Titulli i Librit: “Metodologjia e pasuesve të Sunetit dhe Xhematit në kritikën e individëve librave dhe grupeve”

Titulli i librit në Origjinal: “Menhexhu Ehli Suneti uel Xhemaah fi nakdi er rrixhali uel kutubi uet Tavaif”

Autor: Rabij ibën Hadi el Med-hali – Ishdrejtor i Institutit të Sunetit në Universitetin Islamik në Medinen e ndritshme

Përktheu: Ebu Enes Bledar KARAJ el Albani

Recensoi: Ebu Duxhana Shuajb Rexha

Numri i Faqeve: 190

Formati: 14 x 20 cm

Çmimi: 8 Euro

Përshkrim i Librit

Ky libër i dijetarit të madh dhe muhadithit, Rabij el Med-hali, Allahu e ruajtë, konsiderohet si filtrues dhe sqarues i metodologjisë së pasuesve të sunetit dhe xhematit në kritikën ndaj individëve, librave dhe grupeve, ilustruar me shembuj konkretë nga fjalët dhe shkrimet e dijetarëve të mëdhenj prej selefëve dhe pasardhësve të tyre. Libri vjen në një kohë kur njohja e menhexhit të saktë dhe të vërtetë të selefëve është pështjelluar dhe ngatërruar tek shumë të rinj muslimanë për të mos thënë tek shumica e tyre, për shkak të disa ideve të reja të njëanshme të disa njerëzve të cilët nuk janë prej dijetarëve të Islamit, por mendimtarë a shkrimtarë. Libri rrëzon rregullin e barazpeshimit (el muvazanat) mes të mirave dhe të këqiave kur flitet për paralajmërimin nga ndjekësit e bidatit apo librat e tyre.