Gentrit – Kosove [5/2/2015]

Pyetja: A mund te shihet Zoti gjeleshanohu, qfare thote kurani, dhe si e komenton Ehli syneti mundesin e te parit te Zotit ne kete dhe boten tjeter? Dhe si e komenton Eshariu kete gje?

 

Pergjigja:

Elhamdulilah, ues salatu ues selamu ala rasulilah.

Allahun e Madheruar do e shohin besimtaret ne Boten Tjeter, sic ka ardhur ne Kuran dhe ne Hadith.

Allahu thote ne Kuran: “Ate dite do te kete fytyra te ndritura, te cilat do te shohin Zotin e tyre.” [Surja El Kijame, 22-23]. Kurse ne Hadith te sakte, i Derguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thene: “Ju do ta shihni Zotin tuaj ashtu sic shihni henen e plote, nuk do te shtyheni per ta pare..” E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Kurse ne kete bote, askush nuk e ka pare dhe as nuk do e shohe Zotin e Madheruar, as engjejt as pejgamberet. As Pejgamberi yne, Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk e ka pare Allahun ne kete bote.

Edhe Ebu Hasen el Eshari e pohon kete fjale ne librin “El Ibaneh” dhe po keshtu ne “El Lem’a”, dhe thote se ai pohon ate qe ka ardhur ne Kuran dhe ne Hadith, dhe se pohimi i shikimit te Allahu ne Boten Tjeter nuk perben ndonje krahasim te Tij me krijesat, sepse shikimi tek Ai, nuk eshte ndonje Atribut apo Cilesi e Allahut, por eshte dicka qe lejohet te ndodhe logjikisht, dhe kete e pohon Kuran dhe Hadithi.

E Allahu eshte i Gjithedituri.