LIDHJA E MORALIT ME BINDJEN DHE BESIMIN (5)

Autor: Sulejman ibën Salih el Gasn

Përktheu: Bledar Albani


 

Sjellja e muslimanit me familjen dhe me të tjerët

 

Duke folur për moralin në lidhje me të tjerët, ne nuk harrojmë të përmendim sjelljen e muslimanit me familjen e tij dhe në jetën e tij bashkshortore.

 

       Islami ka urdhëruar që të sillesh mirë me bashkshorten dhe i ka lënë ato (gratë) amanet në dorën e burrit.

 

Thotë i Dërhuari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) :

 

» أكْمَلُ المُؤْمِنينَ إيمانًا أحْسَنُهُمْ خُلُقًا، و خشيارُكُمْ خِيارُكُمْ لِنسائِهِمْ « 

 

“Besimtari me besim më të plotë është ai që  ka moralin më të mirë dhe më të mirët ndër ju janë ata që janë më të mirë për bashkshortet e tyre.”[1]

        Kështu ka bashkuar Islami ndërmjet mirësisë dhe sjelljes së mirë në jetën bashkshortore.

Ai që është i butë me gruan e tij është më i mirë se ai që nuk është i tillë, dhe ai që sillet keq me të, kjo tregon se besimi i tij është i dobët.

Këta janë ata të cilët nuk kanë shpëtuar akoma prej disa njollave të kohës së injorancës të cilat thonë se burrëria qëndron në poshtërimin e personalitetit të gruas, në marrjen e të drejtave së saj dhe në  kryelartësnë nga ndihmesa e saj në ndonjë punë të saj.

Nuk e dinë këta se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i ka sharë dhe u ka folur rëndë atyre të cilët silleshin ashpër me gratë e tyre dhe ka nxitur për tu sjellë mirë me to duke thënë:

 

» خَيرُكُمْ خيرُكم لأَهْلِه و أنا خَيرُكُمْ لأهلِي  «                                  

 

“Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen (bashkshorten) e tij, dhe unë jam më i miri prej jush me familjen time.”[2]

Transmetohet nga El-Esued se ka thënë: -Pyeta Aishen

(Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se ç’farë bënte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në familjen e tij?

Ajo tha:

» كانَ في مَهَنَة أهْلِهِ فإذا حَضَرَتْ الصلاةُ قامَ إلى الصلاةِ   «

 

“Ishte në shërbim të familjes së tij dhe, kur vinte koha e faljes dilte për t’u falur.”[3]

Në një hadith tjetër ka treguar Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se ai (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) :

 

» كانَ يَخْصِفُ نَعْلَهُ و يُرَقِّعُ ثَوْبَهُ  «              ( رواه أحمد 6/106 )

 

“I qepte vetë sandalet e tij dhe arnoste rroben e tij”[4]

 

 

 

Thotë imam Ibnu Kajim (Allahu e mëshiroftë):

 

“Dhe ka bërë garë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke vrapuar më këmbë (me Aishen r.a.), ka bërë mundje, ka rregulluar sandalet e tij, ka arnuar rrobet me dorën e tij, ka mjelë delen, i ka shërbyer familjes dhe vetes së tij…”[5]

 

       Ashtu si kanë ardhur tekste nga Kur’ani dhe Suneti që nxisin për t’u bërë mirë të tjerëve, poashtu kanë ardhur tekste të tjera që ndalojnë nga dëmtimi dhe bërja keq  atyre.

Transmeton Ebu Shurejh (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» و اللهِ لا يُؤمِنُ، وَ الله لا يؤمن، و الله لا يُؤمِنُ،” قيلَ مَنْ يا رسولَ اللهِ؟ قالَ: “الذي لا يَأْمَنُ جارُهُ  بَوائِقَهُ   «                 

 

“Pasha Allahun nuk beson!

  Pasha Allahun nuk beson!

  Pasha Allahun nuk beson!

Thanë: Kush? O i Dërguari i Allahut!

Tha:

“Ai, nga të papriturat (dëmet) e të cilit nuk është i sigurtë komshiu i tij.”[6]

Transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» مَنْ كانَ يُؤْمِنُ باللهِ و اليومِ الآخِرِ فلا يُؤذِ جارَهُ، و مَنْ كانَ يُؤْمنُ باللهِ و اليومش الآخِر فَلْيُكْرِمْ ضَيْفَهُ، و مَنْ كانَ يُؤمِنُ باللهِ و اليَوْمِ الآخِرِ فَلءيضقُلْ خضيرًا أوْ لشيَصْمُتَ «           

 

“Kush beson në Allahun dhe Botën tjetër, mos t’a dëmtojë (bezdisë) komshiun e tij.

Kush beson në Allahun dhe Botën tjetër, t’a respektojë mikun.

Kush beson në Allahun dhe Botën tjetër, le të flasë mirë ose të heshtë.”[7]

Pra, bamirësia ndaj komshiut dhe mosdëmtimi e mosbezdisja e tij, është prej shenjave të besimit të fortë.

Ndërsa bezdisja e tij dhe dëmtimi, është prej shenjave të besimit të dobët.

Po ashtu, nderimi i mikut për hir të Allahut është prej cilësive të besimtarëve. Besimtari e respekton mikun e tij duke llogaritur shpërblimin që ka tek Allahu për shkak të zbatimit të urdhërit të të Dërguarit të Tij, dhe jo nga hipokrizia, apo mburrja e kërkimi i hapjes së zërit të mirë për të.

Dhe nderimi i mikut, ashtu si është me dhënien e ushqimit, është edhe me fjalët e buta, me urimin e mirëseardhjes, buzëqeshjen e fytyrës si dhe durimi dhe mbajtja e asaj që mund të shkaktojë miku prej ngushtimit apo bezdisjes së të zotit të shtëpisë.

Thotë Ibn Haxher:

“Çështja e nderimit të mikut ndryshon me ndryshimin e personave dhe gjendjeve. Ka raste që është Farz Ajn-detyrë mbi çdo person, ose Farz kifaje-detyrë e kolektivit si grup në mënyrë që nëse e kryejnë disa, bie detyra nga të tjerët, ose Mustehab-vullnetarisht.

Por të gjitha i bashkon se ai është prej moraleve të larta.”[8]

        Gjërat e ndaluara që paraqiten në këtë temë janë si më poshtë:

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» إِيَّاكُمْ و الظَّنَّ فإنَّ الظَّنَّ أَكْذَبَ الحَدِيثِ، و لا تَجَسَّسُوا و لا تَناجَشُوا و لا تَحاسَدُوا، و لا تَباغَضُوا، و لا تَدَابَرُوا، و كونُوا عِبادَ اللهِ إخْوانًا « 

 

“Ruajuni dyshimeve sepse ato janë fjala më e rrenë (e pavërtetë, gënjeshtër) dhe mos ofendoni njëri-tjetrin, mos përgjoni njëri-tjetrin, mos shisni a blini me oferta (duke shtuar njëri mbi tjetrin në çmim), mos kini smirë për njëri-tjetrin, mos urreni njëri-tjetrin, mos i ktheni shpinën njëri-tjetrit dhe jini robër të Allahut, vëllezër.”[9]

Dhe thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

» المُسْلِمُ أَخُو المُسْلِمِ، لا يَظْلِمُهُ، و لا يَخْذُلُهُ، و لا يَحْقِرُهُ،  التَّقْوَى هَهُنا، و يشِيرُ إلى صَدْرِه ثَلاثُ مَرَّاتٍ، بِحَسْبِ امْرِيءٍ مِنَ الشَّرِّ أنْ يَحْقِرَ أَخاهُ المُسْلِمَ، كُلُّ المُسلمِ على المُسْلِمِ حَرَامٌ، دَمُهُ وَ مالُهُ وَ عِرْضُهُ « 

 

“Muslimani është vëllai i muslimanit; nuk i bën padrejtësi atij, nuk e lë në baltë (pa ndihmë) dhe nuk e përçmon atë.

Et-takva-devotshmëria është këtu, dhe bëri me shenjë nga gjoksi i tij tri herë.

I mjafton njeriut nga e keqja përçmimi  vëllait të tij musliman.

Çdo musliman mbi një musliman tjetër e ka haram gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij.”[10]

Atëherë, a mund të jetë me moralet e besimit ai person që e bën mendimin e keq bazë të mendimit të tij për vëllezërit muslimanë, apo ai që i përgjon ata, apo i urren, i bën padrejtësi, i lë në baltë, nuk i ndihmon, i përçmon etj.?!

Medito pak fjalën e të Dërguarit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) : 

 

“I mjafton njeriut nga e keqja, përçmimi i vëllait të tij musliman”

Vëre! Si e ka përsëritur ndalimin nga përçmimi i muslimanit pas fjalës së tij “Dhe nuk e përçmon atë”.

E gjitha kjo për shkak të pasojave të këqia mbi ndërtimin e popullit Islam në të cilat të çon ky moral i keq.

Gjen sot –me keqardhje- disa muslimanë që përçmojnë vëllezërit e tyre dhe tallen me ta për shkak të ndryshimit të tyre në rracë e  ngjyrë, apo se ata janë në shkallë më të ulët ekonomike e shoqërore. Kështu që u vënë atyre llagape e sharje të ndryshme, sikur mos ta kishin dëgjuar Fjalën e Allahut të Lartësuar:

 

] يآأيُّها الذينَ آمَنوا لا يَسْخَرْ قَوْمٌ مِنْ قَوْمٍ عَسى أنْ يَكُونُوا خَيرًا مِنْهُمْ و لا نشساءٌ من نِساءٍ عَسى أنْ يَكُنَّ خَيرًا منهُنَّ و لا تَلْمِزُوا أنْفُسَكُمْ و لا تَنابضزُوا بِالألقابِ بِئْسَ الاِسْمُ الفُسُوقُ بَعْدَ الإيمانِ و مَنْ لَمْ يَتُبْ فَأُولَئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ [                      ( سورة الحجرات: 11 )

 

“O ju që keni besuar! Mos të tallet një grup me një grup tjetër! Mbase mund të jetë se i dyti (i talluri) është më i mirë se i pari (tallësi).

As (disa) gra të mos tallen me gra të tjera, mbase mund të jetë se të dytat (të tallurat) janë më të mira se të parat (tallëset).

As mos përgojoni njëri-tjetrin, as mos fyeni njëri-tjetrin duke ngjitur nofka.

Sa keq është të fyesh vëllanë pasi të ketë besuar.

Dhe kushdo që nuk pendohet, atëherë të këtillët janë me të vërtetë keqbërës.”[11]

 

Dhe fjalën e Allahut të Lartësuar:

 

] يآأيُّها الناسُ إنَّا خَلَقْناكُمْ مِنْ ذَكرٍ و أُنْثَى و جعَلْناكُمْ شُعُوبًا و قَبائِلَ لِتَعارَفُوا، إنَّ أكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللهِ أَتْقَاكثمْ، إنَّ اللهض عَليمٌ  خَبيرٌ [

 ( سورة الحجرات: 13 )

 

“O njerëz! Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë ju në kombe e fise që të njiheni me njëri-tjetrin.

Padyshim se më i nderuari prej jush tek Allahu, është ai që është më me Takva (që i frikësohet dhe i përkushtohet më shumë Allahut në besimin e pastër Islam). Vërtet që Allahu është i Gjithëditur, i Gjithënjohur.”[12]

Apo sikur mos të kishin dëgjuar fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

» إنَّ اللهَ لا يَنْظُرُ إلى صُوَرِكُمْ و أمْوالِكُمْ، و لَكِنْ ينْظُرُ إلى قُلُوبِكُمْ و أعْمالِكُمْ  «    

(رواه مسلم في كتاب البر و الصلة، رقم 34، 4/1987 )

 

“Allahu nuk sheh në format dhe pasuritë tuaja, por sheh në zemrat dhe punët tuaja.”[13]

Apo fjalën e tij (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

» يا أيُّها الناسُ إنَّ اللهَ قَدْ أذْهَب عَنْكُمْ عُبِّيَّةَ الجاهِلِيَةِ، و تَعاظُمَها بِآبائِها، فَالناسُ رَجُلانِ: رَجُلٌ بَرٌّ تَقِيٌّ كَريمٌ على اللهِ، و فاجِرٌ شَقِيٌّ هَيِّنٌ على اللهِ، و الناسُ بَنُوا آدَمَ، و خَلَقَ اللهُ آدَمَ مِنَ التُّرابِ «         

“O njerëz! Allahu ka larguar prej jush zakonet e injorancës dhe madhërimin (mburrjen) e tyre me prindërit e tyre.

Njerëzit janë dy lloje: Njeri vepërmirë, i devotshëm dhe i nderuar tek Allahu.

Dhe njeri vepërkeq, i prishur (i keq) dhe i përbuzur tek Allahu.

Njerëzit (të gjithë) janë bijtë e Ademit dhe, Ademi a.s. është krijuar nga dheu.”[14]

Nëse çuditesh, për t’u çuditur është gjendja e disave që njihen për  vepërmirë e fetarë të mirë, por tek të cilët vazhdon të ketë gjurmë të kësaj injorance.

Por kjo çudi hiqet kur mëson se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)ka treguar që kjo degë vazhdon të jetë në këtë popull, siç ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Ebu Malik El-Esh’ari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» أَرْبَعٌ في أُمَّتِي مِنْ أَمءرِ الجاهِلِيَّةِ لا يَتْرُكُونَها: الفَخْرُ في الأحْسابِ، و الطَّعْنُ في الأنْسابِ، و الاِسْتِسْقاءُ بالنُجُومِ، و النِّياحَةُ « 

 

“Katër gjëra nga zakonet e injorancës[15], janë në popullin tim,  të cilat ata nuk do t’i lënë:

“Mburrja me prejardhjen, sharja në farefis, kërkimi i shiut (lutja për shi e begati të tjera) me ndërmjetësinë e yjeve dhe vajtimi (qarja) mbi të vdekurin.”[16]

Dhe nuk është për qëllim në këtë hadith e të tjerë si ai, ajo që mund të kuptojnë disa injorantë, se ai i pohon këto gjëra dhe i pranon ato.

Por e vërteta në të cilën nuk ka dyshim, është se këto gjëra janë të këqia dhe të ndaluara rreptësisht.

Mjafton si argument për negativitetin dhe ndalimin e tyre, të qënurit e tyre prej punëve e zakoneve të injorancës.

Thotë dijetari i Islamit Ibnu Tejmijje (Allahu e mëshiroftë) në fjalën e tij për këtë hadith e të tjerë si ai:

“Në hadith shahet ai që lut Allahun me lutjen e kohës së injorancës dhe, ka treguar që disa punë të kohës së injorancës nuk do t’i lënë të gjithë njerëzit, duke sharë ata të cilët nuk i lënë ato.

E gjitha kjo përmban:

Zakonet e kohës së injorancës dhe punët e tyre  shahen dhe janë negative në fenë Islame, ndryshe nuk do të kishte sharje të tyre në përkatësinë e tyre të kohës së injorancës. Dhe dihet prerë se të quajturit e tyre prej kohës së injorancës, ka dalë në formë sharje dhe negativiteti.”[17]

       Qëllimi është se shumë prej muslimanëve e lënë mangut bamirësinë e tyre ndaj të tjerëve dhe mveshjen e tyre me moralet e bukura të Islamit.

Është për të të ardhur keq kur gjen sot disa prej muslimanëve të cilët falen rregullisht, agjërojnë (Ramazanin), japin zekatin (taksën e pasurisë) dhe kryejnë disa punë bamirësie, të vjen keq kur i gjen ata mos të ruhen nga padrejtësia ndaj vëllezërve të tyre me marjen e pasurive të tyre, apo shkeljen e nderit të tyre, e të tjera si këto të cilat janë prej gjynaheve të mëdha.

Ky është dështimi i vërtetë!

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» أَ تَدْرُونَ مَنْ المُفْلِسُ؟ قالوا: المفلسُ فينا مَنء لا دِرْهَمَ لَهُ و لا مَتاعَ، فَقَالَ: إنَّ المُلِسَ مِنْ أُمَّتِي، يَأْتِي يَوْمَ القِيامَةِ بِصَلاةٍ و صِيامٍ و زَكاةٍ، و يَأتِي قَدْ شَتَمَ هذا، و قَذَفَ هذا، و أكَلَ مالَ هذا، و سَفَكَ دَمَ هذا، و ضَرَبَ هذا، فَيُعْطَى هذا مِنْ حَسَناتِهِ، و هذا مِنْ حسناتهِ، فَإنْ فَنِيَتْ حَسَناتُهُ قَبْلَ أنْ يُقْضَى ما عَلَيْهِ، أَخَذَ مِنْ خَطاياهُمْ  فَطُرِحَتْ عَلَيْهِ ثُمَّ طُرِحَ في النارِ «                       

 

“A e dini se kush është i dështuari?

Thanë: I dështuari tek ne është ai që nuk ka të holla e as plaçkë.

Tha: “I dështuari në popullin tim, është ai i cili vjen në Ditën e Kiametit me falje (e ka kryer faljen në këtë botë), agjërim dhe zekat, por këtë e ka sharë, për këtë ka shpifur, këtij i ka ngrënë pasurinë, këtij i ka derdhur gjakun (e ka vrarë), këtë e ka rrahur; kështu që i jepet këtij prej të mirave të tij, tjetrit gjithashtu, e nëse mbarojnë të mirat e tij para se të shlyejë haqet që ka mbi shpinë, merr prej gjynaheve të tyre, i hidhen mbi shpinë, pastaj hidhet në Zjarr.”[18]

Muslimani i përkushtuar Zotit të tij, ka frikë se mos i ikin të mirat e tij

Vijon …


[1]Trans. Tirmidhiu, “Libri i gjidhënies”, kap. “Ç’farë është thënë për të drejtat e gruas mbi burrin e saj”, 2/315  dhe ka thënë: Hadith hasen sahih, dhe e ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahihut-Tirmidhi”,   1/266-267.

[2]Trans. Tirmidhiu, “Ebuabul-menakib”, kap. “Mirësia e grave të të Dërguarit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)”, dhe e ka saktësuar shejh Albani në “Sahihut-Tirmidhi”, 3/244.

[3]Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Si duhet të jetë burri në shtëpinë e tij”,  7/83.

[4]E ka nxjerrë Ahmedi,  6/106.

[5]“Zadul-miad”,  1/164.

[6]Tran. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Gjynahu i atij nga të papriturat e të cilit nuk është i qetë komshiu i tij”, 7/78.

[7]Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Kush beson në Allahun dhe Botën tjetërmos t’a dëmtojë komshiun e tij”, 7/79-80.

[8]Fet’hul-Bari, 10/446.

[9]Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “O ju që keni    besuar! Mënjanoni shumë dyshime” 7/89. Dhe Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.28, 4/1985.

[10]Trans. Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh’, Nr.32. 4/1986.

[11]Suretu: Huxhurat /11.

[12]Suretu: Huxhurat /13.

[13]Trans. Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.34,  4/1987.

[14]Trans. Tirmidhiu, “Ebvab tefsijril-Kur’an”-Suretu Huxhurat, 5/ 64.

[15]Është për qëllim me kohën e injorancës, arabët para Islamit.

[16]Trans. Muslimi, “Libri i Xhenazes”, Nr.29, 2/644.

[17]“Iktidaus-Siratil-Mustekim”-(Pasimi i rrugës së drejtë), 1/205-206.

[18]Trans. Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.59, 4/1997.