(Pyetja Nr. 70) D. / Prishtine / 13-10-2010

Message: Selam Alejkum hoxhe i nderuar, pyetja ime i qaset nje hadithi ku Pejgamberi a.s thote se ka njerez qe tere jeten e tyre veprojne mire e ne fund te jetes vdesin si jobesimtar, dhe ka njerez qe bejne keq dhe ne fund vdesin si besimtar, e jon xhenetlinje. Si ndodh kjo, spo kuptoj fare deri sa njeriu e jep maksimumin prej vetes aq sa mundet per te qene rob i mire! E pastaj biem ndesh me fjalet e Kuranit ku thuhet se njeriu nese ka bere mire edhe sa grimca e atomit do ta gjeje ate, por edhe nese ka bere keq do ta gjeje ate sepse bazohem ne ate njeriun i cili e ka adhuruar Allahun 70 vite dhe ne fund ka vdekur si jobesimtar. Disa shoqe me kane frikesuar andaj edhe po pyes, e me falni por shum po na ndihmon ky forum, e Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 15-10-2010

Pyetje te tilla jane te qelluara sepse prej tyre perfiton dhe meson gjera te dobishme nga feja dhe nga jeta ne kete bote. Pergjigja per pyetjen eshte e thjeshte, por vetem se duhen mbledhur argumentet (ajeteve dhe haditheve) qe bejne fjale per kete teme, duhen kuptuar mire dhe pastaj e ben lehte bashkimin mes tyre pa rene ne asnje dileme apo kunderthenie. Por ketu duhet te dihet dicka e rendesishme, qe edhe nese ne mendjen e dikujt duket sikur ka kunderthenie apo mospajtim mes dy ajeteve apo haditheve, apo nje ajeti dhe nje hadithi, duhet ta dije se ky mospajtim apo kunderthenie nuk ekziston ne te vertete dhe ne realitet, vecse ne mendjen e tij dhe tek ai person qe nuk ka dije te mjaftueshme per te bashkuar mes tyre, prandaj edhe ne kete rast ai duhet ta ktheje moskuptimin te vetja dhe te pyese ata qe dine per te larguar dilemen apo kunderthenien qe i eshte mbledhur ne koke. Ne lidhje me pergjigjen, duhet te dihet se Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, as sa grimca, dhe secili do te shperblehet me ate qe ka vepruar. Kur i Derguari (salallahu alejhi ue selem) thote se dikush mund te veproje mire deri sa te mos kete mbetur mes tij dhe xhenetit vecse nje pash, i vjen atij caktimi dhe vepron veper te banoreve te zjarrit, e hyn ne te, dhe anasjelltas; dmth: qe personi i pare mund te kete vepruar mire, por ka qene hipokrit per shembull, ose eshte vetemashtruar dhe vetekenaqur, duke menduar se veprat e tij te mira do e fusin ne xhenet dhe kjo eshte detyrim per Allahun, dhe keshtu ai bie ne kufer, mburrje e mendjemadhesi, njesoj si ajo e Iblisit kur e kundershtoi urdhrin e Allahut dhe beri mendjemadhesi, duke menduar se ai ishte me i miri i krijesave dhe adhuruesi me i madh prej tyre qe e adhuronte me shume Allahun, e me pas beri kufer dhe e theu urdhrin e Allahut, i vetemashtruar dhe i vetekenaqur, me mendjemadhesi. Keshtu qe nuk ka cudi perse nje person qe ka vepruar mire tere jeten, ne fund te kete mbyllje te keqe dhe mohim te Allahut, gje e cila e fut ne zjarr pergjithmone. Prandaj njeriu duhet te jete gjithnje i kujdesshem dhe ta dije se gjithcka te mire qe vepron, eshte miresi e Allahut mbi te qe ia ka mundesuar ta beje ate te mire, dhe kurre te mos mendoje se e plotesoje adhurimin ndaj Allahut dhe se ia ka dhene hakun Allahut ne adhurim, sepse perndryshe do te behet si Iblisi. Besoj se kjo u qartesua.

Kurse e kunderta e kesaj, nese nje person gjithe jeten vepron vepra te banoreve te zjarrit, kurse ne fund nxjerr dicka qe e ka pasur thelle ne zemer te mbuluar, dhe vepron veper te sinqerte te banoreve te xhenetit, prej besimit dhe flijimit per Hir te Allahut e ne rruge te Allahut, padyshim se Allahu do i jape atij xhenetin dhe do i fale te gjitha gjynahet e meparshme, dhe kjo sepse meshira e Allahut eshte e madhe dhe nga meshira e Tij, Ai ka caktuar qe kur nje person te behet musliman, Islami tja fshije atij te gjitha gjynahet e meparshme, nese ky me sinqeritet behet musliman dhe pendohet per gjithcka qe ka vepruar me pare prej kufrit dhe gjynaheve. Pra, veprat shperblehen sipas mbylljes dhe vulosjes se tyre, prandaj ne lutjet e tyre, besimtaret i luten Allahut qe t’iu mundesoje mbyllje te mire te jetes, dhe vdekje me iman qe thone njerezit e thjeshte besimtare te ne. Po keshtu, ne lidhje me kete, i Deruari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Askend prej jush nuk ka per ta shpetuar vepra e tij.” I thane: “As ty, o i Derguari i Allahut?!” -“As mua” -iu pergjigj ai, “pervec nese me perfshin Allahu me meshiren e Tij. Por ju, perpiquni, mundohuni, paradite e pasdite, dhe ne nje pjese te nates, dhe permbajuni te mesmes, ne menyre qe te arrini (synimin tuaj, xhenetin dhe gradet e tij).” [Buhariu dhe Muslimi]. Pra, detyra jone eshte te perpiqemi ne maksimum me te gjitha mundesite ne bindje ndaj Allahut, dhe te shpresojme shperblimin e Tij nga meshira dhe miresia e Tij, e jo si barazvlere e veprave tona, sepse sic e permendem me siper, vete veprat tona jane miresi e Allahut per ne qe na ka mundesuar dhe na ka dhene sukses ne kryerjen e tyre, kurse ajo qe ka rendesi eshte qellimi, nijeti, madherimi i Allahut dhe besimi se gjithcka eshte ne Dore te Tij, dhe se gjithcka e mire qe na vjen, qofte ne kete bote apo ne boten tjeter, eshte vetem nga Allahu dhe bujaria e Tij, e jo nga veprat tona, perndryshe do te beheshim si Iblisi mendjemedhenj dhe te vetekenaqur, Allahu na ruajte!

E nuk ka dyshim se Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, as sa grimca. Kushdo qe ben nje veper te mire, ai do shperblehet me te, edhe nese eshte jomusliman, por shperblimi i jomuslimanit do te jete vetem ne kete bote prej gjerave materiale te saj, si per shembull largimi i nje te keqe per shkak te nje vepre te mire qe ben nje jomusliman, apo arritja e ndonje te mire nga dynjaja per vepren e mire, e keshtu me cdo lloj menyre Allahu ia shperblen atyre veprat e tyre te mira edhe nese nuk jane muslimane, madje ndoshta edhe ne boten tjeter mund t’ju lehtesoje kjo veper e mire dicka nga denimi i zjarrit, e Allahu e di me mire. Lusim Allahun te na mundesoje mbyllje te mire te jetes ne kete bote, te na shpetoje nga zjarri i xhehenemit dhe te na fuse ne xhenetet e Tij te larta me meshiren dhe miresine e Tij! Ai eshte Zoti i kesaj dhe i Plotfuqishmi per gjithcka. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 69) Fatmire / 14-09-2010

Message: Selamu alejkum. Per arren ne trull (ku e ke shpin p.sh.) thojn se nuk eshte mire me pas arre, nuk shkon shpija mar e keso fjal. Nje pergjigjje ju kisha lut? Dhe sa esht e veret se gruja shtatzane nese lakmon nje send, por nuk arrin me hanger e preket ne tupin e vet femija lind me te njejten shej po ne ate vend? Une nuk kam besim ne keto, po me disa shoqe ato tregojshin rastin se ju ka ndodh dhe i pash shenjat ne femijet e tyre. Bomani hallall. Allahu ju ndihmoft.

Përgjigje / 18-09-2010

Te gjitha keto besime jane te pabaza, madje mund te thoshim se jane pagane dhe te nxitura nga shejtani, duke ia futur ne mendje njerezve keto besime dhe duke i ngacmu me vesvese. Po keshtu edhe shenjan qe tregon se e ke pare, mund te jete goditje nga shejtani per te futur njerezit ne besime te kota dhe ne shirk. Keto gjera jane te ndaluara nga Islami.

(Pyetja Nr. 68) Ibrahim / Prizren / 16-06-2010

Message: Selamu alejkum. Per ata njerez te cilet i kane zemrat me semundje te dyshimit ose te mosbesimit ne Allahun Subhane ve teala, ne egzistencen e tij, etj. A keni mundesi t’i cekni disa argumente te qarta (fshehtesi, fakte shkencore etj.), te cilat na i permend Allahu Subhane ve teala ne Kur’an ne menyre qe te marrin keshill ata qe kane dije te vertet?
C’fare duhet te beje nje person i cili ka bere mekate te ndryshme te medha e te vogla edhe ka ftu edhe te tjeret ne keto mekate. Por pastaj eshte kthy me pendim ne fe.
A detyrohet ndaj atyre qe i ka ftu ne mekate me ndonje gje? Si duhet te veproj personi ne fjale? Allahu te shperbleft.

Përgjigje / 16-06-2010

Permendja e argumenteve dhe fakteve nga Kurani dhe suneti, per ata qe kane semundje te dyshimit dhe mosbesimit, kerkon ligjerata e libra dhe ketu nuk na premton koha dhe as vendi.

Personi qe ka bere gjynahe ne kohen e injorances se tij, para se te udhezohet ne Islam dhe ne praktimin e ligjeve te Zotit te tij, sigurisht qe me hyrjen ne Islam, atij i fshihen ato te kaluarat, sepse supozohet qe ai te jete penduar per gjithcka qe ka bere ne te kaluaren dhe se nuk do t’i kthehet me kurre atyre veprave. Kurse per ato mekate qe ka shtyre edhe te tjeret qe t’i bejne, preferohet qe ky vete, te shkoje tek ata dhe t’u thote qe eshte penduar per gjithcka te keqe qe ka bere ne te kaluaren dhe se tani eshte udhezuar ne Islam, me miresine e Zotit ndaj tij, keshtu qe ju ftoj juve te ktheheni te feja e Zotit dhe praktikimi i saj, sepse me te vertete vetem ne Islam e kupton realitetin e jetes se kesaj bote, vleren e saj, dhenien kuptim asaj, si dhe shpetimin dhe fitoren ne boten tjeter qe na pret pas vdekjes. Sepse keshtu mund te behesh shkak per udhezimin e ndonjerit prej tyre, dhe keshtu merr sevape te medha, ne te kundert te asaj qe ke bere kur beheshe shkak dhe ndihmoje te tjeret ne harame. Falendero Allahun qe te ka shpetuar dhe te ka nxjerre nga ajo erresire ku ke qene, dhe zbato urdhrat e Allahut dhe ato qe pelqen Ai, me qellim qe te fitosh pelqimin e Tij dhe lumturine ne te dyja botet.

(Pyetja Nr. 67) Umu Khadixhe / 30-04-2010

1. Ne lidhje me hadithin e atyre 70 mijve qe do te hyjne ne xhennet pa llogari qe i bejne rukje vetes e nuk kerkojne nga te tjere. Ne kete hadith behet fjale per rukjet kuranore apo edhe ilace sintetike apo bimore? Pasi kam degjuar qe shejkh feuzan ka thene qe ky hadith ben fjale edhe per mos marrje e ilace. A arrihet ky shperblim nsq se: a- i ben vete vetes keto rukje (pra i merr vete ilacet pa ia kerkuar njeriut, ketu them edhe me perdor ilace, barera te ndryshme edhe rukje). b- a arrihet njeesoj ky shperblim nese ilacet nuk i kerkon por te tjeret ti bejne vete ato pra nese hoxha te kendon vete pasi i parashtron atij pb apo e shikon qe ke nevoje per barera e te jep barera pa i kerkuar edhe i pranon??? C- nese themi qe ne i jemi mbeshtetur All-llahut ne x semundje apo ne cdo gje a nenkupton kjo qe per te arritur graden e 70 mijve ne xhennet pa llogari duhet te refuzojme cdo lloj mjekimi barerash (ju saktesaj qe e di qe me sheriat jane edhe sherimi me ilace, por qellimi ketu eshte teuekuli edhe grada e 70 mijve pa llogari), pra e duhet kuptuar teuekuli ne All-llahun ne nivelin e e hadithit te 70 mijve si braktisje absolute e cdo ilaci pervec vetem ne shkaqet si lexim kurani namaz dhiker duke i bere vete personi edhe duke mos i marre ilacet qofte bimore apo sintetike. po nese personi nuk eshte ne gjendje ti kendoje vetes pra gjendja eshte e rende????

2. Pyetja e dyte lidhet me ate se cilat jane ato hadithe dhe ne cilat sunene gjenden si dhe grada e tyre qe flasin qe grate e sahabeve jane veshur me te zeza, dhe a eshte e vertet qe e zeza eshte sunnet me aprovim pra profeti salAll-llahu alejhi ue selem i ka pare ato me te zeza edhe ka heshtur nuk u ka thene gje se cfare eshte kjo e zeze hiqeni etj duke pas parasysh se temp ne ato vende shume e larte edhe do kishte qene me lehte per tu duruar ngjyra me te lehta. ashtu sic themi per sunnetet qe benin selefet e pare me 2 rekatet para akshamit, pejngamberi i pa ato edhe nuk u tha gje atyre dhe kjo eshte sunnet me aprovim. Duke qene pra se pejngamberi salAll-llahu alejhi ue selam per ate qe ka heshtur ka aprovuar per ate qe ka ndaluar ka folur qe eshte e ndaluar si duhet kuptuar kjo gje ne rastin e te zezes si sunnet. e pelqyeshme,apo si??? Me sakte si jane shprehur dijetaret per kete rast? Ma beni hallall per zgjatjen. All-llahu ju shperblefte per durimin!

Përgjigje / 10-05-2010

1. Ne lidhje me kete pyetje shikoni pergjigjen e pyetjes me nr. 51, ne kategorine e Hadithit, ne kete link. Ketu themi shkurt se hadithi ka per qellim ato menyra materaile fizike dhe shpirterore psikologjike qe jane te papelqyeshme, te dyshimta qe mund te largojne mbeshtetjen tek Allahu dhe qe jane shirk. Kurse menyrat e tjera te kurimit, qofshin materiale apo shpirterore, me ilace apo rukje te lejuara, jane te lejuara dhe te urdheruara qe te merren dhe te kerkohen, sepse Allahu i ka bere ato shkak per sherim, dhe ato nuk bien ndesh me mbeshtetjen tek Ai. Hadithi ka permendur ne fillim kurimin me hekur te nxehte, dhe kjo sot krahasohet me nderhyrjet kirurgjikale, te cilat nuk jane te ndaluara, sepse edhe vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka perdorur hekurin e nxehte per kurimin e plages se nje sahabiu qe u plagos ne lufte dhe per te cilin nuk kishte sherim tjeter pervec tij, por ka thene se ky eshte mjeti i fundit qe mund te perdoret, kur nuk ka sherim ne ndonje menyre tjeter pervec tij. Kurse sot, ne te vertete njerezit jane mashtruar nga zhvillimet teknologjike te mjekesise moderne dhe ilaci i pare qe perdorin eshte operacioni, pra nderhyrja kirurgjikale, e cila duhet te jete e fundit, dhe pervec kesaj, kurimi me i mire eshte ai me ushqime, pastaj ai natyral nese semundja eshte me e zhvilluar dhe trupi ka nevoje per me shume ndihme qe te sherohet, dhe vetem nese nuk ka rruge tjeter per kurim pervec nderhyrjes kirurgjikale, mund te behet nderhyrja kirurgjikale apo hekuri i nxehte, dhe kjo eshte e urdheruar qe te behet nese keshtu shpeton jeta, dhe kjo eshte e lejuar dhe ne kete rast nuk perjashtohesh nga grupi per kete arsye, nese ke qene prej atij grupi kuptohet, sepse nese nuk ke qene prej tij, as qe behet fjale. Pra, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) sikur i thote besimtareve qe merrni shkaqet e lejuara per kurim, mbeshtetuni me shume tek ato qe i gjeni ne Kuran dhe sunet, te cilat jane kryesisht natyrale dhe me rukje nga kurani dhe suneti, duke ju mbeshtetur Allahut dhe duke besuar se sherimi vjen vetem nga Ai dhe se keto jane shkaqe qe Ai i ka caktuar per sherim, dhe largohuni nga shkaqet e ndalura e te dyshimta qe bien ndesh me mbeshtetjen tek Allahu apo qe jane shirk, dhe mos e perdorni hekurin dhe metalet e tjera per kurim vetem ne rast domosdoshmerie dhe detyrimi kur nuk ka menyre tjeter per shpetimin e jetes.

2. Ne lidhje me ngjyren e zeze per veshjen e gruas muslimane, kjo ngjyre ka qene zgjedhja e grave te ensareve ne Medine, kur erdhi urdhri i hixhabit, dhe shkak per zgjedhjen e kesaj ngjyre eshte me larg terheqjes se vemendjes se burrave tek gruaja kur ecen ne rruge, dhe me larg fitnes. Por, dijetaret thone se ngjyra e zeze nuk eshte vazhib dhe as e urdheruar, por ajo qe eshte vaxhib per veshjen eshte qe te jete e gjere, te mbuloje gjithe trupin, te jete e trashe, jo e tejdukshme, e kushte te tjera qe i kemi permendur edhe me pare. Kurse veshja e ngjyres se zeze konsiderohet sunet e sahabijateve, e preferuar nga Islami dhe parimet e tij dhe me dinjitoze per gruan muslimane. Argumenti per ngjyren e zeze te grave te ensareve eshte hadithi i sakte, i transmetuar nga Ebu Daudi e te tjere, nga Umu Seleme, e cila ka thene: “Kur zbriti ajeti “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” [El Ahzab, 59], grate e ensareve (medinase) dilnin sikur mbi koke kishin sorra, nga mbulesat e tyre.” Ka per qellim me fjalen “sikur mbi koke kishin sorra” – se veshja e tyre ishte e zeze dhe e hedhur mbi koke e deri ne fund te kembeve, madje edhe e terhiqnin zvarre, sic ka ardhur ne transmetime te tjera.

(Pyetja Nr. 66) Anonim / 18-04-2010

Message: selamun alejkum ue rrahmetullahi ue barakatuhu. Kisha nje pyetje rreth kaderit te ALLAHUT, pa dyshuar aspak ne kete ceshtje. ALLAHU na ruajt! kam lexuar per kaderin kur fetusi arrin ne disa dite i shkon engjelli per ti shkruar kaderin, riskun, jeten e tij, ne xhenet apo xhehenem. Me shpjego pak me argumente te KURANIT, hadithe, argumente prej sahabeve dhe prej dijetareve te drejt [selefi], kur nje person gjate gjithe jetes se tij beson ne fene e ALLAHUT dhe momentin e fundit hyne ne zjarr, ndersa nje person tjeter pa besuar asnjeher ne momentin e fundit hyn ne xhenet. ALLAHU me falte por nuk dyshoj aspak por dua te di qe te mund te argumentohem por edhe si person kam frike prej zjarrit te xhehenemit. ALLAHU NA RUAJT PREJ TIJ.

[2] Doja te dija nese nje femer duhet te marre gusul nqs trupi i saj preket prej spermes por pa bere mardhenie?

Përgjigje / 28-04-2010

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! Nese ti e di se Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, dhe se Allahu eshte i Urte ne gjykim dhe ne vendim, dhe gjithcka qe cakton apo vepron, e ben sipas dijes se Tij absolute dhe te pagabueshme, atehere patjeter qe do lehtesohet kuptimi i shume haditheve dhe ajeteve kuranore qe ne pamje te pare ndoshta nuk i kupton apo mund t’i kuptosh gabim. Ne lidhje me hadithin e permendur ne pyetje, engjelli i shkruan keto kater gjera per njeriun qe kur eshte ne barkun e nenes se tij, ashtu si e ka urdheruar Allahu qe te shkruaje. Keto gjera jane prej puneve te Allahut, caktimit dhe vendimit te Tij, te cilat nuk mund t’i ndryshoje askush. Por keto gjera nuk i di njeriu dhe askush nuk e di se cfare eshte shkruar per te, sa rrisk do te kete, sa do te jetoje dhe nese do te jete fatlum apo fatlig, dmth nese me veprat e tij do te fitoje xhenetin apo xhehenemin. Askush nuk i di keto per veten e tij, dhe askush nuk duhet t’i dije ato, sepse perndryshe nuk do te kishte kuptim as besimi dhe as jeta ne kete bote. Madje njohja e dickaje te vogel nga e ardhmja, do ngaterronte gjithcka dhe do e demtonte rende njeriun, prandaj edhe Allahu nuk ia tregon askujt te ardhmen dhe te fshehten, madje as engjejve, dhe keta te fundit nuk e mesojne dicka vecse ne castin kur Allahu i urdheron qe te veprojne dicka me nje njeri te caktuar.

Sic e thame, Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, as sa grimca, dhe nese ndodh me nje person te caktuar qe gjate gjithe jetes te kete bere vepra te mira dhe te kete besuar, kurse ne fund te vdese si jomusliman, kjo mbyllje e tille e jetes se tij tregon se ai gjate gjithe kohes ka qene hipokrit, Allahu na ruajte! Kurse nje besimtari te vertete dhe te sinqerte nuk i ndodh kurre keshtu, por ai vdes si besimtar i devotshem, bamires, i sinqerte dhe deshmor.

Kurse ai tjetri, qe gjate gjithe jetes ka vepruar pune te banorve te zjarrit, dhe ne fund kur nuk ka mbetur vecse pak nga vdekja e tij, ai pendohet dhe kthehet ne musliman, pastaj vdes dhe shkon ne xhenet, sic thuhet ne hadithe te sakta, padyshim se Allahu e ka pare zemren e ketij njeriu dhe ndoshta ka shkaqe e arsye qe ai te kete vepruar vepra te jobesimtareve, por thelle ne zemer ka pasur besimin, madje mund ta kete fshehur besimin per shkaqe te ndryshme dhe ne fund e shfaq ate hapur. Pra, komentimet dhe shkaqet mund te jene te ndryshme, qe ne nuk mund t’i dime te gjitha, por ajo qe dime mire eshte se Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, madje vepermirit ja shton te mirat nga miresia e Tij, dhe ai qe eshte udhezuar ne rrugen e drejte dhe ne bindje ndaj Allahut, duhet te falenderoje vetem Allahun per kete gje dhe te mos ia dedikoje vetvetes apo dikujt tjeter, sepse perndryshe do te humbte me humbje te sigurte, dhe do t’i bente shok Allahut. Falenderojme Allahun per miresite e medha qe na ka dhene, dhe me e madhja nga te gjitha eshte ajo qe na ka bere muslimane, prej ehli sunetit! Dhe lusim Allahun te na marre duke qene muslimane, ne bindje ndaj Tij, ne rrugen e Tij, te kenaqur me te dhe Ai i kenaqur me ne!

2. Larja e te gjithe trupit (gusli) eshte i detyrueshem vetem ne rast te kryerjes se marredhenieve seksuale, nese ndodh bashkim i organeve, edhe nese nuk behet nxjerrja e spermes, si dhe kur del sperma ne cdo lloj menyre qe te jete, zgjuar apo ne gjume. Kurse thjesht renia e spermes ne trupin e gruas, nuk e prish guslin e saj perderisa nuk ka ndodhur bashkim i organeve seksuale dhe futja e tyre te njeri-tjetri. Allahu na befte qe ta kuptojme fene e Tij ashtu si do Ai!

(Pyetja Nr. 65) Anonim / Suedi / 12-02-2010

Message: Esselamu alejkum. 1. Kam lexue se i Derguari alejhi selam kishte mundim para se te nderon jete, kur i Derguari ka pasur dhimbje gjate perfundimit te jetes se tij, a thua muslimanet e thjeshte do te ken me shume dhimbje, tregohen nga njerezit qe kan pa se ka njerez qe po vdesin sikur kur flen ne gjume? 2. A thuhet ka vdekur njeriu apo ka nderuar jete? 3. Sipas leximeve thuhet se shejtani gjate perfundimit te vdekjes vjen ka ana e djatht dhe ka ana e majt per ta ftuar ne krishterizem dhe ne jehudizem, sote ka shume njerez qe nuk kan dituri rrethe kesaj, a mundet njeriu te mashtrohet prej tyre ne kohen e vdekjes, dhe thuhet se perfundimi nga ana e djathte eshte mire, a eshte e verte? 4. Hadithi ceket se kush e thote fjalen e fundit La Ilahe Il-lAllah do te hyn ne xhennet, por nese personi ka qen besimtar, a eshte kusht te thuhet ne momentin e fundit kur i del shpirti apo mjafton edhe gjate dites? 5. Shpirti kur del nga besimtari dhe gritet lart mbi qiej, e pastaj kthehet ne trup perseri, a eshte kuptimi duke qen i vdekuri ende ne shtepi apo pasi mbulohet me dhé sepse ne nje vend tjeter lexova se kthehet ne trup dhe vijn dy melaqe dhe e pyesin? 6. Ibni Kajjimi e cek te libri Kitabu Ruh se shpirtat e te vdekurve takohen me shpirtat e te gjalleve kur ata jane ne gjume, sa eshte e vertet?

Përgjigje / 18-02-2010

1. Abdullah iben Mesudi (radiallahu anhu) thote: “Hyra te i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe ai ishte duke vuajtur nga ethet. Une i thashe: O i Derguari i Allahut! Ti po vuan shume nga ethet! Kurse ai tha: “Po, eshte e vertete. Une ndjej dhimbje sa dy prej jush.” Une i thashe: “A eshte kjo ngase ti merr dy shperblime?” Ai tha: “Po! Ashtu eshte. Nuk ka musliman qe goditet nga ndonje e keqe -qofte gjembac apo diçka me e madhe -, veçse Allahu i fshin atij gjynahet per shkak te tij, ashtu si i rrezon pema gjethet e saj.” [Buhariu dhe Muslimi].

Ebu Seid el Hudri, (radiallahu anhu) thote: “Hyra te i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe e gjeta me ethe. Vendosa doren mbi ballin e tij dhe me perveloi duart edhe mbi cope (me te cilen kishte lidhur koken), dhe i thashe: “O i Derguari i Allahut! Sa nxehtesi qe paske!” Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “Keshtu eshte me ne (profetet): na shumefishohet sprova dhe po keshtu na shumefishohet edhe shperblimi.” Pastaj i thashe: “O i Derguari i Allahut! Cilet njerez sprovohen me rende?” Ai tha: “Profetet.” Une i thashe: “Po pas tyre, cilet?” Ai tha: “Njerezit e mire (te devotshem e te bindur ndaj Allahut). Dikush prej tyre mund te sprovohet me varferi aq sa nuk posedon veçse rroben qe ka veshur, madje ndonje prej tyre mund te gezohet per sproven qe e godet ashtu si gezohet dikush nga ju me te miren qe i vjen.” [Hadith i Sakte. Iben Maxheh 4014. Shejh Albani e ka permendur ne “Es Sahiha”, me nr. 114].

Keto dy hadithe jane te qarta se cilet njerez sprovohen me shume dhe se profetet sprovohen me shume se te tjeret, madje edhe dhimbjet e tyre jane me te medha. Kurse fakti se ndokush vdes sikur e zen gjumi, mund te jete shenje e mire per mbylljen e jetes se tij, ne varesi te puneve qe ka bere sa ka qene gjalle, e ndoshta mund te jete per shkak te ndonje te mire qe i ka bere dikujt ne dynja, apo per shkak te ndonje lutje te tij apo te dikujt tjeter per te, e keshtu. E Allahu e di me mire.

2. Njesoj eshte, si te thuash “ka vdekur” apo “ka nderruar jete”, sepse qellimi eshte se jeta e tij ne kete bote ka mbaruar dhe ai quhet i vdekur, dhe pastaj do te ringjallet perseri nga Allahu. E nese nuk vdes, nuk mund te ringjallesh. Kurse ata qe thone se duhet thene “ka nderruar jete”, kane per qellim qe te pohojne jeten e botes tjeter, por kjo nuk do te thote gje, sepse ata qe e mohojne boten tjeter, do e mohojne ate, sido qe te thuash, kurse besimtaret e besojne ashtu si i ka njoftuar Allahu. E vete Allahu e ka quajtur diten e Kijametit, si Diten e Ringjalljes. E ringjallja nuk mund te jete vecse pas vdekjes. Po keshtu ne hadithe ka ardhur se kur banoret e zjarrit te jene futur ne zjarr dhe ata te xhenetit ne xhenet perfundimisht, do te therrase nje thirres me nje dash ne dore te cilin do ta therre dhe do te thote se kjo eshte vdekja e cila u therr, dhe tani nuk ka me vdekje, keshtu qe do te jeni pergjithmone aty ku jeni, te zjarrit ne zjarr dhe te xhenetit ne xhenet, lusim Allahun te na beje nga banoret e xhenetit!

3. Kur thuhet qe shejtani i vjen njeriut ne shtratin e vdekjes nga e djathta e nga e majta, eshte per qellim se i vjen nga te gjitha anet qe ta ngacmoje dhe t’ja humb mendjen nga permendja e Allahut ne ato caste, duke i sjell ne mendje dyshime apo besime te ndryshme, prandaj duhet qe njeriu ne shtratin e vdekjes te vizitohet nga te afermit apo vellezerit e tij muslimane qe ja kujtojne Allahun vazhdimisht, deri sa ne fund ta dorezoje shpirtin duke thene shehadetin. Kurse vdekja nga ana e majte apo e djathte mund te jete ndonje shenje se si dikush e mbyll jeten, por nuk merret per baze dhe as per argument qe te thuhet prere dicka per ndonje person ne kete rast.

4. Hadithi ku Profeti (salallahu alejhi ue selem) thote se ai qe thote “la ilahe il-lallah”, me siqneritet nga zemra e tij, do te hyje ne xhenet”, ka per qellim qe nese vdes musliman, njesues i Allahut dhe qe nuk i ka shoqeruar Atij shok deri ne fund te jetes, ose se paku te jete penduar nga cdo gjynah, qofte edhe shirk, para vdekjes, duke e mbyllur jeten me shehadetin. Pra, sa me prane dorezimit te shpirtit te shprehet shehadeti, aq me mire dhe shenje e mire eshte per ate njeri. Lusim Allahun te na mundesoje mbyllje te mire te kesaj dynjaje, duke qene se Ai eshte i kenaqur nga Ne!

5. Allahu i Madheruar thote: “Te pyesin ty (o Muhamed) per shpirtin? Thuaju: “Shpirti eshte diçka qe i perket Allahut, dhe juve nuk ju eshte dhene nga dija veçse pak.” Ajo qe na eshte treguar nga i Derguari i Allahut ne lidhje me daljen e shpirtit, ngritjen e tij ne qiell, kthimin e tij te trupi per t’u pyetur nga dy engjejt e caktuar per kete, e te tjera si keto, jane çeshtje qe ne duhet t’i besojme ashtu si kane ardhur, por menyra se si ndodh kjo gje eshte diçka tjeter qe ne nuk e dime me siguri, sepse behet fjale per nje bote tjeter, ndryshe nga kjo bote, dhe ne nuk mund ta perceptojme ate me shqisat tona. Sepse, per shembull, nese do e hapnim varrin e te vdekurit qe eshte varrosur normalisht pas vdekjes se tij menjehere, apo nje ose dy dite me vone, nuk do ta gjenim ate te gjalle, se ndryshe do ta nxirrnim edhe nje here te ringjallur! Po keshtu, nuk mund ta imagjinojme kete fragment te kthimit te shpirtit tek trupi, tek ata persona qe vdesin dhe digjen e behen pluhur, apo qe u shperndahen pjeset e trupit nga copetimi. Pra, keto jane gjera qe nuk mund t’i perceptojme sepse behet fjale per nje bote tjeter, ate te pasvdekjes (barzah), dhe ne lidhje me shpirtin ne nuk na eshte dhene nga dija vecse pak, sic e ka thene Allahu i Madheruar. Dhe padyshim se kjo eshte me e mira per ne, sepse Allahu eshte me i Urti, i Gjithedijshmi, e nese do te ishte dicka e mire per njerezit, Ai do ua tregonte atyre.

6. Ne lidhje me librin “Shpirti”, te Ibnul Kajjim (Allahu e meshirofte!), duhet te behet e ditur se ai e ka shkruar kete liber ne hapat e pare te kerkimit te dijes, dhe shume gjera qe i ka shkruar ne te, ai vete i ka korrigjuar me pas ne libra te tjere, dhe po keshtu dijetaret kane treguar verejtjet dhe korrigjimet e tyre ndaj shume çeshtjeve te ketij libri. Sa per takimin e shpirtrave te gjalleve me te vdekurit, kjo eshte nje çeshtje qe nuk mund te vertetohet veçse nga ndonje lajm hyjnor, Kuran apo Hadith, gje e cila nuk ekziston, keshtu qe ne heshtim dhe nuk mund te pohojme gje prej ketyre, sepse nuk kemi dije tjeter perveç hamendjes, imagjinates apo enderrave qe mund te shohe dikush dhe t’ia tregoje te tjereve apo t’i shenoje ne ndonje liber, e keto nuk jane argumente qe merren per baze ne Islam. Lusim Allahun te na kete ne kujdesin e Tij, te gjalle e te vdekur, dhe kur te na ringjalle para Tij ne diten e Ringjalljes! Allahu e ka ne Dore suksesin dhe vetem Ai te drejton ne rrugen e Drejte! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 64) AbulUehab / Maqedoni / 11-02-2010

Message: Es Selamu Alejkum We Rahmetull-llah.
Ne lidhje me pytjen nr. 26:
Çeshtja e Harutit dhe Marutit eshte nder çeshtjet per te cilat komentuesit e Kuranit kane mendime te ndryshme. Njeri prej ketyre mendimeve eshte se ata ishin dy engjej, te cilet ua mesonin njerezve magjine, me qellim qe njerezit te dallonin magjine nga pejgamberlleku. Kete mendim e kane nje pjese e selefeve. Po ashtu, siç qendron ne pytjen ne fjale (686), ka mendime se ata ishin xhine, sepse mesimi i magjise nenkupton gjynah dhe ne thelb te magjise qendron shirku, gje qe s’do t’u takonte krijesave te bindura te Allahut ta benin nje gje te tille, sidomos engjejve per te cilet dihet se kane bindje absolute ndaj Allahut. Po ashtu ka mendime se ata Haruti e Maruti ishin dy mbreter. Sidoqofte, keto mospajtime mes komentuesve bejne pjese ne fushen ku tolerohet mendimi ndryshe ne Islam, dmth atehere kur çeshtja s’eshte e qarte dhe ka hapesire per spekulime dhe ixhtihad. Tani pas pergjigjes se pytjes 686 nga ana juaj me shume me fle ne zemer se ata ishin prej engjejve pasi qe ata kishin mision dmth. zbritjen e magjis ndryshe nga njerezit dhe xhinet qe jan te sprovuar. Allahu ju shperblefte per pergjigjet e juaja. Per cdo shkronje qe e shkruani ne emer te All-llahut, All-llahu ua lartesofte graden ne xhennetin e Tij!

Përgjigje / 13-02-2010

Vella, ti duhet ta dish se thuajse nuk ka çeshtje per te cilen nuk gjen 2 apo me shume mendime dijetaresh, por ti duhet te dish se pari se e verteta eshte vetem nje dhe jo dy apo me shume, keshtu qe vetem njeri grup dijetaresh e ka qelluar te verteten dhe jo te gjithe ata, edhe pse shperblimin e kane sipas qellimit dhe perpjekjes. Perderisa eshte keshtu, nese ti i lexon te gjitha mendimet e dijetareve te ndryshem per nje ceshtje te caktuar, duhet te kesh dije te mjaftueshme qe te dish te dallosh me te saktin e atyre mendimeve, duke u mbeshtetur ne rregullat e caktuara te bazave te tefsirit, apo te fikhut, apo te hadithit, e keshtu. Nese ti nuk e posedon kete dije, atehere nuk duhet te futesh veten tende ne turbullira e dyshime, por mjaftohu me fjalen me te sakte qe ka zgjedhur shumica dhe grupi i dijetareve.
Sa per ajetin 102 te sures el Bekare, ai eshte shume i qarte ne arabisht dhe ne shqip, se ata te dy, Haruti dhe Maruti ishin engjej dhe Allahu thote se ata ishin engjej dhe nuk kuptohet asgje tjeter pervec kesaj nga ana gjuhesore e ajetit, kurse ndonje interpretues qe thote se kane qene xhine apo njerez, e kane thene kete duke u mbeshtetur vetem te logjika e tyre dhe jo ne argument te qendrueshem e te sakte nga Kurani apo Suneti; dhe sipas logjikes se tyre ishte e pamundur qe engjejt t’u mesonin njerezve magjine, keshtu qe e mohojne kuptimin e drejtperdrejte te ajetit dhe fusin interpretime te tjera nga logjika, gje te cilen e kane bere edhe mutezilite me ajetet dhe hadithet qe flasin per Atributet e Allahut te Madheruar, duke i zhveshur ato nga kuptimi i tyre i drejtperdrejte dhe duke ia hequr Allahut ato cilesi, pasi qe sipas tyre, jane cilesi qe i kane edhe krijesat dhe se Allahu duhet te pastrohet e te lartesohet prej tyre, me logjiken e tyre te manget, dhe keshtu devijuan nga feja e drejte. Prandaj kujdes vella, mos ndiq fjalet e rralla qe i ka thene ndonje person i vecuar nga xhemati dhe nga grupi i dijetareve, sepse ne thellesi te librave gjen lloj-lloj fjalesh te çuditshme, duke u nisur nga ajo fjala qe i thone: “Kundershto qe te behesh i njohur!”, por hidhi hapat nje nga nje dhe mos u fut ne çeshtje qe nuk u jep dot zgjidhje per shkak te mungeses se dijes se posacme. Allahu ju ruajte e ju dhente sukses ne arritjen e pelqimit dhe kenaqesise se Tij!

(Pyetja Nr. 63) Albehar / Kosovë / 07-02-2010

Message: Eselamu alejkum vllazen te dashur. Allahu ju shperbleft per pergjigjen e mehershme! Pyetja ime e rradhes eshte kjo:
Une kam lexuar qe meleku i vdekjes kur i vjen besimtarit i vjen ne forme te bukur dhe te qete, kurse pabesimtarit i vjen ne forme te trishtueshme.
Mirepo une desha ta dij nga ju i nderuar se ne cilen forme i vjen meleku i vdekjes muslimanit mekatar ose zullumqar dhe a do ti hapen dyert e qiejve ketij njeriu sikur qe i hapen edhe besmitarit apo do ti mbyllen sikur pabesimtarit? Allahu ju shperblefte dhe ju ruajt!

Përgjigje / 10-02-2010

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu. Duket qarte qe ti vazhdon te kesh frike nga vdekja dhe varri, por lusim Allahun qe ta lehtesoje dhe kjo gje mos te te kaloje ne semundje! Sic e ke pare edhe ne hadithet qe flasin per menyres se si vjen engjelli i vdekjes, njerezit ndahen ne dy grupe te medha: besimtare dhe mohues, dhe nuk permendet ndonje grup i mesem, sic mund te jene muslimanet qe kane bere gjynahe. Pse? Sepse ketu vetem sa i jepen disa shenja njerezve se ku do te perfundojne: ne xhenet apo ne xhehenem? A do te jene banore te perhershem te zjarrit apo te xhenetit? Dhe nuk behet ketu denimi per mekatet e besimtarit per te cilat nuk eshte penduar, dhe per te cilat meriton denimin e Allahut, por te cilat Allahut mund tja fale me meshiren e Tij, dhe as per gradat qe do te kene banoret e xhenetit apo te xhehenemit. Pra, mos e angazho veten se tepermi me ceshtjen e vdekjes dhe te varrit, por me llogarine e madhe qe do te japesh para Allahut ne diten e Gjykimit. Lusim Allahun te na mundesoje pendim te sinqerte para vdekjes, mbyllje te mire te kesaj bote, falje te gjynaheve, futje ne xhenet pa llogari, ose edhe nese na merr ne llogari, atehere te na mundesoje llogari te lehte! Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotfuqishem per gjithcka.

(Pyetja Nr. 62) Albehar / Kosovë / 02-02-2010

Message: Te nderuar vllazen, a mund te me jepni fetua ne lidhje me friken nga vdekja? Sa here qe jam duke ndejtur frikesohem nga vdekja dhe kjo po me shkakton edhe probleme ne lemine e jetes, si ne mesim, ne pune e madje edhe gjate namazit po me dekoncentron. Thene shkurt, edhe kujtesa ka filluar te humb. Ju lutem vllazen te nderum, te me jepni pergjigje sa me te shpejt.

Përgjigje / 04-02-2010

Pa hyre shume ne filozofi me percaktimin e domethenies se jetes e vdekjes, frikes e shpreses, apo gjera te tilla qe kane te bejne me psikologjine, por per t’i ardhur ne ndihme pyetesit dhe ata qe kane te njejtin problem, ne formen e keshilles per ta, shkurtimisht themi: Allahu i Madheruar thote: “Çdo shpirt do ta shijoje vdekjen.” Pra, nuk ka njeri qe do te jete i perjetshem ne kete bote kalimtare, por qe te gjithe do te vdesin, pastaj do te kalojne perkohesisht ne jeten e varrit, pastaj do te ringjallen para Allahut te Madheruar per te dhene llogari, dhe pastaj secili do te ndjeke rrugen e tij per ne xhenet apo per ne xhehenem, ku do te jene pergjithmone. Frika nga vdekja eshte dicka e natyrshme, qe e ndjejne te gjithe njerezit, kush me pak e kush me shume, gje e cila eshte ne varesi te kujtimit dhe cuarjes se saj neper mend. Por nje frike e tepruar nga vdekja, nuk eshte me vend, por mund te kthehet ne semundje dhe melankoli, gje te cilen Allahu nuk e do dhe nuk e ka per qellim me caktimin e vdekjes per njerezit, por ajo eshte thjesht porta per te kaluar nga kjo bote ne tjetren, ashtu si eshte lindja e njeriut, porta per ardhjen e tij ne kete bote kalimtare. Pra, vdekja eshte çelesi per kalimin ne boten tjeter, dhe frika nuk duhet te jete nga çelesi dhe nga dera, por nga ajo qe fshihet pas kesaj dere: nga ringjallja, nga qendrimi para Allahut, nga llogaria qe do japesh para Allahut per veprat qe ke bere ne dynja, nga frika e denimit te zjarrit, nga frika e perjetesimit ne zjarr, Allahu na ruajte prej tij! Eshte e vertete se pas vdekjes do te kete nje lloj denimi apo perjetimi te mire ne varr, por keto jane te pallogaritshme ne krahasim me ato te botes tjeter, ne xhehenem dhe ne xhenet. Te gjitha ato qe kane te bejne me jeten pas vdekjes deri ne ringjalljen ne boten tjeter, jane gjera qe nuk mund te imagjinohen sa do qe te perpiqemi, sepse jane jashte perceptimit njerezor. Ne shume ajete thuhet se ne jeten e varrit, e cila eshte jeta nga pas vdekjes deri ne diten e ringjalljes, ne kete periudhe, si fillim njerezve do t’u hiqen disa perde qe i kishin ne dynja, do te shohin disa realitete qe nuk i dinin apo qe i kishin te dyshimta, do te marrin nje lloj shperblimi apo denimi, pastaj do te vihen ne gjume deri ne diten e Kiametit. Allahu i Madheruar thote: “51. Dhe, kur të fryhet në Sur, ata do të dalin nga varret dhe do të nxitojnë drejt Zotit të tyre, 52. duke thënë: “Mjerë ne! Kush na ngriti prej varreve tona?” (Do t’u thuhet): “Ja, kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën!” 53. Do të jetë ai vetëm një zë i tmerrshëm e ata të gjithë do të paraqiten para Nesh. 54. Atë ditë askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi dhe ju do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë.” [Jasin, 51-54]. Pra, frika dhe tmerri i vertete eshte ai nga dalja para Allahut pas ringjalljes, per te dhene llogari, dhe jo vdekja ne kete dynja, e cila nuk eshte asgje ne krahasim me ringjalljen dhe llogarine. Pra, pergatitu per ringjalljen dhe per llogarine para Allahut te Madheruar, duke besuar Allahun dhe gjithcka qe ka ardhur prej Tij me ane te derguarit te Tij, Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), duke zbatuar me te gjitha forcat dhe mundesite urdhrat e Allahut dhe te Derguarit te Tij, dhe duke u larguar totalisht nga ndalesat e Tij. Dhe mos harro, se i gjithe suksesi eshte ne Dore te Allahut, prandaj vetem Atij t’i mbeshteten besimtaret dhe vetem Atij t’i luten qe t’i ndihmoje ne rrugen drejt Tij dhe drejt shperblimit te Tij te madh ne xhenet! Lusim Allahun te na shpetoje nga denimi i Tij dhe te na beje banore te xhenetit, ku te jemi pergjithmone, bashke me profetet, te sinqertet, deshmoret dhe njerezit e mire! Allahu na bashkofte me profetin tone, Muhamedin dhe shoket e tij te sinqerte!

(Pyetja Nr. 61) Bruna / Durrës / 27-01-2010

Message: es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. A gjykohet njeriu diten e gjykimit per mendimet qe ai ka pasur ne mendjen e tij? Dhe kur njeriu mendon gjera te cilat ai vertete nuk do ti mendoje dhe qe me vete ai ben nje lufte po nuk arrin ti kontrolloje ato, a ka denim per te? Dhe cila eshte menyra per ti shpetuar kesaj gjendjeje?

Përgjigje / 01-02-2010

I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu ia ka falur popullit tim ato gjera qe i peshperitin ne gjoksin e tyre perderisa nuk veprojne apo flasin (gje prej atyre).” [Buhariu, Muslimi, e te tjere]. Iben Abasi (radiallahu anhu) transmeton se nje burre erdhi te i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe i tha: “O i Derguari i Allahut! Ndokujt nga ne i vjen ne mendje ndonje mendim qe sikur t’i vinte vdekja, do te ishte me e dashur per te se sa ta fliste ate gje.” I Derguari tha: “Allahu Ekber! Allahu Ekber! Allahu Ekber! Falenderuar qofte Allahu, i Cili e ka kthyer kurthin e tij (djallit) ne cytje (peshperitje te gjoksit dhe asgje tjeter).” [Hadith i sakte. E ka nxjerre Ebu Daudi 5112]. Ne nje transmetim tjeter thuhet se Profeti tha: “Ky eshte besimi i sinqerte.” Transmeton Aisha (radiallahu anha), se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Ndokujt prej jush mund t’i vije djalli dhe t’i thote: “Kush te ka krijuar ty?” Ai i pergjigjet: “Allahu.” Djalli i thote: “Po Allahun, kush e ka krijuar?” -Nese ndokujt prej jush i vjen ne mendje dicka e tille, te thote: “Kam besuar vetem Allahun dhe te Derguarin e Tij”, sepse keshtu i ikin keto mendime.” [Hadith i sakte. E ka nxjerre Ahmedi, Ebu Jeala dhe el Bezzar. Gjendet ne “Sahih et Targib uet Terhib”, te shejh Albanit]. Kurse ne nje transmetim tjeter thuhet: “Kujt i vjen ne mendje dicka e tille, t’i kerkoje mbrojtje Allahut (te thote: eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim) dhe t’i jape fund atij mendimi (ta largoje ate duke menduar gje tjeter).” [Buhariu dhe Muslimi, nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu)]. Pra, ne keto hadithe tregohet qarte gjykimi per keto mendime qe i vijne besimtarit kur eshte ne hapat e themelimit te besimit te tij, kur besimi fillon te zere vend ne zemren e tij, gje e cila tregon per sinqeritetin e tij dhe kerkimin e te vertetes ne mendjen e tij, si dhe cfare duhet te beje besimtari ne kete faze apo kur i vijne ne mendje mendime te tilla qe jane ngacmime nga shejtani i mallkuar. Perderisa nje besimtari i vijne mendime te tilla, ai bindet se eshte ne besimin e vertete dhe se keto peshperitje i vijne nga djalli, dhe keshtu i jep fund menjehere atyre mendimeve dhe nuk vazhdon me to per t’u dhene pergjigje ne mendjen e tij, sepse e di qe jane vetem pyetje qe te cojne ne qorrsokak dhe ne humbje, por i kerkon mbrojtje Allahut nga djalli i mallkuar, shpreh vazhdimisht shehadetin dhe e largon mendimin nga keto gjera, duke e zene mendjen me permendjen e Allahut dhe me gjera te dobishme. Lusim Allahu te na mundesoje besim te sinqerte dhe sinqeritet ne fjale e ne veper!

«11» «10» «9» «8» «7» «6» «5» «4» «3» «2» «1»