kurdisur. Sidoqofte, qellimi eshte se Allahu i ka permendur bazat e cdo shkence ne Librin e Tij dhe nuk ka lene asgje pa e cekur, por jane muslimanet ata qe duhet te studiojne dhe te meditojne Librin e Allahut per te mesuar te vertetat shkencore dhe fetare, dhe keshtu do te jene te paret ne cdo te mire te vetes se tyre dhe te mbare njerezimit. E Allahu e ka ne dore udhezimin dhe suksesin!

(Pyetja Nr. 81) Jona / 27-03-2011

Message: selam alejkum. Ne diten e kijametit, myslimanet a do te gjykohen per mekatet qe kane vepruar?

Përgjigje / 06-04-2011

Te gjithe njerezit do te gjykohen ne diten e Gjykimit per veprat e tyre, edhe muslimanet do te gjykohen, por a do te denohen per ato vepra te keqia qe kane bere? -Nese ata jane penduar per veprat e tyre te keqia para vdekjes, nuk do te ndeshkohen per ato vepra, por Allahu do jua kujtoje qe i kane vepruar dhe do u thote se ua ka falur ato per shkak se jane penduar dhe Ai ua ka pranuar pendimin. Kurse per veprat e keqia qe muslimani i ka bere ne jeten e tij, por nuk eshte penduar per to, ceshtja e tij i takon Allahut: nese Allahu don, ia fal atij dhe nuk e denon per to duke pare edhe veprat e tij te mira, e nese don, e ndeshkon ate per ato vepra ne zjarr sipas grades se tyre, dhe me pas e nxjerr nga zjarri dhe e fut ne xhenet. Por, edhe nese nje musliman denohet ne zjarrin e xhehenemit per veprat e tij te keqia, ai nuk do te qendroje pergjithmone ne zjarr, por do te dale prej tij dhe do te futet ne xhenet, sepse muslimani nuk mund te qendroje pergjithmone ne zjarr, ashtu si edhe ai qe vdes si jomusliman, nuk hyn kurre ne xhenet, por qendron pergjithmone ne zjarr. Lusim Allahun te na fuse ne xhenetin e Tij pa llogari dhe pa denim!

 « Faqa Tjetër  Faqa e Mëparshme »