LIDHJA E MORALIT ME BINDJEN DHE BESIMIN (2)

Autor: Sulejman ibën Salih el Gasn

Përktheu: Bledar Albani


 

SHKATËRRUESIT E BRENDSHËM TË BESIMIT

 

Islami ka nxitur për pastrimin e gjoksit dhe të zemrës nga mbajtja e ndonjë gjëje (jo të mirë) për vellëzerit e tu dhe e ka bërë këtë gjë prej punëve që të fusin në Xhenet, sic ka ardhur ne hadithin e Enes bin Malik (Allahu qoftë i  kënaqur prej tij) se ka thënë:

Ishim të ulur me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe ai tha:

 

» يَطَّلِعُ عليكُمث الآنَ رَجُلٌ مِنْ أهْلِ الجنَّةِ «

 

“Do të hyj tek ju tani, një burr prej banorëve të Xhenetit”.

-Pas pak hyn një burr prej ensarëve[1] me mjekërr që pikonte prej abdesit (larjes së posacme për kryerjen e faljes) dhe me sandalet në dorën e majtë.

Të nesërmen tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të njëjtën gjë dhe hyri i njëjti burr në të njëjtën formë.

Ditën e tretë tha i Derguari (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të njëjtën gjë dhe u shfaq përsëri i njëjti njeri në të njëjtën gjëndje.

Kur u ngrit i Dërguari i Allahut për tu larguar shkoi  Abdullah bin Amr bin El-As pas atij burri dhe i tha:

U grinda me babanë dhe u betova që mos të hyj tek ai për tri netë, nëse sheh se mund të më marrësh në shtëpinë tënde gjatë kësaj kohe,do të të isha mirënjohës.

Tha:- Po.

Thotë Enesi: “Tregonte Abdullahi për ato tri netë që fjeti tek ai dhe tha se nuk e kishte parë të ngrihej e të falej në asnjë pjesë të natës, por kur zbulohej e rrotullohej në shtratin e tij përmendte Allahun e Lartësuar dhe e madhëronte Atë deri sa ngrihej për faljen e sabahut (mëngjesit).

Thotë Abdullahi: Dhe nuk dëgjova prej tij të flasë vetëm se fjalë të mira.

Pasi kaluan tri netët dhe nuk pashë ndonjë gjë të vecantë në punët e tij, i thashë:

O rob i Allahut! Unë në të vërtete nuk kam pasur ndonjë zënkë a grindje me babanë tim, por dëgjova të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të thotë tri herë radhazi:

 “Do të hyjë tek  ju tani një burr prej banorëve të Xhenetit” dhe ai që hyri në të trija rastet ishe ti.

Kështu që doja të qëndroja tek ti për të parë punën tënde  ashtu që t’a merrja shembull, por nuk pashë tek ti të punoje shumë (punë të mira).

Ç’është ajo gjë me të cilën ke arritur atë që tha për ty i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ?!

Tha: E gjitha është ajo që pe!

Pasiqë u ktheva për t’u larguar më thirri dhe më tha:   Nuk është gjë tjetër përveç asaj që pe, vetëm se unë nuk mbaj në veten time urrejtje për ndokënd prej muslimanëve dhe nuk kam smirë  për ndokënd, për atë të mirë që Allahu i ka dhënë.

Abdullahi tha:

Atëherë kjo është ajo me të cilën ke arritur këtë shkallë dhe që ne nuk arrijmë ta bëjmë.[2]

Si dhe ka ndaluar Islami nga moralet e ulëta të cilat zënë vend në zemrat e sëmura, siç janë mendjemadhësia, smira, urrejtja, lakmia, mërzitja me atë që të ka caktuar Allahu, e cilësi të tjera të cilat mund të jenë shkak për hyrjen në zjarr.

Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

» أَلاَ أُخْبِرُكُمْ بِأَهْل الجَنَّةِ؟ كُلُّ ضَعِيفٍ مُتَضاعِفٍ لَوْ أَقْسَمَ على اللهِ لأَبَرَّهُ، أَلاَ أُخْبرُكُمْ بِأَهْلِ النارِ؟ كُلُّ عَتَلٍ جَوَّاظٍ مُسْتَكْبِرٍ «       

 

“A t’iu njoftoj juve për banorët e Xhenetit? – (Ata janë) Çdo i dobët e i përulur i cili nëse betohet në Allahun e kryen atë.

A t’iu njoftoj juve për banorët e Xhehenemit (zjarrit)? – (Ata janë) Çdo i fortë (me trup të fortë e të rregullt), barkmadh (i shëndoshë e llupës), mendjemadh.”[3]

Transmetohet nga Abdullah bin Mes’ud (Allahu qoftë i  kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» لاَ يَدْخُلُ الجَنَّةَ مَنْ كانَ في قَلْبِهِ مِثْقالُ ذَرَّةٍ مِنْ كِبْرٍ «                    قال رجلٌ: إنَّ الرَّجُلَ يُحِبُّ أنْ يَكونَ ثَوْبُهُ حَسَنًا و نَعْلُهُ حَسَنَةً، قال:       »إِنَّ اللهَ جَمِيْلٌ يُحِبُّ الجَمالَ، الكبْرُ بَطَرُ الحَقِّ و غَمْطُ الناسِ «

 

“Nuk ka për të hyrë në Xhenet ai person që ka në zemrën e tij qoftë edhe një grimcë mendjemadhësi.”

Një burrë tha: Dikush dëshiron që rrobet dhe sandalet e tij të jenë të bukura (a është kjo mendjemadhësi?).

Tha (i Dërguari):

 

“Allahu është i bukur dhe e do të bukurën, ndërsa mendjemadhësia është kundërshtimi i të vërtetës dhe përçmimi i njerëzve.”[4]

Ndërsa për lakminë (në gjërat e kësaj bote dhe qejfet e saj) dhe kopracinë, ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i  kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

» وَ اتَّقُوا الشُّحَّ فَإنَّ الشُّحَّ أَهْلَكَ مَنْ كانَ قَبلكُمْ حَمَلَهُمْ على أنْ    سَفَكُوا دِماءَهُمْ و اسْتَحَلُّوا مَحَارِمَهُمْ «  

 

“Dhe ruajuni lakmisë (kopracisë) sepse ajo i ka shkatërruar ata që kanë qënë para jush. I çoi ata deri aty saqë derdhën gjaqet e tyre dhe lejuan (shkelën) nderet e tyre.”[5]

Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në hadithin e transmetuar nga Ebu hurejra (Allahu qoftë i  kënaqur prej tij):

 

» لاَ يَجْتَمِعُ غُبارٌ في سَبيلِ اللهِ و دُخَانُ جَهَنَّمَ في جَوْفِ عَبْدٍ أَبَدًا، و لاَ يَجْتَمِعُ الشُّحُّ و الإِيمانُ في قَلبِ عَبْدٍ أبَدًا «            

 

“Nuk mund të bashkohet kurrë pluhuri i luftës në rrugë të Allahut dhe tymi i zjarrit të Xhehenemit në trupin e një njeriu dhe, nuk mund të bashkohet kurrë lakmia (kopracia) dhe besimi në zemrën e një njeriu.”[6]

E njëjta gjë ka ardhur edhe për smirën. Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

» لاَ يَجْتَمِعانِ في قَلْبِ عَبْدٍ الإِيمانُ و الحَسَدُ «   

 

“Nuk bashkohen në zemrën e një njeriu besimi dhe smira.”[7]

Vëre! Si e ka quajtur i Dërguari i ndershëm mendjemadhësinë prej shkaqeve të hyrjes në zjarr dhe të humbjes së Xhenetit, dhe ka qartësuar se nuk mund të bashkohet me besimin lakmi e as smirë.

Thëniet e Muhamedit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në këtë kuptim janë të shumta por qëllimi është se këto punë të brendëshme të zemrës kanë lidhje të fortë me besimin.

Nëse shohim përshembull ndokënd që ngre krye mbi të vërteten  apo mbi krijesat,me mendjemadhësi, kjo na tregon dobësinë e besimit të tij, madje ajo është prej cilësive të Iblisit (djallit) dhe pasuesëve të tij prej banorëve të zjarrit.

 Thotë Allahu i Lartësuar:

 

(( وَ إِذْ قُلْنا لِلْمَلائِكَةِ اسْجُدُوا لآدَمَ فَسَجضدُوا إلاَّ إِبْلِيسَ أبَى و اسْتَكْبَرَ و كانَ مِنَ الكافِرينَ ))       ( سورة البقرة: 34 )

 

“Dhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: ‘Bini ju në sexhde (përuluni) para Ademit.’ Dhe ata ranë në sexhde përvec Iblisit (djallit, shejtanit) që nuk pranoi dhe ishte kryelartë dhe qe një prej mosbesimtarëve (prej të panënshtruarve ndaj Allahut).”[8]

Thotë Allahu i Lartësuar:

 

(( إِنَّ الَّذينَ يُجادِلُونَ في آياتِ اللهِ بِغَيْرِ سُلْطانٍ أَتاهمْ إِنْ في صُدُورِهمْ إلاَّ كِبْرٌ ما هُمْ بِبالِغِيهِ فاسْتَعِذْ بِاللهِ إنَّهُ هُوَ السَمِيعُ البَصِيرُ ))                      ( سورة غافر: 56 )

“Vërtet se ata që kundërshtojnë në ajetet e Allahut (provat, treguesit, shpalljet) pa u ardhur atyre asnjë dije e provë, nuk ka asgjë tjetër në gjokset e tyre përveç mendjemadhësisë (për të të pranuar ty, Muhamed a.s. si i Dërguar i Allahut dhe për të pranuar e për t’iu nënshtruar ligjit të Allahut). Ata nuk do ta kenë kurrë atë (pejgamberinë të cilën Allahu ta ka dhuruar ty). Kërko pra, mbështetje tek Allahu (O Muhamed). Vërtet që Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.”[9]

Thotë Allahu i Lartësuar:

 

(( وَ الَّذينَ كذَّبُوا بِآياتِنا و اسْتَكْبَرُوا عَنْها، أُولَئِكَ أَصْحابُ  النارِ هُمْ فيها خالِدُونَ ))             ( سورة الأعراف: 36 )

 “Dhe ata që mohojnë ajetet Tona (provat, shenjat, shpalljet) duke u  sjellë ndaj tyre me vrazhdësi dhe arrogancë (me mendjemadhësi), këta janë banorët e Zjarrit; ata do të banojnë aty përherë.”[10]

Dhe në një hadith të saktë thuhet se Zjarri (Xhehenemi) ka thënë:

» أُوثِرْتث بِالمُتَكَبِّرينَ و المُتَجَبِّرينَ       «                      

 

“Jam mbushur me mendjemëdhenjtë e kryeneçet…”[11]

 

Ndërsa  nga ana tjetër, thjeshtësia është prej cilësive të të Dërguarëve të Allahut dhe e të sinqertëve. Ka ardhur në përshkrimin e të Dërguarit të Allahut  (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se ai ka qënë:

 

» لاَ يَأْنَفُ و لا يَسْتَكْبَرُ أَنْ يَذْهَبَ مَعَ المِسْكينِ و الضَّعيفِ حَتَّى يَفْرُغَ مِنْ حاجَتِهِ « 

 

“Ai nuk e kishte problem e as nuk bëhej kryelartë për të ecur me të varfërin e të dobtin deri sa të kryenin nevojën e tyre.”[12]

Nëse vërejmë tek ndokush dukuri të smirës, kjo tregon dobësi në besimin e tij , çrregullim në akiden (bindjen) e tij dhe sëmundje në zemrën e tij.

Ka përmendur dijetari i Islamit Ibnu Tejmijjeh (Allahu e mëshiroftë) se smira është prej sëmundjeve të zemrës dhe të shpirtit. Pasi foli rreth saj tha:

“ Kushdo që gjen në veten e tij smirë për të tjerët, duhet që të përdori kundra saj devotshmëri (frikë e bindje ndaj Allahut) dhe durim, si dhe ta urrejë atë prej vetes së tij. Shumë prej njerëzve të cilët kanë fe, nuk e sulmojnë (me fjalë apo me zemër) atë që është viktimë e ziliqarit dhe nuk ndihmojnë në padrejtësinë ndaj tij, por ata nuk e kryejnë detyrën që kanë kundrejt tij.

Kur atë e shan ndokush ata nuk e mbështesin në sharjen e tij por as nuk përmendin të mirat e tij.

 E nëse e lavdëron ndokush, ata nuk flasin.Të tillët janë borxhlinj në lënien e asaj me të cilën janë urdhëruar në lidhje me të drejtat e atij që shahet apo përgojohet   para tyre edhe pse nuk flasin kundra tij.

Ata nuk i japin të drejtat atyre, nuk ndihmojnë zullumqarët (duke i këshilluar) e as ata që u bëhet zullum. Sa i përket atij që sulmon me fjalë apo vepra, ai duhet ndëshkuar, ndërsa ai që i frikësohet Allahut dhe duron e nuk përziehet me zullumqarët, atij do ti japë dobi Allahu me devotshmërinë e tij.”[13]

Në varësi të asaj që ndodhet tek personi prej smirës, zilisë e urrejtjes, pakësohet besimi i tij dhe dobësohet bindja e tij.

Po ashtu lakmia dhe lidhja me dunjanë janë argument i besimit të mangët dhe ecje në rrugën e njerëzve të humbur e të shkatërruar.

Kështu që është detyrë mbi muslimanin që të jetë zemërçiltër, gjokspastër, i mveshur me moralin e thjeshtësisë, të kënaqet me atë që i ka dhënë Allahu, mos të dojë dynjanë, të jetë i devotshëm ndaj Allahut, i durueshëm (në çdo rast) e të tjera si këto prej moraleve të besimit e të zemrës.

Të kujdeset për pastërtinë e brendshme (të zemrës) ashtu si kujdeset për atë të jashtmen.

Që të dyja kërkohen dhe mosvarja e ndonjërës konsiderohet mangësi.

Thotë dijetari i Islamit Ibnu Tejmije (Allahu e mëshiroftë):

“Allahu i Lartësuar ka urdhëruar për pastrimin e zemrës dhe për pastrimin e trupit. Dhe çdonjëra nga këto të dyja është prej fesë dhe, ka urdhëruar Allahu për to duke i bërë detyrë (mbi muslimanët)…Por gjejmë shumë prej dijetarëve të legjislacionit, të jetë interesimi i tyre vetëm për pastërtinë e trupit.

Madje shtojnë mbi atë që është obligim duke lënë mënjanë pastrimin e zemrës dhe urdhërat që kanë zbritur për të. Ata nuk kuptojnë nga pastërtia vetëm se këtë (të jashtmen).

Gjejmë, në krahun e kundërt të këtyre, shumë prej sufive (asketë, të larguar nga dynjaja) dhe të atyre që kërkojnë varfërinë, t’i japin rëndësi vetëm pastrimit të zemrës saqë shtojnë mbi atë që është detyrë por që nuk pranon të shtosh mbi të. Dhe lënë mënjanë pastrimin e trupit që e kanë për detyrë dhe janë urdhëruar me të.

Ata të parët, bëhen me vesvese negative në përdorimin e shumtë të ujit duke quajtur të  papastër atë që nuk është e tillë dhe duke eliminuar gjëra për të cilat feja nuk ka urdhëruar të eliminohen.

Të gjitha këto, duke pasur në zemrat e  tyre  lloje të ndryshme të smirës, mendjemadhësisë dhe urrejtjes për vëllezërit e tyre në fe.

Padyshim që në të gjitha këto ka përngjasim me çifutët (të cilët për shkak të pyetjeve të tyre të shumta u dënuan duke u ngarkuar me rregulla të vështira mbi të kërkuarën).

Ndërsa grupi tjetër kalon në befasi të papëlqyer duke ju dhënë vetëm pastrimit të së brendshmes saqë e konsidorojnë mosnjohjen e asaj që duhet njohur prej të keqes-ashtuqë të ruhesh prej asaj të keqeje- e konsiderojnë atë prej pastrimit të së brendshmes.

Nuk bëjnë dallim ndërmjet kërkimit të së keqes prej së cilës janë ndaluar dhe pastrimit të zemrës me njohjen e të keqes, njohje të cilën janë urdhëruar (nga Allahu) që ta njohin atë…”[14]

Së dyti

SHKATËRRUESIT E BESIMIT QË LIDHEN ME GJUHËN

Vijon … 

 

 

[1]  “Ensarë” u quajtën banorët e Medinës të cilët mikpritën vëllezërit e tyre emigrues nga Meka. Për këtë shkak u quajtën ensare- ndihmëtarë.

[2] Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij: 3/166. Ka thene   El-Hejthemi në “Muxhma ez-zevaid” 8/79: Transmetuesit e Ahmedit janë të saktë. Thotë El-Irakij: Transmeton Ahmedi me zinxhir transmetuesish të saktë sipas kushteve të dy shejhave (Buhariut dhe Muslimit)

[3] Transmeton Buhariu në librin e moralit, kap. “Mendjemadhësia” 7/89-90.  Dhe Muslimi në librin  “Xheneti, cilësitë dhe begatitë e banorëve të tij”,Nr.46,       4/2190.

[4] Transmeton  Muslimi në librin e besimit, Nr.147,  1/93.

[5] Transmeton  Muslimi në librin “El-birru ues-sileh”,Nr.56,  4/1996.

[6] Transmeton En-Nesai në librin “El-xhihad (Lufta në rrugën e Allahut)”, kap. “Mirësia e atij që punon me këmbët e tij në rrugë të Allahut”, 6/13. Dhe e ka saktësuar El-Albani ne “Sahijhul-xhamiu”, 2/1262.

[7] Transmeton En-Nesai në librin “El-xhihad”, kap. “Mirësia e atij që punon me këmbët e tij në rrugë të Allahut”, 6/13.  Dhe e ka saktësuar El-Albani në “Sahijhul-xhamiu”, 2/1262.

[8] Suretu: El-bekare/34.

[9] Suretu: Gafir /56.

[10] Suretu: El- A’raf /36.

[11] Transmeton  Muslimi në librin “Xheneti dhe cilësitë e begatisë dhe banorëve të tij”, Nr.36,  4/2187.

[12] Transmeton Taberani me zinxhir transmetuesish hasen (të mirë), sic e ka përmendur këtë El-Hejthemi në “Muxhmeuz-zevaid”,  9/20.

[13] “Mexhmuul-fetaua”, 10/125.

[14]“Mexhmuul-fetaua”, 10/125.