BESIMI DHE BINDJA E MUSLIMANIT SUNNI
SIPAS KURANIT TE SHENJTE, HADITHIT TE SAKTE PROFETIK DHE RRUGES SE TE PAREVE TANE TE MIRE

Përgatiti
Komisioni i kërkimeve shkencore
dhe i vërtetimeve të trashëgimisë Islame.
Qendra e Imam Albanit për studimet metodologjike
dhe kërkimet shkencore – Jordani
Përktheu: Dr. Bledar Karaj el Albani

 

1. Përse na ka krijuar Allahu i Lartësuar?

Allahu i Lartësuar na ka krijuar për të adhuruar Atë dhe mos t’i shoqërojmë Atij askënd.

Allahu i Lartësuar thotë: “Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit vetëm se për të më adhuruar Mua.” [Edh-Dharijat:56]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:
“E drejta e Allahut mbi njerëzit është që ta Adhurojnë vetëm Atë dhe mos t’i shoqërojnë Atij shok.”

2. Si duhet ta adhurojmë Allahun e Lartësuar?

Ashtu si na ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij; me sinqeritet dhe sipas sunetit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe nuk ishin të urdhëruar për tjetër vetëm se për të adhuruar Allahun me sinqeritet.” [El-Bejjineh:5]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:
“Kush punon një vepër e cila nuk është sipas punës sonë, ajo është e kthyer mbrapsht (nuk pranohet)”

3. Si mund ta realizojmë kuptimin e adhurimit të vërtetë në zemrat tona?

Duke adhuruar Allahun e Lartësuar me frikë nga Zjarri i Tij, me shpresë për Xhenetin e Tij dhe dashuri për Të.

Allahu i Lartësuar thotë:”Dhe luteni Atë me frikë e shpresë” [Frikë prej Zjarrit të Tij dhe duke shpresuar Xhenetin e Tij]. [El-A’raf:56] Dhe thotë: “…Atëherë Allahu do të bjerë një popull të cilin e do dhe ata e duan Atë.” [El-Maide:54]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “I lutem Allahut për Xhenetin dhe kërkoj mbrojtje prej Tij nga Zjarri.”

4. Ç’është Ihsani- bamirësia në adhurim?

Të ndjesh mbikqyrjen e Allahut të Vetëm i Cili na sheh dhe i di të gjitha çështjet tona.

Allahu i Lartësuar thotë:”Vërtetë që Allahu është mbikqyrës mbi ju” [En-Nisa’:1], “Eshtë Ai i Cili të sheh kur ti ngrihesh në këmbë (kur falesh) si dhe përmbysjen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde (në namaz).” [Esh-Shuara:218]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Bamirësia është të adhurosh Allahun sikur ta shihje Atë, e edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.”

5. Përse i ka dërguar Allahu të Dërguarit e Tij?

Për të ftuar njerëzit në adhurimin e Tij dhe të mohojnë shokvënien Atij.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar ashtuqë t’i urdhërojnë ata për të adhuruar Allahun e t’i largohen idhujve.” [En-Nahl:36]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Të Dërguarit e Allahut janë vëllezër dhe feja e tyre është një.” [d.m.th. të gjithë të Dërguarit kanë ftuar popujt e tyre në Njësimin e Allahut]

6. Ç’do të thotë: Njësimi i Allahut në adhurim?

Ta bësh adhurimin vetëm për Allahun, siç është lutja, premtimi, gjykimi e adhurime të tjera.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dije se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut.” [Muhamed:19] (d.m.th. nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut).

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Le të jetë gjëja e parë në të cilën t’i ftosh ata Njësimi i Allahut të Lartësuar.”

7. Ç’do të thotë: “La ilahe il-la Allah”?

Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një e të pashok.

Allahu i Lartësuar thotë: “Kjo sepse Allahu është i Vërteti dhe se çdo gjë që adhurojnë përveç Atij është e kotë.” [Lukman:30]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush thotë “La ilahe il-la Allah” dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, ndalohet për muslimanin marja e pasurisë dhe e gjakut të tij.”

8. Ç’do të thotë fjala: Muhamedi është i Dërguari i Allahut?

Nuk ka kush që meriton të pasohet përveç tij (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Allahu i Lartësuar thotë: ” E nëse i bindeni atij (Muhamedit) atëherë jeni të udhëzuar.” [En-Nur:54]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Nëse do të ishte gjallë Musa (alejhi selam) nuk do të bënte gjë tjetër vetëm se do të më pasonte mua.”

9. Ç’do të thotë: Njësimi i Allahut në Cilësitë dhe Emrat e Tij?

Pohimi i cilësive me të cilat Allahu e ka cilësuar Veten e Tij apo e ka cilësuar Atë i Dërguari i Tij pa përngjasim, shëmbëllim, komentim të devijuar apo mohim të tyre.

Thotë Allahu i Lartësuar: “Asgjë nuk është si Ai e Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.”[EshShura:11]

Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra; kush i mëson ato do të hyjë në Xhenet.” [Dhe çdo emër prej emrave të Allahut të Lartësuar tregon një cilësi prej cilësive të Tij, në formën që i përket Lartësisë e Madhështisë së Tij.]

10. Ç’dobi ka Njësimi për muslimanin?

Udhëzimi në këtë botë dhe siguria në botën tjetër, gjë që i siguron atij lumturinë në të dyja botët.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata të cilët kanë besuar dhe nuk e kanë përzierë besimin e tyre me padrejtësi, për ta është siguria dhe ata janë të udhëzuar drejt.” [El-En’am:82]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “E drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos e dënojë atë që nuk i bën shok Atij.”

11. Cila është e vërteta e besimit?

Ai është: Shprehje me gjuhë, vepër me gjymtyrë dhe bindje me zemër e përulje.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe flisni fjalë të drejtë ashtuqë t’ua rregullojë juve punët tuaja dhe t’ua fa gjynahet tuaja.” [El-Ahzab:70]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Besimi është shtatëdhjetë e disa degë, më e larta prej tyre është fjala “La ilahe il-la Allah” dhe më e ulëta është largimi i një pengese nga rruga, edhe turpi është një prej degëve të besimit.”

12. A lejohet të mjaftuarit me thënien që je besimtar?

Që të vërtetohet besimi i vërtetë duhen prova të prera për të.

Allahu i Lartësuar thotë: “Beduinët thanë: Kemi besuar. Thuaj: Ju nuk keni besuar por thoni që jemi dorëzuar sepse akoma nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja. E nëse i bindeni Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, Ai nuk ua pakëson punët tuaja (të cilat i keni bërë). Allahu është Falësi, Mëshirëbërësi.” [El-Huxhurat:14]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “O ju që jeni bërë muslimanë me gjuhën tuaj por që nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja! Mos i dëmtoni muslimanët!…”

13. Ku është Allahu i Lartësuar?

Allahu është në qiell, mbi Arsh, në atë mënyrë e cila i përket Madhështisë së Tij.

Allahu i Lartësuar thotë: “Mëshiruesi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-Ha:5] (d.m.th: u ngrit e u lartësua -siç thuhet në Sahihun e Buhariut)

I Dërguari i Allahut e pyeti atë robëreshën: Ku është Allahu? Ajo tha: Në qiell. Atëherë ai i tha zotëriut të saj: Liroje atë sepse ajo është besimtare!”
Dhe ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Allahu ka shkruar në një libër: “Mëshira Ime e ka kaluar nxehjen Time” e ai ndodhet i shkruajtur tek Ai, mbi Arsh.”

14. A është Allahu me ne me Qënien e Tij apo me Dijen e Tij?

Allahu është me ne me Dijen e Tij, na sheh e na dëgjon.

Allahu i Lartësuar thotë: “Tha (Allahu Musës dhe Harunit): Mos kini frikë sepse Unë jam me ju, iu dëgjoj dhe iu shoh.” [Ta-Ha:46]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Ju i luteni Atij që dëgjon e është afër, Atij që është me ju.” [d.m.th: që iu dëgjon e iu sheh]

15. Cili është gjynahu më i madh?

Gjynahu më i madh është shokvënia Allahut.

Allahu i Lartësuar, në gjuhën e Lukmanit (alejhi selam), thotë: “O biri im! Mos i shoqëro kënd Allahut sepse shirku është padrejtësia më e madhe.” [Lukman:13]

E pyetën të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Cili është gjynahu më i madh? Tha: T’i bësh Allahut shok ndërsa Ai është që të ka krijuar ty.”

16. Ç’është ‘shirku i madh’?

Ai është drejtimi i çdo lloj adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut siç është lutja, premtimi, kurbani etj.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Unë i lutem Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd.” [El-Xhinn:20]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Gjynahu më i madh pre të mëdhave është të shoqëruarit Allahut shok.”

17. Cila është pasoja e shirkut të madh?

Ai është shkak për të qëndruarit e përhershëm në Zjarr.

Allahu i Lartësuar thotë: “Atij që i shoqëron Allahut ndokënd, Allahu ia bën haram Xhenetin dhe vendi i tij është Zjarri.” [El-Maide:72]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush vdes duke i pas shoqëruar Allahut shok do të hyjë në Zjarr.”

18. A ka dobi puna e shoqëruar me shirk të madh?

Nuk bën dobi asnjë punë e shoqëruar me shirkun e madh.

Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse ata do të adhuronin tjetër me Allahun, atëherë do t’i fshiheshin të gjitha punët e tyre që ata kishin punuar.” [El-En’am:88], “Dhe do t’i kthehemi punëve që ata kishin punuar e do t’i bëjmë ato pluhur e hi.” [El-Furkan:23]

Thotë Allahu i Lartësuar në një Hadith Kudsi-të shenjtë: “Kush vepron një punë në të cilën më shoqëron dikënd tjetër, e kam lënë atë dhe shokvënien e tij.”

19. A ndodhet shirku në mesin e muslimanëve?

Po, gjendet me shumicë- me keqardhje!-
Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe nuk beson shumica e tyre vetëm se duke i shoqëruar Allahut shok.” [Junus:106]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Nuk do të bëhet Kiameti derisa të bashkohen disa fise prej popullit tim me idhujtarët dhe derisa të adhurohen idhujt.”

20. Cili është gjykimi për akuzimin e muslimanit se ai është bërë qafir-mosbesimtar, pa pasur argument?

Kjo gjë nuk lejohet madje është prej gjynaheve të mëdha.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Zoti im i ka ndaluar punët e ndyta, qofshin ato hapurazi apo fshehtasi, gjithashtu (ka ndaluar) çdo lloj krimi, shtypjen pa të drejtë, vënien shok Allahut në adhirim, gjë për të cilën ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë e asnjë provë, si dhe (ka ndaluar) përfoljen për Allahun për gjëra për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni.” [El-A’raf:33]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Nëse dikush i thotë vëllait të tij (në fe): Ti je mosbesimtar (qafir); ajo fjalë do të bjerë mbi njërin nga ata të dy.”

21. Cili është gjykimi për lutjen e të tjerëve përveç Allahut-siç janë “njerëzit e mirë”?

Të luturit atyre është shirk i cili të fut në Zjarr.

Allahu i Lartësuar thotë: “Mos lut zot tjetër me Allahun se përndryshe do të jesh prej atyre që ndëshkohen” [Esh-Shuara:213]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush vdes duke qenë që ka lutur dikë tjetër përveç Allahut do të hyjë në Zjarr.”

22. A është lutja prej adhurimit të Allahut të Lartësuar?

Po, sigurisht që lutja është prej adhurimit të Allahut, madje prej adhurimeve më të mëdha.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Zoti juaj thotë: M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem!” [Gafir:60]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Lutja është vetë adhurimi.”

23. A e dëgjojnë të vdekurit lutjen?

Të vdekurit nuk dëgjojnë as lutjen e as ndonjë gjë tjetër.

Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë.” [En-Neml:80], “…Ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që janë ndër varre.” [Fatir:22]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Allahu ka zbritur disa engjëj që sillen nëpër tokë e që më dërgojnë selam nga populli im.” (d.m.th: që engjëjt janë ata që transportojnë selamin, ndërsa njerëzit nuk mund të kenë dot lidhje me ata të botës tjetër).

24. A lejohet kërkimi i ndihmës prej të vdekurve apo prej atyre që nuk janë present?

Nuk lejohet kërkimi i ndihmës prej tyre, kjo gjë është shirk, por kërkojmë ndihmë vetëm nga Allahu i Lartësuar.

Allahu i Lartësuar thotë: “(Përkujtoni!) Kur ju kërkuat ndihmë te Zoti juaj e Ai iu përgjigj juve.” [El-Enfal:9]

Kur të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e godiste ndonjë brengë apo vështirësi thoshte: “O Ti që je i Përjetshëm dhe Mbajtës e Mbrojtës i gjithçkaje që ekziston! Tek mëshira Jote kërkoj ndihmë.”

25. A lejohet mbështetja në ndihmën e ndokujt tjetër përveç Allahut?

Kjo gjë nuk lejohet sepse është shirk. Për ndihmë mbështetemi vetëm te Allahu i Madhëruar.

Allahu i Lartësuar thotë: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo kohë e për çdo gjë).” [El-Fatiha:5]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Nëse kërkon diçka, kërkoje prej Allahut e nëse kërkon ndihmë, kërko prej Allahut.”

26. A lejohet të kërkojmë ndihmë prej të gjallëve që janë present?

Po, lejohet në ato gjëra që janë brenda mundësive të njeriut.

Allahu i Lartësuar thotë: “…Dhe ndihmoni njëri-tjetrin në punë të mira e devotshmëri të Allahut; dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah e zemërim (armiqësi).” [El-Maide:2]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Allahu është në ndihmën e robit të Tij sa të jetë robi në ndihmën e vëllait të vet.”

27. A lejohet përkushtimi i diçkaje dikujt tjetër përveç Allahut?

Nuk lejohet përkushtimi vetëm se për Allahun e Madhëruar.

Allahu i Lartësuar thotë: “(Përkujto) Kur bashkshortja e Imranit tha: “Zoti im! Të jam betuar Ty se fëmija që është në barkun tim të jetë i përkushtuar për shërbimet e Tua, kështu që ma prano këtë (përkushtim) mua.” [El-Imran:35]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush përkushtohet për të kryer një punë të mirë që është bindje ndaj Allahut le ta bëjë atë e kush përkushtohet për të bërë një punë të keqe që thyen urdhërin e Allahut mos ta bëjë atë.”

28. A lejohet prerja e kurbanit për dikë tjetër përveç Allahut?

Nuk lejohet sepse ajo është prej shirkut të madh.

Allahu i Lartësuar thotë: “Falu për Zotin tënd dhe pre kurban vetëm për Të.” [El-Keuther:2]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “E mallkoftë Allahu atë që prêt kurban për dikë tjetër përveç Allahut!”

29. A lejohet tavafi -ardhja përreth- varreve?

Nuk lejohet tavafi rreth ndonjë gjëje tjetër përveç se rreth Qabes.

Allahu i Lartësuar thotë: “…Dhe le të sillen rreth Shtëpisë së Lashtë (Qabes në Mekë).” [El-Haxh:29]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush sillet rreth Qabes shtatë herë dhe pastaj fal dy rekate i quhet sikur ka liruar një robëreshë.”

30. A lejohet të falesh duke pasur përpara teje ndonjë varr?

Nuk lejohet falja drejt varreve pasiqë kjo gjë të çon në madhërimin e adhurimin e tyre.

Allahu i Lartësuar thotë: “…Kështu pra, ktheje fytyrën tënde (gjatë faljes) në drejtim të Xhamisë së Shenjtë-Qabes!” [El-Bekare:144]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në drejtim të tyre!”

31. Cili është gjykimi i të punuarit me magjinë?

Të punosh me magjinë (të bësh magji) është prej gjynaheve më të mëdha të cilat të çojnë në mosbesim e mohim të Allahut të Lartësuar. Poashtu edhe të mësuarit e saj është njësoj si puna me të.

Allahu i Lartësuar thotë: “…Por shejtanët mohuan (u bënë mosbesimtarë) duke u mësuar njerëzve magjinë.” [El-Bekare:102]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Largojuni shtatë shkatërrueseve (që të fusin në Zjarr): Shirkut-shokvënies Allahut, magjisë…”

32. A mund t’i besojmë fallxhorit e magjistarit?

Nuk i besojmë ata për asgjë që thonë, madje nuk shkojmë kurrë tek ata.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Nuk e di të fshehtën askush që ndodhet në qiej apo në tokë përveç Allahut.” [En-Neml:65]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush shkon tek ndonjë fallxhor apo magjistar dhe e beson atë në ato që thotë, ka mohuar atë që ka zbritur mbi Muhamedin.”

33. A e di të fshehtën ndokush prej krijesave?

Nuk e di të fshehtën askush përveç Allahut të Lartësuar.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe tek Ai janë çelësat e të fshehtës e askush nuk i di ato përveç Atij.” [El-En’am:59]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
“Nuk e di të fshehtën askush tjetër përveç Allahut.”

34. Me ç’ligj duhet të gjykojnë muslimanët?

Muslimanët duhet të gjykojnë sipas Kur’anit dhe Sunetit- fjalës së të Dërguarit të Allahut, qofshin ata individë, kolektiv apo pushtetarë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe gjyko në mes tyre me atë që ka zbritur Allahu.” [El-Maide:49]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Allahu është Gjykatësi dhe tek Ai është kthimi.”

35. Cili është gjykimi për ligjet e vendosura nga shtetet e sotme dhe të cilat kundërshtojnë Islamin?

Zbatimi i tyre është kufër-mosbesim, dalje nga Islami, nëse personi i konsideron të lira për t’u zgjedhur apo i paraprin mbi Ligjin e Allahut (Kur’anin dhe Sunetin), duke besuar se janë më të mira.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kushdo që nuk gjykon me Atë që ka shpallur Allahu, ata janë mosbesimtarë.” [El-Maide:44]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Nëse prijësit e tyre do të vazhdojnë të mos gjykojnë me Ligjin e Allahut e të mos zgjedhin ndërmjet atyre që ka zbritur Allahu, atëherë Allahu i jep secilit pjesën që i takon (të dënimit për shkak të padrejtësisë që i kanë bërë njerëzve duke gjykuar me ligje jo të drejta).

36. A lejohet betimi në dikënd tjetër përveç Allahut?

Nuk lejohet betimi vetëm se në Allahun e Madhëruar.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Po! Për Zotin tim! Ju padyshim që do të ringjalleni.”

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush betohet në dikënd tjetër përveç Allahut ka bërë shirk (i ka bërë shok Allahut).”

37. A lejohet lidhja e nuskave dhe hajmalive?

Nuk lejohet varja apo lidhja e nuskave a e hajmalive sepse kjo gjë është prej shirkut.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe nëse Allahu iu prek me ndonjë të keqe, askush nuk mund ta largojë atë përveç Atij.” [El-En’am:17]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush var apo lidh nuskë i ka bërë shok Allahut.” (Nuskë është çdo gjë lidhet për të larguar syrin e keq apo smirën).

38. Me ç’farë ndërmjetësohemi tek Allahu i Lartësuar?

Ndërmjetësohemi tek Allahu me Emrat e Cilësitë e Tij- të Pastërtit nga të metat-, me punët tona të mira dhe më duanë-lutjen e një besimtari të mirë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe të Allahut janë gjithë Emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me to.” [El-A’raf:80]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Të lutem Ty me çdo Emër Tëndin me të cilin Ti ke quajtur Veten Tënde!”

39. A ka nevojë duaja-lutja për ndërmjetësinë e ndonjë krijese?

Kur lutemi nuk është nevoja për ndonjë ndërmjetës prej krijesave.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kur robët e Mi të pyesin ty (o Muhamed) për Mua, atëherë (thuaju): Vërtet Unë jam praën, u përgjigjem lutjeve te lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje.” [El-Bekare:186]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Ju i luteni Atij që Dëgjon e është afër, Atij që është me ju.” (d.m.th: që iu dëgjon e iu sheh.”

40. Cili është misioni i të të Dërguarit të Allahut, Muhamedit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)?

Misioni i tij është shpallja, sqarimi dhe ngritja e argumentit.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ti i Dërguar! Shpalle mesazhin i cili të është zbritur ty nga Zoti yt.” [El-Maide:67]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tha:
“O Zoti im! Dëshmo!” E tha këtë si përgjigje për fjalën e shokëve të tij kur thanë: “Dëshmojmë që ti e kreve shpalljen, e çove në vend amanetin dhe këshillove.”

41. Prej kujt e kërkojmë që të na mundësohet ndërmjetësimi i të të Dërguarit, Muhamedit, në Ditën e Gjykimit?

E kërkojmë ndërmjetësinë e Muhamedit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) vetëm prej Allahut të Lartësuar.

Allahu i Lartësuar thotë: “E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij.” [El-Bekare:255]
“Thuaj: I gjithë ndërmjetësimi i takon Allahut.” [Ez-Zumer:44]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i mësoi njërit prej shokëve të tij që të thotë: “O Zoti im! Bëje atë (të Dërguarin, Muhamedin) ndërmjetës për mua”

42. Si mund ta duam Allahun dhe të Dërguarin e Tij?

Dashuria vërtetohet në bindje dhe zbatimin e urdhërave.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Nëse jeni që e doni Allahun atëherë më ndiqni mua që t’iu dojë Allahu.” [Al-Imran:31]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Nuk beson askush prej jush deri sa të jem më i dashur tek ai sesa prindi apo fëmija e tij e të gjithë njerëzit.”

43. A mund ta teprojmë në lavdërimin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)?

Nuk lejohet ta teprojmë në lavdërimin e të Dërguarit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) apo ngritjen e tij.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj (O Muhamed): Unë jam vetëm një njeri sikurse edhe ju, (por) mua më është shpallur se i adhuruari juaj është Një i Adhuruar i Vetëm.” [El-Kehf:110]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Mos më lavdëroni ashtu siç bënë të krishterët me birin e Merjemes sepse unë jam thjesht rob i Allahut, por thoni: Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”

44. Kush është njeriu i parë në Tokë?

Krijesa e parë prej njerëzve është Ademi alejhi selam (Paqja e Allahut qoftë mbi të), ndërsa prej sendeve është lapsi.

Allahu i Lartësuar thotë: “(Përmend) Kur Zoti yt u tha engjëjve: Me të vërtetë që Unë do të krijoj njeriun nga balta.” [Sad:71]
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Sendi i parë që ka krijuar Allahu është kalemi-lapsi.”

45. Prej nga cila gjë është krijuar Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)?

Allahu e ka krijuar Muhamedin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ashtu si ka krijuar të gjithë njerëzit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj (O Muhamed): Unë jam vetëm një njeri sikurse edhe ju, por që më shpallet…” [El-Kehf:110]
“Ai është i Cili iu ka krijuar juve nga dheu e pastaj prej një pike uji.” [Gafir:67]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: ” C’dokush prej jush krijohet në barkun e nënës së tij për dyzet ditë në gjëndje të lëngët…”

46. Cili është gjykimi për Xhihadin-luftën në Rrugë të Allahut?

Xhihadi është obligim mbi muslimanët qoftë ai me pasuri, me gjuhë apo me trup.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ecni përpara qoftë kur e keni të lehtë (jeni të shëndoshë) apo të rëndë dhe luftoni me pasuritë dhe vetet tuaja në Rrugë të Allahut.” [Et-Teube:41]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Luftojini idhujtarët me pasuritë, vetet dhe gjuhët tuaja.”

Xhihadi është detyrë mbi çdo musliman të mundshëm nëse pushtohet një tokë prej tokave të muslimanëve. Në fillim e kanë për detyrë ata që janë më afër e kështu me radhë derisa të mposhtet e të largohet armiku.

47. Ç’është miqësia për besimtarët?

Ajo është dashuria dhe përkrahja për besimtarët njësues.

Allahu i Lartësuar thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë Eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për njëri-tjetrin.” [Et-Teube:71]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Besimtari për besimtarin është si një ndërtesë e vetme që mbajnë njëri-tjetrin.”

48. A lejohet miqësia me mosbesimtarët dhe përkrahja e tyre?

Nuk lejohet miqësia me mosbesimtarët dhe as përkrahja e tyre sepse kjo është prej njollave të besimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kush i miqëson ata (mosbesimtarët) prej jush, ai është prej tyre.” [El-Maide:51]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Bijtë e filan fisi nuk janë miq të mitë.” (Ngaqë ata ishin mosbesimtarë).

49. Kush është mik e i dashur?

Mik është besimtari i devotshëm sunni-që ndjek rrugën e Pejgamberit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk ka fare dyshim! Me të vërtetë për Eulijatë-miqtë e Allahut, as frikë nuk do të ketë mbi ta, as nuk do të pikëllohen. Të cilët besuan dhe gjithnjë e patën frikë Allahun.” [Junus:62-63]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Miku im është Allahu dhe besimtari i mirë.”

50. Përse e ka zbritur Allahu Kur’anin?

E ka zbritur Allahu Kur’anin për ta lexuar atë, për të medituar në të dhe për të punuar sipas tij.

Allahu i Lartësuar thotë: “Pasoni atë që iu është zbritur nga Zoti juaj dhe mos pasoni asnjë të dashur tjetër përveç Allahut.” [El-A’raf:3]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Lexojeni Kur’anin dhe punoni me të; e mos hani me Kur’anin e as mos shtoni (pasurinë tuaj) me të.”

51. A mjafohemi me Kuranin pa Hadithin?

Nuk mund të mjaftohemi me Kur’anin pa Hadithin e të Dërguarit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne të zbritëm ty Përkujtimin-hadithin, sunetin, ashtu që tua sqarosh njerëzve atë që u është zbritur atyre (Kur’anin).” [En-Nahl:44]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Vërtetë që mua më është dhënë Kur’ani dhe një tjetër me të si ai (Hadithi).”

52. A mund ta paraprijmë fjalën e ndokujt prej krijesave para Fjalës së Allahut dhe së të Dërguarit të Tij?

Nuk lejohet të paraprijmë fjalën e askujt, kushdo qoftë ai, para Fjalës së Allahut dhe së të Dërguarit të Tij.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Mos vendosni (mos flisni) para se të vendosë Allahu dhe i Dërguari i Tij” [El-Huxhurat:1]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Nuk lejohet t’i bindesh krijesës nëse të urdhëron për atë që kundërshton Fjalën e Krijuesit, por bindja është në punë të mira.”

53. Çfarë duhet të bëjmë nëse kundërshtohemi?

Kthehemi tek Libri i Ndershëm (Kurani) dhe te Suneti i saktë, sipas kuptimit të selefëve-të parëve të mirë të kësaj feje dhe duke u këshilluar me dijetarët e vërtetë.

Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse kundërshtoheni në ndonjë gjë, atëherë kthejeni atë tek Allahu (Libri i Tij) dhe te i Dërguari i Tij.” [En-Nisa’:59]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kam lënë në mesin tuaj dy gjëra me të cilat nuk do të humbni kurrë nëse kapeni pas tyre: Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij.”

54. Ç’është bidati-shpikja në fe?

Bidat është çdo gjë me të cilën adhurohet Allahu pa pasur ndonjë argument në fe.

Allahu i Lartësuar thotë: “A kanë ata shok (idhuj) të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdhuar e përcaktuar Allahu.” [Esh-Shura:21]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush vjen me diçka të re në çështjen tonë, e cila nuk është prej saj, ajo është e kthyer mbrapsht.”

55. A ka bidat të mirë në fe?

Nuk ka në fe bidat të mirë, por ato janë epshet dhe dëshirat e atyre që vijnë me to.

Allahu i Lartësuar thotë: “Këtë ditë Unë e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si Fe.” [El-Maide:3]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Ruajuni punëve të shpikura (risive në Fe) sepse çdo punë e shpikur është bidat-shtesë në Fe dhe çdo bidat të çon në humbje.”

56. A ka në Islam hapje të një rruge të mirë?

Po, siç është ai person që fillon i pari me një punë të mirë për t’u pasuar e për të qenë shembull për të tjerët.

Allahu i Lartësuar thotë: “O Zoti ynë!…Dhe na bëj prijës të Muttekinëve-të të përkushtuarëve në besimin e pastër Islam.” [El-Furkan:74]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush hap në Islam një rrugë të mirë do të ketë shpërblimin e asaj dhe e të gjithë atyre që do ta pasojnë atë pas tij.”

57. A i mjafton muslimanit rregullimi i vetes së tij?

Duhet patjetër që të rregullojë veten dhe familjen e tij, si dhe sat ë mundet prej njerëzve të tjerë.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një Zjarri, lëndë djegëse e të cilët janë njerëzit dhe gurët.”

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Allahu i Lartësuar do ta pyesë çdo përgjegjës për atë që kishte në përgjegjësi; A e ruajti atë apo e humbi?

58. Kur trimfojnë muslimanët?

Nëse ndihmojnë Fenë e Allahut duke punuar sipas Librit të Zotit të tyre dhe sipas Rrugës së të të Dërguarit të tyre.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t’ju ndihmojë juve dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” [Muhamed:7]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Nëse do të tregtoni me hile, do të ndiqni bishtat e lopëve (do të shkoni pas pasurisë) e do të kënaqeni me të mbjellat dhe do ta lini Luftën në Rrugë të Allahut, atëherë Allahu do të hedhë mbi ju një përulje e përçmim të cilin nuk do ta heqë prej jush deri sa të ktheheni në Fenë tuaj.”

59. Si mund të shpëtojmë nga përçarja?

Shpëtimi është duke u kthyer tek Feja e vërtetë dhe e saktë sipas kuptimit të Selefëve të mirë dhe duke lënë grindjet dhe mosmarrëveshjet.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin (Muhamedin) pasi ti jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur dhe do ta djegim atë në Zjarr. E sa përfundim i keq është ai!” [En-Nisa:115]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “…E ai që do të jetojë prej jush do të shohë mosmarrëveshje të shumta. Kështu që kapuni pas Sunetit tim dhe Sunetit (rrugës) së prijësave të drejtë e të udhëzuar që do të jenë pas meje. Shtrëngohuni pas tyre fort me dhëmballë!”

60. Cila është detyra e muslimanëve sot?

Kapja e të gjithëve për Litarin e Allahut që të jenë një dorë e vetme.

Allahu i Lartësuar thotë: “…Dhe kapuni që të gjithë për Litarin e Allahut dhe mos u përçani.” [Al-Imran:102]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Shembulli i muslimanëve në dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, mëshirën e tyre dhe butësinë e tyre ndaj njëri-tjetrit është si shembulli i një trupi të vetëm, nëse ankohet njëra prej gjymtyrëve të tij, atëherë i gjithë trupi ndjen dhimbje e ethe.”

Uel-hamdu lilahi Rabil-alemin.