51. “Ebu Bekri dhe Umeri janë dy zotërinjtë e burrave të banorëve të xhenetit, prej të parëve dhe të fundit, përveç Pejgamberëve dhe Lajmëtarëve të Zotit.”

[Sahih] / (Ahmedi në Musned, Tirmidhiu, Ibën maxheh); nga Aliu, (Ibën Maxheh); nga Ebi Xhuhajfe, (Ebu Jeala në Musned dhe Ed Dajaa në “el Muhtara”); nga Enesi, (Taberani në es Sagir); nga Xhabiri dhe nga Ebi Seidi / Es Sahiha 824.

52. (21) “Ebu Sufjan ibën el Harith është familja ime më e mirë.”

[Hasen] / (Taberani në el Kebir, el Hakim); nga Ebi Habeh el Bedri / Es Sahiha 820.

53. (22) “Kanë ardhur banorët e Jemenit, dhe dijeni se ata janë njerëzit me zemrat më të buta dhe më të prekshme. Imani –besimi është nga Jemeni dhe zgjuarsia po nga Jemeni. Mburrja dhe mendjemadhësia gjenden te pronarët e deveve, ndërsa urtësia dhe qetësia gjenden te pronarët e dhenve.”

[Sahih] / (Buhariu dhe Muslimi); nga Ebi Hurejra.

54. “Kanë ardhur banorët e Jemenit, të cilët janë me zemrat më të dobëta dhe më të buta. Fikhu (të kuptuarit) është Jemenas dhe zgjuarsia është Jemenase.”

[Sahih] / (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu); nga Ebi Hurejra / Er Raudu 1034.

 

55. (23) “Iu erdhi muaji i Ramazanit, një muaj i begatë, agjërimin e të cilit Allahu e ka bërë obligim për ju. Në këtë muaj hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen shejtanët e mëdhenj e arrogantë. Në këtë muaj gjendet një natë e cila është më e mirë se një mijë muaj, dhe kush e humbet mirësinë e saj (adhurimin në të dhe faljen e gjynaheve), ai ka humbur (gjë të madhe).”

[Sahih] / (Ahmedi në Musned, Nesai, Bejhakiu në Shuab); nga Ebi Hurejra / El Mishkat 1926.

56. “Më erdhi dikush nga Zoti im dhe më dha të zgjidhja ndërmjet futjes së gjysmës së popullit tim në xhenet dhe ndërmjet ndërmjetësimit. Ndërsa unë zgjodha ndërmjetësimin, i cili është për ç’dokënd që vdes pa i shoqëruar asgjë Allahut.”

[Sahih] / (Ahmedi në Musned); nga Ebi Musa, (Tirmidhiu, Sahih Ibën Hiban); nga Auf ibën Malik el Eshxhei / Er Raudu 1019, el Mishkat 5600.

57. “Më erdhi dikush nga Zoti im i Madhëruar dhe më tha: Kushdo prej popullit tënd që dërgon një salavat mbi ty, Allahu i shkruan atij për të dhjetë të mira, i fshin dhjetë të këqija, e ngre dhjetë gradë dhe i kthen atij salavat të njëjtë si ai.”

[Sahih] / (Ahmedi në Musned); nga Ebi Talha / Et Tergib 2/279: Nesai.

58. (24) “Këtë natë më erdhi dikush nga Zoti im dhe më tha: Falu në këtë luginë të bekuar –d.m.th. në el Akik (në Dhul Hulejfe)– dhe thuaj: (Bëj Ihram për të kryer) Umra në Haxh (umra dhe haxh bashkë).”

[Sahih] / (Ahmedi në Musned, Buhariu, Ebu Daudi); nga Umeri / El Irva 1005.

59. (25) “Këtë natë më erdhi dikush (një engjëll) nga Zoti im i Lartëmadhëruar, në pamjen më të bukur dhe më tha: O Muhamed! A e di se për çfarë polemizojnë engjëjt e lartësive? – Jo, i thashë unë. – Atëherë vendosi dorën e tij midis shpatullave të mia dhe unë e ndieva ftohtësinë (freskinë) e tyre në mes të gjoksit tim. Në atë çast mësova se ç’kishte në tokë e në qiej. –Pastaj më tha: O Muhamed! A e di se për çfarë polemizojnë engjëjt e lartësive? – Po, i thashë, për faljen e gjynaheve dhe ngritjen e gradëve. Falja e gjynaheve arrihet duke qëndruar në xhami pas namazeve farze, të ecurit në këmbë për t’u falur në kolektiv dhe larja mirë duke e kaluar kufirin e detyrueshëm në marrjen avdes edhe kur e ke të vështirë (nga ftohti).

– Të vërtetën ke thënë, o Muhamed! Dhe kushdo që e bën këtë, jeton mirë, vdes mirë dhe del nga gjynahet e tij, njësoj si ditën kur e ka lindur nëna.

Pastaj tha: O Muhamed! Kur të falesh, thuaj: O Zot! Të kërkoj (mundësimin e) kryerjen e të mirave, lënien e të këqijave, dashurinë e të varfërve! Kërkoj të më falësh mua, të më mëshirosh dhe të më pranosh pendimin! Nëse Ti dëshiron të hedhësh ndonjë fitne (sprovë, dënim) mbi robët e Tu, atëherë më merr mua pa u sprovuar.

Ndërsa gradët janë përhapja e selamit, ushqyerja e të varfërit dhe të falesh natën kur njerëzit janë në gjumë.”

[Sahih] / (Abdurrazaku në Musannef, Ahmedi në Musned, Abd ibën Humejd, Tirmidhiu); nga Ibën Abasi / Sahih et Tergib 405, 451.

60. “Më erdhi Xhibrili me sëmundjen e etheve dhe të murtajës. Unë i mora ethet për në Medine dhe e dërgova murtajën në Sham. Por murtaja është dëshmi (nga dëshmor) për popullin tim dhe mëshirë për ta. Ndërsa për mosbesimtarët ajo është fëlliqësi (ndytësi).”

[Sahih] / (Ahmedi në Musned, Ibën Sead); nga Ebu Asib / Es Sahiha 761.

61. (26) “Më erdhi Xhibrili dhe më tregoi se populli im do të vrasë këtë birin tim – d.m.th. Husejnin. Ai më solli edhe pak dhe të kuq nga ai i varrit të tij.”

[Sahih] / (El Hakim); nga Umu el Fadl bintu el Harith / Es Sahiha 821.

62. “Më erdhi Xhibrili dhe më urdhëroi që t’i urdhëroja shokët e mi dhe ata që ishin mua, që ta ngrinin zërin kur thonim telbijen (shprehjen: Lebbejke Allahume lebbejke…).”

[Sahih] / (Ahmedi në Musned, 4 autorët e Suneneve, Ibën Hiban në Sahihun e tij, el Hakim, Bejhakiu në Sunen); nga Es Saib ibën Halad / El Mishkat 2549.

63. “Më erdhi Xhibrili dhe më përgëzoi se el Haseni dhe el Husejni do të jenë dy zotërinjtë e të rinjëve të banorëve të xhenetit.”

[Sahih] / (Ibën Sead); nga Hudhejfe / Es Sahiha 796: Ahmedi në Musned.

64. “Më erdhi Xhibrili dhe më përgëzoi se: kush vdes nga populli yt, duke qenë se nuk i ka bërë shok Allahut asgjë, do të hyjë në xhenet. – Unë i thashë: Edhe nëse ka bërë zina (imoralitet) apo ka vjedhur? – Po, tha ai, edhe nëse ka bërë zina apo ka vjedhur.”

[Sahih] / (Buhariu dhe Muslimi); nga Ebu Dheri / Es Sahiha 826.

65. (27) “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: Allahu të urdhëron që t’ia lexosh Kuranin popullit tënd me një lexim. – I kërkoj Allahut faljen dhe mëshirën e Tij, sepse populli im nuk mund ta mbajë këtë, i thashë unë. – Pastaj më erdhi për herë të dytë dhe tha: Allahu të urdhëron që t’ia lexosh Kuranin popullit tënd me dy lloje leximesh. – I kërkoj Allahut faljen dhe mëshirën e Tij, sepse populli im nuk mund ta mbajë këtë, i thashë unë. – Pastaj më erdhi për herë të tretë dhe tha: Allahu të urdhëron që t’ia lexosh Kuranin popullit tënd me tre lloje leximesh. – I kërkoj Allahut faljen dhe mëshirën e Tij, sepse populli im nuk mund ta mbajë këtë, i thashë përsëri. Pastaj më erdhi për herë të katërt dhe tha: Allahu të urdhëron që t’ia lexosh Kuranin popullit tënd me shtatë lloje leximesh, ku me çdo lloj leximi të lexojnë, ata kanë vepruar saktë.”

[Sahih] / (Muslimi, Ebu Daudi, Nesai); nga Ubej ibën Keab.

66. “Më erdhi Xhibrili dhe tha: Përgëzoje popullin tënd se kushdo që vdes duke mos i bërë shok Allahut asgjë, do të hyjë në xhenet. – O Xhibril, i thashë, edhe nëse ka vjedhur apo ka bërë imoralitet? – Po, tha ai. – Edhe nëse ka vjedhur apo ka bërë imoralitet, ia përsërita? – Po, tha ai. – Edhe nëse ka vjedhur apo ka bërë imoralitet, i thashë përsëri? – Po, tha ai, edhe nëse ka pirë alkool.”

[Sahih] / (Ahmedi në Musned, Tirmidhiu, Nesai, Ibën Hiban në Sahihun e tij); nga Ebu Dheri / Es Sahiha 826.

67. “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: Allahu të urdhëron që t’i urdhërosh shokët e tu që ta ngrenë zërin kur thonë telbijen, sepse kjo është prej riteve të Haxhit.”

[Sahih] / (Ahmedi në Musned, Ibën Maxheh, Ibën Hibani në Sahihun e tij, el Hakim); nga Zejd ibën Halid / Es Sahiha 830.

68. (28) “Më erdhi Xhibrili dhe tha: Të erdha dje dhe nuk më pengoi gjë tjetër që të hyja në shtëpinë tënde veçse statuja që ishte te dera, mbulesa (apo perdeja) që kishte figura statujash dhe një qen që ishte në shtëpi. Ndaj urdhëro që të pritet koka e statujës që është në shtëpi, në atë mënyrë që të bëhet si trungu i pemës, urdhëro që mbulesa të pritet dhe të bëhen me të dy jastëkë që hidhen dhe shkelen, ndërsa për qenin urdhëro që ta nxjerin (nga shtëpia).”

[Sahih] / (Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Bejhakiu në Sunen); nga Ebu Hurejra / Adab ez Zefaf  76, 98.

69. (29) “Më erdhi Xhibrili dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Po të vjen Hatixhja me një enë me gjellë, apo me ushqim, apo me ujë dhe kur të vijë tek ti, jepi asaj selam nga Zoti i saj dhe nga unë, dhe përgëzoje atë me një shtëpi prej kallami, ku nuk ka zhurmë dhe as lodhje.”

[Sahih] / (Muslimi); nga Ebi Hurejra.

70. (30) “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: O Muhamed! A u ankove  (për magjinë që tu bë)? – Po, i thashë. – Atëherë ai tha: “Bismilahi erkike, min kuli shejin judhijke, min sherri kuli nefsin, ue ajnin hasidin, bismilahi erkijke, ue Allahu jeshfijke!” (që do të thotë: Me Emrin e Allahut të fryj (të ysht), nga çdo gjë që të mundon, nga e keqja e çdo shpirti dhe nga syri i ziliqarit! Me Emrin e Allahut të ysht, Allahu të shëroftë!”

[Sahih] / (Ahmedi, Muslimi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh); nga Ebu Seidi, (M.A, Xh, S.H, H); nga Ubade ibën es Samit.

71. (31) “Më erdhi Xhibrili dhe tha: O Muhamed! A nuk të gëzon fakti se Zoti yt i Madhëruar thotë: Çdokush prej popullit tënd që të dërgon ty një salavat, Allahu i i dërgon atij dhjetë të tilla dhe çdokush prej popullit tënd që të dërgon ty një selam, Unë i dërgoj atij dhjetë selame? – Po, O Zot, më gëzon, thashë unë.”

[Sahih] / (Ahmedi, Nesai, Ibën Hibani në Sahihun e tij, el Hakim, Ed Dajau); nga Ebi Talha / Es Sahiha 829.

72. (32) “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: O Muhamed! Allahu i Madhëruar e ka mallkuar alkoolin, shtrydhësin e tij, atë për të cilin shtrydhet, pirësin e tij, mbartësin e tij, atë për tek i cili mbartet, shitësin e tij, blerësin e tij, atë që e shërben dhe atë që urdhëron të shërbehet.”

[Sahih] / (Taberani në el Kebir, el Hakim, Bejhakiu në Shuab, Ed Dajau); nga Ibën Abasi / Es Sahiha 839: Ahmedi në Musned.

73. “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: O Muhamed! Jeto sa të duash, por ti je i vdekur (do të vdesësh)! Duaj kë të duash, por ti do të ndahesh prej tij! Vepro ç’të duash, por ti do të shpërblehesh për atë që vepron! Dhe dije se fisnikëria e besimtarit është ngritja e tij për t’u falur natën, ndërsa krenaria e tij është në mospasjen nevojë për (atë që kanë) njerëzit.”

[Hasen] / (Esh Shirazi në “el Elkab”, el Hakim, Bejhakiu në Shuab); nga Sehl ibën Sead, (Bejhakiu në Shuab); nga Xhabiri, (Ebu Nuajm në El Hilje); nga Aliu / Es Sahiha 831.

74. (33) “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: O Muhamed! Thuaj! – Çfarë të them, i thashë unë? – Thuaj: Mbrohem me Fjalët e plota të Allahut, të cilat nuk mund t’i kalojë asnjë vepërmirë apo vepërkeq, nga e keqja e çdo gjëje që Ai ka krijuar, që ka shpikur dhe formuar, si dhe nga e keqja e çdo gjëje që zbret nga qielli dhe nga e keqja e çdo gjëje që ngjitet në të. Dhe nga e keqja e çdo gjëje që Ai ka krijuar e shumuar në tokë, nga e keqja e çdo gjëje që hyn në të dhe nga e keqja e sprovave të ditës e të natës. Dhe nga e keqja e çdo trokitësi (lajmëtari) që troket, përveç atij që troket me gjë të mirë! O i Gjithëmëshirshëm!”  

[Sahih] / (Ahmedi në Musned, Taberani në el Kebi); nga Abdurrahman ibën Hanbesh / Es Sahiha 840.

75. (34) “Xhibrili erdhi tek unë dhe më tha: “O Muhamed! Kush e arrin një prej dy prindërve të vet dhe pastaj vdes e hyn në Zjarr, Allahu e largoftë atë (nga mëshira e Tij)! Thuaj: Amin! – Thashë “Amin!” –Pastaj tha: O Muhamed! Kush e arrin muajin e Ramazanit pastaj vdes pa iu falur gjynahet dhe hyn në zjarr, Allahu e largoftë atë! Thuaj: Amin! – Thashë “Amin!” –Pastaj tha: Kushdo që dëgjon të përmendet emri yt dhe nuk dërgon salavat mbi ty, pastaj vdes dhe hyn në zjarr, Allahu e largoftë atë (nga mëshira e Vet)! Thuaj: Amin! – Thashë “Amin!”.”

[Sahih] / (Taberani në el Kebir); nga Xhabir ibën Semurah. / Et Targib 3/216: Ibën Hibani në Sahihun e tij.

76. “Më erdhi një herë Xhibrili nga fillimi i shpalljes dhe më mësoi abdesin dhe namazin. Kur mbaroi abdesin, ai mbushi një dorë me ujë dhe spërkiti me të vendin e organit gjenital.”

[Sahih] / (Ahmedi, Darakutni, el Hakim); nga Usame; nga babai i tij, Zejd ibën Harithe. / Es Sahiha: 841: Ibën Maxheh dhe Bejhakiu në Sunen.

77. (35) “Më erdhi Xhibrili nga Zoti i Lartëmadhëruar e më tha: “O Muhamed! Allahu i Madhëruar thotë: “Unë i kam bërë detyrim ymetit tënd pesë namaze; kushdo që i përmbush ato me abdesin e tyre, kohën e tyre, rukunë e tyre dhe sexhden e tyre, ka me to Besën Time se do ta fus në xhenet me to. Kurse ai që më takon Mua duke qenë se ka lënë diçka mangut nga këto, ai nuk ka besë tek Unë; nëse dua, do e dënoj e nëse dua, do e mëshiroj.”

[Sahih] / (Et Tajalisi dhe Muhamed ibën Nasr në “Kapitullin e Namazit”, Taberani në el Kebir, Ed Dajaa në “El Muhtara”) / Es Sahiha 842.

78. (36) “Xhibrili dhe Mikaili erdhën tek unë. Xhibrili u ul nga e djathta ime kurse Mikaili nga e majta. Xhibrili tha: “O Muhamed! Lexoje Kuranin me një mënyrë leximi.” Kurse Mikaili tha: “Kërkoi që ta shtojë.” Unë thashë: “Më shto më shumë.” Ai tha: “Lexoje me tre mënyra leximi.” Mikaili tha: “Kërkoi ta shtojë.” Unë i thashë: “Më shto më shumë.” –Vazhdoi kështu deri sa arriti shtatë mënyra leximi, pastaj tha: “Lexoje atë me shtatë mënyra leximi, sepse që të gjitha ato janë të plota dhe të mjaftueshme.”

[Sahih] / (Ahmedi, Abd ibën Hamid, Nesai); nga Ubej ibën Keab, (Ahmedi dhe Taberani në el Kebir); nga Ebu Bekrah, (Ibnu Darijs); nga Ubade ibën Samit. / Es Sahiha 843.

79. “Një melek erdhi tek unë dhe më përshëndeti me selam –sapo zbriti nga qielli, nuk kishte zbritur asnjë herë më parë. Më përgëzoi se Haseni dhe Husejni do të jenë zotërinjtë e të rinjve të xhenetit, kurse Fatimja do të jetë zonja e grave të xhenetit.”

[Sahih] / (Ibën Asakir); nga Hudhejfe. / Es Sahiha 796: Ahmedi.

80. “A dëshiron që të të zbutet zemra dhe ta arrish atë që kërkon? –Mëshiroje jetimin, fërkoi kokën dhe jepi atij nga ushqimi yt; kështu do të zbutet zemra dhe do të arrish atë që kërkon.”

[Sahih] / (Taberani në el Kebir); nga Ebu Darda. / Es Sahiha 854.

81. (37) “A dëshironi, o njerëz, që të përpiqeni sa më shumë në lutjet tuaja? –Thoni: O Zoti ynë! Na ndihmo në falënderimin tonë ndaj Teje, në përmendejen e Emrit Tënd dhe në adhurimin Tënd në mënyrën më të mirë!”

[Sahih] / (El Hakim, Ebu Nuajm në El Hilje); nga Ebu Hurejra. / Es Sahiha 844.

82. “Shtojini bagëtitë e imta, sepse ato janë begati.”

[Sahih] / (Taberani në el Kebir, El Hatib el Bagdadi); nga Umu Hani, (e ka nxjerrë gjithashtu Ibën Maxheh me tekst: “Shtoji bagëtitë e imta (i drejtohet Umu Hanit), sepse ato janë begati.” / Es Sahiha 773.

83. (38) “Shtoji bagëtitë e imta sepse ato shkojnë në kullotë mirë dhe kthehen mirë.”

[Hasen] / (Ahmedi); nga Umu Hani. / Es Sahiha 773.

84. (39) “ A e dini ku shkon Dielli? Ai vazhdon të ecë deri sa arrin në vendqëndrimin e tij poshtë Arshit dhe bie në sexhde (i përulet Allahut). Vazhdon në atë gjendje deri sa i thuhet: “Ngrihu dhe kthehu andej nga erdhe!” Atëherë ai kthehet dhe lind nga lindja e tij, pastaj vazhdon lëvizjen deri sa ta arrijë në vendqëndrimin e tij poshtë Arshit. Aty bie në sexhde dhe vazhdon në atë gjendje deri sa i thuhet: “Ngrihu dhe kthehu andej nga erdhe!” Atëherë ai kthehet dhe lind nga lindja e tij, pastaj vazhdon lëvizjen, pa vërejtur njerëzit asgjë prej tij, deri sa arrin në vendqëndrimin e tij poshtë Arshit. Deri sa t’i thuhet: “Ngrihu dhe lind nga perëndimi yt!” Atëherë ai do të lindë nga perëndimi. –A e dini kur do të ndodhë kjo? Do të ndodhë atëherë “Kur askujt nuk i bëjë dobi besimi nëse nuk ka besuar më parë apo nuk ka bërë ndonjë vepër të mirë me besimin e vet.” [el En’am, 158]

[Sahih] / (Muslimi); nga Ebu Dherr. / Muhtesar Muslim 2138.

85. “A e dini ç’është kafshimi?” –Përcjellja e fjalëve të disa njerëzve tek njerëz të tjerë me qëllim të ngatërresës mes tyre.”

[Sahih] / (Buhariu në el Edeb el Mufrad, Bejhakiu në Sunen); nga Enesi. / Es Sahiha 845.

86. “A e dini ç’është përgojimi?” –Përmendja e vëllait tënd me diçka që ai e urren. Nëse ajo që thua ti, është e vërtetë tek ai, atëherë e ke përgojuar dhe nëse nuk është e vërtetë, atëherë veçse ke shpifur për të.”

[Sahih] / Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu); nga Ebu Hurejra.

87. (40) “A e dini cili është i falimentuari? –I falimentuari nga populli im është ai i cili në ditën e Kiametit vjen me namaz, agjërim e zekat, por vjen duke qenë se dikë e ka sharë, një tjetër e ka akuzuar për tradhti bashkëshortore, dikujt tjetër i ka ngrënë pasurinë (padrejtësisht), një tjetri i ka derdhur gjakun (e ka vrarë), një tjetër e ka rrahur. Kështu, njërit i jep nga të mirat e tij, tjetrit nga të mirat e tij dhe, nëse të mirat i mbarojnë para se t’i shlyejë të gjithë, do të merren nga të këqiat e tyre dhe do të hidhen mbi të, pastaj ai do të hidhet në zjarr.”

[Sahih] / (Ahmedi, Tirmidhiu); nga Ebu Hurejra. / Es Sahiha 847, Muhtesar Muslim 1836.

88. (41) “A e dini ç’janë këto dy libra? –Ky (që mbante në dorën e djathtë)[1] është Libër nga Zoti i botëve, në të cilin gjenden emrat e banorëve të xhenetit, të prindërve dhe të fiseve të tyre. Te emri i të fundit të tyre është bërë mbledhja (e numrit të përgjithshëm të tyre) dhe nuk mund të shtohet më asnjë tjetër e as të hiqet ndonjë, kurrë. Ndërsa ky tjetri (që mbante në të majtë) është Libër nga Zoti i botëve, në të cilin gjenden emrat e banorëve të zjarrit, të prindërve dhe të fiseve të tyre. Te emri i të fundit të tyre është bërë mbledhja (e numrit të tyre) dhe nuk mund të shtohet as të hiqet prej tyre asnjë tjetër, kurrë. Prandaj, veproni drejt dhe përpiquni të bëni më të mirën (të mesmen, pa e tepruar dhe pa e lënë mangut), sepse banorit të xhenetit i mbyllet jeta në dynja me vepër të banorëve të xhenetit, çfarëdo pune të ketë bërë më parë, kurse banorit të zjarrit i mbyllet jeta me vepër të banorëve të zjarrit, çfarëdo pune të ketë bërë më parë. Zoti juaj ka mbaruar me robët e Vet: “Një grup në xhenet dhe një grup në zjarr.” [Es Shura, 7].

[Sahih] / (Ahmedi, Tirmidhiu, Nesai); nga Ibën Amër. / Es Sahiha 848.

89. (42) “A ju kënaq që të jeni çereku i banorëve të xhenetit? A ju kënaq që të jeni një e treat e banorëve të xhenetit? A ju kënaq që të jeni gjysma e banorëve të xhenetit? Në xhenet nuk mund të hyjë veçse një shpirt musliman dhe, ju nuk jeni me idhujtarinë veçse si një qime e bardhë në lëkurën e një demi të zi, ose si një qime e zezë në lëkurën e një demi të kuq.”

[Sahih] / (Ahmedi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh); nga Ibën Mesudi. / Es Sahiha 849: Buhariu dhe Muslimi, dhe Rijadu Salihin 436.

90. “Mos e trazoni Abisininë përderisa ata nuk ju trazojnë, sepse nuk ka për ta nxjerrë thesarin e Kabes veçse Dhu Suvejkatejni (njeriu me dy kërcijtë shumë të hollë) nga Abisinia.”

[Hasen] / (Ebu Daudi, el Hakim); nga Ibën Umer. / Es Sahiha 772: Ahmedi, Ibnu Udej në el Kamil, el Hatib el Bagdadi. Ebu Daudi nuk e përmend emrin e sahabiut që e transmeton, por thotë nga një burrë prej sahabeve. [Në komentarin e Suneni Ebi Daud, të titulluar “Aunul Maabud”, sqarohet se ky person me kunjën “njeriu me kërcinj të holla” do të shfaqet në kohën e Isait (alejhis selam) dhe pranë Kiametit, dhe se në disa transmetime të Buhariut dhe Muslimit, thuhet se Kaben do e prishë Dhu Suvejkatejni nga Abisinia, gjë e cila do të ndodhë shumë pranë Kiametit, kur besimtarët të kenë vdekur të gjithë nga një aromë e mirë jemenase… por gjithësesi Allahu e di më mirë kohën se kur do të shfaqet ai, sepse argument të posaçëm për këtë nuk ka. Shënim i përkthyesit.]

91. (43) “Mos më pyesni përderisa nuk ju tregoj vetë, sepse nëse ju tregoj diçka, duhet patjetër që ta merrni prej meje (dhe ta zbatoni), përndryshe, ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar vetëm për shkak të pyetjeve të shumta dhe polemikës ndaj Pejgamberëve të tyre!”

[Sahih] / (Tirmidhiu); nga Ebu Hurejra. / Es Sahiha 850.

92. “Mos kërkon që të bëhesh provokues, o Muadh?! Kur t’i prish njerëzit në namaz, lexo sure të ngjashme me “Esshemsi ue Duhaha”, “Sebbihisme rabbike el Eala”, “Uel Lejli idha Jagsha” dhe “Ikra Bismi Rabbike”.”

[Sahih] / (Ibën Maxheh); nga Xhabiri. / Forma e Namazit (98 dhe 87 me tekst të përafërt), Nesai, El Irva 295: Buhariu dhe Muslimi.

93. (44) “Mos kërkon që t’ia nxjerrësh shpirtin disa herë?! Nuk mund ta mprehje thikën para se ta shtrije përtokë?”

[Sahih] / (El Hakim); nga Ibën Abasi. / Es Sahiha 24.

94. (45) “A mos mendoni se unë do të jem nga të fundit që do të vdes prej jush? Nuk është ashtu. Unë do të jem nga të parët që do të vdes, kurse ju do të më ndiqni njëri pas tjetrit, duke vrarë njëri-tjetrin.”

[Sahih] / (Ahmedi në Musned); nga Uathileh. / Es Sahiha 851.

95. (46) “A e dëgjoni atë që dëgjoj unë? Unë dëgjoj kërcitjen e qiellit, e ai nuk ka faj që kërcet, sepse nuk ka vend të tij sa pëllëmba e dorës ku të mos ketë një engjëll në sexhde apo në qëndrim drejt (duke u falur).”

[Sahih] / (Taberani në el Kebir, ed Dajaa); nga Hakim ibën Hizam. / Es Sahiha 852.

96. (47) “A e di se? –Grupi i parë që do të hyjë në xhenet prej popullit tim janë muhaxhirët varfër (emigrantët e parë Mekas). Ata do të shkojnë te dera e xhenetit në ditën e Kiametit dhe do të kërkojnë t’ju hapet dera, por engjëjt roje do thonë: “A e dhatë llogarinë?” –Ata përgjigjen: “Për çfarë të japim llogari? Shpatat tona i kemi mbajtur mbi shpinë duke luftuar në rrugë të Allahut deri sa dhamë jetën në këtë rrugë.” Atëherë iu hapet dera dhe ata hyjnë në të 40 vjet para se të hyjnë njerëzit e tjerë (banorët e xhenetit).”

[Sahih] / (El Hakim, Bejhakiu në Shuab); nga Ibën Amër. / Es Sahiha 853.

97. “Ki frikë Allahun kudo që të jesh, pasoje të keqen me të mirë që kjo ta fshijë atë dhe sillu me njerëzit me sjellje të mirë!”

[Hasen] / (Ebu Daudi, Ahmedi, Tirmidhiu, el Hakim, Bejhakiu në Shuab); nga Ebu Dherr, (Ahmedi, Tirmidhiu dhe Bejhakiu në Shuab); nga Muadhi, (Ibën Asakir); nga Enesi. / Er Raudu en Nadir 855.

98. “Ki frikë Allahun dhe mos përçmo asgjënë më të vogël nga vepra e mirë, qoftë edhe të marrësh ujë nga ena jote dhe t’ia shtosh enës së atij që i jep ujë njerëzve, apo të takosh vëllanë tënd me fytyrë të qeshur! Dhe assesi mos e mbaj izarin (rrobën që vishet nga beli e poshtë, pantallonat) poshtë nyjes së këmbës, sepse zgjatja e izarit është prej mendjemadhësisë, dhe këtë Allahu nuk e do. Nëse dikush të shan apo të tall me diçka që ti nuk e ke, ti mos e tall atë me diçka që ai e ka, por lëre që ta marrë vetë ndëshkimin e merituar, dhe kështu ti do të kesh shpërblimin e tij. Mos shaj askënd!”

[Sahih] / (Et Tajalisi, Ibën Hiban në Sahihun e tij); nga Xhabir ibën Selim el Huxhejmi. / Es Sahiha 770.

99. “Ki frikë Allahun, o Ebu Uelid, që të mos vish ditën e Kiametit duke mbartur mbi shpinë deve që murmurin, lopë që pëllet apo dele që beberin!”

[Sahih] / (Taberani në el Kebir); nga Ubade ibën Samit. / Es Sahiha 857: Bejhakiu në Sunen.

100. “Ruaj lidhjet e gjakut (meharim), që të jesh njeriu më adhurues! Kënaqu me atë që të ka dhënë Allahu, që të jesh njeriu më i pasur! Bëj mirë komshiut, që të jesh besimtar! Duaj për njerëzit atë që do për vete, të jesh musliman! Mos qesh shumë, sepse e qeshura e shumtë të vdes zemrën!”

[Hasen] / (Ahmedi, Tirmidhiu, Bejhakiu në Shuab); nga Ebu Hurejra. / Es Sahiha 930.

Vijon …


[1] Fjalët brenda kllapave këtu janë shtesë te Tirmidhiu.