Tema te rendesishme rreth Xhihadit

Së pari: Rëndësia e Xhihadit në Islam

Së dyti: Përkufizimi dhe domethënia e Xhihadit

Së treti: Kushtet e obligueshmërisë së Xhihadit

Së katërti: Dispozitat dhe rregullat e Xhihadit

Së pesti: Vërejtje rreth Xhihadit në ditët e sotme

Së gjashti: Shenja dhe orientime për pasuesit e Sunetit që i mungojnë shumë prej të rinjve të ymetit

Së dyti: Përkufizimi dhe domethënia e Xhihadit

Në kuptimin morfologjik gjuhësor, Xhihadi është infinitivi i fjalës përpiqem, luftoj, orvatem në maksimum. Fjala përdoret gjithashtu kur dikënd e mund sëmundja dhe e lodh së tepërmi. Përdoret gjithashtu për nxitjen e kalit deri sa të nxjerrë të gjithë fuqinë e tij vrapuese. Fjala Xhehd vjen me kuptimin e lodhjes, kurse Xhuhd me kuptimin e fuqisë, dhe në çdo rast përfshin në vetvete domethënien arritjen e maksimumit në atë gjë.
Kurse në kuptimin Sheriatik të Islamit, Xhihadi është: “Përpjekja me të gjitha fuqitë në luftimin e mohuesve veçanërisht, ndryshe nga luftimi i kryengritësve muslimanë apo i bandave kaçake që u presin rrugën dhe plaçkisin e vrasin udhëtarët.”

Ibën Haxheri thotë: “Në kuptimin sheriatik, Xhihadi është përpjekja me të gjitha fuqitë për luftimin e mohuesve, por ai përdoret edhe për luftimin e dëshirave vetjake, të djallit dhe të njerëzve të prishur; luftimi i vetvetes apo i dëshirave vetjake bëhet me mësimin e fesë, zbatimin e saj dhe përçimin e saj te të tjerët; kurse luftimi i djallit bëhet me luftimin e dyshimeve që ai sjell dhe epsheve që i zbukuron njeriut; kurse luftimi i mohuesve bëhet me dorë, me pasuri, me gjuhë dhe me zemër; kurse luftimi i të prishurve e të shthururve bëhet me dorë, pastaj me gjuhë, pastaj me zemër. [Fet’hul Bari, 6/3].

Gjykimi për Xhahadin: Xhihadi në kuptimin e përgjithshëm është detyrë për çdo musliman, siç thotë Ibnul Kajjim e të tjerë, qoftë me zemër, me gjuhë, me pasuri apo me dorë. Çdo musliman e ka për detyrë të përpiqet me një apo më shumë nga këto lloje të xhihadit. [Zadul Miad, 3/1-10; shih gjithashtu “Përmbledhje Fetvash dhe thënie të ndryshme të shejh Abdulaziz ibën Baz, 18/418; si dhe “Esh Sherh el Mumti”, të Ibën Uthejmin, 8/7].

 

Kthehu te:

TEMA TË RËNDËSISHME RRETH XHIHADIT