Një histori e mrekullueshme nga e cila duhet të marrim mësimin e jetës

 

Ishte një peshkatar serioz në punën e tij të peshkimit.

Ndërsa gruaja e peshkatarit ishte duke pastruar atë që kishte peshkuar burri i saj, befasohet kur sheh diçka të mrekullueshme.

Në barkun e peshkut ishte një margaritar.

U befasua!!

– Perlë në barkun e një peshku!

Peshkatari e mori perlën dhe shkoi te shitësi i perlave që banonte në shtëpinë ngjitur.

Fqinji i tij tregtar e pa perlën dhe tha:

– Nuk mund ta blej për shkak se nuk mund të vlerësohet me çmim. Nëse do të shisja dyqanin dhe shtëpinë time, nuk do e plotësoja çmimin e kësaj perle. Por shko te Sheiku i shitësve në qytetin fqinj, ndoshta ai mund ta blejë atë nga ti.

Peshkatari mori perlën e tij dhe shkoi tek shitësi i madh në qytetin fqinj.

Pasi ia tregoi perlën, shitësi i madh tha:

– Ajo që keni është e paçmueshme, por unë kam një zgjidhje për ju. Shkoni te Guvernatori i qytetit sepse vetëm ai mund ta japë çmimin e kësaj perle.

Në derën e Pallatit të Guvernatorit, miku ynë qëndroi me thesarin e tij të çmuar, duke pritur lejen për të hyrë.

Pasi hyri, guvernatori i tha:

– Perlat e tilla janë ato që unë po kërkoj. Nuk e di si ta kompensoj çmimin e saj, por do të mundësoj që të hysh në dhomat e thesarit tim për 6 orë rresht që të marrësh aty çfarë të duash, dhe ky do të jetë çmimi i perlës tënde.

Peshkatari tha: Zotëri, mund ta bësh dy orë sepse gjashtë orë janë shumë për një peshkatar të varfër si unë.

– Jo, por gjashtë orë të plota për të marrë nga thesari çfarë të doni – tha guvernatori.

Peshkatari hyri në thesarin e guvernatorit dhe pa një pamje të mahnitshme.

Një dhomë shumë e madhe e ndarë në tre seksione: Njëri ishte plot me xhevahire, ar dhe perla; i dyti ishte një seksion me dyshekë të butë e luksozë, kurse i treti me të gjitha të mirat për të ngrënë e për të pirë.

Peshkatari tha me vete:

– Gjashtë orë ??

– Janë shumë për një peshkatar të thjeshtë si unë ??

– Çfarë do të bëj në gjashtë orë?

– Në rregull, do të filloj me ushqimin në Seksionin 3.

– Do të ha derisa të mbush stomakun, kështu që mund të rrisë energjinë që më mundëson të mbledh sa më shumë ar.

Shkoi në seksionin e tretë.

Aty kaloi dy orë kohë duke ngrënë dhe duke pirë.

Gjatë rrugës për në sesionin e parë ku gjendej ari, pa atë shtrat luksoz dhe tha me vete:

– Tani sa hëngra derisa u ngopa, përse të mos qetësohem e të fle për pak kohë, që të mbledh energji për të marrë sa më shumë ar. Është një mundësi që nuk do të përsëritet. Çmarrëzi do të ishte po ta humbisja këtë rast!”

Dhe kështu shkoi në shtrat, u shtri dhe u mbulua në një gjumë të thellë.

Pas pak orësh…

– Ngrihu! Ngrihu! Ti peshkatar idiot!

– Çfarë?!

– Po .. Eja, dil jashtë!

– Ju lutem mos, unë nuk e plotësova kohën time!

– Huh huh! Gjashtë orë ndenje në këtë vend dhe tani u zgjove nga pakujdesia jote! Tani dëshiron të marrësh më shumë nga thesari? A nuk duhet të kishe punuar për të mbledhur të gjitha këto xhevahire, pastaj të dilje jashtë dhe të blije ushqimin më të mirë dhe shtratin më të mirë?! Por ti je budalla i pavëmendshëm! Nuk mendon veçse për atë që ke përpara e që të rrethon!

– Nxirreni jashtë!

– Jo .. jo .. të lutem .. të lutem … jo! …

 

– A e shihni atë perlën e peshkatarit?

Ajo është shpirti yt.

Është një thesar i paçmuar, por ti nuk ia di vlerën.

– A e shihni atë dhomën e thesarit?

Ajo është dynjaja (kjo botë).

Shikoni madhështinë e saj.

Dhe shikoni shfrytëzimin tonë të saj.

– Sa për perlat?

Ato janë veprat e mira në këtë botë.

– Sa i përket shtratit të butë e luksoz?

Ai është pabesia dhe pavëmendja.

– Sa për ushqimin dhe pijet?

Ato janë dëshirat dhe kënaqësitë e kësaj bote.

– Dhe tani, vëllai im peshkatar!

A nuk ka ardhur koha që të zgjohesh nga gjumi yt?!

Që ta lësh shtratin e butë e luksoz?!

Dhe të mbledhësh gurët e çmuar që ke para duarve?!

Para përfundimit të afatit që të është dhënë – jetës tënde?!

Që të mos pendohesh kur të dalësh nga kjo botë!

I Plotfuqishmi thotë: Kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen.” [Surja El Mu’minun, 99-100].