30 Përgëzime mbi vlerën e namazit

Përgatiti: Ijd El-Anezij

Përktheu: Arjan Ahmesula

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi zotërinë e të Dërguarëve, e në vijim:

Vëlla musliman! Po të drejtohem ty me disa përgëzime të mëdha mbi vlerën e namazit të cilat po ti paraqes si më poshtë:

* Përgëzim se namazi është vepra më e mirë.

Është pyetur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Cila është vepra më e mirë? Ai tha: “Kryerja e faljes në kohën e saj.” [Trans. Muslimi]

* Përgëzim se namazi është lidhjet mes robit dhe Zotit të tij.

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Me të vërtetë që kur ndokush prej jush falet, ai komunikon me Zotin e tij.” [Trans. Buhariu]

* Përgëzim se namazi është shtylla e fesë.

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Çështja më e rëndësishme është Islami, shtylla e tij (Islamit) është namazi dhe maja më e lartë e tij është lufta në Rrugën e Allahut-Xhihadi.” [Trans. Tirmidhiu]

* Përgëzim se namazi është dritë

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Namazi është dritë” [Trans. Muslimi dhe Tirmidhiu]

* Përgëzim se namazi është largim nga hipokrizia

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Nuk ka namaz më të rëndë për hipokritët se sa namazi i Sabahut dhe i Jacisë e nëse do ta dinin se ç’farë vlere ka në to, do të vinin qoftë edhe duke u zvarritur.” [Muttefekun alejhi]

* Përgëzim se namazi është mbrojtje e siguri nga Zjarri

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Nuk do të hyjë në Zjarr askush që është falur para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij (d.m.th: namazin e sabahut dhe të ikindisë).” [Trans. Muslimi]

* Përgëzim se namazi të parandalon nga veprat e ndyta e të irituara

Thotë Allahu i Lartësuar: “Ti lexo atë që të shallet nga Libri dhe plotëso faljen e rregullt të përcaktuar. Vërtet që falja parandalon nga veprat e ulëta e të irituara.”

* Përgëzim se namazi është ndihmues në çështjete e rëndësishme

Thotë Allahu i Lartësuar: “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe namaz.” [El-Bekare:45]

* Përgëzim se namazi në kolektiv është më i vlefshëm se namazi vetëm

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Namazi në kolektiv është më i vlefshëm se namazi vetëm me njëzetë e shtatë gradë (shkallë).” [Muttefekun alejhi]

* Përgëzim me lutjen që bëjnë engjëjt për mëhirë e falje gjunahesh për ata që falen

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Engjëjt bëjnë lutje për secilin nga ju përsakohë të qëndrojë në vendin ku ai u fal nëse nuk ka prishur avdesin. Ata thonë: O Zoti ynë! Fale atë! O Zoti ynë! Mëshiroje atë.” [Muttefekun alejhi]

* Përgëzim për faljen e gjynaheve

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush merr avdes dhe e përsos atë pastaj shkon për të falur namazin e obliguar dhe e fal atë së bashku me njerëzit ose në kolektiv apo në xhami, Allahu if al gjynahet e tij.”
[Trans. Muslimi]

* Përgëzim për daljen e gjynaheve nga trupi

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Përfytyroni sikur para derës së ndonjërit prej jush të rridhte një lumë e ai të lahej në të pesë herë në ditë, a mbetet nga papastërtia e tij ndonjë gjë? Thanë: Nuk mbetet nga papastërtia e tij asgjë. Tha: Ashtu është edhe shembulli i pesë namazeve, Allahu if shin gjynahet me to.” [Muttefekun alejhi]

* Përgëzim për përgatitjen e një vendbanimi në Xhenet

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush shkon në xhami apo kthehet nga ajo, i përgatit Allahu atij një vendbanim në Xhenet për çdo herë që shkon e që kthehet.” [Muttefekun alejhi]

* Përgëzim se çdo hap i bërë për në xhami të fshin një gjynah dhe tjetri të ngre një gradë

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush pastrohet në shtëpinë e tij pastaj shkon për në një shtëpi prej shtëpive të Allahut për të kryer një obligim nga obligimet e Allahut, njëra nga hapat e tij i fshin një gjynah kurse tjetra e i ngre një gradë.” [Trans.Muslimi]

* Përgëzim për atë që shkon herët në xhami me shpërblim të madh

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Sikur ta dinin njerëzit se ç’vlere ka në thirrjen e ezanit dhe në safin-rreshtin e parë të faljes e nuk do të kishin mundësi tjetër për ti zënë ato vetëm se me short, atëherë do të hidhnin short, e sikur ta dinin vlerën e shkuarjes herët në xhami do të garonin për në të.” [Muttefekun alejhi]

* Përgëzim se ai që rri në pritje të namazit është njësoj sikur të jetë në namaz

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Ç’donjëri prej jush vazhdon të jetë në namaz për sa kohë që ai e mban të mbyllyr atë, nuk e pengon atë që të shkojë tek familja e tij veçse namazi.” [Muttefekun alejhi]

* Përgëzim se atij që i përputhet thënia “amin” me atë (thënien amin) të engjëjve, i fallen atij gjynahet e kaluara

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Nëse ndonjëri prej jush thotë “amin” dhe engjëjt në qiell thonë “amin” dhe këto të dyja përputhen, atëherë i falen atij gjynahet e kaluara.” [Muttefekun alejhi]

* Përgëzim për ruajtjen nga ana e Allahut të Madhëruar

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush fal namazin e sabahut është në garancinë e Allahut, kështu që kujdesu o ti biri Ademit që mos të të heqë Allahu ndonjë pjesë prej garancisë së Tij.” [Trans. Muslimi]

* Përgëzim për dritën e plotë në Ditën e Gjykimit

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Përgëzojeni atë që shkon nëpër errësirë për në xhami me dritën e plotë në Ditën e Gjykimit.” [Trans. Ebu Daudi dhe Tirmidhiu]

* Përgëzim me Xhenet për atë që e fal vazhdimisht namazin e sabahut dhe të ikindisë me xhemat

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush fal dy të ftohtat (sabahun dhe ikindinë) do të hyjë në Xhenet.” [Muttefekun alejhi]

* Përgëzim me kalimin e Urës së Siratit për në Xhenet

Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Xhamia është shtëpia e çdo të devotshmi dhe Allahu i ka garantuar atij që xhamia është shtëpia e tij frymë e mëshirë, si dhe kalimin e Urës së Siratit drejt kënaqësisë së Allahut, drejt Xhenetit.” [Trans. Taberani dhe e ka saktësuar El-Alabani]

Uel-hamdu lilahi Rabbil Alemin!