Hadithet e dobta të librit
“El Xhamiu es Sagir ue zijadetuhu”
Muhadithi i kohës Muhamed Nasirudin el Albani
Përktheu: Bledar Albani
SHKURTIMET
1. (B) ………………………… Sahihu i imam Buhariut
2. (M) ……………………….. Sahihu i imam Muslimit
3. (B.M) …………………….. Buhariu dhe Muslimi
4. (D) ………………………... Sunenu Ebi Daud
5. (T) …………………………. Sunenu et Tirmidhi
6. (N) ………………………… Sunenu en Nesai
7. (Xh) ………………………. Sunenu Ibën Maxheh
8. (4) …………………………. Katër Sunenet
9. (3) …………………………. Të katërt përveç Ibën Maxhes
10. (M.A) ……………………. Musnedi i Ahmed ibën Hanbel
11. (A.M) ……………………. Abdullah ibën Ahmed në Musned
12. (H) ……………………….. El Hakim
13. (B.E) …………………….. El Edeb el Mufrad i Buhariut
14. (B.T) ……………………… Et Tarih i Buhariut
15. (S.H) ……………………… Sahihu i Ibën Hibanit
16. (T.K) ……………………… Taberani në El Kebir
17. (T.E) ……………………… Taberani në El Eusat
18. (T.S) ……………………… Taberani në Es Sagir
19. (S) ………………………… Sunenu Seid ibën Mensur
20. (Sh) ………………………. Musanefi i Ibën Ebi Shejbes
21. (Ab) ………………………. Musanefi i Abdurrazakut
22. (J) …………………………. Musnedi i Ebu Jeala
23. (Da) ………………………. Darakutni
24. (Fir) ……………………….. Musnedu el Firdeus i Dujlemi
25. (Hn) ………………………. El Hiljetu i Ebu Nuajm
26. (Sh.B) ……………………. Shuabul Iman i el Bejhaki
27. (S.B) ……………………… Sunenu el Bejhaki
28. (K) …………………………. El Kamil i Ibën Adij
29. (D.A) ……………………… Ed Duafa i el Akili
30. (Hat) ……………………… El Hatib el Bagdadi
Hadithet të cilat fillojnë me shkronjën Elif (në arabisht)
1. (1) “Në Ditën e Kijametit do të shkoj në derën e xhenetit dhe ajo do të më hapet. Atëherë unë do të shoh Zotin tim, i Cili është mbi Karrigen e Tij. Ai më shfaqet mua dhe unë bie në sexhde.” [Daif - i dobët] / (Transmeton Ibën Nexhar); nga Ibën Abasi / Ed Daife 1579.
2. (2) “Unë punova me qera për Hatixhen në dy udhëtime, me kontratë.” [Daif xhiden - shumë i dobët] / (S.B); nga Xhabiri / Ed Daife 1483.
3. (3) “E mërkura e fundit e çdo muaji është dita ogurzezë dhe me fatkeqësi të paprerë.” [Meudu - i trilluar] / (Vekij, në “El Garar”, Ibën Merdevejh, në “Tefsir” dhe Hat); nga Ibën Abasi / Ed Daife 1581.
4. “Qyteti i fundit që do të shkatërrohet prej qyteteve të Islamit është Medina.” [Daif - i dobët] / (T); nga Ebu Hurejra / Ed Daife 1300.
5. “Fjala e fundit që tha Ibrahimi kur e hodhën në zjarr, ishte: Më mjafton Allahu dhe Ai është Ndihmuesi më i Mirë.”
[Meudu - i trilluar] / (Hat); nga Ebu Hurejra, dhe ka thënë: Ky hadith është Garib -me një rrugë transmetimi dhe ai që është i njohur transmetohet nga Ibën Abasi, meukuf - fjalë e tij, pa e adresuar tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) / Ed Daife 788.
6. “I fundit që do të hyjë në Xhenet është një burrë të cilin e quajnë “Xhuhejne”. Dhe banorët e xhenetit do të thonë: Tek Xhuhejnë është lajmi i sigurtë.” [Meudu - i trilluar] / (Hat, në “Transmetuesit e Malikut”); nga Ibën Umeri / Ed Daife 377.
7. “Ademi është në qiellin kësaj dynjaje dhe atij i shfaqen punët e pasardhësve të tij, Jusufi është në qiellin e dytë, dy djemtë e tezes, Jahja dhe Isa janë në qiellin e tretë, Idrisi është në qiellin e katërt, Haruni në të pestin, Musa në të gjashtin dhe Ibrahimi në qiellin e shtatë.” [Daif - i dobët] / (Ibën Merdevejh); nga Ebu Seid / Ed Daife 1485.