(Pyetja Nr. 40) Enesi / Itali / 21-2-2009

Message: selam alejkum. Vella i nderuar, kam ndegjuar se Zoti ka krijuar vetem kater gjera me doren e tij, cilat jane ato dhe si jane krijuar te tjerat dhe qysh, nese me lejohet ta shtroji kete pytje?

Përgjigje / 28-2-2009

Kane ardhur disa transmetime ne lidhje me gjerat qe Allahu i ka krijuar apo i ka bere me doren e Tij, por i sakte eshte vetem hadithi ku thuhet: “Allahu e ka krijuar Ademin me Doren e Tij dhe e ka shkruar Teuratin me Doren e Tij.” [“Shkurtimi i librit “el Uluu”, te Dhehebiut, nga shejh Albani, f. 75]. Po keshtu, kane ardhur transmetime se Allahu e ka mbjelle xhenetin me Doren e Tij dhe i ka shkruar Fletushkat (e Ibrahimit dhe Musait) me Doren e Tij, por keto transmetime jane te dobeta.

(Pyetja Nr. 39) Hajrush / Suedi / 14-2-2009

Message: bismilah arrahman arrahim
selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu
Allahu ju shperblefte me te mira.
Kam 2 pyetje:
1. A kane egzistuar shpirtat tone ma heret?
Psh hadithi me Ademin alejhi selam ku Allahu ja tregon te gjithe njerzit kur e ferkon ne shpine dhe i tregon cilet jane per xhenet dhe cilet jane per zjarr, dhe hadithi ku deshmojne njerzit qe vetem Allahu Subhanehu ue teala meriton te adhurohet, nuk me kujtohen hadithet saktesisht, si komentohen keto hadithe.
2. nje vella pyet si qendron puna kur do ta ushqesh femijun psh harroj te them bismilah dhe me kujtohet pasi qe kam filluar ta ushqej, cka te thuhet ne kete rast, a te them bismilah nga fillimi deri ne mbarim siq thote hadithi per te rriturin?

Përgjigje / 21-2-2009

1. Allahu i Madheruar thote: “Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë kundër vetes së tyre, u tha: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata u përgjigjën: “Po, dëshmojmë se Ti je.” Kështu bëri Ai, në mënyrë që ju (o njerëz) të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Këtë nuk e kishim ditur.” [El A’raf, 172]. Pra, shpirtrat e njerezve jane krijuar para se t’u merrej premtimi per njesimin e Allahut dhe para se te krijohen trupat e tyre, siç eshte e kuptuar.

2. Nese dikush harron te thote “bismilah” per femijen kur e ushqen, mund te thote “bismilah evelehu ue ahirahu”, krahasuar me fjalen qe duhet te thote i madhi, pasi qe shkaku dhe gjykimi jane te njejte, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 38) Muhammedi / Zvicër / 9-2-2009

Message: Esselamu Alejkum ve Rahmetull-llah!
A ka argument te vertete se njerzit ne Xhennet do te jene pa mjekrra?

Përgjigje / 12-2-2009

Po! Ne nje hadith te sakte me rruget e tij qe forcojne njera-tjetren, te transmetuar nga Muadh iben Xhebel (radiallahu anhu), thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Banoret e xhenetit do te hyjne ne xhenet te zhveshur, pa mjekra dhe me syte si te lyer (me kohl). Mosha e tyre do te jete 30 apo 33 vjeç.” [Hadithin e ka nxjerre Tirmidhiu 2545. Shejh Albani e ka konsideruar Hasen – te mire.] Lusim Allahun te na beje prej banoreve te xhenetit!

(Pyetja Nr. 37) Astrit / Gjakovë / 6-2-2009

Message: Te nderuar vllezer musliman desha t’ju bej nje pyetje te shkurte me shprese se nuk do te keqkuptohemi inshAllah Teala.
-Nese nje njeri te pyet se qfare feje ka Allahu Teala atehere si do te duhej ti pergjigjem une ketij njeriu? Selamun alejkum.

Përgjigje / 11-2-2009

Ketij njeriu thuaji fjalen e Allahut: “Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami.” [Al Imran, 19]. Dhe thuaji: “Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që e nënçmon vetveten. Ne e zgjodhëm atë në këtë botë, kurse në botën tjetër ai do të jetë ndër të mirët. Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!” – ai u përgjigj: “Iu përula Zotit të gjithësisë!”Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanë të nënshtruar ndaj Atij!” [El Bekare, 130-132]. Pra, feja e pranuar tek Allahu nga njeriu eshte vetem Islami, feja e zgjedhur nga Allahu per njerezit dhe feja e te gjithe pejgambereve te Allahut. Duhet pasur parasysh se feja eshte nje teresi besimesh, ritesh dhe ligjesh qe ndjek njeriu ne pergjithesi, kurse muslimani ia dedikon keto ne forme adhurimi ndaj nje Zoti te Vetem e te Pashoq, Allahut. Pra, feja eshte besimi dhe praktikimi i njeriut ndaj Krijuesit te tij. Kurse kur themi se feja e Allahut eshte Islami, dmth qe Allahu nuk pranon te adhurohet nga njeriu me fe tjeter perveç Islamit, qe vete e ka caktuar per njeriun. Por nuk thuhet se Allahu ka fe me te cilen zbaton ligjet e dikujt tjeter, perndryshe, kjo gje do te ishte kufer (mosbesim dhe mohim i Allahut si Zot dhe Krijues i gjithçkaje).

(Pyetja Nr. 36) Eri / Tiranë / 3-2-2009

Message: eselamu alejkum, o vlla desha me dite a lejohet qe te deklarosh per nje qafire qe ka vdekur qe eshte prej banorve te xhehenemit? dhe te deklarosh per nje musliman qe eshte prej banoreve te xhenetit? se kam par ne shume vllezer qe kjo gje eshte ber menyre e te shprehurit pa problem. Allahu te shperblefte.

Përgjigje / 11-2-2009

N.q.s. dihet per nje person qe ka vdekur kafir, atehere thuhet se ai eshte prej banoreve te xhehenemit, pa ndonje problem, dhe kjo dihet e sigurte per ata njerez qe vdesin dhe nuk jane ne Islam, qofshin te krishtere, çifute, budiste, zjarrputiste, apo te çfare do feje qofshin, perderisa Allahu i ka quajtur ata qafira ne Librin e Tij. Kurse per muslimanet lejohet te thuhet se do te jene ne xhenet, por ne pergjithesi, kurse per persona te veçante muslimane, thuhet qe shpresojme te jete prej banoreve te xhenetit, por kjo gje nuk thuhet e prere dhe e sigurte, pasi qe fundin e jetes se tij nuk e di veçse Allahu i madheruar, nese ka vdekur musliman apo jo. Lusim Allahun te mos na vdese, veçse duke qene muslimane!

(Pyetja Nr. 35) Anonim / Greqi / 25-1-2009

Message: Selam alejkum
O vllezer desha te bej disa pyetje.
1-Shenja e pare e kijametit eshte shafitja e tokes apo zjarri, dhe mehdiu eshte nga shenjat e medha apo shenje nderlidhese me te medhate.
2-A kane thene dijetaret Islam per ndonje shenje te kijametit qe eshte ne rend te vije tash ne keto ngjarje qe po ndodhin tani.
3-Kush perj ketyre grupeve eshte suneh (nese ka): HAMAS, FATAH, XHIHAD ISLAMIK, ETJ ETJ.
4-Ne Sham cilet shtete perfshihen.
5-Ne hadithin qe thuhet do te jete Shpallja aq sa do Allahu dhe do ta ngreje kur te doje Allahu,pastaj halifati etj etj pastaj perseri halifafi pastaj heshti Profeti a.s,tani ky halifat i dyte do te jete para ardhjes se Mehdit apo pas.
6-Nga 12 imamet e dreje kane dalur 5, dhe 7 te tjeret do te dalin para Mehdit apo pas.

Përgjigje / 6-2-2009

1. Shenja e pare nga shenjat e medha te Kiametit, eshte zjarri qe shfaqet nga lindja ne perendim dhe i bashkon njerezit per vdekjen e tyre. Keshtu e transmeton Buhariu nga Enesi (radiallahu anhu). Kane ardhur edhe transmetime te tjera qe thone se zjarri eshte shenja e fundit, por dijetaret kane thene se nuk ka dallim nese eshte e para apo e fundit, pasi qe shenjat e medha te kiametit vijne menjehere njera pas tjetres, ne diten e fundit, ne diten e Kiametit. Kurse Mehdiu eshte nga shenjat e vogla te Kiametit.

2. Shenjat e vogla te Kiametit nuk kane ndonje radhe te caktuar dhe te njohur, sepse kjo gje nuk eshte permendur ne tekstet hyjnore te Kuranit apo Hadithit, perveç disa haditheve qe permendin disa prej shenjave te vogla te Kiametit, por pa ndonje radhe te caktuar, madje shume prej atyre shenjave kane ndodhur dhe ndodhin vazhdimisht ne kohe te ndryshme, nga te cilat eshte edhe kjo qe ndodh sot me çifutet ne luften e tyre ne Palestine, apo luften ne Irak, etj. Per ta kuptuar me mire çeshtjen e shenjave te Kiametit dhe se si duhet te reagosh me to, te keshillojme librin tone “Metoda e selefeve ne trajtimin e fitneve”.

3. Varet çfare eshte per qellim me fjalen “Sunneh”; a ke per qellim te kunderten e “shijave”, apo ke per qellim “ehli sunneh uel xhemaah”? Nese eshte e para, ata nuk jane shija, e nese eshte e dyta, ata jane grupe politike me shume se sa grupe islamike, e Allahu e di per gjendjen e tyre!

4. Ne vendet e Shamit perfshihen: Siria, Libani, Palestina, Jordania dhe nje pjese e Irakut.

5. Dijetaret thone se ky hilafet do te jete para ardhjes se Mehdiut. Lusim Allahun ta arrijme!

6. Muslimi transmeton nga Xhabir iben Semura, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Çeshtjet e njerezve do te vazhdojne te jene te qendrueshme, deri sa ti udheheqin ata 12 burra, qe te gjithe prej kurejsheve.” Ne nje transmetim tjeter thuhet: “Islami do te vazhdoje te kryesoje, deri ne udheheqjen e 12 halifeve, qe te gjithe nga kurejshet.” Dijetaret kane disa mendime ne lidhje me keto hadithe. Shume prej tyre thone se keta kane kaluar qe te gjithe, ne kohera te ndryshme. Te tjere thone se do te vijne te gjithe njeri pas tjetrit. Sido qe te jete, çeshtja e tyre nuk eshte plotesisht e njohur dhe ehli suneti nuk shkojne shume per te germuar se kush jane ata, sepse ata e dine se si duhet te veprojne ne çdo kohe, dhe nuk besojne ashtu si besojne shijat ne 12 imamet e tyre dhe ne cilesite e atyre imameve imagjinare te tyre. Nese dikush arrin kohen e ndonje prej ketyre imameve, te falenderoje Allahun qe e ka arritur ate, edhe pse kjo eshte diçka qe nuk dihet dhe e di vetem Allahu i Madheruar.

(Pyetja Nr. 34) Anonim / Evropë / 24-1-2009

Message: Selam alejkum
Allahu thote ne Kuran se cifutet thane per te krishteret se nuk kane fe, po ashtu edhe te krishteret thane per ata te njejten gje, dmth kundershtoshin njeri tjetrin, ndersa ne nje vend tjeter thote se ata jane miq te njeri tjetrit. Mund te me jepni pak shpjegim per kete.

Përgjigje / 2-2-2009

Allahu i Madheruar thote: “Allahu thote te verteten, dhe Ai udhezon ne rrugen e drejte.” [El Ahzab, 4]. Per kete nuk ka pike dyshimi, qe Allahu thote te verteten, perndryshe ky eshte mohim (kufer) qe e nxjerr njeriun nga Islami. Pra, kur Allahu thote se çifutet kane thene per te krishteret se nuk kane fe dhe anasjelltas, ka thene te verteten, sepse ata e kane thene kete gje per njeri-tjetrin, qofte edhe vetem nje grup prej grupeve te secilit prej tyre, dhe ne kohet e hershme apo te mevonshme. Per kete nuk ka dyshim, sepse qe ne fillim te ardhjes se Isait (alejhi selam), hebrenjte e luftuan ate, tentuan ta vrasin madje pretendojne se e kane vrare, si dhe e akuzojne nenen e tij ne nder, gjera te cilat jane kufer i hapur. Po keshtu edhe te krishteret kane thene per ta se jane te pafe kur kane vepruar keshtu, qofte te krishteret e hershem apo edhe te mevonshem.

Por kjo nuk do te thote se ata jane gjithnje dhe per gjithçka armiq te njeri-tjetrit, por ata jane miq te njeri-tjetrit kur behet fjale per te luftuar kunder muslimaneve, armikut te tyre te perbashket, megjithese armiqesia e hebrenjve eshte shume me e madhe se ajo e krishtereve kunder muslimaneve. Pra, ata bashkohen me njeri-tjetrin kunder armikut te perbashket, per interesa te perbashketa, por ne te vertete ata jane ne grindje te vazhdueshme me njeri-tjetrin dhe nuk e duan njeri-tjetrin. Kurse Allahu i paralajmeron besimtaret duke u thene: “O ju qe keni besuar! Mos i merrni jehudet dhe te krishteret per miq. Ata jane miq te njeri-tjetrit. Kushdo qe i merr per miq ata, ai eshte prej tyre.” [El Maide, 51]. Pra, Allahu i ndalon besimtaret qe te marrin miq jashte besimtareve, sepse perndryshe, jobesimtaret do t’i kthejne ata nga feja e tyre ne mohim, pavaresisht nga lloji i atyre mosbesimtareve, qofshin çifute, te krishtere, budiste, idhujtare, apo te çfaredo feje qofshin, sepse ata jane miq te njeri-tjetrit ne mohim, sepse mohuesit jane te njejte te gjithe dhe i perkasin nje populli te vetem. Lusim Allahun te na forcoje ne Fene e Tij dhe te na beje te qendrueshem ne te! Allahu eshte Zoti kesaj dhe i Plotfuqishem per gjithçka. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 33) Anonim / 22-1-2009

Message: SELAM ALEJKUM
Desha te bej nje pyetje.
Ne cvend do te zbresi Isa a.s ne Damask, te xhamia meauije, te kodra e bardhe (qe eshte perhere me bore) apo ne ndonje vend tjeter?

Përgjigje / 28-1-2009

Siç ka ardhur ne hadithin e sakte te transmetuar nga Muslimi e te tjere, Isai (alejhis selam) do te zbrese te minarja e bardhe ne lindje te Damaskut, ne Siri.

(Pyetja Nr. 32) Anonim / Mitrovicë / 23-12-2008

Message: selam alejkum. A ka ndonje argument se ku ndodhet xheneti dhe xhehnemi, ne qiej apo ne toke?

Përgjigje / 27-12-2008

Xheneti dhe xhehenemi apo parajsa dhe ferri, jane dy krijesa te Allahut, me te cilat Allahu do te shperbleje njerezit dhe xhinet sipas veprave te tyre, dhe ato te dyja jane te krijuara dhe ekzistojne tani. Ky eshte besimi i ehli sunetit, te cilet i kane kundershtuar ne kete pike mutezilite dhe havarixhet, por argumentet e shumta nga Kurani dhe Suneti e rrezojne fjalen e kundershtareve dhe vertetojne fjalen e ehli sunetit. Kurse per vendin se ku gjenden tani xheneti dhe xhehenemi nuk ka ardhur ndonje argument i sakte, keshtu qe ne heshtim ne kete çeshtje dhe themi se Allahu e di vendin e tyre. Keshillojme qe ne lidhje me kete çeshtje te lexohet libri “Sqarimi i Akides Tahavije”, qe ka bere Muhamed Iben Ebi el Izz el Hanefi, si dhe libri “Xheneti dhe Xhehenemi”, i Dr. Umer Sulejman el Eshkar.

(Pyetja Nr. 31) Abdurrahman Selefi / 10-10-2008

Selamun alejkum. Deshta nje pytje me ba: se cka dmth fjala KAFIR dhe a vlen ky fjal per te gjith ata qe nuk jane musliman. Jane disa ajete ku thote Allahu ehli-kitabi e keta qe jane ehli-kitabi a thirren kafir? Disa nga krishteret evropian po ashtu edhe krishter arab ketu ne perendim hidherohen kur po i thojn Kafir. Ata thojne se jane besimtar krishter nuk vlen ky fjal per ata, kurse kafir jane ata qe nuk besojne Zotin aspak, dhe besimtaret e hershme qe i kan besue psh Musas, Isaut apo profet tjeter dmth a do te hyn ne xhenet? Kurse librat e perparshme a jane tani ne tubimin e Kuranit apo ka perfundue ligji i atyre librave me zbritjen e Kuranit kurse Kurani sot eshte veqant nga ligjet e tyre? Allaju ju shperbleft!

Përgjigje / 14-10-2008

Fjala “Kafir” do te thote: mbulues i te vertetes, mohues i saj, mohues i nje te mire qe te behet, mosbesimtar. Kurse sipas Islamit, kafir eshte çdo njeri qe mohon, ose refuzon, ose nuk beson, ose qe pergenjeshtron, qofte edhe nje fjali, nje fjale apo nje germe nga ajo qe Allahu i ka shpallur Muhamedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!); apo qe mohon Muhamedin, apo ndonje tjeter nga te Derguarit e Allahut; apo qe mohon nje prej shtyllave te besimit (Allahun, engjejt, pejgamberet, librat qiellor, diten e kiametit, caktimin e Allahut dhe permbushjen e caktimit te Tij). Pra, kafir nuk eshte vetem ai qe nuk beson Zotin, qe eshte ateist. Ky eshte vetem nje lloj kafiri. Kurse kafirat, mohuesit e te vertetes se ardhur nga Allahu jane shume dhe te ndryshem. Nese mohon nje gje te vogel nga ajo qe ka shpallur Allahu, e ke mohuar Allahun dhe e ke pergenjeshtruar ate. Kjo eshte mese e qarte.

Prej ketu, çifutet apo jehudet dhe te krishteret, jane kafira, sepse te paret kane mohuar profetesin e Isait, birit te Merjemes dhe librin qe iu shpall atij, dhe kane mohuar Muhamedin dhe librin qe iu shpall atij; kurse te dytet kane mohuar Muhamedin dhe librin qe iu shpall atij nga Allahu; duke qene se qe te dy keta popuj, e kane pasur te shenuar ne librat e tyre dhe u eshte marre besa ne librat e tyre, se kur te vije Muhamedi, do ta besojne dhe do ta ndjekin ate, por ata e shtuan edhe me shume kufrin-mosbesimin, mohimin e tyre dhe kundershtimin e Allahut, duke i ndryshuar librat e tyre me duart e tyre per perfitime te uleta te kesaj dynjaje, siç eshte pushteti dhe pasuria. Pra, keta jane kafira dhe e dine shume mire qe jane te tille, sepse nuk e mbajten amanetin e Allahut, por e kane shkelur dhe e kane mohuar ate.

Perveç kesaj, Allahu i ka quajtur “kafira” ithtaret e librit ne Kuran, ne disa sure, si psh: “As ata të cilët kanë mohuar prej ithtarëve të Librit dhe as idhujtarët nuk duan që juve t’ju zbresë ndonjë e mirë nga Zoti juaj, por Allahu veçon me Mëshirën e Vet atë që dëshiron, e Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.” [El Bekare, 105]. Po keshtu ne suren El Hashr 2, 11, el Bejjine 1, 6.

Besimtaret e hershem qe i kane besuar Musait, Isait dhe te gjithe pejgambereve te tyre, e kane shperblimin te Zoti i tyre, nuk ka dyshim per kete. Por fjala eshte per ata qe erdhen me pas, per ata qe mohuan Isain dhe Muhamedin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te dy ata!). Keta jane mohues dhe vendi i tyre eshte zjarri, ku do te qendrojne pergjithmone. Rruga e vetme e shpetimit te tyre eshte qe te besojne Muhamedin dhe ate qe i eshte shpallur nga Zoti i tij, dmth Kuranin dhe Sunetin, sepese Muhamedi eshte vula e te gjithe Pejgambereve te Allahut, dhe pas tij nuk do te vije me asnje pejgamber tjeter, deri ne diten e Kiametit.

Librat e meparshem te shpallur nga Allahu, qe ua ka shpallur pejgamberve te Tij, Ibrahimit, Daudit, Musait, Isait, etj, ne besojme se ato libra u jane shpallur atyre pejgamberve. sepse na ka njoftuar Allahu per kete ne Kuran, por Allahu na ka njoftuar gjithashtu se ato libra jane shtremberuar nga ithtaret e vete atyre, nga paria jehude dhe e krishtere, gje me te cilen edhe u bene kafira dhe mohues te Allahut dhe te urdhrit te Tij, keshtu qe ne nuk na lidh asgje me librat qe gjenden sot ne duart e tyre, por kemi Kuranin qe na mjafton dhe qe i perfshin te gjitha shpalljet qe ka shpallur Allahu, duke anulluar shume prej ligjeve te meparshme te cilat kane qene si denim per jehudet per shkak te arrogances se tyre, dhe duke e persosur dhe plotesuar fene e Tij me shpalljen e Kuranit, siç e thote Allahu ne suren el Maide 3.

Ju keshillojme te lexoni suren el Bekare dhe Al Imran, bashke me komentin e tyre, sepse keshtu do t’ju sqarohen shume gjera ne lidhje me pikepyetjet tuaja, dhe do te perfitoni shume, me lejen e Allahut te Madheruar. Lexoni ketu.

Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe suksesi eshte vetem nga Ai. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

«11»   «10»   «9»   «8»   «7»   «6»  «5»   «4»   «3»   «2»   «1»