Titulli i Librit: “Orientuesi i shpirtit në rregullat e pendimit të sinqertë”

Titulli i librit në origjinal:

“Hadi er ruh ila ahkami et teubeti en nesuh

Autor:  Selim ibën Ijd el Hilali

Përktheu: Bledar Albani

Recensoi: Arjan AHMESULA

Formati: 14 x 20 cm

Numri i Faqeve: 140

Çmimi: 7 Euro

Përshkrim i Shkurtër

Të gjithë ne biem në gjynahe, me apo pa dashje dhe askush nuk mund të shpëtojë prej tyre; kush më pak e kush më shumë. Por cila është zgjidhja? A mundet që t’a rikthejmë pastërtinë prej gjynahut dhe fshirjen e tij sikur të mos kishte dalë prej nesh?
A mundet që besimtari të shpëtojë prej gjynaheve të tij dhe të mos dënohet për to në Botën Tjetër?
Ç’është pendimi dhe ç’vend zë ai në adhurim dhe në jetën e besimtarit?
Me pyetje të tilla të shumta ballafaqohet besimtari çdo ditë të jetës së tij, por cila është përgjigjja për to dhe cila është rruga që ai duhet të ndjekë në zgjidhjen e tyre?
Të gjitha këto e të ngjashme me to janë përmbledhur në këtë libër që keni në duar nga autori i tij, Allahu ia shpërbleftë me të mira!