Titulli i Librit: “Agjërimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) në Ramazan”

Titulli në original: “Sifetu Saumi en Nebij fi Ramadan”

Autor:  Selim ibën Ijd el Hilali dhe  Ali Hasen Ali Abdulhamid el Halebi

Përktheu: Unejs Shuajb Murati

Recensim & korrektim: Bledar KARAJ el Albani

Formati: 14 x 20 cm

Numri i Faqeve: 124

Çmimi: 6 Euro

Përshkrim i shkurtër

Në faqet e këtij libri do të na qartësohet vendi dhe rëndësia e agjërimit në Islam, si dhe shpërblimi i madh dhe nderimi që do të ketë ai, i cili agjëron për hirë të Allahut. Sigurisht që kjo e fundit ndryshon në varësi të kryerjes së agjërimit në mënyrën më të plotë, sipas agjërimit të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), apo ndryshe nga ai, ashtu si ka treguar edhe vetë zotëriu i bijve të Ademit (Muhamedi) (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ku thotë:
“Mund të ndodhë që ndonjë agjërues të mos përfitojë nga agjërimi i tij veçse urinë dhe etjen.”
Kështu që është e domosdoshme të mësojmë formën e Agjërimit të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), me gjithçka që përfshihet në të prej kushteve të tij, etikave dhe lutjeve, pastaj t’i praktikojmë ato në veprat tona.