(Pyetja Nr. 100) Shpend

Message: Selam Alejkum. Vlla i dashur a lejohet me pre kurban per nje njeri te semur qe osht afer vdekjes p.sh edhe arsyeja nqofse po edhe nqofse jo arsyeja All-llahu ju ruajt e jav shtoft dijenin.

Përgjigje / 03-01-2012

Prerja e kurbanit eshte adhurim qe i dedikohet vetem Allahut te Madheruar, e dedikimi i tij dikujt tjeter eshte idhujtari, keshtu qe nuk lejohet te prehet kurban pervec ne rastet kur e ka urdheruar Allahu dhe i Derguari i Tij, sic eshte prerja e kurbanit ne festen e kurban bajramit si dhe prerja e kurbanit per Allahun me rastin e lindjes se femijes, e qe ne kete rast quhet (akika). Nje rast tjeter ku lejohet prerja e kurbanit per Hir te Allahut eshte kur dikush zotohet se do te prese kurban ne shenje falenderimi per Allahun nese do i realizohet nje nevoje e caktuar apo do i sherohet nje i aferm, kurse para se ai te sherohet nuk ka ndonje argument qe e lejon dicka te tille. Ajo qe mund te beni me te semurin qe eshte ne shtratin e vdekjes, eshte qe t’i permendni Allahun sa me shpesh ne menyre qe fjalet e fundit qe dalin prej gojes se tij para vdekjes te jete shehadeti dhe permendja e Allahut. Allahu na mundesofte te gjitheve mbyllje te mire te jetes, duke qene muslimane te devotshem!

(Pyetja Nr. 99) Ardi / Tirane

Message: selam alejkum, doja te dija ne qofte se kemi ndonje hajmali apo gure gjera te cilat te largojne syrin. cfare duhet bere me to a duhen hedhur… ku duhet ti cojme?

Përgjigje / 04-11-2011

Hajmalite dhe te gjitha sendet qe perdoren per largimin e syrit jane besime pagane qe bien ndesh me besimin e paster Islam, keshtu qe menjehere sa dikush e meson kete gje, ai duhet t’i heqe ato nga trupi i vet dhe t’i djege e t’i gropose. Allahu te dhente sukses e te befte ta kuptosh drejt fene e Tij, sepse keshtu ti do te arrish te shohesh realitetin e gjerave ashtu si jane dhe do te ndjekesh besimin e drejte. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.

(Pyetja Nr. 98) Anonim / Shkup / 25-08-2011

Message: es selamu alejkum te nderuar deshta nje pytje n`lidhje me Kufrin. Psh nje njeri pa dashjee pa qellim ben kufer zotit a ka rrudalje nga kjo ceshtje a fal all`llahu ket lloj kufri?

Përgjigje / 29-08-2011

Allahu e fal edhe kufrin edhe shirkun kur njeriu pendohet sinqerisht dhe i kthehet Allahut me pendim e me te kunderten e vepres se keqe qe ka bere, duke qene i vendosur me bindje se nuk e perserit me ate gabim, dhe duke i vepruar sa te mundet urdherat e Allahut dhe duke ju ruajtur kufijve dhe ndalesave te Tij. Kurse ato qe behen pa qellim, Allahu i fal, por jo te behet rruge dicka e tille dhe kur eshte vertet pa qellim e gabimisht, njesoj si ai burri qe e ka permendur i Derguari i Allahut ne hadith, te cilit i humbi deveja me gjithe ushqimin dhe ujin e tij dhe pasi i humbi shpresat se mund ta gjente ne mes te shkretetires, atehere u mbeshtet prane nje peme dhe vec kur deveja e tij iu kthye, e atehere nga gezimi i madh ky tha: “Te falenderoj o Zoti im, Ti je robi im e une jam Zoti yt!” Gaboi nga gezimi i madh dhe tha fjale te kufrit, por gabimisht dhe pa qellim, e keshtu qe nuk doli nga Islami. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.

(Pyetja Nr. 97) Muhamet / Prishtine / 23-08-2011

Message: Kam nje pyetje paksa komplekse.
Cfare mund te thoni per faktin se: qe njerezit te shkojne ne xhenet, duhet qe paraprakisht te ndodhe dita e gjykimit, qe dita e gjykimit te ndodhe duhet qe te behet kijameti, dhe qe kijameti te ndodhe duhet qe njerezit te dalin nga rruga e Zotit!? Kjo i bije se sado qe njerezit te mundohen per te mire, ata domosdo duhet te ‘prishen’. Pastaj, nese njerezit kurrnjehere nuk do te devijonin ne nuk do te mund ta perjetonim kenaqesite e Allahut. Ne perpiqemi t’i ndalim lufterat, vrasjet, devijimet e ndryshme, por cka nese ato nuk do te ndodhnin, atehere njerezit qe te gjithe do te ishin te mire, dhe nuk do te shkonim ne xhenetin e Allahut te Madherishem.
Kjo ishte pyetja ime. E di se eshte e nje natyre komplekse por qe kam deshire ta di pergjigjen e saj. Si e shpjegoni ju kete fakt?
Allahu ju shperblfe per mundesite qe na ofroni!

Përgjigje / 23-08-2011

Pyetja jote eshte komplikuar nga vete ti me perfundimet qe nxjerr dhe qe ne realitet nuk jane te lidhura ashtu si i ke lidhur ti, por Allahu do e beje Kiametin kur te doje Ai, dhe do i shperbleje njerezit me veprat e tyre ne kete bote, kurse fakti qe ne kohen kur te behet kiameti nuk do te kete njerez te mire e besimtare, eshte prej shenjave te medha te kiametit, qe do te thote se Kiameti filloi te ndodhe, e fakti se nuk do te kete njerez te mire ne diten kur ai te ndodhe, kjo sepse po ate dite dhe para se te filloje kiameti, Allahu ka leshuar nje tym apo pluhur qe i vdes vetem besimtaret dhe i len gjalle jobesimtaret per te shijuar tmerret e kiametit!!! Pra, nuk kane lidhje lufterat e shkaterrimet ne toke me hyrjen apo jo ne xhenet, por secili do te marre shperblimin qe meriton per veprat e tij, ne diten e Kiametit, e cila per secilin njeri eshte afer edhe pse mund te duket larg, sepse me vdekjen e njeriut, per te ka ndodhur kiameti dhe ai ka kaluar ne nje bote tjeter ku shumicen e kohes do e kaloje ne gjum, dhe kur te zgjohet do te jete ringjallur ne boten tjeter pa e vene re sa kohe ka ndenjur ne varr. Pra, vepro mire sepse veprat e tua jane ato qe do te mbeten me ty ne diten e kiametit. Lusim Allahun te na mundesoje nje mbyllje te mire te jetes ne kete bote dhe nje llogari te lehte ne boten tjeter!

(Ne lidhje me Pyetjen para kesaj me Nr. 96) Aranit / Tirane / 02-07-2011

Eselamu alejkum. Desha me dhene nje sqarim per pyetesin me nr.96 nga kosova, dhe desha te jap edhe une dicka me mencuri tia kthej filozofine pyetesit duke i thene se: sikur te gjithe krijesat te jene te rastit te kene ardhur kot ne e dime te gjithe se nga asgjeja asgje nuk lind, pra domosdoshmerisht ekziston qenia e perkryer dhe absolute sic eshte Zoti. Ti me pyetjen tende thua “a mundet?”, sikur e ve ne dyshim pastaj me te forte kur ti vete nuk mundesh ta perceptosh Zotin sepse perceptimi eshte ajo qe na ve ne kontakt me boten e jashtme eshte lidhje e botes objektive me subjektin por sipas filozofise tende nje filozof me mencurine e tij ka then ne fillim ploteso nevojat materiale pastaj mendo per boten e jashtme ty me sa duket allahu i plotefuqishem te paska dhen e shume te mira dhe ti po pretendon te besh filozofi me allahun kur ti ke prove shume te fuqishme boten e jashmtme natyren qe eshte nje rregullsi e allahut nese ne natyre e dhe milingona do mungonte do prishej zinxhiri ushqimor per kete pyet filozofet po te sjell e dhe nje prove tjeter ate te shpendeve ku ALLAHU i ka orientuar te shtegtojne ne dite caktuara dhe te kthehen eshte bere nje studim ne Amerike me nje shpend te vogel sapo ka lindur shkencetaret e kane izoluar ne nje dhome te erret dhe kur ka ardhur momenti i shtegtimit ai eshte drejtuar vete pa ndihmene e zogjve te tjere dhe dinte si te shtegtonte kush e orientoi zogune vogel te emigroje pa patur ai pervoje me pare sepse sapo lindi ai u izolua Ai eshte vetem Allahu dhe i them edhe dicka tjeter qe ekam edhe nga pervoja se nuk humbet asgje edhe sikur te besosh madje do te fitosh sepse ti nuk e din cfare do te ndodhe neser?Ki kujdes se jete a eshte e shkurter dhe filozofia jote nuk pi uje me dijen absolute qe ka Allahu .Te gjithe filozofite antike mesjetare deri ne shekullin e sotem e kane ven refleksionin e mendimit mbi zotin se shpirti eshte dicka qe allahu u ka dhene njerezve por ai mbart edhe disa intuita si eshte ai per te gjetur rrugen e vertete por perderisa Allahu ka derguar shpalljet dhe pejgamberet e tij nuk ka nevoje per te menduar e te besh filozofi per te gjetur te verteten.. Allahu na udhezofte ne rruge te drejte!

Përgjigje / 07-07-2011

E falenderojme vella Aranitin per kontributin e tij me vlere, e Allahun lusim t’ia shperbleje me te mira e ta forcoje ate ne fene e Tij, e te gjithe muslimanet!

(Pyetja Nr. 96) A. Ukaj / Kosove / 18-06-2011

Message: Nese Zoti eshte i plotfuqishem dhe mund te krijoj qfardo a mund te krijoj diqka me te fort se Ai?

Përgjigje / 22-06-2011

Nisur edhe nga pyetja e drejtuar me pare nga i njejti pyetes (Pyetja nr. 93), mund te kuptohet se vete pyetesi eshte ateist, ose ben pyetje per t’iu kunder pergjigjur nje ateisti, por meqenese nuk e fillon mesazhin me pershendetjen Islame (selam), supozohet te jete ateist, por sidoqofte, pergjigjen do e marre, cfare do qe te jete, dhe ne cdo rast duhet ta dije se me dyshime te tilla besimtareve vecse ju shtohet edhe me shume besimi, kurse atesitit i shtohet peshtjellimi, pasiguria dhe terri qe e ka pushtuar.

Pyetja qe ben pyetesi eshte jashte cdo logjike, e paperceptueshme, e pakuptimte dhe e pavlere. Loje e djallit me mendjen e ketyre njerezve pa logjike. Sikur pyetja te ishte e logjikshme, duhet te permbushte disa kushte logjike, sic eshte per shembull: perceptimi i Allahut, Fuqise dhe Masheshtise se Tij, pastaj te ishte e mundur marrja e nje gjykatesi apo albitri qe te maste fuqine e Allahut dhe ta krahasonte me te asaj krijese qe Ai do te krijonte!!! Gjithcka qe mund te imagjinohet ne lidhje me kete eshte e palogjikshme, prandaj pyetja eshte e palogjikshme dhe pyetesi i saj eshte injoranti me i madh qe ekziston, sa qe nuk njeh as ligjet baze te logjikes dhe te logjikuarit, dhe kujton i shkreti se eshte i zgjuar qe ben pyetje te tille!!! Po te ishte kjo pyetje nje pyetje logjike, e zgjuar dhe sfiduese e besimit ne Nje Zot, atehere filozofet e medhenj te greqise se lashte dhe shkencetaret e shquar te botes perendimore, do te kishin qene ateiste dhe do te sfidonin njerezit e cdo besimi me te, por askush me logjike nuk e ka bere kete pyetje, dhe ajo nuk njihet te jete bere vecse nga mendje djallezore te palogjikshme qe askush prej njerezve nuk ua vinte veshin, madje i debonin nga mesi i shoqerise se tyre. Pra, ka pasur edhe ndonje pa tru qe e ka bere kete pyetje edhe heret ne histori, dhe kjo nuk eshte pyetje e re per njerezimin, prandaj mos mendo aspak se je i zgjuar nese ben kete pyetje, dhe dije se ateistet qe e shprehin mosekzistencen e Zotit jane shume pak ne numer, ne shkalle boterore, dhe kurre nuk kane qene shumice dhe as nuk do te jene kurre, prandaj perdore logjiken ne menyre pozitive dhe te drejte, dhe ndiq natyrshmerine tende njerezore. Mos moho dicka qe nuk mund te mohohet. Si mund te mohosh Krijuesin e kozmosit madheshtor e te perkyer, dhe nuk mund te mohosh prodhuesin e nje vepre njerezore si kompjuteri per shembull, nderkohe qe kompjuteri nuk eshte krijuar nga asgjeja, kurse kozmosi eshte krijuar nga asgjeja?! Jo vetem qe nuk mund dhe nuk duhet ta mohosh Krijuesin, por ti duhet ta perdoresh logjiken tende per te mesuar me shume rreth Tij, dhe per kete Ai ka derguar pejgambere dhe Libra Hyjnore. Cdo populli i ka derguar pejgamber me mrekullira te pershtatshme per kohen, vendin dhe kulturen e secilit prej tyre, dhe ne fund dergoi Muhamedin me Kuranin, per te gjitha koherat, vendet dhe kulturat, per mbare njerezimin, deri ne Diten e Kiametit, e Ai eshte i Gjithedijshmi, i Urti, i Cili vepron me Vullnetin e Tij gjithcka deshiron, e Deshira e Tij eshte e gjitha e Urte, ne vendin e saj, e Ai nuk krijon asgje me kote e pa qellim. Allahun falenderojme qe na ka dhene sukses e na ka udhezuar ne besimin e drejte, ne fene e Tij te Vertete Islame, dhe qe na ka bere prej pasuesve te rruges se te Derguarit te Tij te fundit, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te dhe mbi te gjithe te derguarit e Allahut!

(Pyetja Nr. 95) Aranit / Tirane / 11-06-2011

Message: selamu alejkum vella desha me te pyet per lutjet qe i drejtohen Allahut kush jane ajetet qe kane lutjet me te forta qe Allahu te pergjigjet edhe ne kete bot se mund te me realizohen keto lutje dhe si mund ta marr vesh une qe Allahu do ta realizoje lutjen ose jo, Allahu ta shperblefte!

Përgjigje / 13-06-2011

Lutja eshte adhurim ndaj Allahut dhe nje arme e forte e besimtarit, por kjo nuk do te thote se lutja eshte nje arme qe perdoret per te plotesuar deshirat apo per te vene ne prove besimin, sepse ne kete rast do te ngjante me shume me besimet pagane apo me subjektin e filmave qe jepen per femije, ku regjisoret jane cifutet, qellimi i te cileve eshte prishja e besimit te njerezve. Pra, lutja eshte dicka serioze, e madhe, e dashur dhe e kerkuar nga Allahu, qe perdoret nga besimtari vazhdimisht gjate gjithe jetes se tij, e posacerisht kur eshte ne veshtiresi, kur eshte edhe rasti me i mire ndoshta per te pare se si Allahu i pergjigjet lutjes se lutesit kur eshte vertet ne nevoje dhe ia le Allahut ne dore zgjidhjen e problemit te tij, duke iu dorezuar Allahut dhe duke qene se i ka marre te gjitha shkaqet e mundshme per arritjen e asaj qe kerkon apo per zgjidhjen e problemit. Lutja asnjehere nuk shkon kot, por shpeshhere njeriu nuk e di se cfare eshte e mire per te, dhe ndodh qe te bej lutje per dicka qe ne pamje te pare i duket e mire per momentin, por ajo mund te sjelle nje te keqe me te madhe per te, keshtu qe pergjigja e asaj lutje ashtu si e kerkoi lutesi nuk realizohet ne ate menyre, por realizohet ne menyre tjeter qe eshte vetem e mire per lutesin, nderkohe qe atij mund t’i duket sikur Allahu nuk i pergjigjet lutjes se tij, dhe kjo ndodh shpesh te njerezit, dhe mund te thoshim ketu: te ata njerez qe nuk kane largpamesi dhe qe nuk e njohin Allahun ashtu si duhet, as nuk e dine se si vepron Ai me krijesat e Tij. Bej lutje te mira Allahut, kerkoi gjithnje me te miren, qofte nese ti e di apo nuk e di se cila eshte me e mira, dhe mbaje ne mendje gjithnje se Allahu do te beje me te miren per ty, sepse vertet Allahu ben me robin e Vet ashtu si e ka bindjen vete robi se cfare do te beje Zoti i tij me te, sic ka thene i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Duhet te kesh parasysh gjithashtu se pranimi i lutjes ka disa kushte, sic eshte largimi nga gjynahet, largimi nga ngrenia e haramit, kryerja e adhurimeve dhe veprave te mira, etj. Allahu e ka ne dore suksesin, e Ai eshte i Gjithedijshmi, i Urti.

(Pyetja Nr. 94) Ahlus-Sunnah / Kosove / 08-06-2011

Message: Esselamu Alejkum we rahmetullah
Shpresoj te jeni mire hoxhe i nderuar dhe Allahu ju shperbleft per punen tuaj.
Pyetja ime eshte:
A e kan pa Allahun Melaiket, Ademi alejhi selam dhe Iblisi.
A ka argumente per kete ?
Nese po ju lutem argumentet.
Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 13-06-2011

Asnje krijese nuk e ka pare dhe nuk do e shohe Allahun drejtperdrejt deri ne diten e Kiametit, dhe ata qe do e shohin Ate ne Diten e Kiametit jane vetem banoret e xhenetit, si shperblim nderimi per ta nga Allahu i Madheruar. Kurse ne kete bote, askush nuk e ka pare Allahun, as Xhibrili, as Ademi dhe as Muhamedi (salallahu alejhi ue selem). Kjo perfitohet nga ajete dhe hadithet qe kane ardhur ne kete teme, sic eshte Fjala e Allahut: “22. Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë 23. dhe Zotin e tyre do të shohin.” [El Kijameh, 22-23]. Po keshtu ne hadithet qe flasin per ngritjen e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem ne qiell dhe sic e transmeton Aisha (radiallahu anha), ai tha se vetem drite kishte pare, por jo Allahun drejtperdrejte. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 93) A. Ukaj / Kosove / 02-06-2011

Message: Pershendetje
deshta tju pyes nje gje qe e kam te paqart: sipas muslimanve, Allahu eshte fuqi plot dhe i parasheh te gjitha edhe ato qe do te mund te kishin ndodhur e qe nuk kan ndodhur ai do ti dinte. Pas dergimit te disa pejgambereve te tij nuk arriti qe ta bind njerzimin ne nje zot te vetem dhe pas te gjith atyre Ai dergoi kuranin. Pse nuk e dergoi kuranin ne fillim??? po pas te gjith atyre pejgamberve ne fund e dergoi ate, a nuk e ka ditur se qka do te behet te ardhmen apo qfar eshte puna ketu? flm diten e mir

Përgjigje / 11-06-2011

Perpjekja logjike e pyeteses-it eshte e mire sepse tregon se vihet mendja ne pune per te kuptuar dhe perceptuar besimin e vertete, ose mund te jete edhe thjesht hedhje e nje dyshimi per ata qe besojne, por urojme te jete e para. Eshte e vertete se Allahu, Krijuesi i gjithckaje qe ekziston eshte Njohes ne hollesi dhe detaje te gjithckaje qe vete e ka krijuar nga asgjeja, dhe Ai e mban gjithcka qe ekziston, e pa Te asgje nuk mund te ekzistonte, e padyshim se Krijuesi eshte i Gjithedijshem, i Urte, Absolut ne te gjitha cilesite dhe atributet e Tij. Asgje nuk ka krijuar pa qellim dhe asgje nuk vepron pa urtesi. Edhe te derguarit e Tij te njerezimi i ka derguar me urtesi, sipas nevojes se njerezve per te derguar prej Zotit te tyre qe t’i udhehiqnin jo vetem ne rrugen e besimit, por edhe qe t’u mesonin te jetonin ne kete bote.

Por, ku thuhet se “Zoti nuk arriti ta bind njerezin te besoje nje Zot te vetem!” Ky eshte nje dyshim i pabaze dhe shume i lehte per t’u rrezuar, sepse se pari: i gjithe njerezimi ka besuar ne Nje Zot, ne te gjitha koherat, dhe besimi ne Nje zot te vetem eshte origjina e besimit te njerezve, por qe ne popuj dhe kohe te ndryshme ky besim eshte pluhurosur nga disa njerez te paket te cilet i shtynin njerezit te merrnin ndermjetes mes tyre dhe Zotit, qofshin keta ndermjetes prej njerezve, gureve, idhujve, madje edhe kafsheve, etj, por qe asnje popull nuk e ka mohuar Zotin totalisht, dmth ekzistencen e Zotit, Krijuesit te gjithckaje, por ajo qe ka ndodhur ka qene devijimi nga besimi i drejte dhe marrja e ndermjetesve per tek Zoti. Kurse ateizmi nuk ka qene njohur nga njerezimi, dhe kurre njerezimi nuk ka qene ateist, por kjo nuk ndalon te kete pasur ndonje njeri-shejtan mohues e sherbyes te djallit qe merr guximin dhe shpreh mohimin e Krijuesit per te turbulluar besimin e njerezve dhe per t’i larguar ata nga rruga e drejte e Zotit dhe e besimit. Ndoshta shekulli i XX-te ka qene shekulli ne te cilin me shume eshte shprehur dhe publikuar ateizmi ne historine njerezore, dhe kjo ka qene pjelle e çifuteve me planet e tyre antinjerezore dhe raciste, me qellim qe ta fusin mbare njerezimin ne rrugen e mosbesimit dhe te idhujtarise, duke mbetur vetem ata njesuesit e vetem te Zotit prej njerezve, sepse sic pretendojne ata: vetem ata jane bijte e Zotit dhe te dashurit e Tij, kurse te gjithe popujt e tjere te njerezimit jane idhujtare e mohues, qe Zoti i paska krijuar per t’u sherbyer atyre! Dhe per te arritur kete, ata perdorin cdo lloj rruge dhe menyre, e prej ketyre menyrave kane qene idete komuniste-ateiste, por megjithekete nuk munden ta largojne besimin ne Zot nga njerezit, sepse shume shpejt komunizmi u rrezua dhe bashke me te edhe idete ateiste. Po keshtu edhe shkences kerkojne t’i japin drejtim nga ateizmi, por edhe kjo shume shpejt do te rrezohet, sepse besimi eshte i natyrshem tek njeriu dhe nuk mund te mohohet me asnje kurth djallezor, edhe nese mund te zbehet perkohesisht, por shume shpejt rrezaton dhe triumfon mbi mosbesimin.

Allahu eshte i Gjithedijshmi, dhe vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte.

(Pyetja Nr. 92) Aja / 19-05-2011

Message: Selamu alejkum.
Ne facebook e lexova nje pyetje: cilit person i besoni me se shumti, dhe aty ishte lista e personeve duke filluar nga Allahu subhanehu ue teala, pastaj familja, vetja, shoqeria etj etj. Pyetja tani eshte se a ka ne vete shirk kjo pyetje, sepse keta e emertuan Allahun person dhe beren krahasimin ne mes te Allahut dhe njerezeve. InshaAllah jam e qart ne pyetje. Allahu ju shperbleft per mundin!!!

Përgjigje / 20-05-2011

Pyetja ne fjale eshte me shume si studim statistikor se sa ceshtje qe ka te beje me besimin dhe fene, dhe nisur nga qellimi qe mund te kete pyetja, jepet edhe gjykimi per te, por qe nuk shohim se ajo permban shirk (shokvenie Allahut), e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 91) Anonim / Shqiperi / 07-05-2011

Message: Selam alejkum vella.
Kisha nje pyetje inshAll-llah.A eshte e lejuar qe xhamin ta ndertojne ,me paret e tyre dhe me duart e tyre te krishteret,fondacion i krishter, shoqate e krishter apo instanca te ndryshme te nje shtetit te huaj pra te krishter te vijne e ta ndertojne ketu ne shqiperi ?

Përgjigje / 10-05-2011

Ue alejkumus selam. Ne fetvane nr. 1679 nga fetate e Komisionit te perhershem te fetavev ne Arabine Saudite, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet se lejohet pranimi i xhamise se ndertuar nga shteti jomusliman per muslimanet e atij vendi, dhe po keshtu lejohet namazi ne keto xhami, por kushti eshte qe shteti apo pala jomuslimane qe kontribon ne ndertimin e xhamise te mos kete asnje lloj pushteti apo nderhyrje ne punet e xhamise dhe vakefin e saj. [E permbledhur]. Allah e di me mire, e paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Allahut, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

« Faqa Tjetër Faqa e Mëparshme »