Akide

Akide do të thotë bindje, të kesh bindje dhe besim në dicka, të lidhësh zemrën me bindje të plotë në dicka.
Ndërsa Akidja e muslimanit është bindja dhe besimi i plotë në ato me të cilat Allahu ka ngarkuar robët e Tij prej njohjes dhe perceptimit të Teuhidit (Njësimit) të Allahut dhe Atributeve të Tij, besimi në të dërguarit e Tij, e në të gjitha çështjet e besimit, në gjërat e fshehta e të shfaqura.
Muslimani ka për detyrë t’i njohë këto duke u bazuar në argumentimet dhe provat e sakta e të vërteta, të marra nga Libri i Qartë e i Vërtetë i Allahut, nga fjala e të Dërguarit të Allahut, pastaj nga fjala e shokëve të tij të zgjedhur e të devotshëm, pastaj nga ajo në të cilën janë bashkuar unanimisht Selefët (të parët) e sinqertë të ymetit, pastaj të kapet fortë për to dhe të qëndroje në to deri në Ditën e Kiametit.
Gjithashtu, muslimani duhet të ruhet dhe të ketë kujdes nga bidatet (risitë) në Fe dhe të dëgjuarit e tyre, bidate të cilat i kanë shpikur njerëz të humbur rrugë dhe humbës të të tjerëve.