Titulli i librit:

Bota islame sot dhe rruga drejt lavdisë

I nxjerrë nga kaseta me nr. 760 nga vargu

El Huda ue Nur

 

Autor:

Dijetari i madh, muhadithi i kohës

Muhamed Nasirudin el ALBANI

(Allahu e mëshiroftë!)

 

Përktheu:

Bledar Karaj el ALBANI

 

Nxjerrja në word dhe korrektimi:

Xhabir SHEME

 

Numri i Faqeve: 56

Formati: 12 x 17 cm

Çmimi: 2.5 Euro

Përshkrim i Librit

Fatkeqësia e botës islame sot është se ata e kanë humbur rrugën e drejtë, dhe se ata nuk e kanë njohur Islamin, me të cilin arrihet lumturia e dynjasë dhe e ahiretit së bashku.
Dhe nëse në disa raste muslimanët jetojnë në përçmim e të persekutuar nga kafirat dhe idhujtarët, edhe nëse vriten dhe kryqëzohen, pastaj vdesin, nuk ka dyshim se ata vdesin të lumtur, edhe nëse në dynja kanë jetuar të përçmuar dhe të persekutuar.
Ndërsa ai i cili jeton i nderuar në dynja, por larg të kuptuarit e Islamit ashtu si ka dashur Allahu dhe i Dërguari i Tij, ky ka për të vdekur i trishtuar, edhe nëse ka jetuar i lumtur në pamjen e jashtme.
Pra, trajtimi dhe zgjidhja është:
“Pra, ecni shpejt drejt Allahut!”