Prej moraleve të Xhihadit

Frenimi nga synimi i grave, femijeve, murgjerve dhe pleqeve ne lufte

Shkeputur nga libri “Munteka el Ahbar”
Autor: Mexhdudin Abduselam iben Tejmije
Perktheu: Bledar Albani




1. Transmetohet nga Iben Umer (radiallahu anhuma) se ka thene: “Ne nje nga lufterat e te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u gjend nje grua e vrare. Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ndaloi nga vrasja e grave dhe femijeve.”
Kete hadith e transmeton grupi, pervec Nesait.

2. Transmetohet nga Rabah iben Rabij se: “Ai doli me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ne nje lufte te tij dhe ne pararoje te ushtrise ishte Halid iben El-Velid. Rijahu bashke me disa shoke te te Derguarit te allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kaluan prane nje gruaje te vrare nga pararoja. Ata qendruan dhe po shihnin tek ajo -d.m.th. po cuditeshin me vrasjen e saj- derisa i arriti i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) hipur mbi kafshen e tij. Ata i hapen rruge per tek ajo dhe ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) qendroi tek ajo, pastaj tha: Kjo nuk ka prej atyre qe na luftojne. Pastaj i tha njerit prej tyre: Shko te arrish Halidin dhe thuaji qe te mos vrasin gra e femije dhe as punetore (qe nuk bejne ball ne lufte).”

Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. [Shejh Albani e ka konsideruar Hasen Sahih – te mire e te sakte, ne “Sunen Ebi Daud”, me nr. 2669].

3. Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: “Nisuni me Emrin e Allahut, me Allahun dhe si popull i te Derguarit te Allahut! Mos vrisni asnje plak ne moshe te thyer, as femije te vogel dhe as grua! Mos fshihni gje nga placka e luftes, por bashkojini te gjitha plackat e zena, pastaj rregulloni dhe beni mire, sepse Allahu i do bamiresit!”
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi. [Shejh Albani e ka konsideruar Daif – te dobet, ne “Sunen Ebi Daud”, me nr. 2614].

4. Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhu) se ka thene: “Kur i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dergonte ushtrine e tij, ai thoshte: Dilni me Emrin e Allahut te Lartesuar dhe luftoni ne Rrugen e Allahut ata qe e mohojne Allahun! Mos tradhtoni, mos fshihni gje nga placka e luftes, mos e prishni trupin e te vrarit dhe mos vrisni femijet dhe as njerezit e fese se tyre!”

5. Transmetohet nga Iben Keab iben Malik: Nga xhaxhai tij, se: “Kur i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dergoi nje brigade tek Iben Ebi El-Hukajk ne Hajber, ai i ndaloi ata nga vrasja e grave dhe e femijeve.”

6. Transmetohet nga El-Esved iben Serij se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: “Mos i vrisni grate e femijet ne lufte! Thane: O i Derguari i Allahut, po a nuk jane femijet e idhujtareve?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: A nuk jane me te miret prej jush femije te idhujtareve?”
Keto hadithe i transmeton Ahmedi.

Frenimi nga prishja e trupit te te vrarit, nga prerja e pemeve
dhe nga prishja e ndertesave, vetem ne rast nevoje dhe perfitimi

7. Transmetohet nga Safvan iben Asal se ka thene: “I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na dergoi ne nje ekspedite ushtarake dhe tha: Nisuni me Emrin e Allahut dhe ne Rrugen e Allahut! Vritini ata qe e nuk besojne Allahun, por mos e prishni trupin e te vrarit, mos tradhtoni dhe mos vrisni femije!”

Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Iben Maxheh. [Shejh Albani e ka konsideruar Hasen Sahih – te mire e te sakte, ne “Sunen Iben Maxheh”, me nr. 2857].

8. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se ka thene: “I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na dergoi ne nje ekspedite dhe na tha: Nese e gjeni filanin dhe filanin, per dy burra, atehere digjini me zjarr. Kur u beme gati te niseshim ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Une iu urdherova qe te digjni filanin dhe filanin, por me zjarr nuk denon vecse Allahu, keshtuqe nese i gjeni ata dy, atehere vritini!”
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Buhariu, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu i cili e ka quajtur te sakte.

9. Transmetohet nga Jahja iben Seid se: “Ebu bekri dergoi ne Sham disa ushtri dhe doli te ecte me Jezid iben Ebi Sufjan i cili ishte prijes i nje te katertes se ushtrise. Ebu Bekri i tha atij: Une te porosis me dhjete gjera: Mos vrit gra, as femije dhe as pleq! Mos prit peme qe prodhon fruta, mos prish ndertesa dhe mos therr dele e deve vecse per t’a ngrene! Mos prit asnje palme dhe as mos i digj! Mos fshih gje nga placka e luftes dhe mos dezerto!”
Kete hadith e transmeton Maliku ne Muata.

10. Transmetohet nga Xherir iben Abdullah se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me tha mua: “A nuk me qeteson nga fisi Dhil-Halesa?
Thote: Atehere u nisa me njeqind e pesedhjete kalores nga Ahmesi te cilet ishin te zote per kuajt, ndersa Dhil-Halesa ishte nje fis ne Jemen i cili perbehej nga shtepite e Hath’em dhe Bexhile. Atje ishte nje vend i larget te cilit i thonin Kabja e jemenasve.

Thote: Ai shkoi atje, e dogji me zjarr dhe e theu ate. Pastaj dergoi nje burr nga Ahmesi me kunjen Ebu Artae tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) qe t’a pergezonte ate me kete gje. Kur ai shkoi tek ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i tha: O i Derguari i Allahut, pasha Ate qe te ka derguar me te Verteten, nuk u nisa per ketu derisa e lashe ate vend sikur te ishte deve e zgjebosur.

Thote: I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i bekoi kuajt e Ahmesit dhe burrat e tij pese here.”
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.

11. Transmetohet nga Iben Umer (radiallahu anhuma) se: “I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i preu palmat e fisit Beni Nadir dhe i dogji ato. Per keto palma Hasani beri nje poezi ku thote thote:
Fisniket e Beni Luejit i percmoi
nje zjarr i ndezur ne nje grope te vogel
Per kete zbriti edhe ajeti: “Ato peme te hurmave te armikut qe i prete apo ato qe i late ne kembe, kane qene me Lejen e Allahut dhe me qellim qe Ai t’i poshteroje te prishurit.” [El-Hashr: 5]
Ky hadith eshte muttefekun alejhi, por Ahmedi nuk e ka permendur poezine.

12. Transmetohet nga Usame iben Zejd se ka thene: “I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me dergoi tek nje fshat te cilit i thoshin Ebna dhe me tha: Shkoi ne mengjes dhe pastaj digj!”
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Iben Maxheh. Ne senedin e tij eshte Salih iben Ebi El-Ahdar per te cilin Buhariu thote: Ai eshte i bute. [Shejh Albani e ka konsideruar Daif – te dobet, ne “Sunen Iben Maxheh”, me nr. 2843].

 

Ndalimi nga dezertimi prej luftes nese ushtria e armikut
nuk eshte me teper se dyfishi i ushtrise se muslimaneve,
pervec atij qe anon nga ndonje grup, qofte edhe i larget

13. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: “Largohuni prej shtate shkaterrueseve! Thane: Cilat jane ato, o i Derguari i Allahut?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Venia shok Allahut, magjia, vrasja e atij qe ka ndaluar Allahu, vecse me te drejte, ngrenia e kamates, ngrenia e pasurise se jetimit, dezertimi prej luftes ne kulmin e saj dhe shpifja per grate e ndershme, te pafajshme dhe besimtare.”
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.

14. Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhuma) se: “Kur zbriti ajeti: “Nese jane njezet te durueshem prej jush, ata mundin dyqind.” [El-Enfal: 65]
Iben Abasi thote: Allahu ka urdheruar qe te mos dezertojne njezet vete prej dyqind mosbesimtareve.
Pastaj zbriti ajeti: “Tani Allahu ua lehtesoi juve…” [El-Enfal: 66]
Thote (Iben Abasi): Ka urdheruar qe te mos dezertojne njeqind muslimane prej dyqind armiqeve.”
Kete hadith e transmeton Buhariu dhe Ebu Daudi.

15. Transmetohet nga Iben Umer (radiallahu anhuma) se ka thene: “Isha ne nje prej ekspeditave te te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe njerezit iu shmangen asaj (per shkak te numrit te madh te armikut) dhe une isha ne mesin e atyre qe iu shmangen asaj. Pastaj thame: Si te veprojme tani qe kemi dezertuar nga lufta dhe u kthyem me zemerim?

Pastaj thame: Sikur te hyme ne Medine naten. Pastaj thame: Me mire t’ia paraqesim vetet tona te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe nese ka pendim per ne, pendohemi dhe ne te kundert kthehemi ne lufte.

Shkuam tek ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) para namazit te sabahut dhe ai tha: Kush jane dezertoret? Thame: Ne jemi dezertoret.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Jo, por ju jeni perseritesit (qe do te shkoni perseri), ndersa une jam ndihmuesi juaj dhe ndihmuesi i muslimaneve.

Thote: Atehere shkuam dhe puthem doren e tij (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).”
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.

 


Kush ka frike se kapet rob, atehere ai mundet
qe te pranoje te kapet rob ose te luftoje derisa te vritet

16. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se ka thene: “I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dergoi dhjete vete qe pergjojne armikun dhe prijes te tyre caktoi Asim iben Thabit El-Ensari. Ata u nisen dhe kur mberriten ne El-Hed’e i cili eshte nje vend ndermjet Usfanit dhe Mekes, ata u spiunuan tek fisi Beni Lihjan te cilet derguan per kapjen e tyre afersisht dyqind burra, te gjithe luftetare te zote. Ata ndoqen gjurmet e tyre dhe kur Asimi me shoket e tij i pa ata, u drejtuan nga nje koder e ashper dhe e larte, ndersa ata i rrethuan.
Ata u thane: Zbrisni dhe na jepni duart, keshtu do te keni besen dhe premtimin qe nuk do te vritet askush prej jush!

Asim iben Thabit, prijesi i ekspedites tha: Une, pasha Allahun, nuk zbres sot ne besen e mosbesimtarit. O Zot, njofto per ne te Derguarin Tend!

Atehere i gjuajtem me shigjeta dhe e vrane Asimin bashke me gjashte te tjere, ndersa tre prej tyre zbriten tek ata ne besen dhe premtimin e tyre. Ata ishin Habib El-Ensari, Iben Dethine dhe nje burr tjeter.

Kur i futen ne dore, ata i lidhen me litare. Ai burri i trete tha: Ky eshte fillimi i thyerjes se beses, per Zotin! Une nuk vij me ju. Une kam shembull te mire tek keta, duke pasur per qellim te vraret.
Ata u perpoqen t’i mbushnin mendjen me mashtrime qe te shkonte me ta, por ai refuzoi.

Atehere e vrane dhe moren me vete Habibin dhe Iben Dethine te cilet i shiten (si rob) ne Meke pas luftes se Bedrit.”
Pastaj permendi historine e vrasjes se Habibit dhe tha: “Allahu iu pergjigj lutjes se Asim iben Thabit diten qe ai u vra. I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i njoftoi shoket e tij per ngjarjen e tyre dhe c’fare hoqen.”
Ky hadith eshte marre i shkurtuar nga Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.

Mashtrimi ne lufte


17. Transmetohet nga Xhabiri (radiallahu anhu) se i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: “Kush e merr persiper Keab iben El-Eshraf, sepse ai ka fyer Allahun dhe te Derguarin e Tij?
Muhamed iben Mesleme tha: A deshiron qe t’a vras ate, o i Derguari i Allahut?

Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Po.
Ai tha: Me jep leje qe te shkoj dhe pastaj do te jap pergjigje!
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: T’a dhashe lejen.

Thote: Atehere ai shkoi tek ai dhe ai i tha: Ky –d.m.th. i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)- na ka renduar dhe ka kerkuar prej nesh lemoshe.

Thote: Per Allahun, ai gjithashtu tha: Ne e kemi ndjekur ate dhe nuk na vjen mire t’a leme derisa te shohim se si do te shkoje puna e tij.
Thote: Vazhdoi t’i fliste derisa mundi qe t’a vrase ate.”
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.

18. Transmetohet nga Umu Kulthum bintu Ukbeh se ka thene: “Nuk e kam degjuar te Derguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te lejoje ndonje gje prej genjeshtres ne fjalet e njerezve, pervecse ne lufte, ne pajtimin mes njerezve, ne fjalet e burrit me gruan e tij dhe te gruas me burrin e saj.”
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.

Ç’fare ka ardhur per dylyftimin

19. Transmetohet nga prijesi i besimtareve, Aliu (radiallahu anhu) se ka thene: “Utbeh iben Rabij’ah bashke me te birin dhe vellane e tij dolen para ushtrise se kurejsheve dhe thirri: Kush del ne dyluftim?
Atehere dolen disa djeme prej ensareve, por ai tha: Kush jeni ju?
Ata i thane se kush ishin, ndersa ai tha: Ne nuk ju duam juve, por duam bijte e xhaxhait tone!

Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ngrihu Hamza! Ngrihu Ali! Ngrihu Ubejde iben El-Harith!
Hamza u drejtua tek Utbeh ndersa une tek Shejbeh. Ubejde dhe Velidi shkembyen dy te goditura. Cdonjeri nga ne triumfoi mbi kundershtarin e tij, pastaj shkuam tek Velidi, e vrame dhe morem Ubejden.”
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.

20. Transetohet nga Kajs iben Ubad se Aliu (radiallahu anhu) ka thene: “Une jam i pari qe do t’a gjunjezoj kundershtarin para Meshiruesit ne Diten e Kijametit.

Kajsi tha: Per ata ka zbritur ky ajet: “Keta dy kundershtare jane zene me njeri-tjetri ne lidhje me Zotin e tyre.” [El-Haxh: 19].
Thote: Ata jane ata te cilet bene dyluftim ne luften e Bedrit: Aliu, Hamza dhe Ubejde iben El-Harith me Shejbe iben Rabij’ah, Utbeh iben Rabij’ah dhe El-Velid iben Utbeh.”

Ne nje transmetim tjeter thuhet se Aliu (radiallahu anhu) ka thene: “Ky ajet ka zbritur per ne dhe kundershtaret tane ne dyluftimin e Bedrit: “Keta dy kundershtare jane zene me njeri-tjetri ne lidhje me Zotin e tyre.” [El-Haxh: 19].
Te dy keto hadithe i transmeton Buhariu.

21. Transmetohet nga Seleme iben El-Ekveau se ka thene: “Xhaxhai im ka bere dyluftim me Merhab cifutin ne luften e Hajberit.”
Kete hadith e transmeton Ahmedi ne nje histori te gjate, ndersa Muslimi transmeton hadith me te njejtin kuptim.

 

Kush deshiron qendron tre nete
ne vendin e triumfit


22. Transmetohet nga Enesi: Nga Ebu Talha se: “Kur i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) triumfonte mbi ndonje popull, ai qendronte ne fushen e betejes tre nete.”
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.

Ne nje transmetim tjeter te Ahmedit dhe Tirmidhiut thuhet: “Ne fushen e tyre te betejes.”
Ne nje transmetim tjeter te Ahmedit thuhet: “Kur ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) mbaroi me armiqte e Bedrit, ai qendroi tre nete ne fushen e betejes.”

Marrja e lejes nga prinderit per te shkuar ne xhihad



1- 
Transmetohet nga Iben Mes’udi (radiallahu anhu) se ka thene: “Pyeta te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): Cila veper eshte me e dashur tek Allahu? 
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Falja e namazit ne kohen e tij.
Thashe: Po tjeter?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Sjellja mire me prinderit.
Thashe: Po pastaj?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Lufta ne Rruge te Allahut.
Keto me tregoi ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe nese do t’i kisha kerkuar me shume, ai do te me tregonte.” 

Ky hadith eshte muttefekun alejhi.

2- Transmetohet nga Abdullah iben Amer (radiallahu anhu) se ka thene: “Nje burre erdhi tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i kerkoi leje per te shkuar ne xhihad, ndersa ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i tha: A i ke gjalle prinderit?
Ai tha: Po.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Tek ata te dy bej xhihad (perpiqu te kujdesesh per ta dhe t’i respektosh!)”

Kete hadith e transmeton Buhariu, Nesai, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu i cili e ka quajtur te sakte.

 

3– Ne nje transmetim tjeter thuhet: “Nje burre erdhi dhe tha: O i Derguari i Allahut, une erdha sepse desha te luftoj bashke me ty, por i kam lene prinderit duke qare.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i tha: Kthehu tek ata dhe beji qe te qeshin ashtu sic i bere qe te qajne!”

Kete hadith e transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Iben Maxheh. [Shejh Albani e ka konsideruar Sahih – tw saktw, nw “Sunen ibwn Maxheh”, me nr. 2782].

4- Transmetohet nga Ebu Seidi (radiallahu anhu) se: “Nje burre emigroi nga Jemeni tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili i tha: A ke ndonje te aferm ne Jemen?
Ai tha: Dy prinderit.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: A te kane dhene leje?
Ai tha: Jo.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kthehu tek ata dhe kerkoju leje! Nese ata te japin leje, atehere lufto dhe nese jo, atehere bindju atyre!”

Kete hadith e transmeton Ebu Daudi. [Shejh Albani e ka konsideruar Sahih – te sakte, ne “Sunen Ebi Daud”, me nr. 2530].

5- Transmetohet nga Muavije iben Xhahime Es Sulemi se: “Xhahime shkoi tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i tha: O i Derguari i Allahut, une dua te luftoj, keshtuqe erdha te konsultohem me ty.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i tha: A ke nene?
Ai tha: Po.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Atehere qendro pas saj, sepse Xheneti eshte nen kembet e saj!”

Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Nesai. [Shejh Albani e ka konsideruar Hasen Sahih –te mire e te sakte, ne “Sunen en Nesai”, me nr. 3104].

Te gjitha keto jane nese xhihadi nuk eshte i detyrueshem personalisht per te, sepse nese ai eshte i atille, atehere lenia e tij eshte gjynah. Kjo sepse nuk lejohet t’i bindesh krijesave ne nje veper qe e kundershton urdhrin e Allahut te Madheruar.