(Pyetja Nr. 50) Geni / Tiranë / 13-4-2009

Message: Selamu alejkum. O vella, a eshte e vertete se ti nuk e ben qafir ate qe e mohon diten e gjykimit?

Përgjigje / 21-4-2009

Kjo pyetje eshte pak e çuditshme, megjithese tregon per sinqeritetin e pyetesit dhe sqarimin e tij per diçka qe mund te kete degjuar. Sidoqofte, Allahu me ruajte dhe i ruajte muslimanet qe te thone apo te besojne ate qe nuk e ka thene Allahu dhe i Derguari i Tij apo te thone te kunderten e asaj qe ka thene Allahu dhe i Derguari i Tij. Kurani, Suneti dhe i gjithe ymeti musliman eshte bashkuar unanimisht se mohuesi i ringjalljes dhe i dites se gjykimit ka bere kufer dhe ai eshte kafir, dhe per kete gje duhet te pendohet, madje te burgoset nga prijesi i muslimaneve dhe t’i lihet tri dite afat per t’u penduar dhe per t’u kthyer nga fjala e tij, perndryshe duhet te vritet si murted (dezertor). Nese dikush ka gjetur te shkruar apo te degjuar fjale tjeter nga kjo qe te kete dale prej meje, atehere eshte i lutur qe te na e tregoje se ku gjendet, e Allahu eshte Ai qe i ka ne dore zemrat e roberve te Tij, dhe ne i lutemi Allahut qe te na i forcoje zemrat ne Fene e Tij!

Por vlen te permendim ketu diçka tjeter shume te rendesishme ne lidhje me njerezit tane te aferm apo te larget, qe i thone vetes muslimane por qe shume prej tyre e mohojne ringjalljen, se detyra jone ndaj tyre eshte qe t’i mesojme dhe t’i keshillojme me fakte dhe argumente nga Kurani dhe Suneti, si dhe nga logjika e shendoshe per ekzistencen e botes tjeter dhe se njerezit do te ringjallen padyshim, dhe do te japin llogari per veprat e tyre ne dynja, gje te cilen e besojne te gjithe ithtaret e feve qe quhen monoteiste (jehudet, te krishteret dhe muslimanet). Madje edhe shume ithtare pagane besojne ne boten e ardhshme, por sipas trillimeve te tyre larg te vertetes. Shkak per ngulitjen e ketij mosbesimi ne boten tjeter tek shqiptaret ne pergjithesi, sigurisht qe ka qene sistemi komunist, i cili per vite te tera luftoi dhe punoi per mbjelljen e ateizmit ne gjakun e njerezve. Pra, çeshtja nuk eshte thjesht qe te jepen gjykime, pasi qe gjykimi i takon vetem Allahut, por çeshtja eshte se çfare detyre kemi ne qe na ka udhezuar Allahu ne fene e Tij, kundrejt ketyre njerezve?! Detyra jone eshte: “Fto ne rrugen e Zotit tend me urtesi dhe keshille te bukur…” Pra, t’i ftojme njerezit tane ne fene e Allahut me urtesi, dhe te mundohemi sa te kemi mundesi qe te mos i leme ata te biene pre e perendimit dhe e besimeve e kulturave te tij. E Allahu eshte Ai qe e ka ne dore suksesin!

(Pyetja Nr. 49) Arianit / Tiranë / 10-4-2009

Message: es selamu alejkum. Allahu na ruajte se ne njerezit nuk na mbaron asnjehere pseja! Pse ne njerezit nuk i shohim xhindet kur i kemi armiq?

Pse njerezit do te denohen perjet ne ferr kur te keqijat e tyre ne dunja kane qene me te pakte, a eshte e drejte?

Përgjigje / 17-4-2009

1. Ka shume gjera qe njeriu nuk i sheh por i ndien, madje edhe nese nuk i ndien, ato ekzistojne. Nje prej kushteve te besimit te muslimanit eshte qe te besoje ne te fshehten per te cilen ka njoftuar Allahu. Madje as Allahun e Madheruar, Krijuesin e gjithçkaje qe ekziston, njeriu nuk e sheh. po keshtu nuk sheh as engjejt dhe as xhinet, as jeten e varrezave dhe as xhenetin e xhehenemin qe jane te krijuara me krijimin e qiejve e te tokes. Te gjitha keto jane prove per njeriun dhe per muslimanin, ne menyre qe te dallohen ata qe besojne ne Allahun dhe ne Fjalen e Tij nga ata qe nuk besojne. Allahu i Madheruar thote: “Elif, lam, mim. Ky është libri në të cilin nuk ka pikë dyshimi, udhëzues për të devotshmit. Ata të cilët besojnë në të fshehtën, kryejnë faljen dhe shpenzojnë nga ajo që Ne u kemi furnizuar. Ata të cilët besojnë në atë që të është zbritur ty (O Muhamed) dhe atë që është zbritur para teje, dhe besojnë me bindje të plotë në botën tjetër. Ata janë të udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe ata janë të shpëtuarit.” [El Bekare, 1-5]. Pra, se pari njeriu eshte ne prove per te besuar apo jo ekzistencen e xhineve, edhe pse nuk i sheh. Dhe se dyti, njeriu nuk eshte armik me xhinet, por vetem me ata qe jane shejtane prej tyre, ashtu si eshte edhe armik i njerezve qe jane shejtane, sepse shejtane ka prej njerezve ashtu si ka edhe prej xhineve. Nese eshte parasysh kjo, atehere dyshimet qe vijne ne mendje ne lidhje me kete gje pargohen lehte, uel hamdu lilah.

2. Pyetja e dyte tregon per mosnjohjen mire te atributeve te Allahut dhe te vertetes se njeriut. Se pari, Allahu eshte i Drejte dhe nuk i ben padrejtesi askujt dhe asgjeje prej krijesave te Tij, as sa grimca me e vogel. Se dyti, Allahu e ka krijuar njeriun, e zoteron ate dhe e ka prone te veten me te cilen vepron si te doje. Edhe sikur Allahu ta ndeshkonte njeriun apo ta zhdukte ate, Ai eshte i Plotefuqishem dhe nuk pyetet nga askush. Nuk ia merr doren askujt, sepse vet eshte Zot i gjithçkaje. Por, Allahu eshte Krijuesi me i mire, i Plotefuqishmi dhe i Urti. Krijon me urtesi dhe me drejtesi. Nuk i ben padrejt askujt dhe asgjeje, por jane krijesat ato qe i bejne padrejtesi vetes se tyre.

Kush eshte ai qe i ka peshuar te keqiat e atyre qe do te denohen perjete ne zjarr, qe te thuhet se denimi do te jete me i madh nga ç’meritojne?! Me çfare peshore i ka matur?! Keto jane dyshime dhe gjera qe te vijne ne mendje nga mosnjohja e vertete e Allahut dhe atributeve te Tij, nga mosdija. Por, keto mendime duhen luftuar menjehere duke pyetur ata qe kane dije, perndryshe njeriu mund te humbe rruge dhe te shkaterrohet. Nese te vjen nje mendim i tille, apo nje dyshim, atehere pyet njerez me dije nga Islami dhe menjehere pas sqarimit, dyshimi do te largohet dhe ty do te rritet besimi edhe me shume, sepse zbulon diçka nga e verteta, dhe e verteta eshte se miresia e Allahut mbi njeriun eshte shume e madhe, e pallogaritshme, kurse vepra e njeriut kundrejt Allahut eshte shume e keqe, e paimagjinueshme. Nese dikush qe i ke bere mire ta mohon ate te mire qe i ke bere, çfare do te beje me te?! Kurse Allahu eshte Ai qe te ka dhene jete dhe te gjitha te mirat qe te jetosh e te punosh. Te ka dhene mendje dhe te ka ngritur nga shume krijesa qe ka krijuar. Kurse njeriu e mohon Allahun dhe te mirat e Tij, dhe ia dedikon ato vetvetes ose ndonje zoti apo idhulli te rreme! Vertet njeriu i ben padrejtesi te madhe vetvetes dhe nuk eshte Allahu Ai qe i ben padrejtesi njeriut! Allahu na ruajte nga zemerimi i Tij!

(Pyetja Nr. 48) Ibn Islam / 8-4-2009

Message: eselamu alejkum!
Kush e ka permendur emrin ISLAM per here te pare pos Allahut dhe melekeve?
Cili njeri e ka permendur emrin ISLAM per here te pare?
Xhezake Allahu Hajran!

Përgjigje / 13-4-2009

Allahu i Madheruar thote: “Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve myslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran), me qëllim që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit e tjerë. Andaj, faleni namazin, jepni zeqatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!” [El Haxh, 78].

(Pyetja Nr. 47) Arianit / Tiranë / 6-4-2009

Message: 1. Pse Allahu e krijoi djallin kur prej tij nuk ke asnje dobi kur ai ua deshiron te keqen te gjithe njerezve?

2. A eshte e vertete se cdo njeri dyshon ndonjehere ne Zotin, per vete faktin se nuk e ka pare?

Përgjigje / 10-4-2009

Se pari, muslimani duhet te kete ndermend nje rregull te rendesishem, pa te cilin nuk mund te jete besimtar i vertete, e ai rregull merret nga Fjala e Allahut: “Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin, Tokën dhe çfarë ndodhet midis tyre. Kjo është hamendja e jobesimtarëve; prandaj mjerë jobesimtarët kur të hidhen në zjarr!” [Sad, 27] Dhe nga Fjala e Allahut: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto – lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.” [Al Imran, 190-191] Dhe nga Fjala e Allahut: “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!” [El Mu’minun, 115].

Pra, Allahu nuk ka krijuar asgje me kot, pa qellim te caktuar, dhe pa dobi, sepse Allahu eshte Krijuesi me i mire, qe di mire se çkrijon, si e krijon dhe perse e krijon. “Vërtet, Zoti yt është Krijuesi Madhështor, i Gjithëdijshmi.” [El Hixhr, 86]. Allahu eshte i Gjithefuqishmi per te krijuar gjithçka qe deshiron, por Ai eshte i Urte dhe krijon me urtesine e Tij absolute por jo me kot. I Lartesuar eshte Allahu nga çdo e mete! Allahu na ruajte nga denimi i Zjarrit!

Tani te kthehemi tek pyetja: nese do te meditoje pak me shume ne arsyen perse Allahu e ka krijuar shejtanin, apo se ç’dobi ka nga krijimi i shejtanit, pjesa me e madhe e pergjigjes qe te shkon menjehere ne mendje do te ishte: per te sprovuar njerezit se kush do te ndjeke rrugen e drejte dhe kush do te ndjeke rrugen e shtrember. Dhe kjo eshte e vertete, qe shejtani perpiqet te mashtroje njerezit dhe t’i largoje ata nga rruga e drejte, madje eshte betuar per kete, dhe Allahu na ka paralajmeruar qe shejtani eshte armiku yne i perbetuar. Por, a eshte krijuar shejtani si shejtan qe ne fillim kur eshte krijuar? -Jo, por ai ka qene prej xhineve besimtare dhe adhurues te Allahut. Madje per shkak te adhurimit dhe bindjes se madhe ndaj Allahut, Allahu e kishte afruar Iblisin dhe e kishte ngritur lart me engjejt, deri sa Allahu i tregoi engjejve, ne mesin e te cileve edhe Iblisi, se do te krijonte njeriun, atehere filloi xhelozia dhe smira te levize ne zemren e Iblisit, sepse mendonte se ai ishte krijesa me e mire dhe me e dashur tek Allahu, madje edhe engjejt mendonin keshtu, por kur Allahu krijoi njeriun, i urdheroi te gjithe ata qe t’i perulen atij, per t’u treguar se Ai krijon ç’te doje me urtesine e Tij, edhe me te mire se Iblisi dhe engjejt, dhe per t’i provuar ata nese i binden vertete Allahut apo xhelozia dhe mendimi qe kishin per veten do t’i pushtonte ata?! Engjejt e kaluan proven me sukses, por Iblisi humbi ne prove dhe nxori ne pah ate qe kishte ne zemer: mburrjen, mendjemadhesine, vetekenaqesine, mendimin se ishte krijesa me e mire e Allahut, dhe kjo e beri ate qe te thyente Urdhrin e Allahut dhe qe te meritonte mallkimin e Tij, dhe qe prej asaj dite, ai u quajt shejtan – djall – i mallkuar – i nxjerre nga meshira e Allahut. Menjehere ai filloi luften kunder njeriut, sepse humbi vendin qe mendonte se kishte tek Allahu dhe tek engjejt. Dhe ai do te jete armik i njeriut deri ne diten e Kiametit, dhe do te perpiqet me te gjitha menyrat e tij mashtruese per mashtrimin e njeriut dhe per largimin e tij nga rruga e drejte, por siç thote Allahu: “Në të vërtetë, ti nuk do të kesh pushtet mbi robërit e Mi, përveçse mbi të humburit, që të pasojnë ty.” [El Hixhr, 42]. Madje vete shejtani do te thote: “Dhe, kur të marrë fund puna, djalli do të thotë: “Vërtet,
Allahu ju bëri një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi. Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim).” Vërtet, keqbërësit do të kenë një dënim të dhembshëm.” [Ibrahim, 22].

Allahu i ka dhene shume prova njeriut, dhe kush i kalon ato, arrin vendin me te larte tek Allahu. Njeriu eshte krijese te ciles Allahu i ka dhene mundesite qe te jete me e mira nga te gjitha krijesat, qofte edhe se engjejt. Si keshtu? -Pergjigja: Allahu i ka dhene njeriut prova me te renda se te gjitha krijesat, dhe nese ai i kalon me sukses ato, patjeter qe arrin vendin me te larte tek Allahu. Allahu i ka dhene njeriut dy armiq kryesore: vetveten dhe deshirat e epshet e saj dhe shejtanin dhe ngacmimet e tij. Kurse xhinet kane armik vetem vetveten dhe epshet e saj. Kurse engjejt nuk e kane armik vetveten, sepse nuk kane epshe ashtu si njeriu, perveç disa gjerave qe i kane kaluar tashme, siç eshte xhelozia qe shprehen kur Allahu krijoi Ademin, por ata iu binden Allahut menjhere dhe kerkuan falje per fjalen e tyre. Kurse shejtani refuzoi dhe u mund nga epshet e veta. Prandaj, kur dijetaret flasin ne lidhje me ate se kush eshte me i mire: Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) apo Xhibrili, ata thone: Muhamedi (salallahu alejhi ue selem). Pse? – Sepse ai eshte njeri qe ka epshe dhe deshira por te cilat i ka mundur dhe i ka dhene privilegj deshirave te Allahut dhe arritjes se kenaqesise se Tij, etj, etj. Por, kur vjen fjala per te krahasuar Xhibrilin me ndonje njeri tjeter, thone se Xhibrili eshte me i mire, sepse ai eshte besniku i qiellit. Po keshtu, pejgamberet ne pergjithesi jane me te mire se engjejt ne pergjithesi. Madje shume prej njerezve besimtare arrijne vend te larte dhe me te mire se engjejt ne pergjithesi. Pra, e gjithe çeshtja eshte se kush i bindet me shume Allahut dhe kush i privilegjon deshirat e Allahut mbi te vetat, prandaj Allahu Allahu thote: “Për këtë, le të garojnë ata që garojnë.” [El Mutaffifin, 26]. Por kete nuk e arrin dot veçse ai te cilit i jep sukses Allahu, prandaj i lutemi Allahut te na jape sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij!

2. Ebu Hurerja (Allahu qofte i kenaqur me te!) thote: “Erdhen disa njerez nga shoket e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe i thane: “Ne po na vijne ndonjehere ne mendje disa gjera te cilat nuk guxojme kurre t’i themi per shkak te gjynahut te madh qe jane!” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u tha: “A ju ka ardhur ne mendje nje gje e tille?” -“Po!”, thane ata. Pejgamberi tha: “Epo, ky eshte besimi i hapur dhe i vertete.” [E ka nxjerre Muslimi].

(Pyetja Nr. 46) Lonita / Kosovë / 27-3-2009

Message: selam alejkum. A eshte e vertet se te vdekurit vizitohen ne mes veti ne varreza?

Përgjigje / 28-3-2009

Po, eshte e vertete. Argument per kete eshte hadithi i sakte i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ku thuhet: “Kur besimtarit i afrohet vdekja, vijne tek ai engjejt e meshires me mendafsh te bardhe dhe thone: “Dil e kenaqur dhe me kenaqesine e Allahut me ty per te borziloku dhe tek Zoti qe nuk eshte i merzitur me ty!” Atehere shpirti del si aroma me e mire e miskut, dhe ate e kapin engjejt njeri pas tjetrit deri sa arrijne te dera e qiellit dhe thone: “Sa e mire kjo arome qe ju ka ardhur nga toka!” Pastaj e çojne ate tek shpirtrat e besimtareve, te cilet gezohen aq shume me te, sikur dikush nga ju te gjeje diçka te rendesishme qe i ka humbur. Ata (shpirtrat e besimtareve) e pyesin ate: “Çfare ka bere filani? Çfare ka bere filani?” Thone: “Lereni te qete, sepse ka qene ne peripecite e dynjase.” Nese ai u thote per dikend: “Pse, a nuk ka ardhur tek ju?” Ata i thone: “Eshte derguar tek vendi i tij, ne humnere (te xhehenemit).” Kurse kur i afrohet vdekja mosbesimtarit, atij i vijne engjejt e denimit me fshikullim dhe i thone: “Dil i zemeruar dhe me zemerim mbi ty per ne denimin e Allahut, si era me e rende dhe e keqe.” Deri sa vijne bashke me te ne qiellin e tokes, dhe aty thone (rojet e qiellit, engjejt): “Sa ere e keqe!” Pastaj e çojne ate tek shpirtrat e mohuesve.” [Hadith Sahih. e ka nxjerre Nesai 1833, Iben Maxheh 1309].

(Pyetja Nr. 45) Eri / Tiranë / 26-3-2009

Message: e selamu alejkum, hadithi: “Allahu zbret ne nje te treten e nates…” behet fjale me Qenjen e Tij apo me dijen e Tij, nje komentim me te gjere per kete teme dhe cili eshte dallimi ndermjet selefeve me mutezilijet ne kete ceshtje. Allahu te shperblefte!

Përgjigje / 26-3-2009

Lexo me hollesisht per kete çeshtje ne temen “Akidja e Selefeve dhe Dijetareve te Hadithit (4)”.

(Pyetja Nr. 44) Leonita / Kosovë / 23-3-2009

Message: selam alejkum. E kam nje pytje qe eshte ne interent qe kinse shkencetaret ruse kane zbuluar nen tok 15 km zera duke u denuar, sa eshte e vertet me kuran dhe sunet kjo gje?

Përgjigje / 23-3-2009

Denimi i njerezve ne varr eshte diçka e vertete dhe per te ka shume argumente nga Kurani dhe Suneti, madje besimtari ne çdo namaz i lutet Allahut qe ta ruaje nga denimi i varrit. Por se sa eshte e vertete qe ruset apo dikush tjeter ka degjuar zera ne thellesi te tokes, dhe se a jane ato zera te atyre qe denohen ne varr, kjo nuk ka argument qe mund te degjohet denimi i atyre qe jane ne varr, aq me teper kur thuhet se ato zera jane degjuar 15 km ne thellesi te tokes, sepse varret nuk jane aq thelle ne toke. Ndoshta ata vertet kane degjuar zera dhe nese vertete kane degjuar, mundesia me e madhe eshte qe ato mund te kene qene zera xhinesh, te cilet jetojne ne thellesi te deteve dhe oqeaneve, si dhe ne vende te erreta. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 43) Anonim / 11-3-2009

Message: selam alejkum. Kisha nje pytje kur i kam heqe qumeshti vajzes bera nieti dhe te gjithe diten nuk e ushqeva me qumesht ne darke vajza mu semure dhe i dhashe qumesht, a ka ndonje trasmetim nese e ke bere njetin tja heqe qumeshti dhe e thyne ky femije te ha me sy. Allahu ju a shperbleft me xhenet!

Përgjigje / 14-3-2009

Nuk ka argument per kete gje dhe nuk ka asnje problem qe t’ja nderpresesh qumeshtin e gjirit femijes dhe pastaj t’ja kthesh perseri, aq me teper ne rast nevoje kur femija nuk ha gje tjeter. Ato qe mund te fliten nga gojet e njerezve jane fjale te pabaza dhe te paverteta. Por, kujtojme ketu se kur Allahu thote ne Kuran qe nenat duhet t’u japin qumesht gjiri foshnjeve te tyre dy vjet te plota, kjo eshte me e mira per femijen dhe per shendetin e tij, sepse ushqimi me qumeshtin e nenes i jep femijes imunitet dhe e mban me larg semundjeve gjate jetes se tij. Dhe nuk keshillohet ne asnje rast qe femijes t’i hiqet qumeshti pa arsye bindese dhe serioze, kur behet fjale se mund te demtohet rende shendeti i nenes. Allahu i ruajte femijet e muslimaneve dhe u dhente atyre shendet te plote dhe e befte besimtare te mire e te devotshem!

(Pyetja Nr. 42) Abdulaziz / Shkodër / 3-3-2009

Message: esselamu alejkum! Si qendron puna me nje vlla i cili sa here qe dyshon se ka dale nga islami, per shkak te teprimit duke qeshur me disa gjera te islamit [pa i mohuar ato, thjesht per humor], thote shehadetin per siguri duke menduar se ndoshta ka dale nga islami! All-llahu jua shperblefte!

Përgjigje / 8-3-2009

Ky vella duhet te kete kujdes dhe te kete frike Allahun, e te mos tallet apo te beje shaka me gjerat e fese, sepse kjo eshte tallje me Allahun dhe kufer (dalje nga Islami). Allahu i Madheruar thote: “Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.” [Et Teube, 65-66]. Pra, ky vella te pendohet tek Allahu dhe te mos e perserise kurre me kete gje. Lusim Allahun te na mos na vdese veçse duke qene muslimane dhe ne bindje ndaj Tij!

(Pyetja Nr. 41) Abdulaziz / Shkodër / 25-2-2009

Message: Esselamu alejkum vlla! Deshta me te pyt ne lidhje me imagjinimin e te ardhmes, duke e deshiruar ate qe imagjinon, qe a lejohet nje dicka e tille? Po ruajtja nga kapja e syrit, a behet vetem per gjerat e bukura apo per çdo gje, sepse ka prej atyre qe mundohen ti shemtojne gjerat per te mos ia kapur syri?

Përgjigje / 21-2-2009

Pjesa e pare e pyetjes nuk eshte e qarte.

Ibnul Kajim, ne librin “Zadul Miad”, ka permdur se Uthmani (radiallahu anhu) pa nje femije te lezetshem (te bukur) dhe tha: “Nxijani gropat e faqeve (qe behen kur qesh)!” … [Mexhmuu Fetava ue Rasail, 9/171]. Pra, nuk ka ndalese qe t’a lyesh fytyren e femijes me ngjyre te zeze nese ke frike nga marrja mesysh, por nuk duhen harruar hadithet ku Pejgamberi na ka mesuar se duhet te kerkojme mbrojtje nga Allahu per kete gje, te lexojme suret “El Felek” dhe “En Nas” dhe t’ja lexojme ato femijeve sa me shpesh. Nuk duhet harruar se gjithçka ndodh me lejen e Allahut dhe asgje nuk ndodh pa lejen e Tij, keshtu qe frika nuk duhet t’i kaloje kufijte e saj, gje e cila kalon ne dobesim te besimit dhe te mbeshtetjes tek Allahu. Lexoi femijes Kuran dhe lutju Allahut ta begatoje, dhe Allahu e ka ne Dore ruajtjen e tij dhe gjithçka, asgje nuk del nga Vullneti i Tij.

«11»   «10»   «9»   «8»   «7»   «6»  «5»   «4»   «3»   «2»   «1»