FUTBOLLI 

NDËRMJET DOBIVE DHE DËMEVE

TË SHERIATIT

AutorMeshhur ibën Hasen Al Selman

Përktheu: Bledar Albani


Parathënie

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, vetëm Atë falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona! I lutemi Allahut të na ruajë prej sherrit të veteve tona dhe prej të këqiave të punëve tona!

Atë që udhëzon Allahu, ai është i udhëzuar dhe atë që humb Allahu nuk ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

Vërtet që loja e futbollit konsiderohet si sporti popullor më i përhapur dhe më i mirë në botë, përhapja e të cilit filloi pas luftës së dytë botërore dhe që në atë kohë u bë ky sport një dukuri shoqërore dhe u bënë mjeshtrat e tij prej më ndriçuesve yje të shoqërisë dhe më të shquarit e më të pasurit.

Përkujdesje e veçantë dhe interesim i madh i është dhënë këtij sporti edhe prej njerëzve në të gjitha vendet arabe të kohës së sotme, aq sa nuk ka ndonjë çështje tjetër që ta konkurojë atë!!

Me gjithë ngjarjet e mëdha që po ndodhin sot në botë, kjo lojë është bërë mënyra e mashtrimit të plotë të publikut të të gjitha shtresave. Shohim reagimin e tyre ndaj ndeshjeve të futbollit të jetë më i fortë se reagimi ndaj asaj që po ndodh me fatin e disa popujve muslimanë në të gjitha kontinentet.

Këtë reagim e ndikim e shtojnë edhe më shumë gazetat e revistat, transmetimi i tyre në ekranet e televizorit dhe përhapja e çdo gjëje që ka lidhje me klubet dhe sportistët nëpër lajme e tregime. Të gjitha këto qenë shkak i tërheqjes së njerëzve tek sporti dhe sportistët.

Ndihmoi gjithashtu në këtë gjë boshllëku në kohën e tyre dhe harresa e qëllimit për të cilin ata janë krijuar dhe qëllimit për të cilin ata duhet të punojnë që ta arrijnë.

Nuk kam për qëllim me këtë broshurë të rrëzoj sportin dhe të shaj sportistët, por qëllimi im është që të paralajmëroj vëllezërit e mi muslimanë për dëmet që i janë bashkangjitur kësaj loje.

Në të vërtetë kjo lojë nuk luhet veçse prej një pakice, por shumë e ndjekin atë marrëzisht.

Për këto do të flasim në këtë broshurë me lejen e Allahut dhe paqja e bekimi e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij!

Lutja jonë e fundit është “El-hamdu lilahi rabbil alemin!”

Meshhur bin Hasen Al Selman

Amman-Jordani


Njohje me lojën e futbollit dhe llojet e tij

Loja e futbollit është një lojë që luhet ndërmjet dy skuadrave, çdonjëra nga të cilat përbëhet prej njëmbëdhjetë lojtarësh të cilët luajnë me një top të mbushur me ajër mbi një fushë të stërgjatur, ku në fund të secilës pjesë ndodhet një portë shënimi me një portier dhe çdo skuadër përpiqet të fusë topin në portën e skuadrës kundërshtare që të arrijë një pikë (gol) dhe fituese është ajo që shënon më shumë gola.

Topi mund të luhet vetëm me këmbë dhe nuk i lejohet ta prekë atë me dorë vetëm se portierit brenda zonës së rreptësisë, ndërsa lojtarëve nuk i lejohet kjo gjë dhe as pengimi i ndonjë lojtari kundërshtues me qëllim që të rrëzohet e t’i marë topin. Por çdo lojtari i lejohet që ta shtyjë kundërshtarin e tij me sup (shpatull) dhe të kryejë lëvizje të ndryshme në mënyrë që ta godasë topin sa më larg kundërshtarit të tij.

Përsa i përket shkeljes së rregullave të lojës, si p.sh. prekja e topit me dorë apo pengesa e kundërshtarit për ta rrëzuar, atëherë skuadra kundërshtare përfiton të drejtën e një goditjeje të lirë të topit, e cila kryhet në pikën e ndodhjes së gabimit.

Ndërsa gabimet që ndodhin brenda zonës së rreptësisë nga pala mbrojtëse i japin të drejtën palës sulmuese për një goditje të lirë drejt portës (penallti).

Loja fillon me lëvizjen e topit nga mezi i fushës dhe nuk ndalon vetëm nëse bëhet gol apo nëse topi kalon pas vizave anësore apo fundore, ose kur gjyqtari e ndalon atë për ndonjë incident apo dëmtim të ndonjë lojtari.

Topi që del pas vijës fundore të portës duke mos hyrë në portë nga gjuajtja e palës sulmuese, ai top kthehet në fushë me goditjen e portierit. Ndërsa nëse topi del jashtë vijës fundore me goditjen apo prekjen e ndonjërit prej lojtarëve të palës mbrojtëse, atëherë kthehet në lojë me një goditje këndi nga pala sulmuese.

Koha e rregullt e kësaj loje është zakonisht 90 minuta të ndara në dy pjesë të barabarta, ndërsa nëpër shkolla e kolegje kjo lojë zhvillohet për një kohë më të shkurtër se kjo.

 

Llojet e ndryshme të futbollit

Përveç lojës së futbollit të njohur dhe për të cilën ne duam të sqarojmë dëmet e saj, ekzistojnë nëpër vende të ndryshme lojëra të tjera në të cilat përdoret topi i fryrë dhe quhet me të njëjtin emër “Futboll”.

Këto lojëra zhvillohen më shumë në Sh.B.A, Kanada, Australi dhe Irlandë. Më poshtë po paraqesim një njohje të shkurtër me këto lojëra:

Futbolli Amerikan:

Ai është një lojë shumë e egër e cila është shfaqur në Harford, në vitin 1872. Kjo lojë është nxjerrë nga loja popullore e hipjes mbi shpinë. Quhet “futboll”, ndërsa lojën e futbollit të njohur ata e quajnë “suiker”.

Çdo skudër përbëhet nga 11 lojtarë të veshur me një uniformë të veçantë dhe me kokore në kokë.

Futbolli Australian:

Ky lloj futbolli është bërë i ligjshëm në vitin 1868. Fusha duhet të jetë në formë vezake dhe topi ka të njëjtën formë. Çdo skuadër përbëhet nga 18 lojtarë dhe dy zëvendësa, ku 15 prej tyre zënë pozicione të ndryshme në fushë në mënyrë të atillë që çdonjëri të jetë përball një kundërshtari, ndërsa tre të tjerët luajnë rolin e elementeve të lëvizshëm. Nëse topi hyn në qendrën e golit, atëherë shënohet një pikë dhe nëse skuadra sulmuese arrin ta fusë topin ndërmjet dy shtyllave të larta pa prekur traun e sipërm, atëherë shënohen 6 pikë.

Futbolli Kanadez:

Është pak a shumë i ngjashëm me futbollin Amerikan dhe ka po të njëjtat emërtime me një ndryshim të vogël në disa rregulla.

Në secilën skuadër luajnë nga 12 lojtarë në vend të 11 lojtarëve që luajnë në futbollin amerikan.

Një vështrim i shpejtë në historinë e futbollit

Thuhet se shpikësit e kësaj loje kanë qenë vendet kineze, sepse atje ka pas ekzistuar një lloj loje e ngjashme me futbollin që quhej “Tsu-tshu” në kohën midis dy shekujve të katërt dhe të tretë para erës sonë.

Ndërsa në Itali është luajtur futbolli nën emrin “Kalcio” në vitin 1410 të erës sonë.

Shenjat e para të dukshme për praktikimin e kësaj loje kanë qenë në Angli, pas vdekjes së papritur të një portieri, më 23 shkurt të vitit 1585 të erës sonë.

Në vitin 1863 u themelua në Britani “Shoqëria Britanike e futbollit” dhe anglezët filluan ta zhvillojnë e avancojnë këtë lojë.

Edhe pse kjo lojë kaloi për gjatë një shekulli nga një kontinent në tjetrin, megjithatë anglezët qëndruan mjeshtërat e kësaj loje për rreth 70 vjet, deri në vitin 1930, duke fituar përballë të gjitha skuadrave që kishin më pak përvojë se ata. Më pas filloi Amerika Latine të shfaqë epërsinë e saj përballë skuadrave britaneze e të tjera.

Sot ekzistojnë më shumë se 130 shtete pjesëmarrëse në bashkimin botëror për skuadrat e futbollit dhe në shumicën e vendeve evropiane zhvillohen baste javore për rezultatet e ndeshjeve të futbollit ndërmjet skuadrave të ndryshme nën emrin “Toto”, fitimet kolosale të së cilave shkojnë në xhepat e bastexhinjve fitues dhe shoqatave apo klubeve sportive.[1]

Bashkimi botëror për futbollin është themeluar në Paris më 11 maj 1904 dhe nën kujdesin dhe mbikqyrjen e tij u zhvilluan për herë të parë, më 13 korrik 1930, ndeshjet për kupën botërore të futbollit në Montevidio të Paraguait.

Zhvillohen gjithashtu kampionate të tjera përveç atij botëror, siç është kampionati për kupën e Evropës i cili konkuron kampionatin për kupën botërore. Ky kampionat është shfaqur në vitin 1958 dhe që të dy këto kampionate, ai botëror dhe ai evropian, zhvillohen një herë në katër vjet.

 

Lejimi i praktimit të futbollit dhe dobitë e tij

Të luajturit futboll është prej gjërave të lejuara, sepse nuk njihet ndonjë argument që ta ndalojë atë dhe origjina e gjërave është që të jenë të lejuara. Madje s’ka çudi që të jetë prej gjërave të pëlqyera (mustehab), nëse muslimani e praktikon atë me qëllim që të stërvisë trupin e tij dhe të fitojë fuqi, shkathtësi dhe gjallëri.

Edhe sheriati nxit për shfrytëzimin e mjeteve që i japin fuqi trupit, me qëllim që të jenë të gatshëm për në xhihad.

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Besimtari i fortë e i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur te Allahu se besimtari i dobët, por në të dy ata ka dobi.”[2]

Dijetari i Islamit, Ibën Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:

“…Nëse qëllimi i atij që luan me top është që të stërvitet për qëndrimin në kalë apo ecjen me këmbë, me të cilat ai ndihmohet për të vrapuar e shpëtuar nga armiku dhe për të hyrë e dalë nga fusha e betejës etj, si dhe ka për qëllim të stërvitet për në xhihad, për të cilin ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij (salallahu alejhi ue selem), kjo është diçka e mirë. Por nëse në këtë lojë dëmtohen kuajt apo këmbët e lojtarëve, atëherë duhet ndaluar prej saj!”[3]

Shejh Ibën Uthejmijn (Allahu e mëshiroftë!) ka folur hollësisht për gjykimin e luajtjes së fubtollit dhe ka thënë:

“Praktikimi i sportit është i lejuar nëse nuk të pengon nga ndonjë detyrë e obligueshme, por nëse ai të pengon nga ndonjë obligim, atëherë është haram, dhe nëse praktikohet vazhdimisht saqë të merr shumicën e kohës, atëherë gjëndja më e pakët në këtë rast është se ajo lojë është mekruh. Nëse lojtari vesh rroba të shkurtra të cilat nuk e mbulojnë kofshën e tij, kjo gjë nuk lejohet sepse është obligim (vaxhib) që mashkulli të mbulojë kofshën e tij dhe nuk lejohet shikimi i lojtarëve të veshur në këtë mënyrë, në të cilën shfaqen kofshët e tyre!”[4]

Ndërsa shejhu dhe dijetari i madh, Muhamed ibën Ibrahim (Allahu e mëshiroftë!) ka shkuar në mendimin se kjo lojë është e ndaluar nëse zhvillohet duke iu përmbajtur formës dhe rregullave të prera e të tepruara në të (d.m.th. ai ndalon t’i përmbahesh plotësisht rregullave që iu përmbahen ata lojtarë dhe për ç’farë? Për një lojë me top!), dhe nëse luhet ndryshe nga kjo ai e konsideron të lejuar.

Ai argumenton për këtë fjalë të tij duke thënë se këto rregulla të rrepta nuk mund të zhvishen nga gjërat e mëposhtme:

E para: Kjo lojë është shkak për ndarjen e njerëzve në grupe, në përçarje dhe mbjelljen e smirës e urrejtjes ndërmjet tyre.

Sigurisht që këto përfundime janë e kundërta e asaj në të cilën thërret Islami prej bashkimit, vëllazërimit, pastrimit të zemrave nga smira, urrejtja e dashakeqia, dhe s’ka dyshim se këto gjëra negative ndërmjet fituesëve dhe të humburve ekzistojnë në këtë lojë.

Prej këtu, kjo lojë është e ndaluar për shkak të problemeve dhe dëmeve që shkakton në shoqëri. Ajo mbjell smirën dhe fut përçarjen në mesin e lojtarëve dhe të publikut, madje mund të shkojë çështja saqë ndonjë prej tifozave, prej urrejtjes dhe smirës, të godasë apo edhe të vrasë ndonjë prej lojtarëve të skuadrës kundërshtare të së tijës dhe gjëra të tilla kanë ndodhur plot.

E dyta: Në këtë lojë ka rreziqe të ndryshme që çojnë në dëmtimin e lojtarëve si rezultat i përplasjes dhe goditjes me njëri-tjetrin. Në mbarim të ndeshjes, në shumicën e rasteve gjen ndokënd prej lojtarëve të ketë rënë në fushë pa ndjenja, ose me këmbë a dorë të thyer, i gërvishur etj, gjë të cilën e tregon edhe domosdoshmëria e prezencës së barrelave të ndihmës së shpejtë në këtë lojë.

E treta: Loja e futbollit nuk përmban në vetvete shkaqet që i bëjnë të lejuara në sheriat sportet e ndryshme prej shkathtësimit të trupit, stërvitjen për të luftuar armiqtë, apo heqjen e sëmundjeve të ndryshme.

E katërta: Shpeshherë ndeshjet e futbollit zhvillohen në kohën e ndonjë namazi, gjë e cila çon në lënien e namazit apo xhematit dhe vonimin e tij prej lojtarëve dhe tifozave të tyre. Nuk ka dyshim se çdo punë që të pengon nga kryerja e namazit në kohën e tij, apo faljen e tij me xhemat,  ajo punë është haram nëse nuk ka ndonjë arsye të pranueshme në sheriat.

E pesta: Prej gjërave të ndaluara në këtë lojë është zbulimi i lojtarëve auretet e tyre (pjesët e trupit që duhen mbuluar) dhe siç dihet, aureti i burrit është nga kërthiza deri te gjuri, ndërsa veshjet e lojtarëve arrijnë deri në mes të kofshës apo sipër mesit të saj, duke e ditur që kofsha është auret.

E gjashta: Ajo pengon lojtarët dhe tifozat nga përmendja e Allahut të Madhëruar.

E shtata: Përveç këtyre, kjo lojë mund të përmbajë edhe ngrënien e pasurive të njerëzve me pa të drejtë, duke u bashkuar me kumarin dhe bixhozin. Kjo gjë duke u nisur nga njëri prej dy konsiderimeve të mëposhtme:

1. Ose duke marrë skuadra fituese një shumë të hollash a ndonjë përfitim tjetër, gjë e cila është haram tek të gjithë dijetarët.

2. Ose duke marrë qera prej shikuesve dhe tifozave që prezentojnë nëpër stadiume, për kohën gjatë së cilës zhvillohet ndeshja dhe kjo është diçka e ndaluar sipas gjykimit më të saktë në këtë çështje.[5]

E teta: Kjo lojë është rrugë për zënien e zemrave me të dhe marrjen e saj si mënyrë për t’u ushqyer. Sigurisht që ajo është gjithashtu lojë dhe zbavitje e lehtë për t’u pëlqyer, gjë që i bën njerëzit të kenë dëshirë të ulen gjatë para saj.

Them (autori): Mjetet për forcimin e trupit nuk janë të kufizuara sipas sheriatit, por lejimi i tyre është i kushtëzuar me mosrënien ndesh me ligjet e sheriatit dhe mosshkaktimin e dëmeve të cilat do i përmendim më pas.

Nëse kjo lojë shoqërohet me gjëra të ndaluara, punë të këqia dhe dëme për njerëzit, atëherë gjykimi për të është i njëjtë me gjykimin e atyre që i bashkangjiten asaj dhe mund të arrijë deri në haram për disa fanatikë e të dhënur shumë pas futbollit.

Mesazh për fanatikët dhe të apasionuarit e futbollit

U drejtojmë këtyre fanatikëve e të apasionuarve të futbollit mesazhin e mëposhtëm:

Sikur ta dije se ç’ishte futbolli për disa njerëz?!

Ai është pasioni që ka pushtuar mendjet e brezave të kohës sonë. Për shkak të tij shfaqen armiqësitë, plasin luftërat, vdesin njerëzit. Për shkak të rëndësisë së tij (tek disa) divorcohen bashkshortet, priten lidhjet farefisnore, godet vëllai të vëllanë me thikë… Dhe vetëm te Allahu ankohemi për këtë, sepse mundësia dhe fuqia është vetëm me Allahun!!

Në ditën që zhvillohet ndeshje ndërmjet dy skuadrave të shquara, sikur të ishte shpallur luftë e egër. Atë ditë ngrihen flamujt, përkushtohen transmetimet direkte të radios dhe televizionit, tifozët bëjnë gati gurët, thikat, daullet, fërshëllimat, himnet në grup dhe britmat e forta!

Menjëherë pas shfaqjes së betejës së rreptë për shkak të humbjes së njërës prej skuadrave, ajo betejë kalon prej fushës së futbollit nëpër shtëpia, shkolla, zyra, kafene, kolektive të vogla e të mëdha dhe në fund, kjo betejë çon në rrëzimin e viktimave prej të dyja palëve.

Nuk mbaron me kaq, menjëherë pas qetësimit të ujërave dhe shpërhapjes së pluhurit të ngritur, fillon një betejë tjetër me një ndeshje tjetër futbolli, e kështu me radhë!

Nëse ngrihet zëri i logjikës për të diskutuar me ndonjë prej këtyre të apasionuarëve të futbollit, ai ta kthen me plotë gojën: “Unë jam sportiv”!

Kjo është historia jonë me futbollin, lojën e përgënjeshtruar (të ndryshuar nga origjina e saj) dhe kjo është forma e falsifikuar e saj në këndvështrimin e të rinjve tanë.

Ndërsa forma dhe këndvështrimi i vërtetë e i drejtë i kësaj loje, sigurisht që nëse ne i kemi kuptuar qëllimet e Islamit dhe rrugën e tij për ngritjen dhe themelimin e shoqërive, do t’a gjenim lojën e futbollit prej lojërave të cilat i pranon dhe i pastron Islami dhe mësimet e tij.

Futbolli është shkollë e cila të mëson bashkimin dhe njësimin dhe jo përçarjen e ndarjen në grupe, futjen e dashurisë për njëri-tjetrin dhe jo të urrejtjes e armiqësisë.

Ai është një lojë e cila përforcon idenë se qëllimet nuk mund të arrihen veçse me shpirt kolektivi e bashkimi dhe se trimi i mirë është me shokë (vëllezër) shumë.

Unë i drejtoj një pyetje atij që ngre flamurin e partishmërisë së tij të verbër dhe që nuk kupton nga sporti përveç emrit të tij:

A mundet lojtari egoist të realizojë një gol i vetëm fare, sado i aftë qoftë ai?

Jo, sepse topi do t’i ngatërrohet nëpër këmbë dhe do t’ia marrë skuadra tjetër.

Sigurisht që skuadra që realizon gola të pastër është ajo e cila i përmbahet shpirtit kolektiv.

A e kemi kuptuar mësimin e shkollës së futbollit për të cilin ndahemi në parti të ndryshme?

A e dinë gjyqtarët dhe tifozat muslimanë se shpirti i përçarjes, egoizmit, e despotizmit, në fund të shpie në humbje të papëlqyeshme mbi arenat e heroizmave, në çdo fushë të jetës?

Por me keqardhje, ne nuk e kemi kuptuar mësimin!

Qëllimin e kemi kthyer në mjet dhe mjetin në qëllim. Besuam në formën e jashtme dhe mohuam përmbajtjen. I dhamë përparësi të dukshmes dhe hodhëm thelbin pas shpine.

Ç’do të thotë të adhurosh një klub sportiv dhe të bëhesh partiak e tifoz i tij?

Kjo do të thotë se ti je mëndjecekët, i pahorizont, egoist dhe despot që nuk kupton gjë nga shpirti sportiv dhe që nuk zotëron ndonjë lloj sporti përveç fërshëllimit marramendës dhe britmës së të eksistuarit (atij që është me ethe).

Ne nuk të pengojmë nga inkurajimi i sportit, por ka dallim të madh ndërmjet inkurajimit dhe tifozllëkut, ndërmjet gjuhës së gurave e hunjve dhe gjuhës së shpirtit sportive, i cili na mëson të buzëqeshim kur humbim, të përulemi kur fitojmë dhe se ditët rrotullohen (sot fiton e nesër humb).

Një ditë humbim dhe një ditë tjetër fitojmë!

Një ditë jemi si gratë dhe një ditë tjetër si shqiponja!

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) na ka dhënë shembullin më të mirë për shpirtin sportiv dhe sa mirë do të ishte sikur të na bënin dobi mësimet dhe këshillat!

Enes ibën Malik (radiallahu anhu) ka thënë: Adba-ja (deveja e të Dërguarit) ishte një deve e shpejtë të cilës nuk ia kalonte asnjë deve. Një beduin i hipur mbi devenë e tij, bëri garë me të dhe ia kaloi. Kjo gjë sikur rëndoi ca mbi shokët e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem).

Por edukuesi më i madh, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) shfrytëzon rastin për t’iu mësuar atyre shpirtin sportiv dhe t’u japë një mësim të madh se qëndrimi në maja në këtë botë nuk mund të vazhdojë gjithmonë për askënd.

Ai (salallahu alejhi ue selem) tha:

“Është e drejtë te Allahu i Madhëruar që nëse ngre lart ndonjë gjë të dynjasë, do ta ulë e përçmojë atë.”[6]

A e kuptuat këtë, o ju dashamirët e sportit?

Lus Allahun të më shpëtojë e të më japë shëndet mua dhe tifozëve të futbollit, dhe të na shërojë nga çdo sëmundje![7]

DËMET  E  FUTBOLLIT

 

Vëzhguesi në ndeshjet e futbollit, në të gjitha anët e botës, gjen në to një grup të madh negativitetesh dhe shfaqje të këqia të cilat mund t’i përmbledhim si më poshtë:

Së pari: Futbolli është bërë mjet për përçarjen e popullit dhe përhapjen e armiqësisë e urrejtjes në mesin e bijve të tij. Kjo për shkak se ai futi tifozllëkun e mallkuar për skuadrat e ndryshme sportive. Dikush inkurajon një skuadër dhe dikush tjetër një skuadër tjetër. Madje pjesëtarët e të njëjtës shtëpi ndahen ndërmjet tyre dhe njëri bëhet me këtë skuadër dhe tjetri me një tjetër.

Por çështja nuk mbaron me inkurajimin e skuadrave, por e tejkalon atë për të shkuar në tallje e sharje të ithtarëve të skuadrës së mundur prej ithtarëve të skuadrës fituese.

Në fund të shfaqjes do të ketë grindje e betejë ndërmjet tifozave të të dyja skuadrave dhe dhjetra e qindra të plagosur e të vrarë për shkak të futbollit!!

Pikërisht kjo gjë i detyroi kujdestarët e ndeshjes përfundimtare për kupën e botës ndërmjet Brazilit dhe Uraguait, e cila u zhvillua në stadiumin kombëtar “Marakana”, në qytetin “Rio  Di Zhaniro” në Brazil, më 16 korrik 1950, të hapin një gropë me gjerësi 13 metra dhe me thellësi më shumë se një metër e gjysëm, në mënyrë që të jetë si mburojë për lojtarët nga publiku dhe e kundërta.

Së dyti: Origjina e nxitjes së Islamit për sportin është që muslimani t’a praktikojë atë vetë apo me të tjerët, me qëllim që të fitojë fuqinë e kërkuar, ndërsa përbërësi kryesor në futbollin e sotëm është publiku dhe tifozat, numri i të cilëve arrin në qindra mijëra e më shumë dhe të cilët nuk përfitojnë asgjë nga futbolli.

A e dini se numri i publikut që ndoqën një ndeshje të vetme, duke përjashtuar ndeshjet e lojërave olimpike, arriti  në 1500 milion ndjekës të cilët prezentuan në ndeshjen përfundimtare për kupën botërore të futbollit në vitin 1982?!

Ndërsa në vitin 1950, gjatë ndeshjeve të kupës botërore, në ndeshjen që u zhvillua ndërmjet Brazilit dhe Uruguait, në stadiumin Marakana, në Brazil, prezentuan 205 000 ndjekës, ndër të cilët 199 854 i kanë pasur biletat të paguara.

Për Zotin tënd! Më thuaj se ç’fituan gjithë këta njerëz nga prezentimi në këto ndeshje? Sa e sa kohë e fuqi punëtore kanë humbur vendet e tyre?!

Shto edhe dëmet që i shkaktohen disave prej tyre dhe të cilat mund të arrijnë deri në vdekje, për shkak të ndonjë infakti në zemër apo vetvrasjes!

Nuk duhet harruar se zakoni që u është bërë shumë prej tifozave, siç është prishja e gojës me shprehja të ulëta, bashkëbisedimi me fjalë të pista, përdorja e fjalëve të ndyra dhe sharja e mallkimi i njëri-tjetrit apo gjyqtarëve, të gjitha këto janë prej haramit.[8]

Shembujt për këto që përmendëm nëpër ndeshjet e njohura, janë të panumërta.

Por kjo gjë nuk është e veçantë vetëm për tifozat, por e tejkalon atë deri te lojtarët. P.sh. në ndeshjen për kupë ndërmjet dy skuadrave prej skuadrave të Andisë, e cila zhvillohet në Angli dhe që u luajt më 3 tetor, 1969, gjyqtari i ndeshjes rregjistroi 22 ndëshkime për 22 lojtarë, ndër të cilët njëri përfundoi në spital.

Ndërsa më 23 dhjetor, 1973, në ndeshjen e kupës së kupave ndërmjet dy skuadrave angleze, gjyqtari nxori nga fusha një skuadër të tërë bashkë me disa përgjegjës të vjelësve të lojërave.

Po kështu ndodhi edhe me të njëmbëdhjetë lojtarët dhe dy rezervët e një skuadre angleze, të cilët u paralajmëruan që para se të fillonte ndeshja më 2 shkurt, 1975, dhe kjo për shkak se gjyqtari nuk ishte i qetë nga britmat e tifozave dhe himnet e shprehjet e tyre.

Së treti: Në lojërat me top, lojtarët dëmtohen shpeshherë. Dikush rrëzohet dhe nxjerr apo thyen këmbën ose dorën, apo edhe ndonjë brinjë të tij. Mundet që t’i gërvishet fytyra apo koka dhe ndoshta nga rrëzimi humb ndjenjat për një orë ose më shumë a më pak. Madje disa prej tyre mund të shkojnë deri drejt vdekjes, siç na kanë treguar shumë prej lojtarëve të futbollit.

Sigurisht që një futboll i këtillë nuk lejohet.

Disa prej tyre mund të marrin edhe lëndë narkotike (drogë etj.) me qëllim që të përmirësojë lojën e tij. Kjo është diçka që është përhapur shumë në mesin e jomuslimanëve në këto kohët e fundit dhe prej yjeve të kësaj loje të cilët gati sa nuk merreshin për të pasur fat nga disa të apasionuar. Dhe te Allahu ankohemi!

Së katërti: Në lojërat e futbollit ka largim të publikut, numri i të cilit arrin në disa qindra mijëra, nga përmendja e Allahut dhe nga namazi, gjë e cila është e njohur te të gjithë njerëzit.

Sigurisht që të ushqyerit e diçkaje që ndalon nga përmendja e Allahut dhe nga namazi është haram.

Kemi dëgjuar shumë prej njerëzve që ndjekin ndeshjet për kupën e botës, të zgjohen pas mesnatës për të ndjekur këto ndeshje nëpër ekranet e televizorit, duke lënë kështu faljen e sabahut!

Sa muslimanëve që falen u ka ikur falja me xhemat (grup) për shkak të qëndrimit ulur para ekraneve?!

Më e habitshmja është ajo që bëjnë disa të apasionuar të cilët udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin, apo nga njëri kontinent në tjetrin për të prezentuar në një ndeshje futbolli, e cila mund të jetë në kohën e faljes së xhumasë.

Unë e kam prekur krimin që bëjnë këta në librin: “Fjala e qartë në gabimet e atyre që falen”, nën temën: “Mungesa e mijëra ndjekësve të futbollit nga namazi i xhumasë”.

Kam thënë në të si vijon:

“Ndjekësit e futbollit, numri i të cilëve arrin në disa qindra mijëra, mblidhen në kohën e namazit të xhumasë nëpër shkallët e stadiumeve. I thërret ata thirrësi i qiellit, por si mund t’i përgjigjen atij kur mendjet e tyre janë prishur dhe ndjenjat u kanë vdekur, e për ç’farë?! Për shkak të tifozllëkut të mallkuar për skuadrat e ndryshme të futbollit.”

Më pas hyra në fjalën për ruajtjen prej të këqiave të futbollit dhe përmenda disa hadithe për kërcënimin e atij që e lë namazin e xhumasë, si p.sh:

Transmetohet nga Ibën Abasi (radiallahu anhu) se ka thënë:

“Kush lë tre namaze të xhumasë, njëra pas tjetrës, ai e ka hedhur Islamin pas shpine!”[9]

Transmeton Ebu el Xhead ed Damri (radiallahu anhu), shok i të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kush lë tre namaze të xhumasë me shpërfillje, Allahu ia vulos atij zemrën!”[10]

Kuptimi i fjalës “me shpërfillje” është interesimi i paktë për të, përndryshe mospërfillja e obligimeve të Allahut është kufër (mosbesim).

Shpresoj që ata të cilët e lënë namazin e xhumasë, prej sportdashësve e të tjerëve, të përkujtohen dhe të zgjohen nga ajo gjendje kome në të cilën kanë rënë, përndryshe përfundimi i tyre do të jetë vulosja e zemrave të cilat zhvishen nga butësia dhe nuk i mbulon Mëshira e Allahut të Lartësuar, por ngelin të papastra e të ndyta, të përdorura në gjynahe e punë të pështira –Allahu na ruajtë!

Kjo sepse vulosja është vulë, kështu që zemrat e tyre bëhen të thata dhe nuk arrin te ato asgjë prej mirësisë.

Kuptimi i drejtpërdrejtë i hadithit dhe thënies së Ibën Abasit (radiallahu anhu) është se kush lë tre të Xhuma me shpërfillje –d.m.th. pa arsye të konsiderueshme-, atij i vuloset në zemër dhe bëhet prej të pavëmendshmëve e hipokritëve, edhe nëse lënia e atyre namazeve xhumaje nuk është e njëpasnjëshme, siç kanë thënë disa dijetarë, edhe sikur të lërë çdo vit një të xhuma, atij do t’i vuloset në zemër pas të tretës xhuma të lënë.

Por mundet që qëllimi i hadithit të jetë për atë që lë tre të xhuma të njëpasnjëshme, gjë të cilën e përforcon edhe fjala e Ibën Abasit (radiallahu anhu), e lartpërmendur.

Konsiderimi i tre xhumave dhe jo vetëm një, është afatizim nga Allahu i Lartësuar për robin e Tij dhe Mëshirë për të se ndoshta ai pendohet për gjynahun e tij dhe i vjen mendja për të falur xhumanë dhe mos ta lërë kurrë atë pa ndonjë arsye të fortë.

Gjithashtu, përfitohet nga hadithi se ai që e ka për detyrë faljen e xhumasë dhe e lë atë pa ndonjë arsye, ai ka bërë gjynah të madh, autori i të cilit meriton dënimin e dhembshëm.

Disa dijetarë të mëdhenj: Maliku, Ahmedi dhe Shafiu në medh’hebin e ri, thonë se ata që e kanë për detyrë faljen e xhumasë dhe nuk kanë ndonjë arsye për lënien e saj, siç janë spektatorët e ndeshjeve të futbollit dhe lojtarët e tij në kohën e namazit të xhumasë, në ditët tona, atyre nuk u quhet namazi i drekës në ditën e xhuma, nëse e falin para se ta falë imami të xhumanë dhe e kanë për detyrë që të nisen për në xhami nëse mendojnë se e arrijnë faljen, sepse ajo është obligim mbi ata. Nëse ata arrijnë ta falin të xhumanë me imamin, atëherë e falin me të dhe nëse nuk e arrijnë, atëherë falin namazin e drekës. Por nëse ata mendojnë se nuk e arrijnë imamin në faljen e xhumasë, atëherë presin derisa të binden që imami e ka përfunduar faljen e saj, pastaj falin drekën.

Argument për këtë është fjala e Abdullah ibën Mesudit (radiallahu anhu) që thotë:

“Ai që nuk arrin të falë dy rekatë, të falë katër rekate!”[11]

Kërkohet gjithashtu prej atij që e ka për detyrë faljen e xhumasë dhe nuk e fal pa pasur arsye, që të falë drekën dhe të japë sadaka një dinar (prej ari) ose gjysëm dinari nëse nuk ka.

Transmetohet nga Semurah ibën Xhundub se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kushdo që e lë faljen e xhumasë me vetëdije, të japë sadaka një dinar dhe nëse nuk gjen, atëherë gjysëm dinari!”[12]

Disa dijetarë kanë thënë se ky urdhër tregon pëlqyeshmërinë e sadakasë në këtë rast, sepse xhumaja ka zëvendëse e cila është dreka.

Por ajo që duket më qartë është se urdhëri në hadith tregon obligimin, siç e tregon këtë në origjinën e tij, ndërsa të qenurit e xhumasë që ka zëvendësues nuk argumenton për devijimin e urdhërit nga obligimi në pëlqyeshmëri, sepse ai urdhër mund të jetë për obligueshmërinë e kefaras (pendesës duke paguar) bashkë me faljen e drekës, si dënim për të për shkak të mungesës së tij nga namazi i xhumasë pa arsye.

Këta që e humbin këtë rit dhe liturgji të Allahut meritojnë të rrihen e të dënohen.

Allahu e mëshiroftë babanë e atyre vëllezërve, i cili tha për atë që lë faljen e xhumasë:

“Kush merret me kërkimin e rriskut në kohën e namazit të xhumasë, apo e lë atë për shkak të shkuarjes pas qejfeve dhe lojërave të tij, ai duhet rrahur me mjetin që rrihte Umeri, i cili t’a ul personalitetin dhe të bën të shijosh të keqen e punës së bërë. Nuk mund t’i shpëtojë atij ai që është thinjur dhe as ai me pozitë. Vërtet që janë shkatërruar ata që kanë qenë para jush  të cilët, nëse vidhte dikush me pozitë në mesin e tyre, ata e linin të lirë dhe nëse vidhte një i dobët, atëherë zbatonin ligjin mbi të!”

Së pesti: Garat e futbollit janë bërë kazmë rrënuese, të cilën po e përdorin armiqtë e popullit Islam dhe në të cilën inkurajojnë me qëllim për të shuar kuptimet e krenarisë e bujarisë në mesin e muslimanëve. Populli ka derdhur shuma të mëdha parash për sportet e ndryshme, midis të cilave është edhe futbolli, si dhe kanë humbur shumë kohë të gjata[13], të cilat nëse do të shfrytëzoheshin për punë të dobishme dhe ndërtuese, atëherë do të ishte bërë populli musliman prej vendeve të përparuara në shumë drejtime të ndryshme.

Përveç kësaj, futbolli ia ka zënë mendjen popullit musliman nga të menduarit për të luftuar armiqtë e tij dhe për çështjet e mëdha të së ardhmes së tij.

Këtë gjë e përforcon edhe ajo që thuhet në protokollin e 13, të “Protokolleve të krerëve të cionit (çifutëve)”:

“…Ashtu që publiku të qëndrojë në errësirë dhe mos ta dijë çfarë ka lënë mbrapa e çfarë do t’i vijë në të ardhmen, as mos ta dije se çfarë kërkojmë që të bëjmë me të. Ne do të punojmë për zmadhimin e heqjes (marrjes) së mendjeve të tyre nëpërmjet argëtimeve, qejfeve, lojërave të mprehtësisë, llojet e ndryshme të sporteve, dëfrimeve, plotësimit të kushteve të kënaqësisë e të epsheve, garimit për kështjella e vila të mëdha të zbukuruara e të gdhëndura. Pastaj do të drejtojmë gazetat të ftojnë nëpër ndeshje kulturore e sportive.”[14]

Ai që vështron në lajmet e gazetave sot, gjen shifra marramendëse parash që paguhen për blerjen e lojtarëve nga njëra skuadër në tjetrën, të cilat mund të arrijnë deri në dhjetëra miliona, përveç shumave që paguhen për trajnerët, stadiumet, njoftimet dhe po ashtu shpenzimet që bëjnë shumë prej spektatorëve.

Së gjashti: Në lojën e futbollit zbulohen auretet (pjesët e turpshme të trupit), sepse në të zbulohen kofshët dhe njerëzit i shohin ato, gjë e cila nuk lejohet sepse kofsha është prej auretit, mbulimi i të cilit është obligim, përveç para gruas apo robëreshës.

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Ruaje auretin tënd, përveç para gruas apo robëreshës tënde!”[15]

Argumentet që kofsha është prej auretit, janë të shumta. Prej tyre po përmendim:

* Hadithin të cilin e ka nxjerrë Maliku, Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibën Hibani dhe El Hakim, nga Xherhed el Eslemi (radiallahu anhu), se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) kaloi pranë tij dhe ky kishte zbuluar kofshën e tij. I Dërguari (salallahu alejhi ue selem) i tha atij: “Mbuloje kofshën, sepse ajo është prej auretit!”

* Hadithi të cilin e ka nxjerrë Ebu Daudi e të tjerë, nga Aliu (radiallahu anhu) se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Mos e zbulo kofshën tënde dhe mos shiko te kofsha e ndonjë të gjalli apo të vdekuri!”[16]

Nëse mësohet kjo, atëherë shikimi i auretit të tjetrit është haram, gjë e cila është e përhapur në ndeshjet e futbollit sot, sa që nuk gjen ndeshje në të cilën nuk zbulohen kofshët.

Mos të flasim pastaj, për auretet nëpër sportet për femra!! Prej këtyre sporteve është edhe futbolli, në të cilin dalin femrat nëpër ekranet e televizorit për të reklamuar palën që mbulon shpenzimet e shtrirjes së rrjetit televiziv për ndeshjen e të tjera.

Së shtati: Garat e futbollit janë bërë mjet për përmbysjen e kandareve, sepse ylli i kësaj kohe është bërë futbollisti dhe jo luftëtari që mbron nderin e popullit dhe krenarinë e tij. Kjo, përveç derdhjes së shumave marramendëse për lojtarët.

Ndërsa Islami nuk e pranon përmbysjen e kandareve, por i njeh çdo njeriu vlerën e tij që ka në të vërtetë, pa ia ngritur mbi realen dhe pa ia ulur atë.

Është për t’u çuditur se futbolli në këto ditët tona quhet prej arteve i cili mësohet nëpër shkolla dhe i jepet rëndësi mësimit të tij më shumë se sa i jepet mësimit të Kuranit dhe dijes e shkencës së dobishme.

Ky është një argument më shumë për rritjen e dëbimit të Islamit në këtë kohë, për mungesën e dijes dhe shfaqjen e injorancës për atë me të cilën Allahu ka Dërguar të Dërguarin e Tij, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), sa që te shumica e njerëzve është bërë e mira e keqe dhe e keqa e mira, suneti bidat dhe bidati sunet.

Kjo gjë vërteton hadithin e nxjerrë nga dy shejhat, Buhariu dhe Muslimi, nga Enesi (radiallahu anhu) se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Prej shenjave të Kijametit është ngritja e dijes dhe shfaqja e injorancës.” 

Sigurisht që loja e futbollit dhe përkujdesi për të, në mënyrën që shohim sot, është prej shfaqjes së injorancës për ata të cilët e kanë kuptuar Fjalën e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selem).

Shembulli i të apasionuarëve të flaktë të futbollit është i njëjtë me ata për të cilët Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Dhe lëri ata të cilët e marrin fenë e tyre si lojë e zbavitje dhe që janë mashtruar nga jeta e kësaj bote!”[17]

Shejhu i Islamit, Ibën Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:

“Nëse njohuritë dhe shkencat më pak të dobishme hipin mbi ato më të dobishmet duke shkaktuar dobësimin e tyre, ato më pak të dobishmet janë haram!”

Nëse është kështu me shkencat e dobishme me ato më pak të dobishme, atëherë si do të ishte puna me futbollin, kur ai ngrihet mbi njohuritë e dobishme dhe i dobëson ato, siç është realiteti në kohën tonë edhe pse loja me top nuk është shkencë, por thjesht lojë e zbavitje?!

Së teti: Futja e basteve dhe përhapja e tyre në ndeshjet e futbollit në të gjitha vendet e Evropës dhe në të gjitha ato vende ku gjenden skuadra futbolli, të cilat zhvillojnë ndeshje javore apo mujore me njëra-tjetrën.

Puna e atij që vë baste në këto ndeshje është vetëm plotësimi i një karte me emrat e skuadrave të futbollit, të cilat mendon se do të fitojnë në ndeshjet e caktuara. Nëse fitojnë skuadrat e parashikuara, atëherë ai fiton shumën e caktuar, dhe në të kundërt, ai humb shumën me të cilën vuri bast.

Në Angli, rreth 40% e burrave vënë baste të rregullta çdo muaj për ndeshjet e futbollit.

Në Suedi e bëjnë këtë gjë rreth 52% e burrave dhe në Amerikë kanë vënë baste rreth 63 miljon njerëz për ndeshjet e futbollit, në vitin 1968.

Kështu hyri kumari në lojën e futbollit duke e bërë haram këtë lojë, pasi që ishte e lejuar dhe e pëlqyeshme.

Ndërsa nëpër vendet Islame nuk ka hyrë sistemi i basteve për futbollin dhe as për ndonjë sport tjetër, edhe pse në Egjipt janë ngritur disa zëra që kërkojnë futjen e këtij sistemi për ndeshjet e futbollit si rrugëzgjidhje për shfaqjen e falimentimit ekonomik të klubeve sportive, por këto zëra nuk janë dëgjuar aspak nga ana e punëtorëve nëpër klubet sportive, si dhe nga ana e psikologëve dhe dijetarëve shoqëror, të cilët e konsiderojnë një gjë të tillë prej kumarit i cili shkatërron moralet dhe sjelljet e shoqërisë, si dhe bie ndesh me parimet e Islamit. Bastet janë gjithashtu shkaku kryesor i veprave të pahijshme  nëpër stadiume të cilat çojnë në rënien viktima të qidra spektatorëve e bastexhinjve, siç ndodh në ato vende që e zbatojnë sistemin e basteve të sportit.

Dijetarët shoqëror të perëndimit e kanë përshkruar shfaqjen e basteve të futbollit dhe çfarë shkaktojnë ato prej trazirave e ushtrimit të dhunës nëpër stadiume, si shprehuri e një boshllëku të mprehtë në të cilin jeton njeriu i shekullit të njëzetë pas sundimit të materies mbi të, duke bërë që vlera e fitmit material të jetë vlera bazë në jetën e tij, e cila duhet të arrihet me çdo çmim.

Ata shtojnë se parimi bazë moral mbi të cilat është ndërtuar sporti dhe i cili parim është inkurajimi i palës fituese dhe urimi skuadrën tjetër për fat të mirë në ndeshjet e ardhshme, ky parim është hequr me rrënjë nga fjalori sportiv dhe vendin e tij e kanë zënë kthimi i të sharave, hedhja e tullave dhe karrigeve, rrahja e gjyqtarëve të ndeshjeve dhe anësorëve, e të tjera si këto.

Ndërsa mjeshtrat e edukimit fizik të Britanisë kanë kërkuar më shumë se një herë për domosdoshmërinë e heqjes dorë nga sistemi i basteve sportive dhe rrëzimi i tij, në mënyrë që të mund të zotërohen ngjarjet e trazirave, të cilat janë bërë shfaqje e dukshme nëpër stadiumet britanike, sa që nuk ka ndeshje që të mos ketë në të, të paktën një të plagosur.

DHËNIA E SHPËRBLIMIT NË

GARAT E FUTBOLLIT

Nuk lejohet dhënia e shpërblimit në garat e futbollit për të dyja palët, d.m.th. ajo skuadër që fiton të marrë prej tjetrës diçka të caktuar, sepse kjo është prej llojeve të kumarit.

Në librin “El Muhedheb”[18] thuhet teksti i mëposhtëm: “Loja me top, loja me gura dhe ngritja e tyre nga toka, loja me rrjetë, noti, loja me rrathë, të qëndruarit me një këmbë dhe lojëra të tjera të cilat nuk të ndihmojnë për t’u stërvitur për në luftë, në këto lojëra nuk lejohet shpërblimi i fituesit në garat e tyre, sepse ai nuk përgatitet për luftë dhe kështu, marrja e shpërblimit në këto lojëra është prej ngrënies së pasurisë me pa të drejtë.”

Ibën Uehbi ka transmetuar se Abdullah ibën Umer (radiallahu anhuma) kaloi pranë disa fëmijëve të cilët po luanin një lojë që quhej Kuxhe dhe në të cilën gjenden disa gropa me guraleca të vegjël. Atëherë Umeri (radiallahu anhu) i mbuloi ato gropa dhe i ndaloi ata të luanin me atë lojë.

Ndërsa El Heravi ka përmendur në temën “Kefi me Xhimin (dy shkronja të alfabetit arab)”, një Hadith të Ibën Abasit (radiallahu anhu) i cili ka thënë: “Në çdo gjë ekziston kumari, edhe në lojën me gura të fëmijëve.” Ibën el Arabiu thotë: “Kjo lojë (e mësipërme) bëhet me marrjen e fëmijëve një copë rrobe dhe bërjen e saj në formë topi, pastaj luanin kumar me të.”[19]

Prej këtu njihet gabimi i shumë prej atyre të cilët luajnë me shpërblime në lojërat e ndryshme, sipas formës së mëposhtme:

Çdonjëra nga të dyja skuadrat paguan një shumë të barabartë e të caktuar. Me këtë shumë blejnë një “Kupë” apo “Medalje” të cilat i jepen skuadrës fituese. Kjo gjë nuk është e lejuar dhe ajo përmban kumar.

Ndërsa, nëse shpërblimi jepet nga një skuadër e tretë (e cila nuk është në garë me të parat), duke ia përkushtuar skuadrës fituese, ose kur njëra nga skuadrat i thotë tjetrës: Nëse na mundni, do të keni shpërblim, dhe nëse iu mundim, nuk do të na paguani gjë. Këto forma janë të gjitha të lejuara, siç e ka përmendur edhe Ibën el Kajim, në librin e tij “Kalorësia”.

Degëzim

Tavolina e futbollit me lojtarë prej druri

Është pyetur këshilli i përhershëm i fetvave në Arabinë Saudite, për gjykimin e lojërave të përhapura nëpër tregje dhe me të cilat luajnë fëmijët dhe të rinjtë. Kjo lojë përbëhet nga një tavolinë mbi të cilën gjenden lojtarë futbolli prej druri dhe një top i vogël i cili vihet në lëvizje me duar. Ai që humb paguan qeranë e lojës te pronari i tavolinës, kurse fituesi nuk paguan gjë.

A lejohet kjo lloj loje dhe të tjera si ajo në sheriatin Islam?

Përgjigja ishte: Nëse forma e kësaj loje është ajo që u përmend prej ekzistencës së statujave mbi një tavolinë dhe i munduri paguan qeranë e lojës te pronari i tavolinës, kjo është haram për shkaqet e mëposhtme:

Së pari: Marrja me këtë lojë është dëfrim i cili mbush boshllëkun e atij që luan me të, në llogari të shumë punëve të dobishme për dynjanë dhe Fenë e tij. Pastaj kjo lojë mund t’i bëhet zakon dhe rrugë drejt asaj që është më e keqe se kjo, drejt kumarit.

Sigurisht që çdo gjë e tillë është diçka e kotë dhe e ndaluar në sheriat.

Së dyti: Prodhimi dhe përvetësimi i statujave dhe pikturave është prej gjynaheve të mëdha, siç argumentojnë hadithet e sakta në të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij (salallahu alejhi ue selem) i kërcënon me zjarr dhe me dënim të dhembshëm ata që i bëjnë ato.

Së treti: Pagimi i të mundurit qiranë e përdorimit të lojës është haram, sepse ai është shpërdorim dhe humbje e pasurisë nëpër lojra e dëfrime. Po ashtu edhe akti i qirasë së kësaj loje është i pasaktë dhe fitimi i pronarit të saj është i pandershëm dhe ngrënie e pasurisë së tjetrit me pa të drejtë. Kështu që, kjo gjë është prej gjynaheve të mëdha dhe kumarit të ndaluar.

Rekomandime për lojtarët e futbollit

Më poshtë po paraqesim disa rekomandime e këshilla rreth luajtjes me këtë lloj loje:

Të përmbajturit me caktimin e kohës së kësaj loje jashtë kohës së namazeve.

Moszbulimi i auretit, siç janë kofshët e të tjera, gjatë lojës, për burrat.

Marrja e shpirtit sportiv të përfituar nga parimet e Islamit, si ndriçim nëpër të cilin ecin lojtarët në këtë lojë e në lojra të tjera.

Mosluajtja me kumar i cili merr forma të ndryshme siç është pagimi i shumave të ndryshme dhe dhuratat e kushtëzuara para lojës për fituesin.

Mos të zërë futbolli të gjithë kohën e lojtarëve duke i penguar ata nga kryerja e detyrave që kanë në jetën e tyre.

SHPRESIME

Po përmendim këtu disa shpresa e dëshira të cilat dëshiroj të gjenden nëpër klubet sportive të futbollit në vendet tona.

Këto shpresime janë:

1.      Që aktivitetet e klubeve sportive të përmbajnë edhe anën shpirtërore dhe logjike, përkrah asaj fizike. Kjo gjë arrihet nëpërmjet shumëllojshmërisë së aktiviteteve, siç janë leksionet, seminaret, mësimet, ekskursionet etj.

2.      Që këto ndeshje të mbjellin vëllazërinë e sinqertë, solidaritetin e plotë dhe bashkëpunimin e vërtetë, dhe jo të jenë mbjellje të armiqësisë, urrejtjes, smirës e keqbërjes.

3.      Drejtimin e këtyre veprimtarive ta kenë në dorë persona të kapur për Islamin, në besim dhe në vepra, në sjellje dhe morale, në adhurim dhe marrëdhënie me njerëzit. Në mënyrë që këta të mbjellin në shpirtrat e të rinjve dashurinë për të mirën dhe të ndershmen, t’i ngarkojnë ata me kryerjen e riteve të Fesë së Pastër (Islamit) dhe t’i largojnë nga çdo gjë e papastër dhe e pandershme.

Gjithashtu, duhet që këta edukatorë të jenë të mveshur me cilësi të atilla si besnikëria dhe qëllimi i mirë e i pastër.

Si dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën e përgjegjësisë që ata mbartin mbi supet e tyre dhe se duhet të marrin mësim nga jeta e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) e të ndjekin gjurmët e tij për t’i shpurë të rinjtë e umetit musliman në vendin që u takon.

VËSHTRIM  NË  REALITET

Prej negativiteteve të shumë klubeve sportive të sotme janë:

–          Përhapja e smirës në prehërin e tyre, gjë e cila ka futur armiqësinë në vend të vëllazërisë dhe largimin në vend të afrimit.

–          Marrja për qëllim kryesor të tyre, përfitimin material dhe mosmarrja parasysh kohët e faljeve, në shumë raste.

–          Shto këtu edhe atë që bëjnë disa klube sportive me justifikimin se duan të marrin përvojën e huaj të jomuslimanëve në këtë fushë duke u dorëzuar atyre faqe të bardha e të pastra prej të rinjve të umetit, të cilët janë në lulëzimin e rinisë së tyre dhe këto përvoja ishin mbjellje e mendimeve dhe bindjeve të këqia, prishjes së moralit dhe e shprehjeve të ulëta tek ata të rinj.

Nuk mund të mohohet përpjekja e disa klubeve sportive për ruajtjen e të rinjve nga rrëshqitja në dëshirat e ulëta dhe nga shoqëritë e këqia të cilat veprojnë punë shumë të fëlliqta, siç janë alkolistët dhe drogaxhinjtë duke i mbajtur këta larg atyre.

Prej këtu, nuk ka dyshim se këto klube duhen falënderuar dhe puna e tyre është një lehtësim dhe sukses që Allahu u ka dhënë atyre, pastaj si rezultat i mirëorientimit të drejtorisë së përgjithshme për kujdesin ndaj rinisë, të cilët kanë bërë përpjekje të shumta për të cilat falënderohen.

Është prej Mirësive të Allahut mbi këto vende, formimi i këtyre shoqatave të rëndësishme, pikërisht në një kohë kur kishim nevojën më të madhe për shoqata të tilla. Këto shoqata e klube sporti kanë realizuar shumë qëllime pozitive në rrugën e tyre, prej të cilave po përmendim:

1.      Formimi i bashkimeve zyrtare të rinisë, gjë e cila është diçka shumë e madhe dhe e çmuar, sepse këto bashkime e takime të rinisë zhvillohen nën kujdesin e shtetit, plus njohjes me njëri-tjetrin e cila lind si rezultat i këtyre takimeve, dhe siç dihet, njohja ka dobi të shumta.

2.      Pengimi i atyre të rinjve nga idetë e prishura, siç janë marksizmi, ateizmi, panteizmi, liria e keqpërdorur e të tjera idera të cilat kanë hyrë në këtë shoqëri të mirë të vendeve tona Islame, nëpërmjet mjeteve të komunikimit (satelitëve, internetit etj.) prej shoqërive të tjera.

3.      Largimi i rinisë tonë nga shoqëritë e ulëta në të cilat është përhapur e keqja me të gjitha llojet e saj, paturpësia me të gjitha format, alkoolet me dëmet e tyre, droga me tmerrin dhe gjurmët e këqia të saj.

4.      Mbushja e boshllëkut mendor dhe kohor tek të rinjtë.

Përveç këtyre, këto klube u kanë dhënë mundësinë të rinjve për të praktikuar veprimtaritë e ndryshme sportive dhe për zhvillimin e aftësive e talenteve të tyre përkrah edukimit fizik.

Edhe nëse ndodh që të ketë ndonjë mangësi në këto klube, kjo është diçka e natyrshme nga e cila nuk shpëton dot asnjëri, por duke marrë parasysh ato që thamë më parë prej rekomandimeve dhe shpresimeve, do të shohim, me Lejen e Allahut, një shoqëri më të mirë, një bashkim rinie më të mirë dhe fryte të vjela më shumë.

Dhe Allahu është i Vetmi që jep sukses!

Këshillë për nxënësit e dijes dhe thirrësit

Ju posedoni ambicje të larta, dije të gjerë dhe qëllime të mëdha, gjë e cila iu shtyn ju që të merreni me gjëra serioze e të dobishme dhe nuk shkon që jeta juaj të kalojë në lojë e dëfrim, por çdo gjë ka vendin e saj.

Për ju është shembulli më i mirë te Selefët (të parët) tanë të mire, të cilët uleshin nëpër mësime dhe merrnin apo jepnin mësim, por kur dëgjonin thirrjen për namaz, ata kujdeseshin që të arrinin tekbirin fillestar të namazit me imamin, dhe kur dëgjonin thirrjen për xhihad, ata dilnin dhe i përgjigjeshin asaj thirrjeje duke shpenzuar çdo gjë të shtrenjtë apo të lirë në rrugën e triumfit të Fesë së tyre.

Ju e keni njohur qëllimin dhe përfundimin, kështu që bëjini punët tuaja në përputhje me Kënaqësinë e Zotit tuaj, pastroni qëllimet në fjalët dhe veprat tuaja vetëm për Allahun dhe mos e harroni qëllimin e ndershëm për të cilin janë lejuar sportet dhe që është stërvitja për në xhihad, për të ngritur lart të Vërtetën dhe për të mposhtur të pavërtetën mbi tokë!

Kjo do të thotë që të adhurohet vetëm Allahu dhe të praktikohet Sheriati (Ligji) i Tij, me qëllim që njerëzit të jetojnë të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër.

Për këtë arsye, unë kam besim se ju jeni shumë më të zgjuar nga të qenurit e sportit tek ju, pasqyrim i shikimit të ndeshjeve nëpër ekrane etj, dhe veçanërisht ndeshjet e futbollit!!

Apo që të lini namazet, mësimet e dijes, të drejtat e vëllezërve, familjes e fëmijëve për shkak të tij.

Aq më tepër, për t’u ngritur britmat dhe fërshëllimat tuaja për shkak të futbollit.

Ndërsa ju e dini se njeriu nuk merr nga namazi i tij veçse aq sa e ka pasur mendjen në të, kështu që mos u angazhoni me sportin dhe të lini adhurimin e Zotit tuaj, kur dihet që njeriu mund të dalë nga namazi i tij dhe mos të ketë arritur veçse një të dhjetën e tij.

Le të jetë sporti shkak për shtimin e të mirave tuaja dhe jo për uljen e gradave dhe sevapeve tuaja!

Mbyllje

Së fundi, tërheqim vërejtjen se futbolli nuk duhet marrë si mjet për të thirrur njerëzit në Fenë e Allahut të Lartësuar, njësoj si edhe ata të cilët e lejojnë gënjeshtrën, braktisjen e muslimanëve dhe dëmtimin e tyre, duke pretenduar se një gjë e tillë është për të mirën e dauas (thirrjes në Fe)!!

Kjo sepse, nëse Feja nuk ngrihet me seriozitet, atëherë është absurde që të ngrihet me lojë në ndonjë vend. Allahu i Lartësuar thotë:

“Merreni dhe mbajuni fortë Atë që Ne u kemi dhënë!”[20]

Pastaj, a na ka krijuar Allahu për shkak të sportit dhe lojërave?!

Apo mos na ka krijuar kot dhe pa qëllim?!

I Lartë dhe i Pastër është Allahu nga një gjë e tillë!

Ju kujtoj atë që kaloi me ne pak më parë prej dëmeve të lojës së futbollit, të këqiat e saj, tërheqjen e pasurive dhe fuqisë punëtore të popullit, ndarjen e tij në grupe e parti, sa që çdo klub sportiv dhe çdo lojtar ka dashamirët e tij, inkurajuesit dhe tifozët e tij.

Vërtet që Allahu e ka thënë të Vërtetën kur thotë: “Ajo nuk verbon sytë, por verbon zemrat që janë në gjokse!”[21]

 

Kjo ishte e gjitha, dhe lutja jonë e fundit është:

El Hamdu lilahi rabbil alemin.

Paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjen

dhe të gjithë shokët e tij!

 

[1] Shkëputur nga libri “Arti i futbollit”, i Ruhi Xhemil.

[2] E transmeton Muslimi.

[3] Shkëputur nga libri “Muhtesar el Fetava el Misrijeh”.

Vlen të përmendim këtu që loja e futbollit ka qenë e njohur  dhe gjendet e shkruar në librat e dijetarëve tanë të vjetër, por me emra të ndryshme në librat e gjuhës, si p.sh. “El Kuxheh”, “El Bukseh”, “El Hazefeh”, “Et Tun”, “El Axhurra”, “Es Saulexhan” dhe “El Kurah-topi”.

[4] Shkëputur nga libri “Pyetje të lëna mënjanë” dhe po këtë gjykim ka dhënë edhe “Këshilli i përhershëm i kërkimeve shkencore dhe i përgjigjeve e gjykimeve”, në Arabinë Saudite, me firmën e shejh Abdulaziz ibën Baz, Abdurrazak Afifi, Abdullah ibën Gadjan dhe Abdullah ibën Kaud.

[5] Ekziston edhe një mendim tjetër që thotë se kjo gjë është e lejuar, nëse ajo që shihet është e lejuar.

[6] E ka nxjerrë Buhariu, ndërsa ibën el Kajim e ka sqaruar këtë hadith në librin e tij “Kalorësia”, me fjalën e tij: Medito pak në fjalën e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem): “Nëse ngre lart një gjë të dynjasë, do t’a ulë e përçmojë atë.” E ka lidhur uljen me atë që ngrihet e lartësohet vetë dhe jo me atë që ngre e lartëson Allahu, sepse nëse Allahu i Lartësuar ngre ndokënd me bindje e devotshmëri ndaj Tij dhe e forcon me të, atëherë nuk e përçmon kurrë atë të devotshëm.

[7] Shkëputur nga libri “Problemet e të rinjve…” i Abdurrahman Vasil.

[8] Sot duket sikur britmat dhe fërshëllimet nëpër stadiume, janë prej domosdoshmërive të sportit të cilat nuk mund të ndahen nga ai.

[9] E ka nxjerrë Ebu Jeala nga fjala e Ibën Abasit (meukuf) me sened -zinxhir transmetuesish- të saktë.

[10] E ka nxjerrë Tirmidhiu, Ebu Daudi, En Nesai, Ahmedi dhe Ibën Maxheh. Hadithi është Sahih.

[11] E ka nxjerrë Ibën Ebi Shejbeh në “El Musannef” dhe Taberani në “El Kebir”. Hadithi është Hasen.

[12] E ka nxjerrë Ebu Daudi, En Nesai, Ahmedi dhe Ibën Maxheh. Hadithi është Hasen duke bashkuar rrugët e tij të transmetimit.

[13] Këtu duhet që koha të llogaritet sipas lidhjes së mëposhtme:

(Koha e humbur = Koha e ndeshjes * numrin e publikut). Kështu që të bëhet e qartë se sa orë kohë ka humbur populli, orë të cilat në jetën e muslimanëve janë orë vonimi, zmbrapsje, vonimi të ndihmës së Allahut për ta edhe pse Ai është afër tyre, por ata largohen nga Ai aq sa mund të afroheshin gjatë kësaj periudhe kohore të humbur dhe nuk ka ndryshim e fuqi veçse me Allahun.

Mund të përmendim disa shembuj qesharakë në shkallë individe apo skuadre, në të cilat kanë humbur kohë të shumta:

Dy skuadra me nga pesë lojtarë secila dhe pa rezerva, zhvilluan një ndeshje futbolli për rreth 63 orë e 21 minuta, prej 15-18 maj, 1980, në Angli. Kjo ndeshje është zhvilluar në fushë të hapur (jo në stadium).

Ndërsa në një palestër, dy skuadra me nga pesë lojtarë dhe pa rezerva, kanë luajtur për rreth 100 orë e katër minuta, prej 4-8 prill, 1980, gjithashtu në Angli.

Një lojtar i moshës 20 vjeç e ka mbajtur topin pa rënë në tokë për rreth 10 orë pa pushuar, në një sallë sporti në Suedi, më 8 maj 1980. Ai arriti t’a zotërojë topin me kokë, dy këmbët dhe me gjunjtë e tij duke e goditur atë 80 357 herë, pa e rrëzuar në tokë.

Po ashtu edhe një tjetër i datëlindjes 1957, e ka mbajtur topin me kokë për rreth dy orë, shtatë minuta e 40 sekonda, duke e goditur topin 18 600 herë me kokë. Kjo ka ndodhur në Sh.B.A. më 31 maj 1980.

[14] Shkëputur nga “Protokollet e krerëve të cionit”, 1/258. Botimi i Axhaxh Nujhid.

[15] Hadith Hasen.

[16] Hadith Sahih.

[17] Suretu El Enam, 70.

[18] Ky është libër bazë në medhhebin Shafii.

[19] “Tefsir el Kurtubi”, (8/340).

[20] Suretu El Bekare, 63.

[21] Suretu El Haxh, 46.