(Pyetja Nr. 105) Muhamet / Prishtine

Es Selam Alejkum (paqja qofte mbi ju)
Per fillim, Zoti ju shperblefte per punen qe beni.
Kam dy pyetje per ju:

1.    A mund të ma shpjegoni më gjerësisht se si punohet me kalendarin Islam; ky kalendar a ka qenë për qëllim të përdoret vetëm për festat fetare apo edhe për llogaritjen e viteve dhe datave të lindjeve? Sepse, ta zëmë, kur datat e lindjeve llogariten me kalendar Islam, siç edhe llogariten, atëherë i bije se profeti Muhamed a.s., ditëlindjen herë e ka pasur dhe e ka në pranverë, herë në verë, herë në vjeshtë e herë në dimër? Ndërkohë që me kalendarin diellor nëse e ke ditëlindjen në dimër gjithnjë po në dimër do ta kesh. Pasi që rrotullimi i tokës rreth diellit e përcakton një vit të plotë prej 365 ditësh, pse atëherë arabët e llogarisin kohën me kalendar hënor? Pra duke qenë se vitin nuk e përcakton rrotullimi i hënës rreth tokës por rrotullimi i tokës rreth diellit, i bije që vitet duhen llogaritur me kalendar diellor? Përfundimisht Cila është sakta, ditëlindja e llogaritur me kalendar diellor apo hënor? Të dyja nuk mund të jenë, sepse edhe shqiptarët (e perëndimorë) edhe arabët (e myslimanët tjerë) jetojmë në të njëjtin planet dhe e kemi të njëjtin diell e hënë?

 

2.    Si komentohet ky hadith: “Ditën e Kijametit, Zoti do e thërrasë Ademin a.s:”O Adem. Zoti yt të urdhëron të nxjerrësh nga zjarri një grup nga pasardhësit e tu. Ademi thotë:”O Zot, po sa janë një grup?” Zoti i thotë:”Në çdo njëmijë, 999 janë në zjarr dhe njëri do të hyjë në xhenet.” Kur i dëgjuan këto fjalë nga profeti a.s, shokët e tij ulën kokat dhe filluan të qajnë. Profeti a.s u çua dhe u largua në shtëpi. Menjëherë në shtëpi i erdhi Xhibrili a.s dhe i tha:”Më ka dërguar Zoti të të them: Përse i bën robët e Mi pesimistë? Shko dhe përgëzoji!” Atëherë doli profeti a.s dhe u tha:”Nga Jexhuxhët dhe Mexhuxhët do të jenë 999 dhe nga ju një. Dhe unë shpresoj që të jeni ¼ e banorëve të xhenetit.” Kur shokët e tij u gëzuan, profeti a.s u tha:”Madje unë shpresoj që të jeni 1/3 e banorëve të xhenetit.” Kur shokët e tij u gëzuan, profeti a.s u tha përsëri:”Madje unë shpresoj që të jeni gjysma e banorëve të xhenetit.”  Nga kjo që thuhet këtu disi po rezulton se të gjithë njerëzit tjerë që nuk i përkasin “Jexhuxhëve dhe mexhuxhëve” do të jenë në xhenet! Pra nëse perëndimorët dhe popujt tjerët nuk janë prej Jexhuxh  Mexhuxhve dhe se nëse asnjë prej popujve që kanë kaluar deri më tani nuk janë prej tyre (J.M) deshëm apo jo, në bazë të këtij hadithi (në qoftë i vërtetë) po i bije se përveç Jexhuxh Mexhuxhëve gjithë të tjerët (myslimanë, ithtarë të librit, e të tjerë) do të shpëtojnë, sepse nga 1000 persona 999 do të jenë për xhehenem vetëm prej Jexhuxh Mexhuxhëve, ndërsa 1 që s’janë prej tyre do të jetë në xhenet. Të paktën nëse në numrin 1 (të shpëtuarit) nuk përfshihen edhe të tjerët, a po i bije se myslimanët do përfshihen në shpëtim pavarësisht mëkateve!? – Pastaj një pyetje tjetër për këtë popull, – nëse Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë prej njerëzve – e njerëzit kanë nevojë për ujë dhe ushqim – si mund të jetojnë ata në një vend që është i rrethuar me male të tëra të larta dhe si nuk vërehen nga satelitët ajrorë? Si shpjegohet kjo?
Zoti ju shperblefte.

Pergjigje: 16/10/2015

1. Kur Allahu krijoi qiejte dhe Token, vendosi rregullin e funksionimit te tyre, i ndau ne galaktika, yje, planete, sisteme diellore; dhe vendosi diellin dhe henen per dallimin mes nates dhe dites dhe per llogaritjen e kohes, diteve dhe viteve. Allahu caktoi qe ne toke te funksionojne dy sisteme per llogaritjen e viteve dhe nderrimin e stineve; sistemin diellor dhe ate henor; dhe secilit prej tyre i caktoi vecorite e veta; viti diellor ka 365-366 dite, koha gjate se ciles Toka ben nje rrotullim te plote ne orbiten e saj rreth diellit, ku si rezultat nderrojne edhe stinet e vitit prej pranveres, veres, vjeshtes dhe dimrit; kurse hena nga ana tjeter sillet rreth tokes dhe e kryen nje rrotullim te plote per 29 ose 30 dite ng ate cilat percaktohen edhe muajt dhe vitet henor; nje vit henor ka 354-355 dite, por keto vite nuk ndikojne ne nderrimin e stineve sepse eshte thjesht rrotullimi i henes rreth tokes, i cili ndodh ne te gjitha stinet e vitit njesoj; vecoria kryesore e kalendarit henor eshte se Allahu e ka zgjedhur ate per llogaritjen e riteve Islame, sic eshte muaji i Ramazanit, Festat e Bajrameve, Haxhi dhe muajt e shenjte; dhe nga urtesia e Allahut eshte qe keto rite te pershkruajne te gjitha muajt dhe ditet e vitit diellor, te veres dhe te dimrit, qe te perhapet bereqeti i tyre ne te gjitha stinet; e shume urtesi te tjera qe muslimani i di e nuk di, por qe jane per te miren e muslimanit.

Kurse datat e lindjeve jane te qendrueshme me te dy kalendaret, por kjo eshte ceshtje qe lidhet me vendin ku jeton se cfare kalendari perdor, megjithese zakonisht, edhe ne vendet Islame ku perdoret kalendari henor, perdoret gjithashtu kalendari diellor; nese kerkon nje date fikse qe nuk ndryshon asnjehere gjate vitit, atehere viti i llogaritjes qe te duhet eshte ai diellor; kurse ne vitin henor ti mund te fiksosh nje date te caktuar, por ajo date do te ndryshoje cdo vit duke zbritur nga 10 ose 11 dite, dhe do t’i pershkruaje keshtu te gjitha stinet e vitit brenda 33 viteve.

Allahu ne Kuran permend muaj henor dhe jo ato diellor, por ai i prek vitet diellore ne disa llogaritje afatgjata, si ne suren el Kehf, ku thote se “Banoret e shpelles qendruan ne gjume brenda shpelles per 300 vjet shto edhe 9 vjet”; dmth 300 vjet diellor = 309 vite henore, per shkak se viti henor ka 10-11 dite me pak se ai diellor;

Pra, qe te dy keto vite dhe keto llogari jane te sakta, dhe secili ka qellimin e vete te perdorimit.

Ti vertet mund ta kesh ditelindjen ne nje date te caktuar te nje muaji te caktuar te vitit, por jo gjithnje te qellon ta kesh ne te njejten dite te javes qe ke lindur; pra edhe ne vitin diellor ndryshon dicka, dhe ajo eshte dita e javes (e hene, e marte…) e cila ndryshon nga viti ne vit per te njejten date; kurse me vitin henor ndryshon jo vetem dita e javes por edhe muaji i vitit diellor, duke bere qe muajt henor te kalojne neper te gjitha muajt e vitit diellor, dhe per kete e thame qe ka urtesi nga Allahu i Madheruar, Krijuesi dhe sistemuesi i kohes dhe i gjithesise.

Shtojme ketu ne lidhje me “Ditelindjen” qe permend, nga e cila kuptohet se eshte per qellim festimi i saj; dhe bejme me dije se origjina e festimit te ditelindjeve eshte pagane dhe kane qene faraonet apo njerezit me pushtet qe skllaveronin popullin te paret qe shpiken festimin e ditelindjes se vete atyre ne shenje madherimi per vetveten; me pas ua veshen te krishtereve per ta marre feste ditelindjen e Mesihut Isa (alejhis selam), meqenese ata nuk kishin nje feste qe ta festonin, por qe gjithesesi paten kundershtim ne percaktimin e asaj dite, kurse sot, globalizmi cionist ia ka hapur te gjithe njerezve qe ta festojne e ta madherojne ditelindjen e tyre duke madheruar keshtu vetveten ne vend te falenderimit dhe madherimit te Allahut per begatite dhe jeten qe u fal, dhe per fat te keq edhe shume muslimane te pamesuar i kane ndjekur ne kete veprim qe eshte shume i rende dhe qe cenon akiden e tyre, por qe ata nuk e mendojne gjate domethenien e festimit te ditelindjes, e cila duhet te jete thjesht per te llogaritur vitet dhe moshen qe te iken…
2. Nuk ke pse nxjerr perfundime qe je i sigurte se jane te gabuara, nga interpretimi qe vete ti ia ben nje hadithi me te kuptuarin tend, aq me teper kur ai hadith eshte perkthim nga arabishtja ne shqip, dhe dihet se arabishtja nuk mund te perkthehet plotesisht me te gjitha kuptimet e saj, pasi ajo eshte gjuhe e madhe, te cilen gjuhet e tjera nuk mund ta mbajne e ta perfshijne; por gjithesesi, kur ti e di dicka te sigurte dhe te palekundshme nga bazat e Islamit, sic eshte fakti se asnje person qe vdes jo-musliman nuk do te hyje kurre ne xhenet por do te hyje ne zjarr dhe do te jete banor i zjarrit pergjithmone, qofte ai pagan, idhujtar i zjarrit apo i diellit, apo nga ithtaret e Librave te meparshem qiellor: çifut apo i krishtere qe nga ardhja e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) e deri ne Diten e Kiametit; qe te gjithe keta do te jene ne zjarr nese vdesin jo-muslimane dhe nuk e pranojne Muhamedin per te Derguarin e Allahut dhe vulen e Profeteve; nese ti e di kete, atehere menjehere do te shkoje mendja se te gjithe keta perfshihen bashke me jexhuxhet dhe maxhuxhet ne numrin prej 999 nga 1000;

Cdo kush qe vdes musliman, edhe nese ka bere mekate, perfundimi i tij i perjetshem do te jete xheneti (parajsa) edhe nese mund te denohet nje fare kohe ne zjarr per t’u pastruar nga nje pjese e mekateve te tij –dhe nuk themi nga te gjitha, sepse ne cdo rast, Allahu shume prej tyre ia ka falur- por ne fund ai do te hyje ne xhenet ku do te jete pergjithmone.

Kurse ata qe vdesin jo-muslimane, vendi i tyre do te jete zjarri i xhehenemit pergjithmone, Allahu na ruajte!

Kurse pyetja se me cfare ushqehen jexhuxhet dhe maxhuxhet, apo pse nuk kapen nga satelitet qiellore, eshte nje pyetje qe k ate beje me dicka te panjohur me shume se me dicka te njohur, sepse ata mund te jene edhe poshte tokes dhe menyra qe ushqehen eshte e lehte per Allahun qe ta caktoje, ashtu si ka caktuar menyren e ushqyerjes se gjallesave te ndryshme ne toke perfshire bimet dhe njeriun.

Pervec kesaj, ka disa gjera qe dalin nga bota reale dhe futen ne nje bote abstrakte, si sfide e Allahut per njerezit kryenec qe mendojne se me shkencen e tyre mund te dijne gjithcka, por ne fakt ajo qe nuk dijne eshte shume here me e madhe nga ajo qe dijne; a nuk ke degjuar per ekzistencen e ishujve te pakapur nga satelitet, apo per trekendeshin e Bermudes dhe humbjen e aeroplaneve nga radaret;

Madje ka hadithe nga i Derguari yne (salallahu alejhi ue selem) qe thone se Dexhali ka qene gjalle qe ne kohen e tij, por ka qene i lidhur ne nje ishull ne drejtim te Lindjes (diku nga Deti Kaspik) ku edhe vazhdon te jete, deri sa t’i vije koha qe te dale dhe te shpalle veten per zot e te beje shkaterrime ne Toke?! Perse nuk e kane gjetur ende kete ishull me gjithe teknologjine modern?! Thjesht sepse teknologjia, sa do qe te avancoje, nuk do t’i kaloje kufijte e saj te percaktuara nga Krijuesi i Urte e Fuqiplote.

Allahu eshte i Gjithedijshmi, dhe paqa e bekimet e Allahu qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 104) Anisa / Itali

Pershendetje, jam nje grua, jam 23 vjece, jam e martuar me 2 femije dhe jetoj ne itali. Per fat te keq kaloj shume kohe ne facebook. Nje dite po lexoja disa komente te 1 postimi dhe lexova dicka qe me ka ber te mendoj shum dhe ne fakt u friksova, nje grua kishte shkruar qe nqs kush e lexon ate qe kishte ajo dhe ta shperndaj apo ta kopjoj 15 her mbas 7 diteve do te vdesi; dhe sot behen 7 dite qe e kam lexuar. Nuk dua ti besoj keto gjera po me ka mbetur mendja aty se jam shume e re dhe dua ti rris femijet e mi me gjith dashurin time. Ju lutem me ktheni pergj sa me shpejt.

Pergjigje: 16/7/2015

Do ta vertetosh sot se keto shkrime e bestytni qe i perhapin disa njerez injorante e pa virtyte, jane genjeshtra dhe mashtrime djallezore, me qellim te futjes se peshtjellimeve te njerezit dhe per prishjen e besimit te natyrshem qe ata kane te Zoti i tyre dhe se çdo gje eshte ne dore te Zotit, dhe se asgje nuk mund te sjelle dem apo dobi, pervec sipas ligjeve te jetes qe ka caktuar Zoti ne kete bote; e keto letra me keto perralla, nuk jane prej ligjeve te jetes qe kane mundesi te demtojne apo t’i sjellin dobi ndokujt; dhe ngjashem me keto jane te gjitha ato bestytni qe perhapen te njerezit se gjoja dicka e caktuar sjell fat te mire apo te keq, apo se kush degjon apo sheh korbin e zi do te kete fatkeqesi apo vdekje ne familje, e te tjera bestyni te pabaza qe i prishin besimin e paster dhe te natyrshem njerezve, e vecanerisht tani ne muajin e Ramazanit, kur thuajse te gjithe njerezit agjerojne, madje edhe shume prej atyre qe nuk jane muslimane; e gjithe kjo behet per t’i futur njerezve besime te paqena, te paverteta dhe te humbura, qe jane mekat i madh te Zoti, pasi qe bien ne kundershtim me Caktimin e Zotit dhe ligjin e Tij ne Toke.

Prandaj, beni kujdes nga keto shkrime e lajthitje, mos i lexoni ato, mos i besoni, mos i perhapni. Thjesht flakini ne koshin e plehrave, dhe e zini mendjen me besimin e paster te Zoti qe ju ka krijuar dhe qe ju ka perkujdesje dite e nate, dhe vetem Ate adhuroni dhe prej Tij kerkoni, sepse vetem Ai e ka ne dore te miren tuaj, kurse cdo gje tjeter pervec Zotit eshte krijese e dobet dhe e pafuqishme, qe nuk i ben dobi as vetes, e jo me te tjereve.

Po ketu perfshihen edhe fallxhoret dhe parashikuesit e fatit, qe ne fakt jane njerezit me te deshperuar ne bote, me te cytur, me te ndyte, me te varfer ne shpirt e ne jete, me te paqendrueshem, me te çrregullt ne familje; dhe nese do flisje me gjuhen e tyre, do te thoje se ata jane me te pafatet nga te gjithe ata qe shkojne tek ata per te pare fatin apo per te çelur fatin. Te gjitha keto jane bestytni te kota, dhe jo besime te verteta, sepse besimi i vertete eshte vetem ai ne nje Zot te vetem qe ka ne dore gjithcka, qe kujdeset per gjithcka, qe ka fuqi per gjithcka, dhe qe nuk ka nevoje per askend. Zoti eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 103) Fitim / Kosove:

Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi ju! Jam fillestar në namaz, kam fillue këtë javë, po fali pesë vaktet ashtu si po di n fillim me letër, po ky nuk asht problemi. Problemi asht se një natë pas Jacie shiqova një ligjëratë në internet për Xhenetin edhe e dëgjoja hoxhën me sy mbyllur e imagjinoja Xhenetin e gjerësinë e tij e t mirat e detajet e tij edhe u knaqa prej ktij meditimi po n fund ligjëruesi tha n Xhenet vjen koha kur Zoti i thotë robve ngritni kokat lartë e ata t buzëqeshur shohin Bukurinë e Allahut po n këtë moment mu shfaq ni imazh i ultë që smuj as me ta tregu prej turpit që ka e po tutna qe po boj kufer e po tutna qe po ndikon edhe n namaz se po jam i shqetsum, mbram skam fjet deri n 4 e kur um murr gjumi sum dul ma per namazin e sabahut, nuk e di a është sulm i xhinve a ves i keqi i jemi qe gjithmonë me imagjinu e un jam i vetëdijshëm se çkado që mendon për pamjen e Zotit nuk është e vërtetë, se nuk e kap kapaciteti jonë, po pom shfaqen edhe imazhe.shumë t kqija për Zotin. Allahi ju rujt po pres përgjigjen sa ma shpejtë se jam n hall. Esselamu Alejkum.

Pergjigje: 21/4/2015

Elhamdulilah, shume mire qe ke filluar te falesh ne rregull, dhe Zoti te forcofte ne rrugen e Tij!

Kjo qe te ka ndodhur tregon per sinqeritetin ne besimin tend dhe se ti e kerkon te verteten me sinqeritet, dhe tashme e ke gjetur ate, dhe per kete arsye ke mesymje nga shejtani i mallkuar qe te largoje nga namazi dhe nga permendja e Allahut, por ai nuk ka fuqi per kete dhe shume shpejt ti do te fitosh mbi te me besimin tend dhe me dijen qe do te mesosh, sepse sa me shume te mesosh per Allahun dhe fene e Tij, aq me larg do te qendroje shejtani prej teje dhe mendimeve te tua.

Kjo gje ka ndodhur edhe me shoket e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem), sic e ka transmetuar Muslimi ne Sahihun e tij, se disa nga shoket e te Derguarit (salallahu alejhi ue selem) shkuan te ai dhe i thane: “Neve na vijne disa mendime ne koke, te cilat nuk mund t’i shprehim kurresesi me gojen tone!” I Derguari (salallahu alejhi ue selem) tha: “A ju ka ndodhur vertet kjo gje?” -Po, i thane ata. “Epo ky eshte besimi i paster”-tha i Derguari (salallahu alejhi ue selem);

Kurse ne nje transmetim tjeter, transmetuesi thote se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) tha: “Falenderimi i takon Allahut, i Cili e ktheu kurthin e shejtanit ne cytje (vesvese).” [Hadith i sakte: Verifikimi i librit te Besimit (Iman) te Iben Tejmijes, qe e ka bere shejh Albani (1/102).]

Pra, ky eshte nje sulm nga shejtani, i cili eshte shume i zemeruar me udhezimin tend, sepse keshtu ti ke fituar mbi te dhe urdhrin e tij per dembelizem dhe mosbindje ndaj Allahut;

Zgjidhja: I Derguari i Allahut (sallahu alejhi ue selem) na ka mesuar se cfare duhet te bejme ne kete rast, duke na thene: “Nese dikujt nga ju i vjen shejtani dhe i thote: “Kush te ka krijuar ty?” -E ti pergjigjesh: Allahu. Atehere ai te thote: “Po Allahun, kush e ka krijuar?”, atehere ti thuaj: “Besoj Allahun dhe te Derguarin e Tij”, sepse kjo do ta largoje ate.” [Albani: Essahiha 116].

Pra, thuaj: Besoj Allahun dhe te Derguarin e Tij!

Dhe thuaj: Eudhu bilahi minesh-shejtanirr-rrahim.

Dhe largoje mendjen nga kjo gje, duke mos menduar per te, por per dicka tjeter. Mos i shko mbrapa cytjes se shejtanit duke menduar ate qe ai don qe ti te mendosh, por kaloje mendjen ne vend tjeter, duke perseritur disa here lutjet e mesiperme.

Allahu eshte me i Madhi, i Urti, i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 102) Muslim / Itali:

Message: eselam alejkum, lexova pyetjete bera dhe pergjigjet teje,te sakta te keti forumi,por jam ndeshur me diça qe nuk po arrij te kuptoj kam bindeje qe do te marr pergjigje te duhur per pyetjen qe do te bej. me lart pashe te shkruar kur ALLAHU thotene nuk beme te pa vdekshur as nje njeri (o Muhamed) para teje mos valle ata do te jetojn edhe ti do vdisnje?pyetja ime esht po isa a.s ne dime se esht gjalle ju lutem nje shpjegim ALLAHU JU SHPERBLEFTE

Përgjigje / 18-01-2013

Elhamdulilah, ues salatu ues selamu ala Rasulilah!

Ne ajet thuhet se askush para Muhamedit (alejhis selam) nuk ka qene i perjetshem dhe jo i pavdekshem, por eshte perkthimi ai qe te ngaterron, sepse kuptimi eshte se askush nuk do te jetoje pergjithmone ne toke, qofte ai njeri i zakonshem apo profet, por qe te gjithe do ta shijojne vdekjen nje dite dhe do te ringjallen ne boten tjeter te gjithe.
Kurse Isai (alejhi selam) eshte nje perjashtim dhe nje prove e vazhdueshme per fuqine e Allahut, dhe ai tani eshte tek Allahu dhe do te kthehet ne toke kur te vije koha e caktuar nga Allahu per kete gje, pastaj do te jetoje aq sa i ka caktuar Allahu, do te martohet, pastaj do te vdese si gjithe njerezit, pastaj do te ringjallet bashke me te tjeret.
Fakti qe ai nuk ka vdekur ende, nuk do te thote se ai eshte i pavdekshem, sepse ai do te vdese ne kete bote para se te kaloje ne boten tjeter, kjo duhet te kuptohet dhe keshtu qe del nga peshtjellimi dhe gjithcka qartesohet.
Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte.

(Pyetja Nr. 101) Shemsedin / Kosove:

Message: selam alejkum, kam disa pytje rreth akides:
1. A eshte i krijuar kurani?
2. A mund te shihet zoti ne kete dhe ne boten tjeter
3. Cili eshte dallimi mes franksioneve mutezile ehli sunnet dhe esharij?
4. Jeta ne vorreza a ka denim- dhe shperblim?
5. Cilesit e Zotit hajat-besar-iadet?
6. Qellimi i dergimit te pejgamberve?
7. Cka eshte arshi?
8. Definicionet qka quajm ilahijat nubuvat dhe semijat?

Përgjigje / 30-11-2012

Elhamdulilah, ues salatu ues selamu ala Rasulilah!

1. Kurani eshte Fjale e Allahut, dhe nuk eshte i krijuar. Allahu thote ne Kuran: “Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed),
mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut, e pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Kështu duhet, sepse ata janë njerëz që nuk dinë.” [Et Teube, 6].
2. Ne kete bote askush nuk e sheh Allahun, por ne boten tjeter besimtaret qe do te hyjne ne xhenet do ta shohin Ate, dhe argument per kete eshte Fjala e Allahut ne Kuran: “Ate dite do te kete fytyra te ndritshme, duke pare Zotin e tyre.” [El Kijameh, 22-23].
3. Dallimi mes ketyre ka te beje me Teuhidin e Emrave dhe Atributeve te Allahut, por kjo eshte teme e gjate e nuk mund te sqarohet ketu. Shkurtimisht mund te thuhet se mu’tezilite i mohojne shumicen e atributeve te Allahut, kurse esharite pohojne disa me shume se ata, kurse ehli suneti i pohon te gjitha ashtu si kane ardhur.
4. Varri eshte grope prej gropave te xhehenemit ose lulishte prej lulishteve te xhenetit.
5. Zoti eshte i Perjetshem, Sheh gjithcka .. te treten nuk e kuptoj se cfare ke per qellim se nuk eshte shkruar mire.
6. Allahu i ka derguar te Derguarit e Tij pergezues dhe paralajmerues; pergezues me xhenet te atyre qe besojne dhe veprojne mire dhe paralajmerues me denimin ne xhehenem per ata qe nuk besojne dhe qe veprojne keq. Allahu i madheruar thote: “Ne nuk te kemi derguar ty (o Muhamed) vecse pergezues dhe qortues.”El Isra, 105].
7. Arshi eshte Froni i Allahut te Madheruar, formen e te cilit e di vetem Allahu.
8. Keto jane definicione te perdorura kryesisht nga esharite e mutezilite, e sidomos e para (ilahijat), qe nuk permendet as ne Kuran dhe as ne Sunet, e qe ata kane per qellim ceshtjet qe lidhen me Allahun, por ehli suneti preferon te mos i perdore keto shprehje por te mjaftohen me ato qe permenden ne Kuran dhe Sunet, pa bere filozofi e loje fjalesh.
Allahu eshte i Gjithedijshmi, e vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte.

Faqa e Mëparshme »