ALEANCA FAMËKEQE QË KËRKON SHPËRTHIMIN DHE SHKATËRRIMIN E BOTËS ARABE ISLAME

(VËLLEZËRIT MUSLIMANË + TALEBANËT / ISIS / HAVARIXH + RAFIDITE / SHIJAT E IRANIT)

 

Falënderimi i përket vetëm Allahut, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Kiametit!

Ka disa dekada, madje nuk kalon një qindvjeçar pa u sprovuar populli musliman në tërësi me sprova të rënda e fatkeqësi të mëdha si ato që po kalojmë tani, me qëllim që të udhëzohet ai që udhëzohet me bindje e provë të qartë, dhe të humbasë ai që humbet pasi i është bërë e qartë e vërteta dhe i ka kthyer shpinën asaj duke ndjekur egon dhe interesin e supozuar e mashtrues të kësaj bote!

Para pak kohësh, muslimanët jetonin një jetë të qetë, të qëndrueshme, të sigurtë e të paqshme me njëri-tjetrin, me qeveritë e tyre dhe me vendet e ndryshme të botës muslimane e jomuslimane; dhe kjo qëndrueshmëri e qetësi i dha mundësinë njerëzve me dije e urtësi për të ftuar botën në fenë e Allahut dhe për t’ua mësuar atë njerëzve anembanë saj, me urtësi dhe polemikë të mirë e frytdhënëse, ashtu si ka urdhëruar Allahu i Madhëruar në Librin e Tij dhe ashtu si ka qenë udhëzimi i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe i të parëve të pastër të ymetit musliman (selefëve). Kurse të tjerë, e shfrytëzuan këtë për marrëdhënie ekonomike të dobishme konform asaj që ka lejuar Allahu prej tregtisë me cilindo njeri të çfarëdo feje e besimi; dhe askush prej tyre nuk përdori ndonjë lloj dhune apo terrori në botë; dhe bota këtë e di shumë mirë, madje e di shumë mirë që muslimani është më i mirë se çdokush tjetër në marrëdhëniet shoqërore.

Kjo gjallëri e thirrjes së urtë dha fryte të mëdha brenda një periudhe kohore të shkurtër; xhamitë dhe qendrat Islame mbushën të gjitha kryeqytetet dhe qytetet e botës Islame dhe joislame, arabe dhe joarabe, nga Lindja në Perëndim; pa u dëgjuar asnjë zë perëndimor apo joperëndimor, apo ndonjë luftë kundër muslimanëve dhe dijetarëve të tyre; duke ditur se imamët e asaj dekade ishin Shejh Muhamed ibën Ibrahim, Shejh Abdulaziz ibën Baz, Shejh Muhamed ibën Uthejmin, Shejh Muhamed Nasirudin el Albani, Allahu i mëshiroftë të gjithë ata; dijetarët e sinqertë udhëzues dhe edukues të ymetit, për të cilët dëshmoi i miri dhe i ligu, miku dhe armiku!

Fatkeqësia filloi që me ngritjen e shtetit famëkeq Taleban dhe rrëshqitjen e shumë ekstremistëve nga bijtë e muslimanëve tek ata, duke kujtuar se ai ishte Hilafeti i drejtë dhe ai i prituri nga muslimanët; për t’i futur më pas këta të rinjë fedashës por të pamësuar e të paditur, në zgjedhën dhe robërimin e tyre, për t’i përdorur në arritjen e synimeve të tyre vetjake, për t’i bërë armikun e brendshëm të Islamit dhe të muslimanëve, pa e kuptuar këta të shkretë se kanë rënë në kurthin e armikut dhe se janë bërë dorë e armikut kundër vetë besimit dhe popullit të tyre! Këta të rinjë nuk pyesnin fare dhe as që e çonin në mendje se kush janë organizatorët e Talibanëve dhe cila është origjina e tyre, çfarë qëllimesh dhe çfarë projektesh kanë ata?! As që bëhet fjalë që ta mendojnë diçka të tillë as sot, sepse ndryshe do mendonin se kanë dalë nga feja? Por, nga cila fe? Çfarë feje kishin organizatorët e Talebanëve, në shërbim të kujt ishin, çfarë synimesh kishin dhe çfarë donin të arrinin?! Këtë e tregoi historia, dhe po vazhdon ta tregojë me pasaradhësit e talebanëve nën emërtime e parrulla të ndryshme mashtruese, si: “Shteti Islam në Irak dhe Sham” – DAISH / ISIS.

Djallëzia më e madhe e organizatorëve dhe e dorës së jashtme që fshihet pas talebanëve dhe paraardhësve e pasardhësve të tyre prej havarixhëve e tekfirsave “Ikhvan Muslimin” dhe “ISIS”, është në shënjestrimin e të rinjëve të paditur e të paformuar, në prekjen e pastërtisë së tyre përsa i përket xhelozisë për fenë dhe besimin, duke i mbushur me besim të prishur e devijime që mbajnë emrin e Islamit dhe parrullat e tij, por që brendësia e tyre është helm vdekjeprurës për muslimanët dhe botën arabe në veçanti.

Këta u mësojnë ndjekësve të tyre se sot nuk ka dijetarë të sinqertë të Islamit, dhe se ata që mbahen për të tillë, dinë vetëm nga çështjet e abdesit dhe gjakrave dhe nuk dinë nga çështjet e xhihadit, të cilat i dinë vetëm ata që qëndrojnë në llogore dhe në front –me pretendimin dhe vetëmashtrimin e tyre-, madje nuk flasin vetëm se atë që i pëlqen pushtetarëve sepse ata janë shërbyes të mbretërve dhe qeverive qafire të vendeve arabe ku ndodhen, përfshirë këtu edhe dijetarët e mëdhenj që përmendëm më sipër, por duke u ruajtur në përmendjen haptazi të emrave të tyre; dhe se jo vetëm udhëheqësit dhe mbretërit e vendeve muslimane arabe janë qafire, por i gjithë populli i këtyre vendeve është popull dhe shoqëri jomuslimane por pagane; dhe a e dini se fjalë e kujt është kjo e fundit? Kjo është nga mësimet e themeluesit të Ikhvanëve, Sejid Kutub, që mjafton të shohësh një foto të tij me mustaqe si të Hitlerit dhe mjekër të rruajtur, për të mësuar se ai jo vetëm që nuk është dijetar musliman udhëzues i popullit, por një armik i brendshëm e i betuar që hedh helmin e tij kundër muslimanëve.

Pra, mësimet e tekfirsave, havarixhëve dhe ikhvanëve janë një dhe rruga e tyre është e njëjtë; dhe kjo ndoshta sepse çdo devijim nga rruga e vërtetë është humbje dhe çdo humbje e ka vendin në zjarr; ashtu si thonë edhe dijetarët e fikhut: “Të gjithë popujt jomuslimanë janë një në dispozitat tona”; nuk ka dallim nëse dikush ndjek devijimin e vëllezërve musliman, esharive, mutezilive, shijave, havarixhëve apo bektashive, që të gjithë janë njësoj në devijimin nga Rruga e Drejtë e Islamit dhe e Profetit Muhamed, salallahu alejhi ue selem. Prandaj edhe ndodhin këto trazira në botën Islame dhe arabe, sepse vetë bijtë e muslimanëve luftojnë Islamin pa e ndjerë dhe pa e kuptuar, madje duke menduar se po bëjnë mirë dhe se po luftojnë kufrin dhe paganizmin; por a nuk e pyesin veten se cili kufër është ai që luftojnë, në cilin Islam e kanë mësuar besimin dhe në cilin Islam e kanë mësuar mënyrën e luftimit të kufrit; kujt i shërben kjo që ata bëjnë prej vrasjes së muslimanëve dhe njerëzve të pafajshëm, dhe shkatërrimit në Tokë, ndërsa Allahu ka ndaluar nga shkatërrimi në Tokë?!

Por jo, sepse ata janë armiqtë e brendshëm të Islamit dhe botës arabe, kurse këta dora e tyre e mashtruar ose e detyruar!

Në të gjithë historinë Islame, havarixhët shfaqen si armiqtë e betuar të rafidive shiit, që me vrasjen e Aliut dhe bijve të tij, nipave të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), Hasanit dhe Husejnit. Por ditët e sotme na shfaqën diçka të kundërt me këtë: Presidenti Ikhvan i Egjiptit, Murisi, në ato ditët e pakta të pushtetit të tij, vendos lidhje diplomatike me shtetin shiit të Iranit, madje kryen vizitën e parë zyrtare të një pushtetari arab në Republikën e ashtuquajur Islamike të Iranit! Më pas, organizata e vëllezërve të Hamasit në Palestinë, i shtrin dorën për ndihmë Iranit dhe pranon ndihmën e tij në luftën e supozuar të tyre kundër armikut të jashtëm të pushtuesit çifut izraelit!

Madje para këtyre, Talebanët gjetën përkrahje dhe mbrojtje ideologjike dhe materiale në Republikën “Mexhusije” të Iranit, dhe jo Islamike, siç thonë ata; shumë nga kokat udhëheqëse të “Kaides” jetonin të sigurtë e në luks në Iran, ndërkohë që ndjekësit e tyre ndiqeshin e burgoseshin për krimet e bëra ndaj të pafajshmëve pa asnjë lejë nga Allahu dhe feja e Tij; sikur këta të ishin engjëj të urdhëruar me vrasjen e “qafirave” dhe pastrimin e Tokës nga Kufri!!! A nuk e dinë këta se po të donte Allahu nuk linte në Tokë asnjë qafir, dhe nuk e linte këtë çështje në dorë të këtyre hanibalëve! Dhe po të kishte urdhëruar Allahu për të vrarë njerëzit për besimin e tyre, kjo do të ishte e shkruar qartë në Kuran, dijetarët e Islamit do ia mësonin muslimanëve këtë gjë dhe udhëheqësit e muslimanëve që nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), katër Halifet pas tij, e të gjithë udhëheqësit e muslimanëve deri më sot, do e kishin praktikuar këtë gjë, por asgjë e tillë nuk është përcjellë nga Historia Islame; kështu që ku mbështeten këta dhe si e justifikojnë shkatërrimin dhe gjakun që derdhin padrejtësisht në Tokë?! Ku do e çojnë shpirtin e tyre me këtë që bëjnë, dhe si do dalin para Allahut në Ditën e Llogarisë?!

Nuk ka çudi, sepse që të gjithë këta të devijuar (të cilët njëri-tjetrin e konsiderojnë qafir të dalë nga Islami) i lënë mënjanë armiqësitë dhe kundërshtitë që kanë mes tyre kur shohin se nëpërmjet tij do të arrijnë synimin e vet; po cili është qëllimi i secilit prej këtyre treve:

  1. Talebanët, përfshirë të gjithë tekfirsat pasardhës të Havarixhëve, kanë qëllim publik ngritjen e Hilafetit të drejtë Islam sipas pretendimit të tyre, dhe vendosjen e shkatërrimit dhe gjakderdhjes në Tokë! Këta në fakt kanë alergji nga stabiliteti dhe jeta e qetë dhe e paqshme, kanë alergji nga jeta e lumtur dhe shkuarja mire mes njerëzve madje edhe mes njëri-tjetrit, dhe kjo nuk arrihet veçse duke shkatërruar e mbjellë terror; gjë që dinë ta shfrytëzojnë mirë armiqtë e jashtëm të Islamit, kështu që këta të fundit vijnë dhe e arrijnë shumë lehtë atë që duan nga vendet Islame Arabe: marrin pasuritë natyrore dhe ndjehen të sigurtë nga një pupull që luftohet nga bijtë e vet, madje edhe paguan për të luftuar vetveten!!! Por gjithësesi, pasuria e Tokës është pasuri e Allahut, dhe ajo pasuri nuk ka asnjë vlerë tek Allahu, i Cili nxjerr pasuri nga Toka kur të dojë, si të dojë dhe për kë të dojë, por qëllimi këtu është që muslimanët të mendojnë dhe të kthehen te rruga e drejtë e Allahut në qoftë se e kanë humbur atë, dhe ta mësojnë mirë se cili është miku dhe cili është armiku i tyre.
  2. Mexhusët e Iranit kanë synim daljen e Mehdiut të tyre të shumëpritur dhe rikthimin e pushtetit dhe vendit të tyre të humbur që kishin në kohën e Persisë së lashtë, për të marrë hak më në fund kundër Islamit dhe arabëve për shkak të të cilëve edhe u rrëzuan. Madje synimi më i madh dhe shënjestra kryesore e këtyre është Arabia Saudite, Meka dhe Medina, dy vendet e shenjta të ruajtura nga Allahu; dhe po të shohim historinë e këtyre pak dekatave të fundit, si shijat e Iranit ashtu edhe tekfirsat e talebanëve e të ngjashmëve me ta, kanë tentuar disa herë të shkelin Shenjtërinë e Mekes posaçërisht, duke derdhur gjakun e muslimanëve atje dhe duke ndaluar faljen e namazeve dhe thirrjen e Ezanit; pastaj i thonë vetes se janë “muslimanët më të mirë në Tokë”, apo se janë “Ushtarët e Allahut”?! Disa shembuj të këtyre i gjeni në librin “Metoda e Selefëve në Trajtimin e Fitneve”. Sistematikisht tentojnë të kryejnë krime dhe rrëmuja gjatë Haxhit dhe gjatë Ramazanit, madje po sa t’u jepet rasti për diçka të keqe, e bëjnë menjëherë; madje kanë tentuar të gërmojnë edhe varret e sahabeve në varrezat e Bakij’it, kanë kryer shpërthime sistematike në qytete të ndryshme të Arabisë Saudite; përkrahin Hauthijinët shiitë në Jemen, një numër jo i vogël i të cilëve përbëhet nga talebanët e Kaides. Këta thurin plane ditë e natë për të luftuar Shtetin e Besimit të Vërtetë Islam, shtetin e Teuhidit dhe Sunetit, Arabinë Saudite, dhe për të ngritur në vend të tij shtetin e paganizmit dhe të bidatit, Persisë Mexhuse – adhuruese të zjarrit.
  3. “Vëllezërit Muslimanë” – Ikhvanul Muslimin; një fuqi e madhe botërore ideologjisht dhe materialisht, përkrahëse e këtyre dy të parave; madje “Al Kaide” është pikërisht pjellë e “Vëllezërve Muslimanë”, kurse Rafiditë shiitë janë më të rëndësishmit në botë për “Birin e llastuar”, Al Kaiden, i cili është në fakt krahu luftarak i Organizatës Nënë “Al Ikhvan”!

Organizatorët dhe ushtarët e “Kaides” janë në fakt studentë të dalë nga Organizata e “Vëllezërve Muslimanë”, dhe kjo është më se normale, sepse ata nuk kanë zbritur nga Marsi apo nga Merkuri; dhe mësuesit e tyre kanë dalë nga dyert e universitetve të organizatës “Ikhvane” në të gjitha vendet e botës Islame.

“Vëllezërit muslimanë” me të gjitha degët dhe ndjekësit e tyre ideologjik e strategjik kanë alergji nga shtetet e shumta në tokat arabe muslimane, kështu që synojnë me të gjitha forcat që kanë prej kuajve, kalashnikovëve, bombave të dorës dhe gjerdanëve shpërthyes, për të ngritur Hilafetin e Drejtë dhe për t’i kthyer muslimanëve një vatan të vetëm për të gjithë – në pretendimin e tyre publik dhe mashtrues të masave; Rruga për këtë tek ata është nëpërmjet shpërthimeve, demostratave dhe kryengritjeve në të gjitha shtetet arabe Islame, nën petkun e fesë, të shoqatave bamirëse, dhe nën emrin e Islamit. Kurse udhëheqësit tanë muslimanë arabë dhe populli ynë musliman arab vazhdojnë të jenë të pavëmendshëm ndaj tyre.

Pra, aleanca “Ikhvane + Talebane + Rafidite” është fatkeqësia më e madhe dhe më e rrezikshme për botën arabe Islame në këtë kohë, dhe veçanirësisht për Shtetin e Teuhidit dhe për Meken e Medinen, dhe nëse udhëheqësit e vendeve muslimane nuk i marrin masat e duhura në kohë, pasojat do të jenë shumë të rënda për të gjithë muslimanët dhe vendet e tyre, shkatërrimi dhe gjakderdhja do të arrijë deri te vendet e Shenjta, Allahu mos e lejoftë dhe mos i mundësoftë atyre asnjë qëllim, dhe fatkeqësia nuk do të kalojë dhe nuk do të ngrihet nga muslimanët deri sa ata të zgjohen dhe të kuptojnë rrezikun që i kanoset nga brenda dhe nga jashtë, dhe të kapen fortë te feja e Allahut dhe udhëzimi i të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selem), sipas të kuptuarit të të parëve dhe mësimit të dijetarëve të vërtetë e të sinqertë të njohur anembanë botës Islame.

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli deri sa ai vetë ta ndryshojë gjendjen e tij”

“Nëse e ndihmoni Allahun, Ai do ju ndihmojë padyshim”,

“Ushtria e vërtetë e Allahut, ajo do të triumfojë.”

Si ta ndryshojmë gjendjen tonë, që Allahu të na e ndryshojë atë në më të mirë?

Si ta ndihmojmë Allahun, që Ai të na ndihmojë ne në të dyja botët?

Cila është ushtria e vërtetë e Allahut?

Këto tema do jenë prioritet në diskutimet e ardhshme, me lejen e Allahut.

Allahu i di qëllimet dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Kiametit!