Titulli i Librit: “Akidja e Selefëve dhe dijetarëve të hadithit”

Titulli i librit në origjinal: “AKIDETU ES SELEFI UE ES’HABIL HADITH”

Autor: Ebu Uthman Ismail ibën Abdurrahman es Sabuni (373-449 H.)

E ka studiuar dhe recensuar librin në origjinal:

Dr. Nasir ibën Abdurrahman el Xhedij

Përktheu: Ebu Enes Bledar KARAJ el Albani

Redaktoi: V. MERZHEKU

Formati: 14 x 20 cm

Nr. Faqeve: 110

Çmimi: 6 Euro

Përshkrim i Librit

Libri i Imam Sabunit është një prej librave që kanë kontribuar në pasurimin e bibliotekës Islame për sqarimin e Akides së pasuesve të Sunetit dhe Xhematit, si dhe për sqarimin e bazave të Fesë, mbi të cilat imamët e parë të selefëve tanë të mirë kanë ndërtuar bindjet e tyre, unanimisht. Disa prej tyre, autori i ka përmendur në fund të këtij libri.
Ky libër konsiderohet një prej burimimeve mbi të cilat mbështeten dijetarët për miratimin e Akides së Selefëve. Prej shembujve për këtë shtë edhe dijetari i Islamit, Ibën Tejmije dhe nxënësi i tij, Ibën el Kajim, të cilët kanë marrë prej tij.
Është e njohur se për sqarimin e Akides së Ehli Sunetit janë shkruar libra të shumtë, prej të cilave koha na ka ruajtur disa, por ky libër dallohet për përmbledhjen dhe moszgjatjen e tij, megjithëse ai ka përfshirë thuajse të gjitha çështjet e Akides.