KAPITULLI I AGJËRIMIT

Nga Libri: Sunenu et Tirmidhi

Perkujdesje dhe recensim: Meshhur Hasen al Selman

Me gjykimet e shejh Albanit per graden e haditheve

Përktheu: Edmond Ajdini


Tema (1)

Çfarë ka ardhur mbi vlerën e muajit të Ramazanit

682- (Sahih) Na ka treguar Ebu Kurajb, Muhamed ibën El-Alai ibën Kurajb, ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekër ibën Ajjash: Nga El-Eamesh: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Në natën e parë të muajit të Ramazanit, prangosen shejtanët dhe Meradet prej xhinëve, mbyllen dyert e zjarrit, saqë nuk mbetet e hapur asnjë derë prej tij. Hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbetet e mbyllur asnjë derë prej tij. Një thirrës thërret: O ti që e do të mirën, puno dhe o ti që e do të keqen, zmbrapsu! Allahu e shpëton prej zjarrit një grup njerëzish. Kjo gjë ndodh në çdo natë (të Ramazanit).”

Në temë ka hadith nga Abdurrahman ibën Auf, Ibën Mesudi dhe Selmani. [“Ibën Maxheh” (1642)].

683- (Sahih)   Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Abdetu dhe El-Muharibij: Nga Muhamed ibën Amër: Nga ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin dhe falet në të (teravit) duke qenë besimtar dhe duke shpresuar në shpërblimin (e Allahut), do ti falen atij gjynahet që ka bërë më parë. Ai i cili fal namaz nate në natën e Kadrit, duke qënë besimtar e duke shpresuar në shpërblimin (e Allahut), do ti falen atij gjynahet që ka bërë më parë.”

Ky hadith është Hasen Sahih. Hadithi nga EbuHurejra të cilin e transmeton Ebu Bekër ibën Ajjash është hadith Garib dhe ne nuk e njohim atë prej transmetimit të Ebu Bekër ibën Ajjash: Nga El-Eamesh: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra, vetëm se prej hadithit të Ebu Bekrit. E kam pyetur Muhamed ibën Ismail në lidhje me këtë hadith dhe tha: Na ka treguar El-Hasen ibën Err-Rrabia, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ehues: Nga Eamesh: Nga Muxhahidi, hadithin: “Në natën e parë të muajit të Ramazanit…” dhe e përmendi hadithin. Tha Muhamedi: Ky është më i saktë tek unë se hadithi i Ebu Bekër ibën Ajjash. [“Ibën Maxheh” (1326): ق].

Tema (2)

Çfarë ka ardhur për fjalën: “Mos e prisni muajin e Ramazanit me agjërim!”

684- (Sahih) Na ka treguar EbuKurajb, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Muhamed ibën Amër: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Mos i paraprini muajit (të Ramazanit) duke agjëruar një apo dy ditë para tij, përveçëse nese qëllojnë ditë në të cilat e keni bërë zakon ti agjëroni ato. Fillojeni agjërimin me shikimin e saj (hënës) dhe bëni iftar po me shikimin e saj. Nëse hëna do të jetë e fshehur, atëherë numëroni tridhjetë ditë (agjërim) e pastaj konsideroheni të përfunduar atë.”

Në temë ka hadith nga disa prej shokëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Ka transmetuar Mensur ibën El-Muatemir: Nga Ribëi ibën Hirash: Nga një grup prej shokëve të të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), hadith përafërsishtë të njëjtë me këtë. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Ky hadith meret për bazë nga dijetarët, ata e shohin si të urryer që ta parapresi dikush me agjërim muajin e Ramazanit. Mirëpo nëse dikush e ka bërë zakon të agjeroi ditë të caktuara (psh. të hënën apo të enjten) dhe qëllojnë këto ditë para hyrjes së muajit të Ramazanit, atëherë agjërimi në këtë rast nuk përbën problem. [“Ibën Maxheh” (1650 dhe 1655): ق].

685- (Sahih) Na ka treguarHennad, ka thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Ali ibën El-Muberak: Nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra, se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Mos e paraprini me agjërim muajin e Ramazanit një apo dy ditë para hyrjes së tij, përveç atij personi i cili agjëronte rregullisht (nafile), pra ai le të agjëroi.” [“Ibën Maxheh” (1650):ق].

Tema (3)

Çfarë ka ardhur në lidhje me qënien i urryer agjërimi në ditët e dyshimta

186- (Sahih) Na ka treguar Ebu Said, Abdullah ibën Said El-Eshexh-xhu, ka thënë Ebu Halid El-Ehmar: Nga Amër ibën Kajs El-Mulaij: Nga Ebu Is’hak: Nga Silete ibën Zufer, ka thënë: Ishim tek Amar ibën Jasir dhe i sollën atij një dele të pjekur. Ai tha: Urdhëroni e hani. Disa prej të pranishmëve u zmbrapsën e thanë: ne jemi agjërueshëm. Amari tha: Kush agjëron në ditën për të cilën dyshojnë njerëzit, ai është treguar i mosbindur ndaj Ebu Kasimit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të).

Në temë ka hadith edhe nga Ebu Hurejra dhe Enesi. Hadithi i Amarit është hadith Hasen Sahih. Atë e kanë marë për bazë dijetarët prej shokëve të të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe pasrëdhësit e tyre prej tabiinëve. I këtij mendimi është edhe Sufjan Eth-Theuri, Malik ibën Enes, Abdullah ibën El-Mubarek, Shafiiu, Ahmedi dhe Is’haku, pra të gjithë këta e shohin si të urryer agjërimin në ditët e dyshimta, madje shumica prej tyre është i mendimit se nëse agjëron dikush në ditën e dyshimtë, e pastaj i bëhet e qartë se ajo ditë ka qënë në muajin e Ramazanit, ai përsëri duhet ta zëvendësoi këtë ditë me një tjetër ditë agjërimi. [“Ibën Maxheh” (1645)].

Tema (4)

Çfarë ka ardhur në lidhje me llogaritjen e hënës së muajit Shaban për Ramazanin

187- (Hasen)   Na ka treguarMuslim ibën Haxhaxh, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Jahja, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga Muhamed ibën Amër: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Llogarisni hënën (netët) e Shabanit për Ramazanin.”

Hadithi i Ebu Hurejrës është hadith Garib dhe ne nuk e njohim atë në këtë formë vetëm se prej hadithit të Ebu Muauijes. Hadith i saktë është ai të cilin e transmeton Muhamed ibën Amër: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se ka thënë: “Mos i paraprini muajit (të Ramazanit) duke agjëruar një apo dy ditë para tij…”

Po kështu ëshrë transmetuar nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të); përafërsisht i njejtë me hadithin e Muhamed ibën Amër El-Lejthij. [“Es-Sahiha” (565)].

Tema (5)

Çfarë ka ardhur për të treguar se agjërimi fillon me shikimin e hënës së re dhe përfundon po me shikimin e saj

 188- (Sahih) Na ka treguarKutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ehues: Nga Simek ibën Harb: Nga Ikrime: Nga ibën Abasi, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Mos agjëroni para Ramazanit. Agjëroni pasi ta keni parë hënën e re dhe përfundojeni po me shikimin e saj. Nëse hëna do të jetë e fshehur, atëherë plotësoni tridhjetë ditë.”

Në temë ka hadith edhe nga Ebu Hurejra, Ebu Bekrate dhe Ibën Umer. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih dhe është transmetuar nga ai edhe në formë tjetër. [“Sahih Ebi Daud” (2016)].

Tema (6)

Çfarë ka ardhur për të treguar se muaji është njëzetë e nëntë ditë

189- (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menia, tha: Na ka treguar Jahja ibën Zekerija ibën Ebi Zeide, tha: më ka treguar Isa ibën Dinar: Nga babai i tij: Nga Amër ibën El Harith ibën Ebi Dirar: Nga Ibën Mesud, tha: Vitet që kam agjëruar me te Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) njëzetë e nëntë ditë janë më tepër se ato në të cilat kemi agjëruar tridhjetë ditë.

Në temë ka hadith edhe nga Umeri, Ebu Hurejra, Aishja, Sad ibën Ebi Uekkas, Ibën Abasi, Ibën Umer, Enesi, Xhabiri, Umu Seleme dhe nga Ebu Bekrate, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Muaji është njëzetë e nëntë ditë.”[“Ibën Maxheh” (1658)].

690.   (Sahih) Na ka treguarAli ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Xha’fer: Nga Humejdi: Nga Enesi se ka thënë: U betua i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se nuk do t’u afrohej bashkëshorteve te tij per një muaj dhe qëndroi i veçuar njëzetë e nëntë ditë. i thanë: O i Dërguar i Allahut ti u betove për një muaj. Tha: “Muaji ka njëzetë e nëntë ditë.” Ky hadith është Hasen Sahih. [خ].

Tema (7)

Çfarë ka ardhur për lajmërimin me anë të dëshmisë për hyrjen e muajit të Ramazanit

(Daif- i dobët) Na ka treguar Muhamed ibën Ismail, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Es-Sabbah, ka thënë: Na ka treguar El-Uelid ibën Ebi Theur: Nga Simeku: Nga Ikrime: Nga Ibën Abasi, tha: Erdhi një beduin te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe i tha atij: Unë kam parë hënën e re (që tregon fillimin e muajit).

Tha: “A dëshmon ti se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut? A dëshmon se Muhamedi është i dërguar i Tij?”

Tha: Po.

Tha (i Dërguari i Allahut – Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të -): “O Bilal, lajmëroi njerëzit të agjërojnë nesër.”   [“Ibën Maxheh” (1652)].

691 (م) – Na ka treguar Ebu Kurajb, ka thënë: Na ka treguar Husejn El-Xhuafij: Nga Zaide: Nga Simaku, hadith me të njëjyin zinxhir transmetimi, të përafërt me të mësipërmin. Në lidhje me këtë hadith të Ibën Abasit ka kundërshtim mes dijetarëve. Ka transmeruar Sufjan Eth-Theuri dhe të tjerë veç tij: Nga Simaku: Nga Ikrime: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), hadith Mursel (ka rënë prej zinxhirit të transmetimit sahabiu). Shumica e atyre të cilët transmetojnë nga Simeku, me zinxhir transmetimi: Nga Simeku: Nga Ikrime: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) kanë transmetuar hadithe Mursele. Sidoqoftë shumica e dijetarëve e kanë marë për bazë këtë hadith. Mendimi i tyre është se pranohet dëshmia e një personi të vetëm për të treguar hyrjen e muajit të Ramazanit. I këtij mendimi është Ibën El-Mubarek, Shafiu, Ahmedi dhe banorët e Kufës. Ka thënë Is’haku: Nuk lejohet të agjërohet vetëm se me dëshminë e dy personave (e më tepër). Ndërsa në lidhje me iftarin të gjithëdijetarët janë të mendimit se nevojitet dëshmia e dy personave.

Tema (8)

Çfarë ka ardhur për të treguar se dy muajt në të cilët ndodhen dy festat

(bajrami i vogël dhe bajrami i madh) nuk pakësohen (ditët e tyre)

692- (Sahih) Na ka treguar Ebu Seleme, Jahja ibën Halef El-Basrij, ka thënë: Na ka treguar Bishër ibën El-Mufadal: Nga Halid El-Hadhei: Nga Abdurrahman ibën Ebi Bekrate: Nga babai i tij, ka thënë: i Dërguari I Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Dy muajit e festave nuk pakësohen. Ata janë Ramazani dhe Dhul Hixheh.”

Hadithi i transmetuar nga Ebu Bekrate është hadith Hasen. Është transmetuar ky hadith nga Abdurrahman ibën Ebi Bekrate: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), Mursel. Ka thënë Ahmedi: Kuptimi i hadithit “Dy muajit e festave nuk pakësohen . . .” është se nuk pakësohen po ti mbledhësh ditët e tyre së bashku në të njejtin vit. Këta dy muaj, muaji i Ramazanit dhe Dhul Hixheh, nëse ndonjerit prej tyre i pakësohet një ditë, mesiguri që ajo i ka kaluar tjetrit.

Ka thënë Is’haku: Kuptimi i fjalës “nuk pakësohen” d.m.th që edhe nëse janë me nga njëzetë e nëntë ditë, ata konsiderohen të plotë. Sipas mendimit të Is’hakut të dy muajt mund të pakësohen në të njëjtin vit.[“Ibën Maxheh” (1659):ق].

Tema (9)

Çfarë ka ardhur për të treguar se për çdo vend, meret për bazë shikimi i hënës së re nga vet banorët e atij vendi

693- (Sahih)   Na ka treguar Ali ibën Huxhr, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Xhafer, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Ebi Harmele, ka thënë: Më ka treguar Kurajbi se e ka dërguar atë Umu El-Fadël, vajza e El-Harith për tek Muauije në Sham. Thotë: Mbërrita në Sham dhe e kreva porosinë e saj. Nderkoh që ndodhesha në Sham u shfaq hëna e re (që tregon hyrjen e muajit të Ramazanit). Ne e pamë atë natën e premte. Mbërrita në Medine në përfundim të muajit të Ramazanit. Ibën Abasi më pyeti.., e pastaj u përmend edhe çështja e hënës. Më pyeti: Kur e keni parë hënën e re? I tregova atij se e kishim parë në natën e premte. Më tha: Ti e ke parë atë në natën e premte? I thashë se e kishin parë të gjithë njerëzit, e të gjithë filluan agjërimin, agjëroi edhe Muauije. Tha (Ibën Abasi): ne e kemi parë atë natën e shtunë, kështu që do të vazhdojmë të agjërojmë deri sa të plotësojmë tridhjetë ditë, ose të shohim hënën e re të muajit tjetër. I thashë: A nuk të mjafton shikimi i saj nga Muauije dhe agjërimi i tij? Tha: Jo, kështu na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të).

Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih Garib. Këtë hadith e marin për bazë dijetarët dhe janë të mendimit se çdo krahinë e fillon agjërimin me shikimin e hënës së re të muajit të Ramazanit nga vet banorët e saj. [“Sahih Ebi Daud” (1021):م].

Tema (10)

Çfarë ka ardhur për të treguar se me çfarë është e pëlqyeshme të çelet iftari

194- (Daif- i dobët) Na ka treguar Muhamed ibën Umer ibën Ali El-Mukaddemij, ka thënë: Na ka treguar Said ibën Amir, ka thënë: Na ka treguar Shuabe: Nga Abdulaziz ibën Suhejb: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Kush ka mundësi të gjej hurma (arabe), le ta çeli iftarin me to. Ai që nuk mundet, le ta çeli me uji, se vërtet uji është pastrues.”

Në temë ka hadith edhe nga Selman ibën Amir. Hadithin e Enesit, nuk dimë ta ketë transmetuar ndokush nga Shuabe në këtë formë, përveç Said ibën Amirit. Ky hadith është i pa mbrojtur dhe ne nuk i gjejmë atij origjinë nga ana e Abdulaziz ibën Suhejbit e ky nga Enesi. E kanë transmetuar shokët e Shuabes këtë hadith: Nga Shuabe: Nga Asim El-Ehual: Nga Hafsa bintu Sirin: Nga Err-Rrabab: Nga Selman ibën Amir: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Ky hadith është më i saktë se ai i Said ibën Amirit. Janë transmetuar gjithashtu hadithe: Nga Shuabe: Nga Asim: Nga Hafsa bintu Sirin: Nga Selmani, por nuk përmendet Shuabe: Nga Err-Rrabab. E saktë është ajo çfarë kanë transmetuar Sufjan Eth-Theuri, Ibën Ujejne e të tjerë veç tyre: Nga Asim El-Ehual: Nga Hafsa bintu Sirin: Nga Err-Rrabab: Nga Selman ibën Amir. Ndërsa Ibën Auni thotë: Nga Ummu Err-Rraih bintu Suleja: nga Selman ibën Amir, kurse Err-Rrababu është Ummu Err-Rraih. [“Ibën Maxheh” (1699)].

695- (Daif- i dobët)   Na ka treguar Muhamed ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Uekia, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Asim El-Ehual. (ح). Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga Asim El-Ehual___: Nga Hafsa bintu Sirin: Nga Err-Rrabeb: Nga Selman ibën Amir Ed-dibbij: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se ka thënë: “Nëse e fillon iftarin ndonjeri prej jush le ta nisi atë me ngrënien e hurmave. Ai që nuk mundet të gjej hurma le ta çeli iftarin me uji, se vërtet uji është pastrues.”Ky hadith është Hasen Sahih.

696- (Sahih)   Na ka treguar Muhamed ibënRafia, ka thënë: Na ka treguar Abdurrazzak, ka thënë: Na ka treguar Xhafer ibën Sulejman: Nga Thabit: Nga Enes ibën Malik, se ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e çelte iftarin para namazit duke ngrënë disa rutab (lloj hurme). Nëse nuk gjente rutab, e çelte me hurma. Nëse nuk gjente as hurma, pinte disa gëllënka uji. Ky hadith është Hasen Garib. Është transmetuar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e çelte iftarin në dimër me hurma, kurse në verë me uji. [“El-Irvau” (922), “Sahih Ebi Daud” (2040)].

Tema (11)

Çfarë ka ardhur në lidhje me hadithin “Agjërimi është atëherë kur agjërojnë muslimanët…”

697- (Sahih)   Na ka treguar Muhamed ibën Ismail, ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibën El-Mundhir, ka thënë: Na ka treguar Is’hak ibën Xhafer ibën Muhamed, ka thënë: Më ka treguar Abdullah ibën Xhafer: Nga Uthman ibën Muhamed El-Ehnesij: Nga Said El-Makburij : Nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Agjërimi është atëherë kur agjërojnë muslimanët. Festa e Bajramit të madh është atëherë kur e festojnë muslimanët dhe festa e Bajramit të vogël është atëherë kur e festojnë muslimanët.” Ky hadith është Hasen garib. E kanë shpjeguar disa prej dijetarëve këtë hadith dhe kanë thënë: Kuptimi i këtij hadithi është se agjërimi dhe festat duhet të bëhen bashkërisht nga i gjithë populli. [“Ibën Maxheh” (1660)].

Tema (12)

Çfarë ka ardhur në lidhje me atë se nëse ka përfunduar dita dhe ka nisur nata, e ka çelur iftarin agjëruesi

698- (Sahih)   Na ka treguar Harun ibën Is’hak El-Hemdenij, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman. (ح) Na ka treguar Ebu Kurajb: Nga Ebu Muauije. (ح) Na ka treguar Muhamed ibën Muthenne: Nga Abdullah ibën Daud: Nga Hisham ibën Urue: Nga babai

i tij: Nga Asim ibën Umer: Nga Umer ibën El-Hattab, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Nëse ka përfunduar dita dhe ka nisur nata, e ka perënduar dielli, e ka çelur iftarin agjëruesi.” Në temë ka hadith nga Ibën Ebi Eufe dhe Ebu Saidi. Hadithi I Umerit është [Hasen]__ Sahih. [“Sahih Ebi Daud” (2036), “El-Irvau” (916):ق].

Tema (13)

Çfarë ka ardhur në lidhje me pëlqyeshmërinë e shpejtimit të iftarit

699- (Sahih)   Na ka treguar Muhamed ibën Beshsher, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Mehdij: Nga Sufjani: Nga Ebu Hazim. (ح) Na ka treguar Ebu Musab me anë të leximit: Nga Maliku, Nga Sehl ibën Sad, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në mirësi, përderisa e shpejtojnë iftarin.” Në temë ka hadith nga Ebu hurejra, Ibën Abasi, Aishja dhe Enes ibën Malik. Hadithi i Sehl ibën Sad është Hasen Sahih. Këtë hadith e kanë marë për bazë dijetarët prej shokëve të të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe të tjerë mbas tyre. Ata janë të mendimit se është e pëlqyeshme të shpejtohet iftari. Të këtij mendimi janë Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. [“El-Irvau” (917)].

700-   (Daif- i dobët) Na ka treguar Is’hak ibën Musa El-Ensarij, ka thënë: Na ka treguar El-Uelid ibën Muslim: Nga El-Euzai: Nga Kurrate ibën Abdurrahman: Nga Ez-Zuhrij: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Ka thënë Allahu i Lartësuar: Robërit e Mi më të dashur janë ata të cilët e shpejtojnë më tepër iftarin.” [“El-Mishkat” (1989),”Et-Tealik Er-Ragib” (2/95),”Et-Tealikat El-Xhijad”].

701-   (Daif- i dobët)   Na ka treguar Abdullah ibën Abdurrahman, ka thënë: Na ka treguar Ebu Asim dhe Ebu El-Mugira: Nga El-Euzai me të njejtin zinxhir transmetimi, hadith të njejtë me të mëparshmin. Ky hadith është Hasen Sahih. [ Shiko çfarë ndodhet para tij]

702- (Sahih)   Na ka treguarHenad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Umerate ibën Umejr: Nga Ebu Atije, ka thënë: Shkova unë dhe Mesruku te Aishja dhe i thamë: O nëna e besimtarëve, janë dy burra prej shokëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), njeri prej tyre e shpejton iftarin dhe e shpejton namazin, ndërsa tjetri e vonon iftarin dhe e vonon namazin. Tha (Aishja): Cili nga ata e shpejton iftarin dhe e shpejton namazin? I thamë: Abdullah ibën Mesudi. Tha: Kështu vepronte i Dërguari I Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Burri tjetër ishte Ebu Musa. Ky hadith është Hasen Sahih.Ebu Atije e ka emrin: Malik ibën Ebi Amir El-Hemdani, dhe njihet gjithashtu si: Ibën Amir El-Hemdani dhe kjo është më e saktë. [“Sahih Ebi Daud” (2039):م]

Tema (14)

Çfarë ka ardhur në lidhje me pëlqyeshmërinë e vonimit të syfyrit

703- (Sahih)   Na ka treguar Jahja ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Ebu Dauud Et-Tajelisi, ka thënë: Na ka treguar Hisham Ed-Desteueij: Nga Katede: Nga Enes ibën Malik: Nga Zejd ibën Thabit se ka thënë: Hëngrëm syfyr bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe pastaj u çuam për të falur namazin. Tha (Enesi): I thashë: Sa zgjati kjo kohë (duke ngrënë syfyr)? Tha (Zejdi): Sa koha e pesëdhjetë ajeteve.[ق]

704-   Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Uekia, Nga Hishami, hadith përafërsishtë të njejtë me të mësipërmin, vetëm se ai ka thënë: Sa koha e leximit të pesëdhjetë ajeteve.

Në temë ka hadith edhe nga Hudhejfe. Hadithi i Zejd ibën Thabit është Hasen Sahih. Atë e marin për bazë Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Ata janë të mendimit se është e pëlqyeshme të vonohet syfyri.

Tema (15)

Çfarë ka ardhur në lidhje me përcaktimin e kohës së agimit

705-   (Hasen Sahih)   Na ka treguarHennad, ka thënë: Na ka treguar Mulezim ibën Amër, ka thënë: Më ka treguar Abdullah ibën En-Nuamen: Nga Kajs ibën Talk, ka thënë: Më ka treguar babai im, Talk ibën Ali se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Hani dhe pini e mos u shqetësoni prej zbardhjes që ngrihet në horizont. Hani dhe pini derisa të shihni ngjyrën e kuqe.”

Në temë ka hadith nga Adij ibën Hatim, Ebu Dherri dhe Semurra. Hadithi i Talk ibën Ali në këtë formë është Hasen Garib dhe ai meret për bazë nga dijetarët. Ata janë të mendimit se nuk i bëhet e ndaluar agjëruesit ngrënia dhe pirja, derisa të vërehet në horizont agimi i kuq. Këtë fjalë e kanë zgjedhur të gjithë dijetarët. [“Sahih Ebi Daud” (2033)].

706- (Sahih)   Na ka treguar Hennadi dhe Jusuf ibën Isa, kanë thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Ebu Hilal: Nga Seuede ibën Handhale: Nga Semurra ibën Xhundub se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Të mos ju pengoi juve nga të ngrënit dhe pirja ezani I Bilalit dhe as agimi I stërzgjatur. Por ndaloni kur të shihni agimin e përhapur në horizont.” Ky është hadith Hasen. [“Sahih Ebi Daud” (2031):م].

Tema (16)

Çfarë ka ardhur për të treguar se përgojimi është i neveritur për agjëruesin

707- (Sahih)   Na ka treguar Ebu Musa, Muhamed ibën El-Muthenne, ka thënë: Na ka treguar Uthman ibën Umer, ka thënë: Na ka treguar Ibën Ebi Dhiëb: Nga Ibën El-Makburij: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se ka thënë: “Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe punët e këqia, ta dijë se tek Allahu nuk ka vlerë lënia e ushqimit dhe pijes.”

Në temë ka hadith nga Enesi. Ky hadith është Sahih. [“Ibën Maxheh” (1689):( (خ].

Tema (17)

Çfarë ka ardhur mbi vlerën e syfyrit

708- (Sahih)   Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Auene: Nga Katede dhe Abdulaziz ibën Suhejb: Nga Enesi se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: Hani syfyr se në ngrënien e syfyrit ka begati.”

Në temë ka hadith nga Ebu Hurejra, Abdullah ibën Mesud, Xhabir ibën Abdullah, Ibën Abasi, Amër ibën Asi, El-Irbad ibën Serije, Utbe ibën Abd dhe Ebu Dardai. Hadithi i Enesit është Hasen Sahih. Gjithashtu është transmetuar nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se ka thënë: “Dallimi ndërmjet agjërimit tonë dhe agjërimit të ehli kitabit (të krishterëve dhe çifutëve) është ngrënia e syfyrit.” [“Ibën Maxheh” (1692):( (ق].

709- (Sahih)   Na e ka treguar këtë hadith Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth: Nga Musa ibën Ali: Nga babai i tij: Nga Ebu Kajs, shërbëtori i Amër ibën El-As: Nga Amër ibën El-As: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Ky hadith është Hasen Sahih. Dijetarët e Egjiptit thonë: Musa ibën Ali. Gjithashtu edhe dijetarët e Irakut thonë: Musa ibën Ali. Emri i tij në të vërtetë është Musa ibën Ulej, ndërsa i plotë: Musa ibën Ulej ibën Rabah El-Lekhmij. [“Hixhabu El-Merati El-Muslime” (88), “Sahih Ebi Daud” (2029):م].

Tema (18)

Çfarë ka ardhur në lidhje me të qënit i urryer agjërimi për udhëtarin

710- (Sahih)   Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibën Muhamed: Nga Xhafer ibën Muhamed: Nga babai i tij: Nga Xhabir ibën Abdullah, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) u nis për në Mekë në vitin e çlirimit. Ai agjëroi derisa mbërriti në vendin e quajtur “Kura’a El-Gujumi” dhe bashkë me të agjëruan edhe ata të cilët ishin me të. I thanë (të Dërguarit të Allahut-sal-lallahu alejhi ue sel-lem-): Njerëzve ju është bërë i rëndë agjërimi, e ata kanë dëshirë të veprojnë ashtu siç vepron ti. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) mbas namazit të ikindisë kërkoi ti sillnin një gotë me uji dhe piu prej saj. Njerëzit e vrojtuan atë dhe disa prej tyre e prishën agjërimin, ndërsa disa të tjerë vazhduan të agjëronin. Kur dëgjoi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se disa prej njerëzve e vazhduan agjërimin tha: “Ata janë gjynahqarët (mëkatarët).”

Në temë ka hadith nga Kab ibën Asim, Ibën Abasi dhe Ebu Hurejra. Hadithi i XHabirit ështe Hasen Sahih. Është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se ka thënë: “Nuk është prej mirësisë agjërimi gjat udhëtimit.”

Kanë rënë në kundërshtim dijetarët në lidhje me agjërimin gjat udhëtimit. Disa nga dijetarët prej shokëve të të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe të tjerë dijetarë mbas tyre, janë të mendimit se të mos qenurit agjërueshëm gjatë udhëtimit është më mirë. Ka prej tyre të cilët janë të mendimit se nëse dikush agjëron ndonjë ditë nga muaji i Ramazanit duke qenë udhëtarë, duhet ta zëvendësoi atë. Të mendimit se është më mirë të mos qenurit agjërueshëm gjatë udhëtimit janë Ahmedi dhe Is’haku.

Kanë thënë disa nga dijetarët prej shokëve të të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe të tjerë veç tyre: Nëse personi gjen forcë në vetvete dhe agjëron, kjo është më e mira, e nëse nuk agjeron dot, atëhere nuk prish punë. I këtij mendimi është Sufjan Eth-Theuri, Mulik ibën Enes dhe Abdullah ibën El-Mubarek. Ka thënë Shafiu: Kuptimi i fjalës së të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të): “Nuk është prej mirësisë agjërimi gjat udhëtimit” dhe i fjalës së tij atëhere kur dëgjoi se disa prej njerëzve agjëruan dhe tha: “Ata janë gjynahqarët (mëkatarët)”, është për ata persona, zemrat e të cilëve nuk i pranojnë lehtësimet e Allahut. Nëse një person e shikon mos agjërimin gjat udhëtimit si të lejuar dhe pastaj agjëron e nuk ndjen dobësi ndaj kësaj, kjo gjë është më e dashur për mua. [“El-Irvau” (4 / 57) م: ].

Tema (19)

Çfarë ka ardhur për lehtësimin e udhëtarit

711- (Sahih)   Na ka treguar Harun ibën Is’hak El-Hemdenij, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Hisham ibën Urvue: Nga babai i tij : Nga Aishja, se Hamza ibën Amër El-Eslemij e pyeti të dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) në lidhje me agjërimin për udhëtarin. Hamza ibën Amër ishte prej atyre që agjëronin shumë. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tha: “Nëse dëshiron agjëro, e nëse dëshiron mos agjëro.”

Në temë ka hadith nga Enes ibën Malik, Ebu Saidi, Abdullah ibën Mesudi, Abdullah ibën Amëri, Ebu Dardai dhe Hamza ibën Amër El-Eslemij. Hadithi i Aishes se Hamza ibën Amër El-Eslemij e ka pyetur të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), ështrë Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1662): ق].

712- (Sahih)   Na ka treguar Nasër ibën Ali El-Xhehedamij, ka thënë: Na ka treguar Bishër ibën El-Mufaddal: Nga Said ibën Jezid Ebu Mesleme: Nga Ebu Nedra: Nga Ebu Said El-Hudrij, ka thënë: Ne udhëtonim me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) në muajin e Ramazanit dhe nuk qortohej agjëruesi për agjërimin e tij e as ai që nuk agjëronte për mos agjërimin. Ky hadith është Hasen Sahih. [م(3 / 143) ].

713- (Sahih)   Na ka treguar Nasër ibën Ali, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Zuraja, ka thënë: Na ka treguar El-Xhurajri. (ح) Na ka treguar Sufjan ibën Uekia, ka thënë: Na ka treguar Abdal Eala: Nga El-Xhurajri: Nga Ebu Nedra: Nga Ebu Said, ka thënë: Ne udhëtonim me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe disa prej nesh agjëronin e të tjerë jo. Nuk e qortonte ai i cili nuk agjëronte agjëruesin dhe as agjëruesi nuk e qortonte atë të cilin nuk agjëronte, por ishin të mendimit se ai që gjen forcë në vetvete dhe agjëron, është në mirësi. E kush e ndjen veten i dobët dhe nuk agjëron, edhe ky është në mirësi. Ky hadith është Hasen Sahih. [م].

Tema (20)

Çfarë ka ardhur për lehtësimin e luftëtarit duke i lejuar të mos agjërojë

714-   (Me zinxhir transmetimi të dobët) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ibën Lehia: Nga Jezid ibën Ebi Habib: Nga Ma’mer ibën Ebi Habibe: Nga Ibën El-Musejjib, se ai e ka pyetur atë në lidhje me agjërimin gjat udhëtimit. Ai i tregoi atij se Umer ibën El-Hattabi ka thënë: Kemi ndërmarë dy beteja me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ne muajin e Ramazanit; betejën e Bedrit dhe ditën e Çlirimit (të Mekës). Në të dyja betejat nuk kemi qenë agjërueshëm.

Ne temë ka hadith nga Ebu Saidi. Hadithin e Umerit nuk e njohim ndryshe përveç kësaj formëe. Është transmetuar: Nga Ebu Saidi: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se ka urdhëruar të ndërpriyet agjërimi në njerën prej betejave. Përafërsisht kështu është transmetuar edhe nga Umer ibën El-Hattab, vetëm se ai e lejon mos agjërimin atëherë kur bëhet ballafaqimi me armikun. Të këtij mendimi janë edhe disa prej dijetarëve.

Tema (21)

Çfarë ka ardhur në lidhje me lejueshmërinë e mos agjërimit për shtatëzënën dhe atë që e ushqen foshnjën me gji

715-   (Hasen Sahih)   Na ka treguarEbu Kurajb dhe Jusuf ibën Isa, kanë thënë: Na ka treguar Uekia, ka thënë: Na ka treguar Ebu Hilal: Nga Abdullah ibën Seuede: Nga Enes ibën Malik, një burrë ky, prej djemëve të Abdullah ibën Keab se ka thënë: Na sulmuan disa nga kalorësit e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Unë shkova te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe e gjeta atë duke ngrënë drekën. Më tha: “Afrohu dhe ha!” –Jam agjërueshëm, i thashë. Tha: “Afrohu të të tregoj për agjërimin! Allahu i Lartësuar ja ka bërë të lejuar udhëtarit të mos agjëroi dhe ia ka pakësuar një pjesë të namazit. Po ashtu e ka lejuar të mos agjëroi edhe shtatëzënën dhe atë e cila e ushqen foshnjën me gji .” Betohem për Allahun se i ka përmendur ato të dyja i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), që të dyja ato, ose njerën prej tyre. Mjerë për mua që nuk pranova të ha nga ushqimi i të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të).

Në temë ka hadith nga Ebu Umeje. Hadithi i Enes ibën Malik El-Kabijj është Hasen. Nuk dimë të jetë transmetuar nga Enes ibën Malik El-Kabijj ndonjë hadith tjetër përveç këtij që përmendëm. Këtë hadith e kanë marë për bazë disa nga dijetarët. Disa prej tyre kanë thënë: Shtatëzëna dhe ajo e cila e ushqen foshnjën me gji, nuk agjërojnë, i zëvendësojnë ditët që kanë lënë dhe ushqejnë (një të varfër). Ky është mendimi i Sufjanit, Malikut, Shafiut dhe Ahmedit. Kanë thënë disa dijetarë të tjerë: Nuk agjërojnë, ushqejnë (një të varfër) dhe nuk i zëvendësojnë ditët që nuk kanë agjëruar, ose nëse dëshirojnë i zëvendësojnë dhe nuk e kanë të detyrueshme të ushqejnë (një të varfër). Ky i fundit është mendimi i Is’hakut. [“Ibën Maxheh” (1667)].

Tema (22)

Çfarë ka ardhur në lidhje me agjërimin për të vdekurin

716- (Sahih)   Na ka treguar Ebu Said El-Eshexhxhu, ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid El-Ahmar: Nga El-Eamash: Nga Seleme ibën Kuhejl dhe Muslim El-Batin: Nga Said ibën Xhubejri, Atai dhe Muxhahidi: Nga Ibën Abasi, ka thënë: Erdhi një grua te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe tha: Motra ime ka vdekur dhe i kanë mbetur asaj pa agjëruar dy muaj të njëpasnjëshëm (shehrajni mutetebiajn). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tha: “Nëse motra jote do ti kishte lënë dikujt borxh pa shlyer, a do ta shlyeje ti në vend të saj?” – Tha: Po. Tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të): “Borxhi I Allahut është më parësor (që të shlyhet).”

Në temë ka hadith nga Burajde, Ibën Umeri dhe Aishja. [“Ibën Maxheh” (1667):ق ].

717-   Na ka treguarEbu Kurajb,ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid El-Ahmar: Nga El-Eamash me këtë zinxhir transmetimi hadith përafërsishtë të njejtë. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen [Sahih]__. E kam dëgjuar Muhamedin të thotë: E ka konsideruar të mirë Ebu Halid El-Ahmar këtë hadith nga El-Eamesh. Muhamedi ka thënë: Kanë transmetuar edhe të tjerë përveç Ebu Halidit: Nga El-Eamesh të ngjashëm me transmetimin e Ebu Halidit. E ka transmetuar Ebu Muauije dhe të tjerë këtë hadith nga El-Eamesh: Nga Muslim El-Batin: Nga Said ibën Xhubejr: Nga Ibën Abasi: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) mirëpo nuk e kanë përmendur Seleme ibën Kuhejl dhe as: Nga Atai e as: Nga Muxhahidi. Ebu Halid e ka emrin Sulejman ibën Hajan.

Tema (23)

Çfarë ka ardhur mbi gjykimin për shlyerjen e agjërimit të të vdekurit

718-   (Daif- i dobët) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abtharu ibën El-Kasim: Nga Eshath: Nga Muhamed: Nga Nefia: Nga Ibën Umer se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Nëse dikush ka vdekur dhe i ka mbetur pa agjëruar prej muajit të Ramazanit, të afërmit e tij duhet të ushqejnë një të varfër për çdo ditë agjërimi të lënë mangët.” Hadithin e Ibën Umerit nuk e njohim të ngritur (Merfua) veçëse në këtë formë. E sakta është se kjo fjalë është Meukufunte Ibën Umer (pra është fjalë e thënë prej tij). Kanë rënë në kundërshtim dijetarët në lidhje me këtë temë. Kanë thënë disa prej tyre: Agjërohet për të vdekurin. Të këtij mendimi janë Ahmedi dhe Is’haku. Ata thonë se nëse të vdekurit i ka ngelur agjërim i detyrueshëm, duhet që dikush ta shlyej për të. Nëse i kanë mbetur për të agjëruar ditë nga muaji i Ramazanit, duhet të ushqehet një i varfër për ç’do ditë që i ka mbetur pa agjëruar. Ka thënë Maliku, Sufjani dhe Shafiu: Nuk i lejohet askujt të agjëroi në vend të dikujt tjetër. Eshathi është Ibën Seuuer. Muhamedi, sipas mendimit tim është Ibën Abdurrahman ibën Ebi Lejla. [“Ibën Maxheh” (1757)].

Tema (24)

Çfarë ka ardhur për agjëruesin nëse vjell (pa qëllim)

719-   (Daif- i dobët) Na ka treguarMuhamed ibën Ubejd El-Muharibij, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem: Nga babai i tij: Nga Ataë ibën Jesar: Nga Ebu Said El-Hudrij, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Tre gjëra nuk e prishin agjërimin: Hixhami (përngjan me hedhjen e kupave), vjellja (e pa qëllimshme) dhe ihtilami (dalja e spermës pa vetëdije gjatë fjetjes).”

Hadithi i Ebu Said El-Hudrij nuk është i mbrojtur. E ka transmetuar Abdullah ibën Zejd ibën Eslem dhe Abdulaziz ibën Muhamed e të tjerë veç tyre, këtë hadith nga Zejd ibën Eslem Mursel, pa përmendur: Nga Ebu Saidi. Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem është i dobët në hadith. Kam dëgjuar Ebu Dauud Es-Sixhzij të thotë: E kam pyetur Ahmed ibën Hanbel për Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem dhe tha: i mirë është vëllai i tij Abdullah ibën Zejd ibën Eslem. Kam dëgjuar Muhamedin duke treguar prej Ali ibën Abdullah El-Medini se ka thënë: Abdullah ibën Zejd ibën Eslem është “Thikah” (i saktë dhe i besueshëm), ndërsa Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem është “Daif” (i dobët). Ka thënë Muhamedi: Unë nuk transmetoj gjë prej tij. [“Tehrixh Hakikatu Es-Sijam” (21-22), “Daif Ebi Daud” (409)].

Tema (25)

Çfarë ka ardhur për personin i cili vjell qëllimisht

720- (Sahih)   Na ka treguar Alij ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Isa ibën Junus: Nga Hisham ibën Hasan: Nga Muhamed ibën Sirin: Nga Ebu Hurejra, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Kush vjell pa dëshirën e vet, të mos e prishi agjërimin, ndërsa ai që vjell qëllimisht (e ka prishur agjërimin dhe) duhet ta zëvendësoi atë ditë.”

Në temë ka hadith nga Ebu Dardai, Theubani dhe Fedaletu ibën Ubejd. Hyadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Garib. Nuk dimë të jetë transmetuar ky hadith: Nga Hishami: Nga Ibën Sirin: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), përveç hadithit të Isa ibën Junus. Ka thënë Muhamedi: Ky hadith nuk më duket i ruajtur. Është transmetuar ky hadith në formëa të ndryshme: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), mirëpo pa qenë i saktë zinxhiri i transmetimit. Është transmetuar nga Ebu Dardai, Theubani dhe Fedaletu ibën Ubejd, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) volli dhe e prishi agjërimin. Shpjegimi i këtij të fundit është se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka qenë duke agjëruar nafile, pastaj ka vjellë dhe është ndjerë i pa fuqishëm dhe për këtë arsye e ka prishur agjërimin. Në këtë mënyrë është transmetuar në disa hadithe shpjegimi për këtë. Dijetarët në lidhje me këtë temë janë bazuar në hadithin e Ebu Hurejrës: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), se agjëruesit, nëse vjell pa dëshirën e tij, nuk i prishet agjërimi. Nëse ai vjell qëllimisht (duke e provokuar vjelljen), konsiderohet i prishur agjërimi dhe duhet ta zëvendësoi atë ditë. I këtij mendimi është Sufjan Eth-Theuri, Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (1676)].