Çdo të thotë të Pastrosh Shpirtin

Në kuptimin gjuhësor, tezkije do të thotë pastrim.

Ndërsa në terminologjinë fetare “tezkije” është të pastruarit e zemrës nga shokvënia Allahut dhe nga adhurimi i idhujve si dhe nga të gjitha sëmundjet e zemrës, si dhe kultivimi i saj me Njësim të Allahut dhe bindje ndaj Tij.
Thuhet gjithashtu se “tezkije” është shprehje për plotësimin e shpirtit në varesi të forcës njohëse dhe edukimin e tij të degëzuar nga plotësimi i saj sipas forcës teorike të arritur me mësimin e pasuar nga leximi i Kuranit, duke bërë të ditur se cdo gjë që rezulton prej këtyre gjërave (pastrimit nga shirku, teuhidit, veprave të mira, etj.) janë mirësi e madhe nga Allahu, të cilat bëjnë të detyrueshëm falënderimin e Allahut për to. [Tefsiri i Taberiut dhe i Alusit]

Përderisa “tezkija” beën fjalë për pastrimin e zemrës nga ndotësitë e shirkut dhe kufrit, si nga sëmundjet dhe negativitetet e saj, temat e saj bëjnë fjalë pikërisht për punët e zemrës dhe drejtimin e tyre me qëllim për t’u afruar sa më shumë tek Allahu i Madhëruar dhe për të arritur gradët më të larta të të qenurit rob adhurues i sinqertë dhe besnik i Allahut të Madhëruar.

Prej këtu, me ndihmen e Allahut të Madhëruar do të shqyrtojmë ketu nëntemat e mëposhtme, të cilat janë të gjitha punë të zemrës, sipas kuptimit të selefëve tanë të sinqertë, bashkë me kundërpërgjigjen e të devijuarve në lidhje me to:

* Njohje me zemrën dhe punën e fjalën e saj
* Nijeti
* Sinqeriteti (el ihlas)
* Besnikeria (es sidk)
* Pendimi (et teube)
* Durimi (es sabru)
* Besimi (el iman)
* Asketizmi (ez zuhd)
* Mbështetja tek Allahu (et tevekul)
* Devotshmëria (et takva)
* Te kënaqurit (er rida)
* Mërzia (el huzn)
* Shpresa (er raxha)
* Frika dhe druajtja (el haufu uel hashjetu)
* Përmendja (edh dhikru)
* Falënderimi (esh shukru)
* Frikërespekti (el hushuu)
* Të kthyerit tek Allahu (el inabetu)

Lusim Allahun e Madhëruar të na udhëzoje drejt, të na japë sukses dhe të na mundësojë t’ia qëllojmë të vërtetës, Ai është i Gjithëmundshëm për gjithcka!