KAPITULLI I AGJËRIMIT (2)

Nga Libri: Sunenu et Tirmidhi

Perkujdesje dhe recensim: Meshhur Hasen al Selman

Me gjykimet e shejh Albanit per graden e haditheve

Përktheu: Edmond Ajdini


Tema (26)

Çfarë ka ardhur për agjëruesin i cili ha apo pi për shkak tëharresës

721-  (Sahih)   Na ka treguar Ebu Said, El-Eshexhxhu, ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid El-Ahmar: Nga Haxhaxh ibën Erta: Nga Katede: Nga Ibën Sirin: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari I Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Kush ha apo pi nga harresa, të mos e prishi agjërimin se ai është furnizim me të cilin e ka furnizuar Allahu.”  [“Ibën Maxheh” (1673) ق].

722-  (Sahih)  Na ka treguar Ebu Said El-Eshexhxhu, ka thënë: Na ka treguar Ebu Usama: Nga Aufi: Nga Ibën Sirini dhe Hilasi: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), të njëjtë me hadithin e mësipërm apo të përafërt me të. Në temë ka hadith nga Ebu Saidi dhe Umi Is’hak El-Ganevije. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Këtë hadith e kanë marë për bazë shumica e dijetarëve. Të këtij mendimi janë Sufjan Eth-Theuri, Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Ka thënë Malik ibën Enes: Nëse ha në muajin e Ramazanit, qoftë edhe nga harresa, duhet ta zëvendësoi atë ditë. Mendimi i parë është më i saktë. [I njëjti burim i mësipërm].

Tema (27)

Çfarë ka ardhur për prishjen e agjërimit me qëllim

723-  (Daif- i dobët)  Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Said dh Abdurrahman ibën Mehdij, kanë thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Habib ibën Ebi Thabit, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Mutauis, Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Kush e prish një dite  agjërimi nga muaji i Ramazanit, pa patur ndonjë arsye apo pa qenë i sëmurë, nuk e zëvendëson atë ditë edhe nëse do të agjëronte gjithë vitin.”         Hadithin e Ebu Hurejrës nuk e njohim ndryshe përveç kësaj forme. E kam dëgjuar Muhamedin të thotë: Emri i Ebu El-Mutauis është: Jezid ibën El-Mutauis, dhe nuk di nga ai ndonjë tjetër hadith përveç këtij. [“Ibën Maxheh” (1682)].

Tema (28)

Çfarë ka ardhur për shlyerjen e agjërimit (kefaretin) në Ramazan

724-  (Sahih) Na ka treguar Nasër ibën Ali El-Xhehdamij dhe Ebu Amar (mekuptim të njejtë, ndërsa teksti  është ai i Ebu Amarit), kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejne: Nga Zuhrij: Nga Humejd ibën Abdurrahman: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: Erdhi  një burrë tek i Dërguari  (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe tha: O i Dërguari i Allahut, u shkatërrova! Tha: “E çfarë të shkatërroi ty?” Tha: Kam kryer mardhënie me bashkëshorten në Ramazan. Tha: “A ke mundësi të lirosh një rob?” Tha: Jo. Tha “A mundesh të agjërosh dy muaj në mënyrë të pa ndërprerë?” Tha: Jo. Tha: “A mundesh të ushqeshë gjashtëdhjetë të varfër?” Tha: Jo. Tha “Ulu!” Burri u ul. I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) solli një enë të madhe e mbushur me hurma dhe i tha atij: “Jep sadaka me këto!” Burri tha: Nuk ka midis dy kodrave ndonjë familje më e varfër se ne. Tha: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) qeshi saqë ju dukën dhëmballët dhe tha: “Meri dhe ushqeje familjen tënde me to.”

Në temë ka hadith nga Ibën Umer, Aishja dhe Abdullah ibën Umer. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Dijetarët bazohen në këtë hadith në lidhje me gjykimin e atij i cili e prish me vetëdije agjërimin e Ramazanit duke kryer mardhënie. Ndërsa për sa i përket gjykimit të atij i cili e prish agjërimin me vetëdije duke ngrënë apo pirë, kanë rënë në kundërshtim dijetarët. Disa prej dijetarëve kanë thënë: Duhet ta zëvendësoi atë ditë dhe ta shlyej me “El-Kefera.” Ata e kanë përngjasuar ngrënien dhe pirjen me mardhëniet. Ky mendim është i Sufjan Eth-Theuri, Iën Mubarek dhe Is’hakut. Disa të tjerë kanë thënë: Duhet ta zëvendësoi atë ditë dhe nuk i takon shlyerja “El-Kefera”, sepse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) urdhëroi për kefaretin për shkak të mardhënieve. Ky është mendimi i Shafiut dhe Ahmedit. Ka thënë Shafiu: Fjala e të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), drejtuar burrit i cili e kishte prishur agjërimin: “Meri dhe ushqeje familjen tënde me to”, përmban disa kuptime. Nga kuptimet që përrmban, është që El-Kefera të jetë vetëm për ata persona që kanë mundësi ta plotësojnë atë. Burri në hadithin e mësipërm nuk i pati mundësitë, e kur i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) i dha atij diçka me të cilën do të jepte lëmoshë për të varfërit, burri tha se nuk kishte më të varfër se ai. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) i tha: “Meri dhe ushqeje familjen tënde me to”, kjo sepse El-Kefera është e detyrueshme vetëm pasi ti kesh plotësuar më parë nevojat e tua. Gjykimi që jep Shafiu në lidhje me këtë çështje është se nëse dikush është në gjëndjen e burrit të përmendur në hadith dhe ka ushqim vetëm sa për familjen e tij, duhet ta mbaj atë për vete. El-Kefera do të mbetet borxh mbi këtë person. Nëse një ditë do të ketë pasuri të mjaftueshme atëherë e plotëson atë. [“Ibën Maxheh” (1671)  ق].

Tema (29)

Çfarë ka ardhur në lidhje me përdorimin e misvakut për agjëruesin

725-   (Daif- i dobët)  Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Mehdij, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Asim ibën Ubejdilah: Nga Abdullah ibën Amir ibën Rrabia: Nga babai i tij, ka thënë: E kam parë të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) të  përdorë misvakun duke qenë agjërueshëm aq herë sa që nuk mbahen mend.

Në temë ka hadith nga  Aishja. Hadithi i Amir ibën Rrabias është Hasen. Ky hadith meret për bazë nga dijetarët. Ata janë të mendimit se nuk ka problem të përdoret misvaku nga agjëruesi. Disa nga dijetarët e shohin si të urryer përdorimin nga ana e agjëruesit të misvakut të lëngshëm dhe gjithashtu e shohin të urryer përdorimin e misvakut në fund të ditës. Shafiu nuk e shikon si problematike përdorimin e misvakut, në fillim apo në fund të ditës qoftë. Ahmedi dhe Is’haku janë të mendimit se është i urryer përdorimi i misvakut në fund të ditës. [“El-Irvau” (68)].

Tema (30)

Çfarë ka ardhur në lidhje me përdorimin e “koholit” (me të cilin lyhen sytë) nga agjëruesi

726-   (Me zinxhir transmetimi të dobët)  Na ka treguar Abdul Ealaibën Uesil El-Kufij, ka thënë: Na ka treguar El-Hasen ibën Atije, ka thënë: Na ka treguar Ebu Atike: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: Erdhi nje burrë te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe tha: Më dhëmbin sytë, a lejohet ti bëj me kohol duke qenë agjërueshëm? I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tha: “Po.”

Në temë ka hadith nga  Ebu Rafia. Hadithi i Enesit nuk e ka zinxhirin e transmetimit të fortë. Në lidhje me këtë temë nuk ka ardhur ndonjë hadith i saktë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Për sa i përket Ebu Atikes, ai është i dobët. Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me përdorimin e koholit për agjëruesin. Disa prej tyre e kanë konsideruar të urryer. Ky është mendimi i Sufjanit, ibën Mubarekut, Ahmedit dhe Is’hakut. Ndërsa disa dijetarë të tjerë e kanë lejuar përdorimin e tij. I këtij mendimi është Shafiu.

Tema (31)

Çfarë ka ardhur në lidhje me puthjen për agjëruesin

727-   (Sahih)    Na ka treguar Hennadi dhe Kutejbe, kanë thënë: Na ka treguar Ebu El-Ehves: Nga Zijad ibën Ileka: Nga Amër ibën Mejmun: Nga Aishja, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka puthur në Ramazan.

Në temë ka hadith nga  Umer ibën El-Hattab, Hafsa, Ebu Said, Umu Seleme, Ibën Abas, Enesi dhe Ebu Hurejra. Hadithi i Aishes është Hasen Sahih. Dijetarët prej shokëve të të dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), si edhe të mëvonëshmit, kanë rënë në kundërshtim në lidhje me këtë çështje. Disa nga shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e kanë lejuar puthjen gjatë agjërimit për moshat e thyera, jo për të rinjtë. Kjo nga frika se mos bëhet shkak për prishjen e agjërimit te ndonjeri prej tyre. Ndërsa ledhatimi është akoma më i ndaluar sipas mendimit të tyre. Disa nga dijetarët kanë thënë: Puthja e pakëson shpërblimin, por nuk e prish agjërimin dhe se nëse agjëruesi është në gjëndje ta frenoi vetveten atëherë i lejohet të puthi, mirëpo nëse nuk është i sigurt, nuk i lejohet nga frika se mos kjo bëhet shkak për prishjen e agjërimit. Ky është mendimi i Sufjan Eth-Theurit dhe Shafiut. [“Ibën Maxheh” (1683):م ,  خ Perafërsisht kështu].

728-   (Sahih)    Na ka treguar Ibën ebi Umer, ka thënë: Na ka treguar Uekia, ka thënë: Na ka treguar Israili: Nga Ebu Is’hak: Nga Ebu Mejsera: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) më përkëdhelte mua duke qënë agjërueshëm. Ai e kontrollonte veten më tepër se ju. [“Ibën Maxheh” (1684): ق]

Tema (32)

Çfarë ka ardhur në lidhje me ledhatimin e agjëruesit

729-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Ibrahim: Nga Alkame dhe Esued: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) puthte dhe përkëdhelte duke qenë agjërueshëm. Ai ishte që e kontrollonte veten më tepër se ju. Ky hadith është Hasen Sahih. Ebu Mejsera e ka emrin: Amër ibën Shurahbil. [“Ibën Maxheh” (1678): ق].

Tema (33)

Çfarë ka ardhur në lidhje me fjalën: Ska agjërim për atë i cili nuk e bën nijetin që në mbrëmje

730-   (Sahih)   Na ka treguar Is’hak ibën Mensur, ka thënë: Na ka treguar Ibën ebi Merjem, ka thënë: Na ka treguar Jahja iben Ejub: Nga Abdullah ibën Ebi Bekër: Nga Ibën Shihab: Nga Selim ibën Abdullah: Nga babai i tij: Nga Hafsa: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se ka thënë: “Nuk ka agjërim për atë I cili nuk e ka bërë qëllim për të agjëruar që para agimit.” Hadithin e Hafsës nuk e njohim si të ngritur te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) vetëm se në këtë formë. Është transmetuar nga Nafia: Nga Ibën Umer se e ka thënë ai këtë fjalë dhe kjo është më e saktë. Është transmetuar gjithashtu nga Zuhriu ky hadith Mekufen (si fjalë sahabiu). Nuk dimë ta ketë ngritur dikush tjetër këtë hadith përveç Jahja ibën Ejubit. Kuptimi i këtij hadithi tek disa prej dijetarëve është se nuk ka agjërim për atë i cili nuk e ka bërë qëllim për të agjëruar që para agimit në muajin e Ramazanit, apo kur zëvendëson prej ditëve që i kanë mbetur pa agjëruar në Ramazan, ose agjërim për shkak të betimit që ka bërë e nuk e ka përmbushur. Në rastet që përmendëm nëse nuk bëhet nijeti që në mbrëmje, nuk i quhet agjërimi. Për sa i përket agjërimit nafile, lejohet të bëhet nijeti edhe mbas agimit. Ky është mendimi i Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. [“Ibën Maxheh” (1700)].

Tema (34)

Çfarë ka ardhur në lidhje me prishjen e agjërimit nafile

731-   (Sahih)   Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ehues: Nga Simak ibën Harb: Nga Ibën Ummi Heni: Nga Ummu Heni, ka thënë: Po qëndroja ulur pranë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe atij i sollën diçka për të pirë dhe piu. Pastaj më ofroi edhe mua për të pirë dhe unë piva. Më vonë thashë: O i Dërguari i Allahut, kërkoi falje Allahut për mua se unë kam bërë gjynah. Tha: “E çfarë të keqeje ke bërë?” Thashë: Isha agjërueshëm dhe e prisha agjërimin. Tha: “A mos po shlyeje ndonjë ditë të lënë pa agjëruar?” – Jo, i  thashë. “Atëherë nuk prish punë” –tha.

Në temë ka hadith nga Ebu Saidi dhe Aishja. [“El-Mishkat” (2079), “Sahih Ebi Daud” (2120)].

732-   (Sahih)   Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud, ka thënë: Na ka treguar Shuabe, ka thënë: E kam dëgjuar Simak Ibën Harbin të thotë: Më ka treguar njëri nga nipërit e Ummu Henit, emri i tij është Xheade dhe ai është më i miri prej nipërve të saj. Ummu Henin e ka patur gjyshe, kështu që më ka treguar prej gjyshes së tij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) shkoi te ajo dhe kërkoi diçka për të pirë. Pasi i sollën dhe piu prej saj, i dha për të pirë edhe Ummu Henit e edhe ajo piu. Ummu Heni tha: O i Dërguari i Allahut unë isha agjërueshëm. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tha: “Agjëruesi që agjëron nafile është përgjegjës i vetvetes, nëse dëshiron agjëron e nëse dëshiron e prish agjërimin.” Ka thënë Shuabe: I thashë atij: A e ke dëgjuar ti vëtë këtë nga Ummu Heni? Tha: Jo. Më ka treguar Ebu Salih dhe bashkëshortja ime: Nga Ummu Heni. E ka transmetuar këtë hadith edhe Hamed ibën Seleme: Nga Simak ibën Harb, ka thënë: Nga Harun ibën Bint Ummu Heni: Nga Ummu Heni. Transmetimi i Shuabes është më I mirë. Mahmud ibën Gajlan ka transmetuar nga Ebu Daudi me fjalët: ” … përgjegjës i vetvetes .” Ka transmetuar tjetër kush përveç Mahmud ibën Gajlan me tekst: “…Prijës (Emir) i vetvetes, ose … përgjegjës i vetvetes”, duke qënë në dyshim.

Kështu pra është transmetuar në formëa të tjera prej Shuabes: “…Prijës (Emir) i vetvetes, ose … përgjegjës i vetvetes”, pra duke qenë në dyshim transmetuesi. Për sa i përket zinxhirit të transmetimit në hadithin e Ummu Henit, mund të ketë edhe ndonjë vërejtje. Gjithësesi, në këtë hadith janë bazuar disa dijetarë prej shokëve të të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të)  e edhe prej të mëvonshmëve. Ata janë të mendimit se nëse dikush agjëron nafile e pastaj e prish agjërimin, nuk është i detyruar ta zëvendësoi atë, përveçëse nëse ai vetë ka dëshirë ta bëjë një gjë të tillë. Kjo është fjala e Sufjan Eth-Theuri, Ahmedit, Is’hakut dhe Shafiut. [ Nga i njëjti burim i mësipërm].

Tema (35)

Agjërimi nafile nuk ka nevojë për bërjen e nijetit që në mbrëmje

733-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Talha Ibën Jahja: Nga halla e tij, Aishe bintu Talha: Nga Aishja, nëna e besimtarëve, ka thënë: Hyri një ditë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) në dhomën time dhe tha: “A ka ndonjë gjë për të ngrënë?” Tha (Aishja): Jo. Tha: “Atëherë po agjëroj.” [“El-Irvau” (965), “Sahih Ebi Daud” (2119): م].

 

734-   (Hasen Sahih)   Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan,ka thënë: Na ka treguar Bishër ibën Es-Sirrij: Nga Sufjani: Nga Talha Ibën Jahja: Nga Aishe bintu Talha: Nga Aishja, nëna e besimtarëve, ka thënë: Vinte vdonjëherë I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tek unë dhe më thoshte: “A ka diçka për të ngrënë?” I thosha: Jo. Thoshte: “Atëherë unë jam agjërueshëm.” Tha (Aishja): Erdhi një ditë dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut, na kanë bërë një dhuratë. Tha: “E çfarë është ajo?” Thashë: “Hajs” (lloj gatimi). Tha: “Unë sot jam gëdhirë agjërueshëm.” Tha: E pastaj hëngri.

Ky hadith është Hasen Sahih. Ka thënë Jahja ibën Said: Talha ibën Said nuk ka qenë i fortë (Thebtun) në hadith. [ Nga i njëjti burim i mësipërm].

Tema (36)

Çfarë ka ardhur në lidhje me obligueshmërinë e zëvendësimit të tij

735-   (Daif- i dobët) Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Kethir ibën Hisham, ka thënë: Na ka treguar Xhafer ibën Burkan: Nga Zuhriju: Nga Urve: Nga Aishja, se ka thënë: Unë dhe Hafsa ishim agjërueshëm, kur na u mundësua ne një ushqim të cilin e dëshiruam dhe hëngrëm prej tij. Më vonë erdhi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Hafsa i ngjante babait të saj, ajo u tregua më e shkathët se unë për ta pyetur dhe tha: O i Dërguari i Allahut, ne të dyja ishim agjërueshëm dhe na u mundësua një ushqim të cilin e dëshiruam dhe hëngrëm prej tij. Tha: “Zëvendësojeni me një ditë tjetër.” E ka transmetuar këtë hadith Salih ibën Ebi El-Ehdar dhe Muhamed ibën Ebi Hafsa: Nga Zuhriju: Nga Urve: Nga Aishja, të njëjtë. E ka transmetuar atë gjithashtu Malik ibën Enesi, Ma’mari, Ubejdullah ibën Umer, Zijad ibën Sad e të tjerë dijetarë të hadithit: Nga Ez-Zuhriju: Nga Aishja “Mursel.” Në këtë të fundit nuk është përmendur “Nga Urve” dhe kjo është më e saktë, sepse është transmetuar ngs Ibën Xhurajxh të ketë thënë: E pyeta Zuhrijun dhe i thashë: A të ka transmetuar Urve nga Aishja diçka prej këtij hadithi? Tha: Nuk kam dëgjuar nga Urve asgjë prej kësaj, por kam dëgjuar gjatë qeverisjes së Sulejman ibën Abdulmelik prej disa njerëzve që kishin dëgjuar prej disa të tjerëve të cilët kishin pyetur Aishen lidhur me këtë hadith. [“Daif Ebi Daud” (423)].

735- (م)  Na ka treguar Ali ibën Isa ibën Jezid El-Bagdadi, ka thënë: Na ka treguar Rauhu ibën Abede: Nga Ibën Xhurajxh, e më pas e përmendi hadithin. Janë bazuar disa nga dijetarët prej shokëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), e të tjerë përveç tyre te ky hadith. Ata janë të mendimit se nëse dikush e prish agjërimin duhet ta zëvendësoi atë. I këtij mendimi është Malik ibën Enes.

Tema (37)

Çfarë ka ardhur për lidhjen e Shabanit me Ramazanin

736-  (Sahih)   Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Mehdij: Nga Sufjani: Nga Mensuri: Nga Selim ibën Ebi El-Xhad: Nga Ebu Seleme: Nga Ummu Seleme, ka thënë: Nuk e kam parë të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) të agjëroi dy muaj të një pas njëshëm, përveç Shabanit dhe Ramazanit.

Në temë ka hadith nga Aishja. Hadithi i Ummu Seleme është Hasen. Është transmetuar ky hadith gjithashtu edhe nga Ebu Seleme: Nga Aishja se ka thënë: Nuk e kam parë të Dëruarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) të agjëroi në ndonjë muaj ashtu siç agjëronte në Shaban. Ai pothuajse e agjëronte të gjithë muajin përveç pak ditësh, madje e agjëronte të gjithë muajin. [“Ibën Maxheh” (1648)].

737-   (Hasen Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Abdetu: Nga Muhamed ibën Amër, ka thënë: Na ka treguar Ebu Seleme: Nga Aishja: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) për këtë. Ka transmetuar Selim Ebu En-Nedër e disa të tjerë: Nga Ebu Seleme: Nga Aishja, të përafërt me transmetimin e Muhamed ibën Amrit. Është transmetuar nga Ibën Mubarek se ka thënë për këtë hadith: Është e lejuar në gjuhën arabe që nëse dikush agjëron shumicën e muajit të thuhet për të se ka agjëruar të gjithë muajin. Gjithashtu thuhet: Filani fali namaz gjithë natën, e ai edhe mund të ketë ngrënë darkë ose të ketë bërë diçka tjetër. Duket se Ibën Mubarek i ka parë të dy hadithet se përputhen me njeri-tjetrin. Ai thotë: Kuptimi I këtij hadithi është se agjëronte më të shumtën e muajit. [ Nga i njëjti burim i mësipërm].

Tema (38)

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi në gjysmën e dytë të muajit Shaban për të pritur Ramazanin

738-  (Sahih)   Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibën Muhamed: Nga El-Alai iben Abdurrahim: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Nëse hyn gjysma e dytë e muajit Shaban mos agjëroni.” Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Nuk e njohim ndryshe këtë hadith përveç kësaj formëe dhe me këtë tekst. Kuptimi i këtij hadithi sipas mendimit të disave prej dijetarëve është për atë person i cili nuk ka agjëruar (gjysmën e parë të Shabanit) e kur hyn gjysma e dytë e muajit fillon të agjëroi për të pritur Ramazanin. Është transmetuar nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), hadith që përngjason me fjalën e tyre. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: ” Mos e paraprini me agjërim  muajin e Ramazanit, përveç atij personi i cili agjëronte rregullisht (nafile), pra ai le të agjëroi.” Në këtë hadith  duket qartë se urrejtja është për ata persona të cilët qëllimisht agjërojnë në këtë kohë për të pritur Ramazanin. [“Ibën Maxheh” (1651)].

Tema (39)

Çfarë ka ardhur për natën e mesme të muajit Shaban

739-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Harun, ka thënë: Na ka treguar El-Haxhaxh ibën Erta: Nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Urve: Nga Aishja, ka thënë: Një natë, nuk e gjeta pranë meje të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), dola të shihja për të dhe e gjeta në El-Bekia. Tha: “A mos vallë pate frikë se Allahu dhe i Dërguari i Tij do të të bëjnë ty padrejtësi”?! Thashë: O i Dërguari i Allahut, unë kujtova se ti kishe shkuar te ndonjera nga gratë e tua. Tha: “Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e dynjasë në natën e mesme të muajit Shaban dhe ua fal gjynahet më shumë personave se sa qime ka një lëkurë deleje.”

Në temë ka hadith nga Ebu Bekër Es-Sidiku. Hadithin e Aishes nuk e njohim ndryshe  përveç kësaj forme nga hadithi i Haxhaxhit. E kam dëgjuar Muhamedin ta konsideroi të dobët këtë hadith. Ai ka thënë: Jahja ibën Ebi Kethir nuk ka dëgjuar prej Urves, e edhe El-Haxhaxh ibën Erta nuk ka dëgjuar nga Jahja ibën Ebi Kethir. [“Ibën Maxheh” (1389)].

Tema (40)

Çfarë ka ardhur për agjërimin në muajin Muharrrem

740-  (Sahih)   Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Auene: Nga Ebu Bishër: Nga Humejd ibën Abdurrahman El-Himejrij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Agjërimi më i mirë mbas muajit të Ramazanit është muaji i Allahut, Muharrem.” Hadithi I Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1742): م].

741-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ali ibën Mus’hir: Nga Abdurrahman ibën Is’hak: Nga En-Nuaman ibën Sad: Nga Aliu, e ka pyetur atë një burrë dhe i tha: Në cilin muaj më këshillon të agjëroi mbas muajit të Ramazanit? Tha: Nuk kam dëgjuar askë të pyesi për këtë, përveç një burri të cilin e kam dëgjuar të pyeste të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), ndërsa unë qëndroja ulur praën tij. Ai tha: O i Dërguari i Allahut, në cilin muaj më këshillon të agjëroi mbas muajit të Ramazanit? Tha: “Nëse ke vendosur të agjërosh mbas muajit të Ramazanit, atëherë agjëro Muharremin sepse ai është muaji i Allahut. Në të ndodhet një ditë në të cilën Allahu ia ka falur gjynahet një populli, e Ai ia fal gjynahet në këtë ditë edhe popujve të tjerë.” Ky hadith është Hasen Garib. [“Et-Tealik Er-Ragib” (2/77)].

Tema (41)

Çfarë ka ardhur për agjërimin në ditën e premte

742-   (Hasen)    Na ka treguar El-Kasim ibën Dinar, ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibën Musa dhe Talk iben Gannem: Nga Shejbani: Nga Asim: Nga Zirri: Nga Abdullahu, se  ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) agjëronte në fillimin e ç’do muaji (hënor) tre ditë dhe rrallë herë e prishte agjërimin ditën e premte.

Në temë ka hadith nga Ibën Umer dhe Ebu hurejra. Hadithi i Abdullahit është Hasen Garib. Disa prej dijetarëve e kanë konsideruar si të pëlqyer agjërimin në ditën e premte. Është e urryer të agjërohet dita e premte e veçuar, pra pa agjëruar një ditë para saj ose mbas saj. E ka transmetuar Shuabe nga Asim këtë hadith pa e ngritur tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). [“Tahrixhu El-Mishkat” (2058), “Et-Tealik ala Ibën Huzejme” (2149), “Sahih Ebi Daud” (2116)].

Tema (42)

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer veçimi me agjërim i ditës së premte

743-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Askush prej jush të mos e agjëroi ditën e premte, veçëse nëse agjëron një ditë para saj ose mbas saj.”

Në temë ka hadith nga Aliu, Xhabiri, Xhunede El-Ezdij, Xhuejrije, Enesi dhe Abdullah ibën Amër. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Dijetarët e kanë marë për bazë këtë hadith. Ata e shohin si të urryer që dikush ta veçoi ditën e premte për të agjëruar, pa e shoqëruar atë me një ditë, para apo pas saj. Të këtij mendimi janë Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (1723):  ق].

Tema (43)

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi i ditës së shtunë

744-   (Sahih)    Na ka treguar Humejd ibën Mesade, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Habib: Nga Theur ibën Jezid: Nga Halid ibën Ma’den: Nga Abdullah ibën Busër: Nga motra e tij, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Mos agjëroni në ditën e shtunë përveç atyre ditëve të cilat Allahu jua ka bërë juve të detyruara (vaxhib). Nëse nuk gjeni diçka tjetër përveç kërcellit të ndonjë shkurreje, apo lëvores së pemës, atëherë përtypini ato.” Ky hadith është Hasen. Arsyeja për të cilën është i urryer veçimi i ditës së shtunë me agjërim është se çifutët e madhërojnë ditën e premte. [“Ibën Maxheh” (1726)].

Tema (44)

Çfarë ka ardhur në lidhje me agjërimin e ditës së hënë dhe ditës së enjte

745-   (Sahih)    Na ka treguar Ebu Hafsa, Amër ibën Ali El-Feles, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Daud: Nga Theur ibën Jezid: Nga Halid ibën Ma’den: Nga Rrabia El-Xhurashij: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) i kushtonte rëndësi të veçantë agjërimit të ditës së hënë dhe së enjtes.

Në temë ka hadith nga Hafsa, Ebu Katede, Ebu Hurejra dhe Usama ibën Zejd. Hadithi i Aishes është Hasen Garib në këtë formë. [“Ibën Maxheh” (1739)].

746-   (Daif- i dobët)   Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed dhe Muauije ibën Hisham, kanë thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Mensuri: Nga Hajtheme: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) agjëronte prej muajit të shtunën, të djelën dhe të hënën, kurse prej muajit tjetër të mërtën, të mërkurën dhe të enjten. Ky hadith është Hasen. E ka transmetuar Abdurrahman ibën Mehdij këtë hadith nga Sufjani, e nuk e ka ngriturn atë. [“Tahrixhu El-Mishkat” (2059) / Redaktimi i dytë].

747-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Jahja, ka thënë: Na ka treguar Ebu Asim: Nga Muhamed ibën Rifea: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Ditën e hënë dhe të enjte, paraqiten punët (te Allahu). Unë dëshiroj të jem agjërueshëm kur paraqiten punët e mija.” Hadithi i Ebu Hurejrës në këtë temë është Hasen Garib. [“Tahrixhu El-Mishkat” (2056) / Redaktimi i dytë, “Et-Tealik Er-Rragib” (2/84), “El-Irvau” (949)].

Tema (45)

Çfarë ka ardhur në lidhje me agjërimin e ditës së mërkurë dhe ditës së enjte

748-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar  El-Husejn ibën Muhamed El-Xheriri dhe Muhamed ibën Meduvej, kanë thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Harun ibën Selman: Nga Ubejdullah ibën Muslim El-Kurashij: Nga babai i tij, ka thënë: E kam pyetur- ose është pyetur – i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) për agjërimin e gjithë vitit dhe ka thënë: “Ndaj familjes tënde ti ke detyrime. Agjëro Ramazanin dhe muajin që e pason, e ç’do të mërkurë e të enjte. Në këtë mënyrë ke agjëruar gjithë vitin dhe gjithashtu ke bërë pushim.”

Në temë ka hadith nga  Aishja. Hadithi i Muslim El-Kurashij është Garib. Është transmetuar gjithashtu Nga Harun ibën Selman: Nga Muslim ibën Ubejdullah: Nga babai i tij. [“Daif Ebi Daud” (420)].

Tema (46)

Çfarë ka ardhur mbi vlerën e agjërimit të ditës së Arafatit

749-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe dhe Ahmed ibën Abdetu Ed-Dibbij, kanë thënë: Na ka treguar Hamed ibën Zejd: Nga Gajlan ibën Xherir: Nga Abdullah ibën Meabed Ez-Zemmenij: Nga Ebu Katede, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Unë e llogaris te Allahu se agjërimi i ditës së Arafatit i shlyen gjynahet e vitit para tij dhe të vitit mbas tij.”

Në temë ka hadith nga  Ebu Saidi. Hadithi i Ebu Katedes është Hasen. A kanë pëlqyer dijetarët agjërimin e ditës së Arafatit, por jo për ata të cilët ndodhen në Arafat. [“Ibën Maxheh” (1730): م].

Tema (47)

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi i ditës së Arafatit në Arafat

750-   (Sahih)    Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Uleje, ka thënë: Na ka treguar Ejubi: Nga Ikrime: Nga Ibën Abasi, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) nuk agjëroi në Arafe. I dërgoi atij Ummu El-Fadël një enë me qumësht dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) piu prej saj.

Në temë ka hadith nga Ebu Hurejra, Ibën Umer dhe Ummu El-Fadël. Hadithi i ibën Abasit është Hasen Sahih. Është transmetuar nga Ebu Umer se ka thënë: E kryeva haxhin më të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe ai nuk agjëroi (ditën e Arafatit), po ashtu me Ebu bekrin e edhe ai nuk agjëroi, me Umerin e as ai nuk agjëroi, edhe me Uthmanin e nuk agjëroi. Të këtij mendimi janë edhe shumica e dijetarëve. Ata e konsiderojnë të pëlqyeshme mos agjërimin në Arafat në mënyrë që të gjejnë forcë haxhinjtë për bërjen e duave (lutjeve). Disa prej dijetarëve kanë agjëruar në Arafat ditën e Arafatit.    [“Sahih Ebi Daud” (2109) “Et-Tealik ala Ibën Huzejme” (2102): ق Ummu El-Fadël ].

751-   (Me zinxhir transmetimi të saktë)  Na ka treguar Ahmed ibën Menia dhe Ali ibën Huxhër, kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejne dhe Ismail ibën Ibrahim: Nga Ibën Ebi Nexhih: Nga babai i tij, ka thënë: Është pyetur Ibën Umer në lidhje me agjërimin e ditës së Arafatit në Arafat. Ka thënë: E kryeva haxhin më të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe ai nuk agjëroi (ditën e Arafatit), po ashtu me Ebu bekrin e edhe ai nuk agjëroi, me Umerin e as ai nuk agjëroi, edhe me Uthmanin e nuk agjëroi. Unë nuk e agjëroj ditën e Arafatit në Arafat dhe as i urdhëroj njerëzit të veprojnë si unë e as nuk i ndaloj ata. Ky hadith është Hasen. Është transmetuar ky hadith edhe nga Ibën Ebi Nexhih: Nga babai i tij: Nga një burrë tjetër: Nga Ibën Umer. Ebu Nexhih e ka emrin: Jesar. Ai ka dëgjuar nga Ibën Umer.

Tema (48)

Çfarë ka ardhur në lidhje me nxitjen për agjërimin e ditës së Ashuras

752-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe dhe Ahmed ibën Abdetu Ed-Dibbij, kanë thënë: Na ka treguar Hamed ibën Zejd: Nga Gajlan ibën Xherir: Nga Abdullah ibën Meabed: Nga Ebu Katede, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Unë e llogaris te Allahu se agjërimi i ditës së Ashurasë i shlyen gjynahet e vitit para tij.”

Në temë ka hadith nga Aliu, Muhamed ibën Sajfij, Seleme ibën El-Ekvei, Hind ibën Esma, Ibën Abasi, Er-Rrubej bint Muauidh ibën Afrai, Abdurrahman ibën Seleme El-Huzai (nga xhaxhai i tij) dhe Abdullah ibën Ez-Zubejr. Të gjithë këta kanë përmendur se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka nxitur për agjërimin e ditës së Ashurasë. Nuk dimë që të ketë ardhur në ndonjë transmetim: “Agjërimi i ditës së Ashurasë i shlyen gjynahet e vitit para tij”, përveçë se në hadithin e Ebu Katedes. Prej dijetarëve të cilët bazohen në hadithin e Ebu Katedes janë: Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (1737): م].

Tema (49)

Çfarë ka ardhur në lidhje me lejueshmërinë e mos agjërimit të ditës së Ashurasë

753-   (Sahih)    Na ka treguar Harun ibën Is’hak El-Mehdenij, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Hisham ibën Urve: Nga babai i tij: Nga Aishja, ka thënë: Ditën e Ashurasë e agjëronin Kurejshët në kohën e injorancës e edhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e agjëronte atë. Kur i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) u shpërngul për në Medine e agjëronte ditën e Ashurasë dhe i urdhëroi njerëzit ta agjërojnë atë. Kur më vonë u bë i detyrueshëm muaji i Ramazanit, u zhvlerësua nga të qënit i detyrueshëm agjërimi i Ashurasë dhe u konsiderua muaji i Ramazanit si agjërim i detyrueshëm (Farz), ndërsa ditën e Ashurasë kush kishte dëshirë e agjëronte e kush donte e linte.

Në temë ka hadith nga Ibën Mesudi, Kajs ibën Sadi, Xhabir ibën Samurrai, Ibën Umeri dhe Muauije. Dijetarët janë bazuar në hadithin e Aishes dhe ai është hadith i saktë (Sahih). Ata nuk e shohin si të detyrueshëm agjërimin e ditës së Ashurasë, mirëpo nëse dikush ka dëshirë ta agjëroi për shkak të vlerës dhe shpërblimit të madh që ka ajo ditë, atëherë le ta agjëroi. [“Sahih Ebi Daud” (2110): ق ].

Tema (50)

Çfarë ka ardhur për përcaktimin e ditës së Ashurasë

754-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad dhe Ebu Kurajb, kanë thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Xhabir ibën Umer: Nga El-Hakem ibën El-Earaxh, ka thënë: Shkova te Ibën Mesudi dhe e gjeta atë me shaminë të mbështetur tek pusi i Zemzemit. I thashë: Më lajmëro mua për ditën e Ashurasë, në cilen ditë duhet ta agjëroi atë? Tha: Kur ta shohësh hënën e re të muajit Muharrem, llogariti ditët. Në mëngjesin e ditës së nëntë gdhihu agjërueshëm. Thashë: A kështu e agjëronte atë Muhamedi (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të)? Tha: Po. [“Sahih Ebi Daud” (2114):م].

755-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abduluerith: Nga Junusi: Nga El-Hasen: Nga Ibën Abasi, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka urdhëruar të agjërohet dita e Ashurasë në ditën e dhjetë. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih. Kanë rënë në kundërshtim dijetarët për përcaktimin e ditës së Ashurasë. Disa prej tyre kanë thënë se është ditën e nëntë, ndërsa të tjerë kanë thënë në ditën e dhjetë. Është transmetuar nga Ibën Abasi të ketë thënë: Agjëroni ditën e nëntë dhe të dhjetë në mënyrë që të bëni dallim nga agjërimi i çifutëve. Në këtë hadith bazohet Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. [“Sahih Ebi Daud” (2113):) مështë më i plotë se këtu)].

Tema (51)

Çfarë ka ardhur për agjërimin e dhjetë ditëve (të Dhul Hixhes)

756-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Ibrahimi: Nga El-Esued: Nga Aishja, ka thënë: Nuk e kam parë asnjëherë të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) të agjëroi në dhjetë ditëshin e Dhul Hixhes. Kështu kanë transmetuar edhe të tjerë: Nga El-Eamesh: Nga Ibrahimi: Nga El-Esued: Nga Aishja. E ka transmetuar Eth-Theuri dhe të tjerë këtë hadith: Nga Mensuri: Nga Ibrahimi, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) nuk është parë të ketë qenë agjërueshëm në dhjetë ditëshin e Dhul Hixhes. Ka transmetuar Ebu El-Ahves: Nga Mensuri: Nga Ibrahimi: Nga Aishja. Nuk është përmendur në këtë zinxhir transmetimi “Nga El-Esued” dhe janë kundërshtuar dijetarët e hadithit në këtë hadith për Mensurin.

Transmetimi i El-Eamesh është më i saktë dhe me zinxhir transmetimi më të lidhur. E kam dëgjuar Muhamed ibën Eban të thotë: Ka thënë Uekia: El-Eamesh është më i saktë në isnede (zinxhirët e transmetimit) se sa Mensuri. [“Ibën Maxheh” (1729): م].

Tema (52)

Çfarë ka ardhur për punët e mira gjatë dhjetë ditëve (të Dhul Hixhes)

757-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Muslimi (ky është El-Betin ose Ibën Ebi Imran): Nga Said ibën Xhubejr: Nga Ibën Abasi, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë në të cilën puna e mirë të jetë më e dashur te Allahu se sa gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhes.” Thanë: O i Dërguari i Allahut, as lufta në rrugë të Allahut? I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tha: “As lufta në rrugë të Allahut, përveç se nëse një person del për të luftuar në rrugë të Allahut me pasurinë dhe veten e tij dhe nuk kthehet me asnjerën prej tyre.”

Në temë ka hadith nga Ibën Umer, Ebu Hurejra, Abdullah ibën Amër dhe Xhabiri. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih Garib. [“Ibën Maxheh” (1727):  خ].

758-   (Daif- i dobët)   Na ka treguar Ebu Bekër ibën Nefia El-Basrij, ka thënë: Na ka treguar Mesud ibën Uesil: Nga Nehas ibën Kahëm: Nga Katede: Nga Said ibën El-Musejib: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë në të cilen Allahu dëshiron që të adhurohet në to, ashtu si gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhes. Agjërimi i sejcilës ditë prej tyre është i barabartë me agjërimin e një viti dhe namazi i natës në sejcilën natë prej tyre është i barabartë me faljen e natës së Kadrit.” Ky është hadith Garib dhe ne nuk e njohim këtë hadith përveçëse prej transmetimit të Mesud ibën Uesil: Nga Nehasi. E kam pyetur Muhamedin për këtë hadith dhe ai nuk e ka njohur ndryshe atë, përveç kësaj formë. Është transmetuar diçka e përafërt me këtë: Nga Katede: Nga Said ibën El-Musejib: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) Mursel. Jahja ibën Said ka përfolur në lidhje më të mbajturit mend (Hifdhit) të Nehas ibën Kahëm. [“Ibën Maxheh” (1728)].

Tema (53)

Çfarë ka ardhur për agjërimin e gjashtë ditëve të Sheualit

759-   (Hasen Sahih)    Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije, ka thënë: Na ka treguar Sad ibën Said: Nga Umer ibën Thabit: Nga Ebu Ejub, ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji Sheual, është njësoj si të ketë agjëruar gjithë vitin.”

Në temë ka hadith nga  Xhabiri, Ebu Hurejra dhe Theubani. Hadithi i Ebu Ejubit është Hasen Sahih. E kanë konsideruar të pëlqyeshme disa nga dijetarët agjërimin e gjashtë ditëve të muajit Sheual bazuar në këtë Hadith. Ka thënë Ibën El-Mubarek: Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheual është diçka e mirë. Ai është si agjërimi i tre ditëve në sejcilin muaj. Gjithashtu Ibën El-Mubarek ka thënë: Është transmetuar në disa hadithe: “Këto gjashtë ditë i bashkangjiten Ramazanit.” Ibën El-Mubarek ka zgjedhur që këto ditë të jenë gjashtë ditët e para të filllimit të muajit. Ai është i mendimit se edhe nëse agjërohen gjashtë ditë të ndara nga njera-tjetra, kjo gjithashtu lejohet. Ka transmetuar Abdulaziz ibën Muhamed: Nga Safuan ibën Sulejm dhe Sad ibën Saidi këtë hadith: Nga Umer ibën Thabit: Nga Ebu Ejubi: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Po ashtu e ka transmetuar këtë hadith Shuabe: Nga Uerka ibën Umer: Nga Sad ibën Saidi. Sad ibën Saidi është vëllai i Jahja ibën Said El-Ensarij. Disa nga dijetarët e hadithit kanë hedhur fjalë në lidhje me të mbajturit mend (Hifdhin) të Sad ibën Saidit. [“Ibën Maxheh” (1716): م].

759 (م ) – (Sahih, zinxhirin e transmetimit e ka të ndërprerë)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar El-Husejn ibën Ali El-Xhuafij: Nga Israil Ebu Musa: Nga El-Hasen El-Basrij, ka thënë: Kur përmendej te ai agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheual thoshte: Betohem për Allahun! Me të vërtetë Allahu është i kënaqur me agjërimin e këtij muaji më tepër se sa do të ishte nga agjërimi i gjithë vitit.

Tema (54)

Çfarë ka ardhur për agjërimin e tre ditëve në secilin muaj

760-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Auene: Nga Simek ibën Harb: Nga Ebi Err-Rrabia: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: Është betuar i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) në praninë time se do të bëjë tre gjëra: Të mos flinte, por vetëm mbasi të kishte falur Vitrin, të agjëronte tre ditë nga sejcili muaj dhe se do të falte namazin e Duhasë. [“El-Irvau” (946),”Sahih Ebi Daud” (1286): ق ].

761-   (Hasen Sahih)    Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud, ka thënë: Na ka treguar Shuabe: Nga El-Eamesh, ka thënë: E kam dëgjuar Jahja ibën Sam të tregoi: Nga Musa ibën Talha, ka thënë: E kam dëgjuar Ebu Dherrin të thotë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) më ka thënë: “O Ebu Dherr, nëse i agjëron tre ditë në muaj, atëherë agjëro ditën e trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë.”

Në temë ka hadith nga  Ebu Katede, Abdullah ibën Amër, Kurrate ibën Ijas El-Muzenij, Abdullah ibën Mesud, Ebu Akrab, Ibën Abas, Aishja, Katede, Ibën Milhan, Uthman ibën Ebi El-Asi dhe Xheriri. Hadithi I Ebu Dherrit është Hasen. Është transmetuar në disa hadithe se kush agjëron tre ditë në sejcilin muaj, është njësoj si të ketë agjëruar gjithë vitin. [“El-Irvau” (947), “El-Mishkat” (2057) / Redaktimi i dytë].

762-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga Asim El-Ehual: Nga Ebu Uthman En-Nehdij: Nga Ebu Dherri, ka thënë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush agjëron në sejcilin muaj tre ditë, është njësoj si të ketë agjëruar gjithë vitin.” E ka zbritur Allahu në Kuran vërtetësinë e kësaj ku thotë:

من جاء بالحسنة فله عشرﺃمثالها} الانعام: 160     }

{Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish}. [El En’amë : 160]. Pra një ditë shpërblehet sa për dhjetë ditë. Ky hadith është Hasen [Sahih]___. E ka transmetuar Shuabe këtë hadith: Nga Ebu Shemër dhe Ebu Tejah: Nga Ebu Uthman: Nga Ebu Hurejra: Nga I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). [“El-Irvau” gjithashtu].

763-   (Sahih)    Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud, ka thënë: Na ka treguar Shuabe: Nga Jezid Err-Rrishëk, ka thënë: E kam dëgjuar Muadheten të thotë: E kam pyetur Aishen: A i agjëronte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tre ditë nga sejcili muaj? Tha: Po. I thashë: Në cilën perjudhë të muajit i agjëronte ato? Tha: Ai nuk i kushtonte rëndësi se në çfarë ditësh të muajit i agjëronte ato. Ky hadith është Hasen Sahih. Jezid Err-Rrishëk e ka emrin Jezid Ed-Dubeai gjithashtu njihet edhe si: Jezid El-Kasim apo El-Kassem. Pra Err-Rrishëk është El-Kassem, kështu i thonë banorët e Basrës. [“Ibën Maxheh” (1708): م].

Tema (55)

Çfarë ka ardhur mbi vlerën e agjërimit

764-   (Sahih)    Na ka treguar Imran ibën Musa El-Kazez, ka thënë: Na ka treguar Abduluerith ibën Said, ka thënë: Na ka treguar Ali ibën Zejd: Nga Said ibën El-Musejib: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Me të vërtetë që Zoti juaj thotë: çdo punë e mirë shpërblehet dhjetë fish e deri në shtatëqind fish, kurse agjërimi më përket Mua dhe shpërblimi për të është tek Unë. Agjërimi është mburojë ndaj zjarrit. Aroma e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se Misku. Nëse është agjërueshëm ndonjeri prej jush dhe dikush engacmon atë, le të thotë: Unë jam agjërueshëm.”

Në temë ka hadith nga  Muadh ibën Xhebel, Sehël ibën Sad, Keab ibën Uxhra, Seleme ibën Kajsar dhe Beshir ibën El-Khasasije. Beshiri e ka emrin: Zahëm ibën Mabed, kurse El-Khasasije është nëna e tij. Hadithi i Ebu Hurejrës në këtë formë është Hasen Garib. [“Et-Tealik er-ragib” (2 / 57,58), “Sahih Ebi Daud” (2046)].

765-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Ebu Amir El-Akadij: Nga Hisham ibën Sad: Nga Ebu Hazim: Nga Sehël ibën Sad: Nga I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), ka thënë: “Në xhenet është një derë që e ka emrin Rajan. Thërriten agjëruesit që të hyjnë në të. Ai që ka qenë prej agjëruesëve do të hyjë në të, e ai që hyn në të nuk ka për të ndjerë më etje kurrë.” Ky hadith është Hasen Sahih Garib. [“Ibën Maxheh” (1640): ق  Pa e përmendur fjalinë e etjes].

766-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibën Muhamed: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Për agjëruesin ka dy gëzime. Gëzimi i parë është në kohën që çel iftarin, ndërsa gëzimi tjetër është kur të takoi Zotin e tij.” Ky hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1638): م].

Tema (56)

Çfarë ka ardhur për agjërimin e gjithë vitit

767-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe dhe Ahmed ibën Abde, kanë thënë: Na ka treguar Hamed ibën Zejd: Nga Gajlan ibën Xherir: Nga Abdullah ibën Ma’bed: Nga Ebu Katede, ka thënë: Dikush e ka pyetur të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) : O i Dërguari i Allahut, çfarë thuaj për atë i cili agjëron gjithë vitin? Tha: “As nuk ka agjëruar e as nuk e ka çelur”, ose “As nuk agjëron e as nuk e çel.”

Në temë ka hadith nga Abdullah ibën Amër, Abdullah ibën Esh-Shikhir, Imran ibën Husejn dhe Ebu Musa. Hadithi i Ebu Katedes është Hasen. Disa prej dijetarëve e shohin si të urryer agjërimin e gjithë vitit, kurse disa të tjerë e kanë lejuar atë. Këta të fundit kanë thënë: Agjërimi i gjithë vitit është I urryer nëse personi agjëron edhe ditët e dy festive, si dhe ditët e teshrikut (ditë të caktuara në kohën e Haxhit). Kush nuk i agjëron këto ditë, atëherë nuk ka problem, sepse ka dalë nga të qënit i urryer dhe nuk konsiderohet se e ka agjëruar gjithë vitin. Kështu është transmetuar nga Malik ibën Enes dhe po i këtij mendimi është edhe Shafiu. Ka thënë Ahmedi dhe Is’haku fjalë të përafërt me të mësipërmen. Këta janë të mendimit se përveç këtyre pesë ditëve  për të cilat ka ndaluar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) të agjërohen, nuk përbën problem që të agjërohen ditët e tjera të vitit. Pesë ditët janë: Bajrami i madh, Bajrami i vogel dhe tre ditët e teshrikut. [“El-Irvau” (952): م ].

Tema (57)

Çfarë ka ardhur për agjërimin e pa ndërprerë

768-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Hamed ibën Zejd: Nga Ejubi: Nga Abdullah ibën Shekik, ka thënë: E kam pyetur Aishen për agjërimin e të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe tha: Agjëronte derisa mendonim se nuk do ta ndërpriste kurrë agjërimin dhe qëndronte pa agjëruar derisa mendonim se nuk do të agjëronte më. Nuk ka agjëruar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ndonjë muaj të plotë përveç Ramazanit.

Në temë ka hadith nga  Enesi dhe Ibën Abasi. Hadithi i Aishes është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1710): ق ].

769-   (Sahih)    Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Xhafer: Nga Humejdi: Nga Enes ibën Malik, se është pyetur për agjërimin e të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe ka thënë: Agjëronte derisa kujtonim se nuk do të linte ndonjë ditë prej muajit pa agjëruar dhe rrinte pa agjëruar, derisa kujtonim se nuk do të agjëronte asnjë ditë prej tij. Nëse dëshiroje ta shihje të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) të falte namaz nate, e gjeje atë duke u falur, e nëse dëshiroje ta shihje të flinte, do ta gjeje të flinte. Ky hadith është Hasen Sahih. [ “خ” (1972) dhe “م” (3 / 162), shkurtimisht, pa fjalinë e namazit].

770-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Misar dhe Sufjan: Nga Habib ibën Ebi Thabit: Nga Ebu El-Abas: Nga Abdullah ibën Amër, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Agjëërimi më i mirë është agjërimi i vëllait tim (profetit) Daud. Ai agjëronte një ditë, ndërsa në tjrtrën nuk agjëronte dhe kur ballafaqohej me armikun, nuk zmbrapsej.” Ky hadith është Hasen Sahih. Ebu El-Abas është poeti i verbër i Mekës. Emrin e ka: Es-Seib ibën Ferrukh. Disa prej dijetarëve kanë thënë se agjërimi më i mirë është të agjërosh një ditë po e një ditë jo. Është thënë se ky lloj agjërimi është më I vështiri. [ ق ].

Tema (58)

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi Fiter Bajramit (Bajrami i madh) dhe Kurban Bajramit (Bajrami i vogël)

771-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Abdulmelik ibën Ebi Esh-Sheuerib, ka thënë:  Na ka treguar Jezid ibën Zuraji, ka thënë: Na ka treguar Ma’mar: Nga Zuhrij: Nga Ebu Ubejd, shërbëtori i Abdurrahman ibën Auf, ka thënë: E kam parë Umer ibën El-Hatab ditën e Kurban Bajramit të fillonte me namazin para hytbes (fjalimit). Pastaj tha: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) të ndaloj nga agjërimi i dy festave: “Për sa i përket ditës së Fiter Bajramit, ajo është dita në të cilën  i është dhënë fund agjërimit dhe festë për të gjithë muslimanët, ndërsa në ditën e Kurban Bajramit, hani prej kurbaneve tuaj.” Ky hadith është Sahih. Ebu Ubejd, shërbëtori i Abdurrahman ibën Auf, e ka emrin Sad. Po ashtu është thënë për të se është shërbëtori i Abdurrahman ibën Ezher, ndërsa ky i fundit është djali i xhaxhait të Abdurrahman ibën Auf.  [“Ibën Maxheh” (1722):  ق].

772-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibën Muhamed: Nga Amër ibën Jahja: Nga babai i tij: Nga Ebu Said El-Hudrij, ka thënë: Ka ndaluar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) nga agjërimi i dy ditëve: Ditës së Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit.

Në temë ka hadith nga  Umeri, Aliu, Aishja, Ebu Hurejra, Ukbe ibën Amir dhe Enesi. Hadithi i Ebu Saidit është Hasen Sahih. Dijetarët e marin për bazë këtë hadith. Amër ibën Jahja është Ibën Umera ibën Ebi El-Hasen, El-Mezinij, El-Medenij dhe ai është “Thikah” (i saktë dhe i besueshëm). Prej tij kanë transmetuar Sufjan Eth-Theurij, Shuabe dhe Malik ibën Enes. [“Ibën Maxheh” (1721):  ق].

Tema (59)

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi në ditët e teshrikut

773-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Musa ibën Ali: Nga babai i tij: Nga Ukbe ibën Amir, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Dita e Arafatit, dita e Kurban Bajramit dhe titët e teshrikut, janë festë për ne muslimanët. Ato janë ditë në të cilat haet dhe piet.”

Në temë ka hadith nga  Aliu, Sadi, Ebu Hurejra, Xhabiri, Nubejshe, Bishër ibën Suhajm, Abdullah ibën Hudhafe, Enesi, Hamza ibën Amër El-Eslemij, Keab ibën Malik, Aishja, Amër ibën El-Asi dhe Abdullah ibën Amër. Hadithi i Ukbe ibën Amir është Hasen Sahih. Dijetarët e marin për bazë këtë hadith. Ata janë të mendimit se është i urryer agjërimi gjatë ditëve të teshrikut, me përjashtim të disave prej shokëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe të tjerë përveç tyre, të cilët e lejojnë agjërimin gjatë ditëve të teshrikut për atë i cili është Mutemetia (nga llojet e haxhit) dhe nuk gjen për të therur kurban e as ka agjëruar në dhjetë ditët. Ky është mendimi i Malik ibën Enes, Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. Dijetarët e Irakut thonë: Musa ibën Ali ibën Rrabah, ndërsa dijetarët e Egjiptit thonë: Musa ibën Ulej. Kam dëgjuar Kutejben të thotë: Kam dëgjuar El-Lejth ibën Sad të thotë: ka thënë Musa ibën Ali: Nuk ja bëj hallall askujt i cili e ndryshon (zvogëlon) emrin e babait tim. [“Sahih Ebi Daud” (2090), “El-Irvau” (4 / 130) ].

Tema (60)

Papëlqyeshmëria e bërjes hixhame për agjëruesin

774-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Jahja, Muhamed ibën Rrafia En-Nejsaburi, Mahmud ibën Gajlan dhe Jahja ibën Musa, kanë thënë: Na ka treguar Abdurrazek: Nga Ma’mer: Nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Ibrahim ibën Abdullah ibën Karridh: Nga Esh-Sheib ibën Jezid: Nga Rrafia ibn Khadixh: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), ka thënë: “E ka prishur agjërimin ai i cili bën hixhame dhe ai të cilit i është bërë.”

Në temë ka hadith nga  Aliu, Sadi, Sheded ibën Eus, Theubani, Usama ibën Zejd, Aishja, Ma’kal ibën Sinan (është quajtur ndryshe: Ibën Jesar), Ebu Hurejra, Ibën Abasi, Ebu Musa dhe Bilali. Hadithi i Rrafia ibn Khadixh është Hasen Sahih. Është transmetuar  nga Ahmed ibën Hanbel se ka thënë: Hadithi më i saktë në këtë temë, është hadithi i transmetuar nga Rrafia ibn Khadixh. Gjithashtu është transmetuar nga Ali ibën Abdullah se ka thënë: Hadithi më I saktë në këtë temë, është hadithi I transmetuar nga Theubani dhe Shedad ibën Eus, sepse Jahja ibën Ebi Kethiri I ka transmetuar të dy hadithet nga Ebu Kilabe, si hadithin e Theubanit, po ashtu edhe hadithin e Ebu Eusit. Disa dijetarë prej shokëve të të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), e të tjerë përveç tyre, e konsiderojnë si të urryer për agjëruesin bërjen e hixhames. Disa prej shokëve të të dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e bënin hixhamen gjatë natës. Prej tyre kanë qenë Ebu Musa El-Esh’arij dhe Ibën Umer. I këtij mendimi është edhe Ibën El-Mubarek. Kam dëgjuar Is’hak ibën Mensur të thotë: Ka thënë Abdurrahman ibën Mehdij: Kush bën hixhame duke qenë agjërueshëm, duhet ta agjëroi përsëri atë ditë. Ka thënë Is’hak ibën Mensur: Kështu ka thënë Ahmedi dhe Is’Haku. Na ka treguar Ez-Za’ferani, ka thënë: Shafiu ka thënë: Është transmetuar prej të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se ai e ka bërë hixhamen duke qenë agjërueshëm dhe po ashtu është transmetuar se I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), ka thënë: “E ka prishur agjërimin ai I cili bën hixhame dhe ai të cilit I është bërë”, mirëpo unë nuk di të jetë I saktë ndonjeri prej këtyre dy haditheve. Nëse dikush e shmang bërjen e hixhames gjatë kohës që është agjërueshëm, kjo është më e pëlqyeshme tek unë, mirëpo nëse dikush e bën hixhamen duke qenë agjërueshëm, unë nuk jam I mendimit se duhet ta zëvendësoi atë ditë. Kjo është fjala e Shafiut e thënë në Bagdad, ndërsa në Egjipt, anoi për nga lejueshmëria e bërjes së hixhames nga ana e agjëruesit dhe nuk e shikonte atë si problematike. Ai argumentohej se I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e ka bërë hixhamen gjatë haxhit të lamtumirës, duke qenë muhrim dhe agjërueshëm. [“Ibën Maxheh” (1679-1681)].

Tema (61)

Çfarë ka ardhur për lejueshmërinë e bërjes së hixhames

775-   (Sahih, me fjalët: E ka bërë hixhamen duke qenë agjërueshëm)   Na ka treguar Bishër ibën Hilal El-Basrij, ka thënë: Na ka treguar Abduluerith ibën Said, ka thënë: Na ka treguar Ejubi: Nga Ikrime: Nga Ibën Abasi, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e ka bërë hixhamen duke qenë muhrim dhe agjërueshëm. Ky hadith është Hasen Sahih. Ka transmetuar gjithashtu edhe Hujeb hadith të përafërt me atë të transmetuar nga Abduluerithi. Ka transmetuar Ismail ibën Ibrahim: Nga Ejubi: Nga Ikrime, mursel. Në këtë të fundit, nuk është përmendur: Nga Ibën Abasi. [خ,”Ibën Maxheh” (1682)].

776-   (Sahih)    Na ka treguar Ebu Musa, Muhamed ibën El-Muthenne, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Abdullah El-Ensarij: Nga Habib ibën Esh-Shehid: Nga Mejmun ibën Mihran: Nga Ibën Abasi, se I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e ka bërë hixhamen duke qenë agjërueshëm. Ky hadith, në këtë formë është Hasen Sahih Garib. [ Nga I njëjti burim I mësipërm].

777-  (Munker- i refuzuar, me shprehjen e mëposhtëme)   Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Idris: Nga Jezid ibën Ebi Zijad: nga Miksam: Nga Ibën Abasi, se I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e ka bërë hixhamen, në një vend ndërmjet Mekës dhe Medines, duke qenë muhrim dhe agjërueshëm. Në temë ka hadith nga Ebu Saidi, Xhabiri dhe Enesi. Hadithi I Ibën Abasit është Hasen Sahih. Disa dijetarë prej shokëve të të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), e të tjerë përveç tyre, duke u bazuar në këtë hadith, janë të mendimit se bërja e hixhames nuk përbën problem për agjërimin. Kjo është fjala e Sufjan Eth-Theurit, Malik ibën Enesit dhe Shafiut. [ Nga I njëjti burim I mësipërm].

Tema (62)

Çfarë ka ardhur për qënien I urryer agjërimi I pa ndërprerë

778-   (Sahih)    Na ka treguar Nasër ibën Ali, ka thënë: Na ka treguar Bishër ibën El-Mufeddal dhe Halid ibën El-Harith: Nga Saidi: Nga Katede: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Mos e bashkangjitni agjërimin.” Sahabët thanë: Ti e bashkangjit agjërimin o I Dërguari i Allahut! Tha: “Unë nuk jam si çdokush prej jush. Zoti im më ushqen dhe ma shuan etjen.”

Në temë ka hadith nga Aliu, Ebu Hurejra, Aishja, Ibën Umeri, Xhabiri, Ebu Saidi dhe Bishër ibën El-Khasasije. Hadithi I Enesit është Hasen Sahih. Në këtë hadith bazohen të gjithë dijetarët. Ata janë të mendimit se është I urryer agjërimi I pa ndërprerë. Është transmetuar nga Abdullah ibën Zubejr se agjëronte pa ndërprerë dhe nuk e prishte agjërimin për disa ditë. [خ].

Tema (63)

Çfarë ka ardhur për atë person të cilin e gjen agimi xhunub dhe dëshiron të agjëroi

779-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth: Nga Ibën Shihab: Nga Ebu Bekër ibën Abdurrahman ibën El-Harith ibën Hisham, ka thënë: Më ka treguar Aishja dhe Umu Seleme, dy prej bashkëshorteve të të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), se të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e gjente agimi duke qenë xhunub, pastaj lahej dhe agjëronte. Hadithi I transmetuar nga Aishja dhe Umu Seleme është Hasen Sahih. Këtë hadith e marin për bazë shumica e dijetarëve prej shokëve të të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe të tjerë përveç tyre. Ky është mendimi I Sufjanit, Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. Kanë thënë disa prej tabi’inëve: Nëse e gjen agimi xhunub, duhet ta zëvendësoi atë ditë. Fjala e parë është më e saktë. [“Ibën Maxheh” (1703):  ق].

Tema (64)

Çfarë ka ardhur për pranimin e ftesës nga ana e agjëruesit

780-   (Sahih)    Na ka treguar Ez’her ibën Meruan El-Basrij, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Seue, ka thënë: Na ka treguar Said ibën Ebi Urve: Nga Ejubi: Nga Muhamed iben Sirin: Nga Ebu Hurejra, se I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Nëse dikë prej jush e ftojnë për të ngrënë, le ti përgjigjet ftesës. E nëse është agjërueshëm, le të falet.” Le të falet d.m.th: të bëj dua. [“Ibën Maxheh” (1751): م].

781-   (Sahih)    Na ka treguar Nasër ibën Ali, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejne: Nga Ebu Ez-Zined: Nga El-Earaxh: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Nëse e ftojnë dikë prej jush dhe ai është agjërueshëm, le të thotë unë jam agjërueshëm.” Të dy hadithët e transmetuar nga Ebu Harejra në këtë temë janë Hasen Sahih. [ Nga I njëjti burim I mësipërm].

Tema (65)

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi i gruas, përveçëse me lejen e bashkëshortit të saj

782-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe dhe Nasër ibën Ali, kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejne: Nga Ebu Ez-Zined: Nga El-Earaxh: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Nuk agjëron gruaja përveç muajit të Ramazanit (nuk agjëron agjërim nafile), duke qenë I pranishëm bashkëshorti I saj, përveçëse me lejen e tij.”

Në temë ka hadith nga Ibën Abasi dhe Ebu Saidi. Hadithi I Ebu Hurejrës është Hasen [Sahih]. Është transmetuar ky hadith po ashtu, nga Ebu Ez-Zenad: Nga Nga Musa ibën Ebi Uthman: Nga babai I tij: Nga Ebu Hurejra: Nga I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). [“Ibën Maxheh” (1703):  ق, Pa e përmendur Ramazanin].

Tema (66)

Çfarë ka ardhur në lidhje me vonimin e shlyerjes së ditëve të mbetura mangët prej muaji Ramazanit

783-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Auene: Nga Ismail Es-Suddij: Nga Abdullah El-Behij: Nga Aishja, ka thënë: Nuk I shlyeja ditët e mbetura mangët prej muajit të Ramazanit, vetëm se në Shaban, derisa ndërroi jetë I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Ky hadith është Hasen Sahih. Ka transmetuar Jahja ibën Said El-Ensarij: Nga Ebu Seleme: Nga Aishja, hadith të përafërt me këtë. [“El-Irvau” (944),”Er-Raudu En-Nadijr” (763),”Sahih Ebi Daud” (2076), “Temam el-mineh”: ق].

Tema (67)

Çfarë ka ardhur mbi përgëzimin e agjëruesit në shtëpinë e të cilit hanë iftar agjëruesit e tjerë

784-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Sheriku: Nga Habib ibën Zejd: Nga Lejla: Nga zotëria I saj: Nga I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), se ka thënë: “E lavdërojnë engjit agjëruesin në shtëpinë e të cilit hanë iftar agjëruesit e tjerë.” Po ashtu e ka transmetuar këtë hadith Shuabe: Nga Habib ibën Zejd: Nga Lejla: Nga gjyshja e saj Umu Amara: Nga I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), përafërsisht të njejtë. [“Ibën Maxheh” (1748)].

785-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud, ka thënë: Na ka treguar Shuabe: Nga Habib ibën Zejd, ka thënë: kam dëgjuar një shërbëtoren tonë, e cila e ka emrin Lejla, të tregonte nga Gjyshja e saj, Umu Amara bint Keab El-Ensarije, se I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka qenë në shtëpinë e saj dhe ajo I ka shtruar atij për të ngrënë. I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) I tha asaj: “Ha edhe ti!” Tha: Unë jam agjërueshëm. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tha: “E lavdërojnë engjit agjëruesin në shtëpinë e të cilit haet ushqim, deri sa të largohen.” Ose ndoshta ka thënë: “deri sa të ngopen.” Ky hadith është Hasen Sahih dhe është më I saktë se hadithi I Sherikut.[ Nga I njëjti burim I mësipërm].

786-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Xhafer, ka thënë: Na ka treguar Shuabe: Nga Habib ibën Zejd: Nga një shërbëtore e tyre, emri I së cilës është Lejla: Nga Umu Amara bint Keab: Nga I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), hadith përafërsisht të njejtë, por pa përmendur në të: “deri sa të largohen, apo deri sa të ngopen.” Umu Amara është gjyshja e Habib ibën Zejd El-Ensarij.

Tema (68)

Çfarë ka në lidhje me gruan me menstruacione, se duhet ta zëvendësoi agjërimin por jo namazin

787-   (Sahih)    Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ali ibën Mus’hir: Nga Ubejde: Nga Ibrahimi: Nga El-Esved: Nga Aishja, ka thënë: Na vinin menstruacionet në kohën e të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe pastaj pastroheshim, e I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) na urdhëronte ta zëvendësonim agjërimin e nuk na urdhëronte ta zëvendësonim namazin. Ky hadith është Hasen dhe është transmetuar gjithashtu: Nga Muadhe: Nga Aishja. Në këtë hadith bazohen të gjithë dijetarët dhe nuk dimë të ketë kundërshtim mes tyre në këtë çështje. Ata janë të mendimit se gruaja me menstruacione I zëvendëson ditët e mbetura mangët prej agjërimit dhe nuk I zëvendëson ato namaze që kanë kaluar gjatë kohës që ishte me menstruacione. Ubëjdja është: Ibën Muatib Ed-Dibbij El-Kufij, gjithashtu njihet edhe me nofkën: Ebu Abdulkerim. [“Ibën Maxheh” (1703):  ق, dhe nuk ndodhet te (خ) përmendja e namazit].

Tema (69)

Çfarë ka ardhur në lidhje me të tepruarit e futjes së ujit në hundë për agjëruesin

788-   (Sahih)    Na ka treguar Abdulvehab ibën Abdulhakem El-Bagdadij El-Uerrak dhe Ebu Amar El-Husejn ibën Hurajth, kanë thënë: Na ka treguar Jahja ibën Sulejm, ka thënë: Më ka treguar mua Ismail ibën Kethir, ka thënë: Kam dëgjuar Asim ibën Lekit ibën Sabra: Nga babai I tij, ka thënë: I thashë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të): O I Dërguari i Allahut më trego mua për abdesin. Tha: “Përsose abdesin dhe fërko mirë midis gishtave. Pastroje hundën mirë (duke future uji thellë në të), përveçëse nëse je agjërueshëm.” Ky hadith është Hasen Sahih. Dijetarët e shohin si të urryer futjen e ujit thelle ne hundë gjatë agjërimit, madje janë të mendimit se një veprim I tillë e prish agjërimin. Hadithi I mësipërm e përforcon fjalën e tyre. [“Ibën Maxheh” (407)].

Tema (70)

Çfarë ka ardhur për thënien: Kush është mysafir te një grup njerëzish nuk duhet të agjëroi, përveçëse me lejen e tyre

789- (Shumë i dobët)    Na ka treguar Bishër ibën Muadh El-Akadijel-Basrij, ka thënë: Na ka treguar Ejub ibën Uekid El-Kufij: Nga Hisham ibën Urve: Nga babai I tij: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Kush është mysafir te një grup njerëzish nuk duhet të agjëroi nafile, përveçëse me lejen e tyre.” Ky hadith është Munker (i refuzuar). Nuk dimë ndonjerin prej dijetarëve të besueshëm të hadithit ta ketë transmetuar këtë hadith nga Urve.ka transmetuar Musa ibën Daud: Nga Ebu Bekër El-Medenij: Nga Hisham ibën Urve: Nga babai I tij: Nga Aishja: Nga I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), hadith të ngjashëm me këtë, por gjithashtu edhe ai është Daif (I dobët). Ebu Bekri I përmendur me lartë është I dobët tek dijetarët e hadithit, ndërsa Ebu Bekër El-Medenij I cili ka transmetuar nga Xhabir ibën Abdullai, e ka emrin: El-Fadël ibën Mubeshir dhe ai është më I vjetër e më I saktë (më I besueshëm) se ky.

Tema (71)

Çfarë ka ardhur për I’tikafin (të qëndruarit në xhami)

790-  (Sahih)    Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Abdurrazak, ka thënë: Na ka treguar Maëmar: Nga Ez-Zuhrij: Nga Said ibën El-Musejib: Nga Ebu Hurejra. Gjithashtu ka transmetuar Urve: Nga Aishja, se I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) bënte Iatikaf në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit dhe vazhdoi ta bënte këtë derisa ndërroi jetë.

Në temë ka hadith nga  Ubej ibën Keab, Ebu Lejla, Ebu Saidi, Enesi dhe Ibën Umeri. Hadithi I transmetuar nga Ebu Hurejra dhe Aishja është Hasen Sahih. [“El-Irvau” (966), “Sahih Ebi Daud” (1225): ق].

791-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga Jahja ibën Said: Nga Amra: Nga Aishja, ka thënë: Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dëshironte të bënte Iatikaf, falte sabahun dhe pastaj hynte në vendin në të cilin dëshironte të bënte Iatikaf. Është transmetuar ky hadith nga Jahja ibën Said: Nga Amra: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), Mursel (pa përmendur sahabiu, që në këtë rast është Aishja). E ka transmetuar këtë hadith Maliku dhe të tjerë veç tij: Nga Jahja ibën Said: Nga Amra, Mursel. Gjithashtu e ka transmetuar El-Euzai dhe Sufjan Eth-Theuri dhe të tjerë veç tyre: Nga Jahja ibën Said: Nga Amra: Nga Aishja. Këtë hadith e marin për bazë një grup dijetarësh. Ata thonë se nëse dikush dëshiron të bëjë Iatikaf, duhet të fali sabahun e pastaj të qëndroi në vendin në të cilin dëeshiron të bëjë Iatikaf. Kjo është fjala e Ahmedit dhe Is’hak ibën Ibrahimit. Kanë thënë disa të tjerë: Nëse dikush ka vendosur të bëjë Iatikaf , pret sa të hyjë akshami (të perëndoi dielli) dhe e fillon që në mbrëmje, duke qëndruar në xhami, Iatikafin e ditës së nesërme. I këtij mendimi është Sufjan Eth-Theuri dhe Malik ibën Enesi. [“Ibën Maxheh” (1771):  ق].

Tema (72)

Çfarë ka ardhur për natën e Kadrit

792-   (Sahih)    Na ka treguar Harun ibën Is’hak El-Hamdeni, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Hisham ibën Urve: Nga babai I tij: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit veçohej dhe na thoshte: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit.”

Në temë ka hadith nga Umeri, Ubej, Xhabir ibën Samurrah, Xhabir ibën Abdullahi, Ibën Umeri, El-Feleten ibën Asim, Enesi, Ebu Sadi, Abdullah ibën Unejsi, Ebu Bekrate, Ibën Abasi, Bilali dhe Ubede ibën Samit. Hadithi I Aishes është Hasen Sahih. Fjala e Aishes “veçohej” d.m.th bënte Iatikaf. Në më të shumtën e transmetimeve të ardhura nga I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), ka ardhur me fjalët: “Kërkojeni atë në dhjetë ditëshin e fundit, në netët teke.” Është transmetuar nga I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se nata e Kadrit është nata  njëzetëenjë, njëzetëetre, njëzetëepesë, njëzetëeshtatë, njëzetëenëntë dhe se është nata e fundit e muajit të Ramazanit. Ka thënë Shafiu: Unë e përfytyroj këtë çështje, mirëpo Allahu e di më së miri, se I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) është përgjigjur në këtë mënyrë për shkak të pyetjeve që I janë drejtuar. P.sh I është thënë atij: A ta kërkoj natën e Kadrit në filan natë? Ka thënë: “Kërkoje atë në filan natë.” Gjithashtu Shafiu ka thënë: Transmetimi më I fortë në këtë çështje sipas analizës sime, është ai I natës së njëzetëenjëjtë. Është transmetuar nga Ubej ibën Keab se ai betohej që nata e Kadrit është në natën e njëzetëeshtatë. Ai thoshte: Na ka lajmëruar I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) për shënjat e kësaj nate dhe ne I numëruam dhe I mbajtëm mend ato. Është transmetuar nga Kilabe se ka thënë: Nata e Kadrit shpërngulet nga njera natë në tjetrën në netët e dhjetë ditëshit të fundit të muajit të Ramazanit. [ ق  ].

792-   (م)    Na ka treguar  Abdu ibën Humejd, ka thënë: Na ka treguar Abdurrazak: Nga Maëmar: Nga Ejubi: Nga Ebu Kilebe, me këtë hadith.

793-   (Sahih)    Na ka treguar Uesil ibën Abduleala El-Kufi, ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekër ibën Ajash: Nga Asimi: Nga Zirri, ka thënë: I thashë Ubej ibën Keabit: A me të vërtetë e di ti o Ebu Mundhir se ajo natë është nata e njëzetëeshtatë? Tha: Pa dyshim! Na ka lajmëruar I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), se: “Ajo është nata në mëngjesin e së cilës rrezet e diellit janë të dobëta.” Ne I numëruam dhe I mbajtëm mend ato shenja. Betohem për Allahun! E ka ditur Ibën Mesudi se ajo natë është në Ramazan dhe se është nata  e njëzetëeshtatë, mirëpo nuk ju tregoi juve nga frika se mos po mbështeteni te kjo (e po e lini adhurimin gjatë ditëve të tjera). Ky hadith është Hasen Sahih. [“Sahih Ebi Daud” (1247):   مe përafërt me këtë].

794-   (Sahih)    Na ka treguar Humejd ibën Mesade, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Zuraja, ka thënë: Na ka treguar Ujejne ibën Abdurrahman, ka thënë: Më ka treguar babai im, ka thënë: U përmend nata e Kadrit në prani të Ebu Bekrate dhe ai tha: Unë nuk e kërkoj atë në ndonjë natë tjetër, përveç se në dhjetë ditëshin e fundit. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) të thotë: “Kërkojeni atë në tëntë ditët e mbetura, në shtatë ditët e mbetura, në pesë ditët e mbetura, në tre ditët e mbetura, ose në natën e fundit.” Ebu Bekrate I falte njëzetë netët e para të Ramazanit si gjithë netët e tjera të vitit, ndërsa kur hyntë dhjetë ditëshi I fundit e shtonte adhurimin. Ky hadith është Hasen Sahih. [“El-Mishkat” (2092) / Redaktimi i dytë].

(73) Temë në të njëjtën çështje

795-   (Sahih)    Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Uekia, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Ebu Is’haku: Nga Hubejra ibën Jerim: Nga Aliu, se I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), e zgjonte familjen e tij në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit. Ky hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1768) ق , Aishja ].

796-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abduluahid ibën Zijad: Nga El-Hasen ibën Ubejdilah: Nga Ibrahimi: Nga El-Esued: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) I përkushtohej adhurimit në dhjetë ditëshin e fundit, më tepër se në çdo kohë tjetër. Ky hadith është Hasen Sahih Garib. [“Ibën Maxheh” (1767)].

Tema (74)

Çfarë ka ardhur për agjërimin në stinën e dimrit

797-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Said, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Ebu Is’haku: Nga Numejr ibën Arib: Nga Amir ibën Mesud: Nga I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), se ka thënë: “Agjërimi në dimër është ganime e lirë (fitore e madhe dhe e lehtë).” Ky haduth është Mursel. Amir ibën Mesud nuk e ka arritur të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Ai është babai I Ibrahim ibën Amir El-Kurashij. Ka transmetuar prej tij Shuabe dhe Eth-Theuri. [“Es-Sahiha” (1922), “Er-Raudu” (69)].

Tema (75)

Çfarë ka ardhur në lidhje me ajetin: “E ata që nuk munden të agjërojnë…”

798-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguarBekër ibën Mudar: Nga Amër ibën El-Harith: Nga Bukejr ibën Abdullah ibën El-Eshexh: Nga Jezidi, shërbëtori I Seleme ibën El-Ekuai: Nga Seleme ibën El-Ekuai, ka thënë: Kur zbritiajeti:

و على الذين يطيقرنه فدية طعام مسكين} البقرة: 184  }

{E ata që nuk munden të agjërojnë, janë të obliguar për kompensim, duke ushqyer një të varfër} [El Bekare : 184]. Ai që dëshironte prej nesh të mos agjëronte, jepte konpesim, deri sa zbriti ajeti që vjen mbas tij dhe e shfuqizoi atë. Ky hadith është Hasen Sahih Garib. Jezidi është Ibën Ebi Ubëjd, shërbëtori I Seleme ibën El-Ekuai. [“El-Irvau” (4 / 22): ق ].

Tema (76)

Gjykimi në lidhje me atë person I cili ha, pasi që ka vendosur të udhëtoi

799-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Xhafer: Nga Zejd ibën Eslem: Nga Muhamed ibën El-Muhamedunkedir: Nga Muhamed ibën Keab, ka thënë: Shkova te Enes ibën Malik në Ramazan dhe e gjeta atë duke u pregatitur për të udhëtuar, ndërkohë që ja kishin bërë gati devenë. Ai veshi rrobat dhe kërkoi që ti sillnin ushqim dhe hëngri. I thashë atij: Synet është kjo? Tha: Synet. Pastaj hipi në deve. [Saktësimi I hadithit: Ngrënia e agjëruesit, para nisjes për udhetim dhe mbas agimit. ( f. 13-28 )].

800- Na ka treguar Muhamed ibën Is’mail, ka thënë: Na ka treguar Said ibën Ebi Merjem, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Xhafer, ka thënë: Më ka treguar Zejd ibën Eslem, ka thënë: Më ka treguar: Muhamed ibën El-Munkedir: Nga Muhamed ibën Keab, ka thënë: “Shkova te Enes ibën Malik në Ramazan…” dhe përmendi si hadithi I mësipërm. Ky hadith është Hasen. Muhamed ibën Xhafer është Ibën Ebi Kethiri. Ai është prej Medines dhe është I besueshëm. Është vëllai I Ismail ibën Xhafer. Abdullah ibën Xhafer është Ibën Nexhih, babai I Ali ibën Abdullah El-Medenij. Jahja ibën Main e konsideronte të dobët në hadith. Dijetarët janë të mendimit se I lejohet atij që ka vendosur të udhëtoi të hajë para se të niset nga shtëpia, por nuk I lejohet ta shkurtoi namazin, veçëse pasi të ketë dalë prej murit (kufirit) rrethues të qytetit apo fshatit. Ky është mendimi I Is’hak ibën Ibrahim El-Handhalij.

Tema (77)

Çfarë ka ardhur për dhuratën e agjëruesit

801-  (Meudu- I shpikur)   Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga Sad ibën Tarif: Nga Umejr ibën Me’mun: Nga El-Hasen ibën Ali, ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Dhurata që I jepet agjëruesit është Dhjami dhe mishi I pjekur.” Ky hadith është Garib. Nuk e njohim atë nga dikush tjetër, përveç Sad ibën Tarifit. Dijetarët e hadithit e kanë konsideruar të dobët Sad ibën Tarifin. E njejta gjë është thënë edhe për Umejr ibën Me’mun. [“Ed-Daife” (1660)].

Tema (78)

Çfarë ka ardhur për përcaktimin e ditës së Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit

802-   (Sahih)    Na ka treguar Jahja ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën El-Jeman: Nga Maëmar: Nga Muhamed ibën El-Munkedir: Nga Aishja, ka thënë: “Festa e Bajramit të madh është atëherë kur e festojnë muslimanët dhe festa e Bajramit të vogël është atëherë kur e festojnë muslimanët.” E kam pyetur Muhamedin: A ka dëgjuar nga Aishja Muhamed ibën El-Munkedir? Më tha: Po, ai thotë në hadithin e tij: E kam dëgjuar Aishen. Ky hadith, në këtë formë është Hasen Sahih Garib. [“Ibën Maxheh” (1767)].

Tema (79)

Çfarë ka ardhur për personin I cili bën nijet të bëjë Iatikaf e pastaj e lë atë

803-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Ibën Ebu Adij, ka thënë: Na ka treguar Humejd Et-Tauil: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), bënte Iatikaf në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit. Një vit nuk bëri iAtikaf dhe kur erdhi viti tjetër, bëri Iatikaf njëzetë ditë. Ky hadith I transmetuar nga Enes ibën Malik, është Hasen Sahih Garib. Kanë rënë në kundërshtim dijetarët në lidhje me atë person, I cili e ndërpret Iatikafin pa I plotësuar aq ditë sa ka bërë për qëllim të qëndroi në të. Disa prej tyre kanë thënë: Nëse e ndërpret iatikafin, e ka për detyrë ti konpesoi ato ditë të cilat I kishte bërë nijet dhe nuk I plotësoi. Ata marin për argument hadithin e mësipërm, se I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) doli nga Iatikafi dhe I zëvendësoi ato dhjetë ditë me dhjetë djtë të tjera në muajin Sheual. Ky ishte mendimi I Malikut. Dijetarët e tjerë kanë thënë: Nëse personi nuk është betuar se do të bënte Iatikaf kaq ditë, e në këtë mënyrë t’ia bënte të detyrueshme vetvetes plotësimin e atyre ditëve, por dëshironte të bënte Iatikaf nafile, atëherë ai nuk është I detyruar ti konpesoi ato ditë, përveçëse nëse e bënë një gjë të tillë me dëshirën e tij. Ky ishte mendimi I Shafiut. Gjithashtu Shafiu ka thënë: I lejohet ç’do kujt të hyjë në një adhurim dhe nëse vendos ta ndërpresi atë, nuk është I detyruar të konpesoi, përveç haxhit dhe umras.

Në temë ka hadith nga Ebu Hurejra. [“Sahih Ebi Daud” (2126)].

Tema (80)

A i lejohet atij që bënë Iatikaf të dali nga xhamia për ndonjë nevojë?

804-   (Sahih)    Na ka treguar Ebu Musa El-Medenij: Nga Malik ibën Enes: Nga Ibën Shihab: Nga Urve dhe Amra: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) kur bënte Iatikaf… dhe nuk hynte në shtëpi, përveçë se për ndonjë nevojë personale. Ky hadith është Hasen Sahih. E ka transmetuar më tepër se një person këtë hadith: Nga Maliku: Nga Ibën Shihabi: Nga Urve dhe Amra: Nga Aishja. disa të tjerë e kanë transmetuar këtë hadith: Nga Maliku: Nga Ibën Shihabi: Nga Urve: Nga Amra: Nga Aishja. E sakta është : Nga Urve dhe Amra: Nga Aishja. [“Ibën Maxheh” (633 dhe 1778)].

805-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth ibën Sad: Nga Ibën Shihab: Nga Urve dhe Amra: Nga Aishja (hadithin e më sipërm). Dijetarët e marin për bazë këtë hadith. Ata janë të mendimit se nuk I lejohet atij që ka vendosur të bëjë Iatikaf, të dalë nga xhamia, përveçë se për kryerjen e nevojave personale. Dijetarët janë të njëzëri se I lejohet atij të dali për kryerjen e nevojës së madhe dhe të vogël, por janë kundërshtuar në lidhje me daljen për të vizituar të sëmurin, prezantimin e xhumasë dhe përcielljen e të vdekurit për në varreza. Disa dijetarë prej shokëve të të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe të tjerë përveç tyre, janë të mendimit se I lejohet atij që ka vendosur të bëjë Iatikaf, të vizitoi të sëmurin, të prezantoi hytben e  xhumasë dhe të përcielli të vdekurin për në varreza, me kusht që ta ketë bërë nijet që në fillim. I këtij mendimi është Sufjan Eth-Theuri dhe Ibën El-Mubarek. Disa dijetarë të tjerë nuk janë të këtij mendimi. Ata nuk I lejojnë atij që ka vendosur të bëjë Iatikaf, të vizitoi të sëmurin, apo të përcielli të vdekurin për në varreza. Por edhe këta e shohin si të domosdoshme prezantimin e hytbes së ditës  së premte. Për këtë ata janë të mendimit se nuk lejohet Iatikafi përveçëse në xhamitë në të cilat falet xhumaja. Pra ata e shohin si të urryer daljen prej xhamisë apo faltores në të cilën nuk falet xhumaja, për të shkuar në një tjetër xhami për të prezantuar hytben dhe namazin e xhumasë. Ata që në fillim thonë se nuk bëhet Iatikafi, përveçë se në ato xhami në të cilat falet xhumaja, në mënyrë që ai që bën Iatikaf, të mos ketë nevojë të dalë për diçka tjetër, përveçë se për kryerjen e nevojave personale. Nëse ai do të dali për ndonjë tjetër arsye, e ka ndërprerë në këtë mënyrë Iatikafin. Ky është mendimi I Malikut dhe Shafiut. Ka thënë Ahmedi: Nuk I lejohet ta vizitoi të sëmurin e as të përcielli xhenazen, bazuar kjo në hadithin e Aishes. Ka thënë Is’haku: Nëse e bën  nijet që në fillim, atëherë I lejohet ta vizitoi të sëmurin, e ta përcielli të vdekurin për në varreza. [ Nga I njëjti burim I mësipërm].

Tema (81)

Çfarë ka ardhur për namazin e natës në muajin e Ramazanit

806- (Sahih) Na ka treguar Henadi, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën El-Fudajl: Nga Daud ibën Ebi Hind: Nga El-Velid ibën Abdurrahman El-Xherashi: Nga Xhubejr ibën Nufejr: Nga Ebu Dherri, ka thënë: Kemi agjëruar me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe nuk është falur me ne (namaz nate), deri sa mbetën edhe shtatë netë nga muaji I Ramazanit. Në natën e shtatë, të mbetur nga fundi I muajit, falëm namaz nate me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) deri sa kaloi një e treta e natës. Nuk fali namaz nate me ne në natën e gjashtë (nga fundi I muajit). Në natën e pestë u fal me ne deri sa kaloi gjysma e natës duke u falur. I thamë: O I Dërguari i Allahut, a nuk po na e bënë nafile edhe këtë pjesë të natës që na ka mbetur? Tha: “Kush falet (namaz nate) me imamin, deri sa të largohet, I shkruhet atij sikur të jetë falur gjithë natën.” Pastaj nuk u fal me ne namaz nate deri sa mbetën edhe tre netë nga muaji dhe u fal me ne në natën e tretë. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) thirri të falen edhe bashkëshortet e tij dhe u falëm deri sa u frikësuam se mos po na ikën Felehu. I thashë atij: E çfarë ishte Felehu? Tha: Syfyri. Ky hadith është Hasen Sahih. Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me namazin e natës në muajin e Ramazanit. Disa janë të mendimit se duhen falur dyzetë e një rekate bashkë me vitrin. Të këtij mendimi janë dijetarët e Medines, gjë të cilën edhe e kanë zbatuar në Medine. Shumica e dijetarëve janë me të njejtën fjalë të transmetuar nga Umeri, Aliu dhe të tjerë sahabë, të cilët thonë se namazi I natës gjatë Ramazanit është njëzetë rekatë. Ka thënë Ahmedi: Në këtë temë janë transmetuar llojë-llojë fjalësh. Ai nuk ka dhënë ndonjë gjykim të prerë për këtë. Ka thënë Is’haku: Ajo që duhet të zgjedhim është se namazi i natës në Ramazan është dyzetë e një rekate, duke u bazuar në transmetimin e Ubej ibën Keabit. Ajo që ka zgjedhur si vendimtare Ibën El-Mubareku, Ahmedi  dhe Is’haku është se namazi I natës në Ramazan duhet falur bashkë me imamin. Shafiu është I mendimit se nëse personi është lexues I mirë I Kur’anit dhe di përmendësh prej tij, atëherë është më mirë të falet vetëm.

Në temë ka hadith nga  Aishja, En-Nuaman ibën Beshiri dhe Ibën Abasi. [“Ibën Maxheh” (1327)].

Tema (82)

Çfarë ka ardhur mbi shpërblimin e atij që e fton për iftar agjëruesin

807-   (Sahih)    Na ka treguar Henadi, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahim ibëen Sulejman: Nga Abdulmelik ibën Sulejman: Nga Atai: Nga Zejd ibën Halid El-Xhuhenij, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: “Kush I ofron iftarin agjëruesit, shpërblehet ashtu si shpërblimi I Agjëruesit, pa ju pakësuar atij ndonjë gjë prej shpërblimit.” Ky hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1746)].

Tema (83)

Të nxiturit për faljen e namazit të natës në muajin e Ramazanit dhe çfarë ka ardhur mbi vlerën e madhe të kësaj

808-   (Sahih)    Na ka treguar Abdu ibën Humejd, ka thënë: Na ka treguar Abdurrazak, ka thënë: Na ka treguar Maëmar: Nga Ez-Zuhrij: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) nxiste gjithmonë për faljen e namazit të natës gjatë muajit të Ramazanit, por pa e bërë të detyrueshme atë. Ai (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) thoshte: “Ai i cili fal namaz nate në muajin e Ramazanit, duke qënë  besimtar e duke shpresuar në shpërblimin (e Allahut), do ti falen atij gjynahet që ka bërë më parë.” I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ndërroi jetë dhe kjo çështje mbeti e tillë. Gjithashtu në qeverisjen e Ebu Bekrit dhe në fillim të qeverisjes së Umerit kjo çështje mbeti e pa ndryshuar.

Në temë ka hadith nga  Aishja. Ky hadith është Hasen Sahih. Gjithashtu ky hadith është transmetuar : Nga Ez-Zuhrij: Nga Urve: Nga Aishja. [“Sahih Ebi Daud” (1241): ق  Ndërsa fjala e tij: “ndërroi jetë” te (خ) është Mudraxh prej fjalëve të Ez-Zuhrij].