(47) Tema

Ç’farë ka ardhur për numrin e namazeve që Allahu u ka

ngarkuar robëve të Tij

 

213- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Jahja En-Nijsaburi, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrazaku, ka thënë: Na ka njoftuar Meamar: Nga Ez-Zuhri: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: “Natën e Israsë –ngritjes në qiell, të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) iu bënë obligim pesëdhjetë namaze, pastaj u pakësuan derisa ngelën pesë namaze, pastaj u thirr: O Muhamed! Fjala tek Unë nuk ndryshon dhe ti me këto pesë namaze ke shpërblimin e pesëdhjetë namazeve.”

Në temë ka hadith edhe nga Ubadeh ibën Es-Samit, Talha ibën Ubejdullah, Ebu Dherri, Ebu Katade, Malik ibën Sa’saah dhe Ebu Seid El-Hudrij.

Hadithi i Enesit është Hasen Sahih Garib. [ق].

 

(48) Tema

Për dobinë e pesë namazeve

 

214- (Sahih) Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka njoftuar Ismail ibën Xheaferr: nga El-Ala’ ibën Abdurr-Rrahman: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Pesë namazet dhe nga falja e xhumasë në të xhumanë tjetër janë falje gjynahesh ndërmjet njëra-tjetrës, nëse nuk ka rënë në gjynahe të mëdha!”

Në temë ka hadith edhe nga Xhabiri, Enesi dhe Handhale El-Usejidi. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. [“Et-Tealik Er-Ragib” (1/137)].

 

(49) Tema

Ç’farë ka ardhur për dobinë e faljes në kolektiv

 

215- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Abdeh: Nga Ubejdullah ibën Umer: Nga Nafiu: Nga Ibën Umer, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Falja në kolektiv (me xhemat) është njëzetë e shtatë gradë më e mirë se falja e burrit vetëm,.”

Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Mes’udi, Ubej ibën Keab, Muadh ibën Xhebel, Ebu Seidi, Ebu Hurejra dhe Enes ibën Maliku. Hadithi i Ibën Umerit është Hasen Sahih. Nafiu ka përcjellë gjithashtu nga Ibën Umer se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Namazi në kolektiv është njëzetë e shtatë gradë më i mirë se namazi i burrit duke qenë vetëm.” Por shumica e transmetimeve nga i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thonë: “Njëzetë e pesë gradë”, përveç Ibën Umerit i cili thotë: “Njëzetë e shtatë gradë”. [“Ibën Maxheh” (789):ق].

 

216- (Sahih) Na ka treguar Is’hak ibën Musa El-Ensari, ka thënë: Na ka treguar Mean, ka thënë: Na ka treguar Maliku: Nga Ibën Shihabi: Nga Seid ibën El-Musejjib: Nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Falja e burrit në kolektiv është njëzetë e pesë pjesë më e mirë se falja e tij vetëm.”

Ky hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (786, 787):ق].

 

(50) Tema

Ç’farë ka ardhur për atë person që dëgjon thirrjen e ezanit

dhe nuk i përgjigjet asaj

 

217- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Uekij’: Nga Xheaferr ibën Burkan: Nga Jezid ibën El-Esam: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Kisha vendosur të urdhëroja disa djemë që të mblidhnin shkarpa drunjësh, pastaj të urdhëroja që të falej namazi dhe pastaj të digjja ata njerëz që nuk prezentojnë namazin.”

Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Mes’ud, Ebu Ed-Darda, Ibën Abasi, Muadh ibën Enes dhe Xhabiri. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Është përcjellë gjithashtu edhe nga shokë të tjerë të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) të cilët thonë: Kush e dëgjon thirrjen e namazit dhe nuk i përgjigjet asaj, atij nuk i quhet namazi. Disa dijetarë thonë: Kjo është diçka kërcënuese dhe shtrënguese duke mos bërë lëshim për askënd që të lërë faljen me xhemat, veçse me arsye. [“Ibën Maxheh” (791):ق].

 

218- (Me sened Daif) Muxhahidi thotë: Është pyetur Ibën Abasi për atë burr që agjëron ditën dhe falet natën, por që nuk e prezenton namazin me xhemat dhe as namazin e Xhumasë, si është çështja e këtij? Ai (radiallahu anhu) tha: “Ai do të jetë në Zjarr.” Këtë na e ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar El-Muharibi: Nga Lejthi: Nga Muxhahidi. Ndërsa kuptimi i hadithit është: Të mos e prezentojë faljen me xhemat dhe të Xhumanë duke mos i pëlqyer kjo gjë, duke e përçmuar vlerën e tyre dhe duke qenë fodull ndaj atyre.

 

(51) Tema

Ç’farë ka ardhur për atë burr që e fal namazin vetëm pastaj

e arrin namazin në kolektiv

 

219- (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menij’, ka thënë: Na ka treguar Hushejm, ka thënë: Na ka njoftuar Jeala ibën Ata’, ka thënë: Na ka treguar Xhabir ibën Jezid ibën El-Esved El-Amiri: Nga babai i tij, ka thënë: Prezentova me të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) në Haxhin e tij dhe fala me të namazin e sabahut në xhaminë “El-Hajf”. Pasiqë e kreu namazin, ai u largua dhe u ndesh me dy burra nga fund ii njerëzve (xhematit) të cilët nuk ishin falur me të. Atëherë tha: “Mi sillni këtu ata të dy!” I sollën tek ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe ata fërgëllonin. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: ” Ç’farë iu pengoi që të mos faleni me ne?” Ata thanë: O i Dërguari i Allahut, ne ishim falur në tendat tona. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Mos e bëni këtë gjë, nëse jeni falur në tendat tuaja, pastaj shkoni në një xhami ku njerëzit falen me xhemat, atëherë faluni me ta dhe ajo do të llogaritet si namaz nafile për ju!”

Në temë ka hadith edhe nga Mihxhen dhe Jezid ibën Amir. Hadithi i Jezid ibën El-Esved është Hasen Sahih dhe sipas tij kanë gjykuar shumë dijetarë, prej tyre është Sufjan Eth-Theuri, Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Këta thonë: Nëse burri falet vetëm dhe pastaj arrin namazin me xhemat, ai duhet t’i përsërisë të gjitha namazet dhe t’i falë me xhemat. Nëse një burr e fal vetëm namazin e akshamit, pastaj e arrin namazin me xhemat, ai duhet t’a falë atë me xhemat dhe të shtojë një rekat për t’i plotësuar me numër çift (gjithsej katër rekate), sepse namazi farz për të është ai që fali vetëm, sipas mendimit të këtyre. [“El-Mishkat” ((1152), “Sahih Ebu Daud” (590)].

 

(52) Tema

Ç’farë ka ardhur për të formuar xhemat të dytë në një xhami

ku është falur një herë ai namaz

 

220- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Abdeh: Nga Seid ibën Ebi Arube: Nga Sulejman En-Naxhi El-Basri: Nga Ebu El-Mutevekil: Nga Ebu Seidi, ka thënë: Një burrë hyri në xhami pasiqë i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e kishte mbaruar namazin. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Kush prej jush dëshiron të bëjë tregti të fituar me këtë person?” Atëherë u ngrit një burr dhe u fal me të.

Në temë ka hadith edhe nga Ebu Umame, Ebu Musa dhe El-Hakem ibën Umejr. Hadithi i Ebu Seidit është Hasen dhe sipas tij kanë gjykuar shumë dijetarë prej sahabeve e pasradhësve të tyre të cilët thonë: Nuk ka problem që një grup njerëzish të falen me xhemat në një xhami ku është falur një herë namazi me xhemat. Kjo është edhe fjala e Ahmedit dhe Is’hakut.

Por disa dijetarë të tjerë thonë se duhet të falet secili në vete. Kjo është fjala e Sufjanit, Ibën El-Mubarekut, Malikut dhe Es-Shafiut të cilët kanë zgjedhur që në këtë rast të falet gjithsecili më vete. [“El-Mishkat” (1146), “El-Irvau” (535), “Er-Raudu En-Nadijr” (979)].

 

(53) Tema

Ç’farë ka ardhur për dobinë e faljes së namazit të jacisë

dhe sabahut me xhemat

 

221- (Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Bishr ibën Es-Serij, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Uthman ibën Hakim: Nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Amrah: Nga Uthman ibën Affan (radiallahu anhu), ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e prezenton namazin e jacisë me xhemat, ai ka shpërblimin e faljes së gjysmës së natës dhe kush e fal namazin e jacisë dhe të sabahut me xhemat, ai e ka shpërblimin sikur të jetë falur gjithë natën!”

Në temë ka hadith edhe nga Ibën Umeri, Ebu Hurejra, Enesi, Umara ibën Ruvejbe, Xhundub ibën Abdullah ibën Sufjan El-Bexheli, Ubej ibën Keab, Ebu Musa dhe Burejde. Hadithi i Uthmanit është Hasen Sahih. Ky hadith është përcjellë edhe meukuf- i ngelur te Uthmani (radiallahu anhu) si fjalë e tij, nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Amrah. Gjithashtu është përcjellë merfuan –i ngritur te i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nga Uthmani me rrugë të tjera. [“Sahih Ebi Daud” (564):م].

 

222- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Harun, ka thënë: Na ka njoftuar Daud ibën Ebi Hind: Nga El-Hasen: Nga Xhundub ibën Sufjan: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Kush e fal namazin e sabahut, ai është në Mbrojtjen e Allahut, kështu që mos e prishni Mbrojtjen e Allahut!” Hadith Hasen Sahih. [“Et-Tealik Er-Ragib” (1/141,163):م].

 

223- (Sahih) Na ka treguar Abas El-Anberi, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Kethir Ebu Gasan El-Anberi: Nga Ismail El-Kehal: Nga Abdullah ibën Eus El-Huzai: Nga Burejde El-Eslemi: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Përgëzoi me dritë të plotë në Ditën e Kijametit ata që ecin nëpër errësirë për në xhami!”

Ky hadith është Garib dhe merfuu-i ngritur te i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me këtë rrugë. Por rruga e saktë e tij është e meukuf te sahabet e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe nuk është i ngritur te ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). [“Ibën Maxheh” (779,781)].

 

(54) Tema

Ç’farë ka ardhur për dobinë e të falurit në rreshtin e parë

 

224- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdul-Aziz ibën Muhamed: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:“Rreshti më i mirë për burrat është ai i pari dhe më i keqi ai i fundit, ndërsa rreshti më i mirë për gratë është ai i fundit dhe më i keqi ai i pari.”

Në temë ka hadith edhe nga Xhabiri, Ibën Abasi, Ebu Seidi, Ubej, Aisha, El-Irbad ibën Sarije dhe Enesi. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Gjithashtu është përcjellë nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se:“Ai kërkonte falje tri herë për ata që falen në rreshtin e parë dhe vetëm një herë për ata që falen në rreshtin e dytë.” [“Ibën Maxheh” (1000,1001)].

 

225- (Sahih) I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë gjithashtu: “Sikur t’a dinin njerëzit se ç’kishte në thirrjen e ezanit dhe në rreshtin e parë, pastaj të mos kishin mundësi tjetër për t’i arritur ato veçse duke hedhur short, ata do të hidhnin short për to!” Këtë na e ka treguar Is’hak ibën Musa El-Ensari, ka thënë: Na ka treguar Mean, ka thënë: Na ka treguar Maliku: Nga Sumeje: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), njësoj si ky hadith. [“Ibën Maxheh” (998):ق].

 

226- Na ka treguar Kutejbe: Nga Maliku; njësoj si hadithi i mësipërm.

 

(55) Tema

Ç’farë ka ardhur për drejtimin e rreshtave

 

227- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Avaneh: Nga Simak ibën Harb: Nga En-Neuman ibën Beshir, ka thënë:

“I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i drejtonte rreshtat tanë (para faljes). Një ditë doli para xhematit dhe pa gjoksin e një burri të nxjerrë më shumë se të tjerët, atëherë tha: “A do ti drejtoni rreshtat në namaz apo doni që Allahu të fusë përçarje dhe urrejtje në mesin tuaj?!

Në temë ka hadith edhe nga Xhabir ibën Semurah, El-Bera’, Xhabir ibën Abdullah, Enesi, Ebu Hurejra dhe Aisha. Hadithi i En-Neuman ibën Beshirit është Hasen Sahih. Gjithashtu është përcjellë nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Prej plotësimit të namazit është drejtimi i rreshtave.”

Transmetohet nga Umeri (radiallahu anhu) se: “Ai ngarkonte dikënd që të drejtonte rreshtat dhe nuk e merrte tekbirin fillestar të namazit derisa të drejtoheshin rreshtat.

Ndërsa nga Aliu dhe Uthmani (radiallahu anhuma) është përcjellë se ata e kishin bërë rrugë këtë gjë dhe thoshin: “Drejtohuni!”. Ndërsa Aliu (radiallahu anhu) thoshte: “Afrohu pak më parë, o filan! Shtyhu pak më mbrapa, o filan!”

[“Ibën Maxheh” (994):ق].

(56) Tema

Ç’farë ka ardhur për shprehjen: Më afër meje prej jush në namaz të jenë më të rriturit dhe më të pjekurit në mendje

 

228- (Sahih) Na ka treguar Nasër ibën Ali El-Xhehdami, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Zurej’, ka thënë: Na ka treguar Halid El-Hadhai: Nga Ebu Meashar: Nga Ibrahimi: Nga Alkame: Nga Abdullahi: Nga i Drëguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Më afër meje prej jush në namaz të jenë më të rriturit dhe më të pjekurit në mendje, pastaj ata që vijnë pas tyre (në këto cilësi), pastaj ata që vijnë pas tyre (të vegjëlit). Mos i prishni rreshtat sepse ndryshe iu përçahen zemrat dhe mos ngrini zërat si në tregje!”

Në temë ka hadith edhe nga Ubej ibën Keab, Ebu Mes’udi, El-Bera’ dhe Enesi. Hadithi i Ibën Mes’udit është Hasen Garib. Është përcjellë gjithashtu se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) preferonte të viheshin në rresht menjëherë pas tij muhaxhirët-emigruesit mekas dhe ensarët-mikpritësit medinas, me qëllim që të mësonin prej tij për ta përcjellë në brezat e ardhshëm.”

Emri i Halid El-Hadhait është Halid ibën Mihran me kunjën Ebu El-Menazil. Kam dëgjuar Muhamed ibën Ismail të thotë: Halid El-Hadhai nuk ka mbathur kurrë këpucë, por ai ulej gjithnjë mbi një këpucë dhe kështu iu vu emri El-Hadhai-këpucari. Ndërsa emri i Ebu Measher është Zijad ibën Kulejb. [“Sahih Ebi Daud” (679):م].

 

(57) Tema

Ç’farë ka ardhur për mospëlqyeshmërinë e të falurit ndërmjet

shtyllave të cilat ndërpresin rreshtat

 

229- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Vekij’: Nga Sufjani: Nga Jahja ibën Hani’ ibën Urvah El-Muradi: Nga Abdul-Hamid ibën Mahmud, ka thënë: U falëm pas njërit prej princave dhe njerëzit (e shumtë) na detyruan që të falemi ndërmjet dy shtyllave. Pasiqë mbaruam faljen, Enes ibën Maliku tha: “Ne ruheshim prej diçkaje të tillë në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).”

Në temë ka hadith edhe nga Kurrah ibën Ijas El-Muzeni. Hadithi i Enesit është Hasen dhe disa dijetarë e konsiderojnë të papëlqyeshme të rreshtuarit ndërmjet dy shtyllave. Kjo është edhe fjala e Ahmedit dhe Is’hakut.

Ndërsa disa dijetarë të tjerë kanë bërë lëshim në këtë gjë.

 

(58) Tema

Ç’farë ka ardhur për të falurit vetëm mbrapa rreshtave

 

230- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ahvas: Nga Husajn: Nga Hilal ibën Jisaf, ka thënë: Ishim në Rakah (emër vendi) dhe Zijad ibën Ebu El-Xhead më kapi për dore dhe më çoi tek një burr i moshuar të cilin e quanin Vabisa ibën Meabed nga fisi Beni Esed. Zijadi tha: “Më ka treguar ky shejhu se një burr u fal i vetëm mbrapa rreshtit- shejhu dëgjonte- dhe i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e urdhëroi atë që t’a përsëriste namazin.”

Në temë ka hadith edhe nga Ali ibën Shejban dhe Ibën Abasi. Hadithi i Vabisa është Hasen. Disa dijetarë e kanë konsideruar të papëlqyeshme që burri të falet i vetëm mbrapa rreshtit dhe thonë se ai duhet t’a përsërisë namazin. Kjo është edhe fjala e Ahmedit dhe Is’hakut.

Ndërsa disa dijetarë të tjerë thonë se atij i quhet namazi nëse falet i vetëm mbrapa rreshtit dhe kjo është fjala e Sufjan Eth-Theurit, Ibën El-Mubarekut dhe Esh-Shafiut.

Disa dijetarë të Kufas, janë bazuar gjithashtu në hadithin e Vabisa ibën Meabed dhe thonë se ai që falet vetëm mbrapa rreshtit duhet t’a përsërisë namazin. Prej tyre është Hamad ibën Ebi Sulejman, Ibën Ebi Lejla dhe Vekij’u.

Hadithin e Husajnit nga Hilal ibën Jisafi e kanë përcjellë edhte të tjerë, siç është transmetimi i Ebu El-Ahvas: Nga Zijad ibën Ebi El-Xhead: Nga Vabisa ibën Meabed.

Në hadithin e Husajnit kuptohet se Hilali e ka arritur Vabisan, për këtë arsye dijetarët e hadithit janë kundërshtuar; disa prej tyre thonë se hadithi i Amër ibën Murrah: Nga Hilal ibën Jisaf: Nga Amër ibën Rashid: Nga Vabisa ibën Meabed është më i saktë.

Ndërsa disa të tjerë thonë se hadithi i Husajnit: Nga Hilal ibën Jisafi: Nga Zijad ibën Ebi El-Xhead: Nga Vabisa ibën Meabed është më i saktë. Edhe për mua ky hadith është më i saktë se ai i Amër ibën Murrah, sepse ky është përcjellë edhe me rrugë tjetër përveç hadithit të Hilal ibën Jisafi: Nga Zijad ibën Ebi El-Xhead: Nga Vabisa ibën Meabed. [“Ibën Maxheh” (1004)].

 

231- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Xheaferr, ka thënë: Na ka treguar Shu’beh: Nga Amër ibën Murrah: Nga Hilal ibën Jisaf: Nga Amër ibën Rashid: Nga Vabisa ibën Meabed se: “Një burr u fal vetëm mbrapa rreshtit dhe i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e urdhëroi atë që t’a përsëriste namazin.”

Kam dëgjuar El-Xharud të thotë: Kam dëgjuar Vekij’un të thotë: Nëse një burr falet vetëm mbrapa rreshtit, ai duhet t’a përsërisë namazin. [shih hadithin para këtij].

 

(59) Tema

Ç’farë ka ardhur për atë burr që falet me një burr tjetër

 

232- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Daud ibën Abdurr-Rrahman El-Utar: Nga Amër ibën Dinar: Nga Kurajbi, shërbëtori i Ibën Abasit: Nga Ibën Abasi, ka thënë: “Një natë u fala me të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe qëndrova nga krahu i majtë i tij. Atëherë i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) më kapi nga mbrapa koke dhe më vendosi nga krahu i djathtë i tij.”

Në temë ka hadith edhe nga Enesi. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih dhe sipas tij veprohet tek dijetarët prej sahabeve dhe pasardhësve të tyre të cilët thonë: Nëse një burr gjendet i vetëm me imamin, atëherë ai qëndron nga e djathta e imamit në namaz. [“Sahih Ebi Daud” (623, 1237): ق].

 

(60) Tema

Ç’farë ka ardhur për atë burr që falet me dy burra të tjerë

 

233- (Me sened Daif) Na ka treguar Bundar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Ebi Udej, ka thënë: Na ka lajmëruar Ismail ibën Muslim: Nga El-Hasen: Nga Semura ibën Xhundub, ka thënë:“I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na ka urdhëruar që nëse jemi tre vetë, njëri nga ne të dalë para nesh (që të na prijë në namaz).”

Në temë ka hadith edhe nga Ibën Mes’udi, Xhabiri dhe Enes ibën Malik. Hadithi i Semuras është Hasen Garib dhe sipas tij punojnë dijetarët të cilët thonë se nëse janë tre vetë, dy prej tyre duhet të qëndrojnë mbrapa imamit.

Transmetohet nga Ibën Mes’udi se ai u fal një herë me Alkame-n dhe El-Esved. Njërin prej tyre e vendosi nga e djathta e tij dhe tjetrin nga e majta. Këtë gjë ai e përcjell nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).

Disa dijetarë kanë folur për Ismail ibën Muslim El-Meki për nga ana e mbajtjes së tij përmendësh.

 

(61) Tema

Ç’farë ka ardhur për atë burr me të cilin falen burra e gra të tjerë

 

234- (Sahih) Na ka treguar Is’hak El-Ensari, ka thënë: Na ka treguar Mean, ka thënë: Na ka treguar Malik ibën Enes: Nga Is’hak ibën Abdullah ibën Ebi Talha: Nga Enes ibën Malik se gjyshja e tij Mulejke ftoi të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) për të ngrënë një lloj ushqimi të cilin e kishte gatuar. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) hëngri prej tij, pastaj tha: “Ngrihuni që të falem me ju!”

Enesi (radiallahu anhu) thotë: Shkova të marr një rrogoz tonin i cili ishte nxirë nga përdërimi i tepërt, e spërkata me ujë dhe mbi të u fal i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Unë dhe një fëmijë jetim u vumë në radh pas tij, ndërsa gjyshja pas nesh. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) fali me ne dy rekatë pastaj u largua.”

Hadithi i Enesit është Hasen Sahih dhe sipas tij punohet tek shumica e dijetarëve të cilët thonë: Nëse me imamin gjendet një burrë dhe një grua, burri qëndron nga e djathta e imamit, ndërsa gruaja mbrata tyre. Me këtë hadith janë argumentuar disa njerëz për lejimin e të falurit vetëm të burrir mbrapa rreshtit, duke thënë se namazi i fëmijës nuk llogarit dhe për Enesin është sikur të jetë falur vetëm mbrapa të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).

Por kjo nuk është ashtu siç thonë ata, sepse i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e vendosi Enesin bashkë me djalin jetim mbrapa tij dhe sikur ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) mos t’a llogariste namazin e jetimit, nuk do t’a kishte vendosur atë me Enesin, por do t’a vendoste Enesin nga e djathta e tij.

Transmetohet nga Musa ibën Enes: Nga Enesi (radiallahu anhu) se: “Ai u fal me të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i cili e vendosi Enesin nga e djathta e tij.”

Në këtë hadith ka argument se falja që ata kryen ishte vullnetare dhe se ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) donte të fuste bereqet tek ata. [ق].