NEVRUZI, FESTË PERSIANE PAGANE, JO-ISLAME

 

Dita e Nevruzit (21 Marsi) është festë kombëtare e popullit Iranian, dhe ajo është dita e parë e vitit Persian.

Kjo ditë përkon me ditën e parë të kalendarit Persian – “Hixhri Djellor”, 21 mars, të cilin e festojnë persët dhe kurdët.

Është quajtur “Hixhri Djellor”, sepse kalendari është sipas kalendarit Gregorian me 365-366 ditë, por fillimi i numërimit të tij përkon me emigrimin e profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) nga Meka në Medine; pra është një ngatërrim dhe mashtrim i masave duke i ofruar një festë pagane me rrobën e një date të shënuar në Islam.

Rrënjët e kësaj feste kthehen pjesërisht te zakonet dhe besimet pagane Zaradishtije apo Mexhusije – e adhuruesve të zjarrit, fe që zotëronte në historinë e Persisë së vjetër apo Iranit të sotëm. Madje besohet se Nevruzin e ka shpikur vetë Zeradishti, megjithëse nuk ekziston asnjë dokument i qartë për origjinën e kësaj feste pagane.

Nevruzi është gjithashtu ditë e shenjtë edhe për disa fe apo sekte të tjera të devijuara si: Ismailitë, Alavitë dhe Behait.

Kjo festë është përhapur nga Irani në vendet që i ka pasur nën sundim dhe që janë ndikuar nga kultura e tij persiane pagane, si Kurdistani, Kazakistani, Afganistani, Taxhikistan, Azerbaixhan, Kirgistan, Uzbekistan, Irak (shiitët e Irakut), Gjeorgji, dhe në Shqipëri e Kosovë nëpërmjet Bektashizmit. Pra, Shqipëria dhe Kosova i janë bashkangjitur këtyre vendeve të botës së tretë në festimin e kësaj feste pagane!!!
Ky është vetëm një sqarim për masat e gjëra të muslimanëve shqiptarë, që të kenë kujdes nga festimi i festave të tilla pagane që bien në kundërshtim me fenë e tyre të pastër Islame, dhe se festat e tilla u janë servirur muslimanëve të Shqipërisë dhe Kosovës me qëllim për t’iu prishur dhe ngatërruar besimin e tyre Islam, pra është një helm i hedhur në gotë me qëllim të errët, prandaj qëndroni larg këtyre paganizmave që ndoshta nuk jua dini origjinën dhe se çfarë mbartin kundër jush.

Ne nuk i ndalojmë ithtarët e asnjë feje nga kryerja e riteve dhe besimeve të tyre, por që këto rite apo besime e festa t’ia veshin Islamit dhe t’i veshin rrobë Islame, këtë nuk e tolerojmë, por e kemi detyrë tia sqarojmë popullit musliman të vërtetën dhe t’i ndriçojmë rrugën e besimit të tij të drejtë.

Allahu i ruajtë muslimanët nga çdo devijim e humbje nga feja e tyre e pastër Islame!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi vulën e Profetëve, të Dërguarin tonë, Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Kiametit!