Ne lidhje me pergjigjen e Pyetjes Nr. 12 / Albani / Kosove (Maj, 2015)

Selam alejkum. Te pyetjet dhe pergjigjet kaptina e Xhihadit pyetja e 12 te eshte ber kjo pyetje: (Pyetja Nr. 12) Eri / Tiranë / 16-4-2009 Message: o vlla a eshte e vertete se imam ALBANI ka dhene fetwa per me shku me luftu ne kosove dhe me u bashkue me trupat e uck-es? A mundesh me na e sjelle fetwan e shejhut? ALLAHU TE RRUAJTE! Përgjigje / 22-4-2009 Nuk e kam gjetur kete fetva, dhe nese ekziston dhe dikush e di, eshte i lutur ta sjelle, ue xhezekumullahu hajran.”

Elhamdulilah kam gjetur videon e shejh Albanit dhe per hir te Allahut te lartesuar po jua dergoj linkun: https://youtu.be/Lil7zCs-89o

(Pyetja Nr. 15) Faruk / Zvicer / 26-03-2011

Message: selamun alejkoum, deshta nje pytje rreth xhihadit: a ka xhihad sot dhe a duhet cdo musliman te merre pjese ?

Përgjigje / 26-03-2011

Nese do i thuhej xhihad kryengritjes, vrasjes pa kriter, shkaterrimit, prishjes, vjedhjes, prishjes se qetesise dhe humbjes se sigurise se muslimaneve ne vendet e tyre, kjo do te ishte fatkeqesi mbi fatkeqesi dhe injorance mbi injorance! Xhihad do te thote perpjekje me cdo lloj menyre per te ngritur fjalen e Allahut dhe fene e Tij, duke u bashkuar kunder atyre qe e pengojne kete rruge. A i perputhet kjo gje realitetit te sotem ne vendet muslimane?! Pergjigja per kete besoj se dihet nga te gjithe, por megjithekete, lexo me shume ne piken e katert te pergjigjes se pyetjes me nr. 231, ne kategorine e pyetje-pergjigjeve te ndryshme, ne kete link.

Kurse pergjigjen e pyetjes se a duhet te marrin muslimanet pjese ne keto trazira dhe fitne, e ka dhene i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) qe para 1400 e disa vjetesh, ne hadithin e percjelle nga Hudhejfe ibën el Jeman (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “Njerëzit e pyesnin të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për të mirën, ndërsa unë e pyesja atë për të keqen nga frika se mos më kapte. I thashë:
-O i Dërguari i Allahut! Ne kemi qenë në injorancë dhe sherr (në të keqe), dhe Allahu na solli këtë të mirë (Islamin dhe Pejgamberin). A do të ketë më të keqe pas kësaj të mire?
-“Po”, -tha ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
-Po pas asaj të keqeje, a do të ketë më të mirë?
-“Po”, por në të do të ketë edhe “Dehan”.
-E cili është Dehani i saj?
-Disa njerëz të cilët do të ndjekin rrugë tjetër nga ajo e imja dhe do të ndjekin udhëzim tjetër nga ai i imi. Disa gjëra të tyre i pranon e disa i refuzon (përziejnë të mirën me të keqen).
-Po pas asaj të mire, a do të ketë të keqe?
-“Po”, do të ketë disa thirrësa në dyert e xhehenemit, dhe kush u përgjigjet thirrjes së tyre, e hedhin në të (xhehenem).
-O i Dërguari i Allahut! Na i përshkruaj neve ata.
-Ata do të jenë nga kombësia jonë dhe do të flasin gjuhën tonë.
-Çfarë më urdhëron të bëj nëse më arrin ajo ditë?
-Bashkangjitu xhematit (grupit) të muslimanëve dhe imamit të tyre.
-Po sikur ata të mos kenë xhemat dhe as imam?
-Atëherë veçohu nga të gjitha ato grupe, qoftë duke kafshuar trungun e një peme deri sa të të vijë vdekja dhe të gjejë ashtu.” [Muttfekun alejhi].

(Pyetja Nr. 14) Anonim / Suedi / 15-12-2010

Message: Esselamu alejkum. Perveq se xhihad me arme a ka ndonje pune qe kryhet dhe ka shperblimin njejte si xhihadi a mundesh te na tregon disa, Allahu te shperblefte ?

Përgjigje / 9-1-2011

Ketu po sjellim fjalen e shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!), te shkeputur nga libri “Esh sherhu el mumti ala zadil mustekni”, 8/5-6:

Xhihadi ndahet ne tre lloje: Xhihadi i vetvetes, xhihadi i hipokriteve dhe xhihadi i kufareve qe kane shpallur lufte kunder nesh.

1. Xhihadi i vetvetes: eshte luftimi i vetes dhe nxitja e saj ne bindje ndaj Allahut dhe kundershtimi i saj kur ajo te therret ne gjynahe dhe thyerjen e urdhrave te Allahut. Ky lloj xhihadi eshte shume i rende dhe i veshtire per njeriun, sidomos nese ai gjenden ne mesin e nje shoqerie te shthurur. Furtuna e ambjentit ku jeton mund te te marre me vete dhe te coje ne shkeljen e ndalesave te Allahut dhe ne lenien e obligimeve ndaj Tij. Eshte transmetuar se kur i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) u kthye nga lufta e Tebukut, tha: “U kthyem nga xhihadi i vogel te xhihadi i madh.” por ky hadith eshte i dobet.

2. Xhihadi i hipokriteve: ky xhihad behet me dije dhe jo me arme, sepse hipokritet nuk luftohen me arme, pasi qe kur sahabet i kerkuan Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) qe t’i luftonin e t’i vrisnin hipokritet (munafiket), hipokrizia e te cileve doli hapur, ai u tha: “Jo, sepse perndryshe njerezit do te thone se Muhamedi vret shoket e tij.” [Muslimi]. Kurse argumenti qe hipokritet duhet te luftohen, eshte fjala e Allahut: “O Pejgamber! Luftoi mohuesit dhe hipokritet…” [At Tahrim, 9]. E perderisa xhihadi i hipokriteve behet me dije, detyra jone eshte qe te armatosemi me dije para hipokriteve te cilet hedhin dyshime ne fene e Allahut, me qellim qe te largojne njerezit prej saj, dhe nese njeriu nuk ka dije, mund t’i shtohen dyshimet, gjynahet dhe bidatet deri sa te mos mundet t’i ktheje mbrapsht ato e te shpetoje prej tyre.

3. Xhihadi i mohuesve qe na kane shpallur lufte; ky lloj xhihadi behet me arme. Mund te thuhet se Fjala e Allahut: “Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj…” [El Enfal, 60], i perfshin te dyja llojet e xhihadit: xhihadin e hipokriteve me dije dhe xhihadin e mohuesve me arme, por fjala e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem): “Forca eshte goditja me hark.” qe e ka thene ne lidhje me kete ajet, tregon se ketu eshte per qellim forca e armes dhe e luftimit.”

(Pyetja Nr. 13) Anonim / Kosovë / 04-01-2010

Message: Selam alejkum Allahu ju shperbleft me te mira per punen qe po e beni! Kam disa pyetje:
1. A eshhte i lejuar perdorimi i Alkoolit per sherim ilac kam fjalen alkooli qe pihet e jo ate te medicines duke e ditur qe perdorimi i opiumit para operacionit qe behet ehste me i rend sepse ajo permban doze te droges ne sasi te madhe, duke e ditur se kan ardhur shum hadithe qe ndalojn sherimin me ato gjera qe i ka ndaluar Allahu i lartesuar.

2. Si eshte puna e gjihadit ne shtetet e okupuara nga pabesimtaret sepse dihet qe gjihadi ndahet gjihad mbrojtes dhe ate sulmues e ai eshte gjihad mbrojtes dhe ata skan mundesi te rrin duart lidhur por ju duhet te luftojn ndersa ulemaja Allahu i ruajte kan gjykuar qe aty eshte duke u ber Anarki?

3. A eshte e lejuar grabitja e vajzes pa leje e prindit te tij pra martesa pa lejen e tij duke e ditur se i derguari i Allahut ka thene martesa pa lejen e prindit eshte kote dhe nese ndodhe qe prindi mos ta lejoj vajzen e tij te martohet me nje djal musliman per arsye se ai eshte musliman dhe e mban fen e tij qka duhet ne ket rast te kaloj qeshtja ne doren e gjykates apo te ndonje imami aty ku ska gjykat apo te ndonje shoqate islame sepse mos martesa me ate vajz mund te ndodh qe asaj ti prishet feja dhe devotshmeria dhe demi ehste me i madh. Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 05-01-2010

1. Nuk lejohet kurimi me gjera te ndaluara ne Islam. Ky eshte gjykimi i pergjithshem per kete çeshtje, dhe megjithese dijetaret kane bere perjashtime per rastet kur perdorimi i ketyre gjerave te ndaluara eshte i detyrueshem per shpetimin e jetes se njeriut, apo per lehtesimin e operacioneve te ndryshme ku perdoret narkoza me lende te ndryshme te ndaluara ne Islam, edhe per keto gjera eshte vertetuar se demet e tyre jane me te medha se dobite e tyre per pacientin, sepse e bejne ate perdorues te rregullt te tyre pa te cilat nuk mund te qendroje dot pas operacionit. Prej ketu, largimi totalisht prej ketyre lendeve te ndaluara nga Islami, eshte zgjidhja me e mire dhe me e paqshme per muslimanin. Por kuptohet, qe eshte detyre e mjekeve muslimane qe te zhvillojne mjekesine dhe menyrat kuruese te pacienteve, duke eliminuar operacionet dhe lendet kimike sa te jete e mundur, per shkak te demit te tyre, dhe duke u kthyer me shume te natyra qe ka krijuar Allahu dhe qe e ka vene ne sherbim te njeriut dhe per plotesimin e te gjitha nevojave te tij per te jetuar ne toke. Patjeter se ne ato qe ka krijuar Allahu, ka sherim per çdo semundje, por duhen gjetur ato. E suksesi eshte ne dore te Allahut, prandaj kjo kerkon sinqeritet dhe vullnet te forte nga muslimanet.

2. Çeshtja e vendeve muslimane te okupuara nga jomuslimanet eshte plaga me e rende e popullit musliman sot, e cila padyshim qe tregon dobesine dhe largimin e tyre nga feja e Allahut, por edhe urrejtjen dhe armiqesine qe kane armiqte e Islamit per Islamin dhe muslimanet, dhe si rezultat i kesaj urrejtje ata punojne dite e nate dhe shpenzojne pasuri te medha per largimin dhe pengimin e njerezve nga rruga e Allahut, por a kane per t’ja arritur valle?! “Ata duan te fikin driten e Allahut me gojet e tyre, por Allahu do ta plotesoje driten e Tij, edhe nese mohuesit e urrejne kete gje.” [Es Saff, 8].

3. Nuk lejohet grabitja apo rrembimi i vajzes per t’u martuar me te pa lejen e prindit te saj, dhe lejimi i vetem eshte rasti kur prindi i saj eshte jomusliman. Ne kete rast, vendin e pergjegjesit te saj e merr gjykatesi musliman, apo institucioni fetar musliman i atij vendi. Vertet qe nese prindi e pengon martesen e vajzes se tij me nje musliman fetar e te moralshem, shkaktohet sprove ne toke, dmth qe shtimi i ketyre rasteve çojne drejt rruges se imoralitetit, por kjo nuk do te thote se kjo ndodh me te gjitha rastet dhe se duhet te ndodhe patjeter, por do te thote se kjo eshte rruge drejt shthurjes. Kurse muslimania dhe muslimani, edhe nese prindi i pengon nga martesa, ata duhet te bejne durim dhe t’i drejtohen Allahut me lutje qe t’u jape zgjidhje, dhe njekohesisht te vazhdojne te bisedojne me prindin e tyre me urtesi e durim, dhe ne asnje menyre te mos nxitojne dhe te prishin gojen me fjale te keqija ndaj prinderve, sepse nxitimi nuk sjell vecse pendim, kurse durimi sjell fitoren dhe arritjen e te mirave. Mos harroni se Allahu eshte me te duruarit. Dera e Allahut eshte e hapur per t’ju lutur dhe per t’i kerkuar Atij gjithçka, madje Ai merzitet nese muslimani nuk e ben kete gje, prandaj drejtojuni Allahut dhe mbeshtetjuni Atij, sepse vetem ne doren e Tij eshte suksesi per gjithçka. Dhe Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij Muhamed, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 12) Eri / Tiranë / 16-4-2009

Message: o vlla a eshte e vertete se imam ALBANI ka dhene fetwa per me shku me luftu ne kosove dhe me u bashkue me trupat e uck-es? A mundesh me na e sjelle fetwan e shejhut? ALLAHU TE RRUAJTE!

Përgjigje / 22-4-2009

Nuk e kam gjetur kete fetva, dhe nese ekziston dhe dikush e di, eshte i lutur ta sjelle, ue xhezekumullahu hajran.

(Pyetja Nr. 11) Amina / 2-4-2009

Message: selam alejkum. Kisha nevoje te beja nje pytje: A lejohet me u vete vra ne raste kur je ne lufte dhe u ke marre penge per mos me u dhunu nga qafiri sic u dhunun me mijra motra ne kosove, a nuk eshte me mire me u vete vra? Cili eshte mendimi i sheriatit per kete gje?

Përgjigje / 5-4-2009

Ajo qe ndodh sot ne shume prej vendeve muslimane, padyshim qe eshte diçka nga e cila i dhemb zemra te gjithe muslimaneve ne bote, dhe vetem Allahun lusim qe t’i sheroje zemrat e muslimaneve dhe t’u jape atyre vendin qe u takon ne mesin e popujve, sa me shpejt! Prej fatkeqesive te medha ne shume vende muslimane te pushtuara nga armiqte e Islamit dhe te muslimaneve eshte edhe renia e shume prej muslimaneve nen kthetrat e perdhunimit te ujqerve grabitqare, Allahu i shktarrofte dhe i nxifte ne dynja dhe ne ahiret! Padyshim se ato motra muslimane te cilat jane bere pre e ketyre sulmeve perdhunuese dhe kane reaguar me sa kane pasur mundesi per largimin e dhunes nga vetja e tyre, per te ruajtur nderin dhe trupin e tyre, e kane shperblimin tek Allahu i Madheruar, edhe nese ato jane dhunuar, sepse kjo ka qene me force dhe me dhune, dhe jo me deshiren e tyre, perndryshe do te ishte zina (prostitucion), dhe kush eshte i detyruar me force, nuk ka gjynah tek Allahu. Por ne asnje rast, nuk lejohet vetevrasja, sepse ajo eshte prej gjynaheve te medha, dhe nese ndonje e ka bere kete veper, atehere lusim Allahun ta fale per shkak te qellimit te saj per ruajtjen e nderit dhe mosdorezimin e trupit te saj qafirave!

Por ketu lind nje pyetje tjeter: A lejohet abortimi i femijes qe gruaja ka ne bark si rezultat i perdhunimit me force? Pergjigja: Origjina eshte se abortimi i femijes ne bark nuk lejohet ne asnje prej fazave te tij, qe nga embrioni e deri ne lindjen e tij ne muajin e nente. Por disa dijetare e kane lejuar abortin nese ai behet para futjes se shpirtit tek ai ne muajin e katert te shtatzanise, kurse te tjere thone brenda 40 diteve nga shtatezania, nese per kete abort ka nje arsye te forte, siç eshte cenimi i jetes se nenes. Tani, nese nje msulimane qe eshte sprovuar me nje te tille jeton te gjithe kohen me stres, mosdeshire per jeten, me turp ne vete dhe duke menduar se ka sjell turp ne familje nese e mban ate femije, kjo mund te konsiderohet nje arsye e forte per abortimin e atij femije, perndryshe mund te çoje ne vetvarsje, pasi qe mund te ndikoje ne gjendjen shpirterore dhe nervore te saj, dhe Islami ka urdheruar per ruajtjen e jetes dhe shkaqeve qe e mbajne njeriun ne jete. Por duhet te jete e ditur se mbajtja e atij femije dhe edukimi i tij ne Islam eshte me e mira qe mund te behet dhe ajo qe gjykon Islami ne kete rast, dhe femija i dedikohet nenes se tij dhe jo babait, (dmth thirret me mbiemrin e nenes), dhe eshte detyre e shoqerise muslimane ne ate vend ku ndodhet ajo moter me kete femije qe te shpenzojne dhe te kujdesen per te. Po keshtu, duhet te nxiten djemte dhe burrat qe te martohen me keto gra qe u ka ndodhur nje fatkeqesi e tille, per t’ia pakesuar dhimbjet atyre dhe per t’ua lehtesuar gjendjen, ne menyre qe te vazhdojne te jetojne ashtu si duhet jetuar, per te arritur kenaqesine e Allahut dhe meshiren e Tij!

(Pyetja Nr. 10) Eri / Tiranë / 20-2-2009

Message: Ne xhihadin farz ajn, a eshte prej kushteve khalifi muslisman apo udheheqsi i nje shteti per te bere kete lloje xhihadi, dhe ngritja flamurit a eshte prej kushteve?

Përgjigje / 21-2-2009

Shumica e dijetareve jane te mendimit se ne xhihadin per mbrojtjen e vendit kur sulmon armiku, nuk eshte kusht leja e imamit apo ekzistenca e tij, por duhet marre parasysh peshimi i demeve dhe dobive, ne menyre qe te mos shkaktohet dem me i madh, si dhe duhet te luftohet nen flamurin e teuhidit (njesimit te Allahut dhe fese Islame). Per domethenien e xhihadit dhe gjykimin e tij, lexoni ketu.

(Pyetja Nr. 9) Abdussamed / Berat – Shqipëri / 8-2-2009

Message: selamu alejkum hoxh i nderuar, kisha nje pyetje lidhur me kamikazet alejohet me i be keto gjera nese nuk lejohet cili ashte argumenti? pyetja tjeter ashte per menyren e plotesimit te safit plotesohet nga e imami ne te djathte apo nga imami nje djathtas dhe nje majtas. Allahu ta shperbleft dhe na dhente sukses ne dinin e tij!

Përgjigje / 11-2-2009

1. Ne lidhje me sulmet vetevrasese me qellim te demtimit te armikut, ne formen qe behen sot, ka mospajtim ne mesin e dijetareve dhe me e sakta eshte se ato nuk lejohen, per shkak se nuk i permbushin kushtet e lejimit te tyre. Me shume per kete lexoni artikullin e meposhtem: http://www.rrugetepaqes.net/fikh/xhihadi/sulmet.html

2. Plotesimi i rreshtave ne namaz behet duke filluar nga mesi i tyre, nga e djathta dhe ngae majta imamit.

(Pyetja Nr. 8) Agim / Zvicër / 7-1-2009

Message: Es-Selamu Alejkum, kisha nje Pyetje rreth nje Hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) thote:”Kur te shisni e blini me Ijne (me hile per marrjen e fajdeve),te shkoni pas bishtave te lopeve (dynjase) dhe te kenaqeni me te mbjellat, DHE TA LINI XHIHADIN NE RRUGEN E ALLAHUT, atehere Allahu ka per te hedhur mbi ju poshterim te cilin nuk ka per ta ngritur nga ju, deri sa te ktheheni ne fene tuaj.” [Es Sahiha, 11]. Pra fjalet “… dhe ta lini Xhihadin ne rrugen e Allahut ateher Allahu ka per te hedhur poshterim mbi ju…”. Disa Dijetar Selefi thojn se ne kohen tone nuk ban me ba Xhihad sepse nuk e kemi kushtet dhe tjera arsye te ndryshme, dhe tash kam deshir me dite se qysh mi bashku fjalt e Dijetarve me kete hadith qysh perputhen ketu? mbasi aty po thot se nese ndodh kjo ateher jeni ne humbje dhe deri sa ti ktheheni fes tuaj pra me ba Xhihad dhe kshtu merrall ateher pse Dijetaret thon JO nuk mundemi me ba Xhihad, kurse hadithi po thot kursesi me lan sban? All-llahu ju shperbleft me Xhennetul Firdeuas, AMIN.

Përgjigje / 20-1-2009

Kuptimi i hadithit eshte se kur muslimanet jepen pas dynjase dhe stolive te saj, dhe urrejne vdekjen (xhihadin), atehere Allahu do te hedhe mbi ta poshterim, gje te cilen ne po e shohim me syte tane, veçanerisht keto dite kur bijte dhe vellezerit e majmuneve dhe derrave prej çifuteve frikacake, te pabese, kriminele e vrases te pejgambereve veprojne me vellezerit tane muslimane e te pambrojtur ne Gaza ate qe po veprojne prej vrasjes ne mase dhe shkaterrimit te gjere. Nuk ka poshterim me te madh se ky per muslimanet, per secilin nga ne, civile e pushtetare, por ku qendron problemi?! A e kane gjetur muslimanet se ku u qendron problemi qe po ndodh kjo gje keshtu? A e kane gjetur muslimanet sot se ku qendroni problemi qe ne kohen e tyre i dhane mundesine çifuteve te pushtojne dhe te sundojne Jeruzalemin, te cilin nuk e kane sunduar kurre me pare ne historine e tyre, qe kur jane nxjerre prej tij?!

Pyetesi dhe shume muslimane kane kuptuar diçka gabim, dhe ajo eshte fjala e tyre se dijetaret thone se sot nuk ka xhihad, duke i fajesuar dijetaret me kete gje, sikur ata po e ndalojne xhihadin ne kete kohe! Por kjo nuk eshte e vertete. Dijetaret thone se muslimanet sot nuk jane nga ata burra qe bejne xhihad me arme ne dore dhe qe shkojne ne front ball per ball me armikun, sepse jane larguar nga feja dhe i jane futur dynjase, urrejne vdekjen dhe xhihadin dhe duan jeten. Pra, dijetaret flasin per aktualitetin e muslimaneve, duke pasur per qellim qe ata te kthehen ne fene e tyre, ashtu si ka urdheruar pejgamberi ne hadithin qe permend pyetesi, dhe nese muslimanet kthehen ne fene e tyre, adhurojne vetem Allahut ashtu si ka urdheruar Allahu, largohen nga ndalesat e Allahut (kamata, imoraliteti, vrasja e vjedhja, mashtrimi, etj, etj.), atehere kjo do te thote se ata jane gati per te luftuar armikun e tyre. Kjo do te thote se armikut te tyre i erdhi fundi, sepse muslimanet u kthyen te feja e tyre dhe tani Allahu i ndihmon dhe u jep triumf atyre, sepse Allahu nuk e thyen premtimin e Tij: “Allahu do ta ndihmoje ate qe e ndihmon Ate.”, “Nese e ndihmoni Allahun, Ai do t’ju ndihmoje juve.” Dhe ndihma e Allahut eshte kthimi te feja e Tij dhe ndihma per fene e Tij, duke e zbatuar dhe duke e perhapur ate tek njerezit. Ku jane muslimanet sot prej kesaj? Ajo qe ndodhi ne Gaza keto njezet e disa dite, treguan vertet se muslimanet kane rene shume poshte, por njekohesisht, kjo ngjarje zgjoi shume prej tyre dhe u ktheu krenarine Islame, per te zbatuar fene e Allahut dhe per tju larguar ndalesave te Tij, keshtu qe lusim Allahun e Madheruar qe kjo mesymje dhe ky lartesim i çifuteve mbi muslimanet te jete i fundit, dhe qe muslimanet te marrin hakun e vellezerve te tyre dhe te zene vendin qe u takon dhe qe e meritojne ne mesin e kombeve, sepse feja e tyre eshte feja e Allahut dhe Allahu payjeter qe do ta ngreje fene e Tij dhe do t’i jape triumf asaj mbi te gjitha fete, edhe nese idhujtaret e mohuesit e urrejne kete gje! Lusim Allahun qe kjo te jete shpejt dhe afer! O Zot, ktheji muslimanet ne fene Tende me nje kthim te vertete! Ti je Zot i pergjigjes dhe i Plotfuqishem per gjithçka.

(Pyetja Nr. 7) Muslimane / Gjermani: / 8-7-2008

Selamun alejkum. dashta veq te dij a eshte e ndaluar qe femra te mer pjes ne lufte por me dije me ndonje anetar te familjes si vellau ose babai apo edhe burri, e jo vetem? Une kam ndegjuar qe eshte e lejuar, por tani ndegjova qe qenken te mallkuara ato vajza qe shkojn ne luft se bejn emitimin e gjinis se kundert.

Përgjigje / 13-7-2008

Gruaja nuk e ka te detyruar xhihadin, por ne rast nevoje te domosdoshme kur armiku hyn ne trojet muslimane, duhet te ngrihen dhe ta luftojne ate te gjithe ata qe kane mundesi te mbajne arme dhe te luftojne prej burrave dhe grave. Ndersa ne raste te tjera, grate nuk duhet te shkojne ne xhihad, perveç nese eshte nevoja per disa gra qe te kurojne te plagosurit dhe te mbartin uje, por edhe ato duhet te jene gra te medha ne moshe dhe jo te reja. Neper librat e fikhut, gjejme se muslimanet nuk e preferojne ne asnje rast daljen e grave ne lufte perkrah burrave, sepse kete gje e konsiderojne turp, si dhe gruaja mund te bjere robereshe e armikut, gje e cila shton edhe me shume turpin dhe urrjetjen e kesaj gjeje. Eshte permendur se ne luften e Hunejnit kane marre pjese edhe disa gra, por pas asaj lufte, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk ka lejuar me qe grate te marrin pjese ne lufte. Pra, vetem ne rast nevoje te domosdoshme kur armiku hyn ne vendin musliman, dhe kur muslimanet kane nevoje qe te ngrihen te luftojne edhe grate qe kane mundesi, ne kete rast i lejohet grave qe te dalin dhe te luftojne, perndryshe jo. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene se xhihadi i grave eshte haxhi, pra le te bejne haxh dhe u quhet se kane bere xhihad, dmth marrin edhe shperblimin e xhihadit. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 6) Ibn Husein/ Gjermani: / 29-5-2008

Message: Selamu alejkum
Deshta me pyt se a eshte e verte se shejh albani e ka leju vetvrasjen si behet ne irak dhe palastine?

Përgjigje / 31-5-2008

Perseri vella Iliri, na ka derguar pergjigjen e meposhtme:

Fetvaja e Shejkh Albanit për shpërthimet vetëvrasëse
El-Fetaua el-Muhimme Fij Tebsijril-Ummeh (fq.76):
Tani vijmë tek sulmet vetëvrasëse. Kjo është çfarë dimë ne nga Japonezët dhe ata si puna e tyre (pilotët kamikazë), kur një njeri e sulmonte një anije luftarake Amerikane me aeroplanin e tij dhe ai shpërthente bashkë me aeroplanin e tij, por ai do të godiste ushtrinë që gjendej në anijet luftarake Amerikane.
Ne themi: Sulmet vetëvrasëse tani, në kohën e tashme, të gjitha ato nuk janë të lejuara (në Sheriat), dhe të gjitha ato janë të ndaluara, dhe ato mund të jenë prej atyre llojeve (të vetëvrasjeve) në llogari të së cilës ai që e ka kryer atë do të qëndrojë në Zjarr përgjithmonë. Sa për sulmet vetëvrasëse si formë afrimi nëpërmjet të cilave personi afrohet tek Allahu, personi sot lufton për hir të tokës së vet, në rrugë të kombit të vet. Këto sulme vetëvrasëse nuk janë absolutisht Islamike.
Për shembull, individë që hipin në male dhe shkojnë tek një ushtri e çifutëve dhe vrasin një numër prej tyre dhe pastaj vriten edhe vetë – ku është dobia në këtë çështje? Këto iniciativa individuale nuk kanë një përfundim (të dëshiruar) që rezulton se është në dobi të da’ues Islame, absolutisht.
Për këtë arsye ne i themi të rinjve Muslimanë, ruajini jetët tuaja me kusht që ju të studioni fenë tuaj Islame dhe që ju ta njihni atë me një njohje të saktë, dhe që ju të veproni sipas saj brenda kufijve të dijes suaj, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem.”
Wes selamun alejkum we rahmetullah!

Allahu ia shperblefte me te mira vella Ilirit, per perpjekjet e tij!

Kete fjale te shejh Albanit e gjeni gjithashtu ne librin “Bota islame sot dhe rruga drejt lavdise”, te cilin e kemi botuar dhe publikuar ne faqe. Gjithashtu e gjeni ne ligjeraten me te njejten titull, te perkthyer me titra, te cilen tashme e ofrojme falas, dhe ju mund ta shikoni ketu.

(Pyetja Nr. 5) Visari / Gjermani: / 8-5-2008

Message: Selamun alejkum we rahmetullah!
Para disa diteve ndegjova prej nje hoxhe lidhje me xhihadin ku thote: Gjith dijetaret kane pohuar se xhihadi dhe haxhi do te vazhdojne deri ne diten e gjykimit. Ai i cili tenton me anulu nje prej koheve te xhihadit qe nuk egziston, ai ballafaqohet me tekste te qarta dhe me thenie te dijetareve.Prej besimit te akides se ehli sunnetit eshte me besu se xhihadi nuk ndalet,shuhet me nje vend fillon me nje vend tjeter, mbaron me nje vend fillon me nje vend tjeter dhe keshtu vazhdon deri ne diten e gjykimit ashtu siq vazhdon edhe haxhi.
Pyetja eshte se si e komentojne dijateret hadithin ´´ xhihadi do te vazhdoje deri ne diten e kiametit´´
2. A do te thote se xhihadi do te ndalet me nje vend do te filloj me nje vend tjeter, do te shuhet me nje vend do kallet me nje vend tjeter.
3.Dhe a do te thote se ka xhihad qdo dite e qdo nate?
Wesalamun alejkum we rahmetullah!

Përgjigje / 10-5-2008

Xhihadi dhe haxhi do te vazhdojne te ekzistojne deri ne diten e kiametit, dhe kete nuk e mohon veçse nje i humbur apo injorant. Askush prej dijetareve nuk anullon ndonje kohe te ekzistences se xhihadit, por ajo qe thone dijetaret eshte se ne nje kohe te caktuar, siç eshte koha jone, rruget e xhihadit jane te mbyllura para muslimaneve dhe ata nuk kane mundesi materiale dhe as shpirterore qe te bejne xhihad, por duhet te kthehen te feja e Allahut dhe t’i luten Allahut qe t’i hapi dyert e xhihadit para tyre. Xhihadi ekziston perderisa ekzistojne armiqte e fese Islame dhe perderisa ekziston kufri ne toke, por mund te ndodhe qe muslimanet te mos arrijne dot tek ai, siç eshte koha jone dhe siç thuhet ne hadithin e sakte te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Kur te shisni e blini me Ijne (me hile per marrjen e fajdeve), te shkoni pas bishtave te lopeve (dynjase) dhe te kenaqeni me te mbjellat, dhe ta lini xhihadin ne rrugen e Allahut, atehere Allahu ka per te hedhur mbi ju poshterim te cilin nuk ka per ta ngritur nga ju, deri sa te ktheheni ne fene tuaj.” [Es Sahiha, 11]. Çfare kuptohet nga ky hadith? A nuk duket sikur ka per qellim pikerisht aktualitetin tone, i cili mund te jete perseritur edhe me pare dhe mund te perseritet edhe me pas? Kur pejgamberi thote: “Kur te lini xhihadin…”, a ka per qellim se xhihadi do te anullohet ne nje fare kohe, apo çfare? Jo, por disa njerez nuk i kuptojne mire keto hadithe dhe nuk bashkojne dot mes tyre. Keto i kuptojne dijetaret dhe ata qe i hapin gjoksin vetem te vertetes dhe e kerkojne ate me sinqeritet. Lusim Allahun t’i ktheje muslimanet ne fene e Tij me nje kthim te vertete, dhe t’i hape dyert e xhihadit per muslimanet, qe te marre deshmore prej tyre dhe t’u jape triumfin e premtuar atyre! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 4) Abdullah / Kosovë: / 21-4-2008

Message: es-selam alejkum
Çfare grade ka ky hadith:
“XHIHADI DO TE MBETET I EMBEL DHE I GJELBERT, DERISA SHIU TE BJEN NGA QIELLI, MIRPO DO TE VJEN KOHA KUR DIJETARET DO TU THONE: KJO NUK ESHTE KOHA PER XHIHAD!!! KUSH DO TE JETE DESHMITAR I KESAJ KOHE, LE TA DINE SE AJO ESHTE KOHA MA E MIRE PER XHIHAD. SHOKET E PYETEN:O I DERGUAR I ALLAHUT, A DO TA THOTE KETE DIKUSH??? PO, AI I CILI MALLKIMI I ALLAHUT ESHTE MBI TE, I MELEKEVE DHE GJITH NJERZIMIT” Tr.Ibn Asakiri, Mashari- ul-Ashwaq prej Ibn Nuhaasa, Vol. 1, P. 110.

Përgjigje / 24-4-2008

Ky hadith eshte Meudu – i trilluar. Ate e ka nxjerre Iben Asakir ne librin “Historia e Damaskut” 43/347. E ka nxjerre gjithashtu Ed Dani ne librin “Sunetet e ardhura ne lidhje me fitnet” 3/751, me nr. 371, me shprehje te ndryshme nga kjo dhe me sened shume te dobet dhe te zymte. Pra, ky hadith nuk qendron dhe nuk eshte i vertete.

Perveç kesaj, si mund te jene dijetaret, trasheguesit e Pejgamereve, ata te cilet mallkohen nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem)? Ne fakt, hadithe te tilla, te shpikura, i perdorin sot ata injorante te cilet kujtojne se veprojne mire, por ne fakt jane ne humbje, duke e hedhur domethenien e ketij hadithi ne kohen tone aktuale mbi dijetaret selefi bashkekohore, te cilet thone se nuk ka xhihad ne kete apo ne ate vend te caktuar, per shkak se nuk plotesohen kushtet e xhihadit ne ato vende. Perkundrazi, xhihadi do te ekzistoje deri ne diten e Kiametit, edhe pse mund te kete periudha kohore ne te cilat muslimanet jane te dobet dhe nuk kane mundesi te bejne xhihad sipas sheriatit, duke pasur parasysh se me fjalen “xhihad” te paret kishin per qellim sulmin dhe çlirimin e vendeve nga qeverite kafire dhe te padrejta, per t’u dhene njerezve lirine e zgjedhjes se fese se tyre, dhe duke u ofruar Islamin sigurisht. Ndersa, kur nje vend musliman pushtohet nga kafirat, qendresa e popullit te atij vendi dhe ndihma e vendeve muslimane fqinje eshte vaxhib, por qellimi me paresor me perdorimin e fjales “xhihad” eshte xhihadi i sulmit dhe jo ai i mbrojtjes. Prandaj, shume njerez sot nuk e kuptojne pse dijetaret thone se nuk ka xhihad ne Irak, per shembull; sepse xhihadi ka rregullat e veta per t’u quajtur xhihad. Por kjo nuk do te thote se muslimanet qe vriten ne mbrojtje te fese dhe vendit te tyre nuk jane deshmore, assesi. Problemi qendron se muslimanet sot nuk kane mundesi te bejne xhihad, edhe pse xhihadi eshte ne pritje te tyre. Ata nuk kane as pergatitje shpirterore dhe as pergatitje materiale ushtarake, dhe dyert e xhihadit jane te mbyllura para tyre. Padyshim, se kjo eshte sprove nga Allahu per muslimanet, qe te kthehen ne fene e tyre, siç thuhet ne hadithin e sakte se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kur te beni tregti te shtrember (El Ijne-duke mbuluar fajdet ne shitblerje me hile) me njeri-tjetrin, kur te shkoni pas bishtit te lopeve dhe kur te kenaqeni me te mbjellat, e te lini xhihadin, Allahu do te hedhe mbi ju nje perçmim te cilin nuk ka per t’ua hequr deri sa te ktheheni ne fene tuaj.” [Es Sahiha, 11]

Lusim Allahun t’i ktheje muslimanet ne fene e Tij, me nje kthim te vertete! Lusim Allahun te na i hape dyert e xhihadit ne rrugen e Tij dhe te na mundesoje renien shehid ne rrugen e Tij! Allahu eshte Zot i pergjigjes se lutjes dhe i Plotfuqishem per gjithçka!

(Pyetja Nr. 3) Emin / Itali: / 31-3-2008

Message: eselamu alejkum. Pyetja ime eshte: kur e kane obligim muslimanet xhihadin dhe ne keto kohe qe ne jetojme ku shume prej vendeve muslimane keqtrajtohen dhe vriten femijet, a eshte me vend qe ky umet ti dali ne ndihme ketyre vendeve? Prej Allahut ndihme kerkojme.

Përgjigje / 2-4-2008

Muslimanet e kane vaxhib xhihadin ne kete kohe, si ne lidhje me Palestinen ashtu edhe me Irakun. Por, a munden ata qe te bejne xhihad sot? Dyert e xhihadit sot jane te mbyllura dhe muslimanet nuk jane ne gjendje te bejne xhihad, si nga ana shpirterore e besimit ashtu edhe nga ajo materiale e armatimit. Muslimanet duhet te kthehen ne fene e tyre, te pergatiten shpierterish pastaj materialisht dhe t’i luten Allahut qe t’u hapi rruget e xhihadit me qellim qe te marre prej tyre deshmore (shehida), sepse te qenet shehid eshte grade e larte, te cilen Allahu ia jep atij qe do Ai, dhe kjo grade nuk arrihet lehte, por kerkon perpjekje te muslimanit ne veten e tij se pari, pastaj per t’iu dhene mundesia ne fushebeteje me armikun, per ngritjen e Fjales se Allahut, dhe qe e gjithe feja te jete vetem per Allahun.

Lexo ne lidhje me kete, fjalen e shejh Albanit, Allahu e meshirofte, dhe do te kuptosh gjendjen e muslimaneve dhe se çfare duhet te bejne. Kliko ketu.

(Pyetja Nr. 2) Abdullah / Kosovë: / 3-3-2008

Message: selam alejkum,
Allahu subhnahu ve teala ju shperblefte per hapjen e forumit.
Kam nje pyetje nese keni mundesi te me pergjigjeni-pyetja ime ka te beje ne lidhje me sulmet me bomba qe quhen si “sulme shehide”-kur muslimani futet ne mesin e kufareve dhe eksplodon veten e vet dhe me ate rast mbyten edhe disa kafir.
Kam lexuar nje liber qe eshte pergatitur ne lidhje me kete ceshtje ne nje prej forumeve ne gjuhen shqipe … ku ne ate liber i sqaronte disa argumente ne favor te lejueshmerise se ketyre sulmeve dhe per fjalet e dijeterve bashkohore thone se ata i kane lejuar mirepo me kushte-cka eshte mendimi i dieterve ne kete ceshtje-ju lutem nje pergjigjje me gjeresisht te ma beni, dhe mundesisht te me argumentoni dhe ti qartesoni ato argumente qe jane sjellur ne ate liber???

Përgjigje / 4-3-2008

Në lidhje me këtë temë kemi përgatitur një artikull të posaçëm, të cilin e gjen këtu.

(Pyetja Nr. 1) Abu Abdilah / Kanada

Subjekti: Pyetje: Asselamu aleykum, mashallah, qysh e kuptova un ktu mujna me vet edhe per tema tjera e jo vetem per at artikullin ma nalt ne ket faqe? Ne qofse esht ashtu… Do vllazni nuk e kan t’qart gjendjen ne venet muslimane, si ne Iraq, Afganistan, Somali e tjera vene ku ka luft. Dojn me dit a bon me shku vllaznia prej ktuhit atje, a esht lufta ne kto vene sipas sheriatit, edhe qfar kshillimi ka sheikh Alia (ne qofse kini mundsi me vet) ose shiukht e tjere te sodit lidhur me ket teme?

Përgjigje / 7-11-2007

Përgjigja për vëlla Abu Abdilah:

Dijetarët thonë: Në Irak nuk ka xhihad, por ai është vend për shkatërrimin dhe humbjen e të rinjve

Një numër i konsideruar fetvash janë publikuar në mediat gjatë viteve të fundit, për ndalimin e bashkangjitjes së luftës në Irak nën arsyetimin e xhihadit dhe ardhjes në ndihmë muslimanëve. Prej këtyre fetvave është edhe fetvaja e muftiut të përgjithshëm të Arabisë Saudite, Abdulaziz ibën Abdullah Al esh Shejh, ku thotë:
“Të shkosh në Irak nuk është rrugë për rregullim, pasi që atje nuk ka flamur nën të cilin luftohet (d.m.th. nuk ka imam dhe prijës për muslimanët). Të shkuarit atje është shkatërrim (vetëvrasje).”

Po kështu edhe shejh Salih el Luhajdan, shkuarjen në Irak dhe bashkangjitjen me grupet e armatosura atje e ka konsideruar të paligjshme dhe të palejuar në sheriat. Ai thotë: “Iraku është në gjëndje të tillë që atje nuk mund të shkohet për atë që quajnë xhihad, ndaj unë mendoj se çdo i ri që del nga vendi ynë për të shkuar në Irak, i bën keq vetes së tij, familjes dhe vendit të tij, dhe kjo gjë nuk është prej xhihadit. Ata të cilët shkojnë në Irak prej çdo vendi arab apo musliman në këtë gjëndje të turbullt e rrëmujë prej luftërave të ndryshme atje, në të vërteta ata më shumë ngjasojnë me atë që i fryn edhe më shumë zjarrit i cili djeg të thatin dhe të njomin.”

Ndërsa shejh Salin ibën Feuzan el Feuzan, në përgjigje të një prej nënpunësve të shtetit në lidhje me këmbënguljen e të birit të tij për të shkuar në Irak, tha: “Ruajini bijtë tuaj! Ata e quajnë xhihad me qëllim që të nxisin njerëzit që të shkojnë atje, duke përmendur ajetet dhe hadithet e xhihadit, por ajo që po ndodh atje (në Irak) nuk është xhihad por rekrutim kundër jush. Ata duan të rekrutojnë bijtë tuaj për t’ju vrarë juve, ndërsa ata të jenë të qetë, për shkak se kështu ju preokupojnë me bijtë tuaj (dhe i harroni ata). Kjo është ajo që duan. Ndaj mos e lejo djalin tënd të shkojë me njerëz të cilët nuk i njeh dhe nuk ua di besimin dhe as menhexhin që kanë. Mos e lejo kurrë, sepse ti je përgjegjës për djalin tënd!”

Po kështu, në një takim të hapur, shejh Feuzani u përgjigj në lidhje me fjalën që thuhej në një kasetë të inçizuar se gjoja xhihadi është vaxhib në çdo rast dhe se prijësi dhe flamuri nuk janë kusht për të qenë xhihad, u përgjigj me fjalën: “Ky është mendimi i havarixhëve, ndërsa Ehli Suneti thonë se duhet patjetër që të ketë flamur dhe imam (prijës) në xhihad. Kjo është rruga e muslimanëve që nga koha e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).”

[Publikuar nga gazeta saudiane “El Vatan” 2-6-2007]
http://www.alwatan.com.sa/news/newsd…o=2437&id=7835

Lexo gjithashtu: Fjala e shejh Rabij el Med-hali rreth ngjarjeve bashkëkohore në Liban, Irak dhe Palestinë