Ajetet e shpallura mbi ndalimin e kurvërisë,

si dhe mbi urdhërimin për mosekspozimin e pjesëve të turpshme

 

1. Allahu i Madhëruar thotë:

“Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe rrugë shumë e keqe.” [El Israë: 32]

Es Sa’di (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me shpjegimin e këtij ajeti ka thënë: “Ndalimi nga të afruarit e imoralitetit (kurvërisë) është më gjithëpërfshirës sesa thjesht ndalimi nga kryerja e tij. Kjo, sepse ai i përmbledh të gjitha motivet dhe rrugët të cilat çojnë te ky krim, sepse siç kanë thënë: “Kush vjen vërdallë rreth gropës, rrezikon të bie në të”, e sidomos kur bëhet fjalë për këtë çështje, e cila për shumicën e njerëzve është dëshira më e ethshme. Allahu i Lartësuar në këtë ajet e ka cilësuar kurvërinë si poshtërsi (ndyrësi), sepse ajo konsiderohet një veprim i ulët dhe i urryer në fenë e Allahut, në mendjet e shëndosha dhe në zemrat e njerëzve me natyrshmëri të pastër. Kjo për arsye se kurvëria është krim i cili cënon të drejtën e Allahut të Lartësuar ndaj robëve të Tij, po ashtu cënon të drejtat e gruas dhe pozitën e saj, cënon të drejtat e familjes së saj dhe nderin e tyre, cënon të drejtat e bashkëshortit të saj dhe shkatërron shtratin bashkëshortor. Ky krim po ashtu bëhet shkak për humbjen e përkatësisë dhe identitetit, si dhe për të tjera disfata dhe tragjedi të cilat nuk i fshihen askujt.

Fjala e Allahut të Lartësuar “dhe rrugë shumë e keqe” d.m.th.: Rrugë e shëmtuar është rruga e atij, i cili guxoi të kryej këtë gjynah të madh.[1]

El Kurtubi (Allahu e mëshiroftë!) ka përmendur një fjalë të dijetarëve duke thënë: “Dijetarët në lidhje me Fjalën e Allahut të Lartësuar “Dhe mos iu afroni imoralitetit…” kanë thënë: “Ky ajet është më gjithëpërfshirës sesa po të thoshte “Mos bëni imoralitet”, sepse ai ndalon qoftë edhe vetëm prej të afruarit për tek ai.[2]

 

2. Allahu i Lartësuar thotë:

“Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë martuar prindërit (baballarët) tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para fesë islame), sepse ajo ishte turpësi, neveritje e traditë e shëmtuar.” [En Nisa: 22]

Allahu i Lartësuar e ka cilësuar këtë martesë, e cila në të vërtetë është imoralitet, me tre cilësi:

E para: “Sepse ajo ishte turpësi”. Njerëzit me natyrshmëri të pastër e përbuzin atë.

E dyta: “Neveritje”. Diçka shumë e urryer tek Allahu.

E treta: “Traditë e shëmtuar”.

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: “…sepse ajo ishte turpësi, neveritje e traditë e shëmtuar.”, po ashtu i Lartësuari thotë: “Dhe mos iu afroni punëve të ndyra, qofshin ato të fshehta apo haptazi”, gjithashtu thotë: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe rrugë shumë e keqe”, ndërsa për sa i përket ajetit në fjalë Ai shtoi fjalën “neveritje” që tregon se ajo është një vepër shumë e urryer tek Allahu. Gjithashtu, ajo bëhet shkak për ta urryer i biri babain e tij, pasi që është martuar me nusen e tij, sepse në përgjithësi burri i cili martohet me një femër që ka qenë e martuar më parë, ndjen një farë urrejtje apo xhelozie karshi atij i cili ka qenë bashkëshorti i saj. Kjo ka qenë prej arsyeve për të cilat Allahu i Lartësuar ia ndaloi umetit që të martohen me nënat e besimtarëve (bashkëshortet e Profetit, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pas vdekjes së tij. S’ka dyshim që ato konsiderohen nëna për ta, duke qenë se ato janë bashkëshortet e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa ai për besimtarët është si baballarët e tyre, madje detyrimet që kanë besimtarët ndaj tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) janë më parësore se ato që kanë ndaj baballarëve të tyre dhe për këtë kanë rënë dakord të gjithë dijetarët. E si të mos jetë kështu kur dashuria për Të (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duhet të jetë më e madhe se dashuria për vetveten?![3]

 

3. Allahu i Lartësuar thotë:

“Edhe ata që përveç Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.” [El Furkan: 68-69]

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) në komentimin e tij të Kuranit ka thënë: “ai e gjen ndëshkimin”, e gjen dënimin për punën e tij të keqe ashtu siç është shpjeguar në ajetin që vijon: “Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit”, i përsëritet dënimi dhe i ashpërsohet, “dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë”, i mjeruar dhe i poshtëruar[4]. “Përveç atij i cili është penduar…”.

Es Sa’di (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Allahu i Lartësuar i ka theksuar këto të treja, sepse ato janë gjynahet më të mëdha. Shirku është shkatërrues i fesë, vrasja është shkatërruese e jetës, ndërsa imoraliteti (kurvëria) është shkatërrues i nderit dhe moralit.”[5]

 

4. Allahu i Lartësuar thotë:

“Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmëve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” [En Nahl: 90]

 

5. Allahu i Madhëruar thotë:

“Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqiat e turpshme, qofshin ato të hapta apo të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni Allahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.” [El A’Rafë: 33]

Me fjalën “të këqiat e turpshme” në këtë ajet janë për qëllim gjynahet e mëdha të dukshme për të cilat ndihet neveri dhe përbuzje, siç është imoraliteti, homoseksualizmi etj. Gjithashtu, ky ajet është përmbledhës edhe për gjynahet e brendëshme siç është mendjemadhësia, hipokrizia, fodullëku etj. E s’ka dyshim që Allahu e di më së miri.

 

6. Allahu i Lartësuar thotë:

“Thuaj: “Ejani t’ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj; të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos ta vrisni njeriun se vrasjen e tij e ka ndaluar Allahu, përveç kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë.” [El En’amë: 151]

Ibën el Xheuzi (Allahu e mëshiroftë!) në tefsirin e tij ka përmendur pesë kuptime për të treguar domethënien e fjalës el feuahish (herezi):

E para: Përdorimi i kësaj fjale për imoralitetin, duke përfshirë qenien e tij haptazi dhe fshehurazi. Kështu e ka shpjeguar Ibën Abasi, El Hasen dhe Es Siddi.

E dyta: Për sa i përket el feuahish të cilat janë të dukshme, me to është për qëllim pirja e alkoolit dhe martesa me femrat të cilat janë të ndaluara me ligj, ndërsa el feuahish të cilat janë të fshehta, me to është për qëllim imoraliteti. Këtë fjalë e ka thënë Said ibën Xhubejri dhe Muxhahidi.

E treta: Me “të dukshme” është për qëllim pirja e alkoolit, ndërsa “të fshehta” është për qëllim imoraliteti. Ky është mendimi i Ed Dahakut.

E katërta: Ajo është gjithëpërfshirëse për të gjitha krimet (gjynahet). Me fjalën “të dukshme” është për qëllim punimi i tyre haptazi, ndërsa me fjalën “të fshehta” është për qëllim fshehja e tyre… Këtë fjalë e ka thënë Katede.

E pesta: El feuahish të cilat janë të dukshme, me to janë për qëllim punët e (ndaluara të) gjymtyrëve, ndërsa el feuahish të cilat janë të fshehta, me to janë për qëllim lajthitjet e zemrës… Këtë e ka përmendur El Mauerdi në shpjegimin e ajetit të mëparshëm, si dhe në komentimin e Fjalës së Allahut të Lartësuar:

“Dhe mos bëni mëkate as haptas as fshehtas…” [El En’amë: 120] [6]

Po ashtu Ibën el Xheuzi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “El feuahish është shumësi i fjalës fahishe që do të thotë: Diçka e shëmtuar dhe e neveritur. Komentuesit e Kuranit, për fjalën El feuahish kanë përmendur katër domethënie:

a) Mëkat (punë e shëmtuar). I këtij kuptimi është Fjala e Allahut të Lartësuar:

“Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: “Ne i gjetëm prindërit tanë duke vepruar kështu, edhe Allahu na urdhëroi këtë (vizitën e Qabes lakuriq). Thuaj: “Allahu nuk urdhëron për punë të shëmtuara, a thoni për Allahun çka nuk dini?” [El A’rafë: 28]

Po ashtu në një ajet tjetër thuhet:

“Ata të cilët largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përveç ndonjë pune të imët…” [En Nexhm: 32]

b) Imoralitet

Allahu i Lartësuar thotë:

“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre…” [Ali Imran: 135]

Po ashtu thotë:

“Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina)…” [En Nisa: 15]

Në një tjetër ajet thotë:

“Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqiat e turpshme…” [El A’Rafë: 33]

Ndërsa në një tjetër ajet:

“Cilado prej jush që bën punë të ligë e të shëmtuar…” [El Ahzabë: 30]

c) Homoseksualizëm

Allahu i Lartësuar thotë:

“(Dërguam) Edhe Lutin i cili popullit të vet i tha: “Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë.” [El Ankebutë: 28]

d) Kryeneçësia e bashkëshortes

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe mos i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur…” [En Nisa: 19] [7]

 

7. Allahu i Lartësuar thotë:

“Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet me dëshmitarë (imoraliteti), mbyllini ato në shtëpitë tuaja derisa t’u vijë vdekja, ose derisa Allahu të përcaktjë ndonjë rrugë për to.” [En Nisa: 15]

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Në fillimin e fesë islame ka qenë gjykimi për gruan ndaj së cilës ishte vërtetuar me argumente të sakta se kishte bërë imoralitet, që të mbyllej në shtëpi dhe të mos lejohej më që të dilte prej saj, derisa t’i vinte vdekja. Pikërisht për këtë tregon Fjala e Allahut të Lartësuar: “Ato nga gratë tuaja që bëjnë El Fehishe (imoralitet), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet me dëshmitarë (imoraliteti), mbyllini ato në shtëpitë tuaja derisa t’u vijë vdekja, ose derisa Allahu të përcaktjë ndonjë rrugë për to”. Rruga të cilën Allahu i Lartësuar e përcaktoi për imoralitetin ishte anulluese për gjykimin e mëparshëm.”[8]

 

8. Allahu i Lartësuar thotë:

“Laviren dhe lavirin i rrihni secilin prej tyre me nga njëqind të rënë (me kamzhik) dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që i besoni Allahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, përveç se me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja, me të nuk do të duhej të martohet kush, përveç ndonjë laviri ose idhujtari. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.” [En Nurë: 2-3]

Ky dënim është për të virgjërit që nuk janë martuar ende të cilët kryejnë imoralitet, ndërsa për sa i përket lavirit i cili është i martuar dhe që ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij, qoftë edhe vetëm një herë në jetën e tij; dënimi i tij në fenë e Allahut (nëse bën kurvëri) është goditja me gurë deri sa të vdes, sidoqoftë do të flasim për këtë në vendin e duhur.

 

9. Allahu i Madhëruar thotë:

“Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit. Dhe ata të cilët i shmangen të kotës (qoftë fjalë apo punë). Dhe ata të cilët rregullisht e japin zekatin. Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (pjesët e turpshme), me përjashtim ndaj grave të veta (bashkëshorteve) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar. E kush prej tyre kërkon (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që i kanë shkelur normat e caktuara.” [El Mu’minunë: 1-7]

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët” do të thotë se besimtarët kanë fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe kanë arritur lavdi të madhe, nëse gjenden tek ata këto cilësi. Fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet” ka për qëllim ata të cilët i ruajnë pjesët e turpshme dhe që nuk bien pre’ e atyre gjërave të cilat i ka ndaluar Allahu i Madhëruar, siç janë prostitucioni, imoraliteti, homoseksualizmi etj, si dhe nuk kërkojnë të dëfrehen përveç se me bashkëshortet e tyre të cilat Allahu i Lartësuar ua ka lejuar ose “ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet”. S’ka dyshim se të kërkuarit e kënaqësisë në atë që Allahu e ka bërë të lejuar, për të nuk ka qortim. Për këtë Allahu i Lartësuar ka thënë: “Për të cilat nuk janë të qortuar. E kush prej tyre kërkon (dëfrim nga të ndaluarat)…”, d.m.th. përveç bashkëshorteve dhe robëreshave, “të tillët janë ata që i kanë shkelur normat e caktuara”, të tillët janë dhunuesit.[9]

Ajetet e mësipërme përmbledhin disa çështje:

Së pari: Ai që nuk e ruan nderin e tij dhe nuk i ruan pjesët e turpshme të trupit, nuk është prej të shpëtuarve.

Së dyti: Ai që nuk i ruan pjesët e turpshme është prej dhunuesve.

Së treti: Ai që nuk i ruan pjesët e turpshme është prej të qortuarve.

Mjerë për atë person që nuk është prej të shpëtuarve, madje është prej dhunuesve të cilët e meritojnë që të përbuzen.

10. Allahu i Madhëruar në shumë ajete i ka urdhëruar besimtarët t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre dhe të mos i ekspozojnë ato. Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që veprojnë.” [En Nurë: 30]

Po ashtu ka thënë:

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre…” [En Nurë: 31]

Ndërsa në anën tjetër, Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar besimtarët të cilët e posedojnë këtë virtyt:

“Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (pjesët e turpshme).” [El Mu’minunë: 5]

Gjithashtu i Lartësuari ka thënë:

“Dhe ata të cilët i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.” [El Mearixh: 29-30]

Në një ajet tjetër ka thënë:

“…Ruajtësit e nderit (të cilët i ruajnë pjesët e turpshme) dhe ruajtëset e nderit… Allahu për ta ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” [El Ahzabë: 35]

Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ruajtja e pjesëve të turpshme për muslimanin është obligative ashtu siç është obligative për të edhe ruajtja e kufijve të Allahut. Allahu i Lartësuar thotë:

“Edhe ata që i ruajnë kufijtë e Allahut (nuk i shkelin ato), pra përgëzoi besimtarët.” [Et Teube: 112]

Ruajtja e tyre bëhet duke mos i shkelur ndalesat e Allahut.[10]

Allahu i Madhëruar e ka lavdëruar Merjemen (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) duke thënë:

“Edhe Merjemen të bijën e Imranit, e cila e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi Fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij dhe ishte e devotshme.” [Et Tehrim: 12]

______________________________________________

[1] “Tejsir el Kerim err Rrahman” [vëll.III, f. 120-121].

[2] “El xhemiu li ahkami el Kuran” [vëll. X, f. 253].

[3] “Tefsiru el Kurani el Kerim” [vëll. I, f. 443-444].

[4] I njëjti burim i mësipërm [vëll. III, f. 316].

[5] “Tejsiru el Kerimi err Rrahman” [vëll. III, f. 508].

[6] “Zedu el mesir” [vëll. III, f. 113-114].

[7] “El eajun en neuadhir” [f. 466].

[8] “Tefsiru el Kurani el Adhim” [vëll. I, f. 437].

[9] “Tefsiru el Kurani el Adhim” [vëll. III, f. 231-232].

[10] “El Fetaua” [vëll. XV, f. 382].

 

Hadithet e transmetuara mbi ndalimin e kurvërisë,

si dhe mbi urdhërimin për mosekspozimin e pjesëve të turpshme

 

1. Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihun” e tij transmeton se një burrë e pyeti të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “O i Dërguari i Allahut, cili është gjynahu më i madh tek Allahu? Tha: “T’i shoqërosh shok Allahut, ndërsa Ai është që të ka krijuar.” Tha (burri): “Po pastaj cili?” Tha (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Të vrasësh fëmijën tënd prej frikës se mos po ushqehet me ty (nga frika se mos po varfërohesh).” Tha (burri): “Po pastaj cili?” Tha (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Të bësh kurvëri me bashkëshorten e fqinjit tënd.”[1]

Në aprovim të kësaj zbriti Fjala e Allahut të Lartësur:

“Edhe ata që përveç Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto ai e gjen ndëshkimin.” [El Furkan: 68]

 

2. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk është besimtarë laviri gjatë kohës kur bën zina (imoralitet) dhe ai që pi alkool kur e pi atë e as që është besimtarë vjedhësi gjatë kohës kur vjedh.” [2]

 

3. Nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk është besimtarë laviri gjatë kohës kur bën zina (imoralitet) dhe vjedhësi gjatë kohës kur vjedh e as që është besimtarë ai që pi alkool kur e pi atë dhe nuk është besimtarë vrasësi gjatë kryerjes së krimit” [3]

Ikrime ka thënë: “I thashë Ibën Abasit: “Si ikën besimi prej tij?” Tha: “Kështu, dhe i ndërthuri gishtat e duarve të tij pastaj i shkëputi ato.” Pastaj tha: “Nëse ai pendohet i kthehet besimi përsëri, dhe i ndërthuri edhe një herë gishtat e duarve.”

 

4. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Birit të Ademit i është përcaktuar në mënyrë të padiskutueshme hisa (pjesa) e tij prej kurvërisë (zinasë). Kurvëria e syve është shikimi (i femrave të ndaluara), kurvëria e veshëve është dëgjimi, kurvëria e gjuhës është të folurit, kurvëria e dorës është prekja, kurvëria e këmbës është ecja (për kryerjen e harramit), zemra dëshiron dhe përfytyron, ndërsa organi seksual i vërteton ose i përgënjeshtron ato.” [4]

Ibën Betal ka thënë: “Janë quajtur kurvëri shikimi dhe dëgjimi, sepse ato bëhen shkak për çuarjen tek kurvëria e vërtetë. Për këtë arsye i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “…ndërsa organi seksual i vërteton ose i përgënjeshtron ato.” [5]

 

5. Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë prej shenjave të ditës së kiametit është ngritja e diturisë, shtimi i injorancës, pirja e alkoolit dhe shfaqja e imoralitetit.” [6]

 

6. Gjithashtu nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “Do t’ju tregoj një hadith të cilin nuk keni për ta dëgjuar nga dikush tjetër përveç meje. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Prej shenjave të Ditës së Kiametit është pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës dhe shfaqja e imoralitetit. Do të shtohen gratë (femrat) dhe do të pakësohen burrat, sa që pesëdhjetë gra do t’i korrespodojnë një burri të vetëm.” [7]

 

7. Nga Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk është e lejuar derdhja e gjakut të një muslimani i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij, përveç se në njërin nga tri rastet: Vrasja e atij i cili vret një njeri pa të drejtë, e të martuarit kurvar dhe e atij që lë fenë e bashkësinë e vet.” [8]

 

8. Nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk është e lejuar derdhja e gjakut të një muslimani i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, përveç se në tri raste; personi i cili bën kurvëri pas martese, ky meriton të gurëzohet; personi që del për të luftuar Allahun (fenë e Tij) dhe të Dërguarin e Tij, ky e meriton të vritet, të masakrohet apo të lëshohet nga një vend i ngritur dhe personi i cili vret një të pafajshëm e vritet për të.” [9]

 

9. Nga Ebu Emame ibën Sehl transmetohet se ka thënë: “Ishim bashkë me Uthmanin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në kohën kur ishte i rrethuar (nga hauarixhët) në shtëpinë e tij. Shtëpia kishte brenda një aneks, që po të hyje në të ishe në gjendje të dëgjoje se çfarë flitej në trotuar. Uthmani hyri në të dhe kur u kthye fytyra e tij ishte zbehur dhe kishte ndryshuar çehrje. Ai tha: “Ata më kërcënojnë mua me vrasje!” Thamë: “Të mjafton kundër tyre Allahu o prijës i besimtarëve.” Tha: “Përse vallë duan të më vrasin?! Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Nuk është e lejuar derdhja e gjakut të një muslimani vetëm se për tre arsye; të mohuarit pas pranimit të fesë islame, bërja e kurvërisë duke qenë i martuar dhe vrasja e personit të pafajshëm.” Betohem në Allahun se nuk kam bërë kurrë imoralitet, as në kohën e injorancës e as në Islam. Gjithashtu nuk kam dashur fe tjetër në këmbim të fesë islame që prej kohës kur më udhëzoi Allahu, si dhe nuk kam vrarë njeri; atëherë për çfarë arsye duan të më vrasin?!

Ebu Daudi ka thënë: “Uthmani dhe Ebu Bekri nuk e kanë pirë alkoolin as në kohën e injorancës.”[10]

 

10. Nga Kajs el Eshxhai (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në haxhin e lamtumirës ka thënë: “Ju urdhëroj për katër gjëra; të mos i shoqëroni Allahut shok, të mos e vrisni njeriun vrasjen e të cilit Allahu i Madhëruar e ka bërë të ndaluar, vetëm se kur e meriton në bazë të drejtësisë, të mos bëni kurvëri dhe të mos vidhni.” Kajsi tha: “Nuk kam parë dikë që t’u shmanget më tepër se unë këtyre ndalesave pasi që i dëgjova ato nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ” [11]

 

11. Nga El Mikdad ibën el Esued (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha një ditë shokëve të tij: “Çfarë mendimi keni për imoralitetin?” Thanë: “Atë e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, prandaj ai është haram deri në ditën e kiametit.” I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha atyre: “Të bëj zina një person me dhjetë gra, është më e lehtë për të se sa të bëj zina me bashkëshorten e fqinjit të vet.” Pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Çfarë mendimi keni për vjedhjen?” Thanë: “E ka ndaluar atë Allahu dhe i Dërguari i Tij, prandaj ajo është haram.” I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Të vjedhi një person prej dhjetë shtëpive është më e lehtë për të se sa të vjedhi shtëpinë e fqinjit të vet.” [12]

 

12. Nga Ubade ibën es Samit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Më garantoni mua gjashtë gjëra dhe unë ju garantoj xhenetin. Kur të flisni thoni gjithmonë të vërtetën, nëse premtoni plotësojeni premtimin, nëse dikush ju lë në besim diçka, kthejani të plotë atë, ruajini pjesët e turpshme të trupit (mos i ekspozoni ato), ulini shikimet tuaja (prej gjërave të ndaluara) dhe frenojini duart tuaja (prej vjedhjes).”

Kuptimi i fjalës “Më garantoni mua gjashtë gjëra” është: “Më jepni fjalën se do t’i përmbushni gjashtë veçori…” ashtu siç ka ardhur në disa transmetime të tjera.[13]

 

13. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse njeriu bën zina del prej tij besimi (imani)[14] dhe qëndron mbi të si retë, e nëse pendohet, besimi (imani) i kthehet përsëri”[15]

 

14. Nga Abdurrahman ibën Ganem el Esh’ari transmetohet se ka thënë: Ebu Amir apo Ebu Malik El Esh’ari më ka treguar, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thoshte: “Do të ketë prej umetit tim disa njerëz, të cilët do ta bëjnë të lejuar “el hira” (kurvërinë), mëndafshin, alkoolin dhe “el meazif” (veglat muzikore). Disa njerëz do të vendosen në qafën e një mali të lartë dhe tufat e tyre të bagëtive ua sjell bariu në mesditë. Një i varfër shkon dhe u kërkon atyre ndonjë nevojë, ndërsa ata i thonë: Eja nesër. Por Allahu i befason ata me dënim dhe e sheshon malin, ndërsa disa të tjerë i shndërron në majmuna e derra, deri në Ditën e Kiametit.” [16]

 

15. Nga Abdullah ibën Amër (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk do të ndodhë Kiameti derisa të vij koha kur do të ketë njerëz të cilët do të prostituojnë në rrugë, ashtu siç veprojnë gomerët.” Thashë: “O i Dërguari i Allahut, a edhe kjo ka për të ndodhur?! Tha: “Po, ka për të ndodhur.” [17]

16. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Betohem në Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, se nuk do të zhduket ky umet derisa ta kapi mashkulli një femër dhe të bëjë kurvëri me të në rrugë. Njeriu më i mirë në atë kohë do të jetë ai i cili do t’i thotë atij: A nuk po shkon me të mbrapa këtij muri?!” [18]

17. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Katër lloje njerëzish i urren Allahu i Lartësuar; tregëtarin që betohet rrejshëm, fukarain mendjemadh, plakun imoral dhe prijësin e padrejtë.” [19]

18. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Tre kategori njerëzish Allahu nuk u flet atyre në ditën e gjykimit dhe nuk i pastron (prej gjynaheve)” Ebu Muauije ka thënë: “Nuk i shikon ata (me Mëshirën e Tij) dhe atyre u takon një dënim i dhimbshëm.”: Plakun imoral, mbretin gënjeshtar dhe varfanjakun mendjemadh.” Kuptimi i fjalës “nuk i pastron” përfshin pastrimin prej gjynaheve dhe lavdërimin.[20]

19. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahu i Madhëruar në Ditën e Gjykimit nuk e shikon (me Mëshirën e Tij) plakun lavir dhe plakën lavire.”[21]

20. Nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar prej mehrit që jepet me qëllimin e kurvërisë[22], prej çmimit nga shitja e qenit dhe prej çmimit nga shitja e alkoolit.” [23]

21. Nga Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar prej çmimit nga shitja e qenit, prej dhuratës së fallxhorit dhe prej mehrit që jepet me qëllimin e kurvërisë.” [24]

Ndërsa në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “Nga të ardhurat që kanë për bazë prostitucionin” [25] Po ashtu, në një tjetër transmetim të tij thuhet: “Ka ndaluar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) prej përfitimit nga robëreshat.” [26]

Në një transmetim të Muslimit thuhet: “Të ardhurat më të fëlliqura janë prej mehrit që jepet me qëllimin e kurvërisë.” [27] Po ashtu, në një tjetër transmetim të tij thuhet: “Të ardhurat që kanë për bazë prostitucionin janë të ndyjta.” [28]

22. Nga Semurate ibën Xhundub (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shpesh herë i pyeste shokët e vet: “A ka parë ndonjëri prej jush ndonjë ëndërr?” Ata për të cilët Allahu kishte dashur (caktuar) që të shihnin ëndërr i tregonin atij se çfarë kishin parë. Një mëngjes i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na tha: “Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Çdo gjë lëre dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse një njeri tjetër mbi të qëndronte me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë; kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç edhe ka qenë, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij dhe bëri atë që bëri herën e parë.” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: SubhanAllah (Lavdia i qoftë Allahut!), ç’është kjo? Ata të dy më thanë: Vazhdo, ec! Kemi ecur derisa erdhëm te një njeri tjetër, i cili ishte i shtrirë në shpinë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me sharrën e hekurt. Ky njeriu e kapi atë që ishte shtrirë në shpinë, për njerën faqe (të fytyrës) dhe me sharrë ia preu një nofull deri pas qafës. Pas kësaj, po ky kaloi në anën tjetër të fytyrës dhe bëri të njejtin veprim si në anën e parë. Ende pa e mbaruar anën e dytë, kur ana e parë e fytyrës së tij në tërësi u bë ashtu siç ka qenë. Njeriu me sharrën prej hekuri vazhdoi të bëjë ç’bëri më parë.” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më tej tha: “Unë atëherë, pasi të gjitha i pashë, thashë: SubhanAllah, ç’është me këta të dy?! Dy shokët e mi më thanë: Vazhdo, ec! Ecëm më tej derisa mbërritëm te diçka e ngjashme me tennurin (furrën e ndezur fortë).” Transmetuesi ka përshtypjen se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “E kur në atë tennur dëgjoheshin britma dhe zhurmë. Kur vështruam në tennur, e aty kishte meshkuj dhe femra të zhveshura, kurse në çast nën ta flaka e zjarrit i godiste, e kur i kapte flaka ata rënkonin. Unë sërish u thashë shokëve të mi: ç’është me këta?! Dy shokët e mi më thanë: Vazhdo, ec! Ecëm më tej dhe arritëm deri te një lumë, (Transmetuesi thotë: Më duket se i Dërguari i Allahut, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ai lumë ka qenë i kuq si gjaku”) e kur në lumë një njeri që noton, kurse në breg të lumit një njeri tjetër qëndron dhe kishte tubuar një grumbull të madh me gurë. E kur notuesi që notonte në lumë, notoi deri te njeriu në breg të lumit i cili kishte tubuar një grumbull të madh të gurëve, e hapi gojën e vet, njeriu me gurë ia hodhi një gur në gojë, e ai u kthye dhe notoi dhe sërish u kthye deri tek ai. Sa herë që vinte deri te njeriu me gurë në breg, ai ia hidhte në gojë nga një gur. Sërish u thashë shokëve të mi: ç’është me këta të dy? Dy shokët e mi më thanë: Vazhdo, ec! Ecëm më tej dhe arritëm deri te një njeri, me pamje mjaft të shëmtuar, më të shëmtuarën që kam parë ndonjëherë, kurse tek ai një zjarr, të cilin ai e ndez dhe rreth tij sillet. Sërish i pyeta shokët e mi: ç’është me këtë?! Ata sërish më thanë: Vazhdo, ec! Ecëm dhe erdhëm deri te një kopësht, që ishte i tëri në terr, kurse në të gjendeshin të gjitha llojet e luleve pranverore. Sipër kopshtit qëndronte një njeri i gjatë, aq i gjatë sa që pothuaj nuk ia kam parë kokën, e cila për shkak të gjatësisë së tij ishte në qiell. Rreth atij njeriu kishte fëmijë, aq shumë, sa kurrë më parë s’kisha parë. Unë sërish u thashë shokëve: ç’është me këtë dhe ç’është me këta (fëmijët)?! Ata sërish më thanë: Vazhdo, ec! Ecëm dhe arritëm deri te një dru (tendë) i madh, çfarë më parë për nga bukuria dhe madhësia kurrë s’kisha parë. Ata më thanë: Hyr, ngjitu brenda. Hymë brenda në një qytet, të ndërtuar nga tullat e arta dhe të argjendta dhe erdhëm deri te dyert e qytetit dhe trokitëm, e kërkuam hapjen e tyre. Dyert na u hapën kurse ne hymë në qytet, aty na pritën njerëzit te të cilët njëra anë e fytyrës së tyre ishte me pamje aq të bukur sa nuk ke parë ndonjëherë, kurse ana tjetër ishte me pamje aq të shëmtuar sa nuk ke parë ndonjëherë. Shokët e mi u thanë atyre: Shkoni dhe futuni në këtë lumë. Lumi (për nga gjerësia) dukej sikur ecte për së gjeri, uji i të cilit ishte si qumësh i pastër në bardhësi. Ata shkuan (deri në lumë) dhe hynë në të, pastaj u kthyen te ne. Shëmtia që ishte në njërën anë të fytyrës së tyre u zhduk, kurse ata u bënë me pamje shumë të bukur.” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Dy shokët e mi më thanë: Ky është xheneti Adni, kurse kjo është banesa jote. Shikimi im u ngrit në lartësi, kur atje një pallat, i ngjashëm me retë e bardha. Ata më thanë mua: “Kjo është banesa jote.” Unë u thashë atyre të dyve: “Allahu ju begatoftë të dyve! Më lejoni të hyj në këtë pallat.” Ata më thanë: “Tani për tani jo, kurse ti do të hysh në të tjetër herë.” Unë u thashë atyre: “Vërtet unë këtë natë kam parë çudira, ç’është ajo që kam parë? Më thanë: “Lidhur me këtë ne të sqarojmë:

E para: Sa i përket njeriut të parë tek i cili erdhëm, koka e të cilit derrmohej me gurë, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kuranin, e pastaj e ka refuzuar, dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara.

E dyta: Sa i përket njeriut, fytyra, nofulla, vrimat e hundës dhe sytë e të cilit nxirren, copëtohen dhe prehen, ky është njeriu që zgjohet në shtëpinë e tij, e pastaj vazhdon të gënjejë saqë ajo arrinë anembanë.

E treta: Sa u përket meshkujve dhe femrave të zhveshura që mundohen në furrën e përflakur me flakë të zjarrit, ata janë lavirët dhe laviret.

E katërta: Sa i përket njeriut notar nëpër lumë, te i cili erdhe kurse të cilit i hidhnin gurë në gojë, ai është fajdexhi që ka ngrënë kamatë.

E pesta: Sa i përket njeriut me pamje shumë të shëmtuar tek zjarri, i cili e ka ndezur dhe rreth tij sillet, ai është Maliku, portjeri i xhehenemit.

E gjashta: Sa i përket njeriut të gjatë në kopësht, ai është Ibrahimi (Paqja e Allahut qoftë mbi të!). E sa u përket fëmijëve rreth tij, ata janë fëmijët që kanë vdekur në pastërtinë e tyre feminore (fitrah).” Disa muslimanë thanë: “O i Dërguari i Allahut, edhe fëmijët e idhujtarëve?” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Edhe fëmijët e idhujtarëve.”

E shtata: Sa i përket popullit, njëra anë e fytyrës e të cilëve ishte e bukur kurse ana tjetër mjaft e shëmtuar, këta janë njerëz që i kanë përzier punët e mira dhe të këqia, kurse të cilëve Allahu ua ka falur punët e këqia.” [29]

 

23. Nga Ebu Emame el Behili (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ndërkohë që unë isha duke fjetur, erdhën dy burra të cilët më mbërthyen për krahu dhe më morën me vete derisa mbërritëm në fundin e një mali të lartë dhe të thepisur. Ata më thanë: “Ngjitu në të!” Thashë: “Unë kurrsesi s’mund të ngjitem dot.” Ata thanë: “Ne do ta lehtësojmë ty ngjitjen në të.” (I Dërguari i Allahut, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “U ngjita derisa arrita në mesin e malit, kur dëgjoj disa britma të fuqishme dhe thashë: “Çfarë zërash janë këto? Thanë: “Këto janë rënkimet e banorëve të zjarrit (xhehenemit).” Pastaj vazhduam të ecim derisa mbërritëm te disa njerëz të varur prej leqeve të këmbëve, nofullat e të cilëve ishin të çara dhe rridhnin gjak. Thashë: “Çfarë janë këta?” Njëri prej shokëve të mi më tha: “Këta janë ata që e prishin agjërimin e tyre pa hyrë koha e çeljes së tij.” Ecëm më tej dhe arritëm deri te disa njerëz me trupa shumë të fryrë, që mbanin erë shumë të keqe dhe pamja e tyre ishte shumë e shëmtuar. Thashë: “Kush janë këta?” Ata më thanë: “Këta janë lavirët dhe laviret.” Pastaj vazhduam të ecim, kur shoh disa gra gjokset e të cilave i kafshonin gjarpërinjtë. Thashë: “Ç’është me këto?”

Thanë: “Këto janë ato që i pengojnë fëmijët e tyre të pijnë prej qumështit të tyre.” Pastaj kemi ecur derisa erdhëm te disa fëmijë të cilët luanin në një lëndinë midis dy lumenjve. Sërish u thashë shokëve të mi: “Ç’është me këta?” Thanë: “Këtë janë fëmijët (pasardhësit) e besimtarëve.” Pastaj u shfaq para meje një verandë (ballkon), ndërkohë shoh tre persona (të gëzuar) që pinin verë. Thashë: “Cilët janë këta?” Thanë: “Ata janë Xha’fer ibën ebi Talib, Zejd ibën Harithe dhe Abdullah ibën Raueha, pastaj u shfaq para meje një verandë tjetër, kur shohë tre vetë. Thashë: “Kush janë këta?” Thanë: “Ibrahimi, Musai dhe Isai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta!). Ata janë duke të pritur ty.” [30]

Ky hadith është i saktë dhe i plotëson kushtet e Muslimit, por as Buhariu e as Muslimi nuk e kanë transmetuar atë. Buhariu ka transmetuar hadithe (të tjera) nga të gjithë transmetuesit e këtij hadithi, përveç prej Sulejm ibën Amir-it prej të cilit ka transmetuar Muslimi.

24. Nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye drejtë nesh dhe tha: “O emigruesit në rrugë të Allahut! Janë pesë gjëra për të cilat lus Allahun të mos sprovoheni me to e të mos i arrini ato. Nuk është përhapur imoraliteti në ndonjë popull derisa ta shfaqin hapur, e të mos përhapen në mesin e tyre murtaja (sëmundjet ngjitëse) dhe sëmundje të tjera të cilat nuk kanë ekzistuar te paraardhësit e tyre. Nuk peshojnë dhe masin mangët, vetëm se do të ndëshkohen me varfëri, skamje dhe tirani të sundimtarëve (sulltanëve). Nuk e ndërpresin dhënien e zakatit, vetëm se do t’u ndërpritet rënia e shiut, sa që sikur të mos ishte për shkak të kafshëve nuk do të binte asnjë pikë. Nuk e thyejnë premtimin e dhënë Allahut dhe premtimin e dhënë të Dërguarit të Tij, vetëm se Allahu atyre do t’u përcaktoj një armik të jashtëm i cili do ua marri disa prej të mirave që i posedojnë. Dhe nuk gjykojnë prijësat e tyre me ligj tjetër përveç Librit të Allahut, si dhe nuk zgjedhin gjykime të tjera përveç asaj që ka përcaktuar Ai, vetëm se Allahu do t’i përçaj dhe do ua shtoj urrejtjen mes veti.” [31]

25. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “Është pyetur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se cilat janë ato që më së shumti e fusin njeriun në xhenet? Ka thënë: “Devotshmëria dhe morali i mirë”, ndërsa kur u pyet se cilat janë ato që më së shumti e fusin në zjarr? Tha: “Dy gjëra prej trupit të tij, goja (gjuha) dhe organi seksual.” [32]

26. Nga Uthman ibën ebi El Asi eth Thekafi transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Në mesin e natës hapen dyert e qiellit dhe një thirrës thërret: A ka ndonjë që i bën lutje Allahut, e Ai t’i përgjigjet atij? A ka ndonjë nevojtar i cili kërkon, e t’i jepet atij? A ka ndonjë të pikëlluar e t’i largohet pikëllimi? – E s’ka ndonjë musliman i cili i bën lutje Allahut të Madhëruar, vetëm se Ai i përgjigjet lutjes së tij, përveç lavires (prostitutës) e cila shëtit me organin e saj apo taksambledhësit[33] (ai që ua merr pasurinë të tjerëve padrejtësisht).” [34]

Imam Ahmedi e ka përmendur këtë hadith në “El Musned”.

27. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Vetëm tre (fëmijë prej Beni Israilëve) kanë folur në djep; Isai, biri i Merjemes, dhe pronari i Xhurejxhit (të tretit transmetuesi nuk ia përmend emrin). Xhurejxhi ka qenë një njeri që e adhuronte Allahun shumë. Ai ndërtoi për vete një faltore të posaçme dhe në të e adhuronte Allahun. Duke qenë aty (një ditë) i vjen nëna e vet, e gjeti në namaz dhe i tha: “O Xhurejxh!” (Xhurejxhi) tha: “O Zoti im, nëna ime apo namazi?” Dhe vendosi të vazhdoj namazin, kurse nëna e tij u largua. Të nesërmen në agim, përsëri i erdhi nëna dhe përsëri e gjeti në namaz dhe i tha: “O Xhurejxh!” (Ky përsëri në namaz me zemër) thotë: “O Zoti im, nëna ime apo namazi im?” Vendosi të vazhdoj namazin deri në fund (dhe kur ta përfundoj atëherë t’ia hap derën dhe t’i përgjigjet nënës), por nëna nuk e pret dhe kthehet si ditën e kaluar. Ditën e tretë, nëna e tij vjen përsëri dhe thërret: “O Xhurejxh!” (Xhurejxhi që falte namaz) tha: “O Zoti im, nëna ime apo namazi im?” Dhe përsëri (Xhurejxhi) e zgjedh namazin. (Nëna) tha: “O Allahu im, mos e vdis derisa të shohë fytyrat e lavireve!” Beni Israilët ndërmjet veti e përmendin Xhurejxhin dhe ibadetin (adhurimin) e tij. Aty ishte edhe një grua lavire, e cila shquhej me bukurinë e saj. (Kur dëgjoi për Xhurejxhin) tha: “Nëse doni, unë e provokoj dhe e mashtroj?!” Pastaj, ajo iu afrua, por ai as që ia vuri veshin. Atëherë kaloi (aty pranë) një bari me një kope, i cili i kulloste rreth faltores së Xhurejxhit, të cilit ajo grua iu afrua, me të cilën bariu kryeu marrëdhënie intime dhe ajo mbeti shtatëzënë. Kur lindi, ajo tha: “Kjo foshnje është me Xhurejxhin!” Pastaj erdhën (njerëzit) te faltorja e tij, ia rrënuan dhe filluan ta rrahin. (Xhurejxhi) tha: “Ç’keni o njerëz?” Thanë: “Ti ke bërë mëkat (zina) me këtë lavire dhe ajo ka lindë me ty.” Tha: “Ku është foshnja.” Pasi ia sollën aty, tha: “Më lejoni derisa të fal namaz, dhe u fal.” Pasi e përfundoj (namazin) erdhi te fëmija, e preku në bark dhe tha: “O fëmijë, kush është babai yt?” (Fëmija) tha: “Filani (për bariun).” Pastaj iu afruan (njerëzit) e filluan ta puthin, ta përqafojnë dhe pastaj i thanë: “Po ta ndërtojme faltoren tënde prej ari.” Tha: “Jo, m’a ndërtoni përsëri prej balte ështu siç ka qenë.” Dhe ia ndërtuan. Duke thithur foshnja gji te nëna e vet, kalon aty pranë një kalorës hipur në një deve të shtrenjtë e të bukur dhe nëna e tij tha: “O Allahu im, bëje djalin tim sikur se ky!” Fëmija e la gjirin, u kthye nga njeriu, e shikoi atë dhe tha: “O Allahu im, mos më bëjë si ai!” Pastaj u kthye nga gjiri dhe vazhdoi të thithë. (Transmetuesi tregon e thotë) Sikur po e shoh të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se si e vë gishtin e tij tregues dhe fillon të thithë duke na treguar. Pastaj i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Pastaj (njerëzit) kaluan me një robëreshë duke e rrahur dhe i thonin: “Ke bërë zina (imoralitet), ke vjedhur.” Kurse ajo thoshte: “Hasbije Allahu ue ni’amel uekil (Allahu më mjafton për gjithçka dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë).” Nëna e foshnjës atëherë tha: “O Allahu im, mos e bëj djalin tim si kjo!” Foshnja e la gjirin, pa nga ajo dhe tha: “O Allahu im, më bëjë mua si ajo!” (Foshnja) tha: “Vërtet, ai njeri është tiran (mizor), andaj dhe kam thënë: O Allahu im, mos më bëjë si ai! Kurse ajo për të cilën thonin se ka bërë imoralitet, e ajo nuk ka bërë, (thonin) ka vjedhë, e ajo nuk ka vjedhë, e thashë: O Allahu im, më bëjë mua si ajo! “ [35]

Ibën Haxheri ka thënë: “Në këtë hadith ka argument se laviri nuk meriton të gëzojë nderim dhe respekt.”

Them (autori): Ibën Haxheri ka dalë me këtë përfundim për shkak të fyerjes që populli i bëri Xhurejxhit duke i prishur faltoren dhe duke e rrahur atë.

28. Nga Umejme bintu Rakika (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: “Kam shkuar bashkë me disa gra prej ensareve te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për t’i dhënë besën. Ne thamë: “O i Dërguari i Allahut, ne të japim besën se kurrsesi nuk do t’i shoqërojmë Allahut shok (ortak), se nuk do të vjedhim, se nuk do të marrim fëmijën e huaj e të mashtrojmë duke thënë se është i yni dhe se nuk do të tregohemi të pabindura në lidhje me atë për të cilën na urdhëron. Tha (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Po në qoftë se nuk do të mundni ta përmbushni premtimin tuaj? Thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij është më i Mëshirshmi për ne. Na lejo pra të të japim besën o i Dërguari i Allahut.” I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Unë nuk i takoj gratë (me dhënien e dorës), por fjala ime drejtuar njëqind vetëve është e njejtë si fjala ime drejtuar një gruaje të vetme, apo e ngjashme me fjalën time drejtuar një gruaje të vetme.” [36]

29. Nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se dy robëresha të Abdullah ibën Ubej ibën Selul (i pari i munafikëve- hipokritëve) njëra prej tyre e kishte emrin Mesike dhe tjetra Umejme, detyroheshin prej tij të prostituonin. Ato u ankuan për këtë te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa Allahu zbriti ajetin:

“Mos i detyroni robëreshat tuaja të bëjnë imoralitet, e për shkak të ndonjë fitimi të kësaj bote, derisa ato dëshirojnë të jenë të pastra…” [En Nurë: 33]

30. Nga Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahu e ka mallkuar ngrënësin (shfrytëzuesin) e kamatës, kredituesin, dëshmitarët dhe shkruesin e saj.” (Ibën Mesudi) tha: “Pastaj tha: “Nuk shfaqet në një popull imoraliteti dhe kamata, veçse ai popull ia ka bërë të lejuar vetvetes ndëshkimin e Allahut.” [37]

Domethënia e fjalës “ia ka bërë të lejuar vetvetes” është se ata kanë qenë shkaku për rënien mbi ta dënimi i Allahut.

Allahut i kërkojmë falje dhe fshirje të gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër!

31. Nga Amër ibën Shuajb, nga babai i tij, nga gjyshi i tij transmetohet se ka thënë: “Ka qenë një burrë me emrin Murthid ibën ebi Murthid, i cili i mbarte robërit prej Mekës për në Medine. (Transmetuesi) thotë: Në Meke ka qenë një grua lavire e cila e kishte emrin Inak. Ajo më parë kishte patur shoqëri me Murthidin. Murthidi i kishte premtuar njërit prej robërve se do të niseshin atë natë për në Medine. Ai tregon për veten e tij: “U nisa natën derisa mbërrita nën hijen e një muri prej mureve të Mekës. Nata ishte me hënë. Kur pas pak vjen Inaku, e cila kishte vërejtur hijen time në mur. Kur ajo u afrua pranë më njohu.

-Murthidi je ti?, – pyeti ajo.

-Murthidi -, i thashë.

-Mirëseerdhe! Je i mirëpritur të vish e ta kalosh natën nga unë sonte!- tha Inaku.

(Murthidi) tregon: Thashë: “O Inak, Allahu e ka bërë të ndaluar (haram) kurvërinë.” Atëherë ajo bërtiti me zë të lartë: “O njerëz, ky burri po ua merr robërit tuaj.” Kur mbas meje u lëshuan tetë veta. U ngjita me të shpejtë në el khindeme (kodër në Meke) dhe u strehova në një shpellë. Ata mbërritën tek shpella, hyn brenda dhe nisen të bëjnë ujët e hollë. Ndaluan fare pranë meje sa që koka m’u lag prej urinës. Deshi Allahu ta verboi shikimin e tyre ndaj meje e të mos më shohin. Pastaj ata u larguan, ndërsa unë u ktheva tek shoku im dhe bashkë me të u nisa për (në Medine). Ai ishte i plagosur kështu që e mbajta mbi shpinë edhe pse ishte i rëndë në peshë, derisa mbërritëm në el idhhir (vend jo shumë larg Mekës). Aty i zbërtheva prangat që kishte në duar dhe përsëri e mbajta mbi shpinë, e edhe ai më ndihmonte derisa mbërritëm në Medine. Më vonë shkova te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a të martohem me Inakun?” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) heshti dhe nuk më tha asnjë fjalë, derisa zbriti Fjala e Allahut të Madhëruar:

“Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, përveç se me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja, me të nuk do të duhej të martohet kush, përveç ndonjë laviri ose idhujtari. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.” [En Nurë: 3]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “O Murthid, laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, përveç se me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja , me të nuk do të duhej të martohet kush, përveç ndonjë laviri ose idhujtari, prandaj mos u marto me të.” [38]

32. Nga Ebu Umamete (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “Një djalosh i ri erdhi te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe tha: “O i Dërguari i Allahut ma lejo mua kurvërinë (zinan).” Njerëzit filluan ta qortojnë me të madhe duke bërë: Meh…! Meh..! I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha atij: “Afrohu!” Djaloshi u afrua pranë tij dhe u ul. I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “A e dëshiron ti një gjë të tillë për nënën tënde? (Djaloshi) tha: “Jo, betohem për Allahun! Allahun lus të më bëj flijim për ty!” Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Edhe njerëzit nuk e dëshirojnë atë për nënat e tyre.” Pastaj tha: “A e dëshiron një gjë të tillë për vajzën tënde?” Tha: “Jo, betohem për Allahun! Allahun lus të më bëj flijim për ty!” Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Edhe njerëzit nuk e dëshirojnë atë për vajzat e tyre.” Pastaj tha: “A e dëshiron ti një gjë të tillë për motrën tënde? Tha: “Jo, betohem për Allahun! Allahun e lus të më bëj flijim për ty!” Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Edhe njerëzit nuk e dëshirojnë atë për motrat e tyre.” Pastaj tha: “A e dëshiron ti një gjë të tillë për hallën tënde?” Tha: “Jo, betohem për Allahun! Allahun e lus të më bëj flijim për ty!” Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Edhe njerëzit nuk e dëshirojnë atë për hallat e tyre.” Pastaj tha: “A e dëshiron ti një gjë të tillë për tezen tënde? Tha: “Jo, betohem për Allahun! Allahun e lus të më bëj flijim për ty!” Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Edhe njerëzit nuk e dëshirojnë atë për tezet e tyre.” Pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e vendosi dorën e tij tek djaloshi dhe tha: “O Allahu im, fali gjynahet e tij, pastroje zemrën e tij dhe ruaje nderin e tij.” Pas kësaj djaloshi kurrë më nuk influencohej prej harameve.[39]

33. Nga Abdurrahman ibën Aufi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse gruaja i fal pesë namazet e detyrueshme, e agjëron muajin (e Ramazanit), e ruan nderin dhe i bindet bashkëshortit të saj; asaj i thuhet (në ditën e gjykimit): Hyr në xhenet (parajsë) nga cila derë dëshiron të hysh.”[40]

34. Nga Sehël ibën Sead (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush prej jush më garanton (se do ta ruaj) atë që ka midis dy nofullave të tij (gjuhën) dhe atë që ka midis këmbëve të tij (organin), e unë t’i garantoj atij xhenetin?”[41]

35. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut ((Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Atë të cilin Allahu e ka ruajtur prej sherrit të asaj që ka midis dy nofullave të tij (gjuhës) dhe organit që ka midis dy këmbëve të tij, ai do të hyj në xhenet.” [42]

36. Nga Jezid ibën el Bera transmetohet se babai i tij ka thënë: “Takova xhaxhain tim, i cili në dorën e tij mbante një flamur. Për ku je nisur? – i thashë? (Më tha):”I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më ka dërguar për tek një burrë, i cili është martuar me njerën nga bashkëshortet e babait të tij, në mënyrë që ta vras atë dhe ta marrë pasurinë e tij.”[43]

37. Nga Abdullah ibën Amër (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk do të hyj në xhenet biri i zinasë, as ai i cili vazhdimisht u përkujton të mirat që u ka bërë të tjerëve, as ai që nuk i respekton prindërit dhe as konsumuesi i rregullt i alkoolit.” [44]

Vërejtje!

Imam el Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Fjala e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Nuk do të hyj në xhenet biri i zinasë” nuk duhet kuptuar ashtu siç mund të bjerë ndërmend në pamje të parë, por qëllimi në këtë hadith me fjalën “biri i zinasë” është për atë person në lidhje me të cilin është verifikuar imoraliteti, sa që ky krim i shëmtuar është bërë dominues mbi të, aq sa e meriton t’i përkatësohet atij. Në gjuhën arabe është e njohur kjo mënyrë e të shprehurit, sa që për personin i cili është tepër i dhënë mbas diçkaje, thuhet: Ky është biri i saj. Po ashtu, për personin i cili është tepër i dhënë mbas dynjasë (jetës së kësaj bote) thonë: Ai është biri i dynjasë (Ibnud dun’ja), ndërsa udhëtari është quajtur biri i shtigjeve (Ibnus-sebil). I njëjti shembull është edhe me fjalën biri i kurvërisë, apo djali i kurvërisë; pra për shkakun që e përmendëm më sipër i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk do të hyj në xhenet”, e nuk është për qëllim në këtë hadith i linduri si pasojë e kurvërisë…Këtë kuptim e kam përfituar nga fjala e Ebu Xhafer et Tahaui-t (Allahu e mëshiroftë!) gjatë shpjegimit që ai i ka bërë këtij hadithi, e Allahu e di më së miri.”[45]

38. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Nëse bën imoralitet robëresha e ndonjerit prej jush dhe vërtetohet imoraliteti i saj, le ta qëlloj atë me kamzhik (dënimin e përcaktuar) e të mos sillet vrazhdë me të. Nëse përsëri bën imoralitet, le ta qëlloj atë me kamzhik e të mos sillet vrazhdë me të. Nëse bën imoralitet për herën e tretë dhe vërtetohet imoraliteti i saj, le ta shesi atë, qoftë edhe në këmbim të një litari të rëndomtë prej leshi.” [46]

39. Nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “O populli i Muhamedit! Askush nuk xhelozon më tepër se sa Allahu, të shohi robin apo robëreshën e Tij kur bëjnë kurvëri. O populli i Muhamedit! Betohem në Allahun se sikur ta dinit ju atë që di unë, do qeshnit pak e do qanit shumë.” [47]

40. Nga Mejmune (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Umeti im do të vazhdoj të jetë në mirësi, përderisa nuk është shfaqur në të biri i zinasë, e nëse shfaqet në të biri i zinasë, pritet t’i përfshij ata Allahu i Madhëruar me dënimin e Tij.” [48]

41. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Në tre veta, biri i zinasë është më i keqi ndër ta.”[49]

42. Nga Ibën Abasi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) transmetohet se ka thënë: Disa prej mushrikëve të cilët kishin vrarë, e kishin tepruar, kishin bërë imoralitet dhe e kishin tejkaluar, erdhën tek Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe thanë: “S’ka dyshim se ajo për të cilën ti i thërret njerëzit është e mirë, sikur të na njoftoje se për ato që kemi vepruar ka falje…” – I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u lexoi atyre:

“Edhe ata që përveç Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqiat ua shndërron në të mira. Allahu është Mëshirues, ndaj Ai falë shumë.” [El Furkan: 68-70]

Gjithashtu zbriti ajeti:

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtet, Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë Falë dhe është Mëshirues.” [Ez Zumer: 53][50]

43. Nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: Pasi që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e gurëzoi Eslemiun, u ngrit dhe tha: “O njerëz, largojuni kësaj ligësie (ndyrësie), ndaj të cilës ka ndaluar Allahu! Kush prej jush bie pre’ e ketij krimi, le ta mbulojë atë me mbulesën e Allahut (të mos e shfaqi) dhe le të pendohet te Allahu. E dijeni se nëse na vërtetohet turpësia e dikujt, ne zbatojmë ndaj tij ndëshkimin e Allahut të Madhëruar.”[51]

 

Fjalë të të parëve tanë të mirë (selefëve)

mbi demaskimin e imoralitetit

 

1. Ibën Ebi Shejbe (Allahu e mëshiroftë!) ka transmetuar[1] se Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) djemve të tij u thoshte: “Kush prej jush ka dëshirë të martohet, e martojmë atë. Nuk bën dikush prej jush zina, veçse Allahu ia zhvesh atij dritën e besimit. Nëse do ia kthen përsëri atë e nëse do e pengon prej tij.”

 

2. El Hatib et Tebrizi (Allahu e mëshiroftë!) në librin “El Mishkat” ka përmendur se Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Nuk shfaqet smira në mesin e një populli, veçse Allahu ka për t’u shtirë në zemrat e tyre frikën. Nuk përhapet imoraliteti në një popull, veçse do të shtohen vdekjet në mesin e tyre. Nuk e pakëson një popull matjen dhe peshoren (duke bërë hile), veçse do t’u ndërpritet atyre furnizimi. Nuk gjykohet padrejtësisht në një popull, veçse shtohen në të gjakderdhjet dhe nuk e thyen një popull premtimin, veçse i pushton ata armiku.”[2]

 

3. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nuk di që pas vrasjes të ketë krim më të madh se kurvëria. Allahu e ka përforcuar moslejueshmërinë e saj me fjalët e Tij:

 

وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آَخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ

 وَلَا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَامًا (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ

 وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانًا (69) إِلَّا مَنْ تَابَ…

 

“Edhe ata që përveç Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar…” El Furkan, 68-69. [3]

 

4. Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Gjynahet më të mëdha janë tre: Mohimi (kufri), vrasja e njeriut pa të drejtë dhe kurvëria.” Ashtu siç i ka renditur ato Allahu i Madhëruar në Fjalën e Tij:

 

وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آَخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ

 إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ

 

“Edhe ata që përveç Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri…” El Furkan, 68. [4]

 

5. El Mundhiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ka ardhur në mënyrë autentike hadithi që tregon se konsumuesi i rregullt i alkoolit, paraqitet tek Allahu (në ditën e Gjykimit) si adhuruesi i idhujve, e s’ka dyshim se imoraliteti është më i madh dhe më i urryer tek Allahu se pirja e alkoolit. E Allahu e di më së miri!”[5]



Urtësia legjislative në lidhje me moslejueshmërinë

e imoralitetit (kurvërisë)

Vijon …

_________________________________________

[1] E transmeton Buhariu me nr [6861], Muslimi [86], Ebu Daudi [2310], En Nesai [vëll.VII, f.89-90], Et Tirmidhi [3183] dhe El Bejhaki [vëll. VIII, f. 18].

[2] E transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij me nr [5578], Muslimi [57], Ibën Maxhe [3936], Ahmedi [8982]. Shiko rrugët e këtij hadithi në librin “Ta’dhimu kadri es salati” i autorit Ibën Nasër el Merruzi [vëll. I, f. 487].

[3] E transmeton Buhariu me nr [6809] dhe El Begaui në librin “Sherhu es sunneh” [vëll.I, f. 91].

[4] E transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij me nr [2657], Buhariu me nr [6243] (teksti i Muslimit është më i plotë se ai i transmetuar nga Buhariu), Ebu Daudi [2152], Ahmedi [7701], dhe El Begaui në librin “Sherhu es sunneh” [vëll. I, f. 136-137], me nr [75].

[5] Shiko “El Fet’h” në hadithin me nr [6243].

[6] E transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij me nr [80] dhe Muslimi me nr [2671].

[7] E transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij me nr [81]. Po ashtu e ka transmetuar edhe Muslimi me nr [2671], mirëpo në transmetimin e Muslimit ka ardhur me fjalët “përhapet imoraliteti” ne vend të fjalës “shfaqet”. Hadithin e transmeton gjithashtu Ibën Maxhe [4045] dhe Et Tirmidhi [2205], i cili ka thënë: “Në të njejtën temë ka hadith nga Ebu Musa dhe Ebu Hurejra. Ky hadith është hasen sahih, e ka transmetuar atë edhe Ebu Nuajm në “El Hiljeh” me nr [8715].”

[8] E transmeton Buhariu [6878], Muslimi [1676], Ebu Daudi [4352], En Nesai [vëll.VII, f. 90], Ibën Maxheh [2534] dhe Et Tirmidhi [1402].

[9] E transmeton Ebu Daudi në “Sunenin” e tij me nr [4353] dhe En Nesai [vëll.VII, f. 101-102]. E ka saktësuar këtë hadith shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!).

[10] E transmeton Ebu Daudi në “Sunenin” e tij me nr [4502], En Nesai [vëll.VII, f. 91-92], Ibën Maxheh [2533], Et Tirmidhi [5158], Ahmedi [437], Ed Darimi [vëll.II, f. 171] dhe Ibën Sead në “Et Tabakat” [vëll. III, f. 49]. Këtë hadith e ka saktësuar shejh Mukbili në librin “El xhamiu es sahih” [vëll.III, f. 130] dhe ka thënë: “Ky hadith është i saktë dhe i plotëson kushtet e dy shejhave (Buhariut dhe Muslimit).”

[11] E transmeton Ahmedi në “Musnedin” e tij me nr [18942], El Meruzi në librin “Ta’dhimu kadri es salati” [vëll.I, f. 485] dhe Et Taberani në “El Kebir” [vëll.VII, f. 39 me nr 6316]. Shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij “Silsiletu el ehadithi es sahiha” [1759] ka thënë: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë (sahih).”

[12] E transmeton Ahmedi [23851], Buhariu në “El edebu el mufrad” [103] dhe Et Taberani në “El Kebir” [vëll. XX, f. 257] dhe “El Eusat” [6333]. Shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i mirë dhe transmetuesit e tij janë që të gjithë thikat (të besueshëm).” Shiko për këtë “Silsiletu el ehadithi es sahiha” [65].

[13] E transmeton Ahmedi në “Musnedin” e tij me nr [22753] dhe El Hakim [vëll.IV, f. 358-359]. Shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) në librin “Silsiletu el ehadithi es sahiha” [1470] ka thënë: “…gjithësesi fjala përmbledhëse në lidhje me këtë hadith është se nëse i bashkojmë rrugët e tij, hadithi cilësohet i mirë (hasen), e Allahu e di më së miri.”

[14] El Munaui ka thënë: “d.m.th. drita e tij, apo përsosmëria e tij…dhe nuk mohohet të qenurit e tij besimtarë, si dhe nuk cilësohet ky person si jobesimtarë (kafir).

[15] E transmeton Ebu Daudi [4690] dhe El Hakim [vëll.I, f. 22]. E ka saktësuar këtë hadith shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) në librin “Silsiletu el ehadithi es sahiha” me nr [509].

[16] E transmeton Buhariu të kushtëzuar me nr [5590]. E ka përforcuar atë El Ismailiju, Ebu Daudi [4039], Ibën Hibani në “Meuarid” [6719], Et Taberani në “El Kebir” [vëll.III, f. 272 me nr 3417], El Bejhaki [vëll. XX, f. 221], Ibën Asekir [vëll. XVIIII, f. 79] etj. Shiko librin “Es sahiha” [91] të shejh el Albanit (Allahu e mëshiroftë!).

[17] E ka përmendur Ibën Hibani në “Meuarid ed dam’en” me nr [1889], El Hakim [vëll.IV, f. 457], El Bezar [vëll.IV, f. 148 me nr 3408] etj. E ka saktësuar këtë hadith shejh el Albani (Allahu i Lartësuar e mëshiroftë!) në librin “Silsiletu el ehadithi es sahiha” me nr [481].

[18] E transmeton El Hafidh Ubu Ja’la el Musili në “Musnedin” e tij [vëll. XI, f. 43]. Ky hadith është i mirë (hasen) ashtu siç ka thënë për të Mustafa el Adui (Allahu e ruajt!) në librin “Es sahihu el musned fi ehadithi el fiten ue el melahim ue eshrati es Sea” [f. 397].

[19] E transmeton En Nesai në “Sunenin” e tij [vëll.V, f. 86] dhe Ibën Hibani në “Meuarid ed dam’en” me nr [1098]. E ka saktësuar këtë hadith shejh el Albani (Allahu i Lartësuar e mëshiroftë!) në librin “Silsiletu el ehadithi es sahiha” me nr [363] dhe ka thënë: “Ky hadith është i saktë dhe i përmbush kushtet e Muslimit.”

[20] E transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij me nr [107] dhe En Nesai [vëll. V, f. 86].

[21] E ka transmetuar Et Taberani në “El Eusat” me nr [8401]. Shiko gjithashtu “Sahihu et tergib”.

[22] Prej kurvërisë e cila bëhet duke dhënë mehër në mënyrë që t’i përngjajë martesës.

[23] E transmeton Ahmedi në “Musnedin” e tij me nr [2093]. E ka saktësuar këtë hadith shejhu ynë El Uadi (Allahu e mëshiroftë!) në librin “El xhamiu es sahih” [vëll. III, f. 118].

[24] E transmeton Buhariu [5346], Muslimi [1567], Ebu Daudi [3428], En Nesai [vëll.VII, f. 309], Ibën Maxheh [2160], Et Tirmidhi [1133].

[25] E transmeton Buhariu me nr [5347], prej hadithit të Uehb ibën Abdullah es Seuai.

[26] E transmeton Buhariu me nr [5348], prej hadithit të Ebu Hurejrës.

[27] E transmeton Muslimi me nr [1568].

[28] E transmeton Muslimi me nr [1568]

[29] E transmeton Buhariu me nr [7047]. Muslimi gjithashtu e ka nxjerrë me nr [2275], po ashtu Et Tirmidhi [2294], El Bejhaki [vëll.V, f. 275] dhe El Begaui të shkurtuar në librin “Sherhu es sunneh” me nr [83] e të plotë me nr [2053].

[30] E transmeton EL Hakim në “Mustedrak-un” e tij [vëll. II, f. 209]. E ka përmendur gjithashtu El Mundhiri në librin “Et tergib ue et terhib” me nr [2393]. Po ashtu e ka transmetuar Ibën Huzejme dhe Ibën Hibani në “Sahihët” e tyre. Teksti i mësipërm është i Ibën Huzejmes. El Hafidh ka thënë: “Ky hadith është i pacënueshëm.” Shejh el Albani e ka saktësuar këtë hadith në “Et Tergib”, po ashtu edhe shejh El Uadi në “Es sahihu el musned mimma lejse fi es sahihajn” [vëll.I, f. 421] dhe [vëll. I, f. 354-355].

[31] E transmeton Ibën Maxhe në “Sunenin” e tij me nr [4019] dhe EL Hakim [vëll. IV, f. 540]. E ka përmendur shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Es Sahiha” [106] dhe e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen). Po ashtu edhe në librin “Sahihu Ibën Maxhe” me nr [4019].

[32] E transmeton Ibën Maxhe me nr [4246] dhe Et Tirmidhi në Kapitullin e “Rrespektimit dhe ruajtjes së lidhjeve farefisnore”, tema “Çfarë ka ardhur në lidhje me mirësjelljen?” më nr [2004]. Shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Es Sahiha” [977] e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen).

[33] El Muneui (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kanë thënë: Arsyeja që hapja e dyerëve të qiellit ndodh në mesin e natës është për shkak se në atë kohë zemrat janë të kthjellëta, të sinqerta dhe largë preokupimeve me çështjet e kësaj bote. Po ashtu, ajo është koha kur njësohen qëllimet dhe zemrat e muslimanëve harmonizohen me njera-tjetrën, mëshira gufon dhe mirësitë vërshojnë. Kuptimi i fjalës “shëtit me organin e saj” d.m.th prostituon për të fituar; “apo taksambledhësit” atij i cili ua zhvat pasurinë të tjerëve. Këtyre të dyve nëse luten nuk u përgjigjet lutjes së tyre për shkak të krimit që ata kryejnë. Shiko librin “Fejdu El Kadir” [vëll. III, f. 340].

[34] E ka transmetuar imam Et Taberani (Allahu e mëshiroftë!) në “El Eusat” me nr [2769]. Dijetari i madh (El Alame) shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka saktësuar këtë hadith në librin e tij “Es Sahiha” me nr [1073], po ashtu e ka transmetuar edhe Ahmedi, por në transmetimin e tij ndodhet Ibën Xhed’ani, i cili është i dobët.

[35] E transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij me nr [2550] dhe Buhariu (të shkurtuar) me nr [3436].

[36] E ka transmetuar En Nesai [vëll. VII, f. 149], Ibën Maxhe [2874] dhe Ahmedi [27002]. E ka saktësuar këtë hadith shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) në librin “Silsiletu el ehadithi es sahiha” me nr [529].

[37] E ka transmetuar imam Ahmedi në “Musnedin” e tij me nr [3808]. E ka transmetuar gjithashtu El Hakim [vëll. II, f. 37] me tekst: “..veçse ai popull ia ka bërë të lejuar vetvetes dënimin e Allahut”. Muhadithi (dijetari i hadithit) i nderuar shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!), në librin e tij “Es sahihu el xhemia” e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen).

[38] E transmeton Et Tirmidhi në “Sunenin” e tij me nr [3177], Ebu Daudi (e transmeton të shkurtuar) me nr [2051], En Nesai [vëll. VI, f. 66] dhe në “El Kubra” me nr [5338] dhe el Bejheki [vëll.VII, f. 153]. Shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!), në librin “Sahihu et Tirmidhi” [3177] e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen).

[39] E ka transmetuar imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) në “Musnedin” e tij me nr [22207]. Këtë hadith e ka saktësuar shejhu ynë i nderuar El Uadi në “El xhemiu es sahih” [vëll. III, f. 127] dhe ka thënë: “Ky hadith është i saktë. Eh sa këshillë dhe udhëzim të mirë për thirrësat në rrugë të Allahut ka në të!”

[40] E ka transmetuar imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) në “Musnedin” e tij me nr [1660] dhe Et Taberani në “El Eusat” me nr [4598]. Shejh el Albani në librin “Edabu ez zefaf” [f. 286] ka thënë: “Ky hadith është ose i mirë (hasen), ose i saktë (sahih). Ai ka disa rrugë transmetimi; e ka transmetuar Et Taberani në “El Eusat” e po ashtu Ibën Hibani…” Shiko librin e shejhut “Sahihu el xhemia” [660].

[41] E ka transmetuar imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihun” e tij me nr [6474].

[42] E ka transmetuar Et Tirmidhi në “Sunenin” e tij me nr [2409], Ebu Jeala [vëll. XI, f. 64] dhe Ibën Hibani ashtu siç është përmendur në “El Meuarid” [2546]. Shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij “Es sahiha” [510] e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen). Po ashtu edhe El Uadi’i në librin “El xhemiu es sahih” [vëll. III, f. 125] ka thënë: “Ky hadith është i mirë (hasen).”

[43] E ka transmetuar Ebu Daudi në “Sunenin” e tij me nr [4457], En Nesai në “El Kubra” me nr [7223], Ibën Maxhe [2607], Et Tirmidhi [1362], Ahmedi [18536], El Bejheki [vëll. VIII, f. 237], Ed Darimi [vëll. II, f. 153], El Hakim [vëll.IV, f. 357] dhe Abdurrazaku në “El Musanef” [10804].

[44] E ka transmetuar Ed Darimi në “Sunenin” e tij [vëll.II, f. 112], En Nesai [vëll.VIII, f. 318] dhe Ahmedi [6879]. Shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “…përmbledhja e të gjithë kësaj është se ky hadith, me grumbullimin e të gjitha rrugëve të tij, nuk bie poshtë vlerësimit të tij si i mirë (hasen).”

[45] “Es Sahiha” [vëll.II, f. 283].

[46] E transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij me nr [2234], Muslimi [1703], Ebu Daudi [4469], Ibën Maxhe [2565], [Et Tirmidhi [1440], El Bejhaki [vëll.VIII, f. 242] dhe El Begaui në librin “Sherhu es sunneh” me nr [2588].

[47] E ka transmetuar imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihun” e tij me nr [5221].

[48] E ka transmetuar imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) në “Musnedin” e tij me nr [26823]

[49] E transmeton Ebu Daudi ne “Sunenin” e tij me nr [3963] dhe Bejhekiu [vëll.X, f. 59]. Shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij “Es sahiha” [672] e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen). Po ashtu e ka vlerësuar edhe shejhu i nderuar El Uadiai në librin e tij “El Xhamiu es sahih” [vëll.III, f. 129].

[50] E ka transmetuar imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihun” e tij me nr [4810].

[51] E ka transmetuar El Hakim në “El Mustedrak” [vëll.IV, f. 244 dhe f. 383] dhe El Bejheki [vëll.VIII, f. 330]. El Alame shejh el Albani (Allahu i Madhëruar e mëshiroftë!) e ka saktësuar këtë hadith, ashtu siç përmendet në “Es Sahiha” me nr [663].


[1] Në librin e tij “El Iman” f. 32  me nr. 94. Shejh El Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka analizuar këtë hadith dhe e ka definuar të mirë (hasen) zinxhirin e tij të transmetimit, si dhe ka thënë: “Hasen meukuf.”

[2] Shiko librin “El Mishkat” të analizuar prej shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë!) me nr. 5370 dhe po ashtu “Es Sahiha”, Vëll. I, f. 219. Shejh El Albani ka thënë: “Ky hadith është meukuf, por ai merr gjykimin e hadithit të ngritur tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), kjo sepse ajo çfarë gjendet në të nuk mund të thuhet nga vënia në punë e mendjes (pra, nuk mund të jetë veçse pjesë e shpalljes).”

[3] Shiko librin “Edau ued Deuau” f. 219.

[4] “El Fetaua”, Vëll. XV, f. 428.

[5] “Et tergib uet terhib”, Vëll. III, f. 277.