LIDHJA E MORALIT ME BINDJEN DHE BESIMIN (4)

Autor: Sulejman ibën Salih el Gasn

Përktheu: Bledar Albani


SHKATËRRUESIT E BESIMET QË LIDHEN ME MANGËSINË NË TË DREJTAT E TË TJERËVE

 

          Morali përmbledhës në këtë pikë është: të sillesh me të tjerët ashtu si dëshiron që të sillen edhe ata me ty.

Parrulla e besimarit në këtë është:

“Të duash për vëllanë tënd atë që do për vete”.

Siç thuhet në hadithin që transmeton Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» لا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى يُحِبَّ لأَخِيهِ ما يُحِبُّ لِنَفْسِهِ «

 

“Nuk beson ndokush prej jush (me besim të plotë) derisa të dojë për vëllanë e tij (musliman) atë që do për vete.”[1]

Sa më shumë që forcohet besimi i muslimanit, aq më shumë forcohet lidhja e tij me vëllezërit e tij muslimanë në çdo vend, dhe thellohen ndjenjat e dashurisë së tij për ta.

Gëzohet për të mirat që atyre u vinë dhe hidhërohet për të këqiat dhe sprovat që atyre u ndodhin.

Përpiqet të lehtësojë plagët e tyre, të kryejë nevojat e tyre, të largojë belanë e tyre dhe të ruajë nderin e tyre. Sepse ai dhe ata janë si një ndërtesë e vetme, si një trup i vetëm.

Transmeton Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)  se i Dërguri i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» المُؤْمِنُ لِلْمُؤْمِنِ كالْبُنْيانِ يَشُدُّ بَعْضُهُ بَعْضًا «

 

 “Besimtari për besimtarin është si një ndërtesë e vetme, mbajnë njëri-tjetrin.”[2]

Dhe në hadithin e transmetuar nga Neuman bin Beshir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» مَثَلُ المُؤْمِنينَ في تَوادِّهِمْ، و تَراحُمِهِمْ، و تَعاطُفِهِمْ، مَثَلُ الجَسَدِ إِذا اشْتَكَى مِنْهُ عَضْوٌ تَداعَى لَهُ سائِرَ الجَسَدِ بِالسَّهْرِ و الحُمَى «  

 

“Shembulli i besimtarëve në dashurinë ndërmjet tyre, mëshirën dhe butësinë, është si shembulli i një trupi të vetëm, nëse ankohet një prej gjymtyrëve të tij, atëherë e pason atë  i gjithë trupi me dhimbje e vuajtje.”[3]

Në krah të kundërt, prej shenjave të dobësimit të besimit dhe lënies mangut të praktikimit të Islamit të vërtetë, është të gjesh disa muslimanë me ndjenja të ftohta kudrejt vëllezërve të tyre muslimanë.

Nuk i intereson gjendja e tyre, nuk e merakos ajo që ata jetojnë, nuk ndjen dhimbje për shkak të injorancës së tyre për fenë e tyre (që nuk e njohin fenë e tyre), apo për jetën e tyre të vështirë, prapambetjen e tyre.

Nuk përpiqet të mësojë të paditurit, nuk nxit për të ushqyer të varfërit. Sikur mos t’i interesonte fare çështja!

Qëllimi i tij është dunjaja, epshet, dhe ineresat e tij personale.

Thotë dijetari i Islamit Ibnu Tejmijje (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar:

 

(( و إنَّ مِنْكُمْ لَمَنْ لَيُبَطِّئَنَّ فَإنْ أصابَتْكُمْ مُصيبَةٌ قالَ: قَدْ أنْعَمَ اللهُ علَيَّ إذْ لَمْ أكُنْ مَعَهُمْ شَهيدًا و لَئِنْ أصابَكُمْ فَضْلٌ من اللهِ لَيَقُولَنَّ كَأَنْ لَمْ تَكُنْ بَينَكُمْ و بَينَهُ مَوَدَّةٌ يا لَيتَنِي كُنْتُ مَعَهُمْ فَأفُوزَ فَوْزًا عَظيمًا )) 

( سورة النساء: 72-73 )

 

“Padyshim se në mesin tuaj është edhe ai i cili do të mbetej pas jush (nga lufta për çështjen e Allahut). Në qoftë se iu bie juve ndonjë fatkeqësi, ai thotë: “Vërtet Allahu më bëri mua mirësi e më mbajti anën, kur unë isha mes tyre.”

Por nëse juve iu vjen një dhuratë e madhe (fitore dhe plaçkë lufte) prej Allahut, padyshim që ai do të thotë- sikur mes jush dhe atij nuk ka pasur lidhje njenjash e dhembshuri-: “Ah! Sikur të kisha qenë me ta, do të kisha arritur një fitore të madhe (një pjesë të mirë plaçke lufte).”[4]

Tha: Këta që ngelën pas, nuk donin për vëllezërit e tyre atë që donin për vete, madje nëse ata i kapte ndonjë e keqe këta gëzoheshin për shkak se nuk ishin bashkë me ta, e nëse atyre u vinte ndonjë e mirë këta nuk gëzoheshin me të, por donin të kishin pjesë në të.

Këta nuk gëzohen vetëm se me ndonjë të mirë të kësaj bote që iu vjen atyre apo me ndonjë të keqe që iu largohet dhe nuk i zë.

Kjo ngaqë ata nuk e duan Allahun dhe të Dërguarin e tij e as botën tjetër, ndryshe do ti donin vëllezërit e tyre dhe do të gëzoheshin me begatinë që iu erdhi atyre nga Zoti i tyre, si dhe do të lëndoheshin me të keqen që i kapte ata.

 

“Ai që nuk gëzohet me atë që i gëzon muslimanët dhe nuk hidhërohet me atë që i hidhëron ata, nuk është prej tyre.”[5]

Qëllimi është se sa më shumë të forcohet ndjenja dhe lëndimi kudrejt vëllezërve të tu muslimanë, kjo tregon forcën e besimit tënd, ashtu si tregon dobësimi i tyre dobësimin e besimit tënd.

        Prej moraleve të besimtarëve në lidhje me të tjerët është edhe dhënia e ushqimit dhe përhapja e selamit.

Transmeton Abdullah bin Amr (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se një burrë pyeti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

-Cili islam (punë e  muslimanit) është më e mirë?

Ai  (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tha:

 

 

» تُطْعِمُ الطَّعامَ و تَقْرَأَ السلامَ على مَنْ عَرَفْتَ و مَنْ لَم تَعْرِفْ «

 

“Të japësh për të ngrënë (të varfërve, udhëtarëve etj.) dhe të  përshëndesësh me selam atë që njeh dhe atë që nuk e njeh.”[6]

Në një hadith tjetër të transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» لا تَدْخُلُونَ الجنَّةَ حَتَّى تُؤْمِنُوا، و لا تُؤْمِنُوا حَتَّى تَحَابُّوا، أَوَلاَ أَدُلُّكُمْ على شَيْءٍ إِذا فَعَلْتُمُوهُ تَحَابَبْتُمْ، أَفْشُوا السلامَ بَيْنَكُمْ  «

 

“Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të doni njëri-tjetrin. A t’iu tregoj një punë që po t’a bëni atë do të duheni me njëri-tjetrin? -Përhapni selamin mes jush.”[7]

        Prej këtyre punëve është gjithashtu fytyra e qeshur kur takon një vëlla musliman.

Transmeton Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» لا تَحْقِرَنَّ مِنَ المَعْرُوفِ شَيْئًا و لَوْ أنْ تَلْقى أَخاكَ بِوَجْهٍ  طَلِيقٍ « 

 

“Mos nënvleftësoni asgjë prej punëve të mira, qoftë edhe takimin e vëllait tuaj me fytyrë të qeshur.”[8]

Ndërsa Ebu hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e ka përshkruar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se ai:

 

» لَمْ يَكُنْ أَحَدٌ يَأْخُذُ بيَدِهِ فَيَنْزِعُ يَدَهُ حَتَّى يَكُونَ الرَّجُلُ هُوَ الذي يُرْسِلُهُ و لَمْ يَكُنْ يَرَى رُكْبَتَيهِ أَوْ رُكْبَتَهُ خَارِجًا عنْ رُكْبَةِ جَلِيسِهِ، و لَمْ يَكنْ أَحَدٌ يُصافِحُهث إلاَّ أَقْبَلَ عَليهِ بِوِجْهِهِ ثُمَّ لَمْ يُصْرِفْهُ عَنْهُ حَتَّى يضفْرُغَ مِنْ كَلامِهِ «     

 

“Nuk e hiqte dorën e tij nga dora e atij që e takonte derisa të ishte ai i pari që do e hiqte atë dhe, nuk shiheshin gjunjtë e tij jashtë gjunjëve të atij me të cilin ishte ulur (tregon thjeshtësinë e tij (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur ulej me nevojtarin apo me ndonjë prej shokëve), dhe çdokënd që e takonte drejtohej nga ai me shikimin e tij dhe nuk e largonte atë (shikimin) derisa ai të mbaronte së foluri.”[9]

Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë:

 

» كانَ رضسثولُ اللهِ صلى الله عليه و سلم، إذا أتاهُ الوَحْيُ أوْ وَعَظَ قُلْتث نَذيرُ قِوْمٍ أتاهُمُ العَذابُ، فإذا ذَهَبَ عَنْهُ ذلكَ رَأيتُ أطْلَقَ الناسِ وَجْهًا و أكْثَرَهُمْ ضَحِكًا، و أحْسَنَهُمْ بَشَرًا «

 

“Kur i zbriste shpallja të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) apo na këshillonte, thosha: Qortues i një populli të cilit i erdhi dënimi nga Allahu.

Dhe kur largohej kjo prej tij, e shihja atë më të çelurin e njerëzve në fytyrë, më të qeshurin e tyre dhe më përgëzuesin.”[10]

        Gjithashtu prej atyre punëve është këshilla për çdo musliman, siç transmetohet në hadithin e Xherijr bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë:

» بايَعْتُ رَسولَ اللهِ صلى الله عليه و سلم، على إقامَةِ الصلاةِ و إيتاءِ الزَكاةِ، و النُّصْحِ لِكُلِّ مُسْلِمٍ  « 

 

 “I dhashë besën të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për kryerjen e faljes, dhënien e zekatit dhe këshillën për çdo musliman.”[11]

        Prej kësaj është gjithashtu ajo që ka ardhur në hadithin ku i Dërguari (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» المُسْلِمُ أخُو المُسلِمِ لا يَظْلِمُهُ و لا يُسلِمُهُ، مَنْ كانَ في حاجَةِ أخِيهِ، كانَ اللهُ في حاجَتِهِ، وَمَنْ فَرَّجَ عَنْ مُسلمٍ كَرْبَةً فَرَّجَ اللهُ عنْهُ بِها كَرْبَةً مِنْ كُرَبِ يَوْمِ القِيامَةِ، وَ مَنْ سَتَرَ مُسْلِمًا سَتَرَهُ اللهِ يَوْمَ القِيامَةِ «       

 

“Muslimani është vëlla i muslimanit; nuk i  bën padrejtësi atij dhe as nuk e dorëzon atë (nuk e lë në baltë).

Kush është në ndihmë të vëllait të vetë, Allahu është në ndihmë të tij.

Kush i heq muslimanit një brengë, Allahu i heq atij një brengë nga brengat e Ditës së Gjykimit.

Kush ia mbulon një muslimani (të metat) ia mbulon atij  Allahu (të metat) në Ditën e  Gjykimit.”[12] 

       Prej atyre është gjithashtu: urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.

Transmeton Ebu Seid El-Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» مَنْ رَأى مِنْكُمْ مُنْكَرًا فَلْيُغَيِّرْهُ بشيَدِهِ، فإنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فبِلِسانِهِ، فَإنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فبِقَلْبِهِ، و ذلِكَ أضْعَفُ الإيمانِ «

 

“Kushdo prej jush që sheh ndonjë vepër të keqe le ta ndryshojë atë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e nëse përsëri nuk mundet, atëherë me zemrëne tij, por ky është besimi më i dobët.”[13] 

        Prej këtyre moraleve të mira që kanë lidhje me të tjerët, është gjithashtu përkujdesi dhe ushqyerja e të vejave (që u ka vdekur burri dhe nuk ka kush të kujdeset për to prej të afërmëve) dhe të vobektëve.

Transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» الساعي على الأرْمَلَةِ و المِسْكينِ كالمُجاهِدِ في سَبيلِ اللهِ                – و أحْسبُهُ قال- و كالقائِمِ لا يَفْتُرُ، و كالصائِمِ لا يُفْطِرُ «

 

“Ai që kujdeset për të venë dhe të vobektit është si luftëtari në rrugën e Allahut –dhe më kujtohet të ketë thënë- dhe si ai që falet natën pa u shplodhur, dhe si ai që agjëron pa ngrënë asnjëherë[14].”[15]

        Prej atyre është gjithashtu ndihma e atyre që janë ngushtë (nuk kanë me se të ushqejnë familjen) dhe pagimi për ta.

Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) :

 

» مَنْ أنْظَرَ مُعْسِرًا أوْ وَضَعَ عَنْهُ، أظَلَّهُ في ظِلِّهِ «

 

“Kush ndihmon një të zënë ngushtë apo paguan për të, Allahu do t’a fusë atë nën hijen e Tij.”[16]

 

       Prej tyre është, shpenzimi në rrugë të Allahut, përmbajtja e zemërimit dhe falja të tjerëve, siç thotë Allahu i Lartësuar:

 

] و سارِعُوا إلى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ و جَنَّةٍ عَرْضُها السَّماواتُ و الأرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقينَ الذين يُنْفِقُون في السَّرَّاءِ و الضَّرَّاءِ و الكاذِمينَ الغَيْظَ و العافينَ عَنِ الناسِ، و اللهُ يُحِبُّ المُحْسِنينَ [   ( الْ عمران: 133-134(

 

“Dhe nxitoni në rrugën (që të udhëheq drejt) faljes nga Zoti juaj dhe drejt Xhenetit të gjërë sa hapësira e qiejve dhe e Tokës i përgatitur për Muttekunët (të përkuishtuarit në besimin e pastër Islam).

Ata që shpenzojnë (për çështjen e Allahut) në kohë bagëtie e fatkeqësie, ata të cilët e përmbajnë zemërimin dhe ata të cilët e falin njëri-tjetrin; vërtet Allahu i do shumë Muhsininët (mirëpunuesit në rrugë të Allahut).”[17]

Shih se si janë lidhur këto morale -në vargjet e mësipërme- me Islamin dhe Imanin (besimin), dhe janë quajtur prej punëve të mira duke i shëmbëllyer me luftën për çështjen e Allahut, agjërimin e faljen natën.

I ka bërë ato Allahu sebep për hyrjen në Xhenet dhe për lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Megjithatë, gjejmë në mesim e muslimanëve prej atyre që largohen prej tyre; nuk japin për të ngrënë, e ndoshta largohen prej atyre që ushqejnë të varfërit e madje i pengojnë nga ajo punë.

As selamin nuk e përhapin, dhe nuk përshëndesin vetëm se atë që njohin, madje mund të bëjë mendjemadhësi edhe mbi ata që njeh duke pritur prej atyre që të fillojnë me selam.

Nuk jep selam dhe nuk fillon ai i pari me përshëndetje vetëm se për interesa personale.

Gjen prej tyre të jetë korrnac mbi veten e tij dhe mbi të tjerët edhe me buzëqeshjen e fytyrës. Nuk e sheh atë vetëm se me fytyrë të vrenjtur dhe nuk i buzëqesh vetëm atyre që njeh, apo atyre prej të cilëve pret ndonjë përfitim të kësaj bote.

Ka prej tyre që janë kryeneçë kur është fjala për të ndihmuar e kryer nevojat e vejushave dhe të vobektëve, madje i nxit edhe të tjerët që t’i përzenë e tu përplasin derën në fytyrë  që të bjenë rehat prej tyre!!

       Të tjerë, nuk i këshillojnë vëllezërit e tyre muslimanë, madje e shohin atë si ndërhyrje në punët e të tjerëve. Nuk ndodh kjo gjë, vetëm se ai nuk ndjen me ndjenjën e një ndërtese apo trupi të vetëm dhe (nuk e ndjen) se ajo që i intereson muslimanëve  i intereson edhe atij.

       Disave prej muslimanëve nuk u skuqet fytyra dhe nuk u dhemb zemra me përhapjen e moraleve të këqia, sigurisht që as nuk i shkon në mendje për të rregulluar gjendjen e për ta ndryshuar.

Dhe kështu me të gjitha moralet, praktikimin e të cilave njerëzit e kanë lënë mangut, ose e kanë harruar krejtësisht.

 Sjellja e muslimanit me familjen dhe me të tjerët

Vijon …


[1] Trans. Buhariu, “Libri i besimit”, kap. “Prej besimit është   që të duash për vëllanë tënd atë që do për vete”, 1/9.

Dhe Muslimi, “Libri i besimit”, Nr.71,  1/67.

[2] Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Ndihmesa e besimtarëve me njëri-tjetrin”, 7/80.

Dhe Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.65, 4/1999.

[3]Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Mëshira e njerëzve    ndaj bagëtive”, 7/77-78.Dhe Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.66, 4/1999-2000.

[4] Suretu: En-Nisa /72-73.

[5] Mexhmuul-fetaua, 10/128.

[6] Trans. Buhariu, “Libri i besimit”, kap. “Të japësh ushqim është prej Islamit të mirë”, 1/9.

[7] Trans. Muslimi, “Libri i besimit”, Nr.93,  1/74.

[8] Trans. Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.144, 4/2026.

[9] Ka thënë El-Hejthemi në librin “Muxhmeuz-zeuaid”: E transmeton El-Bezar dhe Taberani në “El-Eusat”. Zinxhiri i transmetuesëvetë Taberanit është “Hasen”-i mirë, 9/15.

[10]Ka thënë El-Hejthemi: E transmeton El-bezari me zinxhir transmetuesish “Hasen”. Shih: “Muxhmeuz-zeuaid”, 9/17.

[11]Trans. Buhariu, “Libri i besimit”, kap. “Fjala e të Dërguarit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Feja është këshillë”, 1/20.

[12]Trans. Musliomi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.58, 4/1996.

[13]Trans. Muslimi, “Libri i besimit”, Nr.78, 1/69.

[14]Qëllimi është në sevape (shpërblim), sepse siç e dimë i Dërguari (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka ndaluar nga agjërimi i  vazhdueshëm dhe nga falja gjithë natën, që të mos iu mërzitet e pastaj ta lënë fare.

[15]Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Ai që kujdeset për të vobektin” 7/77.

Dhe Muslimi, “Libri i zuhdit”,Nr.41, 4/2286-2287.

[16]Trans. Muslimi, “Libri i zuhdit”, Nr.74, 4/2302.

[17]Suretu: Al-Imran /133-134.