Cilat janë gjërat që mund të prishin agjërimin tuaj?

 

Çfarë mund ta prishë agjërimin tuaj? Pikat për sytë, supozitorët apo parfumi dhe thithja e tij? Si dhe shumë pyetje për të cilat do të gjeni përgjigje në këtë artikull.

Në Ramazan, dikush mund të mendojë se marrja e një ilaçi mund ta prishë agjërimin e tij, ose që agjërimi mund të zhvleftësohet duke praktikuar disa zakone të përditshme, si përdorimi i disa përgatitjeve të tilla si pasta e dhëmbëve apo parfumi.

Ne gjithmonë duhet të kujtojmë se feja Islame është një fe e lehtësisë, dhe ajo gjithmonë merr parasysh nevojat dhe rrethanat e individit, dhe sillet me fleksibilitet në të gjitha rastet, duke përfshirë ato që lidhen me agjërimin dhe shfuqizuesit e tij, pasi “Zoti nuk ngarkon askënd përtej mundësisë së tij.” [El Bekare, 286]. Në vijim do të shpjegojmë se çfarë mund ta prishë agjërimin dhe çfarë nuk e prish atë, në përgjigje të një numri çështjesh dhe sipas asaj për të cilën juristët e Islamit kanë rënë dakord.

Çfarë është agjërimi?

Agjërimi është një detyrim i vendosur ndaj çdo personi musliman të rritur dhe të arsyeshëm, me të cilin nënkuptojmë të përmbahemi nga ngrënia e të gjitha ushqimeve dhe pijeve dhe ndonjë prej gjërave që prishin agjërimin, duke filluar nga agimi deri në perëndim të diellit, me synimin për të agjëruar.

Cilët janë grupet që përjashtohen nga detyrimi i agjërimit?

Ka disa grupe që përjashtohen nga agjërimi për shkak të dëmit që mund të shkaktojë në shëndetin e tyre, apo pamundësisë së tyre për të agjëruar, ku përfshihen:

– Fëmijët nën moshën e pubertetit

– Prania e një gjendje mjekësore ose pengesë shëndetësore

– Gratë shtatzëna ose gjidhënëse, për të cilat agjërimi mund të përbëjë rrezik për shëndetin etyre dhe shëndetin e fetusit

– Gratë gjatë periudhës së ciklit menstrual

– Udhëtari në distancë të largët.

Çfarë mund të prishë agjërimin tuaj?

Ka disa gjëra që nëse agjëruesi i bën, ato mund ta zhvlerësojnë agjërimin e tij. Më poshtë kemi mbledhur më të rëndësishmet prej tyre:

– Hyrja e çdo lënde në bark (stomak dhe zorrë, përmes fytit), dhe kjo përfshin ngrënien dhe pirjen me dashje.

– Pirja e duhanit të të gjitha llojeve, përfshirë nargjile.

– Përdorimi i copëzave të nikotinës.

– Thithja e temjanit me dashje.

– Masturbimi.

– Pirja me dashje e çdo lloj ilaçi që prish agjërimin.

Cilat janë ilaçet që e prishin agjërimin?

Ilaçet që prishin agjërimin janë ato që merren përmes gojës ose hundës dhe hyjnë në bark përmes fytit, dhe ato përfshijnë:

– ilaçet e lëngëta,

– pilulat,

– ato që merren me thithje,

– ose ato që merren me një tub trakeal, si në rastin e anestezisë,

– si dhe tubat e ushqimit intravenoz.

Çfarë nuk e prish agjërimin?

Asnjë nga praktikat e mëposhtme nuk e zhvlerëson agjërimin:

– Ngrënia apo pirja e diçkaje në harresë.

– Të dy llojet e marrjes së gjakut: në mënyrë periferike përmes kapilarëve ose në mënyrë intravenoze.

– Supozitorët vaginale dhe anale.

– Infuzioni uretral.

– Përdorimi i pikave për sy ose vesh.

– Pikat e hundëve nëse nuk arrijnë në stomak.

– Gjilpërat e insulinës.

– Gjilpërat e penicilinës.

– Përdorimi i ngjitësve mjekësore mbi lëkurën e plagosur apo të lënduar.

– Spërkatësit e oksigjenit dhe spërkatësit e astmës.

– Gjysmë anestezia.

– Anestezia dentare, mbushja dhe pastrimi i dhëmbëve.

– Përdorimi i balsamit të buzëve pa e gëlltitur.

– Përdorimi i misvakut të dhëmbëve pa aromë.

– Uji që hyn në veshë.

– Hyrja pa dashje në fyt e pluhurit, papastërtisë ose ndonjë lënde.

– Larja e dhëmbëve me pastë dhëmbësh ose shpëlarja me gargarë, me kusht që asnjëri prej tyre të mos gëlltitet.

– Marrja e të gjitha llojeve të injeksioneve: nën lëkurë, në mënyrë muskulore, në venë ose në kockë.

– Vendosja e kohlit në sy.

– Gëlltitja e pështymës ose gëlbazës.

– Bërja e një banjo të ftohtë.

– Gjaku që del nga goja dhe shkulja e dhëmballës me dalje të gjakut.

– Lagia në ëndërr (kur del sperma gjatë gjumit).

– Përdorimi i vajrave dhe kozmetikës në trup ose flokë.

– Vendosja e parfumit; megjithëse disa organe juridike kanë bërë të qartë se nuk është e lejueshme të thithësh erën e temjanit ose tymit aromatizues në Ramazan, pasi kjo e prish agjërimin.

– Të vjellat pa dashje.

– Noti dhe zhytja.

– Shijimi i ushqimit në rast nevoje (kur gatuan), por pa e gëlltitur.