Tefsiri i ajeteve 15-16 nga Surja "El Maide"

 

 

 


Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet që ju ka ardhur nga Allahu Dritë dhe Libër i qartë. Me anë të tij Allahu udhëzon të gjithë ata të cilët kërkojnë Kënaqësinë e Tij drejt rrugëve të paqes dhe Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë me Vullnetin e Tij dhe i udhëzon në Rrugën e Drejtë.” [El Maide, 15-16].

Ebu Xheafer thotë: Allahu i Madhëruar u drejtohet ithtarëve të Librit:
“Vėrtet qė ju ka ardhur juve” -o ithtarė tė Teuratit dhe Inxhilit (por sigurisht qė kėtu pėrfshihet i gjithė njerėzimi nė pėrgjithėsi).

“nga Allahu Dritė” d.m.th. Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me tė cilin Allahu ndriēoi tė vėrtetėn, i dha ngadhėnjimin Islamit dhe shfarosi shirkun (politeizmin). Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė dritė pėr atė i cili ndriēohet me tė pėr t’iu qartėsuar e vėrteta. Dhe nga ndriēimi i tė vėrtetės me tė (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė qartėsimi i tij ēifutėve ato shumė gjėra qė i fshehnin nga Libri.
Dhe thuhet se është për qëllim me dritën: Islami.

“dhe Libėr i qartė” d.m.th: Vėrtet qė ju ka ardhur nga Allahu Drita e cila iu ka ndriēuar shenjat e tė Vėrtetės dhe Libėr i qartė, d.m.th. Libėr nė tė cilin ka sqarim tė asaj pėr tė cilėn kundėrshtoheshin mes tyre prej teuhidit, hallallit dhe haramit, dhe ligjeve tė fesė. E ai libėr ėshtė Kurani tė cilin Allahu ia shpalli tė Dėrguarit tonė, Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), pėr t’i sqaruar dhe qartėsuar njerėzve ēdo gjė qė u nevojitet nė fenė e tyre, qė tė dallojnė tė vėrtetėn nga e kota.

“Me anė tė tij Allahu udhėzon” d.m.th. drejton dhe inspiron nė tė vėrtetėn me anė tė atij Libri, d.m.th. me Kuranin.

“tė gjithė ata tė cilėt kėrkojnė Kėnaqėsinė e Tij” d.m.th. ata tė cilėt ndjekin Kėnaqėsinė e Allahut.

“drejt rrugėve tė paqes” d.m.th. drejt rrugėve tė sigurisė, tė Selamit, dhe “Es Selam” ėshtė nga Emrat e Allahut tė Madhėruar.
Taberiu përcjell se Es Sudej ka thënë: “drejt rrugëve të paqes” d.m.th. drejt rrugës së Allahut të cilën e ka ligjëruar për robët e Tij, i ka thirrur në të dhe me të ka dërguar pejgamberët e Tij, e ajo (rruga e Allahut) është Islami pa të cilin Allahu nuk pranon asnjë punë nga njeriu, as me jehudizmin, as me krishterizmin dhe as me mexhusizmin.

Kurtubiu thotë: “drejt rrugëve të paqes” d.m.th. drejt rrugëve të shpëtimit të cilat të shpienë në banesën e shpëtimit (Xhenet) të pastër nga çdo e metë, dhe drejt rrugëve të sigurisë nga çdo lloj frike, e ai është Xheneti.

“dhe Ai i nxjerr ata nga errėsira nė dritė”, d.m.th. i nxjerr ata tė cilėt ndjekin Kėnaqėsinė e Allahut nga errėsirat e kufrit dhe shirkut nė dritėn e Islamit dhe udhėzimit.

“me Vullnetin e Tij” d.m.th. duke ia bėrė tė dashur besimin me heqjen e vulės sė kufrit dhe tė shirkut nga zemra e tij dhe me inspirimin pėr tė parė rrugėt e paqes.

Përmbledhur nga: Tefsiri i Taberiut dhe Tefsiri i Kurtubiut
Përgatiti: Bledar Albani

 

 

nentemat

kuran

© 2006-2007 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.