Pyetje-Pergjigje rreth Familjes dhe Problemeve Familjare e Shoqërore (1)

(Pyetja Nr. 50) Anonim / Tiranë / 24-4-2009

Message: Selam alejkum, desha te pyes lidhur me nje vella timin musliman, ai ka kerkuar nje vajz disa here per martese dhe ajo ka refuzuar, tani ky vellai po e konsideron ate motren si fajtore per vuajtjet e tij. Tani dua te di, a ka ndonje gjunah apo faj motra, edhe pse ajo s’ka patur asgje me te thjesht ka refuzuar? Xhazak Allahu khajren.

Pergjigje / 26-4-2009

Martesa eshte me deshire dhe jo me pahir, dhe askush nuk mund ta detyroje per martese me nje person te caktuar, as vajzen dhe as burrin, madje nese behet nje gje e tille, akti eshte i pavlefshem deri sa te merret pelqimi i pales se detyruar, perndryshe duhet te prishet akti. Perderisa secila pale ka te drejten e vet ne zgjedhje, ajo nuk ka asnje gjynah ne refuzimin e dikujt qe i vjen per t’i kerkuar doren, perderisa nuk i pelqen. Pejgamberi ka urdheruar qe vajzave t’u merret leje dhe te pyeten nese deshirojne apo jo te martohen me nje person qe ka ardhur t’i kerkoje, dhe ne te njejten kohe ka ndaluar prinderit qe t’i pengojne ato nga martesa me njerez te devotshem dhe te moralshem, perndryshe do te behet prishje ne toke. Por ketu eshte fjala per prinderit apo pergjegjesit qe e ndalojne kete gje, kur u vjen dikush me fe e moral te mire. Kurse leja dhe deshira e vajzes eshte e pacenueshme, dhe ajo nuk ka gjynah nese refuzon dike qe nuk i pelqen, qofte nga morali apo edhe nga aparenca, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 49) Dina / Kosovë / 18-4-2009

Message: Esselam alejkum!
Pyetje: “Deshiroj te dije nese e kom ves nga shejtani i mallkuar apo edhe ka baze ne realitet qe shoqeria me nje shoqe muslimane tash e nje kohe vetem po vjen e po zbehet, edhe pse po mundohem shume qe ta largoje kete por si takohem me te dhe rrij me gjate duke biseduar menjeher me ngarkon shume koken edhe per disa dite pastaj mbetem duke e pyetur veten: pse keshtu po flet? e si ka mundesi per nje muslimane? Disa here me ka lenduar me fjale dhe kur i kam treguar,se jam lenduar,vetem ka qesh duke u shprehur se keshtu jom (si mburrje qe ka ate sjellje te papelqyer, n vend se te permriesohet). E kam vrejt se ajo nuk deshiron te permiresohet dhe prandaj me mire per mua te rrij sa me pak me te se mos po ndikohem nga ajo, pasi dobi nga bisedat me te, shume pak kam per mos me thene fare”.

Pergjigje / 22-4-2009

Nuk eshte se shoqeria po vjen e po zbehet, por kjo eshte me raste, me vend dhe me kohe, dmth qe ndryshon nga nje kohe ne nje tjeter dhe nga nje vend ne nje tjeter. Here forcohet e here dobesohet shoqeria per hir te Allahut, sipas sinqeritetit dhe imanit te shokeve. Keshilla jone eshte qe secili te shoh veten e vet dhe veprat e veta, ne menyre qe te jene konform ligjeve te Allahut, dhe pa i cenuar te drejtat e te tjereve e pa i fyer ata me qellim, dhe t’ja lere çeshtjen ne dore Allahut. Nese sheh tek shoku nje veper te papelqyeshme, fyese per ty apo qe e ndalon Islami, atehere keshilloje me te mire e me te urte, dhe me pas, nese te pelqen shoqeria me te per hir te Allahut, atehere mbaje shoqerine, e ne te kundert, atehere njeriu ka shume shoke, por te ngushte nuk ka veçse pak apo vetem nje. Allahu e permiresofte shoqerine muslimane dhe i dhente harmoni mes njeri-tjetrit!

(Pyetja Nr. 48) Anonim / Itali / 1-4-2009

Message: SELAM ALEJKUM
1. NJE VELLA KETU NE ITLAI U MARTUA ME NJE VAJZE ITALIANE E CILA PRANOI ISLAMIN. POR KUR BERI AKTIN E MARTESES DOREN E VJAZES IA KERKOI BABAIT TE SAJ, NDERSA SHEJKH ABDURREZAK EL AFIFI NE NJE FETVA PER NJE VAJZE QE PRANON ISLAMIN NE VENDET E KUFRIT DHE QE TE AFERMIT I KA KUFARE DHE QE SHTETI KU AJO ESHTE KAFIR, NESE DESHIRON TE MARTOHET DUHET TE SHKOJNE TEK GJYKATESI ISLAM QE TE BEJE AKTIN E NIKAHUT. PRA SA I SAKTE ESHTE AKTI I NIKAHUT I KETIJ VELLAIT I CILI IA KERKOI DOREN BABAIT TE VAJZES DUKE DITE QE AI ESHTE KAFIR? NESE NUK KA GJYKATES ISLAM, A MUND TE ZERI VENDIN E TIJ IMAMI I XHAMISE? A LEJOHET QE KY IMAM QE DO TE BEJE AKTIN TE KERKOJE LEKE PER KETE SHERBIM?
2. NESE BABAI I VAJZES NUK KA MUNDESI TE JETE NE VENDIN KU BEHET NIKAHU, A LEJOHET QE TI KERKOHET DORA NEPERMJET TELEFONIT?
ALLAHU TA SHPERBLEFTE.

Pergjigje / 5-4-2009

1. Nuk lejohet qe jomuslimani te jete kujdestar per muslimanen ne martese, sepse Allahu thote ne Kuran: “Allahu nuk do i jape mohuesve pushtet mbi muslimanet”, [En Nisa, 141] dhe te gjithe dijetaret e kane ndaluar kete gje. Por Nese nje grua behet muslimane dhe kujdestari i saj, qofte babai, vellai, apo dikush tjeter prej te afermve te saj eshte jomusliman, ai nuk e ka te drejten e kujdestarise se saj ne martese, por ne kete rast kujdestari i saj eshte gjykatesi musliman, e nese nuk ka, atehere kryetari i komunitetit musliman ne ate vend, e nese nuk ka, atehere vajza mund te zgjedhe per kujdestar nje burre te mire e te devotshem musliman, qe njihet per dije dhe devotshmeri, qofte edhe nese eshte imami i xhamise, apo dikush tjeter.

Tani, nese martesa e ketyre qe permenden ne pyetje, ka ndodhur para se vajza te behet muslimane, dhe ai e ka kerkuar ate te babai i saj jomusliman, martesa eshte ne rregull dhe vazhdon normalisht, dhe themi elhamdu lilah qe e ka udhezuar ate. Por nese ajo ka qene muslimane kur eshte martuar, atehere martesa quhet e prishur dhe duhet te bejne edhe nje here aktin e marteses te nje nga te afermit e saj musliman, nese ka, dhe nese nuk ka, atehere duke marre per kujdestar te vajzes nje nga personat musliman qe permendem me siper.

Kerkimi i pageses nga imami i xhamise eshte diçka e pavend, dhe ne kete rast keshillojme te zgjedhe per kujdestar dike tjeter prej muslimaneve, qe njihet per dije dhe devotshmeri, e Allahu e di me mire.

2. Lejohet qe kujdestari i vajzes te ngarkoje me ane te telefonit nje zevendes te tij per kryerjen e aktit te marteses se vajzes se tij, por jo qe te konsiderohet pelqimi i tij ne telefon si akt i mbaruar, sepse akti i marteses duhet te behet ne prezence te kujdestarit apo zevendesit te tij. Ne kete perfundim ka arritur Asambleja e fikhut Islam, e mbajtur ne Xhidde te Arabise Saudite, e mbajtur me 14-20 mars, 1990. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 47) Anonim / Belgjikë / 29-3-2009

Message: Jam nje familjare, grua e martuar me tre femije.
Ka rreth 2 a 3 vjet qe bashkshorti im ka filluar te ndjek shume fene 5 here ne dite, lexon shume libra fetare, kuranin e te tjera…
Deri ketu cdo gje ne rregull mqs kjo eshte deshira e tij dhe e ben te ndjehet mire..
Por ajo qe une desha te pyes eshte se fakti qe ai ka ndryshuar aq shume do qe keto ndryshime ti sjell edhe tek une…
Une personalisht kam trasheguar nga familja ime shume gjera nga islami por jo dhe aq shume sa ndjek bashkshorti im…
A eshte e drejte qe ai te me detyroje mua te kryej detyrime islame pa deshiren time dhe pa qene une gati per ti bere keto ndryshime tek vetja ime??
Nuk eshte se une nuk e kam deshiren por nuk e ndjej veten akoma gati dhe nuk me duket koha akoma e pershtatshme per ta bere nje gje te tille…qe te filloj te falem..e te tjera..
Dhe a eshte gje normale qe ai flet gjithe kohen vetem temen ne lidhje me islamin??? (te mos keqkuptohemi nuk eshte se nuk me pelqen por jeta ka dhe gjera te tjera…jeten na e ka dhene qe ta shijojme si njerez dhe brenda normave).
Me respekt te thelle nga une ne pritje te pergjigjes suaj…

Pergjigje / 29-3-2009

Se pari, lusim Allahun ta begatoje familjen tuaj dhe te fuse ne te lumturine e perjetshme!

E verteta eshte se ne fe nuk ka dhune, sepse Allahu thone ne Kuran: “Nuk ka detyrim në fe, sepse tashmë e drejta është dalluar nga e shtrembra” [El Bekare, 256], dhe askush nuk mund te detyroje askend qe te hyje ne fe dhe ta praktikoje fene, por ajo qe mund te beje eshte qe te keshilloje me te mire dhe me urtesi. Pra, njeriu eshte i lire ne pranimin e fese dhe askush nuk mund ta detyroje ate, as burri gruan dhe as gruaja burrin, dhe as baba femijen dhe as femija baben. Por, ajo qe mund te themi per burrin tuaj ne kete rast, gje e cila mund te jete ne fakt edhe nje lloj shfajesimi per te nga nje kendveshtrim, dhe ate kendveshtrim mund ta krahasojme me ate njeri qe zbulon nje gje te çmuar apo nje thesar; kush do te ishte njeriu i pare qe donte t’ja tregonte ate thesar? A nuk do te ishte njeriu me i aferm dhe me i dashur per te? Pra, burri juaj ka gjetur diçka me vlere dhe shume te rendesishme per lumturine ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe kete gje me vlere ai deshiron me shpirt e me zemer qe t’a ndaje me njerezit e tij me te aferm dhe me te dashur, duke filluar nga familja e tij, nga shoqja e tij e jetes. Pra, ai mendon keshtu, prandaj pa e vene re ndoshta edhe te detyron per diçka te fese, nga qe do te miren per ty dhe per femijet tuaj. Ai ka lexuar fjalen e Allahut qe thote: “O ju qe keni besuar! Ruajeni vetet tuaja dhe familjet tuaja nga nje Zjarr, lenda djegese e te cilit jane njerezit dhe guret!” Dhe ti je familja e tij e dashur, te cilen ai e ka detyrim nga Allahu qe ta ruaje nga çdo e keqe qe mund t’i vije ne kete bote, por edhe ne boten tjeter, prandaj ai te urdheron qe te falesh dhe te besh vepra te tjera te mira, ne bindje ndaj Krijuesit, per te arritur kenaqesine e Krijuesit dhe per te shpetuar nga ndeshkimi i Tij.

Lumturia juaj eshte vetem duke qendruar me familjen tuaj, me burrin dhe femijet tuaj, kurse njerezit e tjere, sa do te aferm qe te jene, jane ne shkalle te dyte, kurse shkalla e pare eshte familja juaj e perbere nga femijet dhe ju dy prinderit, prandaj se pari ruani dhe forconi lidhjet brenda familjes, sepse aty keni lumturine tuaj. Te praktikosh fene eshte vetem e mire dhe nuk ka asgje te keqe, perkundrazi, praktikimi i fese largon çdo ves te keq dhe sjell te gjitha te mirat dhe lumturine ne familje. Sepse te gjithe i dine detyrimet ndaj njeri-tjetrit; burri ka detyre te punoje dhe te mbaje familjen me ngrenie e pirje, me veshmbathje dhe me banese, si dhe ta ruaje nga çdo e keqe qe i kanoset familjes se tij. Kurse gruaja ka per detyre te kujdeset per femijet, per edukimin e tyre dhe per shtepine. Femijet duhet te respektojne prinderit dhe prinderit duhet t’i edukojne dhe te kujdesen per ta. Dhe qe te gjithe se bashku; baba, nena dhe femijet, kryejne detyrimet ndaj Krijuesit te tyre qe i ka falur femijet dhe u ka dhuruar te gjitha te mirat, u ka dhene dashuri per njeri-tjetrin dhe ka futur harmoni mes tyre, qe se bashku t’i kalojne peripecite dhe veshtiresite e dynjase pa te cilat jeta ne dynja nuk do te kishte kuptim.

Padyshim se Zoti e ka krijuar njeriun qe te jetoje ne toke, te ndertoje ne toke dhe te shijoje te mirat qe gjenden ne te, edhe pse jane te kufizuara dhe jo te plota siç jane ne boten tjeter. Te gjitha te mirat dhe te bukurat ne kete bote jane te lejuara per besimtarin qe t’i shijoje ne menyre te lejuar, dhe jo t’i shperdoroje, sepse perndryshe do te prishet lumturia dhe kenaqesia nuk do te zgjase shume. Pra, shijimi me i gjate dhe me i madh i te mirave te kesaj bote arrihet vetem duke ndjekur urdhrat e Allahut dhe duke ju permbajtur ndalesave te Tij, sepse Allahu e di me mire se çfare eshte e mire per njerezit dhe çfare eshte e keqe. Pra, ju mund te beni nje jete te lumtur dhe te kenaqshme me burrin dhe femijet tuaj, duke shijuar te gjitha te mirat e kesaj bote sipas mundesive qe u jep Allahu, dhe pa e tepruar duke dale nga kufijte e Allahut, sepse shkelja e atyre kufijve eshte ne demin tuaj, sepse Allahut nuk i behet dem.

Po keshtu, keshillojme burrin tuaj qe te jete me i duruar dhe me i urte ne thirrjen dhe ne keshillimin e tij, te te jape te drejten tende te lirise se mendimit dhe veprimit, dhe te komunikoje me gruan e tij me arsye dhe logjike, duke i konsumuar çeshtjet mes njeri-tjetrit, dhe nese ndodh qe per ndonje pike te caktuar te kene mospajtim, atehere te drejtohen te ndonje njeri i ditur dhe i urte, qe t’i keshilloje sipas mesimeve te Allahut dhe te Pejgamberit te Tij, sepse ky eshte gjykimi me i mire dhe me i dobishem per njeriun ne kete bote dhe ne boten tjeter.

Allahu ju dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij dhe te lumturise se perhershme!

(Pyetja Nr. 46) Anonim / 23-3-2009

Message: SELAM ALEJKUM . KISHA 2 PYTJE: 1. CFARE I TAKON GRUAS SE DIVORCUAR TI JAPE BURRI I VET NESE KJO GRUA KA FEMIJE DHE DESHIRONE TE JETE KUJDESTARJA E FEMIJVE DHE NUK DO TE MARTOHET. 2. A KA TE DREJTE BABA QE KUR VAJZA TE MBUSHI MOSHEN 9 VJEC TJA MARRI PA DESHIREN E NENES? Allahu ta shperblefte.

Pergjigje / 24-3-2009

1. Pas ndarjes, gruas nuk i takon asgje nga burri i saj, por ai ka per detyre te shpenzoje per te gjithe femijet e tij nese rrine me te emen, dhe i lejohet nenes se tyre qe te ushqehet dhe te vishet bashke me femijet e saj prej shpenzimeve te babait te tyre.

2. Kujdestaria e femijeve te vegjel dhe rritja e tyre deri ne moshen shtate vjeç per djalin dhe deri ne arritjen e pubertitetit per vajzen, i takon nenes se tyre, nese eshte ndare nga burri i saj, dhe nese nuk martohet me burre tjeter. Kur femija mashkull arrin moshen 7 vjeç, i lihet te zgjedhe se me ke don te shkoje, me baben apo me nenen dhe nuk detyrohet ne zgjedhje por lihet i lire, sepse keshtu kane ardhur transmetime se ka vepru Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe keshtu kane vepru sahabet pas tij pa asnje kundershtim mes tyre. Kurse per vajzen qe e ka mbush moshen e pubertitetit (nente vjet apo me shume a me pak, sipas vendit), kujdestaria i takon me shume babait sepse ai eshte me xheloz se nena per vajzen e tij dhe ai ka pergjegjesi me shume per martesen e saj me burre te mire, dhe burrat nuk i njeh nena por baba, prandaj atij i takon me shume te kujdeset per vajzen e tij te rritur. Allahu i rregullofte gjendjet e muslimaneve dhe u dhente atyre harmoni e lumturi ne shtepite e tyre!

(Pyetja Nr. 45) Muslimane / Gjermani / 18-3-2009

Message: Selamun alejkum.
E pata veq nje pyetje lidhur me duan.
Une e kam nje burr qe i afrohet haramit dhe na e veshtirson shum gjendjen tone dmth mua dhe femijve. Disa here eshte betu qe nuk do te vepron por qe shejtani i mallkuar po e mashtron. E pyetja eshte ketu, nese une vazhdimisht bej dua per udhezimin e tij, a mundet qe perseri ku te mos udhezohet edhe pse bej dua se ky person eshte i caktuar si te them sprove per mua, dhe a mundet te jet kjo qe duat e mia te mos pranohen se All-llahu e din me mir se qka vepron ai dhe me qka miret? Kam fillu te bej namaz duas, namaz te nates, por diqka me jan perzi gjerat, diqka jam ftof shum nga burri, nuk e kam me at dashuri qe e kisha, dhe tash nuk jam ka e di a eshte veper ngacmim i shejtanit apo eshte diqka e caktuar nga Allahu! Jam duke ber dua qe nese eshte hajr per mua dhe per fen time dhe per femijt, Allahu tme e kthen dashurin ndaj ti, po nese nuk eshte hajr ateher Allahu me lehtesoft ndarjen. Pa dyshim bej dua per udhezimin e tij, por udhezimi eshte ne duar te Allahut, kend doje Ai e udhezon dhe kend doje Ai e le ne humbje.
Ndoshta e kuptut ku e pata fjalen, dmth a mundet qe mos ti pranon Allahu duat e sinqerta se veq Allahu e din te mfshefen dhe te dukshmen dhe e din se qka eshte me mir per robin e vet, pranimi i duas apo mos pranimi?

Pergjigje / 22-3-2009

Allahu i Madheruar thote: Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua[1] dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” [El Bekare, 186].

Kurse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Nuk ka njeri qe i lutet Allahut me nje lutje ne te cilen nuk kerkon ndonje te ndaluar apo prerje te lidhjeve fisnore, veçse Allahu i jep atij per ate lutje nje nga tre gjera: Ose ja jep ate qe kerkon menjehere, ose i depoziton prej hajrit aq sa ajo lutje ne diten e kiametit, ose i largon nje te keqe e barabarte me lutjen qe do ta kapte.” Te pranishmit thane: “Atehere po bejme sa me shume lutje, o i Derguari i Allahut!” Pejgamberi tha: “Allahu do t’u jape edhe me shume.” [Hadith Sahih. E ka nxjerre Ahmedi e te tjere. Shejh Albani e ka konsideruar Sahih].

Pra, lutja eshte gjithnje hajer per njeriun, por hajri i saj varet edhe nga konceptimi dhe botekuptimi i saj nga njeriu. Kur njeriu i lutet Allahut, duhet te dije se pari se si t’i lutet, kur t’i lutet, çfare te thote kur lutet, çfare duhet te mendoje dhe te besoje kur lutet, çfare kushtesh ka qe lutja e tij te pergjigjet nga Allahu? E te tjera si keto. Kur besimtari i lutet Allahut, ai duhet t’i lutet Atij me sinqeritet, duke besuar se Allahu e degjon dhe e di hallin e tij, keshtu qe njeriu se pari duhet qe ne duane e tij te madheroje dhe te falenderoje sa me shume Allahun, pastaj te dergoje salavate mbi pejgamberin dhe familjen e shoket e tij, pastaj te beje lutjet qe ka bere pejgamberi gjate duase, si dhe te permende hallin e tij, megjithese Allahu e di hallin e tij. Duhet te besosh se Allahu do t’i pergjigjet lutjes tende ne menyren qe eshte me e mira per ty, sepse njeriu shpesh here lutet per diçka qe eshte e keqe per te pa e ditur, kurse Allahu di gjithçka. Bej sa me shume vepra te mira, si namaz, sadaka, agjerim dhe lexim Kurani, dhe pas veprave te mira ngrij duart dhe lutju Allahut me sinqeritet dhe perqendrim te plote, duke u pergjeruar para Tij me lot ne sy dhe duke e lavderuar dhe e falenderuar, duke permendur emrat e Tij te larte, dhe Allahu e di hallin tend dhe i pergjigjet lutjes tende. Largoju haramit dhe mos ha haram, sepse harami e ndalon pergjigjen e lutjes. Kujto gjithnje qe lutja (duaja) i ben dobi njeriut per ate qe ka ndodhur dhe per ate qe nuk ka ndodhur ende, dhe se lutja qe i ben Allahut eshte prej caktimit te Allahut, dhe se caktimi i Allahut mund ta ktheje caktimin e Allahut, pa ndryshuar ate qe eshte ne librin Leuhul Mahfudh, qe gjendet tek Allahut, por ate qe eshte ne duart e engjejve prej urdhrit te Allahut qe u ka dhene atyre. Pra, lutja ka te fshehta te shumta dhe dobi te panumerta te cilat nuk i perceptojne shume prej njerezve, por vetem ata qe Allahu u jep sukses!

Perveç lutjes drejtuar Allahut, mundohu me te gjitha mundesite dhe urtesite qe te keshillosh burrin ne menyren me te mire dhe efektive, sepse perderisa ju jeni dashur me njeri-tjetrin, ajo dashuri ekziston ende por eshte mbuluar nga llumi dhe tymi i gjynaheve dhe largimi nga Zoti, qofte edhe vetem nga njera pale, por ai llum duhet fshire dhe duhet pastruar ne menyre qe te dale ne drite zemra e paster dhe dashuria e sinqerte per njeri-tjetrin, dhe kjo nuk ndodh veçse duke i bere thirrje burrit qe te kthehet tek Zoti, ne rrugen e drejte dhe te hajrit, per te miren e tij, te familjes dhe femijeve te tij, sepse jeta eshte shume me e shkurter nga ç’e mendojme dhe vdekja vjen papritur, dhe gjithçka mbaron menjehere, pa kthim mbrapsht. Pra, keshillo me urtesi dhe lutju Allahut me sinqeritet pa u lodhur dhe pa e humbur durimin per asnje çast, sepse ajo qe mendon ti se eshte vonuar, ne te vertete nuk eshte vonuar, por ti do ta shohesh ne çastin e duhur dhe ne kohen e vet, sepse Allahu eshte i Urte dhe i Gjitheditur, dhe prej urtesise se Tij, Ai e vendos çdo gje ne vendin e vet dhe ne kohen e vet, por njeriu nxiton…

Allahu ju dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij dhe ne arritjen e lumturise dhe te fitores ne te dyja botet, sepse suksesi eshte vetem ne Doren e Allahut! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e kiametit!

[1] Me bindje ndaj urdhrave dhe largim nga ndalesat. Pikërisht këto janë edhe shkaqet që çojnë në përanimin e lutjes së lutësit nga Allahu: besimi dhe bindja ndaj urdhrave, si dhe duke eliminuar ato gjëra që e pengojnë pranimin lutjes, si ngrënia e haramit etj.

(Pyetja Nr. 44) Anonim / Kosovë / 9-3-2009

Message: selam alejkum. Kisha keto pytje:
1. Qfar ndodh me at grua muslimane e cila perdhunohet dhe jet shtatzen -gjykimi per femijen e saj.
2. A konsiderohet zina marrdhenja mes ty partnerve (e kom fjalen kur ata jon te pa martuar por nuk kryejn mardhenie organ-organ, por vetem ndonje gjë tjeter)
-ma boni hallall dhe Allahu ju shperbleft.

Pergjigje / 14-3-2009

1. Femija i gruas qe lind nga perdhunimi i saj, thirret me emrin e nenes dhe jo te babes. Gruaja muslimane qe i ka ndodh diçka e tille, e ka shperblimin per vuajtjet e saj tek Allahu, dhe ajo duhet te drejtohet tek Allahu me kerkim falje e adhurim. Lusim Allahun t’i ruaje grate muslimane nga perdhosja e kafirave apo e kujtdo qofte, dhe te ruaje nderin e muslimaneve dhe fene e tyre!

2. Zinaja (marredheniet e jashteligjshme) eshte me shkalle, me e larta e te cilave eshte kryerja e marredhenieve intime organ me organ, dhe per kete veper, ligji Islam eshte qe vepruesit e saj te vriten me gure deri ne vdekje, nese jane te martuar dhe nese jane beqare, te goditen me 100 shkopinj apo kamxhike. Kurse per hapat paraprake te kesaj, si prekja, puthja, etj, jane mekate dhe kane gjynah te madh, por nuk arrijne deri ne graden e zinase per te cilen zbatohet ligji i percaktuar. Allahu i ruajte muslimanet meshkuj e femra, nga kjo veper e ulet, e pamoralshme dhe shkaterruese te individit, familjes dhe shoqerise ku ai jeton!

(Pyetja Nr. 43) Emine / Itali / 2-3-2009

Message: selam alejkum. Desha te dija nese une munde ti ve kusht burrit tim te mos me beje ortake, sepse para se tu martoja nuk isha ne fe dhe nuk kisha dije rreth fese?

Pergjigje / 8-3-2009

E kemi permendur edhe me pare qe vendosja e kushtit nga gruaja per mosmartese te burrit me grua tjeter eshte e lejuar dhe duhet te mbahet si kusht nga ana e burrit, dhe nese ai e shkel ate, i gruaja ka te drejte te kerkoje divorcin. Nga argumente per lejimin e kesaj eshte edhe hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ndaloi Aliun (radiallahu anhu) qe te martohej me grua tjeter perveç Fatimes kur ajo ishte gjalle, per shkak te xhelozise se madhe qe kishte Fatimja (radiallahu anha) dhe se martesa e burrit te saj me grua tjeter, ishte nje sprove e madhe per te qe nuk e mbante dot. Kjo histori eshte transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi. Kurse ne rastin tuaj, kur nuk keni qene te kapur per fene dhe nuk keni pasur dije rreth kesaj çeshtje, ka qene detyre e burrit tuaj qe t’ua sqaronte ate, dhe pernderisa diçka e tille nuk eshte bere, atehere mendoj se lejohet kushtezimi per mosmartese me grua tjeter, tashme qe e ke marre vesh kete gje, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 42) Anonim / Europë / 4-2-2009

Message: Selamu aljekum we rrahmetullah
A duhet mi tregu burri/gruja kur do mu martu me ni person, ati personit qe do mu martu me ta se ka te meta si p.sh. nuk she me ni sy, apo nuk ndegjon me ni vesh apo dishka qeter. Allahu ju shperplefte. Selamu alejkum we rrahmetullah.

Pergjigje / 11-2-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush na mashtron ne, nuk eshte prej nesh.” Islami nuk e lejon mashtrimin, genjeshtren, mbulimin e te vertetes apo fshehjen e saj ne asnje menyre. Nuk lejohet qe nje burre qe shkon te kerkoje doren e nje vajze, qe t’i fshehe asaj nje te mete qe mund te kete, dhe po keshtu as vajza nuk lejohet qe te fsheh ndonje te mete qe mund te kete, sepse kjo gje hyn ne mashtrim dhe fshehje te vertetes, gje e cila do te dale ne shesh heret apo vone dhe mund te çoje ne ndarje dhe gjera te papelqyeshme nga te dyja palet.

(Pyetja Nr. 41) Vjollca / Kosovë / 2-2-2009

Message: selamu alejkum we rahmetulla, kam nje pyetje vlla, nese i sheh te baba 3 cilesit e hipokritit si me vepru me te edhe shihen qarte tek ai se veprat po i ben me syfaqesi behet i sjellshem veq ne sy te njerzve sjllet mire me familjen ne sy te njerzve flet mire gjithashtu falet ku e shohin te tjeret si me vepru me te? Allahu ju shperblefte, selamun alejkum we rahmetullahi ve berekatuhu.

Pergjigje / 11-2-2009

Nese ke mundesi ta keshillosh me te bute dhe urtesi, duke e kujtuar me Allahun dhe se Allahu di gjithçka qe njeriu shfaq dhe qe e fsheh ne veten e tij, si dhe duke e kujtuar se denimi me i rende tek Allahu eshte denimi i hipokritit, e keshtu. Pra, me e keshillu.

(Pyetja Nr. 40) Umu Fatima / Itali / 20-1-2009

Message: selamu alejkum. desha me dit neqoftese nje cifte martohet dhe nuk bejne kontrat te shkruajtur. gruaja mbrapa marteses don qe burri ti permbahet nje kushti qe ajo i ve si behet? si per shembull gruaja nuk do qe burri te mari grua tjeter pervec saj apo duhet kontrata martesore
dhe si behet nje martes me an te synetit
2. Si duhet te sillet nje selefije me kete ceshje? Allahu ju shpeblefte me xhenet.

Pergjigje / 28-1-2009

1. Kushtet ne kontraten e marteses jane te lejuara, nese nuk bien ne kundershtim me diçka te sheriatit. Vendosja e kushtit qe burri te mos martohet me grua tjeter eshte nje pike mospajtimi ne mesin e dijetareve dhe shumica e tyre nuk e merr ne konsiderate ate duke thene se edhe nese vendoset si kusht ne kontraten e aktit te marteses, lejohet shkelja e tij dhe i lejohet burrit qe te martohet me grua tjeter. Por ajo qe mendojme se eshte me e sakte ne kete çeshtje, eshte mendimi qe kane zgjedhur dijetaret e medhhebit hanbeli, se ky kusht eshte i lejuar dhe duhet te zbatohet nga burri perderisa bie dakord me te ne aktin e marteses, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kushtet qe meritojne me shume t’u permbaheni, jane ato kushte me te cilat keni bere te lejuar martesen (kushtet ne aktin e marteses).” [Buhariu dhe Muslimi]. E Allahu e di me mire, dhe Ai eshte i Gjithedijshmi. Kurse mospermendja e ketij kushti ne kontraten e marteses, nuk i ngarkon burrit asgje, perveç nese ai deshiron qe ta pranoje ate kusht te gruas se tij me pas.

2. Gruaja muslimane nuk mund ta ndaloje burrin e saj qe te martohet me grua te dyte apo te trete, sepse ai kete e ka te lejuar, por ajo qe mund te beje eshte forcimi i lidhjeve me burrin e saj, forcimi i dashurise mes tyre duke vepruar ato qe ai do dhe pelqen dhe duke ju larguar atyre qe nuk pelqen, perderisa jane brenda kufijve te sheriatit. Mund te themi ketu se mentaliteti i njerezve ndryshon nga njeri-tjetri dhe po keshtu ndergjegja dhe uni i secilit njeri ndryshon nga i tjetrit; dhe nje grua mund te mos e kete aq problem martesen e burrit te saj me nje grua tjeter, kurse nje grua tjeter e ka vdekje kete gje dhe e demton moralisht dhe fizikisht. Mund te sjellim ketu nje shembull: Kur Aliu radiallahu anhu ishte i martu me Fatimen, vajzen e Pejagmberit (salallahu alejhi ue selem), deshi te martohej me nje grua te dyte perveç Fatimes, por Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ndaloi ate qe te martohej me grua tjeter deri sa te jete gjalle Fatimja, sepse ajo ishte shume xheloze dhe nuk e mbante dot kete gje. Dhe Aliu nuk u martua me grua tjeter deri sa vdiq Fatimja, radiallahu anha. Po keshtu Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk eshte martuar me grua tjeter deri sa ka qene Hadixheja gjalle, kurse pas vdekjes se saj eshte martuar me gra te tjera. Pra, ndryshojne njerezit dhe mentalitetet e tyre, dhe keto duhen marre parasysh ne martesen me me shume se nje grua, dhe kush i lutet Allahut sinqerisht dhe i ruhet ndalesave te Tij, Allahu i jep sukses atij ne arritjen e lumturise se perjetshme ne te dyja botet. Ne Dore te Allahut eshte suksesi dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 39) Anonim / Shqipëri / 31-12-2008

Message: Eselemu alejkum. Çfare gjykimi ka per kete person qe ka pranuar fene Islame, ka vazhduar namazin me 5 kohet e tij, ka agjeruar muajin e Ramazanit mirepo i ka len keto te dyja te thuash gati krejt dhe eshte fejuar me nje te krishtere te paster. Une kam lidheje familjare me te e me dhimbset si me keshilloni ju mua ti them atij, Allahu ju ruajte.

Pergjigje / 5-1-2009

Udhezimi eshte ne dore te Allahut dhe Ai udhezon ke te doje ne rrugen e drejte. Detyra e muslimanit, te cilit Allahu i ka dhene miresi dhe e ka udhezuar ne Islam, eshte qe te ftoje te tjeret ne Islam, me qellim qe t’i shpetoje nga zjarri dhe te marre shperblim nga Allahu per kete veper njerezore dhe madheshtore, dhe sigurisht qe njeriu duhet te filloje te shpetoje nga zjarri njerezit qe do me shume, duke filluar nga me te afermit e deri me te larget. Pra, mund te themi se ajo qe mund te besh ti ne lidhje me te afermin tend eshte qe ta keshillosh te mos e lere namazin dhe as agjerimin, asnjehere. Kurse per martesen me te krishtere, kjo eshte diçka e lejuar ne Islam, dhe ne kete rast i del detyre burrit qe te keshilloje dhe te therrase ne Islam gruan e tij, si dhe njekohesisht do t’i duhet te mbaje barren e edukimit te femijeve dhe mesimin e fese atyre, gje te cilet gruaja muslimane e devotshme do ta bente me se miri. Pra, keshillo sa te mundesh, me urtesi e butesi, dhe suksesi eshte ne dore te Allahut.

(Pyetja Nr. 38) Albani / 24-12-2008

Message: Selamun Alejkum
A lejohet vecimi me motren e gruas apo me vjehrren duke qene se e kemi te ndaluar te martohemi me to?

Pergjigje / 27-12-2008

Veçimi me motren e gruas nuk lejohet, sepse vertet qe martesa me te eshte e ndaluar perderisa je i martuar me motren e saj, por kjo ndalese eshte e perkohshme dhe nese motra e saj qe eshte gruaja jote vdes apo ndahet prej teje, atehere te lejohet qe te martohesh me motren e saj. Pra ndalesa me motren e gruas eshte ndalese me shkak te jashtem dhe jo te drejtperdrejte, dhe nese ai shkak hiqet, atehere martesa me te behet e lejuar. Kurse vjehrra e burrit, apo nena e gruas se tij, eshte njesoj si nena e tij. Qe ne aktin e marteses me vajzen, nena e saj behet njesoj si nena jote, pa asnje dallim per nga ana e ndalimit te marteses, dhe burrit i lejohet qe te takoje me te, te veçohet me te, e keshtu, njesoj si me nenen e vet. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 37) Genc / Gjermani / 21-12-2008

Message: Selamun Alejkum!
A eshte e lejuar pa lejen e prinderve te marresh rruge ne kerkimin e Dijes? A ben te mos i lajmerosh fare prinderit ne qofte se nuk te lejojn dhe ke vendosur te largohesh prej tyre ne kerkim te dijes edhe pse kjo mund te largoj prej tyre shume vite?

Pergjigje / 22-12-2008

Ne fetvane nr. 3816, te Komisionit te perhershem te Fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Abdulaziz iben Baz, thuhet: “Kerkimi i asaj dije tek e cila qendron mesimi i besimit tend te sakte dhe zbatimi i detyrimeve te fese, nuk kushtezohet me lejen e prinderve, kurse per kerkimin e asaj dije qe eshte farz kifaje (thellimit ne dije te cilin duhet ta bejne disa muslimane dhe te tjeret shkarkohen nga obligimi), merr lejen e prinderve.”

(Pyetja Nr. 36) Adnan / Kosovë / 19-12-2008

Message: NESE KE DYSHIME SE NJE GRUA BEN MAGJI, DHE FILLON TE LARGOHESH NGA AJO, DHE AJO GRU ESHTE NGA FAMILJA E NGUSHT. SI TE VEPROJ, A GUXOJM TE LARGOHEM PRE SAJ?
2. A MUNDET QE MAGJIA TA QON NJERIUN DERI NE VDEKJE?

Pergjigje / 22-12-2008

1. Ligji i Islamit per magjistarin eshte qe ai te vritet, por sigurisht qe kete e zbaton shteti Islam dhe jo individet. Perderisa eshte keshtu, atehere nuk ka gjynah ai person qe largohet nga nje i aferm i tij qe merret me magji, madje kjo eshte ajo qe duhet te beje: te largohet prej tij dhe te shkepuse çdo lidhje deri sa ta lere magjine dhe te kthehet ne fe.

2. Magjistari nuk mund te veproje asgje perveç asaj qe ka caktuar Allahu dhe me lejen e Allahut. Ndodh qe magjistarit t’i kerkohet vrasja e nje njeriu, por kjo zakonisht nuk ndodh keshtu, sepse ne shumicen e rasteve kerkohen gjera te tjera, siç eshte ndarja mes burrit dhe gruas, apo mes dy njerezve, apo bashkimi mes dy te tjereve, e keshtu. Pra, me shume jane gjera qe nuk shkojne deri ne vdekje, por ne ndarje mes dy njerezve apo ne semundje fizike ose shpirterore. Magjistaret nuk kane fuqi te mbinatyrshme, por ata mund te lidhen me disa prej shejtaneve dhe mund te shkaktojne dem me lejen e Allahut dhe nese plotesohen kushtet per kapjen nga magjia; nese njeriu nuk permend Allahun gjate dites e nates, nuk falet, nuk pastrohet, ben gjynahe dhe harron Zotin, ben jete te frikesuar e te stresuar per shkak te largimit nga Zoti, e keshtu. Allahu na ruajte nga magjia dhe nga magjistaret, ne dhe ju!

(Pyetja Nr. 35) Anonim / Pakistan / 19-12-2008

Message: Selam alejkum. Kisha nje pyetje e shresoj te gjej nje pergjigje: Para ca kohesh kam chatuar me nji vlla besimtar dhe skam pas qelime te keqija me te, por ai filloi duke me pelqyer dhe une duke e ditur kete serish pranoj adhe catoja me te. A kam mare gjynah per kete gje?

Pergjigje / 22-12-2008

Lidhjet me ane te programeve te ndryshme te internetit ndermjet mashkullit dhe femres se huaj, jane te ndaluara nga Islami, per shkak te ngacmimit dhe fitnes qe ndodh me kete menyre, si tek mashkulli edhe tek femra. Askush nuk mund te argumentohet duke thene se ata nuk jane afer njeri-tjetrit dhe se shejtani nuk hyn ne mes te tyre, pasi qe e verteta eshte se shejtani hyn ne mes te tyre edhe ne kete rast dhe i ngacmon qe te dy ata, gje e cila ne shume raste shkon edhe ne lidhje te drejteperdrejta dhe ne imoralitet, Allahu na ruajt! Te gjithe dijetaret bashkekohore qe jane pyetur per kete çeshtje, e kane konsideruar te ndaluar kete veper, pra chatimin mes dy gjinive qe jane te huaj per njeri-tjetrin. Prej tyre permendin shejh Iben Uthejmin, Iben Xhibrin, dijetaret e komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, etj.

(Pyetja Nr. 34) Xhevdet / Londër / 19-12-2008

Message: eselamu alekum.
Pyetja: Ne vendin tone, ne Shqiperi shumica nga njerzit qe martohen bejne pelqimin e njeri-tjetrit edhe e quajne veten te fejuar per nje fare kohe dhe nuk e bejne aktin e marteses. A ka ndonje argument se lejohet kjo gje, ose çfar thone dijetaret rreth kesaj çeshtje? Allahu jua shperblefte!

Pergjigje / 22-12-2008

Shume prej veprimeve qe behen ne vendin tone apo ne vende te tjera jane prej traditave te secilit popull, por gjykimi i Islamit per keto tradita eshte ne ate menyre qe nese ato nuk bien ne kundershtim me sheriatin Islam, lejohen dhe nese bien ne kundershtim me te, atehere nuk lejohen ne ato pika ku bien ne kundershtim. Ne lidhje me aktin e marteses sipas Islamit, ai behet me kerkesen e njeres pale dhe me pranimin e pales tjeter ne prani te dy deshmitareve. Sigurisht qe ka edhe kushte qe duhen plotesuar tek burri, vajza dhe kujdestaret e vajzes. Kurse regjistrimet ne gjendjen civile duhen bere per arsye dokumentash dhe ruajtje te drejtash per secilin prej bashkeshorteve, por kjo nuk eshte kusht ne kryerjen e aktit te marteses. Fejesa qe behet ne Shqiperi mund te konsiderohet akt martese nese plotesohen kushtet e mesiperme, por ajo qe kritikohet ne kete rast eshte koha e gjate e te qendruarit te fejuar, gje e cila sjell gjera te papelqyeshme, veçanerisht per femren, prandaj duhet shpejtuar martesa sa me shpejt pas aktit te fejeses. Lusim Allahun t’i jape sukses muslimaneve ne zbatimin e fese se tyre, me qellim qe te arrijne lumturine e premtuar ne te dyja botet!

(Pyetja Nr. 33) Anonim / 17-12-2008

Message: Selam alejkum
Pejgamberi salallahu alejhi we selem na ka keshilluar qe tmos e refuzojm nje djale per martes kur ai eshte mir i kapur pas fes dhe ka moral te mir dhe na ka terhequr verejtjen se nese nuk zbatojm kete Allahu do tna sprovoj {qe thuhet ne hadith …dot te leshon shkatrime ne tok}
Une dua te di se a eshte arsyje per mi refuzu diken per arsyje se e don diken tjeter dhe shpreson qe ta mundesoje Allahu te vjen ai qe e don per te propuzuar martes?
Gjithashtu dua te di edhe te kunderten e saj: a lejohet qe te pranoj diken per martes derisa e don diken tjeter por per hir te Allahut hek dore nga ndjenjat per ate person edhe vendos qe te martohesh me diken tjeter edhe pse e don dike tjeter?

Pergjigje / 18-12-2008

Eshte e vertete se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ka urdheruar kujdestaret e vajzave qe te mos pengojne martesen e vajzes qe kane nen kujdestari kur ate vjen dhe e kerkon nje musliman i mire dhe me moral te mire, por ne çdo rast duhet marre leja e vajzes nese pranon apo jo, dhe siç ka ardhur ne hadith: “Heshtja e vajzes beqare eshte aprovimi i saj.” D.m.th. qe vajza ka te drejten e saj te pranimit apo te refuzimit dhe hadithi qe urdheron per mospengese te marteses me musliman te moralshem i drejtohet kujdestareve te vajzave dhe jo vajzave. Pra, ti nuk ke gjynah nese nuk e aprovon martesen me dike qe vjen dhe te kerkon doren per martese, perderisa ke nje lidhje tjeter, por gjithashtu duhet te kesh parasysh qe te mos ecesh me iluzione dhe enderra qe nuk jane reale, gje e cila mund te coje ne kalimin e moshes duke pritur diçka qe nuk ekziston. Nese mendon se mes teje dhe djalit qe pelqen ka diçka reale, apo se mund te behet diçka reale, atehere duhet te veprosh per te gjetur rrugen apo menyren e pershtatshme qe ai te vije dhe te kerkoje doren tende per martese, nese edhe ai e deshiron kete gje, dhe nuk ka asnje lloj te keqe apo turpi nese eshte femra ajo qe e ben kerkesen tek mashkulli, apo nese dergon dike tjeter per kete qellim. Fal namaz istihara dhe lutju Allahut te bashkoje me ate njeri qe ti do dhe bashkimi me te cilin do te jete per te miren tende ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe ne lusim Allahun qe te jape sukses dhe te mundesoje ate qe eshte me e mira per ty! Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 32) Toleranc0 / Shqipëri / 16-12-2008

Message: eselemu alejkum. Nese nje vajze qe i kekohet dora per martese, a ka te drejte ajo te takohet pa vellaun apo baben e saj, apo kujt i takon me mir te jete mahrem, nese e takon çfare gjykimi ka Sherjati I ALLAHUT per kete person?

Pergjigje / 18-12-2008

Rregulli eshte qe kur nje djale do nje vajze per martese, shkon dhe i kerkon doren asaj tek prinderit apo kujdestari i saj, dhe deri ne kete moment qe shkon per t’i kerkuar doren, nuk i lejohet atij te veçohet apo te takohet veçmas me ate vajze, sepse ajo konsiderohet e huaj per te, deri sa te jepet pelqimi dhe te behet akti i lidhjes martesore. Deri ne kete kohe, nese vajza takohet me djalin, ajo duhet te jete e shoqeruar me nje te aferm te saj mashkull qe e ka mbushur moshen e pubertitetit dhe qe quhet mahrem.

Nese djali e takon vajzen qe do para se te kerkoje doren e saj per martese dhe para dhenies se pelqimit nga prinderit e vajzes, atehere ai merr gjynahe bashke me vajzen, ne varesi te shkeljeve qe kane bere, sepse siç e thame, ata konsiderohen ende te huaj per njeri-tjetrin, deri sa te behet akti i marteses me kerkimin e dores nga njera pale dhe dhenien e pelqimit apo pranimin nga pala tjeter.

Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 31) Herald / Itali / 8-10-2008

Selamun alejkum.

Kisha nje pyetje: Nje moter muslimane e re ne fe ketu ne Itali, pra eshte ne fazat qe duhet te rregulloje akoma namazin e saj duhet te hedhi bazat, ajo eshte fejuar, me familje pra sic behet ne shqiperi me nje djale shqiptar, ai nuk eshte musliman, ne origjine pra nga familja ka qene bektashi, kur ka ardhur ne Itali ka shkuar ne nje kolegj katolik ku ka mesuar dicka. Ai beson ne Zot porse nuk eshte se ndjek ndonje fe, tani po lexon per Islamin dhe po i flitet per Islamin, nuk kundershton por interesohet; kjo moter do te dije se a eshte ne hallall kur i afrohet ketij mashkulli apo jo? Çfare mund ti themi kesaj motres? ALLAHU ta shperblefte me te tmira!

Pergjigje / 10-10-2008

Rregulli eshte, qe gruas muslimane nuk i lejohet te martohet me nje jomusliman, sepse Allahu nuk lejon qe jomuslimani te kete pushtet mbi muslimanin, dhe burri ka pushtet mbi gruan. Nese i fejuari i motres ne fjale nuk behet menjehere musliman, duke e shprehur me gojen e tij shehadetin se Allahu eshte nje Zot dhe se Muhamedi eshte i Derguari i Allahut, si dhe te besoje se Kurani eshte Libri i Allahut dhe se çdo gje qe thuhet ne te eshte e vertete nga Allahu, atehere kjo moter qe ka filluar te praktikoje Islamin, nuk duhet te vazhdoje me te, sepse nje person qe nuk eshte musliman, eshte kafir, i çfare do feje qe te jete, qofte nese thote se besoj ne Zot por jo ne Islam, ai eshte kafir, jomusliman, sepse ka mohuar fene e Zotit, fene e vertete. Pra, çeshtja eshte delikate, dhe duhet marre seriozisht qe ne fillim. I kujtojme motres ne fjale, historine e nje prej sahabijateve, e cila quhej Umu Sulejm. Kesaj i vdiq burri dhe Ebu Talha i shkoi t’i kerkonte doren, duke qene se ishte ende idhujtar, por ajo e refuzoi duke i thene se ishte nje grua muslimane dhe se Allahu ia ka ndaluar muslimanes qe te martohet me nje jomusliman. Pastaj i tha: Nese behesh musliman, kjo eshte dhurata ime e marteses (mehri) dhe nuk dua asgje tjeter. Atehere ai e pyeti se si te behej musliman, dhe ajo i tha qe te shkonte te i Derguari i Allahut. Ai shkoi dhe u be musliman, pastaj u martua me te dhe Allahu u dhuroi nje djale te cilin Ebu Talha e donte shume, pastaj djali i vdiq dhe per kete ka nje histori prekese, vendi i te ciles nuk eshte ketu, por kemi per qellim te themi qe kjo histori te merret per shembull dhe t’i mbeshtetesh Allahut e t’i lutesh Atij qe te zgjedhe me te miren per ty: ose udhezimin e atij burri dhe martesen me te per te kaluar jete te lumtur ne kete bote dhe per te fituar xhenetin ne boten tjeter, ose mundesimin e nje burri tjeter me te mire se ai.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 30) Iben Husejn / Gjermani: / 11-9-2008

Message: Selamu alejkum
Deshta me pyt se a lejohet me martu ni grue ose gruja ni burr qe nuk mundet me ba femi? Allahu ju shperplefte!

Pergjigje / 24-9-2008

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka keshilluar qe besimtari te martohet me femra qe lindin, dhe padyshim se kjo eshte me e mira nga te gjitha pikepamjet, por megjithate, kjo nuk do te thote se martesa me nje grua qe nuk ben femije te jete e ndaluar. Martesa me nje grua qe nuk ben femije eshte e lejuar ne Islam, madje ata duhet t’i luten Allahut qe t’u dhuroje femije dhe te mos i humbin shpresat nga Meshira e Allahut, por me paresore per besimtarin eshte qe te kerkoje per nje grua qe lind femije, siç ka udhezuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Nje fetva te tille ka dhene edhe shejh Iben Baz, ne fetvate e titulluara “Nurun ala ed Derb”. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 29) Anonime / Itali: / 15-8-2008

Message: eselamu alejkum. Per hire te Allahut me shkruani disa tituj librash qe flasin per sjelljen, edukaten qe duhet te kete motra muslimane ne shoqeri, familje qe me ndihme te Allahut te behet nje nene, bashkeshorte, besimtare e devotshme qe ta edukoje sa me mire veten, familjen me dije dhe edukate te paster islame qe femijet tane inshallah te mos vuajne pasojat e mangesive e difekteve tona. Qe te behet person qe sjell gezim e qetesi ne familjen e saj, tek burri i saj e njerezit qe e rrethojne. Te lutem vlla me kthe pergjigje sa me shpejt. Allahu ta shperblefte me te mira.

Pergjigje / 26-8-2008

Ne pyetje perfshihen te gjitha fushat e Islamit dhe jo vetem ajo qe ka te beje me sjelljen dhe edukaten e gruas muslimane, gje e cila do te thote se gruaja muslimane, ashtu si edhe burri, duhet te mesoje çdo gje qe lidhet me bindjen dhe besimin tek Allahu, engjejt e Tij, pejgamberet dhe shpalljet e tij, gjera te cilat mesohen ne fushen e Akides. Duhet te mesoje rregullat e fese ne menyre qe ta adhuroje Allahun ashtu si ka urdheruar Ai, dhe keto mesohen ne pergjithesi ne librat e Fikhut. Duhet te mesoje sjelljen dhe moralet e larta ne marredheniet me njerezit, gje e cila mesohet ne librat qe kane te bejne me moralin dhe etiken Islame. Per secilen prej ketyre fushave, ne ndare kend te veçante ku mund te gjeni ate qe ju duhet ne lidhje me temat ne fjale. Keto i gjeni ne faqen e pare. Kurse per libra te posaçem ne lidhje me kerkesen e pyeteses nuk njohim ndonje te perkthyer ne shqip, dhe nese ndokush prej vellezerve apo motrave ka njohuri per kete, eshte i lutur te na e dergoje, me qellim qe te perhapet dobia, dhe shperblimi yne dhe i juaj eshte tek Allahu i Madheruar. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 28) Lena: / 3-8-2008

Es selam alejkum
Vendosa ta parashtroj nje pytje pasiqe ka koh qe dua ta di se si te veproj me prinderit e mi dhe shpresoj qe Allahu ta mundson te me kshillosh.
Jam me e vogla ne familje dhe ka koh qe kam filluar te kuptoj islamin dhe obligimet qe kam si muslimane por prindrit e mi jo qe jan jobesimtar po nga frika shpesh me pengojn ti kryej obligimet musliamne.Jam perpiqur tflas me ta tua shpejgoj gjerat mir po nuk e ndjeja veten t’gatshme ose me mir te themi te dijshme qe ti mbroj parimet islame para tyre prandaj kisha dashur qe ju tme kshilloni qfar te bej si ti bindi se islami te ndihmon shum te tregon rrugen e drejt pasiqe ata mendojn se nje vajz muslimae e mbuluar nuk mund tket ni ardhmeri intelektuale nuk mund te punsohet ne shum vende pune d.m.th mendojn se eshte e larguar nga shoqria qe na rrethon. Si te veproj?

Pergjigje / 14-8-2008

Besimtari duhet te jete ne lidhje te vazhdueshme me Allahun, ta permend shpesh Ate dhe t’i lutet Atij. Po keshtu duhet te perpiqet qe te mesoje fene e Allahut dhe ligjet e Tij me te gjitha mundesite. Ideja e njerezve ne lidhje me ardhmerine e vajzes muslimane eshte e gabuar, sepse Islami urdheron per te marre dije dhe kulture, per te zgjeruar horizontin dhe per te studiuar te gjitha te fshehtat dhe dukurite e natyres dhe te vete trupit te njeriut, me qellim qe njerezit te shohin madheshtine e Krijuesit te tyre. Islami i kushton kujdes te veçante te gjitha shkencave dhe dijeve qe i bejne dobi njeriut dhe nuk e demtojne ate. Sa per ardhmerine intelektuale, femra muslimane eshte njesoj si mashkulli ne marrjen e dijes, por duke ju permbajtur rregullave te percaktuara nga Allahu, sepse shkelja e tyre eshte shkelje e urdhrit te Allahut dhe demtim i rende per njeriun, sepse Allahu nuk ndalon diçka vetem nese demi i saj eshte i sigurte ose me i madh se sa dobia. Pra, nuk ka ndalese per shkollimin e femres, perkundrazi, te gjithe jane te urdheruar te mesojne e te marrin dije.

Ndersa punesimi i femres eshte gjithashtu ide e gabuar ne shoqeri, sepse femra nuk ka asnje lloj detyrimi financiar ne familje; kur eshte vajze, babait apo kujdestarit te saj i takon te shpenzoje per te, dhe kur martohet i takon burrit qe te shpenzoje per te gjitha nevojat e saj dhe te femijeve. E, nese femra ka mundesi dhe punon ne nje pune te lejuar, siç jane punet qe i pershtaten natyres femerore, si: mesimdhenia, qepja e qendisja, etj, atehere te hollat qe ajo fiton i takojne vete asaj dhe nuk ka detyrim qe te shpenzoje per familjen. Kurse ne shumicen e shoqerive dhe popujve te sotem, femra shfrytezohet ne maksimum me te gjitha menyrat e mundshme, nen parrullen mashtruese: “duam barazi mes burrit dhe gruas!” Pa u menduar se kjo barazi eshte ne dem total te femres dhe pas ketyre parrullave fshihen armiqte e njerezimit ne pergjithesi dhe te femres ne veçanti. Natyra e femres ndryshon totalisht nga natyra e mashkullit, e si mund te kete barazi mes tyre ne çdo gje?! Allahu me urtesine e Tij, ka vendosur rregullat me te pershtatshme per te dyja palet, si per femren edhe per mashkullin, dhe nuk ka lumturi e qetesi veçse ne zbatimin e ligjeve te Tij.

Fjala “largimi nga shoqeria” eshte gjithashtu nje ide e gabuar, sepse Islami urdheron per mbajtjen e lidhjeve farefisnore, po keshtu edhe lidhjet fqinjore (me komshijt), por duke iu mbajtur rregullave dhe duke mos i kaluar kufijte, sepse perndryshe do te ndodhin çrregullime ne shoqeri, prishje e shoqerise dhe shkaterrim ne toke. Kur Allahu i ka vendosur keto rregulla, nuk ka pasur per qellim te mbylle femren dhe ta menjanoje ate nga shoqeria, por ka per qellim qe ta ruaje femren dhe shoqerine, qe te bejne nje jete te qete e te lumtur ne kete bote dhe te arrijne te fitojne xhenetin ne boten tjeter. Keto jane fjale te pergjithshme, kurse hollesite e ketyre duhet te mesohen neper libra te dijetareve, me qellim qe besimtari dhe besimtarja te jene te vetedijshem per ate qe veprojne dhe te kene dije per ate qe thone. Suksesi vjen vetem nga Allahu, prandaj Atij lutju qe te te jape sukses ne gjithçka. Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 27) Fatma: / 31-7-2008

Message: Selamun alejkum!
Ju pergezoj per punen ne kete forum qe ma kan keshilluar majft musliman!
Allahu ju ndihmofte ne kete rruge!
Kisha pas disa pyetje, e insh’Allah me sabr keni me mujt me dhane pergjigje. Pyetjet jan si vijon:
1. Kam lexuar nje fetva te sheikh Bin Bazit rahimahuLlah, se gruaja qe pastrohet (nga mestruacionet apo papastertia mbas lindjes) para perendimit te diellit duhet me i fal namazet e drekes e te iqindise. Po ashtu kur pastrohet para fexhrit duhet me i fal namazet e akshamit e te darkes. Une e kam dit se duhet me u fal vetem namazi qe i ka hy koha kur je pastruar. Si te veproj a duhet t’i zevendesoj ato namaze qe po del se i kam lan pa vetedije, po une nuk i mbaj mend sa jan?
2. Njof shume motra muslimane qe jan praktikuese e burrat e tyne jo, po nuk arrijne me i divorcu per shume shkaqe. C’ka mund ti keshillonit atyre? Allahu ju ruajt!

Pergjigje / 2-8-2008

1. Eshte e vertete se shejh Iben Bazi ka zgjedhur kete mendim ne lidhje me namazet qe duhet te fale gruaja pasi te pastrohet nga menstruacionet apo nga lehonia, dhe kjo fetva gjendet ne librin “Mexhmuu Fetava Iben Baz”, 10/216. Po keshtu thuhet edhe ne fetvane e Komisionit te perhershem te fetvave, dhe ky eshte edhe mendimi i shejhut te Islamit Iben Tejmije. Dhe kjo eshte me e sakta ne kete çeshtje qe: nese gruaja pastrohet nga menstruacionet ne fund te dites dhe para akshamit, ajo duhet te fale namazin e drekes dhe te ikindise, dhe jo vetem te ikindise, dhe po keshtu, nese pastrohet pas kohes se jacise dhe para sabahut, ajo duhet te fale namazin e akshamit dhe te jacise. E Allahu eshte i Gjithedijshem.

2. Rregulli eshte qe gruas muslimane nuk i lejohet te qendroje nen kuroren e nje burri jomusliman, sepse nuk lejohet qe jomuslimani te kete pushtet mbi muslimanin. Por, nese burri eshte musliman, por ben gjynahe dhe nuk zbaton rregullat e fese Islame, gruaja duhet te perpiqet ta keshilloje ate me menyra te ndryshme, dhe te jete e durueshme e t’i lutet Allahut qe ta udhezoje dhe ta drejtoje burrin e saj, sepse vetem Allahu e ka ne dore susksesin per gjithçka.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 26) Anonim: / 27-7-2008

Message: 1) A duhet mashkulli me i marre leje prinderve per me u martu?
2) Nese femra i ka prinderit e divorcuar, dhe ajo jeton me nenen dhe burrin e nenes por akoma mban kontakt me te atin e saj, kujt duhet me i kerku doren e vajzes per martese?

Pergjigje / 2-8-2008

1. Kur mashkulli arrin moshen e pjekurise, ai eshte kujdestar i vetes se vet dhe nuk ka nevoje qe t’i marre leje prinderve per martese, as nuk eshte kusht kjo gje ne martese. Por, ai duhet te konsultohet me prinderit e tij per martesen dhe te marre pelqimin e tyre, me qellim qe t’i kenaqe, aq me teper nese ata jane qe shpenzojne per martesen e tij dhe per te.

2. Kujdestar per vajzen eshte baba i saj, perderisa eshte gjalle, edhe nese eshte i ndare me nenen e saj, por ai vazhdon te jete kujdestar i saj dhe per martesen e vajzes duhet marre pelqimi i tij.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 25) Habiba / Itali: / 1-7-2008

Message: es-selamu alejkum, un jam nje muslimane qe studioj ne itali, kam pak koh qe e njoh kete faqe webi. PYETJA QE UN KAM ESHTE: UN JAM NJE VAJZE SHUM BESIMTARE E PRAKTIKOJ ME RREGULL ISLAMIN, POR KAM NJE PROBLEM NUK MUNDEM TE VE SHAMIN EDHE SE VESHJA QE UN MBAJ TANI ESHTE FUND DHE BLUZE ME MENGE TE GJATA. nuk mund te ve shamin sepse babai im nuk ma pranon, kjo gje me shqeteson shum sepse un jam plotesisht e bindur ne ALLAH dhe dua ta mbaj dhe shamine. do doja tme jepnit nje keshill se si un te veproj duke qene se babai im ma kundershton dhe per momentin nuk me lejon mbajtjen e saj. SIPAS ISLAMIT UN SI DUHET TE VEPROJ EDHE PER FAKTIN SE UN AKOMA STUDIOJ DHE ESHTE BABAI IM AI QE ME SPONSORIZON DHE E KAM TE VESHTIR KUNDERSHTIMIN ME KOKFORETSI.. NESE UN VDES NE KETE GJENDEJE DUKE PASUR NIJETIN, CFAR NDODH ME MUA?. ALLAHU JU RUAJTE DHE JU SHPERBLEFETE ME XHENET.

Pergjigje / 5-7-2008

Se pari, lusim Allahun ta lehtesoje çeshtjen tende dhe te jape sukses ne vendosjen e mbuleses se plote islame, per te arritur kenaqesine e Allahut dhe shperblimin e madh nga Ai ne te dyja botet. Rregulli i pergjithshem eshte se muslimani nuk i bindet askujt prej krijesave te Allahut kur ato urdherojne per diçka qe e ka ndaluar Allahu, ose te ndalojne nga diçka qe e ka urdheruar Allahu, dhe nese besimtari perpiqet dhe lendohet ne kete rruge, dmth ne permbushjen e ligjeve te Allahut duke i hapur nje lufte krijesave, qofshin edhe njerezit e tij me te aferm, Allahu ia shperblen shumefish, ia lehteson çeshtjen dhe e udhezon ne te gjitha te mirat. Per rastin tend, keshillojme qe te flasesh me prinderit me te bute, me urtesi dhe me durim. Bej lutje Allahut qe t’i udhezoje ata ne Islam dhe qe te lejojne te veprosh e lire ne zbatimin e fese se Allahut, sepse Allahu ka ne dore gjithçka, dhe Ai i kthen zemrat e njerezve nga te doje. Nese dikush prej muslimaneve nuk vishet sipas rregullit islam, ajo ka bere gjynah, per te cilin duhet t’i kerkoje falje Allahut dhe te kthehet menjehere nga ai gjynah, sepse nese nuk kthehet, meriton denim per te, perveç nese Allahu e fal me meshiren dhe bujarine e Tij. Po keshtu edhe per ata qe veprojne gjynahe te medha nga muslimanet dhe vdesin pa u penduar, çeshtja e tyre eshte ne dore te Allahut, nese do i fal dhe nese do i denon, e Allahu nuk i ben padrejtesi askujt. Lusim Allahun te na jape sukses ne zbatimin e urdhrave te Tij dhe ne largimin nga ndalesat e Tij, vetem per Hir te Tij! Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 24) Anonim / Shqipëri: / 28-6-2008

Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Vella i nderuar Allahu te nderofte, e prej gjynaheve te pastrofte. Nje vella musliman nga qyteti im ka nje ceshtje shume me rendesi per te te pyetur dhe shpreson se do mari nje pergjigje qe do e qetesoje ne vazhdim. Ceshtja eshte si vijon. Ky vellai vazhdon studimet e larta ne qytetin tone dhe tani mbaroi vitin e dyte. Para rreth nje viti e dy muaj eshte lidhur me nje vajze te klases duke shpresuar se ajo do te udhezohet apo edhe ndoshta nga dobesia e tij ka vazhduar lidhjen me te. Ne fillim ky vellai i tha se ishte musliman dhe praktikonte islamin, e asaj vajzes nuk se i kerkoi ndonje gje te madhe duke shpresuar se me kalimin e kohes do perfitonte zemren e saj dhe ceshtja do te lehtesohej. Mirepo kjo vajze ne fillimet e veta qendronte e urte duke besuar se po ta perfitonte zemren e ketij vellait ceshtjet do i lehtesoheshin dhe mund te vepronte sic deshironte ( ta praktikonte islamin apo jo). Me kalimin e kohes ky vellai filloi ti fliste per islamin dhe ajo po reagonte goxha ftohte ne lidhje me besimin duke thene se une besoj ne nje Zot dhe te tjerat nuk me interesojne se te gjitha fete jane njesoj. Vazhdoi ky vellai te flase e te flase e me ne fund ajo po i thoshte perse valle edhe ti duhet te falesh mjafton vetem besimi, qendro me kembe ne toke. Deri sa ariti deri ty sa kur shkoi tek puna e ketij vellai, e ky ishte duke degjuar Kur’an i thote hiqe ate se nuk e degjoj dot, ishte axhituar dhe thote ky vellai se nuk po e mbaja dot nga reagimet qe po shfaqte. Nga person i qete qe ishte per momentin, filloi te vepronte veprime te pa kontrolluara dhe arriti deri aty sa me demtoi dhe fizikisht. Ajo e hiqte Kur’anin ky vellai e vendoste e me ne fund ajo vajze shkon dhe ul automatin. Ne nje rast qe po fliste petagogu kundra vajzave muslimane qe e mbajne mbulesen e Islamit kjo ishte e para qe e kishte mbeshtetur. I kishte thene ketij vellai nese ke kete mendje ( do te praktikosh keto rite mos me tako fare), mirepo sapo e takoi heren e pare ishte krejt tjeter sikur nuk kishte ndodhur asgje. I ka thene se une jam keshtu sic jam dhe nese me pranon keshtu sic jam ne rregull se une nuk dua te me flasesh me per keto gjera sepse ti e di shume mire se nuk behet asgje me force apo me detyrim. Ky vellai e kishte kercenuar se nese ajo nuk pranonte do te ndahej nga ajo vetem per shkakun e fese. I ishte shprehur se do vriste veten nese ky bente nje veprim te tille. Ky vellai thote se kur shkon ne xhami ajo ndryshonte mimiken dhe behej vrer mirepo nuk shprehte gje. Gjithashtu ky vellai i ka folur shpesh per veshjen se duhet ta ndryshoje i eshte pergjigjur dhe i ka thene se nuk e ndryshoj dot. I ka thene ky vellai se nuk me pelqen te vishesh keshtu se ndjehem keq, nese mua nuk me pelqen atehere ti per ke vishesh. I eshte pergjigjur dhe i ka thene se nuk vishem per aske po vishem per qefin tim. Ajo vajzat muslimane i shikon me percmin me muslimanet qeshet etj… Tani ky vellai eshte ne dileme te madhe se nese e ndan mendon se mund ti shkaterroje jeten duke menduar se nuk ka kush e mer ate apo mundet qe te shkoje dhe ne vetvrasje, mirepo nuk deshiron nga ana tjeter qe te shkateroje dunjane dhe akhiretin e tij per nje gabim qe e ka bere dhe ska dyshim qe ne te gjithe jemi gjunahqare.Ai tashme eshte penduar per ate qe ka bere dhe prej saj shume eshte distancuar, ajo i thote se ti po gjen justifikim per tu ndare nga une. Mirepo nese kjo do te ishte e vertete ai vellai shume kollaj mund te ndahej prej saj dhe te shikonte punen e tij. Kjo gjendje e ka futur ne stres tre madh se nuk po di se si te veproje, a te distancohet plotesisht prej saj apo te shpresoj se do ndrushoje. Ceshtjet cdo rite e me teper i veshtirsohen e thote se nese deri dje e shikoja si nusen time per shkakun se nuk u lidha me te vetem se per tu martuar, tashme nuk e shikoj me si te tille. Pret prej teje nje pergjigje te qarte dhe te shtjelluar tamam se cfare duhet te veproje a ta ndaje se bashku me nje vit e dy muaj mbi supa, apo ta beje nikahun se nuk do te vazhdoje me keshtu. Allahu te nderofte kthe nje pergjigje sa me te plote dhe qetesoje se kenaqesia qe i dukej me pare tani i eshte kthyer nje nje makth. Pak a shume kjo eshte e gjithe ngjarja e kesaj periudhe, qetesoje me nje pergjigje te argumentuar dhe te sqaruar qarte ne te dy aspektet nese duhet te distancohet, pse? Dhe si e arssyeton nje gje te tille duke permendur dhe ndonje argument brenda mundesive. Apo neso do vazhdoje kush esht erruga dhe menyrat qe duhet te bejne dobi tek kjo vajze duke shpresuar tek Allahu se do ndryshoje. Edhe nje here Allahu te nderofte ktheji nje pergjigje te detajuar per ta qetesuar se cfare do te veproje ne te ardhmen. Allahu ta shperblefte qe na vjen ne ndihme per ceshtjet tona. Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Pergjigje / 29-6-2008

Vellai qe e ben pyetjen e ka derguar ate ne privat, por pame te arsyeshme qe kjo te publikohet per faktin se kjo eshte bere nje dukuri e perhapur ne vendin tone, dhe ndodh me shume prej te rinjve muslimane, keshtu qe ishte e domosdoshme keshilla dhe paralajmerimi, me qellim qe te kryejme ate qe ndiejme obligim dhe te justifikohemi tek Allahu i Madheruar.

Allahu ka vendosur ligje dhe ka caktuar kufij, te cilet nese njeriu i ndjek dhe i zbaton ato, do te beje jete te lumtur ne kete bote te perkohshme dhe ne boten tjeter te perjetshme. Ndersa per ata qe i shkelin ligjet e vendosura nga Allahu, me vetedije apo nga injoranca: i pari meriton te paguaje pasojat e nenvleresimit te tij ne kete bote dhe ne boten tjeter, ndersa i dyti meriton te paguaje pasojat e injorances se tij ne kete bote dhe ne boten tjeter; perveç nese Allahu me Meshiren e Tij ua fal atyre dhe nuk i ndeshkon per shkeljet e tyre, dhe kjo shpresohet me shume per ate qe i kthehet Allahut me pendim. Keto fjale nuk jane teori, por jane realitet i njerezimit dhe ligj i Allahut ne univers. Allahu thote per ata qe besojne dhe veprojne mire: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” [En Nahl, 97]. Ndersa per ata qe nuk besojne dhe veprojne keq, Allahu thote: “Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojmë një djall, që do t’i bëhet shok i pandashëm.” [Ez Zuhruf, 36]. Dhe ne boten tjeter: “Ata që bëjnë vepra të këqija, do të shpërblehen sipas veprave të tyre; ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, qofshin meshkuj apo femra, do të hyjnë në Xhenet. Aty do të begatohen pa kufizim.” [Gafir, 40].

O vellezer! O te rinj muslimane! Permbajuni ligjeve te Allahut ne çdo gje, sepse vetem keshtu do te mund te arrini jete te lumtur dhe dashurine e kerkuar, jo vetem ne kete bote, por pergjithmone, ne perjetesi. Nuk e ndalon Islami qe te dashurosh, por ndalon qe te ndjekesh hapat e shejtanit dhe te mashtrohesh prej tij, duke menduar se je duke ndjekur ndienjat e tua qe t’i ka dhene Allahu, siç eshte dashuria, por qe ne te vertete ajo nuk eshte dashuri por mashtrim qe nuk zgjat shume, dhe perfundon me plagosje ne shpirt, nga te dyja palet.

Çeshtja eshte shume e thjeshte: nese nje i ri degjon per nje vajze se eshte e mire, e moralshme, etj, atij i lejohet qe se pari ta shohe vete ate, pa dijenine e saj, perderisa mendon se kjo gje do t’a beje ate qe te kerkoje doren e saj per martese. Nese nje burre pelqen nje vajze, atehere ai duhet te filloje veprimet e ligjshme dhe sipas zakonit qe nuk i shkel ligjet e Islamit, duke shkuar tek shtepia e vajzes apo duke takuar kujdestaret e saj, e gjera te ngjashme deri sa te vendoset te behet parja, dhe pas pelqimit nga te dyja palet, lidhet edhe akti i marteses, ne te cilin duhet te jene prezent kujdestari i vajzes dhe dy deshmitare. Ne aktin e marteses duhet te shenohet gjithashtu mehri (prika-dhurata e nuses per martese), te cilen e kerkon vajza me lirine e saj te plote dhe kjo eshte e drejta e saj qe ia ka dhene Islami. Por edhe burri nga ana e tij, duhet te jete me xhymert me gruan me te cilen do te martohet dhe duhet t’i jape asaj meher te kenaqshem, dmth duhet te jete sa me kavalier me gruan e tij te ardhshme.

Martesa eshte nje akt i shenjte ne Islam dhe ne natyren njerezore ne pergjithesi. Akti i marteses eshte nje akt i perhershem dhe jo i perkohshem, madje ai vazhdon deri ne boten tjeter, ne perjetesi. Nese dy njerez martohen me njeri-tjetrin sipas rregullit, duke iu permbajtur ligjeve te Allahut dhe duke u ruajtur nga shkeljet e urdhrave te Tij, Allahu fut dashuri dhe meshire mes tyre, ua rrit dashurine gjithnje e me shume me kalimin e kohes, deri sa te beje qe ata te dy te mos durojne te ndahen nga njeri-tjetri per asnje çast, dhe ben qe t’i luten Allahun gjithnje qe t’i bashkoje te dy ata ne xhenet dhe te vazhdojne te perjetojne perjetesisht dashurine e tyre, e cila eshte ngritur per Hir te Allahut dhe konform asaj qe Allahu do dhe pelqen. A ka dashuri me te madhe dhe me te vertete se kjo qe te ofron Islami?!

Por shumica e njerezve veprojne ndryshe kesaj, dhe sigurisht qe vuajne pasojat e veprave te tyre. Hidh nje veshtrim te jomuslimanet e botes perendimore: A ekziston dashuria tek ata? Nese ekziston, valle sa zgjat dashuria me e forte qe mund te jete tek ata? Ata e dine se dashuria eshte e shenjte, por ajo nuk mund te arrihet dot nga ata, dhe ata e pranojne dhe e pohojne kete fakt. A e dini perse nuk e arrijne dot ate? Pergjigja eshte e thjeshte dhe e qarte: Sepse ata ndiekin epshet dhe kenaqesite e perkohshme te nxitura nga shejtani, dhe nese ndodh kjo, atehere nuk ka me vend ne zemer per dashurine e vertete. Si ka mundesi? Tek ata, djali nuk e sheh vajzen dhe as vajza nuk e sheh djalin ashtu siç eshte ne realitet, por shohin nje kopje te falsifikuar dhe te zbukuruar nga shejtani, keshtu qe secila pale mashtrohet me partnerin e saj dhe lidhja nuk zgjat. Allahu i ka urdheruar besimtaret qe t’i ulin shikimet e ndaluara tek femrat e huaja me te cilat i lejohet martesa si dhe i ka urdheruar besimtaret qe t’i ulin shikimet e ndaluara tek meshkujt e huaj. Perse? Sepse kjo i demton ata dhe sepse shejtani i zbukuron ata ne sy te njeri-tjetrit dhe ata mashtrohen nga njeri-tjetri dhe kjo çon ne shthurje morali dhe ne shkaterrim te jetes se tyre personale, dhe si pasoje edhe ne shkaterrimin e shoqerise. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Gruaja vjen ne formen e shejtanit (e zbukuruar nga shejtani) dhe largohet ne formen e shejtanit, ndaj kur dikush prej jush sheh ndonje femer qe i ka pelqyer, te shkoje dhe te kryeje marredhenie me gruan e vet, sepse kjo e largon ate qe i ngacmoi zemren.” [Muslimi].

Islami nuk e lejon qe nje mashkull te veçohet me nje femer te huaj me te cilen i lejohet martesa, sepse siç thote Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Nuk ka burre qe veçohet me nje femer veçse i treti i tyre eshte shejtani.” [Hadith Sahih. Es Sahiha, 430]. Pra, nuk lejohet te behen lidhje te ndaluara neper shkolla, universitete apo ne çdo institucion apo vend tjeter, dhe nuk lejohet qe muslimanet te ngrene shikimet e tyre tek femrat e huaja te cilat jane zbukuruar me doren e tyre dhe nga shejtani gjithashtu, sepse keshtu ata do te shkaterrojne zemren e tyre, jeten e tyre, te tashmen dhe te ardhmen e tyre. Nese jeni sprovuar per te shkuar ne ato shkolla e universitete ku meshkujt dhe femrat jane te perziere se bashku, te pakten ruhuni sa te mundeni nga shikimet e ndaluara, qe te ruani zemren dhe veten tuaj. Nga universiteti kerkohet sigurimi i te ardhmes, por shume pak e arrijne kete, ndersa shumica humbin te ardhmen e tyre ne dynja dhe ne boten tjeter gjithashtu, prandaj kujdes, sepse rreziku eshte i madh dhe nuk shpeton veçse ai te cilin e ruan Allahu, ndaj Allahut mbeshtetjuni me lutje e adhurim, dhe mbajeni zemren te lidhur me Allahun qe te shpetoni dhe te fitoni.

Pas ketyre fjaleve te domosdoshme, kthehemi tek vellai i sprovuar qe permendet ne pyetje: Vella, ti ke shkelur rregullat e Allahut dhe çeshtja jote eshte ne rrezik, ndaj kape gjendjen para se te ike nga duart. Se pari kthehu tek Allahu me pendim dhe kerkim falje per te gjitha gabimet e tua te medha e te vogla. Lidhjen tende te deritanishme duhet ta nderpresesh menjehere duke vepruar keshtu: Fal dy rekat namaz dhe bej lutjen “Istihara”, pastaj me shikim te ulur dhe me fjale normale, thuaji vajzes me te cilen ke qene lidhur, se ti je nje musliman i cili kerkon te zbatoje fene e tij ashtu si e kerkon Zoti, dhe dua qe gruaja dhe dashuria ime te jete e perjetshme dhe e lumtur, gje e cila nuk mund te jete e tille vetem nese ajo me pershtatet mua dhe jetes sime Islame, gje e cila nuk do te thote se gruaja nuk ka te drejten e fjales dhe te mendimit ne jeten bashkeshortore, perkundrazi, qe te dy burre e grua vendosin per gjithçka dhe secili perpiqet te kenaqe tjetrin dhe te mos e merzise ate ne asnje menyre, por ajo qe kerkohet nga gruaja eshte ne fakt diçka qe i ngre vleren asaj per vete natyren e saj femerore: gruas i kerkohet qe te besoje Zotin dhe çdo gje qe ka ardhur nga Zoti, te falet e te agjeroje, te mbulohet sipas rregullit Islam dhe te mos ia zbuloje stolite dhe bukurite e saj veçse burrit te saj. Kjo eshte me se e logjikshme dhe me se njerezore e normale, qe gruaja te zbukurohet vetem per burrin e saj, perndryshe nuk ka kuptim as dashuria qe ajo pretendon se ka per burrin, dhe as jeta bashkeshortore qe ata bejne, perderisa gruaja zbukurohet per burrat e huaj qe jane ne rruge, ndersa per burrin e saj vesh teshat me te rendomta shtepiake!! Pra, le te jete nje hap tjeter nga ti, qe t’i sqarosh edhe nje here disa parime baze qe ti i ndjek ne Islam, dhe menyren se si ti e sheh jeten tende dhe te familjes tende te ardhshme, pastaj leri asaj afat qe te mendohet mire dhe gjate, ndersa ti, nese vazhdon ta duash, atehere mund t’i thuash se je ne pritje te pergjigjes se saj dhe se pret dhe do nje pergjigje pozitive. Pas kesaj, ty nuk te lejohet te takohesh me me ate vajze dhe as te veçohesh me te, por nese merr nje pergjigje pozitive, atehere menjehere shkon dhe e kerkon doren e saj tek familja e saj, me qellim qe ujerat te shkojne ne shtratin e tyre dhe ti te jesh brenda ligjeve te Allahut.

Nese vajza vazhdon me kokefortesine e saj, siç pershkruhet ne disa vende ne pyetje, ku ajo edhe urren mbulesen dhe te mbuluarat, ajo eshte duke marre veten ne qafe dhe per kete nuk ka faj askush perveç vete asaj. Ndersa faji yt ka qene formimi i kesaj lidhje qe ne fillim, sepse e ke ndertuar mbi baza te kalbura, te cilat nuk e mbajne ndertesen, por megjithate, Allahu na ka urdheruar qe te mos i humbim shpresat nga Meshira e Tij, por te kthehemi tek Ai me pendim dhe me kerkim te faljes. Detyra jote eshte qe te besh sa me shume lutje qe Allahu te beje me ju ate qe eshte me e mira per ty ne te dyja botet: ose ta udhezoje ate ne islam dhe ne marrjen e vendimit te sakte, ose te ndaheni dhe secili te shohe jeten e vet ashtu si e ka zgjedhur. Por ti bej lutje qe Allahu ta udhezoje ate, sepse udhezimi eshte vetem ne Dore te Allahut dhe suksesi vjen vetem nga Ai. Lusim Allahun t’u jape zgjidhje sa me shpejt dhe t’ua lehtesoje çeshtjet! Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotfuqishem per gjithçka. Allahu e ka ne Dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Sqarim) Anonim: / 25-6-2008

Message: Jam pyetsja e pyetjes nr. 21, lidhur me problemin tim dhe lejimi i vetvrasjes. Allahu te shperbleft per mundin tend ne pergjigjet tona, me te vertet vetem permendja e emrit All-llah me gjith zemer mjafton sherim ne shpirte. Me pelqen shum keshillat e juaja, qdo gje me vend me te vertet nje fej e persosur eshte islami ku askund njeriu nuk po zihet ngushte dmth pa zgjidhje ,per qdo qeshtje po ka rrugdalje. Elhamdulila qe tani i kam disa adresa te pasterta islame ku po mirna me shum me lexim dhe lus Allahun t’me shton ende dituri mua dhe gjithve ngase kur ke dituri te mjaftueshme problemet e kesaj bote jane fare te pa vlershme dhe e vetmja pune e kesaj bote eshte mundi per fitimin e botes tjeter qe na e ka premtu Allahu,me kete dashta te them qe kur e ke dije te bollshme edhe besimi eshte me i forte dhe problemet e kesaj bote e din qe jane kalimtare kurse fitorja dhe merita e botes tjeter eshte e perhershme.Nuk kam petja dashte Allahu te na udhezon neve gjithve dhe te mos e lejojm me shejtanin te loze aspak me ne e kuptova qe qenka mekat i madh vetvrasja ,largona o Allah prej zgjidhjes se shejtanit deri sa ti paske len zgjidhje e zgjidhje te mira. O Allah udhezona gjithve ne rrugen e drejt jo ne atyre qe e terhoqen hidherimin Tend. Amin!

(Pyetja Nr. 23) Anonim / Suedi: / 25-6-2008

Message: Esselamu alejkum
1.Vella i nderuar nese nje person i thote gruas se vete mbrenda dites tre here qe eshte ndar, a numerohet nje here apo tre here, dhe cila fjale e ben ndarjen shkurorezimit psh: Te leshova, Je e ndar prej meje apo dicka tjeter? 2. Po nese nje person eshte i ndar prej gruas pa ia thene fjalen e shkurorezimit por shkaktar per ndarje kan qen prinderit e vajzes, a duhet ky djal te qet kuror prap me kete vajze edhe nese kan kalue tre muaj ? 3. Po nese ne moshe te shtyer e thote plaku fjalen e ndarjes a numerohet shkurorezim?

Pergjigje / 28-6-2008

1. Mendimi me i sakte i dijetareve eshte se shorehja e divorcit me shume se nje here ne te njejten kohe llogaritet nje ndarje. D.m.th. ndarja sipas synetit eshte keshtu: ne ate muaj kur burri nuk ka kryer marredhenie me gruan e tij pasi ajo eshte pastruar nga te permuajshmet, i shpreh ndarjen asaj, dhe qe ne ate çast fillon llogaritja e periudhes se pritjes, dhe keshtu burri ka bere ndarjen e pare, ku gjate periudhes se pritjes ai ka te drejte ta ktheje gruan e tij. Nese e kthen gruan brenda afatit te pritjes (tre cikle mujore apo tre pastrime), atehere i mbet edhe nje ndarje tjeter si kjo, ne te cilen perseri ka te drejte ta ktheje gruan. Ndersa nese e ndan ate per here te trete, ajo nuk i lejohet me atij dhe ai nuk ka te drejte ta ktheje ate, perveç nese ajo martohet me burre tjeter dhe ai tjetri e ndan ate normalisht ose vdes, atehere ky i pari mund te martohet me te por me akt martese te ri dhe me meher te ri. Shprehja e divorcit behet me çdo lloj shprehje qe eshte vendosur ne gjuhe per te treguar divorcin: si psh: te divorcova, te ndava, te kam lene, je e ndare, etj. E nese perdoren shprehje jo te drejtperdrejta si psh: shko te shtepia jote, etj, atehere ketu duhet pare qellimi me kete fjale, nese ka per qellim ndarjen, ajo quhet ndarje, dhe nese ka per qellim viziten e prinderve, kuptohet qe nuk eshte ndarje. Pra, zakoni eshte ai qe merret parasysh ne kete rast, dhe qellimi qe ka burri ne perdorjen e shprehjeve me shume kuptime.

2. Nese pas ndarjes se pare ose te dyte, burri nuk e kthen gruan e tij ne kohen e pritjes se saj, por e le deri sa kalon koha e pritjes, atehere ai mund te shkoje dhe ta kerkoje perseri doren e saj tek i ati, dhe te martohet me te me akt te ri dhe me meher te ri, dhe te atit apo kujdestarit te gruas nuk i lejohet qe ta ndaloje ate te kthehet te burri i saj nese ajo e deshiron kete gje.

3. Nese thuhet fjala e ndarjes e cila eshte vendosur ne gjuhe per treguar ndarjen dhe nuk kuptohet nga ajo fjale gje tjeter, atehere ndarja kryhet pa marre parasysh qellimin e personit qe e thote ate dhe as moshen e tij, qofte edhe plak i moshuar. Por, nese thote fjale me shume kuptime, ketu shihet qellimi qe ka pasur me ate fjale, siç e sqaruam me siper. Allahu e ka ne Dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 22) Muslimane / Gjermani: / 22-6-2008

Message: Selamun alejkum vella musliman, gjithmon e kam ne mendje kete pyetje por askund nuk mundem te gjej pergjigje, e kam pyetur edhe disa me te dishem se une por edhe ata nuk kan dit t’me pergjigjen, pyetja eshte keshtu: Si eshte puna e kesaj besimtares qe fal namaz dmth eshte banore e Xhennetit, kurse burri i saj per shkak te mos faljes dhe gjynaheve te tjera eshte banor i xhehnemit. dmth pyeja eshe se kjo besimtare a e pret burrin e saj deri sa te del nga xhehnnemi (pasi eshte thenje e All-llahut qe besimtaret qe kan pasur besim te paster ndaj Allahut sa kokra e grurit dhe qe nuk i bejn Allahut shirk do te vendosen perseri ne xhennet, dmth pastaj behen perseri bashk? Ndoshta e komplikova pak duke u shkepur ne pershkrim por shpresoj qe pyetja eshte e qarte. Allahu ju shperbleft u befshit prej atyre bonoerve Te xhennetit pa dhen llogari !!!

2. A eshte pa tjeter kunorizimi tek ne muslimanet me u be me Hoxh? Me than mua qe ta bej sa me shpejt kunorizimin se nuk me vlen qe e kam bere ne komun qe nuk ka qen Hoxha. Une e kam ndegju nje intervist te imam Albanit (All-llahu qoft i kenaqur me te), aty me sa e kam kuptuar duhet te jet prinderit e tyre pa tjeter dmth baba, nese nuk ka bab ateher vellau. A ka mundesi nje sqarim lidhur me kunorizimin.

3. E kam edhe kete pyetje: meqense ketu ne gjermani po hyjm vone ne namaz te jacis ashtu kah ora 24.14 (sipas takvimit), e pastaj koha e namazit te sabhut po eshte me se vonti pak para 5 te mengjesit, dhe une ndonjeher nga lodhja me femijun tim foshnje gjate nates nuk po e ndegjoi alarmin ose po ndali pa vetdie, keshtu qe po du me hek dyshimin qe e kam, a mundem te fali sabahun ateher ne ate moment kur sgjohem, se kam ndegjuar kur te lind dielli me nuk ben te falish namazin se pabesimtaret i bijn ne sexhde diellit. E kam lexuar nje pergjigje te ngjajshme por shejtani po me jep ende dyshim keshtu qe dashta veq nje pergjigje te shkurt qe ta heki dyshimin. Me ben hallall per shum pyetje por pasi po jetoi ne gjermani nuk kam tjeter ku te mar pergjigje te sakta. Por me gjithate Allahu te shperbleft per mundin e juaj.

Pergjigje / 28-6-2008

1. Besimtari duhet te preokupohet me shume me punet dhe veprat qe te çojne ne xhenet, se sa me gjera qe jane te fshehta dhe nuk dihen plotesisht ne lidhje me vete xhenetin. Ajo qe dihet eshte se xheneti eshte vendbanimi i besimtareve te cilet e mbyllin me sukses jeten ne dynja dhe atje do te kene te gjitha te mirat, prej te cilave jane edhe bashkeshortet e tyre qe kane pasur ne dynja, nese kane qene besimtare dhe nese jo, me bashkeshorte te tjere, me te mire se ata. Ne disa hadithe permendet se grate e xhenetit i presin burrat e tyre me mallengjim dhe me padurim, por ketu mund te jete per qellim grate e xhenetit prej hyrive, megjithese nuk ndalon qe te jene edhe grate e tyre te cilat i kane pasur ne dynja, dhe me te cilat do te vazhdojne jeten e perjetshme. Dija e hollesishme per kete eshte tek Allahu dhe do te mesohet ne boten tjeter, lusim Allahun te na beje prej banoreve te xheneteve te larta!

2. Nuk eshte kusht qe kurorezimi te behet me hoxhe dhe as ne xhami, por kusht eshte qe te jete prezent kujdestari i vajzes dhe dy deshmitare. Te tjerat jane formalitete, te cilat zakonisht behen ne vendet ku muslimanet jane pakice dhe kur prinderit e vajzes nuk jane muslimane; ne kete rast kujdestar per te mund te quhet kryetari i komunitetit musliman ne ate vend, ose nje i emeruar nga ai per keto çeshtje. Nuk ka problem regjistrimi i marteses ne gjendjen civile, madje diçka e tille eshte e domosdoshme sot per arsye civile qe dihen.

3. Kur muslimanit i ka kaluar koha e nje namazi apo afron te kaloje koha e tij, per shkak gjumi apo harrese, a diçka tjeter, ai menjehere duhet te filloje faljen e atij namazi pa veshtruar fare te dielli nese eshte duke lindur apo duke perenduar, sepse ndalesa qe eshte bere nga te falurit ne keto kohe, nuk eshte ndalese e pavarur por ndalese per shkak te diçkaje tjeter: nga frika e te ngjasimit me adhuruesit e diellit apo edhe me adhurimin e diellit, d.m.th. nga frika e shirkut. Por kjo ndalese eshte vetem per namazet nafile ne keto kohe, ndersa kur ke per te falur namaz farz apo namaz me sebep, siç jane dy rekaten e pershendetjes se xhamise, per keto namaze nuk ka ndalese qe te falen ne kohet e ndaluara per namaz nafile, por urdheri eshte qe ato te falen menjehere. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 21) Anonim / 21-6-2008

Message: selamun alejkum Hoxh e kam kete pyetje: jam muslimane elhamdulila,por e akm nje problem te madh ne jet,,, e kam nje burr qe afrohet haramit, nuk e di ende me shka miret dmth mer ndonjeher shum te pareve del me shoqeri dhe kur te vjen pa asnje cent, ndonjeher ben edhe dallavera me shka nuk e di por e di qe mundohet gjithmon me u arsyetu dhe mu largu nga shtepia, genjen kur nuk flet drejt. Nuk kam asnje zgjidhje, kam duru deri me sot tet vite, te ndahem nuk kam ku te shkoj ngase familja ime i ka gajlet e veta shum dmth e di qe nuk munden t’me durojn se ketu po flitet per nje kohe te gjate dhe kam femij (kush po te duron sot, ne fillim krejt te japin krah po mandej te akuzojn), per te jetuar vet nuk me pelqen se nuk mundem me i duru thasht e themet por edhe nuk mundem te jem e sigurt nga rrethi, e vetmja zgjidhje me eshte vetvrasja (e di qe e ndalon islami ), me qense edhe une po kam veshtir se i kam femijt dhe kush mundet te kujdeset me shum se nje nene e tyre, por zgjidhje tjeter nuk kam. Pyetja ime eshte a qendron nje musliman qe fale namaz dhe i ka zbatuar gjitha qe ka pasur mundesi, ne xhehhnem gjithmon pasi ka ber vetvrasja. Allahu na ruajt nga sprovat e tij dhe mos na garkoft me ate qe nuk mundemi ta perballojm.

Pergjigje / 24-6-2008

Lusim Allahun e Madheruar qe ta lehtesoje çeshtjen tende sa me shpejt dhe te nxjerre nga veshtiresia, ankthi e trishtimi qe te ka zene, dhe ti patjeter qe i ben lutje Allahut per kete, por te keshillojme qe te besh lutje edhe me shume, edhe me shpesh, sepse kur ban me shume lutje, zemra jote lidhet me Allahun dhe nuk ka perde mes saj dhe Atij, dhe nese ndodh kjo ndjesi, atehere “Lutmuni Mua, qe t’i pergjigjem lutjes suaj!” [Gafir, 60] “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” [El Bekare, 186]. Kur i lutesh Allahut me sinqeritet e me renkese, duke iu ankuar vetem Atij, Ai patjeter qe do t’i pergjgjet lutjes tende dhe do te jape zgjidhjen me te mire qe mund te mendosh, si per kete bote edhe per boten tjeter. Mos e ço kurre mendjen te vetvrasja, sepse besimtari nuk e çon kurre mendjen atje, perveç nese besimi i tij ka arritur gradat me te uleta. Por duhet t’i japesh vetes kurajo, ta lidhesh zemren me Allahun dhe t’i lutesh Atij qe ta rregulloje gjendjen, ta drejtoje burrin, t’i ruaje femijet e tu, dhe te zgjedhe per ty rreguezgjidhjen me te mire. Vetvrasja eshte e denuar ne Islam dhe ajo eshte nje nga mekatet me te medha. Allahu i Madheruar thote: “Mos e vrisni veten tuaj! Allahu eshte gjithnje i Meshirshem me ju.” [En Nisa, 29]. Ndersa Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nje burre nga ata qe kane qene para jush u plagos me shume plage dhe pati shume dhimbje prej tyre. Atehere mori nje thike dhe preu doren e vet, nga e cila vazhdoi te rridhte gjaku deri sa ai vdiq. Atehere Allahu i Madheruar tha: “Robi Im me parakaloi ne shpirtin e tij, keshtu qe ja ka bere haram (te ndaluar) xhenetin atij.” [Buhariu dhe Muslimi]. D.m.th. kur njeriu vret veten, ai zgjedh vetvrasjen si mbyllje te jetes se tij, por padyshim qe shpirtin e tij e merr Allahu dhe Allahu ka ditur gjithçka qe do te ndodhe me te. Ndersa per fjalen se Allahu ia ka ndaluar xhenetin atij qe vret veten, ka disa mendime nga dijetaret: disa thone se ketu behet fjale per ate person qe e quan te lejuar vetvrasjen dhe me kete ai behet kafir, keshtu qe do te jete pergjithmone ne zjarr. Te tjere thone se atij i ndalohet xheneti per nje kohe te caktuar, ose nje lloj xheneti siç eshte xheneti Firdeus psh, ose i ndalohet xheneti perveç nese do Allahu ta fuse ne te me pas. Fjala e sakte eshte se muslimani nuk del nga islami nese ai vepron gjynah te madh, siç eshte vrasja, dhe çeshtja e tij eshte ne Dore te Allahut, nese do e fal dhe nese do e denon ate, por denimi i vetrasesit eshte shume i dhembshem, sepse vetvrasesi ka bere nje krim te madh ndaj vetvetes dhe ka nderhyre ne çeshtje qe i takojne vetem Allahut, siç eshte marrja e shpirtit, gje e cila e hidheron shume Zotin e tij, i Cili eshte gjithnje i Meshirshem me njeriun dhe e afatizon ate, kerkon te miren e tij, dhe kerkon ta fuse ne xhenetin e Tij, por se pari e sprovon ate dhe si shperblim per kalimin e sproves i jep xhenetin. Lexo me teper ne lidhje me semundjet e shpirtit dhe per rritjen e besimit, ne pergjigjen e pyetjes nr. 7, ne forumin e shendetit, sepse do te gjeni sherim per gjendjen tuaj dhe kurajo per te kaluar sprovat, me lejen dhe ndihmen e Allahut te Madheruar. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 20) Ibn Sejfullah / Shqipëri: / 17-6-2008

Message: Selam alejkum vella i nderuar,desha te beja dy pyetje: 1) A lejohet qe gruaja e mbuluar te rrije pa corape (duke zbuluar vetem kemben nga zogthi e poshte) ne sy te njerezve qe i lejohet martesa me ta? 2) A lejohet qe gruaja te haje ne nje tavoline me familjen e burrit duke ditur qe ne ate tavoline mund te jete edhe kunati apo xhaxhai i burrit ose te tjere te ngashem? BarakaAllahu fijke. Selam.

Pergjigje / 18-6-2008

1. Per te qenet e kembeve auret per gruan ka mospajtim ne mesin e dijetareve; hanefite nuk i quajne kembet auret por i konsiderojne njesoj si fytyra dhe duart, te cilat i lejohen gruas qe t’i zbuloje ne namaz dhe jashte namazit, ne sy te njerezve. Ndersa Ahmedi dhe Shafiu i quajne kembet auret ne namaz dhe jashte namazit. Argument te prere per kete nuk ka, perveç kuptimit te haditheve qe kane ardhur ne lidhje me mbulimin e gruas, si hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Kur gruas i vijne te permuajshmet (rritet), nuk lejohet te duket prej saj perveç fytyres dhe duarve.” [Sahih. Ebu Daudi 4104]. Nga ky hadith kuptohet se kembet jane auret dhe nuk lejohet te shfaqen ne sy te burrave te huaj, por mund te kuptohet gjithashtu se kembet nuk permenden ne hadith per shkak se kuptohet qe ato nuk jane auret sepse mbulimi i tyre eshte i mundimshem dhe ato nuk bejne fitne, kuptohet nen zogun kembes, sepse mbi zog (kyç) eshte vend stolie ku grate vendosnin stoli. Me afer te vertetes dhe te saktes eshte se gruaja duhet t’i mbuloje kembet e saj kur del ne rruge, ndersa kur eshte ne shtepi dhe aty gjenden te afermit e burrit, nuk ka problem qe ajo te mos mbathe çorape, per shkak te mundimit ne kete gje dhe sepse zakonisht fitneja ne kete rast nuk ekziston, e Allahu e di me mire.

2. Qe gruaja te haje ne te njejten tavoline me familjen e burrit, ku zakonisht ka edhe burra te huaj per te, si kunati apo ndonje tjeter, kete gje e ka lejuar imam Maliku, dhe eshte argumentuar me kete gje per faktin se fytyra dhe duart nuk jane auret per gruan, sepse kur ajo ha me burrin dhe te tjere ne nje tavoline, detyrimisht do te zbuloje fytyren edhe duart. [Muata, rivajeti i Jahjas, 2/935]. Me pare, ne pyetjen nr. 65, kemi permendur nje fetva te shejh Albanit ku lejon qe gruaja t’i sherbeje miqve te burrit apo te babait te saj, dhe jo te ulet me ta, por kur behet fjale per te jetuarit ne te njejten shtepi me njerezit e burrit, per arsye te ndryshme nga te cilat eshte edhe pamundesia per te shkuar ne shtepi te veçante, mendojme se ngrenia ne nje tavoline me pjesetaret e tjere te familjes se burrit eshte e lejuar, sidomos kur mosulja e nuses ne tavoline mund te shkaktoje pakenaqesi e merzi tek prinderit e burrit, por duke qene e veshur sipas rregullit dhe duke ju permbajtur edukates, dhe kur mundesia e fitnes nuk ekziston. Por nese behet ndarja e burrave nga grate ne ngrenie, ne familjet e medha, kjo eshte me e mira dhe ajo qe kerkohet. E them kete pas veshtrimit ne fjalet e dijetareve te hershem dhe bashkekohore, duke pare edhe gjendjen aktuale te shume familjeve shqiptare, qofte ne Shqiperi apo ne Kosove e me gjere, si dhe zakonet e vendeve tona, por duke i kufizuar ato me rregullat e Islamit dhe edukatat e tij, dhe nese kjo eshte e sakte, ajo eshte prej Allahut, e nese eshte e gabuar, ajo eshte prej meje dhe prej shejtanit, ndersa Islami eshte i paster nga ajo, dhe une i kerkoj falje Allahut!

Po sjellim ketu edhe nje fetva te shejh Abdulaziz iben Baz, ne librin “Fetava per gruan muslimane” 1/422-423, ku thote: “I lejohet gruas qe te ulet me vellezerit e burrit te saj apo me djemte e axhes se saj, me kusht qe te jete e veshur me hixhab te rregullt, duke qene se ka mbuluar fytyren, duart dhe te gjithe trupin e saj (sepse shejhu e quan auret fytyren e gruas, megjithese shumica e dijetareve thone se fytyra nuk eshte auret dhe mendojme se kjo eshte me e sakta, siç e pame edhe nga argumentimi i Malikive), dhe nese ne uljen me ta nuk ka ndonje gje te dyshimte, siç eshte ulja per te degjuar muzike, kenge, etj. Por nuk i lejohet asaj te veçohet me njerin prej tyre, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Asnje burre te mos veçohet me nje grua, vetem nese ajo shoqerohet nga nje mahram i saj.” (Muttefekun alejhi). Dhe sepse Pejgamebri gjithashtu ka thene: “Asnje burre te mos veçohet me nje grua te huaj sepse shejtani eshte i treti i tyre.” E ka nxjerre imam Ahmedi me sened te sakte.” Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 19) Meriem / Itali: / 14-6-2008

Message: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
A ka ndonje problem ne aspektin fetar ne qofte se djali apo vajza perpara se te behet nikahu, i kerkojne njeri tjetrit qe te bejne disa analiza kontrolli per te verifikuar ndonje semundje gjenetike apo ngjitese qe personi pa vetedije mund ta kete.Gjithmone duke pasur parasysh qe me kete veprim nuk synohet mohimi apo parandalimi i kaderit te Allahut azze ue xhel-le, dhe ne qofte se nga kontrolli del nje gje e tille si duhet vepruar? Allahu subhanahu ue teala jua shperblefte me te mira!

Pergjigje / 20-6-2008

Si rezultat i zhvillimit shkencor, kohet e fundit eshte shfaqur ajo qe quhet “Kontroll mjekesor paramartesor”, me te cilin jane per qellim disa analiza e kontrolle mjekesore per njohjen e semundjeve qe trashegohen, atyre ngjitese dhe semundjeve seksuale, te cilat ndikojne ose mund te ndikojne ne te ardhmen ne shendetin e dy bashkeshorteve ose te femijeve te tyre, si rezultat i bashkimit te tyre me njeri-tjetrin. Per kete, dijetaret bashkekohore kane dy mendime ne lidhje me detyrueshmerine e ketij kontrolli nga ana e shtetit: Disa dijetare thone se i lejohet shtetit ta beje te detyrueshme kontrollin mjekesor per te gjitha çiftet qe duan te martohen, ndersa disa te tjere, ne mesin e te cileve edhe shejh Abdulaziz iben Baz, thone se nuk i lejohet shtetit ta beje te detyrueshme kete gje per njerezit, por lejohet qe t’i nxise dhe t’u mesoje njerezve me ane te mediave e metodave te ndryshme per rendesine e ketij kontrolli mjekesor.

Pra, ky kontroll mjekesor paramartesor eshte i lejuar ne vetvete dhe ai futet ne rregullin “Parandalimi eshte me i mire se kurimi”, por kundershtimi qendron ne detyrueshmerine e tij nga ana e shtetit. Nuk ka ndalim nga kushtezimi i njerit nga te fejuarit per kontroll mjekesor paramartesor dhe as nga renia dakord e te dy paleve per kete gje, por nuk lejohet perhapja tek njerezit e ndonje te mete apo semundje qe mund te kete njeri prej tyre, por ajo duhet te mbahet e fshehur. Nuk lejohet qe njeri nga te fejuarit t’i mbaje te fshehur tjetrit ndonje te mete fizike apo semundje e çfaredo lloji qofte. Nese pas kontrollit mjekesor del qe njeri prej tyre eshte i prekur nga semundje te trashegueshme, ose ngjitese apo seksualisht te transportueshme, ose qe pengojne nga realizimi i qellimeve te marteses, i lejohet secilit prej tyre qe te kerkojne prishjen e aktit te marteses, nese e kane bere ate. E Allahu eshte i Gjithedituri, i Urti. Allahu eshte Ai i cili jep sukses. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 18) Abdurrahman / Itali: / 6-6-2008

Message: selam alejkum vella i nderuar. kam degjuar vellezer muslimane qe me kane thene se eshte e lejueshme martesa me kontrate (psh,martohesh per 2 vjet apo per 4), dhe me kane thene se ka edhe nje ajet Kurani qe e cek kete gje, dhe se eshte ndaluar nga khalifet kjo gje (martesa me kontrate) dhe se ehli suneti kane heshtur per kete mesele dhe vetem shijat kane folur. Desh te dija vella se sa e vertete eshte kjo gje? sqarimi inshallah te jete i hollesishem per te perfituar une dhe mjaft vellezer dhe motra qe kane degjuar kete gje. (kam degjuar se ne arabine saudite praktikohet shume martesa me kontrate).

Pergjigje / 14-6-2008

Nuk eshte e vertete qe martesa me kontrate eshte e lejuar dhe se ehli suneti paskan heshtur per kete çeshtje, por kjo eshte sqaruar qe kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka qene gjalle, i cili e ndaloi perfundimisht kete lloj martese, ne luften e Hajberit. Megjithese hadithin per ndalimin e marteses me kontrate (mut’ah) e transmeton Aliu (radiallahu anhu), shijat jane ata te cilet e kane te lejuar kete lloj martese dhe hadithin e Aliut (radiallahu anhu) nuk e marrin ne konsiderate, megjithese ate e transmeton Muslimi 1406 dhe ai eshte i sakte. Kjo lloj martese (ne te cilen behet akti i marteses per nje kohe te caktuar me 5 dite, nje muaj, nje vit, apo disa vite, dhe pastaj mbaron) eshte e ndaluar deri ne diten e Kiametit dhe ajo nuk eshte martese por imoralitet (prostitucion), te cilin Islami e ndalon. Martesa ne Islam ka synimet dhe dispozitat e saj. Akti i marteses eshte akt i perhershem i cili nuk pritet veçse me vdekje, ose me divorc. Martesa eshte rruga e formimit te familjes, edukimit te femijeve, qetesine shpirterore e fizike. Martesa eshte shkak per trashegimi: burri trashegon nga pasuria e gruas dhe gruaja nga ajo e burrit, e tjere e tjere, nga urtesite e marteses, gje te cilat nuk vertetohen ne martesen me kontrate.

Nuk eshte e vertete se ne Arabine Saudite praktikohet kjo lloj martese, sepse te gjithe Ehli Suneti e dine se ajo eshte haram dhe zina, por vetem shijat e lejojne ate.

Ketu eshte nje çeshtje tjeter; eshte fjala per martesen me nijet te divorcit pas nje kohe te caktuar, por pa e shprehur ne aktin e marteses, por duke e mbajtur te fshehte ate. Per kete ka mospajtim ne mesin e dijetareve qofte nese burri e ka te prere nijetin per ndarjen e saj pas nje kohe te caktuar (pas mbarimit te studimeve apo te nje pune ne nje vend tjeter per shembull), apo nese ben nijet qe sikur t’i pelqeje do e mbaje dhe ne te kundert do e leshoje. Me e sakta eshte se kjo nuk lejohet dhe ajo i ngjan marteses me kontrate. Imam Maliku, per kete lloj martese thote: “Kjo nuk eshte nga morali i shoqerise sone.” [“Sherhu Sahihi Muslim”, i Neveviut, 9/182].

Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 17) Salahudin / Shqipëri: / 6-6-2008

Message: Eselemualejkum Kam dy pytje: E para: Njeri erdhi tek Pejgamberi salallahu alejhi ueselam dhe iu ankue se jam i varfer ai salallahu alejhi ue selem, tha martohu ai tha i martuar jam, i tha merre edhe një, shkoi ai prap ukthye, jam i varfer Pejgamber, ai i tha merre edhe nje. edhe hadithi vazhdon me duket deri sa i mori 4 gra dhe Allahu i dha pasuri, Allahu me falte nese s’jam i sakte. Pra hadithi te jep me kuptue se Allahu çon bereqet me martesen e di qy te gjitha hadithet jan te fresketa sikur te ishin then tani mir po, sot shum musliman jan te varfer apo pa pune me qera se te punosh me nxjerr hallall është i çik zor mirpo Allahu na furnizon nga se presim sot kemi motra qe nuk pranojne me u martue për arsye e para, jam ne shkoll, e dyta san te mbaroj shkollen, e treta nuk ka shtepi, nuk ka pune nuk e marre se e ka edhe nje grua tjeter apo kjo qe e ke grua, thot ti spo mundesh me mi plotesue mu kushtet e po don me lyp tjeter grue, apo rasti se i ke baben e nënen deri sa pranojne me ndejte pa martue si (murgeshat). çfar gjykimi ka Sherjati Allahut?

E dyta: A ben me ba pyetje anonim ne kete forum apo me emra te rrejshëm që i shohim disa persona qe ua koptojme pyetjet po emrat nuk jane te tyre? Allah jua lehtesofte.

Pergjigje / 14-6-2008

1. Ky hadith nuk gjendet ne librat e Sunetit, dhe me afer eshte te thuhet se ai nuk eshte hadith, por fjale te ndonje njeriu tjeter, dhe jo te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Martesa me me shume se nje grua eshte e lejuar per ate qe ka mundesi dhe mban drejtesi mes grave. Ky eshte ligji, ndersa praktikimi i kesaj behet sipas kushteve dhe natyres se njerezve.

2. Lejohet qe ne kete forum te drejtohen pyetje anonime, sepse eshte per qellim perfitimi nga pyetjet e pergjigjet dhe nuk ka rendesi autori i pyetjes. Kush deshiron mund te perdore kunjen e tij me te cilen njihet dhe jo kunja te palidhura dhe te paperdorura te cilat mund t’i harroje edhe vete, me qellim qe te largohet nga genjeshtra. Perdorimi i kunjave ka qene qe heret ne Islam dhe ai eshte perdorur nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), por kunjat qe vendoste ai permbanin vertetesi ne vetvete dhe nuk ishin te pakuptimta dhe pa lidhje. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 16) Hasani / Gjermani: / 27-5-2008

Message: selamualejkum we rahmetullah
Pyetjet kishin me qene:
Cilat jane gjerat apo shkaqet per te cilat mund te kerkoj nje grua apo burr shkurorzimin, a jane te njejta per te dy, na i cekeni disa?
Zakonisht ne sheriat, gruaja i paraqet Gjyketesit shkaqet dhe kerkon nga ai qe ta bej legjitim divorcin, sot si rrjedhe nje gje e tille nese burri nuk e shkurorzon, por ai i ka ber veprat qe meriton shkurorzimin (kam fjalen per vendet tona dhe perendimore)?
A mund te bej shkurorzim burri vetem e vetem se i teket, spo ka qef ma me jetu me bashkeshorten e tij pa asnje shkak tjeter (keshtu beri nje vella me motren e nje vellaut tjeter ne kosove, spo du ma me jetu me te, pse kur u pyet, asgje te keqe ska, po une veq spo du)?
Qka behet pastaj me gruan, kthehet tek prinderit apo, dhe qka merr me vehte nga burri ajo perveq mehrit?
Femijet kujt i takojne mandej, kene parasysh nese ata jane te vegjel qe kane nevoj per nenen dhe rasti tjeter jane te rritur?
Po nese femijet jane te vegjel pas ndarjes, a i kthehen babait apo duhet per ata te kujdeset nena e nenes (gjyshja) se tyre, nese nena e femijeve ka nderruar jete pas shkurorzimit ?
Ju lutem i bashkangjitni pergjigjes suaj argumente dhe fjale te dijetareve.
ps/une lexova diqka ne faqen tuaj prej Sejid Sabik por nuk me mjaftoj, pasi me duhen me detale te njoftohem per kete mesele.
Pyetja tjeter me nje tematik tjeter eshte:
Ketu ne gjermani ka nga myslimanet qe hajne ushqim nga Ushqimet qe ofrojne Kishat, apo organizatat tjera Krishtere per te varfer, a i lejohet te haj muslimani aty (merri dy rastet nese ka dallim hukmi, kur ata vet te ofrojne ushqim pa i kerkuar, dhe kur je i nevojshem dhe shkon vet e kerkon ushqim aty). Ata jepin ushqim 2 apo 3 here ne ditje dhe kjo vazhdimisht?
Zoti u shperblefte me te mira dhe na bashkofte ne Xhenetet e larta,Amin. Dhe na ben hallall nese po te lodhi me pyetjet e mia.

Pergjigje / 31-5-2008

Siç shihet, kjo nuk eshte pyetje por nje numer i madh pyetjesh, ku secila kerkon sqarim me vete, dhe per te gjitha bashke duhet nje liber, te cilin lusim Allahun te na e mundesoje qe ta pergatisim, sepse kjo eshte teme shume e rendesishme dhe materialet ne shqip jane te pakta ne lidhje me te,per te mos thene qe mungojne. Ketu do te sjellim disa pergjigja te shkurtra dhe pa shume shpjegime e argumentime, sepse nuk eshte vendi dhe koha nuk na premton:

1. Shkaqet qe çojne ne divorc jane te ndryshme e te shumta, te cilat ndryshojne nga nje njeri te tjetri, nga vendi, koha, rrethanat, kushtet etj. Por te gjitha keto kthehen ne dy gjera kryesore: ngacmimet e futura nga shejtani i cili perpiqet me te gjitha mundesite qe te ndaje mes dy te dashurve, mes burrit dhe gruas, madje kjo eshte arritja me e madhe e tij, siç ka ardhur ne disa transmetime. Ne te gjitha rastet kur dy persona te martuar duhen menjeri-tjetrin ose jane dashur ne fillim pastaj kane filluar grindjet dhe mosmarrveshjet mes tyre, kthehen ne moskryerjen e secilit prej tyre detyrimet e veta, gje e cila rrjedh nga dobesia ne besim, dhe kete e shfrytezon shejtani per te futur mosmarreveshje e grindje, per te çuar deri ne divorc. E dyta eshte rasti kur dy persona nuk i pershtaten njeri-tjetrit dhe shohin vertete se natyra e njerit nuk mund t’i perputhet natyres se tjetrit, qofte kjo edhe nga aparenca, perderisa njerit prej partnereve i behet e pamundur jeta me tjetrin, ose vuan ne te jetuarit me te, ne kete rast duhet te behet divorc, i cili arrin deri ne te qenet vaxhib, ose mustehab. Pra, divorci e merr gjykimin sipas gjendjes dhe kushteve te dy te martuarve; dhe ai mund te jete i detyrueshem nese njerit prej bashkeshorteve i behet padrejtesi dhe i shkaktohet demtim qofte fizik apo shpirteror, ose eshte mustehab – i preferuar, kur njerit prej bashkeshorteve i behet padrejtesi por jo deri ne graden e demtimit serioz, dhe eshte i lejuar kur personi ka frike nga te berit padrejtesi dhe hyrjes ne hak ndaj partnerit, apo nuk i pershtatet jetesa me te qofte nga aparenca apo diçka tjeter qe i neveritet. Divorci eshte haram kur eshte per qellim demtimi i gruas, qofte demtim material, fizik apo shpirteror, dhe eshte mekruh kur nuk ka arsye te konsideruar. Siç kuptohet, çeshtja kthehet tek besimi i personit dhe tek realiteti i mospershtatjes se dy njerezve me njeri-tjetrin.

2. Gruaja ka te drejte te kerkoje divorc duke u drejtuar te gjykatesi, nese burri nuk shpenzon per te, ose e demton, etj. Ajo ka gjithashtu te drejten e kerkimit te devorcit nga burri i saj, kur nuk deshiron te qendroje me me te, duke bere marrveshje me te qe t’i ktheje mehrin apo diçka tjeter, dhe kjo quhet “Khul’un”.

3. Per femijet e kemi sqaruar ne nje pyetje te meparshme, se deri ne moshen 7 vjet i takojne nenes, nese ajo nuk martohet, e nese martohet i kalojne nenes se nenes se femijve, e nese ajo nuk eshte, atehere nenes se babes se tyre. Ndersa kur mbushin moshen 7 vjet, djalit i lihet te zgjedhe mes nenes dhe babes, se me kend deshiron te rrije, ndera vajza i kalon babait. Lexo me teper ne pyetjen nr. 164 ketu.

4. Ushqimi i te krishtereve eshte i lejuar per ne, perderisa ai eshte hallall dhe jo haram, dmth nuk eshte mish derri, alkool, ose e ngordhte dhe jo e therrur, qofte nese na e ofrojne ata, ose dikush kerkon prej tyre, lejohet edhe pse nuk keshillohet per shkak se keshtu i perulemi atyre.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 15) Anonim / Kosovë: / 22-5-2008

Message: selam alejkum. Une e kam nje problem me gruan time, keshtu qe ma ne fund kam vendos qe ta ndaj, ta shkurizoj. E kam thene kete 3 her me radh me deshir por tash a thua cka me bo? se mua me tha nje hoxhe se duhet me ndejt tek une pra ne shtepin time 3 muaj e 10 dite. Pse edhe nese po, a guxoj me fjet me te gjate kesaj kohe? Ju lutem ma gjersisht pak, e mos me harroni me dua. Femijt kujt i takojin babes apo nones pra kur te ndahen? selamun alejkum.

Pergjigje / 22-5-2008

Islami ka percaktuar sistem te persosur familjar per njeriun, i cili nese do te praktikohet nga ai, ka per te bere jete te lumtur ne kete bote dhe ne boten tjeter. Islami ka percaktuar te drejta te perbashketa per burrin dhe gruan si dhe te drejta te veçanta per secilin prej tyre ndaj njeri-tjetrit. Islami keshillon per sjellje te mire me bashkeshortet dhe e urdheron gruan qe t’i bindet burrit te saj, dhe nese qe te dy bashkeshortet i zbatojne ligjet e Allahut, ata do te jetojne te lumtur dhe do te ndertojne familje te lumtur. Por, megjithate, ndodh qe dy njerez te mos i pershtaten njeri-tjetrit, dhe ne kete rast nuk i lejohet burrit t’i beje padrejtesi gruas duke e mbajtur nen kuroren e marteses per ta demtuar ate, por atyre u eshte lejuar qe te bejne divorc. Divorci ne Islam eshte percaktuar me nje sistem te veçante, me qellim qe te jete veprim i matur pas te cilit nuk do te pendohet asnje prej paleve, ku nuk ka vend per shtytjet dhe ngacmimet e shejtanit. Prej ketu, Allahu i ka dhene burrit te drejten e divorcit dy here, pas te cilave ka te drejte qe ta ktheje gruan, e nese e perserit divorcin per here te trete, atehere nuk ke me te drejte kthimi te gruas, vetem nese ajo martohet me nje burr tjeter dhe ai vdes apo ndahen normalisht, pastaj burri i pare i kerkon doren per martese njesoj si per here te pare, dhe behet akti me deshiren e saj…

Ne rastin e pyetesit, shprehja e “divorcit” tre here njeheresh (ne te njejten kohe dhe ne te njejtin vend), konsiderohet nje e ndare, dhe sipas rregullit eshte qe ky divorc te shprehet kur gruaja eshte e paster dhe jo me te permuajshmet, dhe ne kete rast gruaja ka te drejten e qendrimit ne shtepine e burrit per te mbushur ditet e pritjes (tre cikle menstruacionesh), dhe i lejohet asaj te zbukurohet ne shtepi ne sy te burrit. Gjate kesaj periudhe burri ka te drejte qe ta ktheje ate ne kuroren e marteses, dhe kjo ndodh me çdo lloj veprimi afrimi tek ajo, por sigurohet me fjetjen me te. D.m.th. nese burri fle me gruan e divorcuar nje here, ai e ka kthyer ate dhe tashme nuk eshte me e divorcuar. Nese ky ka qene divorci i pare i perdorur nga burri, ai ka te drejten edhe te nje divorci tjeter me te drejten e kthimit te gruas, dhe nese e perserit per te treten here, ajo behet e huaj per te dhe nuk i lejohet ta shohe te zbukuruar dhe as te pambuluar sipas rregullit. Ky rregull eshte vendosur me qellim qe burri te mendohet mire per kete veper qe po ben, dhe te mos ndodhe divorc per shkak te nxehjes se rastit, apo shtytjes se shejtanit, por te jete divorc i matur dhe i menduar mire; kur dy bashkeshortet nuk mund ta shtyjne me njeri-tjetrin dhe nuk i pershtaten njeri-tjetrit.

“E nese ndodh divorci, dhe ata kane pasur femije, atehere kujdestaria e femijeve i takon nenes se tyre perderisa nuk martohet, e nese ajo martohet, kujdestaria i kalon nenes se nenes (gjyshes), e nese ajo nuk eshte, atehere i kalon nenes se babes. Kjo sepse kujdestaria e femijeve u takon grave, dhe padyshim se nena e femijes eshte me e meshirshme me te se sa ndonje grua tjeter. Ebu Daudi 2276 transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha nje gruaje te divorcuar: “Ti ke me shume te drejte per femijen, perderisa nuk martohesh.” Ndersa, kur femija mashkull mbush moshen shtate vjet, i lihet te zgjedhe me ke deshiron te qendroje, ndersa per vajzen kur mbush moshen shtate vjet, i ati i saj ka me shume te drejte qe ta marre kujdestarine e saj, sepse ajo ka nevoje per ruajtje, ndersa nena ka nevoje per vete per ruajtje. E, ne asnje menyre nuk i jepet kujdestaria e femijes dikujt qe nuk e ruan dhe nuk e edukon ate, qofte mashkull apo femer.” [Nga fetvaja nr. 14806, e Komisionit te perhershem te fetvave].

Allahu iu udhezofte ne zgjidhjen me te mire per ju! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 14) Anonim / Kosovë: / 15-5-2008

Message: Selamu alejkum vella. Pyetja ime eshte keshtu: jam e martuar dhe nga problemet e shumta me familjen e burrit tani jetojm veq, por tani paksa raportet jan permirsu, por problemi eshte se jan permirsu ngase me rrall shkojm po qe se e shpeshtojm perseri fillojn fjalet dhe tani burri eshte ftof shum nga familja priton edhe mi thir ne telefon po qe se i thir do te fillojn fjalet thash e theme si dhe krahasime qe ju nuk po vuni ,nuk po kurseni ose qe gruja e filanit e mir e ndershme e jo si e jotja, me qense jam besimtare me mbules po me akuzojn perseri per te keqe,dhe tani burrit po i vjen rend me thir lere me shku,e une gjithmon po e shtyj te theras ose te shkom po gjithmon perfundimi po eshte i njenjt me perqamje dhe pastaj burri po me fajson mu po me thot qe ti po me detyron me i thir apo me shku e veq fjal jam lodh prej fjaleve e bisedave te grave…Qka te bej nuk po di a te vazhdoj me bindje apo te lej nen meshiret e tij kur keti nuk i dhimbsen e qka mua derisa nuk i ka!
m asgje dhe gjith perqarja vjen per shkakun tim qe nuk me dojn aspak.

Pergjigje / 17-5-2008

Kur djali martohet, me martesen e tij formohet nje familje e re, e lire dhe e pavarur nga asnje prej pjesetareve te tjere te familjes se burrit apo te gruas. Nese burri ka mundesi materiale dhe siguron per familjen e tij te re nje shtepi, qofte edhe me qira, si dhe ka mundesi te shpenzoje per familjen e tij te re, kjo eshte ajo qe duhet te beje, e nese ai mbeshtetet te familja e vet (te prinderit apo vellezerit), kjo eshte problem per burrin dhe ai duhet sa me shpejt te gjeje pune te lejuar dhe te mbaje familjen e tij te re, madje duhet ta kete bere kete para marteses. Ne hadith thuhet: “O ju te rinj! Kush ka mundesi (materiale) prej jush qe te martohet, le te martohet.” E, pas martese, formohet nje familje e re, ku nuk i lejohet kujt te nderhyje, as prindereve te burrit dhe as atyre te gruas. E, nese ata merziten me diçka, per shkak te disa zakoneve qe jane ne vendet tona, ne duhet te perpiqemi me te mire dhe t’u flasim urte atyre, duke pasur per synim edhe qe t’i ftojme te praktikojne islamin dhe t’u bejme te qarte se ne praktikojme ate qe thote Islami dhe nuk duam t’ju merzisim. Ne çdo rast, burri nuk duhet t’i shkepuse lidhjet me prinderit dhe te afermit e tij te gjakut, edhe pse ata mund ta lendojne ate me fjale e akuza, por ai dhe gruaja e tij duhet te durojne, t’i luten Allahut qe t’i udhezoje njerezit e tyre, dhe te perpiqen me sa te munden me te mire e butesi qe t’i keshillojne ata. Nese ata akuzojne gruan e birit te tyre per nder, kjo nuk eshte gje e re, sepse edhe Aishen gruan e pejgamberit e kane akuzu, megjithese diçka e tille nuk duhet te ndodhe aspak, por nese ndodh, muslimania duhet te duroje dhe t’i ankohet Allahut. Vazhdo keshilloje burrin qe te lidhet me te shtepise se tij, veçaneritsht me prinderit, sepse e ka detyrim ne islam, ndersa ti nuk ke asnje detyrim ndaj familjes se burrit, perveç nese deshiron vet dhe per te kenaqur burrin. Kjo duhet t’u behet e qarte njerezve tane, dhe kjo nuk do te thote se Islami i ndan njerezit nga familja e tyre, por ai vendos rregulla qe te eliminohen problemet dhe qe njerezit te jetojne te qete dhe ne harmoni me njeri-tjetrin. Nese secili do te zbatoje detyrimet e tij, dhe nese secili nuk do te kerkoje me teper nga ajo qe i takon, nuk do te kete probleme familjare. Burri ka detyrime ndaj gruas dhe familjes se tij te re, dhe ky eshte detyrimi i tij paresor, si dhe ka detyrime ndaj prinderve te tij, te cilet nese jane tek ai, duhet t’u sherbeje ai vete, ndersa gruaja e tij eshte e lire, nese deshiron. Ne Islam nuk i behet kujt padrejtesi, dhe secili ka vendin dhe te drejtat e veta. Allahu ju ndihmofte ne zgjidhjet e problemeve tuaja familjare dhe te gjithe muslimanet! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 13) Ehli Sunnah / Zvicër: / 15-5-2008

Message: Selam alejkum
1. A me lejohet nese shkoj te baba, e aty ai ka musafir p.sh. eshte nusja dajes tim ose qika mixhes babes? e di se per baben tim eshte haram me ndejt me ato, po a me lejohet mu si grua me qendru aty edhe me i sherby, a mar edhe une pjes ne haramin cka bohet aty?

2. Ne disa vite nuk jemi kan ne vendlinje, cka te beje nese vin tek vjehrri musafir p.sh. gra gjysa lakuriqe qe i tregojn ma shum se vendet e abdesit cka te beje un, se nese i thojm se haram ata thojn se secili per veti? SubhanAllah. un hic nuk muj me i pa ashtu te veshura. Por vjehrri na ka thene se un dhe burri nuk ka problem me u largu total prej musafireve.

Pergjigje / 17-5-2008

1. Me i sherby atyre nuk ka problem per ty, dhe as me fol me to por mos me qendru gjate me to, vetem nese ke mundesi me keshillu dhe me i mesu nga feja, me i bo thirrje e me i keshillu.

2. Ti keshillo sa te mundesh me urtesi e butesi, dhe udhezimin e tyre e ka ne dore Allahu. Ruajuni sa te mundeni te praktikoni ligjet e Allahut, por mos e ngarkoni veten me shume se ç’mban dhe mos ia veshtiresoni gjerat vetes, sepse Allahu do lehtesim per ne dhe nuk do veshtiresim. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 12) Ibën Abas / Shkup: / 4-5-2008

Message: Selam alejkum !
All-llahu ju shperblefte per kete gje qe po e beni !
Deshta ta pyes Hoxhen e nderuar nje pyetje ?
Jam nje musliman i ri qe fali 5 koh namaz dhe praktijoj sunetet e Muhammedit s.a.v.s p.sh mjekren etj , por kam probleme me familje nuk me lejojn te mbaj mjekren , dhe kam tentur me ju fol por kot ata nuk po binden dhe shum me bejn presion, e deshta te dij se nese largohem prej familjes a kam ndonje pergjegjsi para Allahut per prind duke pas parasysh se shum me malltretojn ne praktikimin e Islamit. Allahu ju shperblefte.

Pergjigje / 9-5-2008

Rruajtja e mjekres eshte haram dhe ne lidhje me kete kane kaluar disa fetva. Ajo qe keshillojne dijetaret ne rastin e pyetesit eshte qe te perpiqet me te mire t’u flase prinderve dhe t’i respektoje ata perderisa nuk e urdherojne per gjera te ndaluara. Ndersa largimi nga shtepia nuk mendojme se eshte zgjidhja e duhur, per shkak se ti duhet te perpiqesh t’i ftosh prinderit e tu ne fe, qe t’i shpetosh prej zjarrit me Lejen e Allahut, si dhe mund ta kesh obligim qendrimin me ta nese ata nuk kane njeri tjeter qe te kujdeset per ta. Perpiqu me te bute e me durim, dhe lutju Allahut qe te jape sukses, sepse Allahu e ka ne Dore suksesin dhe Ai eshte i plotfuqishem per gjithçka. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 11) Besart / Vushtri: / 28-4-2008

Message: Selamun Alejkum we rahmetullah. Desha ta bej nje pytje rreth qeshtjes se mjekres. Une personalisht kam shum kundershtimn te madh prej dy prinderve per praktikimin e sunetit per mjekerr edhe per shkurtimin e pantollave, priderit nuk kan dije fetare shum dhe nuk mund ta kuptojn. Qfar te veproj nese vije deri te puna qe ose ta degjoj prindin ose ti prish mardhenjet me ta? Faleminderit per mirkuptim. Allahu ju shperbleft.

Pergjigje / 3-5-2008

Ne fetvane nr. 3151, te Komisionit te perhershem te fetvave, thuhet: “Rruajtja e mjekres eshte haram, dhe kjo gje nuk lejohet te behet as ne bindje te urdhrit te prindit apo prijesit te vendit, sepse bindja ndaj njerezve behet ne ato gjera qe lejohen, dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk ka bindje ndaj krijeses ne kundershtim te Krijuesit.” [Buhariu 6830, Muslimi 1840].

Nese zbaton fene e Allahut, nuk ke per t’i prishur marredheniet me prinderit e tu qe jane musliman, dhe nese ata shohin vendosmerine tende ne fe, kane per t’u bindur dhe do te heshtin. Por ti duhet te sillesh mire dhe me respekt ndaj tyre, t’u sherbesh dhe t’u flasesh me te mire dhe me te bute. T’u thuash qe feja na meson qe t’i respektojme prinderit dhe t’u bindemi atyre, por jo ne ato gjera qe i ndalon Allahu, sepse bindja e njeriut ndaj Allahut, Krijuesit te Tij eshte me paresore. Dhe ata kane per ta kuptuar kete gje, dhe se mjekrra jote ka te beje me jeten tende personale, ku nuk i takon kujt me nderhy. Lusim Allahu t’i udhezoje prinderit e tu dhe te gjithe te rinjve musliman, ne te drejten dhe te verteten, ne ate qe eshte shpetim dhe lumturi ne te dyja botet! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 10) Olti / Shqipëri: / 21-4-2008

A lejohet qe motra te udhetoje me motren e vet dhe me burrin e motres, duke qene se makinen e drejton burri i motres?

/ 22-4-2008

Ne fetvane nr. 7523, te Komisionit te perhershem te fetvave, me kryetar shejh Abdulaziz iben Baz, thuhet: “Pyetja 1: Cila eshte largesia ne te cilen i lejohet gruas qe te udhetoje pa mahram? A mund te konsiderohet gruaja mahram per nje grua tjeter? A mund te konsiderohet burri i motres mahram per motren e gruas se tij kur edhe gruaja e tij eshte prezent, ne udhetim e tjera? Pyetja 2: Nje grua deshiron te beje haxhin dhe ka pasuri qe ta beje ate, por nuk ka mahram. A merr gjynah ajo nese nuk shkon te kryeje haxhin?

Pergjigja: “Ndalohet absolutisht qe gruaja te udhetoje pa mahram (mashkull te aferm me te cilin i ndalohet martesa pergjithmone), qofte ne distance te shkurter apo te gjate. Nga kushtet e obligueshmerise se haxhit eshte prezenca e mahramit per gruan dhe nese ajo nuk ka mahram, atehere nuk merr gjynah ne vonimin e haxhit. Mahram per gruan eshte burri i saj dhe te gjithe ata meshkuj te aferm me te cilet i ndalohet martesa pergjithmone, qofte nga lidhja e gjakut, e krushqise apo e qumeshtit. Gruaja nuk mund te jete mahram per gruan dhe as burri i motres nuk eshte mahram per motren e gruas se vet.”

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 9) Memeti: / 18-4-2008

Message: Selamun alejkum
Hoxhe, te pyes nje pyetje, shpresoj qe te kete mirekuptim tek ju dhe lexuesit.
A ben qe gruaja te vesh rrobe te jashtme ose te mbrendshme qe perngjasojn me rrobat e prostitutave, kuptohet vetem nese e kerkon burri nje gje te tille (per ta terhek burrin e saj per asgje tjeter). Kjo me ndodhe p.sh. me u vesh kur jane vetem ne dhome dhe para mardhenieve intime?

Pergjigje / 19-4-2008

Ne origjine, veshja e çdo lloj rrobe eshte e lejuar perderisa nuk kundershton rregullat e percaktuara ne sheriat, dhe zbukurimi i gruas per burrin e saj eshte nga gjerat me te mira qe ben gruaja dhe me te cilen ajo forcon lidhjen bashkeshortore. Por, nese nje veshje e caktuar eshte tradite e veçante e nje populli apo grupi njerezish te caktuar jomusliman, atehere nuk i lejohet muslimanit qe t’i veshe ato rrobe te tyre, sepse ne kete gje ka perngjasim me mosbesimtaret, ndersa Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Kush i perngjet nje populli, ai eshte prej tyre.” [Hadith Sahih. El Irva 1269]. Ne shume fetva te dhena nga Komisioni i perhershem i fetvave ne Saudi, flitet per gjera te ndryshme ne lidhje me zbukurimet e gruas per burrin e saj, siç eshte vendosja e parukes, operacionet plastike per zbukurim, etj. Por pyetje identike me kete nuk kam gjetur, dhe keshtu, duke bere krahasim me fetvate e dijetareve ne lidhje me çeshtjet e ngjashme me kete dhe bazen se ku ata mbeshteten ne nxjerrjen e gjykimeve, arrijme ne perfundimin se kjo lloj veshje nuk lejohet sepse ajo eshte veshje e posaçme per shtresen me te pamoralshme te njerezve, te cilet sigurisht qe jane mosbesimtare sepse kjo gje eshte njohur ne boten perendimore, ndersa muslimanet kane moralin dhe autoritetin e tyre, dhe ata i frikesohen Zotit te tyre edhe ne marredheniet intime me bashkeshortet e tyre, siç thote Allahu: “Gratë tuaja janë “arë” për ju, ndaj afrojuni “arave” tuaja nga cila anë të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj. Dhe kijeni frikë Allahun dhe dijeni se ju keni për ta takuar Atë. E, përgëzoi besimtarët.” [El Bekare 223].

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 8) Nardi / Shqipëri: / 11-4-2008

Message: Selamun alejkum. Allahu ju shperblefte me xhenet. Kisha nje pyetje: A me lejohet mua ne darka familjare te ulem dhe te ha ne nje tavoline me kunaten, e cila eshte e mbulur?

Pergjigje / 11-4-2008

Kunata (motra e gruas) nuk eshte prej meharim (te afermit me te cilet nuk lejohet kurre martesa), dhe perderisa nuk eshte e tille, sipas fetvase se shejh Albanit (ne pyetjen nr. 65), i lejohet asaj vetem te servire qerasjen apo ushqimin, por jo te uleni ne te njejten tavoline per te ngrene se bashku, qofte edhe me hixhab dhe shami. Ky eshte rregulli vella, dhe ne lusim Allahun qe te na jape sukses ne zbatimin e tij, te udhezoje te afermit tane ne kuptimin dhe zbatimin e tij, dhe te na fale nese shkelim ndonje prej ligjeve te Tij! Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotfuqishem per gjithçka.

(Pyetja Nr. 7) Anonim / Shqipëri: / 9-4-2008

Message: Jam nje grua e martuar dhe kur jam lidh me burin ne fillim i kam premtu mbulesen, dhe doja shum ta vendosja, deshmimtar kam Allahun. Por tani kam arrit ne nje shkall qe estagfirulla ndiej urretje per mbulesen. A kam dal nga besimi? I bej dua Allahut sinqerisht! Tani e mbaj vetem per hir te burrit se me ndan nese e heq. U nisem per t’u ndare, por une u ktheva per hir te femijes. Kam pas shum presione nga ana e tij dhe me ka keqtrajtuar, ndaj dhe me eshte bere e urryer dhe nuk e dua. Madje nje dite kam len dhe tre vakte namazin. Allahu me falte. Ju lutem me dergoni nje pergjigje e cila do me bej dobi. Allahu ju shperblefte.

Pergjigje / 9-4-2008

Allahu el Mustean ue ilallahi el mushteka! Allahu eshte Ai qe ndihmon dhe tek Ai ankohemi! O Zot, rregulloje gjendjen e tyre, bashkoi ne dashuri per njeri-tjetrin, ne bindjen ndaj Teje per te arritur kenaqesine tende dhe lumturine e tyre ne te dyja botet!

Ngjarje per te te ardhur keq, qe nje gje e tille te ndodhe ne mesin e muslimaneve ne nje vend si vendi yne, ku Islami eshte i huaj dhe mbajtja e tij eshte e veshtire, por edhe shperblimi i madh. Kur dy te rinj muslimane martohen, ata duhet te falenderojne Allahun per kete miresi qe u ka dhene, dhe te ndihmojne njeri-tjetrin ne bindje ndaj Allahut, te mesojne se bashku rregullat e fese se tyre, dhe t’i praktikojne ato me sa te munden, ne menyre qe te arrijne kenaqesine e Allahu, te gjejne lumturine e tyre ne kete bote dhe shperblimin tek Allahu ne boten tjeter.

Keshtu duhet te ishte, por me sa duket, mospermbajtja rregullave te fese nga ana e te dy paleve, nga mospasja dije ose edhe nga ngacmimet e shejtanit, ka bere qe te ndodhe me keta dy, ajo qe ka ndodhur dhe renia ne kete sprove, ne te cilen ne do perpiqemi t’i ndihmojme duke u kujtuar atyre Allahun dhe rregullat e fese se Tij te perkryer, me sa te mundemi, e Allahu eshte Ai qe jep sukses!

1. Hapi i ndermarre per dergimin e kesaj pyetje, dhe per kerkimin e keshilles, eshte nje hap i mbare dhe tregon se deshira dhe vullneti per pajtim dhe permiresim te gjendjes ekziston. Dhe, si i thone: fillimi eshte gjysma e punes.

2. Qe te urresh diçka nga urdhrat e Allahut dhe dispozitat e Tij eshte veper mosbesimi, dhe nese plotesohen kushtet dhe nuk ka pengesa per renien e personit qe e ben ate ne kufer, ai del nga Islami, por besojme se ne rastin tone, te kete pengesa per renien ne mosbesim, siç mund te jete mosdija dhe presioni psikik, gje e cila kuptohet nga motra qe pyet dhe nga fjalet e saj te palidhura ndonjehere, edhe pse ne pyetjen e vendosur ketu i kemi renditur disi. Sidoqofte, nga kjo veper duhet te pendohesh tek Allahu dhe t’i kerkosh falje Atij. Nuk duhet te jete shkak burri apo kushdo tjeter qe t’i te prishesh lidhjen tende me Zotin tend, sepse besimi yt te perket vetem ty dhe nese i behet dem dikujt ketu, ajo je ti. Sido qe te ndodhe, ti nuk duhet te humbesh veten tende ne kete bote dhe ne boten tjeter nga inati i nje njeriu, kushdo qofte ai. Dhe dije se ti je ne sprove nga Allahu, nese i bindesh vertete Atij dhe e ben nje veper per Hir te Tij, apo per dike tjeter. Allahu do sinqeritet nga besimtari, perndryshe besimi nuk ka kuptim. Nese ti do e besh nje veper te fese per hir te burrit, do te humbesh edhe burrin edhe besimin, sepse kjo veper duhet bere vetem per hir te Allahut, perndryshe mund te futet ne shirk dhe shokvenien Allahut! Pra, çeshtja nuk eshte e lehte, ndaj ktheju Allahut me pendim sa me shpejt, rregullo qellimin dhe sinqeritetin ndaj Tij, perpiqu te permiresosh veten ne zbatimin e rregullave te Allahut per hir te Allahut me sa te mundesh, sepse Allahu nuk te ngarkon me teper mundesive qe ke, dhe beji lutje Allahut, i Cili eshte afer dhe te sheh e te degjon, e di gjendjen tende dhe se çfare ke ne zemer, dhe ke per te pare se jeta jote do te ndryshoje dhe ti do njohesh lumturine bashke me burrin dhe femijen tuaj. Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotfuqishem per gjithçka.

3. Namazet qe ke lene pa falur, duhet t’i falesh menjehere, sipas radhes se tyre, ne fillim dreken, pastaj ikindine, e keshtu.

4. Tani te fillojme me burrin, Allahu e drejtofte dhe i dhente sukses ne permiresimin e familjes se tij! Shume mire vella, qe e urdheron gruan tende te mbulohet ashtu si ka urdheruar Allahu dhe si i ka hije muslimanes, dhe eshte e drejta jote qe te mos e lejosh gruan te dale nga shtepia veçse duke qene e veshur ashtu si do ti, por a nuk e di ti se keqtrajtimi i saj nuk lejohet?! A nuk e di ti se ajo eshte amanet tek ti dhe ti je pergjegjes ndaj saj dhe do te japesh llogari per te? A nuk e di ti se Pejgamberi e ka porositur burrin per mirembajtjen e gruas se tij, dhe kete e ka bere ne haxhin e lamtumires, pak kohe para se te kthehej tek Zoti i tij? A nuk e di ti delikatesen e femres dhe se Pejgamberi ka urdheruar per sjellje me butesi ndaj saj, nga frika se mos e thyen? Ki frike Allahun! Permbaju rregullave te fese se Tij, kerko ndihme nga Allahu dhe lutju Atij qe t’u jape sukses ne zbatimin e ligjeve te Tij, sepse vetem keshtu do te arrini lumturine e kerkuar ne te dyja botet. Largoju gjynaheve, sepse gjynahet jane shkak per prishje te medha, nese vazhdon ne to dhe nuk pendohesh prej tyre. Dhe mos harro, se keto nuk mund te behen veçse nese Allahu te jep sukses, prandaj lutju sinqerisht Atij qe te jape sukses. Çdo gje eshte ne Doren e Allahut, dhe tashme e di se çfare kerkon Ai prej teje. Ne kete bote jemi ne sprove, te cilen nese e kalojme me sukses, do te fitojme shperblim te madh, shume te madh; xhenetin, gjeresia e te cilit eshte sa qielli dhe toka, ne te cilin ka gjera qe syri nuk i ka pare, veshi nuk i ka degjuar, dhe askush nuk mund t’i imagjinoje. Ne xhenet eshte jeta e perhershme, per te cilin ne duhet te punojme dhe te garojme.

O Zoti yne! Na jep sukses ne fjale e ne veper! Na jep dije te dobishme dhe na bej dobi me dijen qe na jep! Ti je Zot i kesaj dhe i Plotfuqishem per gjithçka, ne nuk kemi Zot tjeter perveç Teje, na fal gjynahet dhe na forco ne fene Tende deri ne diten qe do te takojme!

(Pyetja Nr. 6) Muhamedi / Kosovë: / 9-4-2008

Message: Selamun alejkum.
Ne lidhje me pyetjen nr. 58 sa i perket perzierjes, e kuptuam pergjigjen shume mire, barakAll-llahu fike hoxhe i nderuar. Kisha dasht te shtoj vetem dicka tek pyetja se;
A lejohet qe gruaja ime ti sherbej musafireve te babait (atyreve pra qe nuk jane meharim), pra dihet kushti qe duhet ta kete mbulesen tamam, a eshte e lejuar kjo?

Pergjigje / 9-4-2008

Shejh Albani u pyet: “Cili eshte gjykimi i perzierjes se gruas me mysafiret e burrit, duke iu permbajtur edukates?”

Shejhu u pergjigj: “Nuk lejohet perzierja e gruas me ata qe nuk jane meharim per te, as qe te ulet me ta, por ne rast nevoje, mund te thuhet qe i lejohet asaj te futet vetem per te sherbyer qerasjen apo ushqimin, dhe te mos qendroje aty, por te largohet.” [Nga kaseta nr. 67, e vargut “Udhezimi dhe drita”].

(Pyetja Nr. 5) Nola / Prishtinë: / 6-4-2008

Message: pyetje: “Kujt mund ti flasim per dore (ta takojme duke i dhene doren) dhe te dalim pa shami para tyre, pervec atyre qe jane permendur ne Kur’an? se kam degjuar se mundemi ti flasim dajes se babit (vellaut te gjyshes), axhes se mamit e te babit e keshtu. Nese ka mundesi ma gjeresisht te sqaroni. All-llahu ju ruajt e ju shtoft diturine.

Pergjigje / 7-4-2008

I lejohet femres qe ta heqe hixhabin e saj kur eshte me te afermit e saj qe quhen meharim, si dhe t’i takoje ata duke u dhene doren, perderisa nje gje e tille eshte zakon dhe nuk bie ndesh me sheriatin. Te afermit qe quhen meharim, me te cilet nuk lejohet martesa kurre, jane tre llojesh: nga gjaku, nga qumeshti dhe nga krushqia. Keta permenden ne ajetin 31 te sures en Nur, te cilin e kemi permendur ne pyetjen Nr. 50. Per shkak te mosqartesise se plote per numerimin e tyre, po i permendim ketu te gjithe ata qe jane mahram, si per burrin edhe per gruan, te perfituara nga fjala e dijetareve te tefsirit, ne tefsirin e ketij ajeti.

Se pari: Te afermit qe jane meharim per shkak te gjakut jane:

1. Baballaret e femres, dhe sado qe te ngjiten, d.m.th: ketu perfshihen edhe babai i babait te saj, babai i nenes se saj, e keshtu.

2. Femijet e femres, dhe sado qe te zbresin, d.m.th: ketu perfshihen edhe bijte e bijve dhe te bijave te tyre, bijte e bijve te bijve te tyre, e keshtu, qofshin prej bijve meshkuj apo femra.

3. Vellezerit e femres, qofshin vellezer prej babe dhe nene, ose vetem prej babe, ose vetem prej nene.

4. Bijte e vellezerve te femres, dhe sado qe te zbresin, d.m.th. ketu perfshihen edhe bijte e bijve apo bijave te vellezerve te tyre, ose bijte e motrave apo bijte e bijave te motrave.

5. Xhaxhallaret dhe dajet, dhe sado qe te ngjiten, d.m.th. ketu perfshihen edhe xhaxhai dhe daja i babes apo i nenes, e keshtu. Edhe pse keta dy nuk permenden ne ajet, por ata perfshihen tek baballaret dhe njerezit i konsiderojne ata ne vend te baballareve. Xhaxhai (axha) mund te quhet baba, si ne fjalen e Allahut: “A ishit dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja dhe u tha bijve të tij: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe të etërve të tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut, një Zot të vetëm. Ne vetëm Atij i jemi nënshtruar.” [El Bekare, 133]; Ismaili ka qene xhaxhai i bijve te Jakubit, ndersa Allahu thote: “dhe te eterve te tu”, d.m.th. e ka quajtur baba te tyre.

Keto jane ne lidhje me femren, ndersa femrat qe jane te ndaluara per martese ne lidhje me mashkullin, jane te kundertat e ketyre, d.m.th. ne vend te babait=nena, ne vend te birit=bija, ne vend te vellait=motra, ne vend te bijve te vellezerve apo motrave=bijat e tyre dhe ne vend te xhaxhallareve dhe dajeve=hallat dhe tezet. Keto i gjen edhe ne sqarimin e shejh Iben Uthejmin ketu.

Se dyti: Te afermit qe jane meharim per shkak te qumeshtit, jane njesoj si te afermit e saj nga gjaku, sepse ne hadithin e transmetuar nga Aisha (radiallahu anha) thuhet: “Aisha i tregoi Urvas, se xhaxhai i saj nga qumeshti, emri i te cilit ishte Eflah, i kerkoi te hynte tek ajo, por ajo u mbulua nga ai. Kur ia teregoi Pejgamberit kete gje, ai tha: “Mos u mbulo para tij, sepse nga qumeshti ndalohet ajo qe ndalohet edhe nga gjaku.” [Muslimi].

Babai i femres nga qumeshti eshte burri i nenes se saj prej qumeshti, nga e cila ka pire qumesht kur ka qene foshnje, por jo nena e saj qe e ka lindur. Nena e qumeshtit eshte njesoj si nena e vet dhe babai i qumeshtit eshte njesoj si babai i vet, keshtu qe femijet e tyre, xhaxhallaret e tyre, dajet, etj, jane meharim per femren dhe nuk i lejohet ne asnje menyre martesa me ta. Duhet pasur parasysh, se vellezerit e femres nga qumeshti, lejohet qe te martohen me motren e saj, nese nuk e kane moter prej qumeshti, dmth nese nuk kane pire nga e njejta nene.

Se treti: Te afermit qe jane meharim per shkak te krushqise jane:

1. Babai i bashkeshortit, sado qe te ngjitet.

2. Biri i bashkeshortit me grua tjeter, sado qe te zbrese.

3. Nena (mamaja) e bashkeshortes, sado qe te ngjitet.

4. Bija e bashkeshortes me burre tjeter, sado qe te zbrese.

5. Bashkeshortja e babait, qe nuk eshte nena e tij.

6. Bashkeshortja e birit, e nipit, e keshtu.

Es Seadi, ne Tefsirin e tij thote: “Por, perderisa njeriu gabon dhe le mangut ne urdhrat e Allahut dhe ndalesat e Tij, ne fund te ajetit (ku flitet per te afermit me te cilet ndalohet martesa (el meharim), Allahu thotë: “E, që të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu me pendim, në mënyrë që të shpëtoni!” [En Nur, 31].

Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 4) Muhamedi / Kosovë: / 6-4-2008

Message: Selamun Alejkum ve rahmetull-llah.
All-llahu ua shperblefte per mundin qe po e beni dhe ua shtofte dijen.
Deshta te kerkoj keshille nga ju hoxhe i dashur ne lidhje me ikhtilatin (perzierjen burrat me grat) qe behet tek ne dhe mbulesat, jo vetem se nuk i kan tamam grat, por shumica e tyre jane edhe te pa mbuluara, zgjaten muhabetet ndoshta te panevojshme ne ate mes te burrave dhe grave (ne te shumten e rasteve ndodhe qe aty te jete gruaja e mixhes ose vajzat e mixhes ose tezes etj). E, KETE E KONSIDEROJN SI QESHTJE NE MES TE AFERMEVE OSE FAREFISIT, keshtu qe eshte e lejuar (fetva nga disa hoxhallare tek ne). Kurse une çka te bej ketu ne kete rast kur kjo ndodh ne shtepine e babait tim?

Pergjigje / 8-4-2008

Çeshtja ne fjale eshte vertet problematike ne vendin tone, dhe lusim Allahun t’i udhezoje te afermit tane qe te na kuptojne dhe te binden se ne ligjet e Allahut ka vetem dobi per njerezit dhe sigurim te mbarevajtjes se jetes se tyre familjare e shoqerore ne kete bote, dhe per te arritur kenaqesine e allahut dhe shperblimin e Tij ne boten tjeter. Ne pyetjen nr. 62, kemi sqaruar se cilet jane te afermit e gruas dhe te burrit, te cilet quhen meharim- me te cilet nuk lejohet martesa, dhe se mes ketyre me njeri-tjetrin lejohet biseda, perzierja e burrave me grate, dhenia e dores, heqja e hixhabit dhe e shamise se kokes, etj. Ndersa perzierja mes burrave dhe grave te huaj, mes te cileve martesa eshte e lejuar, nuk eshte e lejuar ne Islam, per shkak te pasojave te ndaluara dhe te padeshiruara qe shkakton ajo. Per ndalesen e perzierjes mes meshkujve dhe femrave te huaj per njeri-tjetrin, qe nuk jane meharim, dijetaret kane folur shume dhe kane dhene shume fetva, prej te cilave ne permendim vetem numrat e disa prej fetvave te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi: Pyetja e trete nga fetvaja nr. 2234, fetvaja nr. 6758, 7584, 17128, 17929, etj. Lexo me teper per perzierjen mes meshkujve dhe femrave ketu.

Ndersa dhenia e fetvase nga ndonje hoxhe per lejimin e kesaj, bie ne kundershtim me rregullat e sheriatit Islam. Eshte e vertete se ata bazohen ne rregullin ku thuhet se disa ligje te sheriatit jane ne varesi te zakoneve dhe tradites se nje populli te caktuar, dhe se kur jep fetva duhet t’i dish zakonet e popullit per te cilin e jep ate fetva, por duhet pasur parasysh se ky rregull ka disa kushte qe duhen plotesuar ne menyre qe te ndertohen ligje sipas tij. Prej ketyre kushteve eshte qe nje zakon apo tradite e caktuar te mos bjere ndesh me rregulla te tjera te sheriatit, te cilat jane percaktuar ne Kuran, Sunet, apo Ixhma (unanimin e dijetareve). Nese ne popullin tone eshte tradite qe djali i axhes apo bija e halles quhet vella apo moter, kjo nuk i ben ata prej te afermeve qe jane meharim (me te cilet nuk u lejohet martesa), dhe nuk e ben te lejuar shkeljen e rregullave te sheriatit ne lidhje me keto gjera.

E, Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 3) Ruvejda / Kosovë: / 3-4-2008

Message: selam alejkum. ju lutem me tregoni se kush eshte mahremi im qe kam drejt te dal me te ,,dhe njherit a konsiderohet te gjithe personat qe jan mahrem per vajzen jane edhe kujdestar te saj….selam alejkum

Pergjigje / 4-4-2008

1. Mahrem quhen te gjithe ata persona me te cilet nuk lejohet martesa pergjithmone, dhe jo perkohesisht. Ketu perfshihet: babai, gjyshi, biri, nipi, biri nipit, vellai, djali vellait, djali motres, xhaxhai, daja, etj. Po keshtu edhe te afermit me lidhje qumeshti, sepse siç ka ardhur ne hadith “Nga lidhja e qumeshtit ndalohen ato qe ndalohen edhe nga lidhja e gjakut.” D.m.th. ndalohet martesa e gruas me vellane e saj prej qumeshti (qe kane pire nga nje nene), me babane e saj prej qumeshti, e keshtu, njesoj si ata nga gjaku. Argument per keto kemi Fjalen e Allahut:

“Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” [En Nur, 31].

2. Kujdestaria e vajzes i takon babait te saj, e nese ai nuk eshte (ka vdekur), atehere kalon te gjyshi, xhaxhai, vellai, e keshtu. Pra, ka perparesi ne radhitjen e kujdestareve ne rast se mungon me i afermi, kalohet te me i largeti, e keshtu.

(Pyetja Nr. 2) Sara / Deqan-Kosovë: / 26-3-2008

Message: Es selam alejkum. Allahu ju shperbleft në Dunja dhe në Ahiret për kuntributin tuaj. Nëse keni mundesi me më tregu se kur lejohet ta rrefuzosh nje djal per martes {pos asaj nëse djali është jobesimtar} pra kur më lejohet te refuzoj pos kesaj vetije qe kuptohet qe lejohet ta refuzosh ate?

Pergjigje / 28-3-2008

Pejgamberi (salallahui ajehi ue selem) ka thene: “Nese ju vjen dikush (per martese), te cilit ia pelqeni moralin dhe fene (besimin dhe kapjen per fene), atehere martojeni ate (me vajzen apo motren tuaj), e nese nuk e beni kete, atehere do te kete sprova ne toke dhe prishje te gjere (te madhe).” [Hadith Hasen. Es Sahiha 1022].

Pra, ne hadith thuhet se kur nje person me moral dhe me besim te mire, te pakten sipas asaj qe duket, vjen dhe ju kerkon vajzen per martese, atehere prindi apo kujdestari i vajzes nuk duhet ta pengoje ate. Kjo eshte ne lidhje me kujdestarin e vajzes, ndersa vete vajza nga ana e saj ka te drejten qe te refuzoje ne cdo rast dhe nuk lejohet qe ajo te martohet pa deshiren e saj nga prindi, sepse Pejgamberi ka thene: “Merrni lejen e vashave per martesen e tyre.” I thane: “Vajza e virgjer (qe nuk eshte martuar me pare) ka turp qe te flase!” Ai tha: “Heshtja e saj eshte leja e saj.” (D.m.th. nese hesht dhe nuk refuzon, e ka dhene lejen dhe do te thote se eshte dakord.) [Es Sahiha, 398].

Pra, i lejohet vajzes qe te refuzoje nese nuk e pelqen djalin qe i kerkon doren per martese, per çdo lloj arsye qe te kete ne veten e saj, dhe askujt nuk i lejohet ta detyroje ate. Megjithate, ajo duhet te marre parasysh keshillen e dhene nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), qe nese i vjen nje djale me moral te mire dhe te kapur per fene e tij, te mos e refuzoje ate, e nese lidhja behet per hir te Allahut, atehere Allahu jep begati dhe te mira te pallogaritura ne ate martese. E Allahu e di me mire. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 1) Alban / Shqipëri: / 10-3-2008

Message: selamu alejkum. Jam nje besimtar i martuar, dhe gruaja ime ka kerkuar per mehr te saj suren El-Wakia. A kishet pas mundesi te me tregoni se si duhet te ja jap mehrin gruas time, dhe te ma spjegoni ne teresi se si t’ia mesoj kete sure te Kur’anit apo si eshte menyra.
Allahu ju shperblefte me te mira.

Pergjigje / 10-3-2008

Shumica e dijetareve prej malikive, shafiive dhe hanbelive jane te mendimit se mesimi nga Kurani lejohet te jete meher per gruan nese ajo e pranon kete dhe kjo behet duke i mesuar asaj aq kuran sa di permendesh. Argumenti per kete eshte hadithi i transmetuar nga Sehl Bin Sa’di se një grua ka shkuar tek Profeti (s.a.u.s.) dhe i ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, unë ta dhuroj ty veten time.” Ajo qëndroi gjatë duke pritur përgjigjen dhe pastaj një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, a mund të martohem unë me të nëse ti nuk e do për vete?” Profeti (s.a.u.s.) e pyeti: “A ke ndonjë pasuri për t’i dhënë asaj për mehr?” Ai tha: “Nuk kam asgjë tjetër përveç këtij izari.”Profeti (s.a.u.s.) i tha: “Nëse ia dhuron asaj këtë mbulojë nuk do të mbetet ty asgjë për t’u mbuluar prandaj gjej diçka tjetër.” Burri tha: “Nuk gjej asgjë për t’i dhënë.” Profeti (s.a.u.s.) i tha: “Kërko të gjesh qoftë edhe një unazë prej hekuri.” Burri kërkoi por nuk gjeti asgjë. Profeti (s.a.u.s.) e pyeti: “A ke mësuar përmendësh ndonjë pjesë nga Kurani?” Burri i tregoi atij suret që dinte dhe pastaj Profeti (s.a.u.s.) tha: “U martoj juve me çfarë ti ke mësuar nga Kurani.”[1] Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. Në disa transmetime të tjera të sakta thuhet: “Mësoi asaj atë që ti di nga Kurani.”[2]

Lexo me hollesisht per mehrin ketu

[1] Buhariu: 5087, 5871, “Kapitulli i martesës” dhe “Kapitulli i veshmbathjeve”, Muslimi: 3472, “Kapitulli i martesës”, Ebu Daudi 2111, Nesai 3359, Tirmidhiu 1114.

[2] Muslimi 3473.

Familjare & Shoqerore 2 >>